Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2
I Dashur Armik 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: I Dashur Armik 
 
Ne kete film fjale behet vecanrisht per nje tregtar qe e shfrytzon rastin kur italia me 43 kapitulon
per ta mbushur dyqanin e tij me mallra te llojllojshme.
por edhe gjera te tjera qe ne mund te bejme ne ato raste, ndoshta nuk kam qen mjaft i kjart me
spjegimin tim per ato gutuni ta shkarkoni dhe ta shikoni veēanrisht per ata qe nuk e kan pare Very Happy

naten e mire te gjitheve Arrow
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: I Dashur Armik 
 
falemnderit a1 qe e kepostuar kete film ... (tani gjysma e dyte) -> mund te mar autorizim per shkarkim te filmit.

P.S. me kete punen e autorizimit e ke bere si atehere kur duhet te mernim autirizim per te blere televizor  Download Laughing
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: I Dashur Armik 
 
Me detyruan anetaret qe te merrja kete mas , nuk ishte deshira ime.Po te lexosh me kujdes postimet e vjetra do te kuptosh,qe te gjithe i merrnin filmat pa problem (biles edhe ata qe nuk ishin te regjistruar fare.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: I Dashur Armik 
 
Kohe te bukura ato, do kthehen me thua?
Sidoqofte... Gezuar vitin e ri dhe kalofshi mire.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: I Dashur Armik 
 
Njė histori e pazakontė pėrcillet nga njė film jo i zakontė, me personazhe jo "siē na thanė" por me njerėz "siē ishin dhe siējanė".
Armikun duhet ta urrejmė, ta luftojmė e pushkatojmė. Jemi mėsuar shpesh me kėto tre vendime tė pėrmbledhura nė njė ideal pėr tė drejtėn. Nė librat e historisė, nė tekstet e leximit e nė romane tė realizmit, personazhet nuk kanė qenė veēse etiketime modelesh tė indoktrinuara; ballisti qė vidhte pula, partizani mė i forti e i ndershmi, italiani frikacaku, gjermani katili, etj, etj.
Ka dalė nga kjo skemė regjisori Gjergj Xhuvani nė filmin e tij mė tė fundit "Dear Enemy" (I dashur armik). Dėshiron ta prezantojė me njė emėr ndėrkombėtar, njė bashkėpunim ndėrkombėtar me personazhe pėrsėri ndėrkombėtare.

Ngjarjet janė tė jetuara, pa pėrjashtuar trillin artistik tė autorit, tė vendosura nė njė kohė reale vitet 43-44, qė pėrkojnė me ikjen e italianėve, ardhjen e gjermanėve dhe sė fundmi ēlirimin e Shqipėrisė. Jo mė kot u zgjata me spjegime, sepse janė ato qė tė ēojnė nė kuptimin e njė tė vėrtete akoma mė tė madhe se historike; dashuria sjell paqe. Boll mė me urrejtje e inate. Tė gjithė prej mishi e kocke, herė qeshim e herė qajmė, herė kėndojmė e herė bėrtasim.

E kanė krijuar njė familje tė madhe nė kėtė film, Dhimitėr dhe Gjergj Xhuvani, aty nė shtėpinė e Bonatėve.

Njė shtėpi me pėrplasje kulturash e kombėsish qė arrijnė tė bashkėjetojnė e mirė madje. Banojnė aty, jo shumė larg njė ure qė ėshtė dhe udhėkryqi i gjithė kohės ku jetojmė. Njė urė qė ka parė mbi vete njerėz qė vijnė e shkojnė ashtu nėpėr tym pa e ditur se ku. Dashtė Zoti qė e la atė urė dhe rrugė tė Shkodrės ashtu si dhjetėra vite mė parė, tė zymta e tė mjegullta si pėr tė na kujtuar se kufijtė kohorė janė fare tė padukshėm sa larg aq edhe afėr.
Tė kaluara janė vetėm veshjet e zhurmat e luftės, ndėrsa mesazhet vazhdojnė tė jenė bashkėkohore. Ėshtė absurde qė njerėzit tė ndahen mes bindjesh e besimesh. Gjermanė, italianė, ballistė shqiptarė kur shihen tė zhveshur janė tė gjithė njėsoj tė mirė. Xhuvani ka arritur te zgjidhė mjaft thjesht karakteret e tyre, pėrmes figurės qė pasqyron gjithsecili, duke i lėnė nė tė njėjtin pozicion. Rrethanat e luftės i detyrojnė qė tė shohin te njėri-tjetri thelbin e mirėsisė njerėzore qė i bėn tė jenė pėr njėri-tjetrin asgjė tjetėr pėrveē armiq tė dashur. Aty secili personazh ka jetėn e vet dhe kjo jepet shumė qartė. Aty tradhtohet e pėrsėri dashurohet. Burri shqiptar impotent (Marko Bitrako) me njė grua ende tė virgjėr (Luiza Xhuvani) tridhjetė e pesė vjeē, demistifikohet nė burrėri nga njė italian (Rinaldo Rocco) “ēun mamaje”, qė arrin ta lė edhe shtatzanė, njė nėnėmadhe (Margarita Xhepa) qė karakteri i saj i fortė nuk e pengonte tė shihte me sy tjetėr, njė ēifut (Birēe Hasko) qė sapo kishte mbėrritur nė oborrin e saj, njė austriake (Nina Petri) bashkė me burrin e saj shqiptar historian (Lefter Simoni)… Njė ballist (Agim Qirjaqi) vetėm pėrkthente, Njė partizan mė shumė karagjoz sesa luftėtar (Helidon Fino), njė gjerman (Peter Lohmeyer) mė shumė njerėzor sesa nazist, e mbi tė gjithė ishte Harun Bonata (Ndriēim Xhepa), tregtar tipik qė sheh vetėm punėn e vet. Mikpritėsi Bonata i sheh tė gjithė njėsoj, njerėz nė situatė tė vėshtirė qė kanė nevojė pėr ndihmė, tė cilėn ai nuk heziton t'ia japė atė secilit prej tyre. Por janė nė fund vetė patriotėt e tij qė kėtė mikpritje ndaj tė tjerėve ia shpėrblejnė me njė pushkatim.
Njė fund i zgjedhur pėr tė treguar vazhdimėsinė qė ndodhi dhe qė po ndodh. Megjithėse regjisori mohon se mban njė qėndrim politik, ai thotė se ėshtė vetė vepra qė ka qėndrimet e veta. A ktualja qėndron nė faktin qė ne pėrdhosim atė qė nuk duhet tė pėrdhoset.

E njėjta situatė po pėrjetohet sot nė Ballkan, nė Lindje; ėshtė i njėjti problem qė kane hebrejtė e palestinezėt. Per Xhuvanin tema e luftės nuk ėshtė se i pėrket njė kohe shumė tė largėt. Nė rastin konkret kjo temė ishte si njė trampolinė qė kishte rrethanat e luftės, ndėrsa mesazhet, filozofia ėshtė e sotme, aktuale. Por duke njohur kėtė histori tė jetuar nga gjyshi nga e ėma ndjeu se ishte njė subjekt, njė ngjarje e cila mund tė shpėrfaqte tė gjitha mesazhet, te gjitha emocionet, idetė, pėr tė cilat ne kemi nevojė nė kėtė kohė. Njė ide vjen mė interesante pėr njė kohė qė nuk e kemi kaluar.

Jo vetėm nė skenar, por edhe gjatė interpretimit u ndje nga tė gjithė aktorėt qė nuk kishte aspak ndryshime nė lojėn e ansamblit shqiptaro- gjermano- italian. Edhe pėr vetė regjisorin Xhuvani, harmonia nė lojė ishte njė pikat e forta tė realizimit me sukses tė filmit.
Filmi ėshtė pritur shumė mirė nė Gjermani, nė Francė mund tė jetė pak dyshues pėr shkak se preket lobi ēifut, ndėrkohė qė nė Japoni tashmė ėshtė i blerė.
Ėshtė njė film qė pėrsa i pėrket teknikės nuk ndryshon aspak nga njė film Hollivudian. Bashkė me lojėn profesioniste tė aktorėvve, ana teknike e realizuar nė Francė dhe buxheti prej 1.2 milionė Euro, e bėjnė qė tė jetė njė film qė arrin standarte tė larta tė kinematografisė moderne sot. Pėr kėtė Gjergj Xhuvani shpreson qė mund tė konkurojė denjėsisht nė Festivalin e Venecias, (gjithmonė nėse Spielberg nuk paraqet njė film me tė njėjtėn temė).
Me mesazhin e sė ardhmes, qė s'ka si tė jetė ndryshe njė thirrje pėr mė shumė dashuri, ēdo njeri duhet tė shkėputet nga e kaluara e hidhur duke qeshur.

Pasaporta:
Titulli: “Dear Enemy”
Bashkėprodhim shqiptaro-franko-gjerman
Regjia: Gjergj Xhuvani
Skenari: Dhimitėr Xhuvani, Gjergj Xhuvani
Kostumograf: Durim Neziri
Interpretojnė: Ndriēim Xhepa, Margarita Xhepa, Birēe Hasko, Luiza Xhuvani, Niko Kanxheri, Agim Qirjaqi, Helidon Fino, Nina Petri, Rinaldo Rocco, Peter Lohmeyer.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!