Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut deri mė 1443

Image

Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fėmija i parafundit nė familjen me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės. Kėta kishin katėr djem (Stanishėn, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vlajkėn e Mamicėn).

Dėrgimin e Gjergjit tė vogėl nė oborrin osman rreth moshės nėntėvjeēare, e dėshmojnė, pavarėsisht nga njėri-tjetri, burime historike bashkėkohore ose pak mė tė vona, vendase e tė huaja. Kėtė e pohojnė autorėt e vjetėr shqiptarė, veprat e tė cilėve shėrbejnė si burime mė tė rėndėsishme pėr njohjen e historisė sė Shqipėrisė tė shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beēikemi, Gjon Muzaka, Dhimitėr Frėngu. Edhe nė jetėshkrimin mė tė hershėm pėr Gjergj Kastriotin, tė hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dėrgua i vogėl peng, u rrit dhe u edukua pranė oborrit tė sulltanit. Tė njėjtėn gjė njoftojnė edhe kronistė e historianė tė huaj, bashkėkohės me Skėnderbeun, si italianėt F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorėve osmanė tė shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.
 
Emri i Gjergj Kastriotit pėr herė tė parė pėrmendet nė Shqipėri bashkė me ata tė vėllezėrve tė tij nė dokumente tė vitit 1426 pėr ēėshtje pronėsie. Nė kėtė kohė Skėnderbeu kishte mbaruar shkollėn e iē-ogllanėve dhe ishte nė Shqipėri si spahi, mė pas u bė subash i Krujės dhe qėndroi nė kėtė post zyrtarisht deri nė fund tė vitit 1438, kur nė zeametin pėrkatės ėshtė shėnuar se i rijepej Zaganoz Beut.
 
Nėpėr dokumente tė gjysmės sė dytė tė viteve 30 dhe fillimit tė viteve 40 pėrmenden nė viset shqiptare spahinj tė vrarė, spahinj qė, pėr tė shpėtuar kokėn, kishin braktisur timaret etj. Qėndresa e pėrhershme kundėr pushtuesve osmanė dhe rrethanat e favorshme ndėrkombėtare qė u krijuan nė fund tė viteve 30 e nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nxitėn disa nga fisnikėt shqiptarė tė ngriheshin nė luftė kundėr pushtuesve tė huaj.
Gjergj Arianiti forcoi lidhjet me vendet e tjera, duke dėrguar pėrfaqėsuesit e vet nė Romė e nė Bosnjė. Nė gusht tė vitit 1443 ai siguroi qytetarinė e Raguzės, qė tė strehohej familjarisht nė atė qytet po qe se do thyhej prej trupave osmane.

Nė shtator tė vitit 1443 Gjergj Arianiti sulmoi forcat osmane nė lindje tė zotėrimeve tė tij dhe i dėboi pushtuesit nga shumė krahina tė Shqipėrisė Qendrore. Fitoret e tij ndikuan nė jetėn politike tė Shqipėrisė dhe patėn jehonė edhe nė vendet e tjera. Vetė ai vazhdonte pėrgatitjet pėr vijimin e luftės kundėr osmanėve. Mė 21 tetor pėrfaqėsuesit e tij, sipas porosisė qė kishin bėrė nė Raguzė, morėn kėtu flamurin e Arianitėve, qė t'u printe luftėtarėve tė tij nė betejat e ardhshme. Nė fund tė muajit nėntor Gjergj Arianiti i kėrkoi Raguzės t'i shiste bombarda, armė kėto qė i duheshin pėr ēlirimin e kėshtjellave.

Lufta ēlirimtare u pėrhap edhe nė trevat e Shqipėrisė sė Poshtme. Gjin Zenebishi, i biri i Depės, u kthye nga mėrgimi duke zbarkuar nė bregdetin shqiptar pranė Butrintit. Me ushtrinė qė organizohej kėtu marshoi nėpėr rrethinat e Gjirokastrės nė drejtim tė Kosturit, ku forcat e tij u sulmuan nė befasi dhe u shpartalluan nga njė ushtri osmane dhe vetė Gjini mbeti i vrarė.
Nė fund tė vitit 1443 lufta ēlirimtare e shqiptarėve mori hov tė mėtejshėm nga zhvillimi i ngjarjeve nė Ballkan.
 
Nė betejėn e Nishit, tė 3 nėntorit 1443, ndodhej edhe Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qė kishte detyrėn e funksionarit tė lartė osman, atė tė sanxhakbeut tė Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane nė betejėn e 3 nėntorit 1443 dhe vazhdimin e marshimit tė trupave tė J. Huniadit nė drejtim tė Bullgarisė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarė pjesėmarrės nė betejėn e Nishit, dhe i shoqėruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skėnderbeu mori rrugėn nė drejtim tė atdheut.

Nė fillim Skėnderbeu hartoi planin pėr ringritjen e shtetit tė Kastriotėve, qė, siē ėshtė shprehur nė fillim tė vitit 1445, formohej nga dy pjesė tė mėdha "nga Dibra dhe Mati", qė i ndante lumi Drin.
 
Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, paralizoi garnizonin osman. Ai i la tė lirė ushtarėt osmanė qė tė largoheshin nga Shqipėria, duke pėrfshirė edhe dizdarin e kėshtjellės, Ballabanin, i cili pas dy dhjetėvjeēarėsh do tė vihej nė krye tė trupave osmane pėr tė rimarrė Krujėn.

Kur zbardhi dita, mė 28 nėntor tė vitit 1443, krutanėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehet Barleci, "tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė". Nė prani tė gjithė krutanėve mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i lirisė, ai i Kastriotėve. Me kėtė rast, sipas Marin Barlecit, Skėnderbeu u mbajti banorėve tė Krujės njė fjalim tė zjarrtė e plot patos patriotik. Duke vlerėsuar lart gatishmėrinė e madhe tė shqiptarėve pėr tė luftuar, sipas M. Barlecit, Skėnderbeu iu drejtua krutanėve me fjalėt lapidare: "Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur! Lirinė e pashė se e keni kudo: nė kraharor, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat tuaja".
 
Forcat e Skėnderbeut pa humbur kohė nisėn sulmet pėr ēlirimin e njė vargu kėshtjellash tė tjera nė afėrsi tė Krujės. Sė pari morėn Petrelėn dhe pas saj iu drejtuan dy kėshtellave nė lindje tė Krujės, Gurit tė Bardhė dhe Stelushit, tė cilat kontrollonin rrugėt tregtare qė lidhnin viset bregdetare me ato lindore. Luftėtarėt e Skėnderbeut ndėrkohė kaluan nė Dibrėn e Sipėrme, ku nė bashkėveprim me trupat e Gjergj Arianitit e tė Zahari Gropės ēliruan qytetin e Ohrit dhe kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradit), tė ngritur nė veriperėndim tė Manastirit dhe qė kishte njė pozicion shumė strategjik pėr kontrollin e rrugėve qė lidhnin Pėrlepin e Manastrin me rajonet nė perėndim tė tyre. Bashkė me Ohrin dhe Sopotnicėn nė duart e shqiptarėve ranė edhe Struga, Kėrēova, si dhe kėshtjella mė tė vogla qė kontrollonin rrugėt tregtare nė hapėsirat e Dibrės sė Sipėrme. Gjithashtu Skėnderbeu nė jug tė Shkupit mori pėr herė tė parė nė zotėrim tė Kastriotėve rajonin malor tė Mokrės (malet Jakupice). Ai vuri nėn kontroll rrugėn e rėndėsishme Shkup-Kėrēovė, traseja e sė cilės kalonte pėrgjatė luginės sė lumit Treska.

Po kėshtu vepruan fisnikėt shqiptarė nė viset e tjera tė vendit. Nė Shqipėrinė e Epėrme kėshtjellėn e Jeliēės (Jenipazarit-Pazarit tė Ri) dhe atė tė Zveēanit duhet t’i kenė marrė Spanėt, kurse rajonin e Pejės Dukagjinėt. Edhe Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) nuk qėndroi duarkryq. Mė parė me ndihmėn e vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, dhe tani me pėrkrahjen e Skėnderbeut, Stefani u fuqizua, zgjeroi kufijtė e zotėrimeve tė tij dhe si kryeqendėr tė tyre bėri Zhabiakun.

Nė jug tė vendit viset e ēliruara arritėn deri nė brigjet e lumenjve Devoll e Seman. Revolta e pėrgjithshme antiosmane u shtri edhe nė Shqipėrinė e Poshtme. “Turqit, - shkruante nė dhjetor tė vitit 1443 bajli venecian i Korfuzit, - i ka pushtuar njė tmerr i madh dhe me nxitim ata tė Vlorės, tė Janinės dhe tė Gjirokastrės po pėrpiqen tė fortifikohen".
Ai gjendej nė qendėr tė viseve tė lira, shtrihej nė vijėn detare Lezhė-Durrės dhe arrinte nė lindje deri nė afėrsi tė Shkupit. Nė veri tė shtetit tė Kastriotėve shtriheshin zotėrimet e Dukagjinėve, tė Zahariajve, tė Spanėve, tė Dushmanėve, tė Gjurashėve etj. Nė gjirin e tyre pėrfshihej Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavės e tė Gucisė, tė Jeliēės (Sanxhakut), tė Gentės (Zeta) etj.
 
Nė jug tė Kastriotėve ishin zotėrimet e katėr familjeve tė rėndėsishme: tė Arianitėve, tė Topiajve, tė Gropajve dhe tė Muzakajve, qė ishin kufitare me viset e pushtuara prej osmanėve, prandaj mbi to do tė binte edhe pesha kryesore e luftės kundėr pushtuesve osmanė. Zotėrimet e tyre arrinin nė jug deri te lumenjtė Devoll dhe Seman, kurse nė lindje shtriheshin deri nė afėrsi tė Manastirit.
 
Kuvendi i fisnikėve shqiptarė u mbajt mė 2 mars 1444 nė Katedralen e Shėn Kollit nė Lezhė. Nė tė morėn pjesė udhėheqės tė kryengritjeve tė mėparshme antiosmane, si dhe pjesėtarė tė tjerė tė aristokracisė shqiptare. Midis tyre ishin: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkė me dy djemtė, Kominin e Muzakėn dhe tė nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekė Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesėtarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Zahari Gropa, Lekė Dushmani bashkė me Pjetrin e fisnikė tė tjerė fqinjė me ta, Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi bashkė me bijtė e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.
 
Kuvendi vendosi qė bashkimi i shqiptarėve tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje politike ndėrmjet drejtuesve tė zotėrimeve tė lira dhe fisnikėve tė tjerė tė vendit, qė u njoh me emrin Besėlidhja Shqiptare e Lezhės. Ajo ishte njė aleancė politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu, kurse si institucioni mė i lartė vendimmarrės u bė Kuvendi i anėtarėve tė Besėlidhjes, i cili do tė mblidhej herė pas here pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Nėpėrmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarėve.
Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Pėrgjithshėm Shqiptar i 2 marsit 1444 shėnuan njė kthesė vendimtare nė luftėn kundėr pushtimit tė huaj osman dhe hapėn rrugėn e zhvilimit tė vrullshėm tė procesit tė bashkimit politik dhe shpirtėror tė banorėve tė krahinave tė ndryshme shqiptare.

Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu doli nė krye tė jetės politike e ushtarake tė vendit jo rastėsisht. Pėr kėtė ndikuan: roli i veēantė i tij nė organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit tė Kastriotėve (qė ishte nė qendėr tė viseve tė lira dhe nėpėr tė kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme qė lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perėndimoret), zotėrimi prej tij i Krujės, kėshtjellės me pozicionin gjeografik mė tė pėrshtatshėm pėr administrimin e tė gjitha viseve tė ēliruara, dhe pėr tė hyrė nė kontakte tė shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore tė Kastriotėve me shumė familje fisnike tė tjera, si Muzakajt, Arianitėt, Stres Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Balshajt etj. Mbi tė gjitha ishte personaliteti i vetė Skėnderbeut qė bėri tė mundur daljen e tij nė krye tė jetės politike e ushtarake tė Shqipėrisė. Mė tepėr se cilido anėtar tjetėr i Besėlidhjes Shqiptare, Skėnderbeu kishte tė gjitha cilėsitė pėr drejtimin me sukses tė luftės. Ai i njihte shumė mirė mundėsitė ekonomike, financiare e ushtarake tė vendit tė vet. Ndėrsa karriera e tij nė radhėt e kuadrove ushtarakė osmanė e kishte bėrė Skėnderbeun njohės po aq tė mirė tė fuqisė, organizimit dhe tė artit ushtarak tė osmanėve.
Gjatė verės sė vitit 1448, duke mbajtur tė rrethuar Durrėsin e Dejėn, forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonės sė Shkodrės, qė ishte zotėrimi mė i rėndėsishėm i Venedikut nė tokat shqiptare. Nė sulmin mbi rajonin e Shkodrės mori pjesė edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, nė brigjet e tij shqiptarėt u ndeshėn me ushtrinė mercenare veneciane tė komanduar nga Daniel Juriē Sebenēini dhe korrėn njė fitore tė shkėlqyer. Pas kėsaj ata iu drejtuan Shkodrės dhe Drishtit. Pėr tė mbėshtetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarėt ndėrtuan njė kėshtjellė mbi gėrmadhat e Ballecit, qė gjendej nė rrėzė tė malit Maranaj.
 
Me pjesėn kryesore tė ushtrisė shqiptare, Skėnderbeu bashkė me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrės nė krahinat lindore dhe pėrforcuan me tė shpejtė kėshtjellat e vendit, si dhe grykat nga mund tė vinte armiku.
 
Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, nuk lejoi ushtrinė shqiptare qė tė kalonte nėpėr rrugėt e zotėrimeve tė tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit u gjendėn vetėm pėrballė ushtrisė osmane nė betejėn qė u zhvillua mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn e humbėn.
Luftimet e vitit 1450 pėr mbrojtjen e Krujės sollėn dėme e vėshtirėsi tė ndryshme, tė cilat duheshin kapėrcyer. Pas largimit tė ushtrive osmane, Skėnderbeu ndėrmori masa pėr rivendosjen e pushtetit tė tij nė viset lindore tė vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerėzor. Realizimi i njė detyre tė tillė kėrkonte mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjergj Arianitit dhe bashkėrendimin e veprimeve ushtarake me tė. Prandaj Skėnderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij nė vitin 1451.
 
Gjatė viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) organizoi disa aksione tė suksesshme kundėr ushtrisė sė Gjergj Brankoviēit, zgjeroi zotėrimet e tij deri nė Moraēė dhe shtiu nė dorė Medunin.
 
Lėkundje tė tilla u shfaqėn edhe tek anėtarė tė rrethit familjar tė Skėnderbeut, tė cilėt ky i ndėshkoi ashpėr. Ai shpronėsoi Gjergj Stres Balshėn, djalė i motrės sė tij, i akuzuar pėr bashkėpunim me osmanėt.
 
Martesa tė tilla ishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, qė ishte martuar me Vojsavėn, familja e sė cilės, sipas M. Barlecit, jetonte nė Pollog (me kėtė ai emėrtonte rajonin qė shtrihej nga qyteti i Shkupit nė lindje deri nė krahinėn e Dervenit nė perėndim, ndoshta edhe rajonin nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė). Qė nė kohėn e Gjon Kastriotit motrat e Skėnderbeut ishin martuar me anėtarė tė familjeve mė tė fuqishme tė kohės: Mara me Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin), Jella me Stres Balshėn, Angjelina me Vladan Arianitin, vėlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakėn.
 
Veē kėtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh nė vitin 1443 e kishte cilėsuar veten si trashėgimtar tė Balshajve, bėri lidhje martesore tė tjera. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė.
Pėr tė neutralizuar prirjet decentralizuese qė po rishfaqeshin nė radhėt e fisnikėve shqiptarė pas fushatave ushtarake osmane tė viteve 1448 dhe 1450 dhe pėr tė ruajtur bashkimin politik tė vendit, Skėnderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik mė tė rėndėsishėm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij, Donikėn.
U arrit kėshtu tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm tė gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin nė jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe pėrfshinin nė veri kėshtjellat e Jeliēės (Pazarit tė Ri) e tė Zveēanit (Mitrovicės) bashkė me rajonet e tyre. Nė perėndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe pėrfshinin nė verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicėn dhe nė lindje rajonin e Dervenit nė perėndim tė Shkupit dhe atė tė Mokrės nė jugperėndim po tė kėtij qyteti.
 
Kėshilli i Lartė ishte organ i pėrhershėm kėshillimor pranė kryetarit tė shtetit, qė shprehte interesat e fisnikėve shqiptarė. Anėtarėt e tij ishin bashkėpuntorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Pal Engjėlli, Kont Urani, Tanush Topia, Moisi Golemi (Arianiti)
Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qėndronte nė krye tė piramidės shtetėrore me tė drejtat e njė monarku feudal. Titulli zyrtar i tij ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae). Nė vitin 1464 Skėnderbeu do tė kurorėzohej mbret prej papa Piut II, njė e drejtė ekskluzive kjo e kreut tė kishės. Ceremonia pėr marrjen e skeptrit mbretėror nga Skėnderbeu ishte parashikuar tė organizohej me rastin e ardhjes nė Shqipėri tė vetė papa Piut II nė krye tė ushtrive evropiane, si kryekomandant i sė cilės do tė ishte Skėnderbeu.
E drejta qė vepronte nė Shqipėri gjatė periudhės sė Skėnderbeut ishte e zhvilluar dhe pėrfshinte njė varg normash nė fusha tė ndryshme tė jetės sė asaj shoqėrie.Sipas tyre prona, veēanėrisht ajo mbi tokėn, trashėgohej nė vijėn mashkullore dhe, nė mungesė tė djemve, nė vijėn femėrore.
 
Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit “arbėr” gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit (shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr t'i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.
 
Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.

Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.
Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.


Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Marrėdhėniet e Skėnderbeut me vendet e Evropės Juglindore

Shtetet e Evropės Juglindore, tė prekur nga i njėjti agresor, kishin detyrė tė pėrbashkėt pėrballimin e rrezikut osman. Lufta kundėr tė njėjtit armik i afroi ato dhe i bėri aleatė tė natyrshėm. Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhjet ndėrmjet shteteve, principatave e zotėrimeve tė tjera tė kėsaj pjese tė Evropės.

Krijimi nga Skėnderbeu i njė fronti lufte tė organizuar e tė fuqishme, e nxori vendin tonė nė ballė tė forcave antiosmane. Shqipėria gjithnjė e mė tepėr shikohej nga bashkėkohėsit si njė fuqi e rėndėsishme, e dorės sė parė, qė ushqente shpresa pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Evropės. Prandaj me kohė u krijuan lidhje ndėrmjet vendeve tė kėrcėnuara nga i njėjti rrezik, pushtimi osman.

Nė kėtė kuadėr dallohen marrėdhėniet e shqiptarėve me Hungarinė. Deri mė 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmėri kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm i shqiptarėve. Tė dyja palėt, duke goditur tė njėjtin armik, secila nė sektorin e vet, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės.
 
Marrėdhėniet e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė tė shteteve fqinjė qenė mė tė kufizuara se me Hungarinė. Njė bashkėpunim pati me ta kryesisht gjatė luftės kundėr Venedikut nė vitin 1448, kur krahas shqiptarėve vepruan edhe reparte ushtarake tė mbretit tė Bosnjės, Stefan Tomasheviqit. Kundėr rrezikut kryesor, pushtuesve osmanė, nuk u arrit ndonjė bashkėpunim i shqiptarėve me ta, sepse synonin tė ruanin vasalitetin e tyre me sulltanėt osmanė. Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, pengoi kalimin nėpėr zotėrimet e tij tė luftėtarėve tė Skėnderbeut qė tė bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejės qė trupat hungareze zhvilluan mė 18 tetor 1448 nė Fushė-Dardani, despoti serb pėrndoqi ushtrinė e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjės, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinė osmane, qė nė prill tė vitit 1456 u dėrgua kundėr Skėnderbeut. Nuk do tė vononte qė vetė ata, mė parė se tė tjerėt, t'i ndienin pasojat negative tė vasalitetit nėnshtrues tė tyre. Megjithėkėtė duke vlerėsuar rrjedhimet negative qė sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skėnderbeu i ndihmoi ata nė ēastet mė tė vėshtira. Me rėnien e plotė tė Despotatit tė Rashės nė duart e osmanėve, despoti i saj, Stefani, djalė i Gjergj Brankoviēit, erdhi nė vitin 1459 nė Shqipėri dhe u strehua disa vjet pranė Skėnderbeut, me tė cilin u bė edhe baxhanak, duke u martuar me vajzėn e Gjergj Arianitit, Angjelinėn.
 
Lufta e popujve tė Evropės Juglindore, nė ballė tė sė cilės qėndronin shqiptarėt, pengoi vėrshimin osman nė drejtim tė Evropės Qendrore e Perėndimore dhe mbrojti kėshtu zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė kėtyre vendeve. Pėr kėtė rol tė luftės sė shqiptarėve, si pengesė e fuqishme pėr kalimin e osmanėve nė Evropėn Perėndimore, ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm edhe vetė Skėnderbeu. Mė 1460 ai i shkruante njė princi italian: "nė qoftė se unė do tė thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė juaji do tė ishte i turqve".

I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i pėrbashkėt, si pėr vendet e Evropės Juglindore, tė kėrcėnuara drejtpėrdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerėsuar drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje marrėdhėnieve me vendet qė ende nuk ishin rrezikuar drejtpėrdrejt nga osmanėt. Vėmendje tė veēantė u kushtoi Skėnderbeu marrėdhėnieve tė tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si pėr afėrsinė e kėtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe pėr interesat e synimet qė kėto vende kishin nė drejtim tė Ballkanit.
 
Nė Shqipėri mungonte njė kishė kombėtare, qė predikimi tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Nė Shqipėrinė e Epėrme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinė e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse tė ritit sllav dhe, nė njė hapėsirė mė tė kufizuar, ato bizantine. Kurse nė Shqipėrinė e Poshtme ushtronin veprimtarinė e tyre kishat bizantine, nė tė cilat meshohej greqisht. Gjuha qė pėrdorej nė kishat e Shqipėrisė ishte e pakuptueshme pėr banorėt vendas, prandaj nė pėrgjithėsi pozitat e besimit fetar ishin tė dobėta dhe pėr kėtė Barleci, qė vetė ishte prift katolik, shkruante se "shqiptarėt janė mė tepėr luftėtarė sesa fetarė". Mungesa e shėrbimit fetar ishte aq e theksuar nė Shqipėri sa qė nė Krujė, vihej nė dukje mė 1453, nuk kishte "as prift dhe as diakon katolik". Nė kėto rrethana njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, peshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, shkroi nė gjuhėn shqipe mė 8 nėntor tė vitit 1462 formulėn e pagėzimit, qė prindėrit t'i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre.
Nė kėtė drejtim disa pėrfundime pozitive arriti Skėnderbeu nė marrėdhėniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhėnė shqiptarėve e ballkanasve tė tjerė njė pėrkrahje tė vogėl ushtarake e materiale, do tė dėboheshin osmanėt nga Ballkani dhe nėn kurorėn e tij mund tė krijohej njė shtet i madh mesdhetar. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė viteve 50 Alfonsi V lidhi njė numėr traktatesh me pėrfaqėsuesit e disa zotėrve shqiptarė dhe tė viseve tė tjera tė Ballkanit.
 
Qendėrbanimet e shqiptarėve tė Moresė kishin nė shumicėn e tyre emra karakteristikė shqiptarė qė pasqyronin ose emrin e origjinės sė banorėve ose emrin e familjes kryesore tė bashkėsisė. Ndėr emrat mė tipikė tė kėtyre qendėrbanimeve pėrmenden tė tilla si: Lėndina, Mali, Lumi, Ripėsi, Balta, Buzė-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Kėmbėthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.
 
Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.
 
Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.
 
Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesė fėmijė: Gjergjin (Skėnderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias qė vdiq nė vitin 1500 nė moshėn 20-vjeēare, Ferrantin (tė cilit M. Barleci i ka kushtuar njė parathėnie te “Historia e Skėnderbeut” dhe qė ka vdekur mė 1561), Federikon, qė vdiq mė 1503 nė moshėn 15-vjeēare nė Valencie tė Spanjės, ku u varros me nderime mbretėrore, dhe Marien, e cila iu pėrkushtua artit.
 
Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.
Traktati u nėnshkrua jo vetėm nė emėr tė Skėnderbeut, por edhe tė “tė afėrmve tė tij baronė nė Arbėri: “ ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra”, po aty). Ky traktat i njihte Mbretit tė Aragonit, Napolit dhe Siqilisė sovranitetin mbi “trojet e tė thėnit Gjergj” dhe mbi “trojet e Krujės dhe kėshtjellėn”, nė shkėmbin tė ndihmės qė Mbreti do t’i jepte atij (Skėnderbeut) nė luftėn kundėrosmane. Nė termat e traktatit Skėnderbeu dhe ajo ēfarė mund tė quhet “lidhja familjare” e tij shpreheshin tė gatshėm tė njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kėshtjellat e tjera, qė do t’i fitonin me ndihmėn e tij. Kreu i Lidhjes, Skėnderbeu, shprehej i gatshėm tė vinte nė vendin qė do tė caktonte Mbreti pėr t’i bėrė atij betimin dhe pėr t’i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi tė kishin larguar osmanėt me ndihmėn e tij. Me pėrfundimin e kėtij traktati, krerėt abėr zotoheshin t’i dėrgonin pėrvit mbretit Alfons, kur osmanėt tė ishin dėbuar nga Arbėria, njė shumė tė hollash tė barabartė me haraēin qė Skėnderbeu dhe tė afėrmit e tij i detyroheshion sulltanit (“... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtą lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho”, po aty).

Sikurse vihet re, ėshtė fjala pėr njė traktat vasaliteti pa kurrfarė dyshimi nė terma. Skėnderbeu, qė kishte refuzuar deri me armė nė dorė sovranitetin e sulltanėve osmanė, pranonte me kėtė traktat tė bėhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallė ndodhte kėshtu? Ka qenė kjo pyetja e vjetėr e ngritur prej “kėndvėshtrimit osman”, prej nga nuk ishte e lehtė tė kapej gjithė sa ndodhte nė ato kohėra nė Perėndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kėsaj pyetjeje mund t’i japin pėrgjigje sė toku specialistėt e historisė sė politikės, tė historisė sė religjioneve, tė historisė sė qytetėrimeve, tė historisė sė mendėsive etj.
Mė 14 qershor tė atij viti regjistrohet kthimi nė Krujė i nėnmbretit Ramon d’Ortafą, qė kishte munguar pėr disa kohė. Nėnmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit pėr Skėnderbeun, por edhe pėr Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakėn, Muzakė Topian dhe njė Aranit me emėr tė palexueshėm mirė nė dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet se se nė letrėn kredenciale pėrkatėse tė mbretit Alfons Skėnderbeu thirret pėrsėri, po ashtu si mė 29 mars, me titullin e ri: “Komandant i pėrgjithshėm i njerėzve tanė tė armatosur nė viset e Arbėrisė” (“Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto”).
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Kur u bė Skėndėrbeu mbret?

Ishte zgjedhur Rodoni, nė jug tė Shqipėrisė, pėr tė nėnshkruar mandatin e mbretit. Siē shėnohet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar mė 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftėtar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm qė tėrheq vėmendjen te ky mandat ėshtė edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdhėr dhe autorizim tė mbretit..." dmth. Skendėrbeun e quan Mbret. "Ky moment ėshtė tepėr domethėnės ngase edhe nė vulėn shtetėrore tė varur qė e shoqėron kėtė dokument e gjejmė tė shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qė nė gjuhėn shqipe do tė ishte: Vula e Mbretėrisė sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė".
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Simbolet e Kastriotėve

Image

Vula kishte njė kohė shumė tė gjatė qė ndodhej e depozituar nė Arkivin e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės nė njė klasifikim paraprak si njė objekt i paidentifikuar, por me origjinė nga trojet e Perandorisė Osmane. Historiku i gjetjes sė saj ėshtė tepėr interesant. Muzeu i Danimarkės e bleu vulėn nė vitin 1839, nė njė ankand pas vdekjes sė dy koleksionistėve, peshkopit Frieder Munter (1761 – 1930) dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm (1753 – 1835). Njėri nga kėta e kishte blerė vulėn nė njė ankand nė vitin 1824, gjoja si vulė ruse. Pėrpara se tė sillej nė Muze, vula i pėrkiste Dhomės sė Artit Mbretėror. Nė vulė dallohen shkronja greke, njė nga fjalėt eshte emri i atij qė e ka pasur, Alexandros (Aleksandėr).

Pas marrjes vula u regjistrua nė Protokollin e Muzeut tė Danimarkės, si vulė qė i pėrkiste Perandorisė Osmane, por me njė shkrim grek. Shkrimi pėrmend Shqipėrinė, Bullgarinė dhe Serbinė, vende qė qenė pjesė e Perandorisė Osmane.

Dijetari Pentz thotė se vula ka formė ovale, ka nė qendėr njė shqiponjė dykrenare me krahė tė ngritur lart. Nė pjesėn e trupit tė shqiponjės ka njė sipėrfaqe mė tė vogėl ovale, ku ėshtė brendashkruar figura e njė kryqi. Mbi shqiponjė ėshtė njė kurorė mbretėrore, kurse nėn shqiponjė ėshtė firgura e njė kafshe ndoshta e njė dhelpre, ose e njė qeni. Rreth e qark sipėrfaqes sė vulės nė greqishten mesjetare ėshtė ky mbishkrim "ALEKSANDRI, MBRETI I SHQIPĖRISĖ, SERBISĖ DHE BULLGARISĖ". Vula pėrveē sipėrfaqes stampuese ka dhe njė sipėrfaqe afėrsisht konike prej bronzi, njė derdhje perfekte.

Dijetari Penz u mor me studimin e saj. Mbishkrimi e quan Skėnderbeun Aleksandėr nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh, gjė qė shpjegon dhe formen Skenderbeg. Vula e quan princin shqiptar Autokrator (Perandor) dhe Bazileus (Mbret). Kurora mbi shqiponjėn ėshtė mbretėrore.
Simboli mė heraldik i Skėnderbeut, mė i njohuri dhe mė emblematiku, ėshtė pėrkrenarja me kokė dhie. Pėr kokėn e dhisė ėshtė folur shumė nga studiuesit, por nuk ėshtė saktėsuar se ē’pėrfaqėson koka e dhisė.

Pėrsa i pėrket shqiponjės dykrenare ajo ėshtė parė si ndikim i stemave bizantine. Shqiponja dykrenare ėshtė njė simbol universal. Tek vula e Danimarkės nė gjoksin e shqiponjės ėshtė dhe kryqi i krishterė. Por nė pėrgjithėsi heraldika e Skėnderbeut nuk ka simbole tė krishtera. Nė njė studim timin tė mėparshėm kam thėnė se e tėrė heraldika skėnderbejane lidhet me origjinėn qė sipas vetė Skėnderbeut rrjedh nga Epiri, madje nė njė letėr tė tij Skėnderbeu i quan shqiptarėt pasardhės tė Pirros sė Madh tė Epirit. Kjo ėshtė arsyeja pse nė vulėn sekrete Skėnderbeu preferon figurėn e Ledės dhe tė Zeusit nė formė mjellme, kurse koka e dhisė ėshtė konkretisht dhia Amaltea, e cila sipas mitologjisė ushqeu me qumėshtin e saj Zeusin fėmijė. Nė shekullin I para Krishtit pranė qytetit tė Butrintit Pompon Atiku, dijetar dhe mik i ngushtė i Ciceronit, ndėrtoi vilėn e tij tė famshme tė quajtur Amaltea.
Nga letėrkėmbini i Atikut me Ciceronin mėsojmė se vila Amaltea qe plot skulptura dhe vepra arti, si dhe pėrmendore me epigrame poetike, madje dhe njė bibliotekė me mbishkrime tė lashta. Kėshtu vėrtetohet se pranė Butrintit qe krijuar njė nga qendrat mė tė mėdha kultike dhe mitologjike pėr dhinė Amaltea. Dhia Amaltea lidhet me Zeusin dhe metamorfoza e Zeusit mjellmė ėshtė gjithashtu njė motiv i trevės sė Epirit. Skėnderbeu si njė humanist i madh i Rilindjes Evropiane e lidh origjinėn e shqiptarėve jo vetėm me ilirėt e Epirit, por dhe me simbolet mė tė spikatura tė kultit tė qerthullit zeusian nė Epir.

Shumė materiale dhe dokumenta arkeologjike tė zbuluara nė Shqipėrinė e Jugut flasin pėr kultin e Zeusit dhe tė dhisė Amaltea. Skėnderbeu qe i vetėdijshėm pėr lashtėsinė e shqiptarėve dhe pėr mitologjitė e tyre pagane, me tė cilat krenohet. Megjithėse Atlet i Krishtit, siē u quajt nga papėt e Romės, Skenderbeu nuk pėrdori as nė flamurin e tij as nė stemat dhe vulat, motivin e Kryqit, pėrveē se nė rafigurimin e vulės sė Danimarkės.
Le tė kujtojmė pas tyre emrat e shumė poetėve tė mėdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Elbasani ne kohen e Gjergj Arianitit, princi sovran para Skenderbeut  

E Merkure, 12 Tetor 2005
Korrieri


DOSSIER / Ndonese Skenderbeu njihet si Heroi yne Kombetar, pak te dhena jane publikuar deri tani, per princin feudal qe sundoi pese shekuj ne Arberi. Mosmarreveshjet e forta mes Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit dhe paqja pasi i pari, mori per grua, vajzen e te dytit, Doniken

Gjergj Kastrioti, Heroi yne Kombetar eshte vazhdues i vepres se Gjergj Arianitit, princit feudal te lugines se Shkumbinit i cili ishte i pari qe organizoi kryengritjen dhe korri fitore te njepasnjeshme ndaj hordhive turke. Per 3 vjet me rradhe, (1432-1435), ai mban te paprekura pronat e tij dhe krijon marreveshje te drejtperdrejta me kancelarite Perendimore. Ne vitin 1444 kishte 200 kalores dhe 5 bombarda me shume se Skenderbeu. Per kete arsye pati edhe ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Ftohjet moren fund kur Skenderbeu mori per grua, vajzen e Gjergj Arianitit, Doniken.

Per here te pare "Korrieri" prezanton para lexuesit te dhena qe nuk njiheshin deri me sot per deren feudale me te vjeter dhe me te famshme ne te gjitha trojet shqiptare.


Arianitasit, sundim 5 shekuj ne Arberi

Sipas prof. dr. Kujtim Bevapi, ish drejtor i Bibliotekes Publike Elbasan dhe Kryetar i "Elbasani-Enciklopedi", arianitasit konsiderohen si dera feudale me e lashte dhe me e qendrueshme ne trojet Shqiptare. Prejardhje e tyre nis qe ne Bizant rreth vitit 1000 me emrin e David Arianitit, patrik i Bizantit i njohur per lufterat qe kreu nga Skrapari deri ne Shkup te Maqedonise. Mburreshin se kishin gjak Perandorak. Gjenealogjia e familjes ruhet brez pas brezi e shekull pas shekulli. Deri ne shekullin e XII nuk ka te dhena te qarta per familjen Feudale. Ne shekullin e XIII Arianitasit njihen per lidhjet e krushqise qe kishin me princat e Arberit. Ne Shekullin e XV ata krijuan lidhje familjare me Zahariajt, Muzakajt dhe Topiajt. Ne shekullin e 15 emri i familjes zgjerohet me miqesite dhe krushqite qe kishin me Kastriotet, Dukagjinet, Cernejovicet e Malit te Zi, Brasikovicet e Serbise deri tek familjet e medha Italine te Morese. Famen dhe kulmin e tyre Arianitasit e arriten me lufterat kunder pushtimit turk nen udheheqjen e Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti lindi midis viteve 1380-1390 dhe vdiq me 1459. Gjergji ishte bir i Komnenit dhe kishte edhe dy vellezer te tjere, Muzken dhe Vladanin. Gjergj Arianiti ishte i martuar me nje vajze nga dera e Muzakajve me te cilen pati plot 8 vajza. Por Gjergj Arianiti, kishte nevoje per pasardhes princer, ndaj per kete arsye u martua serish, duke i dhuruar familjes edhe dy vajza dhe tre djem te tjere. Ai ishte baba i 13 femijeve.

Pronat e familjes feudale Arianiti

Fortesa e Arianitasve ndodhej ne Moker disa kilometra larg Librazhdit te sotem. Zoterimet e tyre shtriheshin kryesisht ne te dy ane te e lumit Shkumbin dhe perfshinin Mokren, Cermeniken, Berzeshten, Shpatin, Polisin, Dumrene, Dibren etj. Megjithate mendohet se Valmi (Elbasani i sotem) dhe disa rrethina te Vlores kane qene territore te arianitasve. Duke qene se zoterimet e tyre, ndodheshin pergjate lugines se lumit Shkumbin, Arianitasve iu desh te perballeshin me dhjetra beteja te pergjakshme me hordhite turke, te cilat, per te depertuar per ne Arberi, udhetonin detyrimisht neper kete lugine. Disa nga betejat e pergjakshme, permenden beteja e Mokres 1445, lufta e Otentes 1446, beteja e Oronikut 1448, e Modrices se Ohrit 1462, Vajkalit 1465 etj. Ne te gjitha keto beteja komandante ishin caktuar nipat e Gjergj Arianitit si Gjergj Moisiu e Muzaka i Angjelines.

Fundi i epopese se lavdishme

Pas epopese se lavdishme qe lane ne histori vjen koha kur Arianitasit nisen t'i humbin gradualisht zoterimet e tyre. Djali i madh i Gjergjit, Thoma Arianiti 1448-1484 u emerua Kapedan i Republikes se Venedikut ne tokat shqiptare. Djali i dyte, Konstandini qe jetoi deri ne vitin 1531 u martua me nje markeze italiane dhe u be guvernator i qyteteve Fano e Montefiore. Djali i trete i Gjergj Arianitit, Arianit Arianiti pas prishjes se aleances me Venedikun u kthye ne Mysliman i njohur me emrin Mahmud. U vra ne vitin 1486 nga kryengritesit himariote ku ai kryente funksionin e myteselimit. Histori e familjes mbyllet me djalin e Kostandin Arianitit, Arianit Arianiti i cili vdes ne vitin 1551. Pas kesaj periudhe, arianitasit humbin krejtesisht trojet por jo emrin dhe historine.

Duke qene komandant i nje ushtrie te pavarur dhe te madhe ne numer, duke qene sovran ne trojet e tij dhe duke lidhur marreveshje te drejtperdrejta me Boten, Gjergj Arianiti pati disa ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Por ftohja nuk zgjati shume pasi me 1451, Gjergj Kastrioti u martua me te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken. Gjergj Arianiti vdiq me 1459. Ne vitin 1465 edhe pse shqiptaret fituan me Ballaban Pashen, ne fushen e betejes mbeten te vrare 3 nipat e Arianitit, Moisiu, Muzaka e Gjurica.

Pergatiti: Fatos Salliu
 



Fitorja ndaj turqve dhe mosmarreveshjet me Kastriotet  

E Hene, 17 Tetor 2005
Korrieri


Gjergj Arianiti ishte princi i pare feudal qe i tregoi botes se turqit mund te thyhen edhe pa mbeshtetje, aleanca, perkrahje e koalicione. Gjergj Arianiti ka meriten se ndezi i pari kryengritjen shqiptare kunder pushtimit otoman. Deri ne vitet 1423 Gjergj Arianiti ruante zoterimet e veta por si vasal i Sulltanit. Diskriminimi dhe dhuna qe sollen hordhite turke krijuan nje gjendje ta padurueshme per fshataret e zonave nen zoterimin e Arianitasve. Rezistenca fshatare shpejt u zgjerua dhe ne vitin 1424 u zhvillua beteja e pare me turqit diku afer Kalase se re ne Bradashesh te Elbasanit. Duke pare zgjerimin e rezistences me 1431 turqit nisen regjistrimin e pergjithshem te tokave dhe popullsise. Ne Qershor te vitit 1432, pas regjistrimit, Arianitasit humben shume troje si Shpatin, Dumrene dhe Vercen.

Megjithate deri ne mars te vitit 1467 Gjergj Arianiti kishte ende shume ushtri dhe zoterime. Krahasuar me Skenderbeun, ne vitin 1444 Gjergj Arianiti kishte 1000 kalores dhe 25 bombarda. Gjergj Kastrioti kishte 800 kalores dhe 20 bombarda. I zhgenjyer nga humbja e trojeve nen zoterim, ne Veren e vitit 1432 Gjergj Arianiti organizon te paren kryengritje kunder turqve. Ne Dimrin e vitit 1432-1433 turqit thyhen keqas ne Byshek prane lugines se Shkumbinit, 5 km larg Elbasanit. Fitorja u perserit ne Veren dhe Vjeshten e vitit 1434. Ne vitin 1435 ai korri fitore ne viset jugore te Laberise.

Per tre vjet me radhe Gjergj Arianiti i mbajti te lira zoterimet e veta. Emri i tij i kaloi kufijte dhe fuqite e medha te kohes nisen ta pergezonin me servilizem. Keshtu ne ate kohe ai merr pergezimet e Perandorit Sigmud te Gjermanise dhe Papa Eugjenit te IV ne Itali. Frika e kryengritjes detyron Sulltanin qe te organizoje nje ushtri teper te madhe e cila thyen ushtrine e Gjergj Arianitit ne vitin 1436. Gjergji terhiqet ne malesi dhe ruan disa nga trojet nen vasalitetin e sulltanit. Interesante jane marrdheniet e Gjergj Arianitit me Skenderbeun. Prania e Gjergj Arianitit bashke me niperit, dhenduret dhe krushqit e tij ishte vendimtare ne Kuvendin e Lezhes me 2 mars 1444. Duke qene i njohur pertej Shqiperise para Gjergj Kastriotit, me 1449-1454 ai lidhi marrveshje paqeje me Venedikun, Alfonsin e 5 te Napolit. Arianitasit bashke me Dukagjinet ishin te vetmit qe qendronin jashte kontrollit te turqve. Keshtu Gjergj Arianiti ishte i pari princ sovran ne tokat e tij.

"Duke qene komandant i nje ushtrie te pavarur dhe te madhe ne numer, duke qene sovran ne trojet e tij dhe duke lidhur marreveshje te drejtperdrejta me Boten, Gjergj Arianiti pati disa ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Por ftohja nuk zgjati shume pasi me 1451, Gjergj Kastrioti u martua me te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken"

Gjergj Arianiti ishte princi i pare feudal qe i tregoi botes se turqit mund te thyhen edhe pa mbeshtetje, aleanca, perkrahje e koalicione. Gjergj Arianiti ka meriten se ndezi i pari kryengritjen shqiptare kunder pushtimit otoman. Deri ne vitet 1423 Gjergj Arianiti ruante zoterimet e veta por si vasal i Sulltanit

Bibliografia:

Materiale dhe doreshkrime te pabotuara te bibliotekes publike "Qemal Baholli", Elbasan.

Dhimiter Shuteriqi "Aranitet, gjeneza", 1965

Skenderbeu dhe luftrat shqiptaro-turke botim i Institutit te Historise 1967

"Gjergj Araniti", nga Ortenca Dakli, etj.

Pas epopese se lavdishme qe lane ne histori vjen koha kur Arianitasit nisen t'i humbin gradualisht zoterimet e tyre. Djali i madh i Gjergjit, Thoma Arianiti 1448-1484 u emerua Kapedan i Republikes se Venedikut ne tokat shqiptare. Djali i dyte, Konstandini qe jetoi deri ne vitin 1531 u martua me nje markeze italiane dhe u be guvernator i qyteteve Fano e Montefiore. Djali i trete i Gjergj Arianitit, Arianit Arianiti pas prishjes se aleances me Venedikun u kthye ne mysliman, i njohur me emrin Mahmud. U vra ne vitin 1486 nga kryengritesit himariote ku ai kryente funksionin e myteselimit. Histori e familjes mbyllet me djalin e Kostandin Arianitit, Arianit Arianiti i cili vdes ne vitin 1551. Pas kesaj periudhe, arianitasit humbin krejtesisht trojet por jo emrin dhe historine

Krahasuar me Skenderbeun, ne vitin 1444 Gjergj Arianiti kishte 1000 kalores dhe 25 bombarda. Gjergj Kastrioti kishte 800 kalores dhe 20 bombarda. I zhgenjyer nga humbja e trojeve nen zoterim, ne Veren e vitit 1432 Gjergj Arianiti organizon te paren kryengritje kunder turqve. Ne Dimrin e vitit 1432-1433 turqit thyhen keqas ne Byshek prane lugines se Shkumbinit, 5 km larg Elbasanit. Fitorja u perserit ne Veren dhe Vjeshten e vitit 1434. Ne vitin 1435 ai korri fitore ne viset jugore te Laberise
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Stema shqiptare e familjes fsinike tė Engjėllorėve

NGA dr. MUSA AHMETI

Diploma qė Papa Piu V nė vitin 1457 i lėshon familjes sė Engjėllorėve ėshtė e shkruar nė permgamen dhe ėshtė e spėrkatur me flori. Nė tė tre anėt pa pjesėn e poshtme ku ėshtė pėrthyerja dhe ka qenė vula, e papės Pius V, e cila pėr fat tė keq ka humbur, dokumenti ka njė bordurė tė zbukuruar me gjerėsi qė varion anash 5.6cm dhe lart 6.3cm

Gjatė mesjetės, sundimtarėt dhe princat shqiptarė kishin zyrat e tyre tė kancelarive nė nivele tė ndryshme si noterė, sekretarė apo pėrkthyes, tė cilat ishin mjaft tė zhvilluara dhe mund tė renditen nė radhėn e kancelarive tė ngjashme mė tė njohura, nė Europė, gjė qė tregonte pėr nivelin e lartė tė zhvillimit dhe kujdesit qė tregonin sunduesit shqiptarė nė komunikim me sundimtarėt e tjerė. Nga kėto zyra dolėn akte, diploma, mandate dhe dokumente nga mė tė ndryshmet, nė disa gjuhė qė nė atė kohė ishin nė pėrdorim zyrtar. Deri sot, ne kemi njohuri pėr ekzistimin e njė numri tė vogėl tė kėtyre dokumentave nė origjinal. Pjesa dėrmuese e tyre siē duket janė zhdukur pėrgjithmonė; pjesa tjetėr pret hulumtuesit qė ato t’i nxierrin nė dritė dhe t’i botojnė, derisa vetėm disa i kemi nė duar tė zbuluara rishtazi. Njė numėr i caktuar janė tė botuara nė vėllime dhe korpuse tė ndryshme tė dokumentave, qė asnjėherė nuk janė pėrmbledhur nė njė botim tė veēantė. Karakteristikė e pėrgjithme e kėtyre akteve tė botuara ėshtė se ato nuk ndryshojnė nga ato tė sundimtarėve tė tjerė, fqinjė apo europianė.
Zakonisht nė kėto kancelari janė pėrdorur gjuhėt kulturore tė kohės si: latine, greke, sllave, italiane osmane dhe ndonjė tjetėr. Ende nuk kemi asnjė dokument qė ėshtė shkruar apo pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga aktet noteriale.
Hulumtimet nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, kanė mundėsuar zbulime tė reja tė kėtyre akteve, pėr tė cilat mė parė ėshtė menduar se janė zhdukur apo nuk kanė ekzistuar fare. Pėr fat tė keq, edhe sot, ka studiues e shkencėtarė shqiptarė, tė cilėt janė mbėshtetės tė idesė se: “ēdo gjė qė ishte me vlerė dhe e rėndėsishme nga arkivat e bibliotekat e njohura, tė rendėsishme, ėshtė botuar.” Kėta studiues e historianė shfrytėzojnė burimet e botuara nga autorė tė huaj, tė cilėt, vėrtet kanė botuar dokumente, por asesi nė atė shkallė, sa tė shterronin fondet dhe trezorėt e arkivave e bibliotekave, nė tė cilėt edhe sot e kėsaj dite, ruhen thesare tė paēmuara pėr kulturėn, traditėn dhe historinė tonė kombėtare. Kėto mendime janė shumė tė dėmshme, sidomos pėr studiuesit dhe hulumtuesit e rinj, tek tė cilėt mund tė ketė ndikime negative dhe dėshpruese. Dėshmit pėr njė qėndrim tė tillė tė gabuar dhe tendencioz, janė tė shumta.
Familjet fisnike shqiptare nė mesjetė, sikurse edhe familjet e tjera europiane kishin tituj tė lartė fisnikėrie, tė cilėt herė pas herė i rikonfirmonin me diploma pėrkatėse tė lėshuara nga autoritetet mė tė larta tė kohės, siē ishte papati, pėrkatėsisht Selia e Shenjtė.
Heraldika si shkencė qė merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve dhe elementeve tė ndryshme, origjina e tė cilave ėshtė e shumėllojshme, nė Shqipėri pėrfaqėsohet nė fillimim tė shekullit XIII, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme, si pjesė pėrbėrse e heraldikės europiane me tė gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe tė arriturat e saj.
Stemat mė tė hershme i gjejmė duke filluar qė nga Principata e Arbėrit, pėr t’u ndjekur pastaj me njė vazhdimėsi tė pandėrprerė me stemat e familjeve patronomike shqiptare si: Albani, Araniti, Balsha, Beēikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjellorėt, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia... etj.
Studimet dhe kėrkimet shkencore nė Arkivin Sekret tė Vatikanit na mundėsuan qė tė zbulojmė njė diplomė nga viti 1567, nė tė cilėn ndodhen edhe dy stema tė pa botuara deri me sot, qė nė tėrsinė paraqesin elemente heraldike tė familjeve fisnike shqitare, pra janė tėrėsisht shqiptare.
Kjo diplomė fillimisht ėshtė lėshuar mė 25 prill 1293 [Androniku II Paleolog, perandor i Konstantinopojės] dhe ėshtė konsideruar si njė instrument publik i sė drejtės kanonike qė i konfirmon Andrea Engjėllit, fisnikut, dukės, princit dhe kontit tė Drishtit, Durrėsit, Pultit tė Ulėt, lidhjet e tij tė gjakut me perandorėt romakė ashtu edhe me perandorėt e Konstantinopojės.
Don Joannes Aymerich kanoniku i Calarritanensis, i paisur me pushtetet e sė Drejtės Kanonike ėshtė ai qė konfirmon koncesionet e lėshuara nga Michaeli, Perandor Cesar August i Konstantinopojės, si dhe princat e tjerė, dhe tė konfirmuara e tė miratuara mė vonė nga papa Pali IV, nė tė Drejtėn Kanonike, si dhe nga doktorėt dhe magjistrat e tjerė me pushtetet pėrkatėse. Kėto koncesione i konfirmohen fillimisht qytetit tė Drishtit si dhe Mikel Engjėllit e birit tė tij Ndreut, ndėrsa mė 29 nėntor 1555, i konfirmohen koncesionet e njohura qė mė parė, tė njėjtit, nga papėt Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III, dhe papa Piu IV si dhe nga papėt e tjerė romakė nėpėrmjet dokumentave apostolike si bullave dhe nėpėrmjet motus proprios. Kėto privilegje, liri dhe dėshmi ishin dhėnė fillimisht nga perandorėt dhe princat qė nga perandori Leone deri tek Michaeli.
Lėshuar dhe rikonformuar rishtas nga papa Pius V, sikurse edhe paraardhėsit e tij papėt: Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III, dhe papa Piu IV, nė vitin 1567, nė emėr dhe pėr llogari tė Andreas Angelus [Ndre Engjėllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures.
Diploma ėshtė e shkruar nė permgamen dhe ėshtė e spėrkatur me flori. Nė tė tre anėt pa pjesėn e poshtme ku ėshtė pėrthyerja dhe ka qenė vula, e papės Pius V, e cila pėr fat tė keq ka humbur, dokumenti ka njė bordurė tė zbukuruar me gjerėsi qė varion anash 5.6cm dhe lart 6.3cm. Zbukurimet janė kryesisht me motive floreale. Nė tė dy anėt e bordurės fillojnė me nga njė figurė qė i ngjan kupės (ndoshta kalisti) nga ku dalin lule qė ngjiten lart dhe kanė fruta prej ari. Lart kurorėzohen me nga njė kokė engjėlli dhe sipėr tė cilėve qėndrojnė tre stema. Dy stemat anėsore ato nė tė djthatė dhe tė majtė janė stema shqiptare, [tė vendosura sipėr dy kokave tė engjujve,] pėrkatėsisht tė familjeve finsike shqiptare qė kishin lidhje gjaku me Engjėlloret, ndėrsa ajo e mesit ėshtė stema e Republikės sė Raguzės.
Ngjyra dominuese e dekorimeve ėshtė e kuqja. Lart motivet duket sikur dalin nga dy figura engjėjsh qė janė nė dy meset e bordurės kur ajo ndahet nė mes. Engjėjt janė nė kėmbė dhe nė dy duart mbajnė dy si shpata me maja tė ngulura nė tokė por qė tek doreza shpėrthejnė egėrsisht nė degė dhe lule qė kanė fryte mė tė mėdha se ato anash dhe qė janė tė lara me flori. Dimensionet e diplomės janė 51.5 x 72.2 cm.
Stema e parė e cila ndodhet nė anėn e majtė tė diplomės, ėshtė nė formė tė rrumbullakėt dhe ka dimensione 7.5 x 7.5 cm, e cila ėshtė vendosur nė trupin e njė shqiponja njėkokėshe me krahė tė ngritur lart dhe kokė tė kthyer nė tė majtė, sipėr sė cilės ėshtė kurora mbretėrore bizantine me njė kryq nė mes. Stemat e vendosura nė trupin e shqiponjės janė katė tė ndara nė dy shqyte sipėr tė cilave ėshtė kurora mbretėore. Secila nga stemat ndahen nė disa kuadrate tė cilat kanė simbolet e tyre, pėrkatėsisht paraqesin stemat e familjeve fisnike shqiptare tė: Topiajve, Muzakajve, Aranitėve, dhe Balshajve. Tė gjitha elementet heraldike qė ndodhen nė kėto stema janė tė njohura dhe paraqesin traditėn dhe lidhjet e ndryshme nė mes tė kėtyre familjeve me familjen Engjėllore, tė gėrshetuara pėrmes njė simbolike interesante dhe shumė pėrmbajtėsore.
Ndėrsa stema tjetėr e cila ka dimensione 7.5 x 7.5 cm, dhe ėshtė nė anėn e djathtė tė diplomės, gjithashtu ėshtė e vendosur nė njė reth, por me mė shumė elemente dekorative, tė zakonshme pėr kohėn kur u krijua stema. Brenda rrethit janė tė vendosura dy stema tė ndara nė katėr fusha identike nė tė cilat dominon stema e Kastrioteve dhe ajo e Topiasve. Stema e Kastrioteve ėshtė njė shqiponjė dykrerėshe me krahė tė ngritur lartė dhe sfond tė verdhė, e cila ėshtė e njėjtė me stemat tjera tė Gjergj Kastriotit Skenderbeut tė njohura nga dorėshrkime tjera.
Nė fund tė tekstit, nė anėn majtė tė diplomės, ėshtė shenja dhe fimra dalluese e noterit. Poshtė ėshtė njė yll nė formė freskoreje me tetė cepa tė vijėzuar nga qendra. Mbi yll gjendet njė kryq dhe poshtė yllit nė dy anėt janė inicialet noterit R. B. Poshtė tyre vjen njė shirit i hapur por me anėt pak tė kthyer nga brenda, brenda tė cilit shkruhet “o[mn]ia morte cadunt.”
Duke argumentuar me dokumente dhe fakte tė gjalla, dėshirojmė tė tregojmė, se populli shqiptar, edhe nė periudhat mė tė vėshtira dhe mė tė errėta tė historisė sė tij, edhe atėherė kur ka luftuar tė mbijetojė, nuk e ka hedhur anash kulturėn, traditėn, historinė dhe besimin, por ēdoherė ka menduar e vepruar, ka lėnė gjurmė tė shkruara, duke u kujdesur qė tė ruajė atė qė ėshtė mė e vlershmja, gjuhėn amtare, e cila ia mundėson zhvillimin e kulturės dhe rimėkėmbjen kombėtare. Shpresojmė se kėto gjurmė do tė pasurohen me hulumtime dhe kėrkime shkencore tė reja, duke begatuar edhe mė shumė historinė tonė kombėtare.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Jeta E Gjergj Kastriotit Dhe Despotėve Bizantinė Orthodhoksė 
 
Me rastin e 600-vjetorit tė lindjes

Familja Kastrioti nėpėrmjet “akteve tė Hilandarit”

...Mundėsinė pėr tė mėsuar se sa kohė qėndroi Gjergj Kastrioti nė oborrin e Muratit II na e japin dy dokumente... tė njohura me emrin “aktet e Hilandarit”. Janė dy akte tė shkruara serbisht me gėrma cirilike, zbuluar nė arkivin e manastirit serbo-ortodoks tė Hilandarit, njė nga manastiret e shumta qė ndodhet nė Malin e Shenjtė, nė juglindje tė Selanikut. Janė dokumentet mė tė vjetra qė pėrmendin emrin e Gjergj Kastriotit. Janė zbuluar qysh mė 1848 nga medievisti rus V. Grigoroviē dhe janė botuar disa herė nga autorė tė tjerė.

Akti i parė ėshtė njė akt-dhurim (akt-legim) i lėshuar nga Gjon Kastrioti nė emrin e tij dhe tė katėr djemve tė vet, nė favor tė manastirit tė Hilandarit. Dokumenti pėrmban brenda nė tekst shėnimin se “akti u shkrua nė vitin 6934”. Viti ėshtė sipas kalendarit bizantin, i takon periudhės prej 1 shtatorit 1425 deri mė 31 gusht 1426. Studimtarėt anojnė mė shumė pėr vitin 1426. Akti ėshtė pajisur me vulėn e Gjon Kastriotit. Nė kėtė akt Gjoni shkruan: “unė mėkatari dhe i pamerituari... Gjon Kastrioti me djemtė e mi Stanishin dhe Reposhin dhe Kostandinin dhe Gjergjin... dhe pasi u kėshillova me djemtė e mi i dhuruam manastirit tė shenjtė sipas fuqisė sonė... fshatin Radostushė me kishėn e Shėn Marisė sė Papėrlyer qė ėshtė nė atė fshat Radostushė, si dhe fshatin Trebisht...”.
Pastaj nė akt Gjon Kastrioti thotė se me kėtė dhurim ai dhe djemtė e tij hiqnin dorė nga tė gjitha tė drejtat qė gėzonin deri atėherė mbi kėto dy fshatra, duke ia lėnė kėto tė drejta manastirit tė Hilandarit. Akti i dytė ėshtė pa datė. Ėshtė njė akt-shitje. Me kėtė akt igumeni i manastirit, jeromonaku Athanas, nė emrin e kėshillit tė murgjve tė Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre djemve tė tij pirgun e Shėn- Gjergjit sė bashku me disa prona tė kėsaj kulle. Dokumenti ėshtė i pajisur me njė vulė prej dylli. Nė akt thuhet se: “Gjon Kastrioti... shfaqi dėshirėn tė blejė pirgun e Shėn Gjergjit pėr vete dhe pėr djemtė e tij, zotin Reposh dhe zotin Kostandin, dhe zotin Gjergj, sė bashku me vreshtat, ullinjtė dhe tė gjitha ato qė i pėrkasin pirgut dhe me katėr adelfate qė t’i zotėrojnė zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin, zoti Gjergj. Nė rast se ndonjėri prej tyre largohet (nga kjo botė, domethėnė do tė vdesė - K.F.) t’i merret adelfati prej manastirit. Dhe kur tė largohen (nga kjo botė) tė katėr personat e sipėrshėnuar, pirgu do t’i kthehet pėrsėri manastirit dhe nė librin e tė vdekurve emri i tyre tė pėrkujtohet derisa tė ekzistojė Hilandari. Pėr tė gjitha kėto (Gjoni sė bashku me tre djemtė e vet) i dhurojnė manastirit 60 florinj”.
Nga pėrmbajtja, sidomos nga krahasimi midis dy akteve tė Hilandarit, vihet re njė ndryshim me rėndėsi tė veēantė pėr ēėshtjen qė po trajtojmė. Nė akt-legimin e Gjon Kastriotit pėrmenden emrat e katėr djemve tė tij. Kjo nėnkupton se djemtė, sė bashku me ta dhe Gjergji, mė 1426, ndodheshin pranė tė jatit, nė mos pranė familjes, tė paktėn nė kontakt me tė. Na e thotė vetė Gjoni me frazėn: “pasi u kėshillova me djemtė e mi, ia dhuruam manastirit...”.
Emri i Gjergj Kastriotit pėrmendet edhe nė aktin e dytė tė Hilandarit, por kėtu mungon ai i Stanishit. Ky fakt ka njė rėndėsi tė dorės sė parė. Pėrse mungon emri i Stanishit? Sigurisht, nuk ka vdekur, sepse ai pėrmendet jo vetėm nė aktin tjetėr tė Hilandarit, qė duhet tė jetė i sė njėjtės kohė, por edhe nė njė akt venedikas tė vitit 1445. Mungesa e emrit tė Stanishit shpjegohet me faktin se ai atė vit ndodhej nė shėrbim tė sulltanit. Nė tė vėrtetė ekziston njė letėr, qė Senati i Venedikut i drejton, mė 17 gusht 1428, Gjon Kastriotit, nga e cila del se njė djalė i tij, (tė cilit nuk i thuhet emri), ėshtė bėrė “turk e mysliman”, domethėnė ka hyrė nė JANAR 2006 shėrbim tė Turqisė dhe, siē pretendon Gjoni, ka urdhėr nga sulltani qė tė sulmojė jo vetėm vendet e Venedikut, por edhe tokat e tė jatit...
Qė ky djalė i Gjon Kastriotit, i bėrė “turk e mysliman” ishte Stanishi, e shpjegon fakti qė emri i tij figuron nė njėrin dhe mungon nė tjetrin akt tė sė njėjtės kohė, fakt tė cilin e sqaron vetė natyra juridike- politike e veprimeve qė ato akte pėrfaqėsojnė. Dokumenti i parė, qė pėrmban edhe emrin e Stanishit, ėshtė njė akt-legim. Manastiri, sado i krishterė qė tė ishte, nuk kishte arsye pėrse tė refuzonte njė “dhuratė” qė i jepej nga kushdo qoftė, pa asnjė interes, siē ėshtė shprehur nė dokument. Stanishi ishte kthyer prej kohėsh nė fenė islame me emrin Karaguz. Kėtė e provon edhe fakti se ai ishte i ati i Hamza Kastriotit, lindur nga njė nėnė turkeshė me siguri para vitit 1426.
Por kjo nuk ishte arsye pėr manastirin qė tė refuzonte dhuratėn e fshatrave Radostushė e Trebisht. Pėrkundrazi, kėshilli i murgjve duhej tė ngulte kėmbė qė nė aktlegim tė pėrfshihej edhe emri i Stanishit, sepse edhe ai, si bir i Gjonit, kishte tė drejtėn pjesore tė pronėsisė feudale mbi dy fshatra.
...Krejt ndryshe ndodh me aktin e dytė tė Hilandarit - me akt-shitjen e pirgut tė Shėn Gjergjit. Kanonet kishtare nuk e lejonin manastirin t’ua shiste pronat e veta, sidomos kur kėto ndodheshin pranė tij, institucioneve ose personave tė besimit kundėrshtar, qofshin myslimanė, qofshin katolikė. Pra, emri i Stanishit nuk figuron nė aktin e shitjes sė pirgut, sepse ai nuk ishte i krishterė, kurse prania e tij nė akt-legimin e Gjon Kastriotit nuk e pėrjashton aspak mundėsinė qė ai tė ishte mysliman. Ky diskutim pėr Stanishin na jep nė dorė njė element tė rėndėsishėm pėr Skėnderbeun: prania e emrit tė tij nė tė dy aktet e Hilandarit tregon se nė vitin 1426 ai nuk konsiderohej nga kėshilli i murgjve tė manastirit si Stanishi, domethėnė si njė feudal mysliman, pra, nė shėrbim tė Turqisė.
Kėtu del edhe njė ēėshtje tjetėr qė kėrkon sqarim. Sikurse u tha, akti i shitjes sė pirgut tė Shėn Gjergjit duhej t’i qe dorėzuar Gjon Kastriotit, kurse nė fakt, tė dy aktet u gjendėn nė arkivin e Hilandarit. Kjo mund tė shpjegohet me historinė e djalit tė dytė tė Gjonit, Reposh Kastriotit. M. Barleti thotė se Reposhi vajti peng sė bashku me tre vėllezėrit e vet dhe pastaj u helmua nga sulltani sė bashku me Stanishin dhe Kostandinin. Gjon Muzaka, pėrkundrazi, shkruan se ai nuk vajti fare peng, por vdiq murg nė malin Sinaj. Por asnjė nga kėto tregime nuk ėshtė i saktė. Dėshmi kemi vetė varrin e Reposh Kastriotit.
Sipas pėrshkrimit qė na jep V. Petkoviē, varri ndodhet brenda nė katedralen e Hilandarit, nė narteks, poshtė nė murin verior, nė njė kamare (nishe) tė gjerė, gjysmėsferike, faqet e sė cilės janė tė pikturuara me subjekte kishtare. Nėn pikturat gjendet njė mbishkrim qė tregon se nė atė varr pushon Reposhi me titullin “dux illyricus” - dukė ilir, domethėnė dukė shqiptar. Viti i vdekjes ėshtė shėnuar 1431. Duke u mbėshtetur te njė dokument nė dorėshkrim tė muzeut tė Rumjancevit nė Moskė, qė ka botuar L. Stojanoviē, ku shėnohet se Reposh Kastrioti ka vdekur mė 25 korrik (pa pėrmendur vitin), V. Petkoviēi i bashkon me tė drejtė kėto dy data dhe thotė se Reposhi vdiq nė Hilandar mė 25 korrik 1431. Por mbishkrimi me titull “dux illyricus” na jep nė dorė njė element tjetėr tė rėndėsishėm, se Reposhi nuk duhet tė ketė vdekur si murg (“frate”, siē thotė Gj. Muzaka), sepse njė nga kushtet themelore tė jetės manastirore ka qenė heqja dorė e kallogjerit (murgut) nga tė gjithė titujt zyrtarė e fisnikėrorė. Mbishkrimi na lė tė kuptojmė se Reposhi vdiq si fisnik me titullin “dukė”. Kėtė mendim na e pėrforcon njoftimi tjetėr qė na e jep V. Petkoviē-i, se pirgu i Shėn Gjergjit quhet nė rrethet e Hilandarit edhe “Pirgu shqiptar” (Arbanashki pirg). Ky emėr i dytė ka rrjedhur, padyshim, ngase nė atė kullė do tė kenė banuar pėr disa kohė reparte tė armatosura shqiptare...
Duhet shtuar pastaj se, sipas aktit tė igumenit Athanas, pirgu i jepej Gjonit dhe tre djemve tė tij pėr ta zotėruar pėr aq kohė sa do tė ishin gjallė. Pas vdekjes sė tyre kulla do t’i kthehej pėrsėri manastirit. Me kthimin e kullės, nėnkuptohet se do t’i kthehej Hilandarit edhe dokumenti i blerjes. Ka shumė mundėsi qė aktin e blerjes sė pirgut ta mbante me vete Reposh Kastrioti, me vdekjen e tė cilit nė Hilandar, dokumenti ka kaluar pa ndonjė vėshtirėsi nė duart e kėshllit tė murgjve tė manastirit. Kjo e pėrforcon mendimin se tė dy aktet e Hilandarit janė redaktuar nė tė njėjtėn datė, se janė dy instrumente tė njė marrėveshjeje tė arritur, mė 1426, midis Gjon Kastriotit dhe manastirit.

Marrė nga libri i prof. dr. Kristo
Frashėrit “Skėnderbeu, jeta dhe vepra”

 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!