Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Instituti I Virologjisė Nė Baltimorė, Kėrkime Pėr Vaksinėn.. 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Instituti I Virologjisė Nė Baltimorė, Kėrkime Pėr Vaksinėn.. 
 
Megjithėse qeveria dhe shkencėtarėt kanė ndaluar shumicėn e provave klinike pėr vaksinėn e Sidės, njė institut kėrkimor vazhdon punėn pėr virusin mė vdekjeprurės tė kohės sonė. Provat e vaksinės u ndaluan nė fund tė vitit tė kaluar, kur u zbulua se vaksina e shtonte rrezikun e infektimit pėr disa njerėz. Por shkencėtarėt nė Institutin e Virologjisė Njerėzore po vazhdojnė punėn pėr tė prodhuar njė vaksinė tė re.

“Nė kėtė laborator ne studiojmė reagimin ndaj infeksionit me virusin HIV, i cili mund ta kufizojė apo ta parandalojė atė.” Alfredo Garzino, profesor kėrkimesh shkencore nė Institutin e Virologjisė Njerėzore nė Baltimor vazhdon punėn nė laborator pėr virusin HIV.

Pas ndalimit tė shumicės sė provave klinike tė vaksinave tė mundshme pėr Sidėn, bashkė-themeluesi i institutit thotė se ai nuk ka qenė dakord pėr kryerjen e provave nė njerėz. Doktor Galo thotė se asnjė nga vaksinat provė nuk ishin tė gatshme pėr testim. “Ne u nxituam me provat klinike dhe kemi qenė tė ngadaltė nė pėrpjekjet pėr t’u dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė rėndėsishme pėr tė gjetur njė vaksinė tė suksesshme.”

Doktor Galo shton se tundimi pėr tė provuar diēka ēoi nė kryerjen e vaksinave tė reja pėr tė cilat shumė shkencėtarė e ndjenin se nuk do tė funksiononin. “Kjo, pa dyshim qė e ka dėmtuar kėtė fushė. I ka bėrė disa njerėz qė tė mos financojnė kėrkimet pėr vaksina dhe ky do tė ishte gabim i madh.”

Nė vitin 1984, Dr. Galo zbuloi sė bashku me njė tjetėr shkencėtar retrovirusin qė shkakton Sidėn. Mė vonė ai krijoi analizėn e gjakut pėr tė zbuluar virusin tek ato qė dhuronin gjak dhe pėr tė diagnostikuar Sidėn nė fazat e hershme. Dr. Galo thotė se kėrkimet e tij pėr vaksinėn e Sidės vazhdojnė dhe ato mund tė jenė tė gatshme pėr testime brenda njė apo dy vjetėsh. Nėse do tė funksionojė, do tė marrė vite para se ajo tė dalė nė treg pėr publikun. “Mendoj se mund tė ndodhė pėr 8 deri nė 12 vjet.”

Ndėrkohė, thotė Dr. Galo, instituti do tė vazhdojė kėrkimet pėr virusin HIV dhe Sidėn. Rreth 40 milion njerėz jetojnė me kėtė sėmundje. Instituti po teston, mėson dhe kėshillon rreth 200 mijė njerėz nė Afrikė dhe nė Karaibe.

Nė Baltimor, nė qytetin ku ndodhet instituti, mijėra njerėz marrin ēdo ditė trajtim mjekėsor. Xhudit Sho-Meknajt ėshtė infektuar para 17 vjetėsh. “Unė i besoja partnerit tim dhe prandaj unė e kam sot kėtė virus.”

Partneri i Xhudit pėr dy dekada me radhė dhe babai i vajzės sė saj tė vetme vdiq nga Sida para disa vitesh, duke e lėnė atė tė vetme dhe tė infektuar. Ajo thotė se pas shumė kohėsh qė kėrkonte ndihmė mė nė fund e gjeti. Ajo punon tani si recepsioniste nė klinikėn e Baltimorės pėr Sidėn, pjesė e institutit, ku trajtohen afro 4 mijė pacientė.

Pėrveē virusit HIV, Sho-Meknajt ka arritur tė shpėtojė edhe nga kanceri i gjirit. Ajo thotė se kishte filluar tė merrte ilaēe pėr Sidėn kur ndjehej e sėmurė. Por ilaēet e pėrditshme kishin efekte anėsore. “Kur fillon ilaēet anti-virale, duhet t’i marrėsh ato ēdo ditė dhe ashtu si duhet. Bėhet fjalė pėr diēka qė do ta marrėsh gjatė gjithė jetės.”

Sikurse Xhudit, miliona njerėz nė tė gjithė botėn varen tani nga trajtimet e pėrditshme mjekėsore, deri sa tė gjendet njė zgjidhje e pėrhershme. Megjithatė, Banka Botėrore njofton se nė Afrikėn nėn-Sahariane pėr ēdo person qė fillon terapinė anti-retrovirale, shfaqen gjashtė raste tė reja tė infeksionit me HIV.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!