Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
AC Milan vs. Liverpool 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh AC Milan vs. Liverpool 
 
Ka qenė makthi i Milanit nė finalen e Stambollit, si dhe ka kėrcėnuar me tė papritura tė tjera tė hidhura, tė paktėn me fjalė, edhe nė kuadėr tė Athinės. Stivėn Xherrard ėshtė rreziku numėr njė, sa edhe Kakaja ia njeh kėtė rol, por ai e paralajmėron anglezin dhe synon ta shijojė vetė lavdinė. "Ai ėshtė njeriu kyē i Liverpulit, -pohoi braziliani, - por, nėse do ta fitoj LIgėn e Kampioneve do tė jem nė rreshtin e parė pėr Topin e Artė, dhe do tė hyja nė historinė e Milanit."
Nė Stamboll, dy vite mė parė, ishte Xherardi "jashtėtokėsori" i mbrėmjes finale. Pėr tė kuqtė ishte njė pjesė e dytė nga ato tė legjendave, e cila e xbehu tė gjithė Milanin dhe i dhuroi kupėn me veshė tė mėdha Liverpulit, pas njė periudhe tė gjatė shterpėsie. Njė ndeshje prej kapiteni tė vėrtetė, si udhėheqėsi i njė skuadre punėtore, prej podisti me kėmbė tė arta dhe me njė grintė jashtė normales. Njė pjesė e dytė prej "jashtėtokėsori", e cila e ngjiti nė majat e futbollit botėror dhe emri i tij u shėnua nė listat dhe blloqet e tė gjitha klubeve tė mėdha europiane. Kėsaj here Milani e pret nė Athinė, me sigurinė se nuk do tė zihet mė nė befasi. Roli i Fenomenit nė mbrėmjen nė Greqi, duke pasur parasysh paraqitjet e fundit, i pėrket Kakasė, njeriut simbol tė rilindjes sė kuqezinjve. Pėr ta trembur edhe mė tepėr Benitezin, si dhe grupin e tij, braziliani ėshtė bėrė protagonist edhe i njė magjie tejet tė veēantė: njė numėr nga cilėsitė e tij prej xhonglieri nė prapaskenėn e njė reklame, ku e magjepsi njė vogėlush, duke bėrė xhonglime me celularin e tij.
"Stivėn Xherrard ėshtė njė lider, pohoi fantazisti kuqezi, - vrapon, mbron, gjuan dhe di ta udhėheqė skuadrėn. Por, nėse fitoj Ligėn e Kampioneve, mund tė bėhem njė prej kandidatėve favoritė pėr tė fituar Topin e Artė, dhe mund ta shkruaj emrin tim nė historinė e Milanit." Njė deklaratė shumė e qartė, lidhur me qėllimet e tij, e cila shpalos dėshirėn dhe vendosmėrinė e djaloshit nga San Paolo, qė ėshtė i gatshėm ta marrė Milanin pėr dore dhe ta ēojė drejt triumfit tė shumėpritur. "Shokėt e skuadrės kanė besim tek unė, - shpjegoi lojtari, duke nėnvizuar rėndėsinė e shpirtit tė grupit, si dhe pėr njė individualist si ai. - Kėtė e konsideroj si njė fitore tė madhe. Ndihem i kėnaqur, edhe kur dėgjoj se mė konsiderojnė vendimtar, pasi do tė thotė se kam merituar vlerėsimin e tyre. Por unė e them gjithnjė se njė lojtar i vetėm nuk mund tė fitojė, dhe se ėshtė e rėndėsishme e gjithė skuadra."
Sulmi final pėr tė fituar Ligėn e Kampioneve ėshtė gati, kėshtu qė edhe milanistėt e tjerė janė tė pėrqėndruar te njė objektiv qė nuk mundet dhe nuk duhet tė rrėshqasė sėrish nga duart, duke ndėrmarrė dhe dhėnė njė kuptim rrugės sė ndėrmarrė qė pas Turqisė. "E konsideroj Stivėn Xherrardin si mesfushorin mė tė mirė nė qarkullim, ndaj do tė jetė stimuluese qė do tė luaj pėrballė tij, -tha Masimo Ambrozini, lojtari qė do ta ndeshė mė tepėr kapitenin e tė kuqve nė fushėn e Athinės. - Nuk ka gjė qė mund ta fshijė ndonjėherė kujtimin e Stambollit, por tani jemi tė pėrqėndruar te ky revansh. Liverpoli duket mė i fortė se ai i vitit 2005; ka njė organizim mbrojtės qė mė ka bėrė pėrshtypje, por kjo nuk na tremb aspak." Milani ka Kakanė dhe magjitė e tij ose, pak a shumė, teknologjitė e tij.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Inzagi: Do Ngjitem Nė Akropoli Me Championsin 
 
Nga 9 gushti 2006 nė 23 maj 2007, nga paraeliminatorja nė finale, a e prisnit? "Nuk jam njė magjistar, por e di mirė se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė ky grup. Si mė 2003-shin. Kur jemi nė vėshtirėsi ekzaltohemi dhe japim mė tė mirėn. Pėr kėtė arsye, unė kam pasur gjithnjė besim." Tani duket gjithēka mė e lehtė, por nė fillim kishte shumė probleme. "Nuk arritėm t'i kryenim pėrgatitjet, nuk shkuam me pushime, nuk mund tė pretendohen mrekulli nė njė pikė tė tillė. Por, ditė pas dite arritėm tė ndėrtonim diēka tepėr tė madhe." E kujt ėshtė merita? "Them e grupit, sepse asnjėherė si nė kėtė sezon ka qenė i domosdoshėm kontributi i tė gjithėve. Na kanė shėrbyer golat e Sedorfit dhe tė Kakasė, personaliteti i Maldinit, grinta e Gatuzos dhe e gjithė tė tjerėve. Milani ėshtė njė familje e vėrtetė, nga presidenti te magazinieri. Kjo ėshtė forca jonė." Thuhet se Anēeloti ka luajtur njė rol vendimtar brenda mjedisit. Ėshtė e vėrtetė? "Ka qenė tepėr i zoti qė ka ditur tė ruajė qetėsinė nė periudhėn delikate. Tani duhet t'i dhurojmė Ligėn e Kampioneve, sepse e meriton." Dhe tani mbėrrin Liverpuli; pėr ju do tė jetė finalja e katėrt nė Champions, pas natės sė mallkuar tė Stambollit, ku nuk luajtėt. "Nuk kam arritur ta kapėrdij atė humbje. Nuk isha mirė dhe pėrfundova nė tribunė. Atė kupė e kishim fituar dhe e lamė qė tė na e merrnin. Por kėsaj here nuk do tė ndodhė mė kėshtu, edhe pse Liverpuli ėshtė njė skuadėr e fortė." Thashethemet thonė se titullari do tė jetė pikėrisht Inzagi. "Nuk e di, por nuk ėshtė njė problem. Unė, Xhilardino, Oliveira ose kushdo qė tė vendosė Anēeloti... E rėndėsishme ėshtė tė ngremė kupėn dhe tė festojmė." Sigurisht, po ju do tė donit tė luanit qė nga fillimi, apo jo? "Sigurisht qė do tė doja. Por formacionin e bėn Anēeloti, dhe jo unė...". Cili ėshtė favorit mes Milanit dhe Liverpulit? "Nė njė finale nuk ka favoritė. Ne kemi shumė cilėsi, ata janė tepėr tė zotė nė mbylljen e tė gjitha hapėsirave." A do tė shkoni pėr ta vizituar Akropolin? "Do tė doja tė ngjitesha nė majė tė Akropolit natėn me kupėn, sikurse bėnė milanistėt mė 1994-n."
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: AC Milan vs. Liverpool 
 
Pipo Inzagi terheq Milanin drejt legjendes. Mjafton nje prekje thuajse e paqellimte qe tund rrjeten e kundershtareve ne minuten e fundit te pjeses se pare, qe u ndryshoi jeten. Kujot nga minutat e fundit te takimit hap nje rreze shprese me golin e tij, por Liverpuli u mund ne shifrat 2-1, me nje loje jo shume te bukur te Inzagit, por nuk ka shume rendesi. Eshte e kote te flasesh mbi cilesine e lojes; me Kakane dhe Sedorfin te bllokuar, Milani merr kupen e shtate te Kampioneve, duke u bere klubi me fitimtar ne bote.

Nuk ka pasur kurre dyshime. Filipe Inzagi eshte zgjedhja e pare e Karlo Ancelotit ne sulm. Pyka eshte mbajtur nga, Kaka dhe Sedorf, qe jane frutat e kesaj peme kuqezi. Zgjedhja e tij ne sulm ka qene e habitshme. Keshtu Zendeni ka mbajtur mbi shpatulla Rafa Benitezin. Ky i fundit ka bere ndryshimin e skemes ne 4-4-1-1, Xherrardi kaloi ne vendin e Kuyot dhe pikerisht Zendeni kaloi ne krahun e majte te mesfushes.

Nje nisje e mire ajo e kuqezinjve. Me shume kerkuese se ajo e Liverpulit. Ishte nje loje shume e ngurte, ku Milani filloi te sulmonte i pari. Megjithese rasti i pare i mire ishte i Liverpulit ne minuten e 10, me nje diagonale te Penat, qe perfundon ne duart e Dides. Nje sinjal i dukshem per t’u treguar se te kuqte ekzistojne. Loja e Liverpulit ishte me shume ne mbrojtje, duke pritur momentin per te dale ne kundersulm, gjithashtu te pengonte sa me shume Milanin. Por ishte e pamundur te ndaloje Inzagin, pasi te gjithe ishin te perqendruar te Kaka. Braziliani arriti te shenonte ne porten e Reinas dhe te vetmet mundesi ishin goditjet nga distanca, por qe u ndaluan nga portieri i kuq.

Me dy golat e shenuar ne kete sfide, Pipo eshte heroi i mbremjes se Athines, ai i jep nje kuptim golit. Tashme skuadra e Liverpulit, me ne krye Benitezin, u ndeshkua, duket se nuk e kishte menduar mire skuadren kuqezi, ku ne te eshte edhe Pipo. Po Sedorfi, ku vajti? Vendin e tij e mori Pirlo dhe po kryente detyrat ashtu sic duhej. Kaka, i mbuluar nga te kater anet, arrin te beje disa kalime, por jo me shume rezultat. Nje loje pothuajse e barabarte, dhe me shume raste per skuadren angleze, por qe keta te fundit nuk u treguan shume te sakte. Keshtu qe Pirlo gjuan dhe nje e prekur e Pipos, djeg Reinen dhe gjithe skuadren.

Kjo ishte nje ndeshje, per te cilen eshte folur shume nga te gjithe mediat evropiane. Skuadra italiane ishte shume e ekzaltuar, ndersa anglezet jo dhe aq. Te dyja skuadrat u shprehen per fitore, por Milani e kishte nje humbje mbi shpatulla para dy vjeteve ne Stamboll. Ajo e djeshmja per nje moment, kujtoi ate finale, pas golit te Kujtit. Nje loje ku nuk munguan rastet, por qe ne shumicen e rasteve nuk ishin shume te pastra, po te heqim ketu nje rast te Xherrardit, i cili vetem per vetem me Diden nuk arrin te shenoje. Megjithate Kujti hapi rrugen e barazimit, por tre minutat e shteses se dhene nga gjyqtari i katert nuk mjaftuan qe te permbysnin rezultatin. Nje fitore e shume pritur nga milanezet dhe ne fund u arrit dhe pikerisht perballe asaj skuadre me te cilen humbi dy vjet me pare.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: AC Milan vs. Liverpool 
 
Nga Maldini te Kaka, nga Nesta te Sedorf, pa harruar Inzagin Vlerėsimet pėr heronjtė e Championsit...

Ja cilėt janė futbollistėt e Milanit qė u shpallėn pėr herė tė shtatė kampion Europe dje nė Athinė

Portier:
1 Dida, nota 6 - Asnjė lojtar tjetėr nuk i ndan tifozėt e Milanit si Dida. Portieri brazilian ka qenė heroi i fitores sė Milanit nė finalen e Ligės sė Kampioneve mė 2003-shin, kur ai priti tri penallti kundėr Juventusit. Qė atėherė, forma e tij jo e mirė e ka dėmtuar popullaritetin e tij.
16 Zeljko Kalac, nota 6 - Ashtu si Dida, portieri rezervė i Milanit ka tendencėn pėr tė gabuar te topat e lehtė pėr t'u kontrolluar. Ai ka luajtur dy herė nė Ligėn e Kampioneve tė kėtij sezoni: e para, nė barazimin pa gola nė ndeshjen e parė kundėr Selltikut, mė pas nė humbjen 2-0 ndaj Lilės nė "San Siro".  


Mbrojtės:
44 Masimo Odo, nota 6,5. - Njė nga gjashtė lojtarėt e Milanit, sė bashku me Alesandro Nestėn, Xhenaro Gatuzon, Andrea Pirlon, Filipo Inzagin dhe Alberto Xhilardinon, tė cilėt ishin pjesė e Italisė, qė verėn e kaluar u shpall kampione e botės, Odo u bashkua me kuqezinjtė nga Lacio nė muajin janar, pėr tė mbushur vendin e mbrojtėsit tė djathtė tė lėnė bosh nga veterani brazilian Kafu. Ai nuk shquhet pėr krosime, por nė ndėrhyrje ėshtė tepėr i saktė, gjė qė e tregoi edhe nė pėrballjen direkt me portugezin Kristiano Ronaldo nė gjysmėfinale.
13 Aleasandro Nesta, nota 7,5 - I dėmtuar gjatė pjesės mė tė madhe tė pjesės sė parė tė sezonit, Nesta tashmė ėshtė rikthyer nė formėn e tij mė tė mirė. I vendosur dhe i saktė nė ndėrhyrje, i fortė nė ajėr dhe i shpejtė. Mbrojtėsi, lindur nė Romė, i jep mė shumė siguri mbrojtjes sė italianėve.
3 Paolo Maldini, nota 8. - Kjo ka qenė finalja e tetė europiane e kapitenit tė Milanit, njė numėr qė ėshtė arritur vetėm nga mesfushori i Realit tė Madridit, Fransisko Gento. Maldini nuk e ka mė atė gjendjen fizike tė sė kaluarės, por mbetet tepėr efektiv, falė sensit pėr t'u pozicionuar.
18 Marek Jankulovski, nota 6,5 - Mbrojtėsi i kombėtares ēeke ka luajtur pėr Udinezen, por nė momentin qė Milani e bleu ai u bė njė pikė tepėr e rėndėsishme e mbrojtjes. Partneriteti i tij, sė bashku me Odon nė krahun tjetėr, i lejoi Milanit tė dominojė krahėt nė ndeshjen e kthimit gjysmėfinale kundėr Manēesterit.
4 Kakha Kaladze, nota 6 - Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, e vendoste Kaladzen nė krah tė majtė tė mbrojtjes, por kohėt e fundit e vendos atė nė qendėr tė mbrojtjes, si zėvendėsues pėr Paolo Maldinin. Ashtu si Jankulovski, mbrojtėsi gjeorgjian ka shumė eksperiencė.
2 Kafu, nota 6 - Ish-kapiteni i kombėtares braziliane e ka humbur vendin nė formacion pėr shkak tė blerjes sė Masimo Odos, por mbetet njė nga lojtarėt mė punėtor tė Milanit. Eksperienca e tij e madhe ndėrkombėtare shpeshherė e ka detyruar trajnerin Karlo Anēeloti ta fusė nė fushė si zėvendėsues, pėr tė mbrojtur avantazhin.


Mesfushorė:
8 Xhenaro Gatuzo, nota 8 - Mesfushori i paepur i Milanit shihet si njė forcė e vėrtetė shkatėrruese, njė lojtar i cili thyen sulmet e kundėrshtarėve, si dhe krijon hapėsira tė lira pėr shokėt e tjerė tė mesfushės. Vitet e fundit Gatuzo ka fituar mė shumė siguri nė kontrollin e topit.
20 Joan Gurkuf, nota 6 - Pėr tė thuhej se ishte Zinedin Zidani i ri, nė momentin kur Milani e bleu verėn e kaluar, francezi e ka kaluar sezonin e tij tė parė te Milani mė sė shumti nė hijen e shokėve tė mesfushės. Ėshtė pėrdorur si zėvendėsues pėr Klarens Sedorf.
21 Andrea Pirlo, nota 8 - Herėn e fundit qė Milani e fitoi Ligėn e Kampioneve, mė 2003-shin, Pirlo ishte lojtari mbi tė cilėn loja e kuqezinjve ishte e ndėrtuar. Kėtė sezon ky lojtar ėshtė Kaka, por finalja tregoi se ai mbetet njė lojtar me vlera, qė nė ndeshje tė rėndėsishme di ta nxjerrė skuadrėn nga situata me goditjet e dėnimit.
23 Masimo Ambrosini, nota 7,5 - Ambrosini e ka kaluar pjesėn mė tė madhe nė pankinėn e Milanit, por vendimi i Anēelotit pėr tė ndėrruar rreshtimin nė mesfushė me nga tre nė katėr lojtarė. Ambrosini ėshtė i fortė nė luftėn nė ajėr, si dhe ka shėnuar disa herė gola qė ua kanė dhuruar kuqezinjve fitoren nga goditjet e kėndit dhe goditjet e lira.
10 Klarens Sedorf, nota 7,5 - Titujt e tjerė tė Ligės sė Kampioneve me Ajaksin mė 1995-n, Realin e Madridit mė 1998-n dhe me Milanin mė 2003-shin e mė 2007-n e kanė bėrė holandezin lojtarin vetėm qė e ka fituar kėtė trofe me tre klube tė ndryshme. Holandezi ėshtė nė ndeshjen kundėr Liverpulit me formėn mė tė mirė qė ka kaluar kėtė sezon, pasi shėnoi nė ēerekfinalen kundėr Bajernit tė Mynihut, si dhe kundėr Manēester Junajtid.
22 Kaka, nota 9 - Mesfushori brazilian ka qenė lojtari mė i dalluar nė radhėt e kuqezinjve kėtė sezon, si dhe ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kopmeticionit me dhjetė gola. Nė Serinė A ai luan i vetėm prapa dy sulmuesve. Nė Europė, Anēeloti e shtyn atė mė pėrpara, nė rolin kur dikur luante Andri Shevēenko, nė mėnyrė qė tė pėrdorė shpejtėsinė, e cila i ka thyer pa vėshtirėsi mbrojtjet kundėrshtare.
Sulmues:
9 Filipo Inzagi, nota 9 - Mosha dhe dėmtimi afatgjatė nė gju e kanė frenuar disi Inzagin, por dy golat nė finale kanė treguar se ai ėshtė njė nga lojtarėt mė me vlerė qė Miani ka nė dispozicion. Ai ka ditur gjithmonė tė jetė vendimtar, kur kuqezinjtė kanė pasur nevojė. Shpeshherė ėshtė quajtur i patalentuar, simulues, por sensi i tij pėr t'u pozicionuar ėshtė i pashoq. Nuk ka fakt mė tė mirė se dy golat nė finale, pėr ta treguar kėtė aftėsi tė tij.
11 Alberto Xhilardino, nota 6,5 - Golashėnuesi mė i mirė i Milanit nė Serie A ėshtė njė sulmues pothuajse i kundėrt nė cilėsi me Filipo Inzagin. Mė i fuqishėm dhe mė i prirur pėr dyluftime mund tė shėnojė me tė dyja kėmbėt, si dhe me kokė. Megjithatė, forma e tij nė Europė nuk ka qenė nė nivelin mė tė lartė.
7 Rikardo Oliveira, nota 6 - Braziliani, i cili mbėrriti nė Italia pėr tė zėvendėsuar Andri Shevēenkon, ka qenė njė nga zhgėnjimet e kėtij sezoni, duke shėnuar vetėm tri herė nė 25 ndeshje, si dhe duke mos shėnuar asnjė gol nė gjashtė ndeshje nė Ligėn e Kampioneve.

"Libri i artė"
Viti Vendi Finalet
1956 Paris Real Madrid - Reims 4-3
1957 Madrid Real Madrid - Fiorentina 2-0
1958 Bruksel Real Madrid - Milan 3-2
1959 Shtutgart Real Madrid - Reims 2-0
1960 Gllasgou Real Madrid - Frankfurt 7-3
1961 Bern Benfika - Barcelona 3-2
1962 Amsterdam Benfika - Real Madrid 5-3
1963 Londėr Milan - Benfika 2-1
1964 Viena Inter - Real Madrid 3-1
1965 Milano Inter - Benfika 1-0
1966 Bruksel Real Madrid - Partizan B. 2-1
1967 Lisbonė Sėlltik - Inter 2-1
1968 Londėr Manēester U - Benfika 4-1
1969 Madrid Milan - Ajaks 4-1
1970 Milano Fejėnord - Sėlltik 2-1
1971 Londėr Ajaks - Panathinaikos 2-0
1972 Roterdam Ajaks - Inter 2-0
1973 Beograd Ajaks - Juventus 1-0
1974 Bruksel Bajern M - Atletiko M 4-0
1975 Paris Bajern - Lids 2-0
1976 Gllasgou Bajern M - St.Etien 1-0
1977 Romė Liverpul - Myshengladbah 3-1
1978 Londėr Liverpul - Bryzh 1-0
1979 Mynih Notinghem - Malmo 1-0
1980 Madrid Notinghem - Hamburg 1-0
1981 Paris Liverpul - Real Madrid 1-0
1982 Roterdam Aston Vila - Bajern M 1-0
1983 Athinė Hamburg - Juventus 1-0
1984 Romė Liverpul - Roma 1-1 (4-2p)
1985 Bruksel Juventus - Liverpul 1-0
1986 Sevilja Steaua B - Barcelona 0-0 (2-0p)
1987 Vienė Porto - Bajern M 2-1
1988 Shtutgart PSV Eindhoven - Benfika 0-0 (6-5p)
1989 Barcelonė Milan - Steaua B 4-0
1990 Vjenė Milan - Benfika 1-0
1991 Bari Crvena Zvezda - Marsejė 0-0 (5-3p)
1992 Londėr Barcelona - Sampdoria 1-0
1993 Mynih Marseijė - Milan 1-0
1994 Athinė Milan - Barcelona 4-0
1995 Vjenė Ajaks - Milan 1-0
1996 Romė Juventus - Ajaks 1-1 (4-2p)
1997 Mynih Dortmund - Juventus 3-1
1998 Amsterdam Real Madrid - Juventus 1-0
1999 Barcelonė Manēester U - Bajern M 2-1
2000 Paris Real Madrid - Valencia 3-0
2001 Milano Bajern M - Valencia 1-1 (5-4 p)
2002 Gllasgou Real Madrid - Leverkusen 2-1
2003 Manēester Milan - Juventus 0-0 (3-2 p)
2004 Gelsenkirshen Porto - Monako 3-0
2005 Stamboll Liverpul - Milan 3-3 (3-2p)
2006 Paris Barcelona - Arsenal 2-1
2007 Athinė Milan - Liverpul 2-1


Pėrmbledhja e trofeve
9 herė - Real Madrid
7 herė   Milan
5 herė - Liverpool
4 herė   Bajern M, Ajaks
2 herė - Barcelona, Benfika, Juventus, Inter, Manēester U, Notingem Forest, Porto
1 herė   Sėlltik, Hamburg, Steaua Bukuresht, Marsejė, Fejėnord, Aston Vila, PSV Eindhoven, Crvena Zvezda, Dortmund
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!