Udhėheqės i shquar i lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe Kryeministėr i parė i Shqipėrisė.
Lindi nė Vlorė mė 24janar1844, nė njė familje me tradita patriotike . Gjyshi ė tij Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht nga guvernatori turk i Janinės, sepse pėrkrahu kryengritjen pėr pavarsinė e Greqisė. I jati i Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlora ishte njė ndėr krerėt e kryengritjes shqiptare kundr Tanzimatit, qė caktonte njė sistem tė ri taksash dhe shėrbim ushtarak tė detyrueshėm. Pėr kėtė veprimtari ai u internua nė Kania tė Anadollit, ndėrsa familja nė Selanik. Nė kėtė kohė Ismail Qemali ishte 5vjec.
Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, kurse nė Janinė kreu gjimnazin Zosimea. Para se tė shkonte nė gjimnaz, ai njihte turqishten, greqishten e re, italishten dhe frėngjishten.
Mbas mbarimit tė gjimnazit shkoi nė Stamboll pėr tė studjuar pėr drejtėsi, ku u aktivizua nė lėvizjen patriotike shqiptare. Filloi lidhjet dhe bashkėpunimin me njėrėz tė shquar tė administratės osmane si dhe me patriot shqiptar. Duke studiuar ai punon si pėrkėthyes nė ministrinė e jashtme tė Perandorisė.
Pėr kulturėn e gjėrė qė kishte fituar, pėr zgjuarsinė dhe shpirtin ndėrmarės, atė e ēmonin dhe e ngarkuan me detyra tė rėndėsishme nė administratėn osmane. Kjo ishte njėra anė e medaljes. Ana tjetėr ishte se aftėsitė dhe idetė e tij pėrparimtare kishin ngjallur cmirė, xhelozi dhe frikė.
Shquhet pėr pikpamjet e tij liberale. Postet e tij i pėrdori jo vetėm pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkėatdhetarėve tė tij, por edhe pėr tė lehtėsuar sado pak gjėndjen e vėshtirė tė popujve tė shtypur tė Perandorisė, si dhe pėr tė pėrhapur kulturėn dhe dijet shkencore.
Caktohet si guvernator nė Varna tė Bullgarisė, ku krijoi kastat e kredis agrar, njė ndėrmarje financiare e re pėr perandorinė osmane, por qė ndihmoi shtresat e varfėra tė popullit. Kėtu ai priti pėr vizitė edhe perandorin austriak, Franz Josef. Mė vonė caktohet si guvernator nė Konstanė tė Rumanisė ku shpalosi njė faqe tjetėr tė kulturės sė tij. Zbuloi dhe rindėrtoi ujėsjellėsin romak.
Por zbatimi i reformave demokratike ēuan nė konflikt me rethet konservatore tė Stambollit. Dėnohet nga porta e lartė me 7 vjet internim.
Me ndihmėn e miqve tė tij aratiset dhe pas ndryshimeve politike e emėrojnė Guvernator tė Pėrgjithshėm nė Liban. Mė vonė e zgjedhin nė postin e Presidentit tė Komisionit tė Danubit ku njihet dhe bėhet mik me personalitete tė shquara tė Europės.
Pėr bindjet e tij pėrparimtare, i bėjnė disa herė atentate, tė cilave u shpėton mrekullisht nė saje tė zgjuarsis dhe fatit tė tij. Megjith presjonet e mėdha ai nuk hoqi dorė asnjėher nga bindjet e tij.
Kur i propozuan, sė fundi, nė prill tė vitit 1890, tė merte postin e Qeveritatit tė Pėrgjithshėm tė Tripolitanis, miqtė e tij e njoftuan fsheurazi se ky ishte njė kurth pėr ta riinternuar pėrsėri. Atėher Ismail Qemali vendos pėrfundimisht tė braktis Turqin dhe me njė anije angleze largohet nga Stambolli e mbrin nė Athinė. Kėtej e tutje tė gjitha energjitė e tij do tja kushtonte ēėshtjes shqiptare. Filloi udhėtimin nė shumė vende pėr tė aritur qėllimin atdhetar qė i kishte vėn vehtes.
Shkon nė Romė ku takohet me arbėresh dhe mbetet i habitur me njohjen e gjuhės shqipe nga i pari kryeministėr i Italis sė re, arbėreshit Francesko Crispi. Pas Italisė kalon nė Gjenevė ku qėndron ca kohė. Kėtu njėrzit e Sulltanit kėrkojnė ta zhdukin.
Lė Gjėnevėn dhe bashkohet me Faik Konicėn pėr tė bashkėpunuar nė gazetėn e tij "Albania". Ndėrkohė shkon nė Londėr pėr tė marė pjesė nė varimin e Mbretėreshės Viktoria. Kėtu shfrytėzon rastin pėr tė diskutuar ēėshtjen shqiptare me personalitete tė ndryshme tė skenės politike tė kohės. Prej kėtej e shohim nė Egjypt tė takohet me emigrantė shqiptar ku gjen pėrkrahjen e tyre tė plotė. Qarqet qeveritare tė Egjyptit e spiunojnė te Sulltani dhe ai e dėnon me heqjen e tė drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisė, nė munges.
Ishte koha kur nė lėvizjen patriotike shqiptare, sidomos jashtė vendit, mbizotronte mendimi, se pėr shqipėrinė ishte mė mirė njė autonomi nėn perandori se sa njė shtet i pavarur dhe i dobėt qė do tė bėhej pre e fqinjėve mė tė fuqishėm dhe mė tė pėrkrahur. Ismail Qemali pranonte si hap tė parė ndryshin e perandoriė nė njė federatė tė madhe, pak a shumė si ajo zvicerjane, ku cdo popull tė regullohej nė mėnyrė autonome nė bashkėsi ekonomike dhe politike tė pėrbashkėt. Ky ishte nje koncept tepėr modern pėr ato kohra, nje lloj largpamėsie dhe parapėrgatitje pėr Europėn e Bashkuar.
Nė Kongresin e Manastirit (nėntor 1908) ai u paraprin vendimeve tė kėtij kongresi duke kėrkuar pėrdorimin e shkronjave latine nė alfabetin e gjuhės shqipe. Njė gjė e tillė ishte karakteristikė e tij si udhėheqės largpamės. Se ēfar peshe kishte kultura dhe mendimi i Ismail Qemalit duket edhe nė njė veprim paradoksal tė Sulltanit. Mė 22 korrik 1908 i ngarkuari me punė i Turqisė nė Paris, i drejtohet atij me njė telegram personal tė Sulltanit, i cili i kėrkonte kėshillė Ismail Qemalit se si duhet tė vepronte para kryengritjes sė Turqėve tė Rinj. Ismail Qemali e kėshilloi pa hezitim Sulltanin qė tė shpallte kushtetutėn, gjė qė Sulltani e pranoi tė nesėrmen.
Nė dhjetor tė vitit 1908 me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet, u zgjodh deputet i Sanxhakut tė Beratit nė parlamentin Osman, ku sė bashku me grupin e deputetėve patriot, mbrojti interesat e kombit.
Nė qershor 1911 sė bashku me Luigj Gurakuqin e patriotė tė tjerė, hartuan memorandiumin historik tė Greces, i cili ishte programi mė i kompletuar tek i cili mėshiroheshin aspiratat legjitime tė popullit shqiptar pėr shpalljen e autonomis sė Shqipėrisė.
Nė fund tė vitit 1911 ai mer nismėn pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė vitit 1912, ndėrkoh shkon nė Stamboll pėr tė bindur qeverin osmane qė ti jepte Shqipėrisė autonomin.
Nė kėtė kohė intensifikon takimet me qeveritė europiane dhe me bashkėsitė shqiptare jashtė vendit, duke mbajtur nė tė njėjtėn kohė lidhje tė ngushta me udhėheqesit politik dhe ushtarak nė Atdhe.
Mė 5nėntor 1912 nė mbledhjen e Bukureshtit ku vendosej fati i Shqipėrisė, mer pjesė dhe Ismail Qemali. Pas rezolutės sė kėsaj mbledhje, Ismail Qemali vajti nė Gjenevė ku takohet me ministrin e punėve tė jashtme, Berchtold dhe me ambasadorin e Italisė, Avarna, tek te cilėt gjeti mbėshtetjen qė priste.
Mė sė fundi arin me guxim dhe largpamėsi tė kėrkoi pavarsinė e Shqipėrisė, me te gjitha mjetet, mbasi e sheh se nuk ka rrugė tjetėr. Ndėrkohė njoftoi nė Atdhe se do tė shpallej pavarsia nga Kuvendi Kombėtar qė do tė mblidhej pėr tė vendosur mbi fatet e Atdheut.
Nėpėrmjet Triestes, me anijen Brunn, mbrin nė Durrės ku gjen njė situatė tė vėshtirė. Ushtria sėrbe po i afrohej Durrėsit.
I shoqėruar nga Luigj Gurakuqi, Dhimitėr Berati, Pandeli Cali, Qazim Kurt Gjirokastra etj ai e pa tė arsyeshme tė merte rrugėn pėr nė Vlorė.
Nė Vlorė kryesoi mledhjen e Kuvendit Kombėtar qė shpalli Pavarsin e Shqipėrisė. Po ashtu me krijimin e Qeverisė sė Pėrkohėshme zgjidhet kryetar i saj. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonse nė kushte mjaft tė vėshtira, mori njė varg masash nė fushėn ekonomike, tė ndėrtimit shtetėror e kulturės kombėtare. Nė tė gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burrė shteti dhe dipllomat largpamės. Por politika e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve reaksionare tė cilat u pėrpoqėn dhe e rėzuan atė nė janar 1914.
Edhe pas dorhėqjes sė Qeveris sė Vlorės, Ismail Qemali nuk do tė reshte sė punuari pėr Shqipėrin dhe mbrojten e popullit shqiptar.
Mė 11korrik1914, ai u bėri thirje vendeve europiane tė mbronin popullin shqiptar dhe teritoret e vendit nga masakrat dhe zaptimi grek. Pėrpjekjet e tij vazhdojnė nė tė gjitha drejtimet, por gjen pengesa tė pafundme tė fuqive europiane si dhe tė elementėve egoist e tradhėtar brenda vendit.
Mė 15janar 1919 ai i dėrgoi njė memorandium kryeministrit italian Orlando qė tė nisej pėr nė Paris tė merte pjesė nė Konferencėn e Paqes. Memorandiumi ėshtė me tė vėrtet njė kryevepėr e dipllomacisė dhe provė e atdhedashurisė sė paepur tė kėtij burri tė madh. Por memorandiumi ariti me vones dhe Orlando nuk ariti tė njihej me tė.
Mė 22janar 1919, mbėrthyer nga ankthi pėr rezultatet e Konferencės sė Paqes ai shkruan: "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė. Do tė ngjallemi apo do tė vdesim". Mendon dhe harton plane pėr realizimin e qėllimit tė vet dhe tė gjithė patriotėve tė tjerė pėr njė Shqipėri tė bashkuar, demokratike dhe tė zhvilluar.
Mė 23janar 1919, pėrgatitet pėr njė konferencė shtypi nė hotelin Brufani nė Peruxhia tė Italisė, ku ishte i detyruar tė jetonte, por pak ēaste pasi filloi konferenca pėson njė hemoragji cerebrale. Mbas tre ditėsh mė 26janar 1919 nė orėn 23:30 mbylli sytė nė moshėn 75 vjecare.
____________
Lot Dielli















