Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Ismail Qemali 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Ismail Qemali 
 
Ismail Qemali

Udhėheqės i shquar i lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe Kryeministėr i parė i Shqipėrisė.
Lindi nė Vlorė mė 24janar1844, nė njė familje me tradita patriotike . Gjyshi ė tij Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht nga guvernatori turk i Janinės, sepse pėrkrahu kryengritjen pėr pavarsinė e Greqisė. I jati i Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlora ishte njė ndėr krerėt e kryengritjes shqiptare kundr Tanzimatit, qė caktonte njė sistem tė ri taksash dhe shėrbim ushtarak tė detyrueshėm. Pėr kėtė veprimtari ai u internua nė Kania tė Anadollit, ndėrsa familja nė Selanik. Nė kėtė kohė Ismail Qemali ishte 5vjec.

Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, kurse nė Janinė kreu gjimnazin Zosimea. Para se tė shkonte nė gjimnaz, ai njihte turqishten, greqishten e re, italishten dhe frėngjishten.
Mbas mbarimit tė gjimnazit shkoi nė Stamboll pėr tė studjuar pėr drejtėsi, ku u aktivizua nė lėvizjen patriotike shqiptare. Filloi lidhjet dhe bashkėpunimin me njėrėz tė shquar tė administratės osmane si dhe me patriot shqiptar. Duke studiuar ai punon si pėrkėthyes nė ministrinė e jashtme tė Perandorisė.
Pėr kulturėn e gjėrė qė kishte fituar, pėr zgjuarsinė dhe shpirtin ndėrmarės, atė e ēmonin dhe e ngarkuan me detyra tė rėndėsishme nė administratėn osmane. Kjo ishte njėra anė e medaljes. Ana tjetėr ishte se aftėsitė dhe idetė e tij pėrparimtare kishin ngjallur cmirė, xhelozi dhe frikė.
Shquhet pėr pikpamjet e tij liberale. Postet e tij i pėrdori jo vetėm pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkėatdhetarėve tė tij, por edhe pėr tė lehtėsuar sado pak gjėndjen e vėshtirė tė popujve tė shtypur tė Perandorisė, si dhe pėr tė pėrhapur kulturėn dhe dijet shkencore.
Caktohet si guvernator nė Varna tė Bullgarisė, ku krijoi kastat e kredis agrar, njė ndėrmarje financiare e re pėr perandorinė osmane, por qė ndihmoi shtresat e varfėra tė popullit. Kėtu ai priti pėr vizitė edhe perandorin austriak, Franz Josef. Mė vonė caktohet si guvernator nė Konstanė tė Rumanisė ku shpalosi njė faqe tjetėr tė kulturės sė tij. Zbuloi dhe rindėrtoi ujėsjellėsin romak.
Por zbatimi i reformave demokratike ēuan nė konflikt me rethet konservatore tė Stambollit. Dėnohet nga porta e lartė me 7 vjet internim.
Me ndihmėn e miqve tė tij aratiset dhe pas ndryshimeve politike e emėrojnė Guvernator tė Pėrgjithshėm nė Liban. Mė vonė e zgjedhin nė postin e Presidentit tė Komisionit tė Danubit ku njihet dhe bėhet mik me personalitete tė shquara tė Europės.
Pėr bindjet e tij pėrparimtare, i bėjnė disa herė atentate, tė cilave u shpėton mrekullisht nė saje tė zgjuarsis dhe fatit tė tij. Megjith presjonet e mėdha ai nuk hoqi dorė asnjėher nga bindjet e tij.
Kur i propozuan, sė fundi, nė prill tė vitit 1890, tė merte postin e Qeveritatit tė Pėrgjithshėm tė Tripolitanis, miqtė e tij e njoftuan fsheurazi se ky ishte njė kurth pėr ta riinternuar pėrsėri. Atėher Ismail Qemali vendos pėrfundimisht tė braktis Turqin dhe me njė anije angleze largohet nga Stambolli e mbrin nė Athinė. Kėtej e tutje tė gjitha energjitė e tij do t’ja kushtonte ēėshtjes shqiptare. Filloi udhėtimin nė shumė vende pėr tė aritur qėllimin atdhetar qė i kishte vėn vehtes.
Shkon nė Romė ku takohet me arbėresh dhe mbetet i habitur me njohjen e gjuhės shqipe nga i pari kryeministėr i Italis sė re, arbėreshit Francesko Crispi. Pas Italisė kalon nė Gjenevė ku qėndron ca kohė. Kėtu njėrzit e Sulltanit kėrkojnė ta zhdukin.
Lė Gjėnevėn dhe bashkohet me Faik Konicėn pėr tė bashkėpunuar nė gazetėn e tij "Albania". Ndėrkohė shkon nė Londėr pėr tė marė pjesė nė varimin e Mbretėreshės Viktoria. Kėtu shfrytėzon rastin pėr tė diskutuar ēėshtjen shqiptare me personalitete tė ndryshme tė skenės politike tė kohės. Prej kėtej e shohim nė Egjypt tė takohet me emigrantė shqiptar ku gjen pėrkrahjen e tyre tė plotė. Qarqet qeveritare tė Egjyptit e spiunojnė te Sulltani dhe ai e dėnon me heqjen e tė drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisė, nė munges.
Ishte koha kur nė lėvizjen patriotike shqiptare, sidomos jashtė vendit, mbizotronte mendimi, se pėr shqipėrinė ishte mė mirė njė autonomi nėn perandori se sa njė shtet i pavarur dhe i dobėt qė do tė bėhej pre e fqinjėve mė tė fuqishėm dhe mė tė pėrkrahur. Ismail Qemali pranonte si hap tė parė ndryshin e perandoriė nė njė federatė tė madhe, pak a shumė si ajo zvicerjane, ku cdo popull tė regullohej nė mėnyrė autonome nė bashkėsi ekonomike dhe politike tė pėrbashkėt. Ky ishte nje koncept tepėr modern pėr ato kohra, nje lloj largpamėsie dhe parapėrgatitje pėr Europėn e Bashkuar.
Nė Kongresin e Manastirit (nėntor 1908) ai u paraprin vendimeve tė kėtij kongresi duke kėrkuar pėrdorimin e shkronjave latine nė alfabetin e gjuhės shqipe. Njė gjė e tillė ishte karakteristikė e tij si udhėheqės largpamės. Se ēfar peshe kishte kultura dhe mendimi i Ismail Qemalit duket edhe nė njė veprim paradoksal tė Sulltanit. Mė 22 korrik 1908 i ngarkuari me punė i Turqisė nė Paris, i drejtohet atij me njė telegram personal tė Sulltanit, i cili i kėrkonte kėshillė Ismail Qemalit se si duhet tė vepronte para kryengritjes sė Turqėve tė Rinj. Ismail Qemali e kėshilloi pa hezitim Sulltanin qė tė shpallte kushtetutėn, gjė qė Sulltani e pranoi tė nesėrmen.
Nė dhjetor tė vitit 1908 me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet, u zgjodh deputet i Sanxhakut tė Beratit nė parlamentin Osman, ku sė bashku me grupin e deputetėve patriot, mbrojti interesat e kombit.
Nė qershor 1911 sė bashku me Luigj Gurakuqin e patriotė tė tjerė, hartuan memorandiumin historik tė Greces, i cili ishte programi mė i kompletuar tek i cili mėshiroheshin aspiratat legjitime tė popullit shqiptar pėr shpalljen e autonomis sė Shqipėrisė.
Nė fund tė vitit 1911 ai mer nismėn pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė vitit 1912, ndėrkoh shkon nė Stamboll pėr tė bindur qeverin osmane qė ti jepte Shqipėrisė autonomin.
Nė kėtė kohė intensifikon takimet me qeveritė europiane dhe me bashkėsitė shqiptare jashtė vendit, duke mbajtur nė tė njėjtėn kohė lidhje tė ngushta me udhėheqesit politik dhe ushtarak nė Atdhe.
Mė 5nėntor 1912 nė mbledhjen e Bukureshtit ku vendosej fati i Shqipėrisė, mer pjesė dhe Ismail Qemali. Pas rezolutės sė kėsaj mbledhje, Ismail Qemali vajti nė Gjenevė ku takohet me ministrin e punėve tė jashtme, Berchtold dhe me ambasadorin e Italisė, Avarna, tek te cilėt gjeti mbėshtetjen qė priste.
Mė sė fundi arin me guxim dhe largpamėsi tė kėrkoi pavarsinė e Shqipėrisė, me te gjitha mjetet, mbasi e sheh se nuk ka rrugė tjetėr. Ndėrkohė njoftoi nė Atdhe se do tė shpallej pavarsia nga Kuvendi Kombėtar qė do tė mblidhej pėr tė vendosur mbi fatet e Atdheut.
Nėpėrmjet Triestes, me anijen Brunn, mbrin nė Durrės ku gjen njė situatė tė vėshtirė. Ushtria sėrbe po i afrohej Durrėsit.
I shoqėruar nga Luigj Gurakuqi, Dhimitėr Berati, Pandeli Cali, Qazim Kurt Gjirokastra etj ai e pa tė arsyeshme tė merte rrugėn pėr nė Vlorė.
Nė Vlorė kryesoi mledhjen e Kuvendit Kombėtar qė shpalli Pavarsin e Shqipėrisė. Po ashtu me krijimin e Qeverisė sė Pėrkohėshme zgjidhet kryetar i saj. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonse nė kushte mjaft tė vėshtira, mori njė varg masash nė fushėn ekonomike, tė ndėrtimit shtetėror e kulturės kombėtare. Nė tė gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burrė shteti dhe dipllomat largpamės. Por politika e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve reaksionare tė cilat u pėrpoqėn dhe e rėzuan atė nė janar 1914.
Edhe pas dorhėqjes sė Qeveris sė Vlorės, Ismail Qemali nuk do tė reshte sė punuari pėr Shqipėrin dhe mbrojten e popullit shqiptar.
Mė 11korrik1914, ai u bėri thirje vendeve europiane tė mbronin popullin shqiptar dhe teritoret e vendit nga masakrat dhe zaptimi grek. Pėrpjekjet e tij vazhdojnė nė tė gjitha drejtimet, por gjen pengesa tė pafundme tė fuqive europiane si dhe tė elementėve egoist e tradhėtar brenda vendit.
Mė 15janar 1919 ai i dėrgoi njė memorandium kryeministrit italian Orlando qė tė nisej pėr nė Paris tė merte pjesė nė Konferencėn e Paqes. Memorandiumi ėshtė me tė vėrtet njė kryevepėr e dipllomacisė dhe provė e atdhedashurisė sė paepur tė kėtij burri tė madh. Por memorandiumi ariti me vones dhe Orlando nuk ariti tė njihej me tė.
Mė 22janar 1919, mbėrthyer nga ankthi pėr rezultatet e Konferencės sė Paqes ai shkruan: "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė. Do tė ngjallemi apo do tė vdesim". Mendon dhe harton plane pėr realizimin e qėllimit tė vet dhe tė gjithė patriotėve tė tjerė pėr njė Shqipėri tė bashkuar, demokratike dhe tė zhvilluar.
Mė 23janar 1919, pėrgatitet pėr njė konferencė shtypi nė hotelin Brufani nė Peruxhia tė Italisė, ku ishte i detyruar tė jetonte, por pak ēaste pasi filloi konferenca pėson njė hemoragji cerebrale. Mbas tre ditėsh mė 26janar 1919 nė orėn 23:30 mbylli sytė nė moshėn 75 vjecare.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Ismail Qemali 
 
Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin

Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė 1919-ės, kur Ismail Qemali donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxha. Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė. Ndėrsa ecte pėr t“u ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė dhe dukej qartė qė ai po mundohej t“i lidhte me njėra-tjetrėn. Nė atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr t“u drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė. Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati, tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja njerėzore i kaloi kufijtė.

Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė psikologjike dhe fizike. Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante mirė pasi nė atė konferencė shtypi do t“i duhej tė fliste gjatė. Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė njohur me shumė hollėsi dhe detaje tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur, mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės "Panorama", duke hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
"Mė hėngrėn nė besė!" bėrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nė Peruxha tė Italisė. Ai ishte nisur pėr njė vizitė urgjente nė Romė, me ftesė tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtėm. Kjo kishte ndodhur pas njė kėrkese kėmbėngulėse tė tij, nėpėrmjet njė telegrami tė nisur pėr kėtė qėllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte qė tė ndihmohej nga pėrfaqėsuesit e Italisė, tė cilėt do tė ndėrhynin pranė autoriteteve mė tė larta tė Konferencės sė Paqes qė mbahej nė Paris, pėr tė mundėsuar qė delegacioni shqiptar tė shtohej edhe me tre pėrfaqėsues tė tjerė. Ndėrsa Ismail Qemali kishte marrė pėrgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtėm, Sonino e prisnin nė Romė, ai pa humbur kohė u nis pėr tė realizuar takimin e kėrkuar nga i cili shpresonte tė dilte me rezultate pozitive nė favor tė Shqipėrisė. Por befasisht dhe ēuditėrisht diplomati 75-vjeēar nga Shqipėria u pėrball sapo zbriti nė Peruxha me pėrgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtėm kishin shkuar nė Konferencėn e Parisit pėr tė cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do tė thoshte qė ai jo vetėm se nuk do tė ndihmohej edhe me tre delegatė tė tjerė, por madje as ai vetė nuk do tė merrte pjesė nė tė. Diplomati shqiptar u bind menjėherė se bėhej fjalė pėr njė dredhi tė pastėr politike pikėrisht nga ata qė ai i kishte konsideruar miq tė vendit tė tij, por qė tashmė kishin marrė iniciativėn pėr ta izoluar. Tronditja qė pėsoi pas marrjes sė lajmit tė papritur, se ishte mashtruar qė ishte thirrur nė Itali, ishte e papėrballueshme pėr moshėn e tij 75-vjeēare, prandaj edhe klithma e tij "Mė hėngrėn nė besė!" doli shpėrthyeshėm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Aty do tė vendosej edhe fati i saj.

"Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė", shkruante Ismail Qemali nė fillim tė atij muaji. "Do tė ngjallemi ose do tė vdesim". Nėn zjarrminė e njė patriotizmi tė jashtėzakonshėm qė i kishte mbėrthyer qenien, kishte kohė qė luftonte me tė gjitha mundėsitė dhe format pėr tė ndikuar mbi konkluzionet e konferencės pėr tė cilat ai ishte i interesuar qė tė ishin sa mė afėr interesave tė bashkėkombasve dhe atdheut tė tij. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. "Sikur tė kisha tė holla,- vazhdon mė tej nė ditarin e tij tė atyre ditėve Ismail Qemali, - do tė isha hedhur deri nė Amerikė pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e atjeshėm. Por nė marrėveshje me qeverinė italiane e quaj tė nevojshme tė shkoj nė Romė. Prej andej mund tė bėj njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilojmė programin pėrfundimtar. Nga Italia kėrkoj tė nxis nisjen nga Shqipėria veriore, qendrore dhe jugore tė tre ose gjashtė delegatėve, nė mėnyrė qė sė bashku me delegatėt qė vijnė nga Amerika tė shkojmė nė Paris tė gjithė sė bashku pėr t“i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqiptarėve".

Qemali i dErgon telegram kryeministrit Orlando
Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali i dėrgon njė telegram urgjent, tė shkruar nė gjuhėn frėnge. Njė kopje tė asaj letre ia dėrgoi edhe ministrit Sonino. Ja ēfarė shkruhej nė tė:

"Shkėlqesisė sė tij Orlando, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Romė.
Pėrveē ndjenjave tė mia tė admirimit personal me cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė idealeve shqiptare, realizimit tė tė cilave u kam kushtuar gjithė jetėn time, ndjej detyrėn t“i besoj shpresat e mia pėr lirinė e vendit tim nė mbėshtetjen dhe nė mbrojtjen e lartė tė Italisė…… I lutem shkėlqesisė Tuaj t“i marrė nė konsideratė serioze kėto lutjet e mia duke mė transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhėzimet tuaja".


Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencė nga Ismail Qemali ka arritur nė Romė pikėrisht mbrėmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vėrtetohet se ėshtė regjistruar mė 19 janar. Pas kėsaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtėm nė Romė, pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai, ku do t“i ndodhte edhe tragjedia mė e madhe; do t“i merrej jeta.

Kur shkon ne Peruxha vendoset ne "izolim"
Sa zbriti nė Peruxha tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apopletike gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė!". Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t“i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė njė kohė qė nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė, ai tė mos merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar.

Pa e kerkuar vete, iu organizua nje konferencE shtypi me gazetaret
Pavarėsisht se diplomati shqiptar nuk mundi tė shkonte nė Paris, loja e parapėrgatitur mbi tė do tė ndiqej deri nė fund. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27 kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Vdes para gazetarEve
Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t“i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė.

ItalianEt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci tė tjera ishin planifikuar pėr trupin e pajetė tė diplomatit tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, Ismail Qemali. Pas vdekjes sė tij, ēuditėrisht nė mbarė kancelaritė diplomatike tė botės pati njė sensibilizim tė veēantė. Pėr vetė jehonėn e madhe qė pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin qė ai kishte vdekur nė vendin e tyre, donte t“i bėnte "nderimet" qė meritonte njė diplomat i atij rangu. Ata vendosėn qė trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kėrkesė dhe ai interesim i palės italiane bėri qė trupi pa jetė i Ismail Qemalit tė qėndronte plot dy javė nė Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytė.

12 shkurt 1919 trupi pa jetė i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithė pėrpjekjet e palės italiane dhe shumė peripeci tė tjera qė dolėn pas vdekjes sė Ismail Qemalit, djemtė e tij nuk reshtėn sė u pėrpjekuri qė babanė e tyre ta sillnin nė Vlorė, e cila e priste me padurim pėr ta varrosur nė lartėsinė madhėshtore tė Kaninės. Vdekja e tij nė atė kohė kishte tronditur mbarė kombin dhe grupe tė shumta shqiptarėsh, tė ardhur nga tė gjitha trevat, po pėrqendroheshin nė Vlorė pėr t“i bėrė nderimet e merituara diplomatit tė famshėm. Sė fundmi gjithēka u bė realitet. Ishte pikėrisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djemtė e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Jashtme italiane mbėrriti nė portin e vogėl tė Vlorės. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe sė fundmi me anijen e posaēme italiane. Sipas bashkėkohėsve tė atyre momenteve, siē ishin vetė djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut tė tij, Safet bej Vlorės bėhet e ditur se hyrja e arkivolit nė Vlorė ka qenė tepėr emocionuese. Tė qarat e njerėzve dhe shkrepjet e armėve shkaktuan njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme. Gjithė rrugėt, kodrat dhe ēdo gjė nxinte nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme nė atė varrim, i cili, ashtu siē ishte menduar nė atė kohė u bė pikėrisht nė lartėsitė dominante tė Kaninės.
Konkretisht pėr ato momente, nė shėnimet e Safet bej Vlorės, tė gjendura nė dosjen e posaēme tė Ismail Qemalit nė Arkivin Qendror tė Shtetit shkruhet:

"Nėse e matim madhėshtinė e njė personazhi politik me dashurinė e popullit tė thjeshtė, duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorės. Gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij, asnjė fshatar dhe asnjė qytetar nuk mbeti nė shtėpi. Tė gjitha faqet e maleve dhe tė brigjeve gjatė rrugės sė kortezhit funeral ishin plot me njerėz. Qe njė apotezė madhėshtore e mbarė popullit, pa pėrjashtim, ndaj njė tribuni qė i shėrbeu vendit tė tij deri nė frymėn e fundit".


Historia e fundit e jetės sė Ismail Qemalit

Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar, Ismail Qemali atė muaj mbushte plot 75 vjeē. Nė atė periudhė ai kishte angazhimin mė tė madh diplomatik qė mund tė kishte pasur ndonjėherė nė vitet e tij tė fundit. Pikėrisht nė Paris, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė shumė vendeve tė botės zhvillonte punimet konferenca e madhe ndėrkombėtare e njohur si "Konferenca e Paqes". Nė atė konferencė me fuqi vendimmarrėse, do tė diskutohej edhe ēėshtja e Shqipėrisė. Kjo do tė thoshte qė plakut tė pavarėsisė i duhej tė ndėrmerrte njė angazhim tė jashtėzakonshėm, qė pėr moshėn e tij do tė thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte lėvizja diplomatike dhe pėrpjekja pėr punimet e Parisit. Pėr kėtė gjė i duhej patjetėr qė sė bashku me delegacionin shqiptar tė shtonte edhe tre delegatė. Ata delegate, sipas tij, i nevojiteshin qė tė bėnte mė tė favorshėm dhe mė prezent problemin e Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim vendosi tė kėrkojė ndihmė te fqinji perėndimor i vendit tė tij, Italia, e cila pėr hir tė sė vėrtetės, deri nė atė periudhė, kishte qenė aleate e rregullt nė mbėshtetje tė ēėshtjeve diplomatike qė kishin tė bėnin me Shqipėrinė. Nė bazė tė planit tė studiuar mirė dhe pėr tė realizuar qėllimin e tij, Ismail Qemali, pikėrisht nė 15 janar tė atij viti (1919), i dėrgoi njė telegram urgjent kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Italisė. Me anė tė atij telegrami ai u kėrkoi autoriteteve italiane njė takim tė menjėhershėm duke i parashtruar edhe temėn qė do tė bisedonte. Nuk vonoi shumė dhe nga brigjet e Italisė u kthye menjėherė pėrgjigjja. Autoritetet e larta tė atij vendi i shkruanin se ishin dakord pėr takimin e kėrkuar dhe se ishin tė predispozuar pėr tė kontribuar nė ndihmėn diplomatike qė kėrkonte ai si diplomat historik i Shqipėrisė. Ismail bej Qemalin e prisnin nė Romė. Pas kėsaj, ai niset pėr nė Itali. Por s“ishte e thėnė qė ajo iniciativė e Ismail Qemalit tė pėrfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti nė Peruxha u njoftua se kryeministri dhe ministri i Jashtėm, tė cilėt i kishin bėrė ftesėn, nuk ndodheshin brenda vendit, por ishin nisur pėr nė Konferencėn e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe e papėrballueshme pėr moshėn e tij 75-vjeēare. Pak ditė mė pas, pikėrisht mė 24 janar 1919, kur ai donte edhe tre ditė tė mbushte 75 vjeē, ndėrsa rrinte me djemtė e tij nė njė nga hotelet e Peruxhas, pikėrisht nė njė konferencė pėr shtyp, ai del para gazetarėve tė grumbulluar nė hollin e hotelit. Nuk kaloi shumė, kur papritmas i fillojnė tronditja trupore dhe shkumėzimi. Largohet menjėherė nga holli, por nuk zgjat shumė; gjen vdekjen e menjėherėshme. Pas dy javėsh peripeci, djemtė e tij arritėn ta sjellin trupin e pajetė mė 10 shkurt nė Vlorė. Dy ditė mė vonė, nė orėn 10:00 tė 12 shkurtit 1919 u bė varrimi i jashtėzakonshėm i diplomatit, emri i tė cilit do tė vendosej nė themelet e shtetit shqiptar.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Ismail Qemali 
 
falemnders shqipe per ket shkrimin ismaijl qejmali ka qen njeri shum i shqut ka kriju shetin e pamvar shqip
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!