Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Hugo Chavez, Pasardhėsi I Denjė I Fidel Castros 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Hugo Chavez, Pasardhėsi I Denjė I Fidel Castros 
 
Hugo Rafael Chavez Frias, i lindur mė 28 korrik tė vitit 1954 nė Sabaneta, jug i Venezuelės, ėshtė presidenti i kėtij shteti qė prej 2 shkurtit tė vitit 1999.

Fillimet
Hugo Chavez, i biri i Hugo Reyes Chavez dhe tė Elena Frias Chavez, tė dy mėsues, ka katėr fėmijė (Rosa Virginia, Maria Gabriela, Hugo Rafael dhe Rosines). Ai ėshtė martuar dy herė dhe aktualisht ėshtė i ndarė nga bashkėshortja e dytė. Nė rininė e tij prindėrit vendosėn ta ēonin nė Akademinė Ushtarake tė Venezuelės,ku pas pėrfundimit tė sė cilės ai mori diplomėn e Shkencave dhe Arteve ushtarake. Ai studioi gjithashtu shkenca politike nė Universitetin “Simon Bolivar” tė Karakasit gjatė viteve 1989-1990. Mė 24 korrik tė vitit 1983, gjatė ditės sė 200-vjetorit tė lindjes sė Libertador (Ēlirimtarit) tė Venezuelės dhe tė kolonive tė tjera spanjolle tė Amerikės sė Jugut, Simon Bolivar, Chavez krijoi me Raul Isaias Baduel “Movimiento Bolivariano Revolucionario 200” (Lėvizjen revolucionare bolivariane 200, MBR-200) me orientim socialist.

Grushtet e munguar tė Shtetit (1992)
Mė 4 shkurt tė vitit 1992, MBR-200, me nė krye Hugo Chavez, tentoi njė Grusht Shteti kundėr presidentit Carlos Andres Perez. Puēi u quajt «operacioni Ezequiel Zamora». Kjo tentativė dėshtoi dhe Chavez u burgos pėr dy vjet, provė sė cilės do t’i referohej duke sjellė ndėrmend «burgun e dinjitetit». Gjatė qėndrimit nė burg, ai regjistroi njė videokasetė nė tė cilėn bėri thirrje pėr kryengritje. Ajo u shpėrnda rreth orės 4 tė mėngjesit, duke u gdhirė 27 nėntori i vitit 1992, gjatė njė Grushti tė dytė Shteti tė pėrgatitur nga MBR-200. Pėrpjekja e dytė tregoi se anėtarėt e MBR-200 kishin marrė kontrollin e vendit brenda disa minutave. Nė vitin 1994, Rafael Caldera u zgjodh pėr herė tė dytė nė Venezuelė. Duke realizuar njė ndėr premtimet e bėra para se tė zgjidhej, ai urdhėroi lirimin e Chavez. Pikėrisht nė kėtė kohė Chavez u njoh nėpėrmjet Carapintadas (qė ishin nė kontakt me shumė anėtarė tė MBR-200), me ideologun argjentinas Norberto Ceresole, i cili do tė bėnte pjesė nė rrethin e tij deri nė vitin 1999 dhe qe mė nė fund i detyruar tė largohej nga Venezuela pėr shkak tė njė polemike tė rėndėsishme.

Presidenca e Hugo Chavez, zgjedhja e parė nė krye tė Venezuelės (1998)
Sapo u lirua nga burgu, Chavez krijoi njė parti tė quajtur «Movimiento Quinta Repśblica, MVR» (Lėvizja Republika e Pestė), njė version civil i MBR-200. Ai ishte nė krye tė kėsaj partie kur mori pushtetin, katėr vjet mė pas. Nė vitin 1998, vit i dy zgjedhjeve (legjislative dhe presidenciale), pėrqindja e tij nė sondazhe u rrit nė mėnyrė progresive (30% nė maj, 39% nė gusht). Koalicioni i partive tė majta, i mbledhur rreth MVR, fitoi 34% tė votave tė Kongresit Kombėtar gjatė zgjedhjeve legjislative tė 8 nėntorit tė vitit 1998. Dy partitė, Veprimi Demokratik dhe COPEI, qė deri nė atė kohė e kishin ndarė bashkė pushtetin, fituan sė bashku vetėm 9% tė votave. Chavez u shpall menjėherė fitues i zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1998 me 56% tė votave, numri mė i madh i fituar gjatė zgjedhjeve presidenciale qė prej 40 vjetėsh nė Venezuelė. Mė 2 shkurt tė vitit 1999, Chavez betohet pėr njė kushtetutė qė e cilėson agonike dhe premton njė referendum me qėllim formimin e njė Asambleje tė re Kushtetuese. Ai anuloi edhe parakalimin ushtarak qė e shoqėronte zakonisht kėtė ceremoni, duke dashur kėshtu tė ilustrojė nėnshtrimin e ushtrisė ndaj autoriteteve civile. Mė 25 prill tė sė njėjtit vit, 80% e pjesėmarrėsve nė referendum pranuan formimin e njė Asambleje tė re pėrbėrėse, e krijuar nga njė premtim me zgjedhje tė pėrgjithshme, duke pėrfshirė postin e presidentit pėr vitin 2000. Pėrqindja e ulėt e pjesėmarrjes (40%) tregon interesin e pakėt tė popullsisė pėr kėtė debat kushtetues. Asambleja e re u krijua mė 7 gusht tė vitit 1999. Ajo kishte si mandat tė pėrgatiste njė kushtetutė tė re me qėllim qė tė zėvendėsonte atė tė vitit 1961. Tė 131 anėtarėt e Asamblesė, pjesa mė e madhe e tė cilėve pa asnjė eksperience politike, kishin vetėm tre muaj kohė pėr ta hartuar. Pėr herė tė dytė brenda njė viti, venezuelianėt votuan gjatė referendumit, kėtė herė pėr miratimin e kėsaj kushtetute tė re. Referendumi i 15 i dhjetorit tė 1999 ratifikoi kushtetutėn e re, duke fituar me 71,4% tė votave.

Rizgjedhja e parė (2000)
Zgjedhjet e pėrgjithshme, tė premtuara nga Chavez u mbajtėn mė 30 korrik tė vitit 2000. Chavez u rizgjodh president me 59,5% tė votave. MVR fitoi 76 nga 165 vendet nė Asamblenė Kombėtare, si dhe qeveritė e 12 nga 23 shtetet (rajone administrative) tė vendit. Nė shtetet Merida dhe Trujillo u desh ndėrhyrja e ushtrisė, pasi guvernatorėt fitues nuk pranonin disfatat e tyre. Mė 10 gusht tė vitit 2000, nė kuadėr tė njė turneu tė OPEP (vendet prodhuese tė naftės), Chavez shkoi nė Irak pėr njė vizitė zyrtare. Ai ishte i pari kryetar shteti qė shkonte nė Irak qė prej luftės sė Gjirit Persik nė vitin1990.

Grushti i Shtetit i Karmonas (2002)
Mė 11 prill tė vitit 2002, njė manifestim gjigand i opozitės u drejtua drejt pallatit presidencial tė Miraflores. Nė nivelin e urės «Llaguno», mbi tė cilėn janė mbledhur shumė pėrkrahės tė Hugo Chavez, disa hapėn zjarre. Nė mbrėmje, njė grup ushtarakėsh, nėn urdhrin e gjeneralit Lucas Rincon, i kėrkoi Hugo Chavez tė japė dorėheqjen, por ai nuk pranoi. Hugo Chavez u arrestua dhe si pasojė u vetėshpall njė qeveri e re. Pedro Karmona, president i Dhomės sė Tregtisė sė Venezuelės, mori kryesinė e vendit. Ai ishte pritur disa kohė mė parė nė Shtėpinė e Bardhė dhe gjithashtu edhe nga kryeministri spanjoll, Jose Maria Aznar. Madridi dhe Uashingtoni njohėn qeverinė e re. Tė nesėrmen, me gjithė njė qetėsi mediatike tė vendosur nga puēistėt nė vend, u zhvillua njė manifestim masiv i popullit tė Karakasit nga garda presidenciale qė ishte besnike ndaj Chavez, qė rrėzoi Karmonan. Ministrat e Chavez, qė pothuajse kishin qenė nė hije, morėn postet e tyre. Siē e parashikonte Kushtetuta, zv/presidenti Diosdado Cabello mbajti pėrkohėsisht kreun e presidencės, derisa Hugo Chavez u lokalizua dhe mė pas u lirua. Mė 18 dhjetor tė vitit 2005, presidenti kolumbian Alvaro Uribe denoncoi “komplotin” e organizuar nga ish-ushtarakėt venezuelianė kundėr Hugo Chavez.

Referendumi revokues i gjysmė-mandatit (2004)
Hugo Chavez ka zbatuar, nė kushtetutėn e re, mundėsinė e popullit pėr tė vendosur lidhur me revokimin e presidentit venezuelian, pas kryerjes sė gjysmės sė mandatit tė tij. Opozita ka mbledhur numrin e firmave tė nevojshme pėr tė nisur procedurat e revokimit nė mes tė mandatit. Por kėto firma u refuzuan nga Kėshilli Kombėtar Elektoral (CNE), sepse duhej tė realizoheshin para pėrfundimit tė periudhės sė gjysmės sė mandatit tė rregullt. Opozita ka mbledhur sėrish numrin e mjaftueshėm tė firmave pėr tė bėrė tė mundur organizimin e referendumit revokues. Por kėtė herė, qeveria dhe CNE kanė dalė nė konkluzion qė opozita kishte bėrė falsifikime dhe qė emrat e disa firmėtarėve u pėrkisnin tė vdekurve. Nė njė klimė shumė tė nderė, qeveria vendosi tė pranojė listėn e firmave tė paraqitura nga opozita dhe tė vėna nė zbatim pėr referendumin revokues nė 15 gusht 2004. Nė atė kohė nė tė gjithė sondazhet Chavez kishte 60 % tė votave. Ky tip referendumi ekzistonte vetėm nė tre shtete tė botės. Chavez pohoi qė nė rast fitoreje, ai do tė riparaqitej nė zgjedhjet presidenciale vijuese, gjė qė mund tė interpretohej si fenomen qė binte ndesh me dispozitat e Kushtetutės sė vitit 1999. Nė vend, pėrplasja mes qeverisė dhe opozitės ishte mė shumė se kurrė evidente dhe zyrtarėt nuk bėnin asgjė pėr t’i dhėnė fund tensioneve. Carlos Andres Perez, ish-president i Republikės, i dėshtuar pėr korrupsion, deklaroi qė «kundėr Chavez, duhet pėrdorur dhuna dhe qė njė diktaturė duhej vendosur menjėherė.» Chavez pohoi se shefat e opozitės ishin mė tė kėqij se Hitleri.
Referendumi revokues u zbatua mė 15 gusht 2004. Kohėzgjatja e hapjes sė kutive tė votimit u zgjat dy herė me qėllim qė tė sigurohej qė kushdo tė mund tė votonte. Por e rėndėsishmja ishte qė votimi shkoi nė mėnyrė tė qetė. Nė mbrėmje rezultatet paraprake treguan qė mė shumė se 58 % e votuesve ishin pro Chavez. Kjo shifėr u konfirmua edhe nga fondacioni Carter dhe OEA, por kundėrshtarėt shpreheshin qė rezultati ėshtė arritur me mashtrim. Nė ditėt nė vijim, pjesa mė e madhe e opozitės arriti t’i njohė fitoren Chavez si fitues.

Rizgjedhja e dytė (2006) dhe reforma institucionale
Mė 3 dhjetor tė vitit 2006, Chavez fitoi zgjedhjet presidenciale me rreth 63 % tė votave, duke mundur shefin e opozitės, Manuel Rosales. Rezultati ishte i vlefshėm nga tė gjitha misionet e vėzhgimit ndėrkombėtar. Hugo Chavez pati lanēuar njė reformė tė institucioneve qė kufizoi numrin limit tė mandateve, regjistroi socializmin nė kushtetutė dhe bėri tė mundur masat e veēanta pėr lirinė e shtypit apo tė shprehjes nė pėrgjithėsi. Kėshtu mė 24 tetor tė vitit 2007, socializmi ėshtė regjistruar nė kushtetutėn e Venezuelės. Pėr shumė kundėrshtarė, bėhet fjalė pėr vendosjen nė diskutim tė pluralizmit politik. Ndėrkohė qė gjendja e jashtėzakonshme u vendos, liria e shtypit u pezullua, si dhe reformat e drejtėsisė. Kjo reformė ishte objekt e protestės sė studentėve, duke kėrkuar referendumin popullor tė parashikuar mė 2 dhjetor. Ish-shefi i ushtrisė sė vendit, gjenerali Raul Baduel, i cili kishte premtuar kthimin nė pushtet tė Chavez e cilėsoi reformėn «grusht shteti» nė nėntor tė vitit 2007. Ai kishte denoncuar tashėm nė korrik tė 2007 lidhur me kėtė reformė «ortodoksia marksiste, qė konsideron demokracinė si njė instrument i thjeshtė i dominimit borgjez».

Kritika dhe pėrkrahje mediatike
Kritikat kryesore, tė dala nga mediat evropiane, tė Amerikės sė Veriut apo tė opozitės venezueliane tregojnė me gisht «autoritarizmin» dhe «ideologjinė demagogjike» tė Hugo Chavez. Presidenti venezuelian u akuzua nga Instituti Ndėrkombėtar i Shtypit (IIP) tė ndalojė zėrin e medias, duke pasur njė qėndrim kritik kundrejt saj. Po ashtu ai ka qenė kritikuar shumė nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve (CPJ) dhe nga Shoqėria Ndėramerikane e shtypit (SIP), qė e qortojnė atė pėr «armiqėsi» kundrejt botuesve dhe mediave qė janė tė «pavarura», tė disa mediave qė i pikasin drejtuesve tė ndėrmarrjeve tė mėdha qė kanė qeverisur vendin para Chavez. Gjatė disa fjalimeve tė tij, ai ka treguar me gisht publikisht gazetarėt prezentė. Megjithatė, liria e shtypit ishte e plotė nė Venezuelė dhe qeveria financonte edhe televizionet kontribuuese. Duhet theksuar se pjesa mė e madhe e mediave kombėtare venezueliane private janė shumė armiqėsore ndaj Hugo Chavez. Ato kanė nxitur popullin tė ngrihet gjatė Grushtit tė Shtetit kundėr Chavez (i zgjedhur nė mėnyrė demokratike me 59% tė votave), duke pėrkrahur opozitėn pranė Shteteve tė Bashkuara dhe tė ish-presidentit Carlos Andrez Perez. Mjetet e pėrdorur nga kėto mediat janė akuzuar se kanė ushqyer kryengritjen mė shumė se ta pėrkrahnin atė. Shumė OJQ, ndėr tė cilat “Human Right Watch” ka treguar kėto kritika tė rolit tė mediave private gjatė puēit. Nė tė kundėrt, stacioni televiziv venezuelian “Venezolana de Television” (VTV), qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm gjatė Grushtit tė Shtetit tė Karmonas, qėndroi njė mbėshtetje e vendosur e presidentit. Kėtė e vėrteton mė sė miri emisioni i pėrjavshėm “Alo Presidente”, gjatė sė cilit Chavez bėhet animator i njė talk-show, duke iu pėrgjigjur tė gjitha kėrkesave tė telespektatorėve.

Masa lidhur me polemikėn
Chavez ka kėrcėnuar pjesėtarėt e Forcave tė Armatosura, duke u thėnė se ata qė nuk aprovonin politikėn e presidentit nuk do tė kishin vendin e tyre atje, edhe pse ekziston ushtria, sipas Kushtetutės sė Bolivarit, nė shėrbim tė kombit dhe jo tė njė individi apo projekti politik. Ndėrmarrjet private qė kishin marrėdhėnie kontraktuale me qeverinė ishin tė ftuara qė tė shėrbeheshin nga disa anėtarė tė opozitės dhe nė veēanti tė personave qė i kishin dhėnė firmėn e tyre pėr realizimin e referendumit revokues tė 2004. Mė 4 shtator 2006, Hugo Chavez njoftoi organizimin nė vitin 2010 tė njė referendumi qė i jepte mundėsi tė ndryshonte kushtetutėn me qėllim qė tė hiqte ēdo limit tė numrit tė mandateve qė mund tė kryheshin nga njė president. Ky propozim u interpretua nė disa media si gazeta “Le Monde” etj. Mė 18 janar tė vitit 2007, parlamenti venezuelian i akordoi Chavez pushtet tė plotė pėr njė kohėzgjatje prej 18 muajsh, duke votuar njė ligj qė e autorizonte atė tė bėnte ligje nga dekrete. Nė prill tė kėtij viti, Hugo Chavez u akuzua se «bėri memec” televizionin e opozitės, pasi refuzoi tė rinovonte licencėn e RCTV, stacioni mė i vjetėr televiziv. Gazeta e pėrditshme Tal Cual paraqiste ne editorialin e saj se «mbyllja e RCTV shėnoi pikėn mė tė lartė tė pėrshkallėzimit tė agresioneve kundėr lirisė sė shprehjes nė Venezuelė». «Organizata e Shteteve amerikanė (OEA) dhe Mercosur mund tė thonė shumė mirė qė Hugo Chavez ėshtė njė demokrat, por veprimet e tij e pėrgėnjeshtrojnė plotėsisht kėtė fakt», shtoi ai. Dy deri nė tre herė nė javė, tė gjitha stacionet televizive dhe tė stacioneve tė radios duhet tė ndėrprisnin programacionin e tyre dhe transmetonin drejtpėrdrejt fjalimet e Hugo Chavez. Ndėrmjet viteve 1999-2006, mediave iu ėshtė dashur tė transmetojnė kėto fjalime 1 339 herė, sipas njė llogaritjeje nga gazeta e pėrditshme “El Nacional”.

Politika ndėrkombėtare e Chavez
Edhe pse ka nėnshkruar konventėn e Kiotos, qė parashikon njė bashkim tė koordinuar tė vendeve tė kontinentit, Hugo Chavez tentoi tė vendoste njė lidhje me vende si Uruguai, Paraguai dhe Argjentina. Ai ka deklaruar gjithashtu se kėrkon tė formojė me Brazilin dhe vendet e tjera tė Amerikės sė Jugut, njė kompani transkombėtare tė naftės, tė quajtur Petroamerica. Mė 30 qershor tė vitit 2005, Chavez nėnshkroi njė kontratė ndėrmjet Venezuelės dhe 13 vendeve tė Karaibeve, kontratė qė kishte tė bėnte me shkėmbimet e naftės, me qėllim qė tė lehtėsonte pavarėsinė e vendeve tė ishujve Karaibe. Nėnshkruesit ishin Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Belize, Kuba, Republika Dominikane, Grenada, Guyana, Xhamajka, Dominique, Saint-Christophe dhe Nieves, Sainte-Lucie, Saint-Vincent-et-les-Grenadines, dhe Surinam. Presidentėt e Venezuelės dhe tė Kubės, Hugo Chavez dhe Fidel Kastro, tė ndjekur nga presidenti i Bolivisė Evo Morales, nisėn nė prill tė vitit 2005, zbatimin e Alternativa e Bolivarit bolivarienne pėr Amerikat (ALBA), duke forcuar bashkėpunimin midis sy vendeve. Kėto marrėveshje u nėnshkruan nė ishujt Havane, ndėrkohė qė sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice kreu njė turne nė Amerikėn Latine pėr tė promovuar njė projekt tė Zonės sė kėmbimeve tė lira tė Amerikės (ZLEA). ALBA u prezantua nga Chavez dhe Kastro si aplikim i parimeve tė «solidaritetit mė tė madh ndėrmjet popujve tė Amerikės Latine» dhe njė alternativė nė ZLEA. Nė korrik tė vitit 2006, Venezuela iu bashkua Mercosurit, treg i pėrbashkėt amerikano-jugor, ku janė anėtarė vende si Brazili, Argjentina, Uruguai dhe Paraguai.

Hugo Chavez i kėrkon mbretit tė Spanjės ta falė
Presidenti venezuelian Hugo Chavez i ka kėrkuar para pak kohėsh mbreti i Spanjės Juan Carlos t’i kėrkojė atij falje pėr faktin se i pati thėnė "Pėrse nuk hesht” gjatė njė debati tė ashpėr gjatė samitit tė 17 te vendeve latine, qė ka ngjallur tensione ndėrmjet dy vendeve. "Mbreti i Spanjės, duhet tė mė kėrkojė falje sepse mė ka sulmuar", ka deklaruat Hugo Chavez gjatė njė interviste nė televizionin publik. "nuk do t’i kėrkoj tė mė ulet nė gjunjė, por qė nė njė farė mėnyre, tė bėhet i ndėrgjegjshėm qė e teproi, qė ka bėrė diēka tė pahijshme". "Pėrse nuk hesht", ėshtė shprehur sovrani spanjoll, duke iu adresuar para mirkofonėve dhe kamerave televizive presidentit Chavez, qė e quajti sėrish “fashist” Jose Maria Aznar.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!