Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Faqja 1 e 1
 
Itali-SHBA, sfidė e blinduar 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Itali-SHBA, sfidė e blinduar 
 
Italia, e cila do tė pėrballet me SHBA-nė nė ndeshjen e dytė tė fazės me grupe, e ka vlerėsuar shumė kundėrshtarin. Italianėt arritėn tė fitojnė nė ndeshjen e parė me rezultatin 2-0, ndaj Ganės, ndėrkohė qė amerikanėt u mundėn 3-0 nga skuadra e Ēekisė. "Ne nuk mund ta nėnvlerėsojmė rėndėsinė e kėsaj ndeshjeje. Pėr SHBA-nė, kjo do tė jetė njė ndeshje pėr jetė a vdekje, duke qenė se u mundėn nė pėrballjen e parė dhe sėrish njė rezultat negativ do tė thoshte eliminim pėr ta. Gjithsesi, ne duhet tė jemi tė pėrqendruar dhe do tė futemi nė fushėn e lojės me synimin e vetėm fitoren. Ata janė njė skuadėr qė e mbajnė shumė topin, ndėrkohė ne jemi njė ekip qė dimė t'i vėmė ata nė vėshtirėsi," - tha sulmuesi Alberto Xhilardino. Ky i fundit ishte njė nga zhgėnjimet e Italisė nė ndeshjen me Ganėn, gjithsesi ai pritet tė vazhdojė tė ruajė vendin nė formacion, edhe pse Vinēenco Iakuinta tregoi njė formė tė mirė, kur shėnoi edhe golin e dytė nė pėrballjen ndaj ekipit afrikan. Ndryshimi i vetėm nė skuadrėn e Marēelo Lipit pritet tė jetė nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, ku Xhanluka Zambrota do tė luajė nė vendin e Kristian Zakardos. SHBA-ja, e cila arriti ēerekfinalet nė botėrorin e kaluar, synon tė paktėn njė barazim, nė mėnyrė qė tė shpresojė pėr ndeshjen e tretė. "Ne nuk e kemi pėrfunduar akoma aventurėn tonė. Nuk do tė ndodhė mė njė humbje 3-0. E kemi lėnė pas atė faqe dhe tani duam tė fillojmė njė tė re. Ndeshja ndaj Italisė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ne do tė japim maksimumin tonė," - tha trajneri i SHBA-sė, Arena. Pėr sa u pėrket ndryshimeve nė formacion, ky i fundit pritet tė fusė qė nga minuta e parė sulmuesin Edi Xhonson dhe mesfushorin Xhon O'Brajen, tė cilėt luajtėn si zėvendėsues nė pėrballjen me Ēekinė. Edhe nga Markus Bislei pritet qė ta fillojė ndeshjen qė nga minuta e parė. Ndėrkohė, skuadra e SHBA-sė duket se ka edhe njė arsye mė shumė pėr tė kėrkuar fitoren. Ushtarėve amerikanė u ėshtė dhėnė shansi pėr tė parė botėrorin, ndaj kombėtarja e tyre nuk do qė tė zhgėnjejė. "Ne po pėrfaqėsojmė vendim tonė. E dimė qė ata djem po na ndjekin dhe duam qė ne tė fitojmė," - tha sulmuesi Xhonson. Por duket se jo vetėm SHBA-ja ka ushtarėt e vet nė Irak. Edhe italianėt e kanė pėrmendur njė fakt tė tillė dhe ka qenė pikėrisht sulmuesi Alberto Xhilardino ai qė ka folur: "Ne e dimė qė na shikojnė tė gjithė bashkatdhetarėt tanė, pėrfshirė ushtarėt qė janė nė Irak. Mendoj se ata rrezikojnė jetėn pėr vendin, ndaj dhe ne duhet t'i nderojmė ata sa mė shumė. Detyra e njė futbollisti pėr t'ia arritur kėtij qėllimi, ėshtė qė tė fitojė dhe t'u dhurojė kėnaqėsi atyre," - tha Xhilardino.

Skuadrat:
Italia (4 3 1 2): 1 Xh.Bufon, 19 Xh.Zambrota, 13 A.Nesta, 5 F.Kanavaro, 3 F.Groso; D.De Rosi, 21 A.Pirlo, 20 S.Perrota, 10 F.Toti, 9 L.Toni, 11 A.Xhilardino
SHBA (4 4 2): 18 K.Keller, 7 E.Ljuis, 22 O.Onjevu, 23 E.Pope, 6 S.Sherundolo, 15 B.Konvej, 10 K.Rejna, 4 P.Mastroeni, 17 D.Bislej, 21 L.Donovan, 20 B.MekBrajd
Gjyqtar: Horge Larionda (Uruguaj)

Itali - SHBA ora 21:00
Stadiumi "Fritz-Valter", Kaizerslauten

Tė pezulluar: Asnjė
Tė dėmtuar: Mbrojtėsi Xhanluka Zambrota, i cili mungoi nė ndeshjen e parė kundėr Ganės pėr shkak tė dėmtimit, ėshtė i gatshėm pėr tė filluar lojėn nga minuta e parė. Ndėrkohė, mesfushori Xhenaro Gatuzo nuk pritet tė rikthehet.
Nė dyshim: Mesfushori Xhon O'Brajen ka treguar vėshtirėsi me arritjen e formės, ndaj dhe nuk dihet nėse do ta fillojė lojėn nga minuta e parė.
Tė pėrgjithshme: Fitorja 2-0 ndaj Ganės nė ndeshjen e parė ka bėrė qė skuadra e Marēelo Lipit ta nisė kompeticionin botėror nė mėnyrėn e duhur. Nė ndeshjen e dytė, Xhanluka Zambrota do tė jetė nė vendin e Kristian Zakardos. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket mesfushės, duke qenė se mungon Gatuzo, Italia do tė luajė sėrish me treshėn qė e nisi ndeshjen qė nga minuta e parė ndaj Ganės. Mauro Kamoranezi pritet tė jetė sėrish nė stol, ndėrsa Toti do tė luajė pėrsėri pas dy sulmuesve Alberto Xhilardino dhe Luka Toni, me Vinēenco Iakuintėn tė gatshėm pėr t'u futur nė ēdo kohė. Pasi humbėn me rezultatin 3-0 ndaj Ēekisė, amerikanėt do tė kėrkojnė tė paktėn njė pikė ndaj italianėve, tė cilėt nuk i kanė mundur asnjėherė nė pesė pėrballjet qė kanė pasur. Gjithsesi, nuk duhet harruar se SHBA-ja e ka potencialin e duhur pėr tė befasuar, kur kujtojmė qė arriti tė jetė ēerekfinaliste nė botėrorin e kaluar.
Shifra dhe fakte: Italia nuk ka humbur asnjė nga 19 ndeshjet e fundit dhe nuk ka humbur asnjė nga pesė pėrballjet me SHBA-nė. Italia ka arritur edhe njė fitore tė thellė 7-1 ndaj amerikanėve, nė Kupėn e Botės 1934.

Pėrballje tė mėparshme nė botėror:
1934: Raundi i parė Itali-SHBA 7-1
1990: Faza me grupe Itali-SHBA 1-0

Lipi: Na duhet shumė kujdes ndaj amerikanėve
Trajneri i Italisė ka deklaruar se SHBA-ja ėshtė njė skuadėr qė nuk duhet nėnvlerėsuar aspak, edhe pse humbi me rezultatin 3-0 ndaj Ēekisė. "Prisja njė ndeshje me pak diferencė midis ēekėve dhe amerikanėve, pasi kėta tė fundit kanė me tė vėrtetė njė ekip tė fortė. SHBA-ja ka bėrė shumė pėrmirėsime gjatė pesė viteve tė fundit. Ata arritėn ēerekfinalet e Kupės sė Botės katėr vite mė parė, ndaj ju siguroj se ndaj tyre duhet tė kemi shumė kujdes. Nėse nuk do tė kishim fituar edhe ndaj Ganės, ndaj SHBA-sė do tė ishte akoma mė e vėshtirė," - tha Marēelo Lipi. Ky i fundit kishte thėnė qė para shortit qė skuadrat, tė cilat nuk donte nė grup, ishin SHBA-ja dhe Gana. Gjithsesi, sfidėn ndaj afrikanėve e kaloi me sukses dhe tani e ka radhėn ajo ndaj amerikanėve.

Arena: Erdhi koha tė shkėlqejmė
Trajneri i SHBA-sė, Brus Arena, ka deklaruar se skuadra e tij do tė rikthehet tė gjejė veten nė fushėn e lojės, pas atij rezultati zhgėnjyes nė ndeshjen ndaj Ēekisė. "Ne kemi humbur njė ndeshje. Nė ēdo sport, sfida ėshtė se si i pėrgjigjes humbjes dhe mendoj se ne duhet tė rikthehemi me paraqitje dhe rezultat sa mė tė mirė. Italia ka njė ekip shumė tė fortė, gjithsesi tani ėshtė momenti i duhur qė ne tė shkėlqejmė. Nuk na falen gabime dhe kam besim te futbollistėt e mi. Tė shpresojmė te maksimumi i pikėve," - tha ai. Arena e drejtoi kombėtaren e SHBA-sė drejt ēerekfinaleve tė botėrorit, katėr vite mė parė.
 

Fation Shehu
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!