Igli Tare, grushta serbit Mihajloviē
Olsi Avdiaj
Sulmuesi dhe kapiteni i kombėtares sonė, Igli Tare, sipas shtypit tė djeshėm italian, ėshtė bėrė objekt i njė sherri me serbin e Interit, Mihajloviē, teksa hynin nė dhomat e zhveshjes nė pushim tė ndeshjes sė kupės, Lacio-Inter, luajtur tė mėrkurėn nė stadiumin "Olimpiko" tė Romės.
"Shtohen nė mėnyrė alarmante episodet e dhunės nė fushat e futbollit. Tė dielėn Pinzi goditi me grusht nė fytyrė Kufrenė, nė ndeshjen Udineze Roma, ndėrsa tė mėrkurėn u regjistrua grindja mes Burdisos dhe Di Kanios, pas 3 minutash lojė nė takimin Lacio-Inter tė Kupės sė Italisė. Dhe nė nėnkalimin e "Olimpikos", edhe Mihajlloviēi me Taren janė goditur me grushta ndaj njėri-tjetrit teksa ktheheshin nė dhomat e zhveshjes, nė pushimin e pjesės sė parė. Momente tensioni dhe fjalė tė rėnda mes tyre, derisa Liverani ndėrhyri pėr t'i ndarė, por paksa vonė. Pėr pasojė, serbi i Interit u kthye nė fushė me dy shenja nė qafė. Goditje, grushte, ofendime dhe sharje; aspak nė pėrputhje me "fair play"-n," - shkruante dje shtypi italian rreth ballafaqimeve tė tilla tė "marra" mes futbollistėve, mes tė cilėve kėtė herė bėn pjesė edhe bjondi ynė kuqezi.
I pyetur rreth kėtij incidenti, pėr tė cilin ka shkruar dje shtypi italian, vetė Igli Tare, kapiteni i kombėtares sonė dhe sulmuesi i Lacios, ka pranuar konfrontimin me fjalė dhe pastaj edhe fizik me serbin e Interit, Sinisha Mihajloviē. Duke folur pėr "Sportin shqiptar" pėrmes linjės telefonike, Tare ka sqaruar pozicionin e tij nė kėtė sherr: "Nė fakt, ky futbollist serb i Interit gjithnjė ka pasur tendencėn pėr t'i fyer shqiptarėt, kur i ėshtė dhėnė mundėsia, siē ndodhi edhe me mua. Pėr sa i takon sherrit nė "Olimpiko", mes meje dhe Mihajloviēit, ai ka nisur qė nė fushėn e lojės, nė pjesėn e parė, kur serbi i Interit mė shau "albanese di merda", fjalė tė cilat, tė gjithė shqiptarėt i dinė. Unė nuk e durova kėtė fyerje dhe i thashė qė kėto tė m'i thoshte nė tunel kėto, kur tė hynim nė dhomat e zhveshjes, nė pushim tė dy pjesėve. Pasi ra bilbili i pėrfundimit tė 45-minutave tė para, nxitova tė hyja njėherėsh nė tunel pėr te dhomat e zhveshjes, iu drejtova Mihajloviēit, duke i kėrkuar llogari pėr ofendimin qė mė bėri gjatė lojės nė fushė. Kėtu gjakrat u nxehėn, ofendimet ishin tė dyanėshme, aq sa nė njė moment e kapa prej fyti dhe e godita. Do tė kishte shkuar mė keq situata, nėse nuk do t'i ruhesha gjyqtarit tė katėrt, i cili po vinte pas nesh. Sidoqoftė, ka ndėrhyrė Liverani, duke na ndarė. Mė pas, pjesa e dytė ka vijuar normalisht, pa asnjė problem mes nesh, ndėrkohė qė pas ndeshjes, Mihajloviē mė takoi dhe mė kėrkoi falje pėr gjithēka ndodhi", - e mbylli bisedėn Igli Tare, duke mos dashur tė kujtojė njė ngjarje, e cila pėr tė tani konsiderohet e mbyllur.
















