Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Inva Mula interpreton Traviatėn nė Toronto 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Inva Mula interpreton Traviatėn nė Toronto 
 
Sopranoja shqiptare nė rolin e Violetės nė operan e famshme

Inva Mula ėshtė Violeta e preferuar e regjisorit Dmitri Bertman, pėr njė Traviatė krejtėsisht ndryshe, qė do vihet nė skenė nė Operan Kanadeze. “Traviata e saj ėshtė si pjata e preferuar”, ėshtė shprehur Bertman pėr sopranon shqiptare. Ai e ka cilėsuar atė si tė mrekullueshme duke u shprehur se ndryshe nga shumė emra tė mėdhenj, ajo i ka dėgjuar deri nė fund sugjerimet e tij.

Inva si Violeta
Regjisori preferon veēanėrisht sopranon shqiptare, Inva Mula nė rolin e Violetės. “Traviata e saj ėshtė si pjata e preferuar. Ky ėshtė zakonisht problem sepse kur kėngėtarėt kanė emėr tė madh ata kėndojnė atė ēfarė kėndojnė dhe thonė, ‘Mė vjen keq por kjo ėshtė pjesa ime; unė e di se ēfarė bėj.’” Por nė kėtė rast ky nuk ka qenė njė problem pėr regjisorin rus. “Unė I thashė asaj shumė gjėra. Pas 15 minutash ajo tha se ndihej sikur po e bėnte Violetėn pėr herė tė parė nė jetėn e saj. Ajo ėshtė absolutisht e mrekullueshme”.

Traviata e Bertman
Nė moshėn 40 vjeēare, regjisori Bertman ka njė reputacion pėr polarizimin e performuesve dhe audiencave gjatė intepretimeve asnjėherė tė zakonshme qė ai realizon. Tė njėjtėn gjė synon tė bėjė edhe me Traviatėn e Verdit nė Kompaninė e Operas Kanadeze, biletat e sė cilės janė shitur tashmė tė gjitha. “Tė menduarit tim ėshtė krejtėsisht ndryshe. Mė duket shumė e mėrzitshme tė bėj gjithnjė tė njėjtėn gjė”, shprehet regjisori rus. “Pėrpiqem tė gjej gjithnjė diēka ndryshe. Sidomos pėr Traviatėn, e cila ėshtė si njė lloj opere pop… . Tė gjithė i njohin pėrmendėsh meloditė. Verdi e shkruajti kėtė opera nė njė stil popullor por ėshtė shumė mė interesante tė shkojmė mė thellė”. Specialiteti i Bertman ėshtė tė gjejė bėrthamėn emocionale nė ēdo karakter. Qė prej themelimit tė kompanisė Teatri i Operas Helikon nė Moskė nė vitin 1990, regjisori ka punuar qė tė sjellė filozofi tė udhėheqėsve shpirtėrore tė operas siē ėshtė Stanislvski. Bertman shprehet se kjo Traviatė do tė duket e njohur pėr tė gjithė. “Ėshtė e njėjti dekor dhe tė njėjtat kostume, por po pėrpiqem tė ndryshoj shumė gjėra sepse kohėt po ndryshojnė, unė po ndryshoj, Toronto po ndryshon dhe publiku po ndryshon”, thotė Bertman. Bertman po fokusohet nė dy anėt e botės sė Violetės. Po pėrpiqet tė gjejė njė lidhje ndėrmjet realitetit tonė dhe fantazisė tonė. “Traviat e kėsaj radhe fillon nė njė klub nate, nė njė vend tė errėt ku ndodhin gjėra jo tė kėndshme”. “Por pas tetė minutash, kjo pamje do tė shkatėrrohet tėrėsisht nga pamje tė tjerė shumė tė kėndshme – pallate tė mėdha tė shekullit tė 19-tė me ngjyra tė ndritshme”.

Ermonela Jaho, nė Tiranė pėr Traviatėn
Njė soprano tjetėr e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, do tė mbėrrijė nė Shqipėri mė 16 pėr tė interpretuar nė “La Traviata”. Jaho ka qenė shpesh herė e pranishme nė shtypin ndėrkombėtar, atė amerikan, francez etj, pėr interpretimet e saj tė arrira nė rolin e Violetės nė operan e njohur tė Verdit. Ajo mbėrrin nė Tiranė nė kėtė bashkėpunim me regjisorin italian Massimo Ranieri. Ka qenė pikėrisht Ermonela pika e kontaktit tė Teatrit tė Operas dhe Baletit shqiptar me regjisorin e njohur italian. Traviata e regjisorit Ranieri do tė jetė e parė nga njė konceptim ndryshe kėsaj radhe. Regjisori pėrqendrohet kryesisht nė plastikėn e kėngėtarėve duke futur nė lojė si element kryesor aktrimin.

Blendina CARA
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!