|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
ODETA KATUNDI
E vėrteta mbi ndarjen e grupit "Mister"
Nga Arben LAGRETA
Datėlindja 1975
Shenja zoodiake Luani
Arsimi I lartė, Juridik,Universiteti i Shkodrės.
Debutimet mė tė suksesshme me grupin "Mister"
Kulti im dita ime Festivali i pranverės 1996
Krimi nuk jam unė Festivali i 35-tė i kėngės nė RTSH, dhjetor `96
Fundshekull Festivali i pranverės 1998
Muri Festivali i pranverės 1999
Popullore
Jepma mollėn
Trėndafilja e bardhė
Preferencat
Ngjyra Gri
Stinėt Vera
Kėngėtarė Celine Dion,Whitney Houston
Gjuhėt e huaja Frėngjishtja
Letėrsia Ajo moderne
Hobi
Tė gatuajė edhe pėr tridhjetė vetė
Pas shtatė vitesh karrierė tė suksesshme me grupin Mister, kėngėtarja shkodrane Odeta Katundi jeton prej mėse njė viti nė Tiranė. E diplomuar me rezultate tė larta nė Fakultetin Juridik tė Universutetit tė Shkodrės, aktualisht punon si juriste nė njė firmė ndėrtimi italiane.Po pėrgatit njė album me kėngė tė reja, tashmė solo, nė tė cilin i ka kushtuar njė kėngė edhe njeriut me tė cilin ndan ditėt e saj.
Nė kėtė intervistė ekskluzive pėr "Spekter", Odeta prononcohet publikisht pėr herė tė parė pėr shkaqet e ndarjes nga grupi, ato tė largimit nga Shkodra, ndryshimin e shijeve tė publikut si dhe joshjen e kėngėtarėve ndaj komercit dhe antivlerave.
Duke u rikthyer pak nga pak nė formėn fizike tė pak viteve mė parė si pasojė e njė diete sė cilės vazhdon t'i nėnshtrohet, Katundi i pėrgjigjet pyetjeve qetėsisht duke tė lėnė mė tepėr pėrshtypjen e njė psikoanalisteje sesa atė tė kėngėtares sė vrullshme dhe energjike ashtu siē jemi mėsuar ta ndjekim nė skenė dhe ekran...
Po mbushet viti qė nuk po ju shohim mė tė kėndoni me grupin Mister. A mendoni se ka ardhur koha qė tė shpjegoni arsyet e ikjes nga ky grup, gjė e cila solli edhe shpėrndarjen e tij?
Me kompozitorin Jetmir Mehmeti vazhdoj tė ruaj marrėdhėnie normale. Pėrsa i takon Ervin Bushatit, ndarja erdhi gradualisht dhe ishte mė se e natyrshme. Ai vuante nga ideja e tė qėnit njėsh. Nė njė prononcim tė dhėnė para disa kohėsh nė njė nga mediat lokale tė Shkodrės, ėshtė shprehur "...ajo ishte shoqėruese". Sipas tij,
"ajo" isha unė. Grupi nuk ka pasur shoqėruese, por kėngėtare. Para tetė vjetėsh "Mister" kishte nevojė pėr kėngėtare dhe pėr ta plotėsuar kėtė vakuum nuk shkova unė te grupi, por erdhi grupi te unė. Ervinit, meqė i duket vetja i zoti, le ta kėrkojė suksesin vetėm.Veēse tė mos i kėndojė vetėm kėngėt qė i kemi kėnduar bashkė se duket qesharak. Nė Shkodėr kemi njė shprehje "Tu rrittė mendja".
Para tre javėsh Bushati dha njė intervistė nė njė gazetė periodike tė njohur...
E di. Nė fakt intervistėn ma sollėn se vetė nuk kisha ndėr mend as t`ia hidhja sytė, aq mė tepėr qė nuk dija gjė fare.Do tė doja tė nėnvizoja dy gjėra. Sė pari ai "harron" se nė botėn e spektaklit e futa unė kur punoja nė TV "Rozafa" dhe sė dyti mė ka bėrė pėrshtypje momenti kur ka bėrė praktikėn nė vitin e fundit tė shkollės sė lartė dhe nxėnėsit s`e paskan lėnė tė zhvillojė mėsim ngaqė i kėrkonin autografe, siē edhe ėshtė shprehur. Eshtė e vėrtetė se para tre vjetėsh ai duhej tė mbaronte pėr Gjuhė-Letėrsi, por problemi ėshtė se ai nuk e ka mbaruar shkollėn as sot qė po flasim. Nė kėtė gazetė, Ervini hiqet si xhentėllmen karshi meje dhe bėn mirė sepse e di se do ta lexojė edhe ajo kategori artistėsh qė e di se sa vlen njėri apo tjetri. Ndėrsa nė prononcimin qė pat dhėnė nė TV Rozafa qė jua pėrmenda mė lart, luajti garipin sepse edhe "audienca" qė e ka ndjekur kanė qenė pionierėt dhe adoleshentėt qė nuk i zinte gjumi dhe shihnin "Zėrat e natės". Eshtė njė tartufėri e pastėr. Lutem, tė mos merremi mė me tė, sepse unė do tė humbisja kohėn ndėrsa ju rreshtat.
Pėrse e patė tė arsyeshme tė largoheshit nga Shkodra?
Mė vjen keq pėr gjėndjen reale ku ka pėrfunduar ai qytet. Nuk kam ndėrmend tė pėrsėris tė tjerėt...Kjo ka qenė arsyeja e largimit nga Shkodra sepse s`do ta lija kurrė. Atje shkoj shpesh. Eshtė fakt se nė Shkodėr s`kemi mundur tė japim njė koncert recital, jo se ka munguar dėshira jonė, por se nuk na u krijuan mundėsitė. Pėrkrahjen mė tė madhe e kemi pasur ndėr rrethe. Nga ana tjetėr, tė diplomohesh me mesatare 9.7 ėshtė normale qė tė pretendosh qė tė fillosh punė diku. Temėn e diplomės sė juridikut e kam pėrgatitur nė Itali me njė pedagoge vendase. Ka qenė mjaft e vėshtirė. Megjithkėtė dihet qė Shkodra nuk ka shumė vende pune. Dihen gjithashtu edhe bėrrylat se si funksionojnė atje nė tė gjitha drejtimet...Megjithatė kam punuar pėr afro dy vjet nė Radio "Shkodra" ku kam kryer edhe funksionin e juristes. Por ndaj artistėve, opinioni, jo vetėm nė Shkodėr, nuk ėshtė serioz. "Ata janė tralala", thonė pėr ne.
Tirana ofron pa dyshim variante pune mė shumė, por edhe kėtu je i detyruar t`i pėrshtatesh ritmit mė tė vrullshėm tė jetės dhe indiferentizmit, tipare tė pashmangshme kėto tė metropoleve. Punoj juriste nė njė firmė italiane ndėrtimi, pa lėnė mėnjanė edhe angazhimin artistik i cili bėhet mė komod kur jeton nė Tiranė.
Si e gjykoni faktin qė pėr ahengxhijtė shqyhen dyert e teatrit ndėrkohė qė pėr artistėt dhe kėngėtarėt e vėrtetė s`vijnė as njėqind vetė? A mendoni se kemi tė bėjmė me bastardim tė shijeve tė publikut?
Natyrisht, shijet kanė ndryshuar pėr keq. Edhe muzika, kėnga popullore nuk bėhet mė. Sot gjithkush po kėndon. Mungesa e njė kontrolli, jo nė sensin e ēensurimit, por tė ruajtjes sė vlerave e favorizon kėtė fenomen. Ēdo gjė ėshtė kthyer nė tregėti tė keqe.
"Mister" nuk ėshtė mė dhe pavarėsisht arsyes sė ndarjes, pėr ironi tė fatit kjo pėrbėn edhe njė thyerje nė karrierėn tuaj artistike. Cilat janė planet tuaja tė sė ardhmes nė kėtė drejtim?
Kur hyn nė skenė ėshtė e vėshtirė tė ndahesh prej saj.Nuk do tė heq dorė kurrė nga kėnga pėrsa kohė Zoti tė ma ruajė zėrin.Aktualisht vazhdoj punėn pėr tė nxjerrė njė album tė ri. Kam inēizuar disa kėngė deri tani. Albumi mund tė dalė nga fundi i verės. "Mister" tashmė pėrbėn njė kapitull tė mbyllur, por ky grup arriti njė standart dhe prej tij kam marrė njė emėr dhe vlerė si kėngėtare. Mendoj se kėtė emėr duhet ta ēoj pėrpara e jo tė dalim menjėherė para publikut dhe salla t`ia bėjė "uuu". Mė mirė ia vlen tė mendohesh mirė se me ēfarė do tė dalėsh sesa tė dalėsh me ēfarė tė dalė pėrpara. Ato krijime qė do tė dalin do tė hapin njė kapitull tė ri. Do tė jetė njė album i punuar mirė dhe i pa ndikuar nga komerci, gjė qė mund tė ketė ndodhur me kolegėt. Njėrėn prej kėngėve ia kam kushtuar njeriut me tė cilin ndaj ditėt e mia.
Sė fundi, si ėshtė Odeta nė jetėn e pėrditshme?
Kam fatin tė kem marrdhėnie tė lira me prindėrit. Ata janė njėkohėsisht edhe shokėt e mi mė tė mirė. Babai ėshtė korēar. Tė gjitha kėto qė ju pėrmenda kanė bėrė qė tė mos ndikohem nga tė tjerėt. Nuk shkoj shpesh te parukieri, s`kam shumė miq. Gatuaj me dėshirė edhe pėr njė banket. Jam e lumtur qė kam mėsuar si gjuhė tė parė, qysh nė shkollė, frėngjishten, gjuhėn e aristokracisė. S`mė bėhet vonė nėse bėhem objekt kurioziteti pėr tė tjerėt, sepse nė fund tė fundit po ndodhi kjo do tė thotė se je dikushi. Unė i kuptoj mirė ata qė bėjnė diskutime tė tilla, sidomos nė Shkodėr. E si mund ta shtyjnė gjithė pasditen nė tavolinė vetėm me njė kafe pa bėrė dy pare muhabet? (qesh).
Marre nga Revista Spekter
|
|
#1 07 Shkurt 2006 10:36
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Ermali i "The Dreams" : "Dua t'i bėj vajzat tė qajnė"
Ditėlindja 21.3.1982
Gjatėsia 175
Pesha 65kg
Ushqimi i preferuar: Peshku
Ngjyra e preferuar: E kuqja
Pija ime e preferuar ėshtė Coca-cola dhe ndonjėherė pi dhe Jin Tonik.
Nuk pi cigare as drogė dhe as hashash
Mė pėlqen tė betohem pėr kokėn e mamit
Jam shumė xheloz pėr ēdo gjė qė mė pėrket sidomos me femrat
Sa herė qė jam i mėrzitur marr kitaren dhe filloj tė bisedoj me tė.
Kėnga "Nuk dua t'a di" ka patur njė histori tė vėrtetė. Kam qenė shumė i mėrzitrur dhe ky krijim ėshtė njė produkt mėrzitjeje. Zakonisht kėngėt e bukura dalin kur je i mėrzitur.
Kur jam i lumtur mė pėlqen tė udhėtoj ose tė dėgjoj muzikė me zė tė lartė. Nė dhomėn time tė zė syri vetėm bokse tė mėdha tė vendosura gjithandej .
E meta ime mė e madhe ėshtė qė e kam shumė vėshtirė tė fal ndėrsa tė tjerat pastaj janė tė meta tė vogla qė i kanė tė gjithė njerėzit .
E mira qė vlerėsoj mė shumė tek vetja ėshtė humori dhe pastaj kėmbėngulja.
Dua tė arrij nė atė pikė qė kur njerėzit tė flasin pėr mua apo unė vetė ta kthej kokėn pas tė ve re se nuk kam ndenjur kot nė kėtė jetė, por kam bėrė diēka qė ka lėnė gjurmė.
Mė pėlqen shumė tė bėj dashuri, por kjo nuk do tė thotė qė unė jam i fiksuar pas dashurisė.
Femra ideale pėr mua do tė ishte njė tip sportiv, me humor, qė di tė kėrcejė bukur dhe me flokė si Alanise Morisette .
Nė njė ditė pushimi (tė cilat mė mungojnė pothuajse fare) mund tė rri tė gjithė ditėn shtrirė nė shtėpi mund tė rregulloj gjėrat e mija ose...ose tė marr dikė tė shkoj diku, tė fik telefonin dhe.....
Njė nga ėndrrat e mija tė fshehura tek sirtari i tezes sė babit (qesh) mu realizua duke marrė pjesė tek komedia Herkuli si aktor dhe kompozitor. Dramaturgjia ėshtė njė nga dėshirat e mija.
Shoqėria mė ka zhgėnjyer shpesh si shokėt ashtu dhe shoqet. Nė moment qė ti i afron dhe i mendon si veten tėnde kupton se ata janė shumė tė ndryshėm. Unė me tė vėrtetė jam njė tip alegro dhe i humorit por jam shumė i ndjeshėm dhe....nuk fal.
Njerėzve u ndodh ēdo ditė qė tė pendohen. Pendohem kur mė ikėn koha kot pa bėrė asgjė ose kur bėj ndonjė ......(qesh)
Jetoj me familjen por thjeshtė figuroj aty. Mė vjen keq ta them por shtėpia mė ėshtė trasformuar nė hotel. Vij nė orėt e para tė mėngjesit deri nė momentin qė unė gjej diēka pėr tė ngrėnė dhe njė palė rroba tė lara pėr mua nuk ėshtė pengesė jetesa me familjen.
Nė mėngjes zgjohem ose nė ora 12 ose 1, hap celularin shikoj mesazhet, agendėn dhe gjė qė mė ndodh shumė shpesh ėshtė qė dal me vrap nga shtėpia.
Jam tip sportiv, jam shumė i djeshėm mė pėlqen tė krijoj dhe ti bie kitares nė breg tė detit me njė vajzė. Frekuentoj shumė pubet, mė pėlqen muzika live, ndonjėherė mund tė hipi dhe nė skenė tė kėndoj. Kur dėgjoj tani kėngėn "Nuk dua t'a di" mė shpifet fare, por mė parė kur isha nė lokal me shoqėrinė dhe dėgjoja kėngėn thoja me shaka: "Hallall ia bėftė Zoti atij qė e ka bėrė kėtė kėngėn" bėj shaka kuptohet. Kjo kėngė mė ka kthyer besimin qė mė kishte humbur pėr faj tė disa klaneve qė ishin krijuar nė televizionin shqiptar. Ēoja pėrvit kėngė nė TVSH dhe nuk panoheshin, kėngė tė cilat tani po bėjnė bujė nėpėr diskoteka, pube dhe makina dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja pėr njė artist qė tė fitojė besim tek vetja e pse jo dhe pak lekė.
Betohem qė vajzat do t'i bėjnė tė qajnė dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė dua tė arrij: Ti bėj vajzat tė qajnė..
Dua tė kem shumė ndryshime nė jetėn time, dua tė shoh shumė ekstreme, ndryshime tė herėpasherėshme. Kėtė e bėj dhe me flokėt dhe me ēorapet.
Muzika ime e preferuar ėshtė hip hopi origjinal,
Opinioni pėr mua ėshtė shumė i rėndėsishėm. Ka njerėz qė unė dua qė tė kenė njė mėendim tė mirė pėr mua, mundohem ēdo ditė qė tė ndėrtoj imazhin tim tek tė tjerėt ēdo artist e ka kėtė.
Planet e mija tė tanishme janė qė tė arrij qė "The Dreams" tė bėhet grupi mė i mirė nė Shqipėri.
Kam patur mundėsi tė largohem nga Shqipėria por nuk jam larguar sepse kam frikė se nuk mund ta pėrballoj dot jetėn andej, jam shumė i lidhur me Shqipėrinė, kam krijuar aq shumė gjėra tė bukura kėtu qė nuk dua t'i prish.
Vajzat mė kanė keqkuptuar shumė herė nė qoftė se unė i kam dhėnė pak afrimitet atyre shpesh u ėshtė dukur se unė kam synuar njė lidhje me to. Kjo mė duket njė gjė e ēuditėshme dhe nuk mė pėlqen.
Unė kurrė nuk i kam keqptuar vajzat sepse unė jam shumė i qartė dhe di tė shpjegohem.
Gjithēka gjė kam arritur nė jetėn time ja dedikoj Jezu Krishtit. Besoj shumė tek Zoti lutem dhe i falem shpesh atij.
|
|
#2 07 Shkurt 2006 10:37
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
BLEONA QERRETI
kjo eshte 'simply' idiote
Bleona: Miqėsia ime me politikanėt
Nga Arlinda Canaj
Jam njė njeri i prirur drejt perfeksionit. Ndoshta kjo prirje mė bėn tė ndryshoj edhe pse nuk besoj tek idiotėsirat kirurgjikale. Difekte? Ēdo njeriu i pėlqen tė thotė qė jam shumė e mirė. Nga viti i kaluar nuk jam rritur mė asnjė centimetėr. Kam mbetur njė e 74 e gjatė dhe 56 kg e gjysėm, me numrin e kėmbės 37 pėr 38. E gjej shumė veten tek pantallonat. Kam nisur t'i kthehem sportives, sepse jam lodhur nga gjėrat elegante, nga tė ndenjurit kreko. Jam telepatike dhe i dua shumė qentė pėr sinqeritetin nė sytė e tyre tė verdhė. Pengu mė i madh i jetės mbetet humbja e qenit tim para disa muajsh. Mė pėlqen komoditeti dhe kam punuar shumė pėr tė. I pėrkas shenjės sė demit dhe jam shumė instiktive. Mamaja ime duke qenė mėsuese matematike mė gjen gjithnjė tė meta. Jam tip i nxituar, i lė gjithė gjėrat pėr momentin e fundit. I kam qejf vonesat, po kjo nuk do tė thotė qė nuk jam korrekte.
- Ēfarė e karakterizonte Bleonėn qė tė vogėl?
- E vogėl kam dashur qė gjithnjė tė isha nė qendėr tė vėmėndjes. Shumė herė i rrėmbeja mamasė kordonin e hekurit dhe kėndoja, ose hipja nė taracėn e dajės dhe bėrtisja duke shurdhuar nga veshėt gjithė komshinjtė e dajės. Mė ka pėlqyer tė evidentohem tek tė tjerėt me mėnyrėn si jam sjellė. Ish katėr vjeēe, nuk kisha hyrė nė shkollė dhe i merrja gazetėn tim eti. Bėja sikur lexoja. Njė mėnyrė pėr tė thėnė qė jam dikushi.
- Kjo mahnia juaj pėr tu evidentuar deri ku i ka kufijtė sot?
- Jam tipi i personave qė duan tė bien nė sy. Kjo ka qenė deri nė moshėn 15 vjeēe kur kam dalė nė skenė dhe u popullarizova. Nė fillim ndjehesha shumė mirė. Njerėzit mė thoshin: Oh ti je ajo vajza e re, shumė mirė. Je e bukur, je e keqe, je e mirė, sepse njerėzit kanė ēdo lloj opinioni. Po kohėt e fundit mė ėshtė bėrė shumė problem. Njerėzit janė ato qė mė mbushin me jetė, sepse janė publiku im, mirėpo e shoh qė mė bėjnė analizėn nė ēdo vend qė shkoj.
- Me kėngėt e interpretuara ju keni dalė si njė pėrfaqėsuese e njė brezi qė po e kundėrshton dhe po e hedh poshtė nga themeli mentalitetin, me njė mėnyrė shumė tė hapur. Njė mėnyrė e paparė mė parė nė Shqipėri. Nga e ka burimin?
- Nuk e di. Nė pėrgjithėsi unė kam qenė tip i hapur nė jetė. Nė momentin qė kam qenė e nervozuar me dikė, ja kam thėnė nė fytyrė qė ai nuk vlen dhe duhet tė mė largohet. Nė momentin qė mė ėshtė afruar njė temė e tillė e kam pritur mirė, dhe mė pėlqen ta vazhdoj.
- Kush ju ka shtyrė?
- E para ka qenė Mimoza Ahmeti, me kėngėn "Lermėni", e cila mė intrigoi me poezinė e saj, dhe desha apo nuk desha unė u krijua njė stil i imi qė mė pėlqeu ta vazhdoja. Kulmi ka arritur sivjet, me kėngėn "Ik mėso si dashurohet", ku unė dal si profesoreshė dhe i them tė tjerėve tė mėsojnė tė dashurojnė.
- Ti ke pasqyruar kėtė vajzė tė guximshme qė po lufton kėtė realitet. Cili ėshtė mendimi pėr femrat nė kohėn e sotme, dhe cili ėshtė mendimi i tyre pėr ty?
- Nė pėrgjithėsi opinioni pėr artistėt ėshtė pak i lehtė. Ėshtė e vėrtetė qė nė fushėn e artit disa njerėz kanė abuzuar me kėtė emėr, me tė qėnit tė famshėm duke bėrė shumė idiotėsira. Kjo nuk ka lidhje me shpirtin e artistit apo me atė qė ndjehet brenda. Nga ana tjetėr shoh gjimnazistet apo studentet vajza qė bėjnė namin, ndoshta nuk gjeta fjalėn mė tė saktė, por janė njerėz qė abuzojnė nė mėnyrė tė tmerrshme me veten e tyre, duke harruar qė jeta nuk ėshtė as njė vit dhe as dy vjet. Brezi i ri ėshtė goxha i shthurur, i mendojnė gjėrat sot pėr nesėr, pa u thelluar mė gjatė. Kur unė kam qenė nė shkollė tė mesme, ka qenė ndryshe. Kam ndenjur me njerėz mė tė mėdhenj nė moshė dhe kjo mė ka bėrė tė piqem pak pėrpara kohe. Shpresoj qė kėto gjėra qė dėgjojmė tė mos jenė tė vėrteta. Artistėt nuk mund tė pėrgjithėsohen asnjėherė. Kam respekt pėr shumė prej tyre qofshin kėta kėngėtarė, poetė, balerinė. Artisti nuk ka lidhje me shthurjen morale qė egziston momentalisht nė Shqipėri.
- Bleona, sa larg ėshtė atij modeli qė krijon me kėngėt e veta?
- Shumė larg sepse nė kėngėt e mia ka gjithnjė njerėz qė mė ndjekin, qė mė ngacmojnė, qė unė i shaj, sepse gjoja nuk dinė. Nė jetėn private timen kjo nuk ndodh. Unė jam nė kėrkim tė njė dashurie tė fuqishme. Ndėrsa nė kėngėt e mia unė shtyj njerzėit, nė jetėn time reale ndodh e kundėrta.
- A jeni e lumtur sot?
- Pi kafe me shumė miq, por momentalisht nuk jam e lumtur. Njerėzit kanė idenė qė kjo ėshtė Bleona dhe kushedi me kė mund tė jetė kjo. Harrojnė qė Bleona ėshtė njeri qė fle, ha, ushqehet, bėrtet, qan, qė ėshtė vetėm. Shoh njė lloj distance nga njerėzit, qė krijohet mes njė njeriu qė ėshtė i njohur dhe njerėzve normalė. Mua nuk mė pėlqen aspak ta krijoj kėtė lloj distance.
- Ėshtė pėrfolur shumė miqėsia juaj me politikanėt. Sa tė vėrtetė ka nė ato qė thuhen?
- Problemi nuk ėshtė se ėshtė pėrfolur miqėsia ime vetėm me politikanėt, por pėrfliten tė gjithė njerėzit me tė cilėt rri nėpėr tavolina, sepse natyrisht unė marr nga jeta atė qė kėrkoj. Mė pėlqen tė rri me njerėz tė cilėt kanė arritur diēka nė jetė dhe tė mėsoj nga to. Detyrimisht do rri me njerėz qė janė fytyra tė njohura dhe sigurisht qė llafet do lindin. Unė nuk rri vetėm me politikanė, por dhe me biznesmenė apo vipa tė fushave tė ndryshme. Miqėsia me politikanėt ka lindur nga fushatat elektorale. Dhe me koncertet qė janė shoqėruar, si dhe nga lidhjet e vjetra tė babait tim i cili ka punuar nė Ministrinė e Rendit. Ka mbetur gjithnjė njė lloj respekti dhe frekuentimi mes nesh. Nė miqėsitė e mia hynė z.Sali Berisha, Aleksandėr Meksi, z.Rexhep Mejdani, z.Mustafa Muēi, z.Luan Rama, z.Nikollė Lesi.
- Kė do veēonit ju nga kėta politikanė. Mė saktė me cilin nga kėta duke hequr mantelin e politikės ju ndjeheni si me njė mik tė ngushtė...
- Ato janė tė gjithė tė martuar. Politikanė tė pamartuar nuk njoh. Kanė familjen dhe jetėn e tyre, kanė privacyn e tyre dhe unė nuk kam tentuar ndonjėherė t'i futem. Kam miqėsi dhe me gratė e kėtyre njerėzve. Unė i shoh tė tėrė si miq. Nė momentin qė ulem me ta nė tavolinė nuk flasim as pėr problemet e Ministrive dhe as tė Parlamentit, diskutojmė pėr familjen, gruan, fėmijėt dhe tė rejat, pėr gjithė botėn qė na rrethon.
- Ēfarė preferojnė ata nga ty?
- Me duket sikur po teprohet disi. Bleona ėshtė njė artiste e cila mund tė flasė, dhe ndoshta preferojnė faktin qė s'u kėrkoj ndonjėherė ndere. Unė jam njeri me probleme dhe nevoja qė ato mund tė mi zgjidhin, por s'mė ka rėnė rasti. Nuk i shqetėsoj, por i jap vetėm kėnaqėsi. Nuk i them kurrė, mė bėj njė pashaportė, mė bėj njė vizė. Ndoshta mund tė jetė dhe kjo.
- Nė stadin qė ju keni arritur sot, si e ndjeni veten nė krahasim me artistet e tjera shqiptare?
- E ndiej veten nė pozita krejt normale. Unė mendoj qė njeriu merr nga jeta atė qė meriton dhe merr frytet e asaj qė investon. Kam preferuar qė paratė e mia t'i investoj gjithmonė. Nuk kam para nė dorė, shumė tė tjerė mund tė kenė shumė herė mė tepėr. Gjithnjė paratė i kam harxhuar pėr veshje dhe videoklipe tė reja. Kjo nuk do tė thotė qė tė tjerėt janė mė poshtė dhe unė mė lart. Unė kam investuar dhe vazhdoj. Pėr mua i rėndėsishėm ėshtė publiku.
- Duke parė gjendjen e muzikantėve tė sotėm ju jeni shumė fatlume. Keni krijuar mirėqėnie nga tė kėnduarit. Cilat janė prioritetet e tua. Pse ka patur Bleona sukses?
- Nuk ka lidhje fatlumizmi. Ēdo gjė e kam fituar me punė tė jashtėzakonshme. Shumė nuk mė besojnė, por unė kam punuar gjithnjė shumė dhe pak me dhunė. Jo duke rrahur njerėz, nuk diskutohet. Kam hyrė me forcė. Fillimisht nuk mė kanė pranuar rrjetet artistike.
- Ēfarė thoshin pėr ju?
- Nuk mė ka interesuar asgjė se ēfarė kanė thėnė pėr mua, mė ka interesuar tė kryeja punėn time, ndoshta ato vazhdojnė tė flasin dhe sot, po unė bėj sikur nuk dėgjoj. Unė kam parė qė publiku i diasporės ėshtė njė publik pėr tė cilin duhet investuar shumė pa lėnė mėnjanė dhe publikun shqiptar. Dje kam qenė nė njė koncert nė Fier dhe gjithė publiku ėshtė ngritur nė kėmbė. Kėnaqėsia qė mė jep publiku shqiptar ėshtė mė i madh se ai nė diasporė sepse dhe ata kanė kėngėtaret e tyre. Kjo nuk mė demoralizon aspak. Unė vazhdoj tė kėndoj dhe tė pėrpiqem pėr mė tė mirėn, qė ato tė mė pėlqejnė. Paraja gjendet mė shumė atje.
- Si ėshtė gjendja juaj ekonomike sot?
- E kėnaqshme. Kam investuar gjithēka, dhe duke punuar shumė kam shumė oferta. Kėtė gjė qė kam bėrė unė mund ta bėnte ēdo person tjetėr.
- Sot biznesmenėt a kanė besim tek ju nė kėtė stad qė jeni?
- Unė 90 pėrqind tė gjėrave i kam bėrė vetė sepse biznesmenėt nuk e kanė idenė qė duhet ndihmuar arti. Mahnia e tyre shkon tek drekat e tek ofertat e dėmshme. Mė mirė vetė...
- Si e jetoni tė pėrditshmen?
- Prej dy vjetėsh unė kam njė kontratė nė Gjermani. Kam udhėtuar gati ēdo uikend. Ėshtė kthyer nė njė rutinė tė jetės fakti qė unė duhet tė udhėtoj gjithnjė. Njerėzit mė shumė mė gjejnė nėpėr aeroporte sesa nė Tiranė. Nisem tė premten, jap koncert tė shtunėn dhe tė dielėn. Kthehem tė hėnėn dhe fle nja dy ditė tė mira pėr tė harruar gjithēka. Dy ditėt qė mė mbesin nė dispozicion, i pėrdor pėr tė bėrė ndonjė punė tė vockėl. Pėrfundimisht jam nė ajėr. Mė vjen pak keq qė e kam humbur shoqėrinė time.
- Turneu juaj i ardhshėm...
- Do doja ta bėja nė Shqipėri dhe nė Kosovė, duke u shoqėruar me teknikė mė tė arrirė dhe me njė grup baleti. Si koncerti qė u bė nė Tiranė dua tė bėj dhe gjashtė koncerte tė tjera nė Kosovė, nė Maqedoni, Greqi dhe Itali. Dua tė lėvroj tregun e paprekur, qė sigurisht tani janė shqiptarėt qė ndodhen nė emigracion. Europa Perėndimore nuk ėshtė mė njė tokė e virgjėr.
- Fansėt mė tė shumtė i pėrkasin Shqipėrisė apo diasporės?
- Nė Shqipėri. Publiku i diasporės ka dashurinė e vet, por sigurisht mua mė etiketojnė me idenė Bleona nga Shqipėria dhe jo si e tyrja. Megjithatė unė ngelem e huaj atje. Shqipėria ėshtė tjetėr gjė.
- Duhet tė jeni shumė e preferuar nga burrat. Tė veshurit me pushtet, ju kanė kėrkuar pėr flirte?
- Para disa kohėsh njė diplomat i ri dhe mbi tė gjitha beqar, mė kėrkoi tė martohesha, po unė ēmendesha mbas portierit tė ambasadės. Mė tėrhiqte mė shumė.
- Cili ka qenė propozimi mė simpatik...?
- Ka qenė viti 1999 dhe unė kam patur tė prishur njė makinė tė vogėl "Tipo", tė cilėn shumė herė e sillja nė shtėpi pa parakolpo, pa derė, si tė qėllonte, sepse ecja shumė e shkujdesur. Isha pa makinė dhe dal nga Akademia e arteve pėr tė shkuar nė shtėpi nė kėmbė. Shoh njė fuoristradė shumė tė bukur qė mė ndalon tek kėmbėt dhe ai qė i kish hipur mė thotė qė mė kish ndjekur pėr shumė kohė nga pas dhe do vinte tė mė kėrkonte dorėn nė shtėpi. I them si pėrgjigje: A e shet autostradėn? Jo, mė thotė ai. Atėherė tė lutem zhduku!
- A ju kanė bėrė dhurata meshkujt?
- Si jo. Llamarina, por jo tė shtrenjta. Llamarina dhe gjėra kavanozi kam plot.
- Kush kanė mė shumė preferencė pėr Bleonėn, djemtė beqarė apo burrat e martuar?
- Gjyshėrit. Burrat e martuar shkojnė gjithnjė me parimin "dhe qarin dhe zararin". E kanė njė grua nė shtėpi dhe duan gjithnjė ta provojnė.
- Nė opinionin institucional shqiptar ju konsideroheni si njė kėngėtare marketingu qė egzistoni si modė flu. Ju ku do arrini?
- Nė 2004 unė mbush dhjetė vjet karrierė. Shablloneve tė Ministrive, arkivave dhe partitaturave donkishoteske unė i lė nė vendin e vet dhe i rri indiferente. Mungesėn e dashamirėsisė e kam ndjerė dhe unė. Tė gjitha juritė tona tė nderuara vijnė nė aktivitete pėr tė marrė dyqindmijėlekėshin dhe jo pėr tė vėnė ēmimin e saktė. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė shkoj nė sallė dhe njerėzit tė dalin tė kėnaqur nga koncerti. Kjo mė mjafton.
- Ju keni ndėrmend tė merrni pjesė nė festivale apo koncerte kombėtare qė zhvillohen nė Shqipėri?
- Festivali ėshtė degjeneruar nė aspektin e mirė tė fjalės, ėshtė monopolizuar. Unė jam pėrpjekur ta thyej pak. Jam futur me idenė qė tė shoh se ēfarė bėhet. Ma kanė futur nė mėnyrėn mė tė paturpshme. Njė nga arėsyet qė bėra turneun nė Shqipėri ishte dhe pėrgjigje ndaj mllefit tė akumuluar nga festivali i 2001-it.
- Ju Bleona keni bashkėpunuar me emra shumė tė mėdhenj, si jeni njohur me ta?
- Me dhunė. Me dhunė e kam arritur autorin e teksteve dhe kompozitorin. Ju kam dalė pėrpara dhe ju jam lutur. Mė pas lindi njė simpati reciproke dhe njė partneritet qė ka zgjatur deri sot.
- Nė videon e kėngės "Ik mėso si dashurohet" keni patur ndonjė flirt me atė djaloshin e videos?
- Jo, as qė bėhet fjalė. Ka qenė njė periudhė e mbushur me stres. Kam qenė nė kohėn e marrjes sė diplomės pėr arktrim dhe isha duke u pėrgatitur pėr koncertet e mia. Jemi parė shumė pak. Dhe teksti i asaj kėnge ėshtė bėrė nė telefon.
- Pėr tė arritur majat mė tė larta shumė herė femrat pėrdorin seksin ose bukurinė e tyre. Ē'mendoni ju, dhe a e keni pėrdorur ju njė armė tė tillė?
- Ėshtė njė fjalė e urtė popullore "Prite sipas paraqitjes dhe pėrcille sipas mendjes". Natyrisht nėse njė femėr ėshtė e bukur ka pėr ta pėrdorur paraqitjen e vet, pėr tė krijuar lehtėsira tė vetat. Nėse ajo nuk di ta rrotullojė njė mashkull pėr tė kryer punėt e saj, ėshtė mangėsia e saj psiqike. Nuk mendoj se kėto femra janė viktima, ato janė shumė tė zgjuara. Unė e kam pėrdorur, pse ta fsheh kot. Kur kam patur ndonjė takim pėr tė kryer ndonjė punė timen e kam pėrdorur. Jam veshur bukur, kam mbaru punėn dhe i kam thėnė harroje kėtė numėr se funksioni jot ishte deri kėtu. Vetėm kaq.
- Sot ke arritur gjithēka. Ēfarė tė mungon momentalisht?
- Mė mungon njė njeri i cili tė jetė permanent ulur nė sedilien time tė parė dhe t'i them hajde ti me mamin se mė duhesh. Je i bukur dhe i menēur. Pėr tjetėr gjė nuk duhet tė interesohesh.
- A mendon se njė mashkull i tillė mund tė ketė gjak shqiptari?
- Unė mendoj se ka. Zakonisht nė ēifte bashkohen dy njerėz ku njėri punon dhe tjetri rri. Dhe kėshtu qė barra pėr tė punuar do mė bjerė mua. Atij i takon tė mos jetė budalla dhe kaq. Pse mos e kem unė njė tė veēantė!?
- Pas disa vitesh a e sheh veten me njė familje nė krah?
- Momentalisht jam e lidhur shumė me prindėrit, me vėllain, mamin, babin dhe nuk kam krijuar iluzione se zhgėnjehem pastaj. Gjėrat duhet tė vijnė spontanisht. Familja ku jetoj ėshtė e pėrkryer.
- Kujt i ngjan mė shumė Bleona?
- Babi kur ndonjė mė lėvdon thotė se i kam ngjarė atij, kur unė bėrtas mė thotė qė nervat i kam tė mamit.
- Ku do i kaloni kaloni pushimet?
- Problemi ėshtė se nuk kam kohė pėr pushime. Kam qenė nė janar nė Kubė, ndoshta javėn e parė tė qershorit nėse gjej ndonjė spacio tė lirė do shkoj diku, dhe gjatė verės jam nė Ulqin.
- Ju nė skenė dilni me veshje shumė ekstravagante. Ku i zgjidhni ato?
- Nuk gjenden nė ēdo lloj dyqani. I blej nė Gjermani .
- Ushqimi qė preferoni?
- Tė gjitha llojet. Unė jam hamėse e tmerrshme.
- Si shpjegohet kjo linja juaj atėherė?
- Vėrtet jam hamėse e tmerrshme, por kjo s'do tė thotė qė ha shumė. Kur ndihem mirė ha bukė, kur ndjehem keq nuk ha fare.
- A dini tė tiganisni njė vezė?
- Hiē fare.
- Cila ėshtė ėndrra juaj mė e madhe?
- Tė jem Jenifer Lopez i dytė. Ajo ka fatin e Hirushes.
- Sot udhėtoni shumė dhe harxhoni shumė. Vini ndonjė gjė pėr tė ardhmen?
- Dje kam mbyllur njė koncert dhe pa i parė akoma paratė mendova se ku do t'i harxhoj. Ka raste qė ngelem pa njė dyshkė si tė gjithė njerėzit.
- Kur jeni me meshkujt, s'ma merr mendja qė t'ju vijė radha tė pagoni...
- Zakonisht unė paguaj. Meshkujt mundohen ta ruajnė atė traditėn e kafepaguesit tė pėrhershėm, por mua nuk mė pėlqen. Ėshtė parim perėndimor. Pastaj qyli me njė kafe ėshtė i tmerrshėm.
- Keni rrahur ndonjėherė ndokėnd?
- Unė jam tip hallahu na ruajt, po mund tė ketė ndodhur vetėm kur kam qenė e vogėl.
- Kur shpėrthen Bleona, ndaj kujt padrejtėsie...?
- Ndaj gėnjeshtrave.
- A keni thėnė ndonjėherė tė tilla...?
- Sa tė duash, por gėnjeshtra tė bardha, jo gjėra me zarar. Nuk mė pėlqen pabesia.
- Keni patur tė dashur mė parė?
- Artisti ka njė jetė tė vetėn, duke qenė nė qendėr tė vėmėndjes, pėrfolja e shkatėrron jetėn private. Unė jam njė njeri si gjithė tė tjerėt, pajtohem, ndahem, dashurohem, lėndohem. Nuk dua tė flas pėr kėtė temė.
- Ju keni qenė gjithnjė shumė bombastike nė veshje, nė tė shprehur nė xhestomimikė dhe agresivitet. A mendon se Bleona do ketė sukses duke qenė mė e thjeshtė, mė sportive dhe pa tė gjitha kėto qė thashė mė sipėr?
- Natyrisht, kjo ėshtė ajo qė dua tė eksperimentoj. Dhe mė duket sikur komplimentat mė bėhen mė shumė nė jetėn e pėrditshme. Kjo s'do tė thotė qė do dal nė skenė me atlete, sepse atletet janė bėrė pėr tė vrapuar, pėr jogging. Skenėn kam qejf ta respektoj. Njė pjesė artistėsh dalin nė skenė si palaēo.
- Sa ka ndikuar seks apeli yt pėr tė patur kėtė sukses?
- Pamja ndihmon por nuk ėshtė gjithēka. Ėshtė hunda qė ka dikush pėr tė bėrė biznes dhe zgjuarsia. Zė ka dhe gomari, por truri ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėrfundimisht.
- Po tė ishit mashkull a do dashuroheshit me Bleona Qerretin?
- Po tė isha mashkull, nuk do e doja Bleonėn pėr bukurinė e saj, do e doja pėr botėn dhe atė qė se ka zbuluar askush. Kur ulem nė tavolinė, njerėzit mendojnė se unė do nis tė thyej gota dhe pjata. Nėse atyre nuk u ka krijuar respekt ekrani, pėrpiqem t'ja imponoj me sjelljen time.
|
|
#3 07 Shkurt 2006 10:38
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Tonin Tėrshana
Sa i rėndė malli i artistit!
Nga Magdalena Lani
Ekskluzive nga Selaniku
Shumė artistė shqiptarė kanė provuar tė gjejnė njė tė ardhme ndryshe larg vendit tė tyre. Atje ku ndoshta nuk i ka lidhur asgjė me artin, angazhimet dhe aktivitetet e zakonshme, atje ku ka mbetur peng edhe ėndrra e tyre pasionante. Te tillė mesazh sjell edhe "artisti i Merituar" Tonin Tėrshana, kengėtari i njohur i viteve 80-tė nė muzikėn e lehtė shqiptare. Ai, fitues i shumė ēmimeve nė festivalevet e kėngės, i preferuar nga shumė artdashės, tani duket se po mbyll dekadat e jetės sė tij larg kėngės dhe artit. Edhe vetė, paksa i zhgėnjyer ndaj emigracionit, tregon se ende nuk e di se ēfarė e mban dhe ēfarė e tėrheq tė jetojė nė njė dilemė tė tillė, larg Shqipėrisė, vendit tė tij qė i dhuroi suksese tė panumėrta pėr vite me radhė kur me zėrin e tij tė spikatur ka mundur tė bėjė pėr vete publikun shqiptar. Me tė tillė frymė pėrcjell edhe intervistėn e tij nga Selaniku ekskuzivisht pėr revistėn Spektėr.
- Ka kohė qė i mungoni publikut shqiptar, ē'mund tė thoni diēka rreth aktivitetit tuaj kohėt e fundit?
- Po, kam rreth 6 vjet qė jetoj larg Atdheut. Gjatė kėsaj kohe mė mungon ēdo gjė qė ka lidhje me Shqipėrinė. Ndėr aktivitetet e mia tė fundit pėrmend vitin 1993 kur ishte festivali i estradave tė rretheve, ku mora pjesė edhe unė me estraden e Shkodrės, mbasi nė ate kohė banoja nė Shkodėr. Aty nė atė aktivitet fitova ēmim tė parė. Mbas shtatė vitesh, nė 1999-tėn marr njė ftesė nga Z. Ardit Gjebrea pėr nė Festivalin e "Kėngės Magjike", ku kėndova dhe pata nje pritje mjaft te ngrohtė nga publiku. Kjo pritje e publikut mė mallėngjeu shumė dhe mė kujtoi gjithashtu vitet e mėparshme. Kėto kanė qenė aktivitetet e mia tė fundit me publikun tim aq tė dashur shqiptar.
- Ēfarė mendoni pėr emigrimin, sa e vėshtirė ėshtė pėr njė artist?
- Ēdo gjė do ta pėrballoja, por emigracioni pėr mua si artist ėshtė gjėja
mė e vėshtirė. Nė emigracion nuk ke mundėsi tė ushtrosh profesio-
nin tėnd, por je i detyruar tė bėsh tė gjitha punėt mė tė rėndomta, qė janė tepėr larg njė artisti. Pėr mendimin tim sidomos pėr artistin, emigracioni ėshtė gjėja mė e papėrballueshme sepse tė ndan aq shumė me artin.
- Ju vetė sa keni arritur tė pėrshtateni me njė tjetėr mėnyrė jetese, larg jetės aktive tė bėrė mė parė?
- Nė krahasim me jetn artistike dhe tepėr aktive qė kam pasur nė Shqipėri, kėtu nė emigracion ėshtė mjaft e varfėr. Ka shoqata shqiptare qė organizojnė ndonjė aktivitet, aty me ftojnė, por pėr njė artist nuk ėshtė e mjaftueshme, kur mendon jetėn e mbushur plot aktivitete dhe art mė parė. Tani kėto ndodhin tepėr rrallė dhe kjo ėshtė njė monotoni 'vrasėse' pėr artistin.
- Sa ka ndryshuar Tonini qysh prej largimit nga Shqipėria?
- Kjo mungesė e gjatė pa dyshim se mė ka berė tė ndjehem shpesh herė tjetėr njeri, larg gjėrave qė me kanė mbushur shpesh jetėn, atyre gjėrave qė unė apo ēdo kush i quan tė vetat. Kam humbur zanatin tim, thashė edhe mė sipėr se marr pjesė ne ndonjė aktivitet qė bėjnė shoqatat, por kėto janė aktivitete shumė te rralla. Ky ėshtė ndryshimi kryesor, se nė Shqipėri ishin tė shumta aktivitetet artistike ndėrsa kėtu jam i larguar prej tyre.
- Pėr kė iu merr mė shumė malli...?
- Nė emigracion malli ėshtė shumė i madh pėr tė gjithė. Ata qė nuk e kanė provuar nuk e kuptojnė. Malli pėr jetėn e dikurshme tė artit, pėr shokėt e zanatit tim tė cilėt i kujtoj shpesh me shumė mall, sepse me ata bashkė kemi diskutuar ēdo gjė nė lidhje me jetėn e pėrditshme dhe pėr aktivitetet artistike. Malli mė merr pėr njerėzit e afėrm, pėr spektatorin e dashur qė mė ka duartrokitur pėr mė shumė se 3 dekada me rradhė nėpėr festivale dhe aktivitete tė tjera artistike.
- Ē'mund tė na thoni per Shkodrėn, qytetin tuaj tė lindjes?
- Pėr qytetin tim tė lindjes Shkodrėn kam njė nostalgji tė madhe sepse aty
fillova aktivitetin tim artistik. Nė moshėn 13-14 vjeē mbaj mend kur kam kėnduar pėr herė tė parė para publikut nė turizmin e Shkodrės me njė orkestėr mjaft tė mirė pėr kohėn si: Lekė Gjeloshi,Gjovalin Doda, Pac Martini e Ramiz Durraj. Mbasi mbaronim lojrat me shokėt, tė gjithė sė bashku shkonim nė turizėm pėr tė kėnduar, shokėt mė pritnin deri sa mbaroja unė dhe pėrsėri tė gjithė bashkė largoheshim pėr nė shtėpi. Nga qyteti im i lindjes janė hapat e parė tė njohjes sime si kėngėtar tek spektatori shqiptar.
- A mbani kontakte me miqtė e vjetėr apo kolegėt artistė?
Me kolegėt e mi artistė kam lidhje tė rregullta si kur vij me pushime nė
Shqipėri ashtu edhe me telefon nga Selaniku. Shokėt me tė cilėt mbaj mė shumė lidhje janė: Pandi Zguro, Vaso Vangjeli, Petrika Rembeci, Arben Mevlani, Stefan Prifti, Gani Qinami, Kujtim Hoxha, Bujar Cici, Osman Mula etj. Emigracioni na ndau nga aktivitetet artistike dhe nga shoqėria.
- Ēfarė ju mban mė shumė nė Selanik?
- Njė pamundėsi pėr t'u kthyer nė Shqipėri, sepse nuk kam asnjė tė ardhur aty. Shtėpi nuk kam, vėnd pune nuk kam, si dhe pension nuk marr akoma. Kėtu nė Selanik unė punoj, edhe pse shumė rrallė kur mund tė gjej ndonjė punė qė mė pėrshtatet mua si dhe moshės time, gjithsesi mė duhet tė pranoj ende njė zgjdhje tė tillė.
- Diēka pėr familjen tuaj...?
- Familja ime pėrbėhet nga gruaja dhe tre vajzat. Vajza e madhe Anila ka
mbaruar Akademinė e arteve pėr kanto, ėshtė e martuar dhe ka dy vajza dhe qėndron nė Selanik, ku aktivizohet me njė grup artistik. Tani nė muajin korrik pret tė marrė pjesė nė njė konkurs nė Athinė pėr soliste. Vajza e dytė Ornela punon nė njė sanduiē nė Selanik, ndėrsa e vogla Donatela ėshtė nxėnėse. Gruaja Meri punon nė njė rrobaqepėsi tek firma "Domina". Mbesa e madhe Elisa 9-vjeēare vazhdon shkollėn e muzikės pėr piano, ėshtė nxėnėsja mė e mirė e klasės dhe ka dhėnė dhe dy koncerte.
- Ē'ėshtė famila pėr ju?
- Familja pėr mua ėshtė gjėja mė e shenjtė. Asgjė nuk vė pėrpara familjes
dhe fėmijėve tė mij. Ēdo gjė nė jetė ia kushtoj gruas dhe fėmijėve. Nė ēdo moment mendoj qė familja ime tė jetė sa mė e lumtur.
- A mendoni se mund t'u riktheheni prapė festivaleve?
- Dėshira pėr t'ju rikthyer festivaleve ėshtė shumė e madhe por largėsia e ngritur dhe pauza relativisht e gjatė, nuk mė krijon shumė mundėsi pėr tė marrė pjesė. Pėr mė tepėr duhet tė jesh nė kontakt tė vazhdueshėm me kompozitorė dhe me Radio-Televizionin.
- Kė do tė veēonit nga sukseset tuaja?
- Sukseset e mia janė vėrtetė tė shumta. Pėr kėto suksese jam nderuar me titullin e lartė "Artist i Merituar" nė vitin 1985. Kam bėrė dy koncerte recitale njėrin nė vitin 1974 dhe tjetrin nė vitin 1985. Pėrveē sukseseve qė kam patur nėpėr festivale ku jam nderuar disa herė me ēmime dhe nė kėto dy recitale kam pasur goxha sukses. Pritja ime nga ana e spektatorit ka qenė e jashtėzakonshme. Nė recitalin e vitit 1985 nga 17 kėngė qė kisha nė program kėndova 30 kėngė. Ende ndiej emocione kur mendoj atė natė tė magjishme kur salla ishte mbushur plot e ndėr shumė spektatorė e artistė tė tjerė ishte e pranishme edhe aktorja e madhe e teatrit kombėtar "Artistja e Popullit" Marie Lagoreci.
|
|
#4 07 Shkurt 2006 10:39
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
GJERGJ JORGAQI
Vetėm tė verbrit dashurojnė
Nga Amarilda Loli
E njeh skenėn, e zotėron atė, e ndjen kėngėn, por nuk ėshtė ndjerė kurrė i dashuruar. Ky ėshtė Gjergj Jorgaqi, i martuar me dy fėmijė, 3 albume, i ashpėr, por qė di edhe tė falė.
- Si i ndėrtoni kėngėt, kush i kompozon dhe harton tekstet e tyre?
- Kompozimet edhe tekset gjithnjė i kam bėrė vetė, pėrjashto kėtu tre tekste, dy tė Kadaresė dhe njė tė Xhevair Spahiut. Nė pėrgjithėsi nuk mė pėlqejnė ato tekste qė kanė njė filozofi qė ose keqkuptohet ose nuk kuptohet fare. Mė pėlqen mė tepėr realja, ajo ēka njerėzit pėrjetojnė vėrtet, sesa fantasia, imagjinarja.
- Pėrgjithsisht tekstet e kėngėve tuaja janė pėrjetime dashurie. Sa prej tyre janė histori tuajat?
- Kėto janė gjėra qė preferoj t'i mbaj pėr vete.
- Deri tani ju keni nxjerrė 3 albume dhe po punoni pėr tė katėrtin, apo jo? Cfarė veēoni nga ky i fundit?
- Bashkėpunimin me Mariza Ikonomin. Ka dalė njė kėngė vėrtet e bukur qė besoj do tė ketė sukses. Titullohet "Stres", njėkohėsisht edhe albumi.
- Pse me Marizėn?
- Vokali im dhe i saj harmonizohen mjaft mirė. I thashė ta shihte njėherė dhe asaj i pelqeu menjėherė.
- Pse stres?
- Stres ėshtė jeta jonė.
- Kur e keni ndjerė veten mė keq?
- Para 4 vjetėsh pata njė problem me vajzen e vogėl. Sapo kishte lindur, ishte 35 ditėshe ndoshta. I ra hemoragji cerebrale. E mora nė shtėpi qė ajo tė jepte shpirt nė shtėpinė e vet, por zoti ia riktheu jetėn.
- A keni probleme me fansat, ndonjė adhurues(e) qė s'di tė jetė vetėm kaq?
- Dinė tė sillen ata qė kanė njė lloj kulture, ata qė s'kanė kulturė nuk dinė tė sillen. Tė them qė s'ma kanė nxirė jetėn, s'dua tė jem kaq modest. Ma kane nxirė qė ē'ke me tė dhe s'ka qenė njė, kanė qenė disa. Por jam perpjekur t'i largoj pa i ofenduar, sepse tė qenit i njohur nuk ma jep tė drejtėn tė lėndoj tė tjerėt. Aq mė tepėr qė pėr njė fans, nėse i thyen zemrėn, mund tė kthehesh fare lehtė nga njė idhull nė njeriun me tė urryer. Duhet tė jesh i kujdesshėm nė kėto gjėra nėse do t'i rezistosh kohės.
- Kush ka qenė ofendimi mė i madh qė ju ėshtė bėrė?
- Diku nė 95. Isha i ēmendur pas "Europe" dhe i bėra flokėt tė verdha. Kam qenė nga tė parėt kėngėtarė qė e bėra kėtė. Siē pata pėrgėzime, pata edhe tė shara, qė nė tė gjitha rastet ishin prapa krahėve.
Ishte dikush, qė mė ofendoi nė mes tė rrugės, mė tha diēka, qė nuk mund ta duroja. Mė shau, nuk dua ta them se ēfarė mė tha, ishte shumė e rėndė. Unė pėr herė tė parė, pas shume kohėsh pėrdora duart dhe e rraha atė njeri.
- Keni probleme pėr kėtė me njerėzit e afėrt, i pranojnė lehtė ndryshimet tuaja tė jashtme?
- Absolutisht asnjė problem. Le qė ma njohin kokėn.
- Ju jeni nė botėn e artit, ndėrsa gruaja juaj jo, a ju kupton?
- Arti nuk lidhet, nė art duhet tė jesh i lirė. Dhe ėshtė vėrtet e vėshtirė tė krijosh diēka tė qėndrueshme. Dikur nuk mė kuptonte. Por me kalimin e kohės dhe me pėrpjekjet qė kam bėrė, tani gjėrat janė ndryshe.
- A ju ėshtė dashur ta gėnjeni qė tė mos ta lėndoni?
- Ka gjėra qė ia kam treguar, ka tė tjera qė kam gjykuar qė mė mirė tė mos t'ia tregoja. Nuk ia vlen te prishesh pėr budallallėqe. dmth i kam treguar ato qė kanė qenė tė padėmshme, tė dėmshmet nuk ia kam treguar kurrė. E ke parasysh atė shprehjen? Ngandonjeherė gėnjejmė, ngandonjėherė ėshtė e nevojshme edhe tė na gėnjejnė.
- Sa kohė keni pėr familjen? Sa vėshtirė ėshtė tė jesh artist dhe familjar nė tė njėjtėn kohė?
- Ėshtė e vėshtirė dhe koha qė i kushtoj nuk mendoj se ėshtė e mjaftueshme, pėrpiqem tė bėj maksimumin, por kam shumė impenjime qė mė shmangin nga kjo gjė.
- Ju keni dy vajza, njėra prej tė cilave studion violinė, apo jo? Fakti qė jeni kėngėtar mendoni se i ka imponuar vajzės suaj pasionin pėr muzikėn?
- Jo, mendoj se ėshtė e trashėguar mė tepėr. Ajo ka njė vesh absolut.
Por, tė them tė drejtėn, ka dhe njė zė tė bukur e teknikė vokale mjaft tė mirė, mund tė bėhet kėngėtare shumė e mirė, nesėr pasnesėr. Por unė nuk ia kam thėnė kurrė kėtė, sepse kam hall se mos mė lė violinėn.
- Kur ju ka penguar dhe ndihmuar emri juaj?
- Mė shumė mė ka ndihmuar, pengesė ka qenė vetėm kur kam dashur tė jem i qetė, mos mė shohi kush, eh, jo, kėtė privilegj nuk e kam. Disa veprime qė pėr tė tjerėt janė mėse tė zakonshme, unė nuk duhet t'i bėj nė publik.
- Dini tė falni?
- Nuk jam kafshė qė tė mos fal, vetėm kafshėt nuk dinė tė falin. Pėr gjėrat e padrejta jam i ashpėr. Di ta ruaj arsyen, nuk jam nevrik, jam i ashpėr po. Jam tolerant por deri aty ku duhet. Ama kam falur dhe madje, mė tepėr seē duhet.
- Kush ėshtė krijimi juaj mė i bukur dhe mė i shėmtuar?
- Nė momentin qė krijoj tė gjitha mė duken tė bukura. Mė ka ndodhur edhe qė diēka qė profesionalisht nuk mė ka pėlqyer, tė ketė pasur shumė sukses. Por ama ka vdekur shpejt, nuk dua ta them pėr kė e kam fjalėn, por ka vdekur shpejt. Po bėre diēka tė mirė, atėherė po, qė ajo do t'i rezistojė kohės.
- Kush ėshtė rryma juaj muzikore e preferuar?
- Pop-rock. Kjo ėshtė dhe rryma me tė cilėn unė jam rritur.
- Po kėngėtari i preferuar?
- Janė dy, nė fakt. Bon Jovi dhe David Cordell. Jam munduar t'i pėrshtatem asaj lloj teknike vokali, por pa i imituar.
- Kush ka qenė dashuria juaj mė e madhe?
- Ne, mė tepėr, kam bindjen se duam nė bazė tė njė interesi, qoftė ky i pėrbashkėt ose jo. Nuk dashurojmė. Unė e kam shprehur kėtė edhe nė njė varg: ne dimė tė duam por jo tė dashurojmė. Qė tė dashurosh duhet tė jesh qorr. Jo, unė nuk kam dashuruar asnjeherė.
- A jeni penduar ndonjėherė pėr diēka?
- Janė shumė momente, ēdo ditė them sa budalla qė u tregova dje (qesh). Nė tė vėrtet, gjėrat qė kam dashur mė fort nė jetė, mė kanė humbur. Kur vėrtet jam lutur pėr dicka, pėr ta pasur, herė-herė edhe me ndonjė lloj agresiviteti madje, ato mė kanė humbur nga duart.
- Kėto humbje kanė qenė materiale apo shpirtėrore?
- Edhe materiale edhe shpirtėrore.
- A urreni njeri?
- Pėrbuzja ėshtė forma mė e mirė e sjelljes ndaj atyre qė janė tė neveritshėm. Unė i pėrbuz ata qė urrej.
- Kė vlerėsoni nga kolegėt tuaj, profesionalisht?
- Redon Makashin.
- Dhe kė nuk vlerėsoni?
- Ata qė duan tė bėhen muzikantė me muziken hip-hop.
- Sa i dhėnė jeni pas parave?
- S'mund tė jem i dhėnė pas parave pėrsa kohė jam i dhėnė pas pasionit tim, edhe pse kjo mė ka prishur shumė punė. Arti pėr mua ėshtė art dhe jo mjet pėr tė fituar. Aq mė tepėr nė Shqipėri ku dihet sa lekė ka njė artist, me kėtė pirateri qė ekziston dhe ku s'pėrfillen absolutisht fare tė drejtat e autorit. Sa lekė mund tė bėsh?! Por tė them tė drejtėn edhe shpenzoj shumė, sepse jam maniak pėr veshjen.
- Si e shihni veten pas 20 vjetėsh?
- nqs do tė jem, do tė bėj atė qė po bėj, art.
|
|
#5 07 Shkurt 2006 10:40
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Tania Doko, kėngėtarja rebele australiane me origjinė shqiptare
Nga Bardhyl Berberi
Datėlindja: 7 Maj
Shenja: Demi
Gjatėsia: 150 cm
Edukimi: Completed VCE 1991 at OLSH College, Bentleigh, Melbourne, Victoria. Completed Bachelor of Arts (Criminology)
Nė njė ditė tė nxehtė tė 23 korrikut, nė doganėn e Kapshticės, para njė interesi tė madh tė mediave tė vendit, ka mbėrritur nga Australia njė vajzė bjonde me shtat mesatar, pak e ndrojtur dhe e pėrlotur. Sapo shkel nė doganėn shqiptare, thotė me njė shqipe tė calė "Mirės ju gjeta" . Tufa me lule, pėrqafime me mall. Eshtė Tania Doko, njė nga kėngėtaret australiane mė tė famshme, me origjine shqiptare. Eshtė hera e parė qė ajo vjen nė qytetin e Pogradecit, nė qytetin e babait tė saj, Ēelnikut . "Eshtė diēka e bukur dhe befasuese ardhja ime kėtu." - shton Tania. Gjatė rrugės nga Kapshtica nė Pogradec ajo vėshtron e pėrqėndruar peisazhet pėrreth. Ajo shoqėrohet nga babai i saj, Ēelniku. Ka shumė emocione. Tė gjitha ato qė ia kishte rrėfyer degjuar babai i saj, ajo tani po i prek. Ajo ka mbėrritur nė Shqipėri dhe konkretisht nė qytetin e lindjes tė babait tė saj, nė Pogradec. Vetė Tania ka lindur ne Melburn tė Australisė, por Shqiperia i ka munguar gjithmonė. Ajo ka pasur kuriozitet pėr vendlindjen e babait tė saj. Ka udhėtuar mjaft, por gjithmonė nė plan tė parė ka qenė nostalgjia pėr tė parė Shqipėrinė. Biseda ndėrpritet herė pas here sepse bezdiset pa masė nga fotografėt dhe kameramanėt e ndėrsa ato i kėrkojnė tė buzėqeshė gjatė shkrepies sė aparateve, ajo u bindet dhe ju pozon sipas dėshirės. "Ky priviligj bėhet pasi kėtu unė jam nė Shqipėri dhe jam mes njerėzve tė mi qė janė tė qeshur dhe tė dashur me mua".
Ne i morėm njė intervistė ekskluzive pėr revistėn Spektėr, Tania Dokos.
- Kush ėshtė Tania?
- Unė jam Tania, vajza e Xhovanės dhe e Ēelnikut, kam 10 vjet qė kam kėnduar nė "bachelor girl"dhe tani jam e lumtur qė ndodhem nė Shqipėri.
- Keni njė javė nė Pogradec, ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje ?
- Babai gjithmonė mė ka folur pėr Pogradecin, pėr vendlindjen e tij, njerėzit janė shumė tė dashur dhe unė ndihem shumė komode.
- Ēfarė do tė thotė pėr ju "bachelor girl"?
- Kuptimi ėshtė vajza tė pavarura ose siē quhet ndryshe grupi vajzat beqare. Nuk ėshtė e thėnė se unė nuk dua tė martohem, por kjo nuk do tė thotė se unė do ndėrroj personalitetn tim nė qoftė se martohem.Tė gjitha kėngėt e mija burojnė nga shpirti i lirisė dhe pavarėsisė.
- Cilat jane kulmet tuaja ?
- Kam nxjerrė 2 albume shumė tė sukseshme qė janė mirėpritur nė Australi, Azi, Kanada, nė vendet skandinave dhe nė disa vende tė tjera tė Europės dhe jam nė pėrfundim tė albumit tė tretė. Kėngėt mė tė sukseshme kanė qenė
"Buses and trains", "Permission to shine", "Believe in you" dhe kėnga "Busesand trains" e cila ka qenė kėnga e parė qė u trasnmetua nė radiot Australiane me shume sukses. Mesazhi i kėsaj kėnge ishte qė tė biesh ne dashuri ėshtė sikur tė ka goditur treni.
- A do te jepni koncert nė Pogradec apo Tiranė ?
- Po, do tė jap koncert nė fillim nė Pogradec nė gusht dhe mė vone edhe nė Tiranė.
- A ndihet krenare Tania pėr origjinėn e saj shqiptare ?
- Sigurisht qė po, shqiptarėt janė shumė tė zgjuar, janė njerėz tė qetė dhe fakti qė ata kanė kaluar shumė gjėra nė jetėn e tyre, i ka bėrė ata shumė tė fortė dhe pėr kėtė unė vėrtet jam krenare qė jam shqiptare.
- Nė ē'raport ėshtė profesioni juaj me muzikėn?
- Nė vend tė parė ėshtė muzika, por dhe profesionin tim nė tė cilin kam mbaruar universitetin e psikologjise kriminale, kuptohet kjo ėshtė degė e drejtėsisė, unė e dua dhe e kam pasion dhe punoj me pėrkushtim.
Kam shkuar nėpėr spitale tek njerėzit e sėmurė, tek njerėzit e pashėrueshėm, kam vizituar tė burgosurit, pra unė profesionin e dua dhe ai vjen pas muzikės.
- Pėrshtypjet tuaja nė Pogradec gjatė kėsaj jave ?
- Sinqerisht jam shumė e lumtur qė ndodhem kėtu, liqeni ėshtė i mrekullueshėm, koha ėshtė fantastike, unė vij nga Melburn i cili ėshtė qytet shumė i civilizuar dhe shumė i ngarkuar me zhurmė. Kėtu nė Pogradec kam gjetur njė qetėsi vėrtet tė veēantė.
- A merret Tania me politikė ?
- Babai im ėshtė shumė i interesuar pėr politikėn dhe unė kam qenė shumė e prekur pėr kohėn kur babai im ka qenė i dėnuar. Kam shkruar dhe njė artikull nė Australi nė njė gazetė prestigjoze ku jam shprehur se shqiptarėt duhet tė gėzojnė njė demokraci tė vėrtetė, tė jenė tė lirė dhe tė ėndėrrojnė e tė shijojnė gjėra tė bukura nė jetėn e tyre, mjaft kanė vuajtur.
FLET babai i Tanies
"Eshtė e pesta herė qė vij nė Shqipėri, kuptohet pas vitit 1992. Jam larguar nga Shqipėria nė vitin 1946 pasi jam arratisur nga burgu i Gjirokastrės (mė bugosėn komunistėt nė burg se une bėja pjesė nė formacionet e Ballit Kombėtar). Nga Gjirokastra shkova nė Greqi dhe me njė janar tė vitit 1950 kam mbėrritur nė Austali nė Melburn. Aty fillimisht kam punuar nė njė fabrikė mė pas kam pasur njė biznes dhe pėr 35 vjet kam punuar shofer taksie. Jam shumė krenar pėr vajzėn time 27 vjeēare Tanian qė ka hipur nė majė tė muzikės Austaliane dhe po aq krenar jem kur ajo thotė nė intervista tė ndryshme qė jam shqiptare. Jam martuar me nje grua arbereshe qė quhet Xhovana dhe kam lindur tre vajza: Luana, Gloria, dhe Tanien.
Jam ndjerė shume krenar kur vajza ime nė njė stadium me 125000 spektatorė tė Melburn ka kėnduar Himnin e Flamurit. Gjithashtu Tania me zėrin e saj ka ēelur garėn e Formula 1 me njė kėngė. Unė jam nga fshati Vėrcun i Pogradecit, kam njė vėlla aty dhe nė fshatin Petrush kam njė motėr.
|
|
#6 07 Shkurt 2006 10:41
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Ermira Babaliu - Kėngėtarja qė u bė mėsuese nė Amerikė
Nga Xhuli Boja
Ermira ka ikur para shtatė vitesh nga Shqipėria me llotari .. . Nė fillim ka kėnduar nėpėr dasmat e shqiptarėve, mė vonė ka organizuar koncerte duke mbledhur artistėt shqiptarė nė Detroit, Micigan. Nė fillim thotė se e ka patur tė vėshtirė qėndrimin si tė gjithė, por tani nuk e ēon ndėrmend kthimin nė Shqipėri. Vjen kėtu vetėm sa pėr tė parė nėnėn e saj dhe miqtė. Me bashkėshortin e saj dhe vajzėn ndjehet mirė nė shtėpinė e saj dhe ka njė shtėpi shumė romantike ku fton tė gjithė miqtė nga Shqipėria pėr ta vizituar nė Miēigan, aq sa ka mundėsi natyrisht.
- A u pėrshtatėt shpejt me Amerikėn?
- Qė tė jem e sinqertė, mė ėshtė dashur pak kohė pėr t'u ambientuar me jetėn amerikane. Ne ishim brezat e parė qė shkuam me kėtė llotari dhe ishte njė bazament social i pandėrtuar, kėshtu e kemi nisur nga hoteli. Kuptohet qė nė shumė aspekte, pėr fajin tonė, ne nuk ishim tė pėrgatitur. Anglisht dinim pak. Nuk kishim shumė informacion dhe fillimisht ishte e vėshtirė. Por megjithatė unė kam njė natyrė qė nuk shqetėsohem pėr atė qė kam qenė, por nė dy vitet e para thosha nė ēdo moment: "Do kthehem sėrish nė Shqipėri, do kthehem". Im shoq ishte ai qė kėmbėnguli dhe bėri mirė. Mė vonė pra e konsolidova mendimin pėr tė qėndruar sepse atje o duhet tė jetosh si ato, tė integrohesh pra, ose duhet tė ikėsh.
- Mė flisni pak pėr familjen tuaj?
- Unė kam burrin dhe njė vajzė, Aleksandri dhe Dorela. Vajza, Dorela, ėshtė 15 vjeē dhe sivjet shkon nė shkollė tė mesme. Kam ėndėrr qė ajo tė shkojė nė njė nga universitet mė tė mira nė Haward. Mė vjen mirė qė ajo ka tė trashėguar nga shqiptarėt mikpritjen, ndėrsa mentaliteti i saj ndryshon. Ėshtė ndryshe nga shqiptarėt. Unė vė re kėtu qė ka njė kapadaillėk nga ata qė kanė lekė. Por qė tė mos dal nga pyetja ..sepse kjo ėshtė tjetėr temė.. Dorela...ajo ka disa gjėra qė nuk i kapėrcen dot. Kur ne vijmė kėtu, e shqetėson shumė fakti qė kur kalon rrugės njerėzit e shikojnė, si dhe shumė gjėra tė tjera.
- Ermira, me se merreni nė Amerikė?
- Nė fillim ndoqa njė shkollė pėr mėsimin e anglishtes dhe mė pas vazhdova njė kolegj pėr kozmetollogji. Kjo mė ndihmoi pėr tė marrė njė liēensė qė mė hiqte stresin e anės ekonomike edhe nga ana tjetėr mė ndihmoi shumė pėr tė mėsuar mirė anglishten. Mė vonė punova si parukiere njė vit. E ndjeva veten shumė keq sepse m'u duk sikur mund tė bėja mė shumė. Mėsova pastaj qė pėrkthehej diploma dhe tė njiheshin kreditet e universitetit qė unė kam mbaruar kėtu pėr filozofi. Bėra ndėrkohė dhe dy shkolla me korespodencė pėr t'u njohur me sistemin mėsimdhėnės atje. Faktikisht bėra dy intervista dhe fitova pėr t'u futur si teknike pėr gjuhėn e dytė. Tani jap mėsim pėr nxėnėsit qė vijnė nga vendet e huaja dhe qė nuk dinė anglisht, dhe nė ushtrimin e kėtij profesioni ushtroj dhe veten. Sa mė shumė qė i futem anglishtes, aq mė pak me duket se di. Mbase kėshtu u ndodh tė gjithėve.
- Po pėr tė kėnduar nė publik?
- Mė jepet shumė shpesh rasti. Vitet e para qė i kisha tė vėshtira, ishin vitet qė kėndova mė me intensitet. Gjeta atje qė mė njihnin, nga pjesa e Prespės ka shumė shqiptarė nė Micigan. Unė kam kėnduar nė shumė dasmat e tyre, pėr pesė vjet. Qė vitin qė shkova, fillova tė kėndoja vetėm nėpėr dasma dhe po ashtu nė festat qė organizonin shqiptarėt. Fillimisht jam ndjerė mirė, mė vonė mendova tė menaxhoja koncerte. Nė vitin e dytė tė qėndrimit u pėrpoqėm tė krijojmė koncerte cilėsore nė bashkėpunim me Merita Halilin, Eli Farėn, Aurela Gacen me orkestėr tė Edi Xhanit e me Ilir Dangėllinė. Sė fundi ftova dhe Redon Makashin qė nga Shqipėria. Ishte nė njė
koncert i kėndshėm qė u bė nė muajin mars.
- A ndjeheni ngrohtė dhe mes miqsh atje ?
- Kur mė kanė pyetur para disa vjetėsh se ēfarė ju mungon mė shumė, unė kam thėnė se mė mungojnė miqtė e vyer. Dhe qė tė them tė drejtėn nė fillim nuk kisha shumė miq pasi jam natyrė qė i dua njerėzit dhe fillimisht kėrkova miq tė rinj. Por qė tė bėhesh mik me dikė duhet tė kesh interesa te njėjta, nivele tė njėjta, nuk mjafton vetėm mirėsia e tjetrit. Pas shtatė vjetėsh qė unė jetoj atje, kam shumė miq.
- Si ndodhi qė u kthyet nė Shqipėri ?
- Tani jam kthyer kėtu pėrkohėsisht, para dy javėsh. Qėllimi ka qenė tė shoh nėnėn, sepse sa mė shumė kohė kalon aq mė shpesh dua ta shoh, tė takoj miqtė e mi dhe ndėrkohė jam duke punuar pėr njė album me kėngė popullore. Tani pothuajse e kam mbaruar albumin, kam zgjedhur njė repertor tė jugut duke menduar se i shkon zėrit tim. Kam njė mik tė mirė shumė qė po mė ndihmon pėr kėtė, Edmon Rrapi mė tė cilin mė bashkon miqėsia, shija dhe talenti i tij dhe ndėrkohė qė kam marrė njė klarinetist nga Erseka, Aleks Xhelilin. Mė pėlqen klarineta e tij dhe njė lahutiste nga Korēa. Mua s'mė pėlqejnė shumė kėngėt popullore te pėrpunuara, mė pėlqejnė kėngėt qė tė transmetohen nė brezat qė vijnė, kėngė tė vjetra qė kanė njė orkestracion tė ri, por baza e kėngės mbetet po ajo. Siē thoshte Lasgushi nė njė vend: "Ne i marrim kėngėt nga populli dhe nuk i lėmė nė popull, por i ngrejmė mbi popullin pėr tė thėnė qė ėshtė art".
- Financiarisht e pėrballoni vetė albumin e ri ?
- Me thėnė tė drejtėn .. nė fakt njė shoqja ime guxoi tė pyeste nėse mundet tė ndihmohem pėr nxjerrjen e albumit, pasi nė tė gjithė botėn aplikohet donacioni i artistėve. Dhe pėrgjigja e njė bisnesmeni ishte : "Erdhi Ermira tė lypė kėtu ?" Dua tė them se nuk dua tė lyp, pasi kjo ėshtė jashtė karakterit tim, por dua tė bėj tė qartė diēka. Kujtoj se kam qenė dikur nė njė koncert tė Celin Dion nė Las Vegas tė cilin e kishte sponsorizuar Klaiser-i d.mth. Celine Dion ėshtė multimilionere dhe s'ka nevoje pėr sponsorizime, por ndėrkohė ai qė sponsorizon bėn tė mundur nė kėtė rast tė dalė ose jo albumi. Pasi unė nė rast se nuk gjej njė blerės, nuk mund ta shes pa u garantuar nė nxjerrjen e shpenzimeve tė mia. Pra njė sponsor bėn tė mundur nxjerrjen e vlerave, nė kėtė rast nuk ndihmohet personi, por arti dhe kultura. Nuk di se si funkionojnė gjerat kėtu, por do tė thosha se pavarėsisht nga ky rast, unė nuk kam guxuar tė kėrkoj sponsorizime pasi nuk kam dėshirė tė pėrballem me kėtė lloj mentaliteti.
- Pas shtatė vitesh qė nuk jeni kėtu, ēfarė tė reje keni vėnė re tek shqiptarėt?
- Nė pėrgjithėsi unė kam patur njė rreth shumė tė mirė miqėsor, por nė pėrgjithėsi nė ndryshimet qė shikoj ėshtė ajo qė unė thashė pak mė lart, qė njė pjesė e atyre qė tashmė janė bėrė me lekė kanė ndryshuar qėndrimin, se si tė shikojnė etj etj. Kjo s'mė pėlqen, por dhe s'ka shumė rėndėsi. Ndėrsa ajo qė mė bėn shumė pėrshtypje ėshtė se kuptohet qė janė bėrė shumė ndėrtime, por ka shumė gjėra qė mė shqetėsojnė. E para ėshtė se nuk e konceptoj dot faktin se si rrinė njerėzit. Janė shumė afėr plehrave, ka shumė plehra. Nga ana tjetėr ėshtė ajo e kapadaillėkut anakronik tė njė pjese tė njerėzve.
- Jeni e pasur Ermira krahasuar me shqiptarėt e tjerė artistė ?
- Unė nuk mund tė them qė jam e pasur, por kam njė vėshtrim mė real pėr jetėn. Sa mė shumė kohė qė shkon, unė arrij tė siguroj njė jetė normale. Kam njė shtėpi shumė romantike qė m'i plotėson kushtet e pėrditshme. Ftoj gjithė miqtė e mi qė kanė dėshirė tė vijė nė Micigan. Ėshtė i mirėpritur nė shtėpinė time pėr njė drekė, deri kėtu ėshtė pasuria ime. Bėj njė jetė normale, frekuentoj koncertet. Mė vjen keq qė ėshtė hapur njė nam i tillė qė Amerika ėshtė "Punė dhe Gjumė". Kjo s'ėshtė e vėrtetė. Pėr mua, nė ēdo vend qė tė jetosh varet se ēfarė ti i kėrkon jetės. Nė tė tėrė botėn ka karrocierė, shoferė, mėsues, gazetarė, artistė tė pasur dhe tė varfėr .. .Nėse ti i kėrkon mė tepėr vetes nė asnjė vend nuk ka limite dhe nė Amerikė gjithashtu. Limitet qėndrojnė tek individi.
|
|
#7 07 Shkurt 2006 10:42
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Ledina Ēelo - E shoh jetėn bardh e zi
Nga Arlinda Canaj
Kėngėtarėt sot duken sikur kanė humbur shumė nga vetja. Ndryshimet e mėdha qė po ndodhin nė kėtė vend pėr shumė njerėz romantikė, njerėz tė mėsuar me parime dhe sjellje "alla buon manier" e kanė kuptuar qė tė jesh nė qendėr tė vėmėndjes duhet tė bėsh sharlatanizma mbas biznesmenėve. Dreka dhe darka, servilizma dhe histori boshe qė nė bosht kanė gjithnjė qėllimin pėr tė paguar artin tėnd, me diēka qė ėshtė jashtė vetes. Kėngėtari di tė japė maksimumin me zėrin e tij, tė hapėsinohet nė ndjenjėn e bukur tė vargjeve dhe nė muzikėn qė nuk njeh limit. Por, kur ai vihet ballė pėr ballė me interesin, lekun, qėllimet e dyfishta, interesat e vogla, duket sikur humbet shumė nga vetja. Atėherė vjen njė largim i beftė, krejt fatal pėr artistin...
- Si ėshtė gjendja juaj shpirtėrore nė kėto momente?
- E mirė, sepse pas njė periudhe tė gjatė pune, jam ritakuar me tė afėrmit e mi, me vėllain qė kisha kohė qė nuk e kisha parė. Por nė lidhje me veten mė duket sikur kam humbur shumė. Sot krijimtaria bėhet vetėm mbi bazėn e interesave materiale dhe tė them tė drejtėn unė nuk jam tip qė t'i shkojė nga prapa biznesmenėve pėr tė vjelė para. Jam nga ato njerėz qė e adhurojnė kėngėn, qė emocionet mė mirė se kudo tjetėr mund t'i shprehė me anė tė muzikės. Kjo periudhė boshe krijimtarie mė vret shumė. Kėnaqėsia mė e madhe e imja, ėshtė kur mė ndalon ndonjė polic nė rrugė dhe mė kėrkon dokumentat. Aty shoh qė unė quhem Ledina Ēelo dhe ndjehem me tė vėrtetė nė Shqipėri. Ėshtė nje periudhė boshllėku dhe mė vjen shumė keq. Kėtu nė Shqipėri emocionet janė shumė tė mėdha dhe mbi kėtė tokė unė kam ndjerė kontaktin e parė me publikun, emocione qė s'do i harroj kurrė. Por qė dua qė ato tė pėrsėriten.
- E megjithatė unė di se ju po punoni nė Francė...
- Po, kam fituar njė konkurs dhe jam nėn njė kontratė komedie muzikale. Nė fillim unė nuk dija frėngjisht e megjithatė ma ofruan kėtė mundėsi, duke mė dhėnė mundėsi tė perfeksionoj frėngjishten. Unė kam njė rol tė dytė. Komedia quhet "Marin Maddlen", flet pėr historinė e njė gruaje heroinė tė diskriminuar nga koha. E quanin njė femėr prostitutė, por ajo kishte fatkeqėsitė e saj. Ėshtė njė grua shumė e mirė, ndėrkohė qė motra i bėn gjithė prapaskenat. Unė pra kam rolin e mė ēapkėnes dhe dua t'i rrėmbej dashurinė.
- Si ju ka pritur publiku francez ?
- Shumė mirė. Po unė doja tė theksoja se jashtė ka njė interesim shumė mė tė madh ndaj artistėve. Unė lashė Akademinė e Arteve tė Bukura, njė vit e kisha kaluar tashmė, pėr tė marrė kėtė rol qė mund tė mė jepte mundėsi shumė tė mėdha nė karrierėn time. Aty, gjėrat janė tė organizuara shumė mirė dhe mbi tė gjitha ka vėmėndje ndaj talenteve. Shkova shumė rastėsisht aty dhe shoh ndryshime shumė tė mėdha. Ato nuk mė njihnin dhe mė ofruan bashkėpunimin e tyre, ndėrkohė qė nė Shqipėri tė njohin shumė mirė dhe nuk e bėjnė kėtė.
- A ishte e lehtė t'i pėrshtateshe jetės atje?
- Sigurisht qė jo. Unė nė Shqipėri pata fatin e madh tė kėndoj me Luan Zhegun dhe karriera ime mori krahė menjėherė. Atje vėshtirėsitė ishin shumė tė mėdha si pėr moshėn, pėr gjuhėn, por njėkohėsisht dhe pėr faktin qė unė isha njė vajzė e re e pamėsuar tė jetoj larg familjes. Nė fillim unė komunikoja anglisht, por tani kam nisur tė komunikoj mirė frėngjisht. Aty jetoj vetėm. Shtėpinė e kam tė paguar nga produksioni, por kam dhe pak miq dhe kaloj njė pjesė tė mbasdites. Punoj me tė vėrtetė shumė. Dikur nuk kam qenė njė vajzė shumė studioze dhe aty kam mėsuar edukatėn e punės.
- Ishte hera e parė qė keni dalė jashtė?
- Jo, para katėr vjetėsh kam dalė nė turne me disa artistė shqiptarė dhe ka qenė diēka krejt ndryshe, sepse ishe e rrethuar me miq, shokė, kolegė.
- E megjithatė duket sikur ke shumė nostalgji pėr Shqipėrinė...
- Ėshtė njė fenomen i ēuditshėm qė besoj se i ndodh tė gjithėve. Kur ikėn ke atė padurimin pėr tė arritur qėllimin e jetės tėnde. Ke shumė objektiva dhe do t'i arrish. Por kur t'i ke njė ftesė nga Shqipėria, atėherė ndizet ajo dėshira e madhe e vendlindjes qė tė mbyt dhe dėshiron tė fluturosh.
- A i dėgjon kėngėt e tua?
- Dikur i dėgjoja. Tani jo mė... Do kisha dėshirė tė dėgjoja kėngė tė reja. Doja tė dėgjoja Ledinėn me kėngė tė reja.
- Kėtė radhė pse je kthyer?
- Kisha njė ftesė nga Petri Bozo pėr njė koncert. E prita me shumė kėnaqėsi sepse isha pushim. Nė Durrės nė koncertin e madh qė u zhvillua, ndjeva emocionin e madh tė publikut. Kisha ardhur me pak dyshim duke menduar se ēfarė do t'i thosha publikut "Ju ndoshta mė keni harruar, unė jo". Por u kėnaqa sepse ato kėnduan me mua, dhe ky ishte sodisfaksioni mė i madh.
- Ledina, kush ja u ka vėnė emrin?
- Ishte njė zgjedhje e vėllait tė madh. Ne kemi shumė diferencė me njėri tjetrin. Vėllai im ka qenė shumė studioz, komplet ndryshe nga unė, dhe dashurohej me gjuhėn ruse. Mėsuesja e tij ishte shtatzėnė nė tė njėjtėn kohė me nėnėn time. Ajo donte t'i vinte kėtė emėr sė bijės, por lindi djalė. Dhe kėshtu emri mė mbeti mua. E kam kėtė emėr dhuratė nga vėllai i madh.
- Sa fėmijė jeni?
- Jemi tre. Unė jam vajzė e vetme dhe mė e vogla. Vėllezėrit i kam patur gjithnjė si shokė. Jeta na ka ndarė disi tani, se jemi tė gjithė jashtė. Kam patur shumė diferencė me to dhe mė kanė parė gjithnjė me sytė e mė tė voglės.
- Tė kanė mbrojtur ndonjėherė "alla shqiptarēe"?
- Me vėllain e vogėl kam patur konfidencė shumė pėr artin. Ai merrej dhe vetė me muzikė, por u largua shpejt pėr nė Gjermani. Vėllai i madh ishte shumė mė ndryshe, ka qenė shumė i hapur. Vėllai i vogėl mė thotė gjithnjė dhe tani: "ėshtė mirė qė u largova, sepse pėrndryshe nuk do tė kisha lėnė kurrė tė vazhdoje rrugėn e artit". Ato sot mė ndjekin kudo qė janė dhe janė fanatikė mbas videove tė mia. Unė jam shumė neglizhente dhe mė ka ndodhur tė mos kem kasetat me interpretimet e mia. Ia marr gjithnjė atyre.
- Si ndodhi zbulimi yt?
- Nė moshėn 12 vjeēare nė Pallatin e Kulturės im vėlla kėndonte njė kėngė tė Vladimir Kotanit mbas festivalit. Aty kėndova njė duet me tė. Ishte njė sukses i vogėl. Unė e kam dashur shumė muzikėn, por nė fėmijėri kam patur mė tė fortė pasionin e atletikės. Dhe ishte koha qė duhet tė regjistroheshim nė gjimnaz. Mėsuesja e muzikės mė kish dėgjuar tė kėndoja kur bėnim pastrimin javor nė klasė tė tetė, mu vu nga prapa tė konkuroja nė lice pėr kanto. Fitova po jo me ambicjen tė kėndoja nė festival. Mė pas gjėrat rrodhėn vetė. Nga bashkpunimi me mėsuesin tim tė pianos, tek Osman Mula e tek Agim Doēi, Alqi Boshnjaku e shumė tė tjerė. Por ėshtė njė rrugė shumė e vėshtirė. Ka shumė prapaskena. Unė shpalos emocionet e kėngės, por prapa nuk ėshtė dhe aq bukur.
- Ju a jeni e bindur qė talenti ēan sot nė jetė?
- Duhet tė jesh shumė i fortė. Sot ana ekonomike dhe financiare janė primare pėr tė vazhduar. Talenti shumė herė lihet i mjerė nė mes tė rrugės...
- Ju thatė qė bėhen shumė prapaskena nė botėn e artit. Nga kush?
- Prapaskenat janė jo konkrete, por janė tė kuptueshme.
- Po mes kėngėtarėve...?
- Unė jam e kėnaqur qė ēdo artist ka fansat e tij dhe krijon personalitetin e tij. Ka vend pėr tė gjithė. Tek unė nuk egziston xhelozia ndaj askujt. Ambicie sigurisht qė ka, po kjo pėr tė ecur pėrpara.
- Ēfarė jete bėn sot?
- Unė bėj njė jetė shumė normale. Panvarėsisht se tani qė jam rritur i kuptoj gjėrat shumė mirė dhe pėr kėtė mė vjen keq. Dikur i shihja gjėrat mė tė paqta. Tani shoh dhe kuptoj realitetin. Ai ėshtė bardh e zi.
- Ngjyra?
- Unė kam dėshirė tė shoh diell, por njerėzit janė vrarė. Konkretisht shoh vėllain tim. Ai ka ikur para 13 vjetėsh dhe ka mbetur ai i pari. Ndėrsa njerėzit kanė ndryshuar shumė. Ndoshta si rrjedhim i mbijetesės sė vėshtirė shqiptare. Nuk e di. Ndonjėherė them, jam mirė aty ku jam. Ti shoh gjėrat nga larg dhe tė jem e bindur pėr kėtė.
- Ledina, shumė tė trishtuar tė shoh. A ka dashuri nė jetėn tėnde?
- Sigurisht qė ka, sepse dashuria ėshtė ajėr. Ėshtė frymėzim.
- Pėr ju thuhen historira shumė interesante mbi jetėn private...
- Po, historia ime e dashurisė vazhdon dhe mendoj se do ketė tė ardhme. Ėshtė gjithnjė dashuria ime e vjetėr, me tė cilin ndjehem shumė mirė.
- Ēfarė profesioni ka i dashuri yt?
- Nuk mund ta them. Ėshtė shumė dashamirės i artit, kaq mjafton.
- Ku jeton?
- Mund t'ju them qė unė kam njė qėllim. Nė qoftė se dashuria ka qenė e bukur kur ju e keni marrė vesh para dy tre vjetėsh, historia vazhdon. Unė jam prapė me kėtė njeri. Familja do jetė nė tė ardhmen time, dhe e shoh veten njė nėnė, nė mėnyrė tė padiskutueshme. Unė tani jam nė Francė, kam obligimet e mia, dashuria ime ėshtė nė Londėr dhe mendoj se kemi njė tė ardhme tė pėrbashkėt.
- Dikur jeni marrė me atletikė. Vazhdoni akoma?
- Po, vazhdoj rregullisht. Tani 30 minuta ose njė orė ia kushtoj vrapit.
- Mban dietė?
- Sigurisht qė po.
- Ēfarė ushqimesh preferon?
- Jam vegjetariane, po ha shumė dhe peshkun. Molla ėshtė fruti qė mė bėn tė ha dhe njė kile pėrnjėherė.
- Tani nė Francė ke probleme me ushqimin?
- Sigurisht, mamaja mė mungon shumė. Ajo m'i bėnte tė gjitha gati. Regjimi sigurisht ka ndryshuar. Tani qė kam ardhur, mė ka gatuar speca tė mbushura, pėr tė cilat kisha shumė neps.
- Ledina, a i ke ruajtur miqėsitė e vjetra?
- Kam qenė shumė e shoqėrueshme. Por bardhė e zija ka hyrė pak nė shpirtin tim dhe ka zėnė vend edhe nė shoqėri.
- Je tip diplomate?
- Jam tip i lėkundshėm. Mė vjen shumė inat qė duhet t'i them tė gjitha, po mė mbėrthyet. Jam tip qė njė moment qan, njė moment hedh poshtė ēdo gjė. Por logjika vendos ekuilibrin.
- Pėr ēfarė nervozohesh mė shumė?
- Pėr sinqeritetin. Atė e shoh tė zbehur dita ditės.
- Po ju a gėnjeni?
- Deri dje nuk gėnjeja kurrė. Tani kam filluar edhe tė gėnjej... Ndoshta i jam pėrshtatur ambientit.
- Veshja qė preferoni?
- Unė preferoj ngjyrat nė pėrgjithėsi.
- Kapelen e pėrdor vetėm nė Shqipėri pėr t'iu fshehur syve tė njerėzve...?
- Jo, e bėj thjesht pėr ēėshtje dielli. Bėn shumė vapė kėto ditė.
- Ēfarė bėn tjetėr nė Francė?
- Kam filluar tė lexoj shumė. Nė lice ka qenė jetė tjetėr. Isha adoleshente dhe pėlqeja shumė diskot dhe shoqėrinė. Mė sė fundi kam lexuar Koelhon dhe mė ka lėnė shumė mbresa. Ato momentet vetėm, unė i kaloj duke lexuar. Dikur bėja njė telefonatė, dilja. Tani ėshtė ndryshe.
- Ke patur mė parė shoqe apo shokė?
- Kam dashur gjithnjė tė kem shoqėri me shokė. Por shumė herė ato janė keqkuptuar. Po unė jam ndjerė shumė mirė nė miqėsinė e tyre. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh shokė tė vėrtetė.
- Projektet e tua tė ardhshme?
- Nė tė ardhmen time do jetė Shqipėria. Nuk do i mungoj asnjėherė. Pėr tė realizuar njė ėndėrr, pėr tė evidentuar emrin e mirė tė shqiptarėve.
- A je ndjerė keq pėr emrin shqiptare?
- Mė shumė ndjehesh keq kėtu nė Shqipėri, sidomos kur ke tė bėsh me dokumentacion. Atje shihen gjėrat me seriozitet, ndėrsa kėtu shteti nuk tė siguron personalitetin si njeri. Unė ndenja tre muaj nė Shqipėri pėr njė dokument. Gjėra absurde, pyetje absurde.
- Si jetojnė shqiptarėt nė Francė?
- Nė pėrgjithėsi janė integruar. Unė nuk kam shumė kontakt.
- Me kompaninė muzikore a do ketė vazhdimėsi?
- Kontratėn e kam tre vjeēare. Sigurisht shfaqja nuk do vazhdojė pėr tre vjet. Flitet qė pas komedisė do pėrgatitet njė album me tė cilin ne kemi filluar. Kam inēizuar dy kėngė nė frengjisht.
|
|
#8 07 Shkurt 2006 10:43
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Gili: Nuk mė pėlqejnė veshjet e 'zhveshura'
Nga Naime Beqiraj
Gili, biondja simpatike e kėngės shqiptare, sa ėshtė kthyer nga njė sėrė koncertesh nė Ulqin dhe nė Malėsi tė Madhe ku ka kėnduar nė mesin e malėsorėve tė ardhur pėr pushime nė trojet e veta. "Biles i kam lėnė ende valixhet nėpėr korridore, por pasi intervista ishte pėr media nga Tirana erdha pa hezitim". Nuk e pyesim pse kaq shumė valixhe sepse e dimė qė Gili ėshtė njėra nga kėngėtaret qė i kushton shumė rėndėsi paraqitjes para publikut, qoftė me veshje, qoftė me grim, qoftė me fotografi, etj. Ajo, bashkė me vjehrrėn, Ilirin bashkėshortin dhe me djemtė i kishte mbaruar pushimet e verės nė Antalia tė Turqisė dhe kėtė periudhė gushti nė bregdetin shqiptar tė Ulqinit qė e quante periudhė pune, sado qė shprehej se ishte kėnaqur shumė.
Kėngėtarja qė kėndoi pėr disa vite kėngė qė u pėlqye e po pėlqehet edhe nga fėmijėt, ēastet e eksodit i riktheu me disa kėngė tė tjera me tema tė ditės tė cilat i realizoi edhe si videoklipe. Kėnga "Prishtina", njė baladė shumė e bukur ku i kėndohet rinisė studentore prishtinase tė viteve tetėdhjetė. Pastaj kėnga "Ditėt e fundit" nė duet me Ardit Stafajn e cila trajton temėn e drogės qė si videoklip ka marrė shumė ēmime nė manifestimet e kėtij lloji, dhe tash sė fundi kėnga "Mos ma shėmtoni lirinė". Vetėm pas luftės ka realizuar njė videokasetė dhe dy albume qė janė pritur dhe janė shitur shumė. Disa nga kėngėt e saj pėrcjellin edhe sensin e krenarisė sė tė qėnit femėr si: "Edhe pa ty u kėnaqa", "Aktore e pėrkryer", etj. Gili ka marrė pjesė nė shumė manifestime humanitare nė Kosovė dhe jashtė. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastėsisht qė albumin e saj tė fundit e ka pėruruar jo nė ambiente tė mbyllura e nė sallonet e hoteleve tė Prishtinės, por nė njė ambinet rural nė njė fshat tė Kosovės.
* Vendlindja: Prishtinė
* Pesha: 58 kg
Gjatėsia: 1.63
Shenja e horoskopit: Demi
Ngjyra e syve: E gjelbėrt
* Shkollimi: Fakulteti Filozofik, Gjuhė e letėrsi shqipe
* Ngjyra mė e dashur: E bardha, pink
* Parfumi : J'adore
* Qyteti qė pėlqeni: Prishtina, Parisi, Venediku
* Firmat nga e cila e pėrdorni kozmetiken: Lancom
* Kėngėtari mė i mirė: Sinan Vllasaliu, Elsa Lila, George Michael
* Aktori juaj mė i dashur: Ben Afflek
* Ushqimi: italian
* Pija: Campari
* Pushimi: Turqia
* Kreatorja: Donatela Vercaēe
* Stili nė veshje qė pėlqeni: Elegante
- Ēfarė do tė ndryshonit nga pamja juaj?
- Sė pari do t'i largoja kilogramėt e tepėrt.
- Ēfarė komplimenti ju kanė bėrė pėr pamjen tuaj?
- Xixėllonja e skenės shqiptare.
- Sa ndryshon loku juaj nė skenė me lokun e jetės sė pėrditshme?
- Ekstravagante nė skenė dhe praktike nė pėrditshmėri.
- Cilėn veshje nuk do ta kishit veshur kurrė?
- Atė me tė cilėn do tė dukesha "e zhveshur".
- Bizhuteritė a i pėrdorni dhe tė ēfarė natyre janė?
- Shumė, sidomos ato vezulluese nė skenė.
- Ēfarė ėshtė moda pėr ju?
- Tė jesh e bukur nė momente dhe nė vende tė caktuara
- A keni mbajtur ndonjėherė dietė?
- Dietat i pėrdori para xhirimeve tė videoklipeve.
|
|
#9 07 Shkurt 2006 10:44
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
Arditi, Ja ku eshte
Pas pese vjetesh shkeputje, kthimi me nje album te ri. Me te cilin tregon "Ja ku jam": kengetar, kompozitor, prezantues dhe menaxher i suksesshem, i cili dikur ka pasur perplasje me Ramen, por tani i ka kompozuar Tirona, qe afrohet me opoziten dhe qe dikur komentohej si dhender blloku. Ardit Gjebrea rrefehet ne Klan
Nga Iva Tico
Ne zyren e Ardit Gjebrese qetesia eshte e perkohshme. Sapo jane larguar disa greke qe do te merren me fonine dhe ndricimin e koncertit te tij pas pak ditesh. Gjashte instrumentiste italiane pritet te vijne se bashku me nje trupe balerinesh nga Kievi. Telefoni tringellin ore e cast. Dhe ta mendosh qe nje rremuje e tille eshte bere edhe pak jave te shkuara. Kur Arditi me Vera Grabocken organizuan edicionin e peste te festivalit Kenga magjike dhe pas tij. Eshte bere edhe pas tij ne koncertin e Krishtlindjeve. Pa ndonje pushim te madh, Arditi i eshte rikthyer serish rremujes se organizimit. Dhe punes se tij menaxhuese. Por kesaj radhe me nje tjeter kenaqesi. Sepse pas pese vjetesh nderprerje nxjerr ne treg nje album te ri. Nje album kaq te kushtueshem, sa nuk ka realizuar ndonjehere ne Shqiperi. Dhe ku jane perfshire studio italiane apo muzikante qe shoqerojne neper koncerte Claudio Baglionen apo Zucheron. Nje album qe Gjebrea ka preferuar ta quaje "Ja ku jam". Dhe qe e ka rrefyer ne nje interviste.
Pse "Ja ku jam"?
"Ja ku jam" eshte titulli i nje kenge, teksti i se ciles eshte bere nga Timo Flloko. Eshte kenga te ciles i kam bere edhe videoklipin. Dhe vetem pas kesaj mendova qe kete titull t'ia vendos edhe albumit tim. Jo vetem per kengen, por qe edhe gjithkush te mendoje se, ja ku jam. Pas pese vjetesh, me nje album te ri.
Dhe ku je ne fakt?
Ky album vjen ne kohe. Dhe mendoj se sjell nje Ardit te evoluar. Ajo qe eshte me e cuditshme, eshte se brenda tij ka nje shumellojshmeri stilesh ne baze te te njejtit origjinalitet muzikor. Jane katermbedhjete kenge gjithsej, pothuajse te gjitha me stile te ndryshme. Por perseri jam une, ne cdo kenge ndihet qe eshte dora ime. Per gati gjysmen e poezive te albumit, kam bashkepunuar me Timo Fllokon. Por edhe me Dritero Agollin per kengen "Po kur te jesh merzitur shume". Kam gjithashtu ne kenget e mia edhe poezi te Teodor Kekos, Xhevahir Spahiut, Andi Bejtes, por edhe te Dr.Florit te West Side Family.
Pra pervec kengeve te reja edhe hite te vjetra dhe rrep?
Me Dr.Florin kam bashkepunuar per nje kenge ku ai kendon pjesen rrep. Vetem ai dhe jo i gjithe grupi. Kurse kengen "Po kur te jesh merzitur shume" e kam regjistruar si muzike filmi dhe deri tani ajo nuk ka ekzistuar asnjehere e regjistruar ne asnje album. Shume njerez me pyesnin se ku mund ta gjenin dhe prandaj vendosa ta vendos ne kete album.
Po te tjera kenge te sukseshme?
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej t'i futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja, sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi. Videoklipi i kenges eshte bere ne Greqi nga Nikos Sulis, ndersa producente eshte "Le Spot". Fotografite jane bere nga Fadil Berisha, te gjitha ne Nju Jork, kurse dizainimi eshte bere fillimisht ne studion e tij atje dhe pjesa tjeter nga dizaineri i tij qe erdhi ne Tirane.
Te gjithe keto deshmojne se ka qene nje album qe duhet t'ju kete kushtuar jo pak para.
Ka qene vertet nje investim gjigand. Por qe eshte nje pune me te cilen kushdo do te ndihej shume krenar.
Nje investim per emrin serish?
Per mua eshte nje kenaqesi te di se albumi im perhapet neper bote. Dhe e di qe nje gje e tille ka ndodhur me dy albumet e shkuara, te cilat kane bredhur me ane te studenteve. Jane ata qe blejne kryesisht kenget tona per t'i shperndare pastaj gjithandej. Per shembull nje mikesha ime angleze me tregoi se nje albumin tim e kishte gjetur ne Kolumbi. Nje studente shqiptare e kishte blere dhe ia kishte bere dhurate dikujt. Dhe une sigurisht jame shume i lumtur qe studentet shqiptare dhurojne muziken time, pa ndjere asnje grime inferioriteti.
Dhe a prisni qe pas nje investimi kaq te madh te nxirrni para nga shitja e albumit?
Nuk pres qe te nxjerr para nga shitja e albumit. Pasi albumet jane gjithmone nje investim i mire, kurse te ardhurat perftohen nga koncertet. Por, nderkaq jam ndihmuar se tepermi nga me e madhja shtepi diskografike ne Shqiperi "Super Sonic". Se bashku me sponsorizimin nga AMC dhe nga cigarja ime e preferuar "Memfis", kane bere te mundur realizimin e albumit tim, i cili ka qene vertet i shtrenjte. Per ta realizuar kam bere se paku dhjete udhetime ne Itali, pese ne Athine dhe dy te tjera ne Nju Jork.
Dhe do te kete gjithashtu nje koncert se afermi?
Po, nje koncert ne 14 shkurt ne Pallatin e Kongreseve. Ku pervec katermbedhjete kengeve te albumit do te jene dhe kater nga kenget e mia me te sukseshme. Pak a shume, ashtu sic ndodhi pese vjet me pare me albumin "Projekt Jon", i cili u shoqerua gjithashtu me nje koncert.
Po pse nje pushim pesevjecar?
Pas atij albumi kam kaluar nje periudhe shume te ngjeshur me pune, ku cdo dite qe kalonte ndieja nevojen se duhej te beja nje album te ri. Mirepo pak muaj me pas, fillova Telebingo-n, spektaklin e perjavshem dhe me pas nisa te punoj si drejtor i TVA-se. Fillova keshtu nje regjim pune nga ora 8 e mengjesit deri ne 12 te nates i mbyllur brenda kater mureve te nje dhome, ku me duhej te administroja, jo vetem artistikisht, nje ndermarrje te madhe sic eshte nje televizion kombetar. Ne te tilla kushte as qe behej fjale per nje album te ri, thjesht per mungese te kohes fizike. U shkeputa nga gjithcka pervec spektakeve ku isha prezantues apo edhe atyre ku isha edhe producent, si "Miss Albania" per shembull.
Pse u larguat nga TVA?
Sepse kisha humbur veten. Por gjeta gjithashtu shume miq te mire ne ate televizion. Kam nostalgji vertet. Me mungon stafi. Dhe pse jo, me mungon shpeshhere edhe zyra ime.
Nderkaq perftuat me teper ne pervojen tuaj si menaxher. Ndiheni me komod ne pozicionin e artistit apo ne ate te menaxherit?
Une jam artist. Por jam i detyruar te vetemenaxhohem. Te bej menaxherin e vetvetes, pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne angjenci apo struktura qe te merren me menaxhimin e artisteve. Keshtu jam detyruar te bej producentin per shkak te mungeses se njerezve te ketij lloji. Por per fat kam edhe Veren, keshtu dhimbjet dhe sukseset i ndajme bashke. Per mua ajo eshte nje ndihme shume e madhe. Se bashku me te ngrihet ai rreth profesionistesh qe na qendrojne prane dhe qe perbejne ate staf i cili ka kuptim vetem kur eshte bashke.
Si ndiheni kur kenget qe kompozoni ju kendohen nga te tjeret dhe marrin dhe cmime madje? Ju duket sikur anashkaloheni?
Nuk kam provuar ndonjehere egoizmin, ziline apo cmiren profesionale. Nuk e kam ndjere kurre ndaj kengetareve, sepse kam kenduar edhe vete, nuk e kam ndjere ndaj kompozitoreve, sepse kam kompozuar vete, as ndaj prezantuesve, sepse kam prezantuar vete. As ndaj menaxhereve dhe producenteve, sepse edhe ato i bej. Edhe ndaj kujtdo qe merr duartrokitje nuk ndiej xhelozi sepse marr gjithashtu duatrokitjet e publikut qe me do. Ndaj jo vetem si kompozitor kam punuar me artistet e tjere, por deri edhe ne menaxhimin e grupit West Side Family. Ishte nje sfide shume e bukur dhe me shume sadisfaksion per shkak se se bashku mberritem ne nje sukses te madh per ta: kengen Tirona.
Nje kenge qe u perdor ne fushaten elektorale te PS-se. E megjithate disa vite te shkuara publikisht keni pasur disa qendrime te kunderta me Edi Ramen. Keni ndryshuar ju apo ka ndryshuar ai?
Jeta eshte shume e shkurter per te pasur merira. Per shembull, le te reflektojme te gjithe per nje moment se cfare jemi, te imagjinojme qe | |