Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Istanbul Park Circuit - GP Turkey 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Istanbul Park Circuit - GP Turkey 
 
Kejzi Stoner fitoi Ēmimin e Madh tė Turqisė pėr klasin Moto Gp, duke e dominuar kėtė garė nga fillimi deri nė fund. Pas tij janė renditur Toni Elias dhe Loris Kapirosi. Nė vendin e pestė ėshtė renditur Marko Melandri, i cili mė nė fund rikthehet mes protagonistėve nė kėtė sezon. Njė garė zhgėnjyese ka qenė kjo e Stambollit pėr Valentino Rosin, i cili kishte probleme me konsumimin e gomės sė pasme. Me kalimin e xhirove ai humbi shumė pozicione, duke e pėrfunduar kėtė garė vetėm nė vendin e 10 tė. Pėr Stonerin kjo ėshtė fitorja e dytė pėr kėtė sezon, ku ka debutuar me Ducatin. Garėn e parė e ka fituar nė Katar.
Nė kėtė garė u vu re se tė gjithė pilotėt e Bridgestonit ishin nė formė shumė tė mirė dhe dominuan garėn. Po tė shohėsh 10 pilotėt e parė, vetėm dy prej tyre pėrdornin gomat Michelin, Niki Heiden i 7 ti dhe Valentino Rosi i 10 ti. Duke parė kėto rezultate, mund tė themi se kanė qenė pikėrisht gomat ato qė kanė ndikuar mė shumė.
Rosi ka mbajtur kryesimin e garės nė xhiron e parė, por mė pas bėri njė gabim nė njė kthesė dhe u rikthye nė garė nė vendin e pestė. Nė kėtė moment, Stoneri mori kryesimin dhe u shkėput. Po nė atė xhiro, Kawasaki i Olivier Zhakut rrėshqiti dhe nxori jashtė gare Yamahan e Eduardsit dhe Hondėn e Pedrozės.
Nga ana tjetėr, Stoneri nė krye zhvilloi njė garė perfekte, pasi edhe Ducati i tij ishte shumė nė formė. Pas tij, Rosi tentoi pėr disa momente tė dublonte me Eliasin dhe mė pas me Kapirosin dhe Hopkinsin, tė cilėt e parakaluan me radhė. Mė pas nuk rrezikoi dhe u kėnaq me ato 6 pikė. Nė luftėn pėr vendin e dytė, Eliasi arriti tė mbante prapa Kapirosin. Nė klasifikimin e pėrgjithshme, Stoneri ndodhet nė krye me 10 pikė diferencė ndaj Rosit.
Menjėherė pas pėrfundimit tė garės, australiani Stoner ka deklaruar: "Kishim bėrė njė punė perfekte pėr kėtė garė, gjithēka shkoi ashtu siē e kishim parashikuar, duke e mbyllur me arritjen e objektivit tonė. Ducati dhe Bridgestone ishin kombinuar nė mėnyrė perfekte. Mė duhej qė gjatė gjithė garės tė isha i qetė. Ishim shumė tė shpejtė gjatė gjithė kėsaj fundjave, pėr kėtė arsye kjo fitore u duk e thjeshtė," ka pėrfunduar Kejzi Stoner.



Rosi: Gomat, armiku ynė kryesor
Duket mjaft i zhgėnjyer Valentino Rosi pas asaj disfate qė pėsoi nė Turqi. "Doktori", pasi kishte marrė "polin" njė ditė mė parė, pati shumė probleme me gomėn e pasme dhe pėr kėtė arsye nuk pati mundėsi tė luftonte pėr fitoren. "Nuk i prisnim kėto probleme pas provave. Goma ishte nė temperaturėn ideale, por mė pas filloi tė rrėshqiste shumė. Diēka nuk shkonte nga ana e djathtė e gomės, kisha frikė se mos plaste. Pėr kėtė arsye e ula ritmin, pasi nuk mund ta shtyja ashtu, tregon Valentino Rosi, i cili shprehet i shqetėsuar pėr gjendjen e skuadrės. - Kėto goma janė njė problem shumė i madh pėr ne. Jam shumė i zhgėnjyer nga kjo garė dhe nė kėtė zhgėnjim fus pa dyshim edhe gabimin qė bėra nė xhiron e dytė. Stoneri? Po tė mos kisha pasur problemin e gomave, do tė dueloja me tė. Ducati ėshtė duke u paraqitur shumė mirė, por unė insistoj tė them se armiku ynė kryesor janė gomat. Nuk e dimė ende se ēfarė i ndodhi gomės, njė ditė mė parė isha nė tė njėjtin ritėm me Stonerin. Ditėn e shtunė zhvillova 17 xhiro me gomėn qė pėrdora edhe nė garė. Na shqetėsojnė shumė kėto probleme qė po na sjellin gomat," ka pėrfunduar Rosi.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Doviciozo, Njė Fitore Inteligjente 
 
Ka filluar me dy fitues italianė Ēmimi i Madh i Turqisė. I pari, nė klasin 125cc, ishte Simone Korsi, ndėrkohė qė nė klasin 250cc fituesi ishte Andrea Doviciozo. Italiani i Hondės ka mundur nė momentet e fundit kampionin e botės Horge Lorenco dhe Alvaro Bautistėn, tė dy kėta me Aprilia. Vetėm nė vendin e katėrt ėshtė renditur Aleks de Anxhelis.
Ka qenė njė fitore e mrekullueshme e Andrea Doviciozos, pasi erdhi pas njė gare qė e zhvilloi mė shumė me inteligjencė. Edhe pse Honda e tij ishte mė e ngadaltė se dy motorėt Aprilia tė spanjollėve, ai diti tė qėndronte pėrpara dhe tė merrte kėtė fitore. Nė disa raste janė parė dhe disa shtyrje qė padyshim ishin korrekte. Prekja e parė ka qenė nė momentin kur e parakaloi Lorenco nė kthesėn e parafundit dhe njė tjetėr shtyrje ka qenė kur Doviciozo ia rimori pozicionin.
Njė sulm fitues qė vlen shumė, duke parė dhe mesazhin e karakterit tė tij qė i dha Lorencos, i cili vazhdon tė mbetet kryesues. "Jam shumė i kėnaqur pėr kėtė fitore, sepse erdhi pas njė gare shumė tė vėshtirė. Bėra njė nisje tė mirė, por nė xhirot e fundit nuk ndihesha superior ndaj Lorencos dhe pėr kėtė arsye nuk isha i sigurt nėse do ta arrija ose jo. Nė xhirot e fundit e rrita shumė ritmin dhe kur ai tentonte tė kryqėzonte trajektoret, u mundova tė qėndroja sa mė pranė dhe tė mbaja pjesėn e brendshme pėr ta parakaluar dhe ashtu ndodhi. Kjo ishte njė fitore shumė e rėndėsishme pėr ne dhe pėr kampionatin," ka thėnė pas garės Andrea Doviciozo. Nė vendin e pestė ėshtė renditur Tomas Luti, i gjashti Mika Kalio dhe vetėm i nėnti Marko Simonēeli, i cili u rrėzua nė xhirot e para tė garės, por qė mė pas u rikthye.


Korsi merr fitoren e parė nė karrierė
Simone Korsi ka fituar Ēmimin e Madh tė Turqisė pėr klasin 125cc. Pėr italianin kjo ėshtė fitorja e parė nė karrierė. Ai mundi nė pistėn e Stambollit Joan Oliven, nė njė duel qė ishte i gjithi i Aprilias. Nė vendin e tretė ėshtė renditur japonezi Tomojoshi Kojama me KTM. Nė vendin e katėrt nė kėtė garė ėshtė Rafael de Roza, ndėrkohė qė Gabor Talmaksie u rendit i pesti. Matia Pasini, i cili njė ditė mė parė kishte marrė "polin", ishte i pafat. Atij iu desh tė tėrhiqej nga gara pėr njė problem teknik. Gara pėr kėtė kategori ka qenė shumė e ekuilibruar. Kur kishin mbetur vetėm tri xhiro nga pėrfundimi, ishin rreth 9 pilotė brenda njė diference prej 5 sekondash.
Nė fundin e garės ishin Simone Korsi dhe Joan Olive ata qė duelonin pėr fitoren. Italiani nė kthesėn e fundit u tregua shumė i zgjuar kur arriti tė parakalonte Oliven. "Kam kaluar vite tė vėshtira nė karrierė, pasi, edhe pse punoja shumė, rezultatet nuk po vinin. Nė kėtė sezon po ndihem shumė mirė dhe kėtė gjė e tregon edhe fitorja. Nuk kishim njė ritėm shumė tė mirė, megjithatė ia dolėm mbanė tė fitonim. Isha i qetė deri nė fund dhe e dija qė do ta parakaloja Oliven. Eshtė si njė ėndėrr, e cila u bė realitet. Ēfarė ndryshon? Nuk mendoj pėr titullin kampion, e rėndėsishme ėshtė tė vazhdojmė kėshtu."



Moto Gp
1. K.Stoner Ducati
2. T.Elias Honda
3. L.Kapirosi Ducati
4. A.Barros Ducati
5. M.Melandri Honda
6. Xh.Hopkins Suzuki
7. N.Heiden Honda
8. R.de Puniet Kawasaki
9. A.Hofman Ducati
10. V.Rosi Yamaha

Pilotėt
1. K.Stoner 61 p
2. V.Rosi 51
3. D.Pedroza 36
4. T.Elias 35
5. M.Melandri 30
6. K.Eduards 26
7. N.Heiden 26
8. A.Barros 25
9. Xh.Hopkins 23
10. K.Vermulen 21


250cc
1. A.Doviciozo Honda
2. H.Lorenco Aprilia
3. A.Bautista Aprilia
4. A. de Anxhelis Aprilia
5. T.Luti Aprilia
6. M.Kalio KTM
7. J.Simon Honda
8. H.Barbera Aprilia
9. M.Simonēeli Gilera
10. F.Lai Aprilia

Pilotėt
1. H.Lorenco 70 p
2. A.Doviciozo 52
3. A.de Anxhelis 46
4. A.Bautista 36
5. H.Barbera 24
6. T.Luti 24
7. J.Simon 17
8. J.Takahashi 17
9. Sh.Aojama 15
10. F.Lai 15

125cc
1. S.Korsi Aprilia
2. J.Olive Aprilia
3. T.Kojama KTM
4. R.de Rosa Aprilia
5. G.Talmaksi Aprilia
6. L.Pesek Derbi
7. L.Zaneti Aprilia
8. B.Smith Honda
9. A.Ianone Aprilia
10. H.Faubel Aprilia

Pilotėt
1. G.Talmaksi 56 p
2. H.Faubel 47
3. L.Pesek 46
4. S.Korsi 36
5. J.Olive 33
6. P.Espargaro 27
7. T.Kojama 26
8. R.de Roza 26
9. P.Nieto 20
10. L.Zaneti 15
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Rosi kėrcėnon Eliasin: Tė pres nė Shangai... 
 
Valentino Rosi kėtė herė nuk arriti tė tregojė aftėsitė e tij tė vėrteta, pasi goma e pasme e motorit kishte probleme. Kjo e Turqisė ishte njė garė pėr t'u harruar pėr tė, tė cilėn e pėrfundoi vetėm nė vendin e 10 tė.
U renditėt i dhjeti dhe u parakaluat nga Stoneri.
Isha me tė vėrtetė i pafat. Ajo ishte njė ditė e trishtuar pėr ne, pasi isha i sigurt se po tė shkonte gjithēka nė rregull, do tė zhvilloja njė garė tė bukur.
Mund tė na shpjegosh se cili ishte problemi juaj nė kėtė garė?
Kisha probleme me gomėn e pasme kur kishin kaluar mė pak se 10 xhiro. Nė fillim goma ishte mirė, mė pas m'u desh ta ulja ritmin. Nė ato momente doja thjesht tė mbaroja garėn dhe tė merrja ndonjė pikė. Por nė 8 xhirot e fundit gjendja u komplikua.
Ēfarė problemi ishte?
Diēka shumė e ēuditshme. Pėr mendimin tim, goma kishte njė problem nga brenda, megjithatė nuk mund t'ju them asgjė, pasi nuk e di. Pyesni ju ata tė Michelinit dhe me kėtė rast do ta kuptoj edhe unė. Kisha shumė frikė nė pjesėn e drejtė, pasi ndoshta ēahej goma. Provova ndjenja tė hidhura si nė Laguna Seka.
Nė fillim tė garės ishit shumė i sigurt te gomat, por gjendja ishte shumė ndryshe.
Edhe nėse goma ime nuk do tė kishte probleme, Bridgestoni dukej se ishte mė kompetitiv. Jemi ende prapa. Qė nė xhirot e para ata kishin njė forcė fėrkimi shumė tė madhe, ndėrkohė qė gomat tona rrėshqisnin. Mendoja se problemet me gomėn time do tė fillonin nga fundi i garės, por nė fakt ato ishin me probleme nga xhiroja e parė deri nė fund. Duhet qė Michelini t'i rikthehet punės, nuk ėshtė aspak e hijshme qė tė shkatėrrojmė punėn e skuadrės dhe tė Yamahas nė kėtė mėnyrė.
Por ju bėtė njė gabim qė nė fillimin e garės.
Po, u pėrpoqa ta hapja gazin mė shpejt dhe gabova. Nė atė pikė humba 1.8 sekonda, por isha ende aty.
Mund tė luftonit pėr fitoren?
Kishim mundėsi tė luftonim si tė barabartė me Stonerin. Nė njė xhiro tė vetme unė isha mė i shpejtė se ai. Nuk ndihesha aspak inferior, edhe pse ai ishte shumė i shpejtė dhe nuk bėri asnjė gabim.
Stoneri ju kaloi nė klasifikim.
Pėr momentin ėshtė piloti pėr t'u mundur.
Mund tė "hakmerreni" nė Shangai?
Me kėto Ducati kaq tė shpejtė duhet t'u themi organizatorėve tė garave qė t'i shkurtojnė pjesėt e drejta, sepse janė me tė vėrtetė tė rrezikshėm.
Si e gjykoni atė parakalim tė Eliasit?
Mė erdhi nė krah dhe u pėrpoq tė mė nxirrte jashtė. Nėse bėn njė parakalim nga pjesa e brendshme, nuk mund tė modifikosh linjėn ideale tė kthesave. Mė preku dy herė. U pėrpoq tė mė rrėzonte dhe unė shpėtova pėr pak.
Ai nuk arrin ta kontrollojė veten gjatė garės?
Ndoshta duhet tė gjejė ndonjė profesion tjetėr. Erdhi mė kėrkoi falje, por unė nuk e fal. Nė Jerez bėri tė njėjtėn gjė dhe unė e fala, por kėtu jo, njė herė kėrkohet falje.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Stoner: Nė Shangai dua fitoren e tretė 
 
Nė shkallėn mė tė lartė tė podiumit tė garės sė Turqisė ėshtė ngjitur Kejzi Stoner dhe nė tė djathtė tė tij ndodhet Loris Kapirosi nė vendin e tretė. Pra nė tri vendet e para, dy i kanė zėnė pilotėt e Ducatit. Eshtė logjike qė presidenti Federiko Minoli tė jetė shumė i kėnaqur: "Ndihem me tė vėrtetė shumė mirė, tani me sa duket jemi nė rrugėn e duhur. Mė parė rezultate tė tilla i arrinim vetėm nė Superbike, ndėrsa tani po i arrijmė edhe nė Moto Gp," ka thėnė Minoli. Mė pas ai ka shpjeguar sekretin e motorėve tė tij. "Pa dyshim qė kanė bėrė njė punė shumė tė madhe inxhinierėt tanė. Te Ducati pėrdoret njė teknologji shumė e lartė, por kėto rezultate vijnė edhe prej pasionit tė madh qė kanė punonjėsit tanė. Nė ēdo motor ka njė pjesė "zemre" nga ai qė e ka ndėrtuar." Mė pas Minoli ka bėrė komplimentet e radhės pėr fituesit. "Stoneri po na befason nga gara nė garė, ėshtė njė djalė me shumė talent dhe me kalimin e kohės po tregon se ėshtė edhe shumė i pjekur. Pėr Ducatin ky ėshtė njė moment magjik, si nga kėndvėshtrimi i shitjeve, ashtu edhe nga ai i sportit. Tashmė me sa duket ka ardhur momenti qė tė fillojmė tė ėndėrrojmė..." Australiani ka arritur fitoren e tij tė dytė nė kėtė sezon me tri gara tė zhvilluara. Megjithatė, kjo e Turqisė ishte e ndryshme nga ajo e Katarit. Nė atė garė ai e kaloi finishin pas njė dueli tė ashpėr me Rosin, ndėrsa nė Turqi u shkėput shumė qė nė fillim. "Kjo ishte njė fitore shumė mė e thjeshtė se ajo nė Lozail. Mund tė them se ėshtė mė bukur tė fitosh nė kėtė mėnyrė."
Pra doni tė thoni se ishte njė fitore e thjeshtė?
Asnjėherė fitorja nuk ėshtė e thjeshtė, por kur Ducati dhe Bridgestoni janė nė formė, nuk kishte arsye pse gjėrat tė mos shkonin kėshtu. E parakalova Eduardsin qė nė xhiron e parė, sepse nuk doja tė pengohesha nga askush, pra tė mos qėndroja prapa si nė garėn e kaluar tė Jerezit. Mė pas Rosi bėri njė gabim dhe doli jashtė piste duke mė dhuruar kėshtu vendin e parė. Qė nga ai moment unė u imponova tė gjithėve ritmin tim.
Nė atė pikė kuptuat se kjo ishte gara juaj?
Absolutisht jo. Edhe gjatė provave u mundova tė gjeja njė konfigurim ideal pėr motorin tim, por nė asnjė moment nuk isha i sigurt pėr fitoren. Vetėm kur diferenca me ndjekėsit ishte 3.4 sekonda kuptova se mund tė kaloja i qetė nė vijėn e finishit.
Tashmė jeni sėrish nė krye tė klasifikimit si nė Katar. Atėherė thatė se ishte gara e parė, prandaj jeni nė krye, por tani qė ėshtė gara e tretė dhe Rosi ju cilėson si rivalin pėr t'ju mundur?
Nuk do tė thotė asgjė qė tė jesh nė krye tė klasifikimit nė kėtė fazė tė kampionatit. Pa dyshim ėshtė njė fillim kampionati shumė i mirė, pasi dua tė theksoj se gara e Katarit dhe e Turqisė nuk janė ndėr pistat e mia tė preferuara. Mė pėlqejnė mė shumė pistat e shpejta si Muxhelo, Brno apo Filip Ajlėnd. Megjithatė, edhe Shangai mund tė jetė njė pistė e favorshme pėr Ducatin dhe Bridgestonin.
Edhe Loris Kapirosi duket i kėnaqur nga paraqitja qė ka bėrė nė kėtė garė. "Eshtė shumė e rėndėsishme qė tė rikthehesh nė podium. Jam duke kaluar njė periudhė shumė emocionuese, ndoshta periudha mė e bukur e jetės sime. Pas dy garave tė vėshtira pėr mua, nė Turqi jam rikthyer kompetitiv. Ndoshta konsiderohem si "babai" i Stonerit dhe Eliasit, por ende nuk e heq dorėn nga gazi," thotė Loris Kapirosi.
Vetėm nė pėrfundim, Kapirosi ka treguar se gjatė gjithė garės e ka pėrdorur njėrėn dorė me vetėm njė gisht, pasi e kishte dėmtuar javėn e kaluar gjatė njė gare argėtuese. "Nuk thashė asgjė nė fillim, pasi nuk doja qė tė spekullohej me kėtė episod, thotė italiani i Ducatit, i cili mė pas tregon parakalimin e fundit ndaj Barrosit. Pata njė problem me sistemin e frenimit kur isha me marshin e pestė nė njė kthesė dhe Barrosi mė parakaloi menjėherė. Mė mbetej vetėm ajo kthesė dyshe nė fundin e pistės. Frenova mė vonė se ai dhe mė fort se ai, ēdo gjė shkoi shumė mirė. Gjithsesi, me motorėt e rinj 800cc kam pak problem, mė duhet tė modifikoj disi stilin tim tė pilotimit, por tani qė jam rreth 40 vjeē, nuk e kam tė thjeshtė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!