JETA ME JEZUS KRISHTIN, E VETMJA SIGURI PĖR FAMILJEN
Me dashurinė qė Perėndia na dhuron, i urojmė tė gjithė lexuesve tė gazetės Krishtėrimi, si dhe gjithė njerėzve kudo ndodhen ēdo bekim nga Perėndia nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė. Perėndia dėshiron, por edhe i ka tė gjitha mundėsitė qė tė ruajė dhe tė bekojė ēdo njeri qė kėrkon tė gjejė strehė nė Fjalėn e Tij tė Shenjtė. ’’Kush banon nė strehėn e shumė tė Lartit, pushon nė hijen e tė Plotfuqishmit....Duke qėnė se ke thėnė:’’O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bėrė shumė tė Lartin strehėn tėnde, nuk do tė gjejė asnjė e keqe, asnjė plagė nuk do t’i afrohet ēadrės sate’’.Psalmi 91:1, 9-10.
Kėtė gjė vėrteton edhe njė studim i cili ka filluar nė gusht tė vitit 2001 dhe do tė pėrfundojė nė Gusht tė vitit 2005 dhe qė njė pjesė tė rezultateve i deklaruan para pak kohe. Ky studim bėhet nga njė Universutet i Veriut tė Karolinės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ėshtė studimi mė i thellė dhe mė i zgjeruar qė ėshtė bėrė deri tani pėr lidhjet qė kanė prindėrit me fėmijėt e tyre.
Rezultatet e studimit treguan se fėmijėt e moshės 12-14 vjeēare, prindėrit e tė cilėve kishin besimi tek Perėndia, kishin lidhje mė tė mira sesa familjet tek tė cilat mungonte kjo gjė.
Kristian Smith, drejtuesi kryesor i studimit nėnvizon se tė rinjtė tė cilėt janė nga familje qė shkojnė shpesh nė kishė, lexojnė Shkrimin e Shenjtė dhe luten bashkė, mrekullohen, i respektojnė dhe janė tė kėnaqur me prindėrit e tyre. Gjithashtu, ata thanė se prindėrit e tyre, i nderojnė e i mburrin dhe se ata ndiejnė gėzim dhe siguri nė familje. Ata hanė sė bashku me prindėrit e tyre dhe shoqėria qė ata kanė njihet nga familja. Kėta fėmijė ėshtė shumė vėshtirė qė tė largohen nga familja dhe tė humbasin nė botė.
Pėrkundrazi, tė rinjtė familjet e tė cilėve nuk shkojnė nė kishė, nuk lexojnė Shkrimin e Shenjtė, nuk luten bashkė, kanė lidhje jo tė mira me prindėrit e tyre dhe nuk marrin pjesė nė jetėn shoqėrore familjare, kėta largohen shpesh nga familja e tyre nė drejtim tė panjohur dhe janė tė pambrojtur.
Familja qė ka pėr themel Jezus Krishtin ėshtė porti i qetė dhe i sigurtė, nė tė cilėn pjestarėt e familjes do tė gjejnė dashuri dhe do tė marrin forca tė reja, pėr tė vazhduar garėn e vėshtirė tė jetės. Ėshtė detyrė por njėkohėsisht edhe privilegj qė prindėrit ti mėsojnė fėmijėt e tyre dhe ti kėshillojnė ashtu siē duhet nė njė familje tė krishterė. Prindėrit nė radhė tė parė duhet tė jenė njė shembull i jetės sė krishterė, duke i rritur dhe edukuar dhe tė interesohen pėr shpėtimin e tyre dhe jo tė merren me karrierėn e tyre dhe se ēfarė pune do tė bėjnė kur tė rriten. ’’Ja, bijtė janė njė trashėgimi qė vjen nga Zoti; shpėrblimi i tij ėshtė fryti i barkut tė tij’’. Psalmi 127:3.
Akoma qė nga Dhjata e Vjetėr, Fjala e Perėndisė i kėshillonte prindėrit qė ti drejtojnė fėmijėt e tyre nė njė jetė tė pastėr dhe tė kėnaqshme pėrpara Perėndisė. ’’Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, ma gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė forcėn tėnde. Dhe kėto fjalė qė sot po tė urdhėroj, do tė mbeten nė zemrėn tėnde; do t’ua ngulitėsh bijve tė tu, do tė flasėsh pėr to kur rri ulur nė shtėpinė tėnde, kur ecėn rrugės, kur ke rėnė nė shtrat dhe kur ēohesh’’. Ligji i Pėrtėrirė 6:4-7.
Fatėkeqėsisht shumė herė nė historinė e popullit tė Izraelit shohim se prindėrit i harronin udhėzimet e Perėndisė, si pėrfundim brezi tjetėr tė mos i njoh dhe tė ndodhet larg nga mbrojtja dhe nga bekimi i Perėndisė. ’’Kur tėrė ai brez u bashkua me etėrit e vet, mbas atij doli njė brez i ri qė nuk e njihte Zotin, as veprat qė Ai kishte bėrė pėr Izraelin’’. Gjyqtarėt 2:10.
Para se Jezus Krishti do tė vinte nė tokė, pėrsėri populli kishte ngritur krye dhe ishte larguar nga urdhėrimet e Perėndisė, pėrsa i pėrket edukimit familjar, prandaj dhe njė nga qėllimet e shėrbimit tė Gjon Pagėzorit ishte:’’...Pėr t’i kthyer zemrat e prindėrve te fėmijėt, ...pėr t’i bėrė gati Zotit njė popull tė pėrgatitur mirė’’. Luka 1:17
Nė kėto kohė tė fundit qė jetojmė, pak para ardhjes sė dytė tė Zotit tonė Jezus Krisht, Fjala profetike e Perėndisė se do tė vinė kohė tė kėqija ’’sepse njerėzit do tė jenė egoistė, lakmues parash, mburravecė, krenarė, blasfemues, tė pabindur ndaj prindėrve, mosmirnjohės, tė paudhė, tė padhembshur, tė papajtueshėm, mizorė, qė se duan tė mirėn, tradhėtarė, kokėshkretė, fodullė,dėfrimdashės mė fort se perėndidashės’’. 2 Timoteu 3:1-4.
Le tė pendohemi pra, dhe tė kthehemi nė dėgjimin e Fjalės sė Perėndisė, qė tė shlyen mėkatet tona ’’dhe qė tė vijnė kohėt e flladit nga prania e Zotit’’. Veprat e Apostujve 3:19.
Nga Aleko Peraqi












