Klasi Moto Gp nuk ka qenė asnjėherė kaq italian. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr Valentino Rosin qė ka disa vite radhazi qė dominon, por pėr tė gjithė pilotėt qė marrin pjesė nė kėtė kategori. Asnjėherė nė kėto 50 vitet tė kėtij sporti, kategoria "mbretėrore" nuk ka qenė e dominuar nga italianėt nė kėtė mėnyrė. Duket qartė qė konkurrentėt e vendeve tė tjera tashmė kanė rėnė nė qetėsi. Nė kėtė sezon, pilotėt italianė kanė fituar 15 nga 17 gara. Rosi ka fituar 11, 2 Kapirosi dhe po aq Melandri. Vetėm Maks Biaxhi nė kėtė sezon nuk ka arritur asnjė fitore. Pra kategoria mė e lartė e motoēiklizmit ka filluar tė flasė italisht dhe kėtė gjė nuk e tregon vetėm titulli kampion i Valentino Rosit, por edhe fitoret e pilotėve tė tjerė nga ky shtet. Nėse nė kategoritė mė tė ulta, Aprilia nuk ka mundur tė kalojė konkurrencėn, nė kategorinė mė tė madhe Ducati ėshtė rikthyer si pretendent. Nė garat e fundit tė kėtij sezoni, pilotėt italianė jo vetėm qė kanė qenė protagonistėt dhe kanė arritur t'i fitojnė garat, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr t'u theksuar, ėshtė se ata kanė mundur rivalėt e tyre nga shtete tė ndryshme. Pra nė 88% tė garave tė kėtij sezoni kanė qenė pilotėt italianė ata qė kanė fituar dhe dominuar. Kjo shifėr heq ēdo dyshim qė mund tė kenė pilotėt e tjerė. Tė vetmet gara ku nuk kanė mundur tė dominojnė pilotėt italianė, kanė qenė ajo e Portugalisė, ku fitoi Aleks Barros, dhe e Amerikės, ku fitoi Niki Heiden. Sikur tė mos mjaftonin vetėm ato shifra, pilotėt italianė kanė mundur tė ngjiten 29 herė nė podium nga 51 vendet e mundshme, qė do tė thotė se janė ngjitur rreth 57. Kėshtu, Valentino Rosi ėshtė ngjitur 3 herė nė vendin e dytė, dy herė nė tė dytin dhe 11 herė nė tė parin, Melandri 2 herė nė vendin e dytė, 3 herė nė vendin e tretė dhe 2 herė nė tė parin, ndėrsa Kapirosi ėshtė ngjitur 1 herė nė vendin e tretė dhe 2 herė nė tė parin, dhe Biaxhi, i cili nuk ka fituar asnjė garė nė kėtė sezon, ka mundur tė ngjitet dy herė nė vendin e dytė dhe njė herė nė tė tretin. Pra, tė gjithė pilotėt e tjerė, tė paktėn pėr kėtė sezon, janė kėnaqur me vendet e tjera mė pak prestigjioze.
Gresini piloton pėr herė tė parė Honda RC211V
Nė prag tė fillimit tė testimeve tė Valencias, motori i skuadrės sė Gresinit, me ngjyrat e reja tė sponsorit "Fortuna", ėshtė paraqitur nėn drejtimin e numrit 1 tė saj. Kėshtu pra, Fausto Gresini, ish kampioni i botės nė klasin 125cc dhe drejtuesi i kėsaj skuadre, ėshtė ngjitur pėr herė tė parė nė njė motor tė klasit Moto Gp. Ai ka zhvilluar disa testime tė shkurtra me motorin Honda RC211V, me tė cilin Marko Melandri ka arritur tė fitojė dy garat e fundit tė kėtij sezoni. Sė bashku me Gresinin, i cili nuk pilotonte njė motor garash qė prej 10 vitesh, ishte dhe Fabricio Ēekini, shefi i skuadrės sė Melandrit. "Ishte njė eksperiencė e mrekullueshme, ka thėnė Gresini. - Nuk e kisha provuar asnjėherė mė parė kėtė motor, ishte dhurata e presidentit tė Hondės HRC, Suguru Kanazava. Ai ka dashur tė na stimulojė mua sė bashku me Fabricio Ēekinin pėr kėtė sezon, i cili mund tė konsiderohet me tė vėrtetė pozitiv pėr ne. Motori RC211V mė ėshtė dukur menjėherė komod dhe i lehtė pėr t'u pilotuar, pra ishte gjithēka nė rregull. Pėr kėtė arsye, sapo dilje nė pistė, filloje tė mendoje se si t'i nxirrje maksimumin," ka pėrfunduar Gresini.
Melandri: 2006 ta, mė e vėshtirė pėr Rosin
Pasi ka pėrfunduar tashmė sezoni 2005, tė gjithė pothuajse kanė filluar punėn pėr sezonin e ardhshėm. Nė pėrfundim tė garės sė Valencias, qė ishte dhe e fundit pėr kėtė sezon, Fausto Gresini ka firmosur njė kontratė me njė sponsor tė ri, "Fortuna". Pėr skuadrėn e tij bėhet fjalė pėr njė rikthim nė tė shkuarėn, sepse nė vitin 2001 ka bashkėpunuar me kėtė sponsor.
"Do ta filloj me shumė optimizėm 2006-ėn, pasi nė kėtė sezon kam qenė piloti mė i mirė i Hondės. Kam provuar motorin e ri dje dhe jam shumė i kėnaqur. Ka qenė njė pėrmirėsim i modelit aktual nė disa sektorė. Do tė provoj gjithashtu edhe disa tipe tė reja gomash Michelin. Dua tė theksoj kėtu se sezoni 2005, ka qenė sezoni im i vėrtetė nė Moto Gp. Shpresoj tė mbaj kėto ritme dhe pėr kėtė duhet njė pėrqendrim maksimal, ka thėnė Marko Melandri, i cili mė pas ka shtuar. Valentino Rosi ėshtė kampioni i botės dhe ata qė menduan se do ta mundnin, nuk arritėn as ta vinin nė vėshtirėsi. Jam i sigurt se pėr sezonin e ardhshėm do tė punojė mė shumė. Vlen pėr t'u pėrmendur se edhe Niki Heiden e ka rritur shumė nivelin e tij, ėshtė njė pilot qė nuk dorėzohet kurrė."
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------













