Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Itaka e Fjalės“ Antologji Letrare 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Itaka e Fjalės“ Antologji Letrare 
 
Libri „Itaka e Fjalės“ Antologji Letrare, njė libėr i veēantė nė radhėn e botimeve dhe bashkpunimeve tė Poetėve Shqiptar nė emigracion.

Kishte kaluar njė kohė e gjatė qė nga dita kur kishim komunikuar me miqtė poetė nė emigracion pėr botimin e njė Antologjie tė re poetike.
Ndėrsa njė ditė, papritmas mė vjen pėr vizitė nė Studio, miku im, poeti Rrustem Geci, si gjithnjė me libra tė rinjė nė duar.

Pasi u pėrshėndetėm, filluam bisedėn tonė miqėsore, ku gjithnjė nė qendėr ėshtė poezia, fjala e bukur me gjithė bukuritė e sajė artistike, me gjithė fuqinė e vet qėndrim-mbajtėse ndaj ēdo tė ligė qė bren shoqėrine njerzore e brenda sajė edhe shoqėrinė shqiptare. Pas pak miku im fillojė tė shpalosė njė libėr tė ri, libėr pėr tė cilin kisha muaj qė kisha dėgjuar, por akoma smė kishte rėnė nė dorė.

Me buzėqeshjen qė i shkėlqente nė fytyrė, miku im mu drejtua me fjalėt:
-Eh` mik i dashur, e shikon kėtė libėr, Nase Jani me shokėt e tjerė, atje nė emigracion nė Athinė, i dha udhė` duke bashkuar kėtu 127 poetė shqiptarė nga gjithė vėndet e botės, kudo nė emigracion. Kėtu jemi tė gjithė bashkė, shtojė ai, pasi poetėt nuk i ndan asgjė! E gjeta nė libraritė e Prishtinės kėtė libėr“ o mik, ndaj e mora dhe njė pėr ty.

Dhe ashtu ai shtriu dorėn me njė gėzim tė dukshėm, duke mė dhuruar librin „Itaka e Fjalės“, Antologji letrare, njė libėr voluminoz me 567 faqe.
Sapo e mora librin nė dorė, me njė frymė lexova parathėnien e shkruar nga Gazetari i njohur Robert Goro.

Mė mjaftojė ajo parathėnie mjaft preēize e zotit Goro’ pėr tė kuptuar qartė’ jo vetėm domethėnien kuptimplotė tė titullit tė librit; “Itaka e Fjalės”, por edhe vlerat qė janė zgjedhur pėr tu botuar nė kėtė libėr.
E fjalėt e Robertit nė parathėnie janė aq prekse, saqė ēdo njeri do tė ndihej i pėrmalluar pėr atė “Itakė” tė shpirtit, pėr ato brigje tė atdheut, tek tė cilat ėndrrojmė tė rikthehemi tė gjithė ne“ qė jemi larguar nė kohėn e shpresave tė vrara…!

Ndėrsa Roberti nė parathėnien e kėtij libri thekson:
“ Tė gjithė emigrantėt, pavarėsisht racės, kombėsisė e vendndodhjes, kanė njė Itakė tė pėrbashkėt: Atdheun. Dikush kthehet dikur, dikush tjetėr, ose shumėkush tjetėr, mbetet Odise i pėrjtshėm.”
Ndėrsa mė poshtė vazhdon: „Mė fatlumėt (aq sa mund tė konsiderohet fat), janė krijuesit e letėrsisė. Pse ata kanė dhe njė Itakė tjetėr: Fjalėn, sė cilės i falėn nė ēdo moment tė ditės e tė natės dhe nėpėrmjet sė cilės mund tė mbrrijnė, qoftė dhe virtualisht, tek Itaka e tyre e madhe, pra tek Atdheu.“

***
E kėto fjalė tė Gazetarit shėmbullor, i cili arrin tė depėrtojė thellė nė botėn dhe shpirtin e poetėve, nuk kanė nevojė pėr koment, pasi flasin aq shumė dhe shkėlqejnė aq fort nėpėr gjithė hapsirat qė ndajnė emigrantėt nga njėri tjetri, veēanarisht poetėt shqiptar nė emigracion.

Ndėrsa bisedonim me mikun tim rreth librit tė ri, si dhe pėr krijimtarinė tonė mė tė fundit, pėr poezitė e reja, apo pėr librin voluminoz tė porsa pregatitur pėr botim nga Rrustemi, gjithnjė mendimet tona bashkoheshin nė njė pikė: Nė atė tė mos ndalimit sė shkruari poezi, edhe pse ne jemi nė kushte tė vėshtira emigrimi, edhe pse ne jemi larg atdheut, edhe pse kemi aq shumė vėshtirėsi pėr tė botuar, pasi investitorėt e artit, kulturės dhe letėrsisė, mungojnė…!

Mirpo falė organizatorve, poetėve dhe gazetarėve mjaft tė mirė, tė cilėt ndėrmarin nisma tė tilla pėr botime vlerash letrare’ si nė kėtė libėr, ne nuk do ta lėmė njėri tjetrin tė harruar, siē ndodh rėndomtė me artin, ku fatkeqesisht vlerat e poetėve, artistėve tė ēdo fushe, fillojnė tė njihen vetėm pas vdekjes sė autorit!

Njėkohėsisht ne nuk duhet tė besojmė qė botuesit nė atdhe i lėnė mėnjėanė poetėt apo krijuesit e tjerė tė artit dhe kulturės shqiptare, tė ēdo fushe` nė emigracion. Kėsajė here ėshtė Shtėpia botuese „TOENA“ ajo e cila i ka dhėnė dritė kėtij libri, ku fatmirėsisht shkėlqejnė sė bashku 127 poetė nė njė libėr, pra njė botim krejt i veēantė pėr nga pėrmasat, shtrirja gjeografike dhe vlerat e zgjedhura.

Ėshtė dashuria pėr atdhuen, ajo qė e mban gjallė gjuhėn shqipe nė emigracion, ajo qė i frymėzon tė gjithė krijuesit, por sidomos poetėt, qė tė shkruajnė gjithnjė poezi.
Ajo dashuri’ mbi ēdo dashuri tjetėr, ka bėrė qė shekull mbas shekulli shqiptarėt nė emigracion tė mos e harrojnė atdheun, tė punojnė pėr tė’ dhe tė rikthehen njė ditė duke sjellur vlera tė reja, pėr ti dhėnė zhvillime tė reja dhe sa mė njerzore shoqėrisė shqiptare!

Shėmbuj tė tillė i ka fiksuar historia jonė kombėtare, qė me legjendėn e famshmė pėrmbi ēdo legjendė tė botės, legjendėn reale tė mė tė madhit shqiptar tė tė gjitha kohrave’ Gjergj Kastriotit.
E nė vazhdėn e veprave atdhetare tė atij heroi legjendar’ i cili u rrit dhe u formua nė emigracion, me kujtimin dhe dashurine pėr atdhuen, kanė vepruar dhe dhėnė kontribute atdhetare, kohė mbas kohė, edhe mijra shqiptarė tė tjerė, si Rilindasit tanė tė mirė e gjer tek emigrantėt e sotėm, kudo nė botė.

Le tė jetė ky libėr njė shėmbull i zhvillimit dhe shkėlqimit tė vlerave shqiptare, si njė frut i rritur me kujdes nė pemėn e kulturės dhe historisė tonė, realizuar aq bukur’ me inisiativėn e drejtpėrdrejtė tė zotrisė sė nderuar’ poetit Nase Jani, bashke me miqtė e tjerė poet dhe gazetarė pranė tij’ dhe kudo nė botė!
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!