Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 5
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5  Tjetėr
Juventus FC 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Juventus FC 
 
Deshampi pėrpiqet tė ndalojė "hemoragjinė"


 Nė fund tė miqėsores sė fituar 3-1 kundėr Trentos, trajneri bardhezi, Deshamp, ka ritheksuar me ngulm linjėn qė do tė mbajė klubi pėr sa i pėrket merkatos, duke konfirmuar ato qė ka thėnė nė ditėt e fundit: "Nuk jam unė ai qė bėj merkato, - nėnvizon francezi, - por mund t'ju konfirmoj se cilat janė linjat programuese tė klubit. Juventusi do tė blejė dy ose tre lojtarė, por nuk do tė shesė mė asnjė." Qė ėshtė njė "serxhent" i ashpėr, kuptohej kur vraponte nė fushė me kilometra tė tėra, por edhe i ulur nė stol, Didiė Deshamp ēon para idetė e tij me kėmbėngulje absolute. Si tė natyrės tekniko-taktike, ashtu edhe pėr sa i pėrket merkatos, sepse trajneri francez ėshtė njė qė kėrkon ta mbajė fjalėn e dhėnė.
Dhe pas miqėsores sė fituar ndaj Trentos 3-1, falė golave tė Bojinovit, Oliverės e Zanetit, Deshampi kthehet tė flasė pėr merkaton, duke ua mbyllur "portėn" tė gjithėve: "Nuk largohet asnjė, madje do tė blejmė 2-3 lojtarė." Emrat nuk citohen, por besohet pėr brazilianin Felipe, francezin Zhive, argjentinasin Almiron nė mesfushė dhe pėr Bonacolin nė sulm. Njė numėr i konsiderueshėm lojtarėsh, qė po t'i shtohen edhe Del Piero, Nedved e Bufon, do tė formonin njė super-skuadėr nė Serinė B.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Juventusi nuk shet, por blen. Kjo ėshtė motoja e "Zonjės sė vjetėr". Njė nga blerjet e mundshme ėshtė individualizuar te braziliani Felipe, por drejtori i pėrgjithshėm i klubit friulian, Roberto Xanzi, pėrgėnjeshtron ēdo bisedim tė ēuar para tė klubit torinez: "Nuk ka pasur asnjė hap zyrtar nga ana e Juventusit, - tha Xanzi. - Felipen e gėzon sigurisht qė njė skuadėr si Juventusi mund tė interesohet pėr tė, por pėrgėnjeshtroj faktin se ėshtė folur me menaxherin e tij, sepse ne nuk duam ta shesim. Ai ėshtė njė mbrojtės me tė ardhme dhe ka ende kohė pėr t'u pjekur tek Udinezja."

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Duke pritur Patrik Vieiranė, Interi "ndez" motorėt pėr Zllatan Ibrahimoviēin. Edhe pse pėr tė po interesohen "kushėrinjtė" kuqezinj, pa harruar konkurrencėn ndėrkombėtare. Edhe pėr David Trezegenė vlen e njėjta gjė. Drejtuesit e Interit janė tė interesuar pėr "bomberin" francez, por rreziku ėshtė shumė i dukshėm. Francezi jep siguri tė madhe pėr tė ardhmen dhe tė tashmen, pak a shumė e menjėhershme. Por rroga e tij ka vlerė tė lartė. Jo shumė superiore me atė qė parashikohet pėr Zllatan Ibrahimoviēin. Ja pse nė kėto orė janė vėshtirėsuar bisedimet me menaxherin e sulmuesit suedez, qė nė kėtė rast ka filluar tė frenojė, duke e larguar Ibrėn nga Torino. Dhe nė stėrvitje tė gjithė e kanė kuptuar. Duke parė qė kontrata e tij e vjetėr ende nuk ėshtė rinovuar, ėshtė e lehtė tė kuptohet qė besnikėria e tij (sikundėr dhe e Kamoranezit), ėshtė e gjitha nė diskutim. Dhe emblematik nė kėtė situatė delikate ėshtė edhe menaxheri i tij, Mino Raiola, qė nuk lodhet pėr tė dalė i zbuluar: "Zllatani nuk ka dėshirė tė luajė nė Serinė B, mė duket e drejtė dhe e dukshme, - tha ai. - Dhe Juventusi duhet tė marrė masa pėr tė rregulluar kėtė problem." Qė pėrkthehet, njė prishje e marrėveshjes. "Qėllimi ynė, - vazhdon Raiola, - ėshtė ai i bashkėpunimit me klubin, qė tė gjejmė sė bashku me rrugėdalje nga kjo gjendje. Por pa paragjykime." Mesazhi ėshtė shumė i qartė. Pėr tė shmangur prishjen, pėrfaqėsuesi i sudezit i propozon klubit bardhezi njė marrėveshje reciproke. Dihet tashmė qė nuk mungojnė skuadrat qė e duan Ibrėn, tė gatshme ta lumturojnė. Interi, nė radhė tė parė. Pas blerjes sė Maksuellit (mik i ngushtė i Zllatanit nė kohėt e Ajaksit), drejtuesit zikaltėr i njohin dėshirat e suedezit. Dikush pėshpėrit edhe pėr njė marrėveshje. Por me Milanin nėpėr kėmbė

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Si ia bėn njė lojtar qė 20 ditė mė parė ka fituar botėrorin, qė deri dje luante kundėr Realit tė Madridit dhe tani i duhet tė sfidojė Albinolefen? Kėtė kėrkon tė dijė edhe Mauro Xherman Kamoranezi. Madje, duket se e ka vendosur qė nuk bėn pėr tė. Kėshtu ėshtė shprehur nė njė televizion argjentinas. Mes krenarisė qė ka zgjedhur Italinė dhe zemėrimit pėr humbjen e titujve me Juven.
ITALIA DHE BOTĖRORI - "Zgjedhja ndaj "axurrėve" ka qenė gjėja mė e mirė qė mund tė bėja pėr karrierėn time, njė vendim qė ma ka rishpėrblyer, - shpjegon Kamoranezi. - Nė Argjentinė asnjė nuk mė ka quajtur tradhėtar, kam qenė unė ai qė u tradhėtova: atje gjithnjė ma kanė kthyer shpinėn. Me Italinė jam i lumtur. Fituam botėrorin dhe thuajse nuk e besoja, ishte njė frymėmarrje e madhe. Njerėzit u ēmendėn nga kėnaqėsia. Pas asaj qė ndodhi, me punėn tonė treguam se njė pjesė e futbollit ėshtė ende pėr t'u shpėtuar, ajo e futbollistėve. Kanavaroja ishte mė i miri nė rolin e tij. Tjetri ėshtė Turami: janė shumė inteligjentė dhe nė njė formė tė pabesueshme. Nuk mė shtang fakti qė kanė qenė tė dy lojtarė tė Juves."
ZIDANE E MATERACI - "Gjyqtari bėri mirė me Zidanen, - vazhdon italo-argjentinasi, - ajo qė nuk kuptoj ende, ėshtė vendimi i FIFA-s mbi Materacin. Dy ndeshje pezullim, pse? Zidane meriton "Topin e artė", ka qenė lojtari mė i mirė i 6-8 viteve tė fundit. Nė fushė i thashė: 'Nėse njė si ty largohet nga futbolli, ne ēfarė duhet tė bėjmė?'. Por..."
LIPI E DONADONI - "Pėr Lipin kam vetėm fjalė vlerėsuese, - shton juventini pėr ish-trajnerin "axurr". - Nėse sot po flas pėr tė gjithė kėtė, ėshtė vetėm falė atij. Dy vite mė parė, pas europianit, pėr mėnyrėn se si shkuan gjėrat, nuk isha shumė i bindur tė vazhdoja me kombėtaren. Por ai mė tha: 'Do tė mė pėlqente qė ti tė luaje pėr mua.' Ndėrsa zgjedhja e Donadonit mė shtangu disi, ndonėse nuk ka shumė pėrvojė tė madhe si trajner, njeh gjithēka, sepse ka luajtur me Italinė pėr vite. Pastaj, me skuadrat e tij synon gjithnjė tė luajė mirė, kjo ėshtė shumė e rėndėsishme."
SKANDALI DHE INTERI - "Nėse kam pasur dyshime? Absolutisht jo. Te Juvja gjithnjė jemi dyshuar pėr gjithēka, - komenton 30-vjeēari. - Ishte gjithnjė kėshtu. Inatosesha kur kolegėt e mi thoshin 'ju fitoni pėr kėtė dhe atė.' Unė kam fituar nė fushė. Gabimet e gjyqtarėve? Problemi ėshtė vetėm se kanė hetuar ndaj drejtuesve tanė, por ndeshjet i kemi fituar ne, tė vetėm. Shqelmat, kartonėt dhe bėrrylat i kemi dhėnė dhe pėsuar ne. Kemi treguar gjithnjė se jemi mė tė mirėt. Tani Interi, qė ka mbėrritur i treti, flet... Por kur ne humbėm me Interin, humbėm dhe kaq. Dhe kur fituam, ia arritėm, sepse ishim mė superiorė nė fushė. Stėrviteshim mė shumė, ishim mė tė fortėt. Interi asnjėherė, e pėrsėris, asnjėherė nuk do tė kishte mundur tė bėnte 15 pikė mė shumė se ne. Morėn titullin? Por kampionatet janė tonat."
JUVJA DHE E ARDHMJA - "Po e analizoj nė kėto momente, - pėrfundon Kamoranezi. - Njė lojtar bėn njė sakrificė tė madhe pėr tė luajtur nė nivele tė tilla dhe nė fund mėsohet me kėtė gjė. Stadiumet dhe kupat tė bėjnė tė ėndėrrosh. Dhe nė njė goditje tė vetme humbet gjithēka? Me tė gjithė respektin, tani ne duhet tė luajmė me Albinolefen, me... nė stadiume me 20 mijė spektatorė... Sinqerisht, unė s'kam ndėr mend ta bėj. Sapo tė mė jepet mundėsia, do tė flas me klubin dhe do tė vendos nėse do tė vazhdoj me Juven apo jo. Saragoza, Valencia, Interi dhe Bajerni? Objektivi im kryesor ėshtė tė luaj nė njė skuadėr tė fortė qė ka dėshirė tė arrijė nė finale tė Championsit, vendi nuk mė intereson."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Juventus FC 
 
Klubi bardhezi shpreson qė portieri tė mbajė fjalėn dhe ka gati njė super-ēmim pėr francezin

Bufon-Trezege, shpresat bardhezi

Erion Abule


 Pikėt do t'i fitojė klubi, qė nė fund tė fushatės sė transferimeve do tė ketė fituar jo mė pak se 100 milionė euro dhe skuadra do tė jetė pėrforcuar nga ardhja e njė sėrė elementėsh me vlerė ndėrkombėtare. Pėrveē konfirmimit tė disa kampionėve "axurrė" tė botės, nuk do tė ketė probleme merkatoje. Sigurisht, duhet bindur Deshampi pas ardhjeve tė tė rinjve dhe pėr kėtė klubi po lėviz prej kohėsh pėr tė mbyllur bisedimet me Felipen dhe Boumsongun, para se nga Juvja tė largohen ata qė nuk duan tė rrinė.
Duke pėrfituar nga dita e pushimit, trajneri juventin u pėrpoq pėr "kartėn" e fundit, atė tė dėshpėrimit. Njė darkė me Ibrahimoviēin pėr ta bindur tė pranojė zbritjen nė Serinė B. Suedezi e dėgjoi nė heshtje, por nuk dhuroi siguri. Kaq. Sipas menaxherit tė tij, Raiola, nuk ka asnjė kusht qė asistenti i tij tė luajė njė kategori mė poshtė. "Njė pėrqindje? Pa numra, vetėm njė fjalė, e pamundur."
"Karta" e dytė qė duhet tė kalohet para duarve tė Deshampit, ėshtė Kamoranezi. Ai ka folur troē nga Argjentina: "Dua njė skuadėr qė luan nė Champions, vendi s'mė intereson". Me paratė e fituara nga tė "arratisurit" e tjerė, qėndrojnė absolutisht tė pashitshėm Bufoni (Milani nė pritje) dhe Trezege (Lioni). Deshampi i ka premtuar sulmuesit njė ndėrhyrje edhe nė klub pėr ta kėnaqur (super-ēmim, nėse Juvja ngjitet nė A dhe Davidi shpallet golashėnuesi mė i mirė), ndėrsa Bufoni ua ka premtuar njerėzve tė tij. Me numrin njė mes dy shtyllave dhe sulmuesin nė zonėn e golit, do tė jetė mė pak e vėshtirė tė pėrballohet Seria B. Dhe Deshampi beson te "mrekullia": "Le tė flasin menaxherėt, ata e bėjnė "lojėn" dhe mbushin gazetat, por thelbi nuk ndryshon, nga kėtu asnjė s'largohet."
Ndėrkohė, pėr sa i pėrket mbrojtjes, sot ėshtė nė program njė takim pėr Zhivenė (Monako), ndėrsa do tė jetė e vėshtirė tė arrihet te braziliani Felipe, i vlerėsuar nga Udinezja 20 milionė euro.

Uruguajani kėrkon tė luajė
Olivera shpreson pas ikjes sė Kapelos
Ruben Olivera nuk dėshiron tė bėjė fjalė. Kėrkon tė luajė, para sė gjithash sepse nė muajt e fundit vetėm ka parė, i detyruar nga dėmtimet dhe nga zgjedhjet teknike. "Kam respekt tė madh pėr Kapelon qė ėshtė sjellė gjithnjė me korrektėsi. Por nėse do tė kishte qėndruar, unė do tė largohesha. Pse? Sepse dua tė luaj", - thotė uruguajani. Tani me Deshampin nė stol, problemi rishfaqet, pasi nė krahėt e bardhezinjve cilėsia nuk mungon: "Do tė jetė e vėshtirė tė gjendet hapėsirė, duhen bėrė llogaritė me Nedvedin, Kaponė e Markionin, - vazhdon mesfushori bardhezi. - Tė stėrvitesh me ta, ėshtė njė stimul, por s'dua tė qėndroj mė nė stol. Do tė luftojmė pėr njė vend, pastaj zgjedhja do t'i takojė Deshampit.
Kam pasur oferta pėr tė shkuar nė Spanjė dhe Argjentinė, por unė dua tė qėndroj nė Itali. Rėndėsi ka tė luaj me vazhdimėsi."
Por ēfarė ndodhi dy vite mė parė? Olivera rrėfen: "Sapo erdhi Kapelo, mė dha besim tė madh. Isha titullar dhe luajta shumė. Por kur pret gjėra tė tilla, realiteti ndryshon papritur, kjo falė edhe dėmtimeve tė shumta. Por janė gjėra qė tė bėjnė tė rritesh." Uruguajani pastaj shikon kampionatin: "Duke u nisur me - 17 pikė, duhet njė mrekulli. Duhet tė nisemi menjėherė fort, pėrndryshe do tė jetė e vėshtirė tė arrijmė shpejt nė Serinė A. Pa harruar qė Seria B ėshtė njė kampionat i vėshtirė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Juventus FC 
 
Bufoni s'ka dyshime: Direkt nė A!


 Xhianluixhi Bufon nuk ka asnjė dyshim dhe zbulon "letrat": "Jam i bindur qė edhe nėse penalizimi do tė mbetej -17 pas vendimit tė arbitrazhit, ne mund tė ngjitemi nė Serinė A direkt, - tha numri njė bardhezi. - Ne luajmė pėr vendin e parė ose tė dytė. Nuk do tė jetė e thjeshtė, por duke parė kėtė fillim kampionati, e dimė se mund t'ia dalim."
Tė shtunėn Juventusi fitoi nė Krotone me bindje: bardhezinjtė e vėrtetė janė ata qė barazuan ndeshjen e parė nė Rimini, ose ata qė luajtėn e fituan kundėr Viēencės e Krotones. "E vėrteta ėshtė kjo, - shpjegon Bufoni. - Si kundėr Napolit nė Kupėn e Italisė, ashtu edhe nė Rimini, nuk zbritėm nė fushė me mendėsinė e duhur tė B-sė. Ishte ēėshtje koke, e kuptuam se ē'do tė thotė dhe u panė rezultatet. Nuk duhet tė dorėzohemi asnjėherė nga aspekti psikologjik, sepse edhe nė Serinė B rrezikon ta paguash shtrenjtė. Sidoqoftė, tė gjithė jemi tė pėrqendruar e tė motivuar." Tani synimi ėshtė te ringjitja direkt. Bufoni shton: "Kam bėrė llogari dhe njė siguri ekziston: do tė shpėtojmė... Jo, jam i bindur se edhe nėse arbitrazhi do ta na i konfirmonte -17 pikėt, Juvja mund t'ia dalė, ndonėse s'do tė jetė e lehtė." Ēfarė ndryshimi ka mes Serisė A dhe B? "Unė sinqerisht qėndrova nė B, sepse ndonjėherė ėshtė e drejtė tė ndryshosh disi, tė provosh pėrvojė tė re, - pėrgjigjet kampioni i botės. - Tashmė nė Serinė A i njihja tė gjitha stadiumet, fushat, tifozėritė dhe e dija para se cila do tė ishte fyerja qė do tė bėhej ndaj meje. Ndėrsa kėtu, ēdo javė ėshtė njė pėrvojė e re: nė Rimini mė vėrshėllyen dhe mė duartrokitėn. Pastaj nė Krotone dėgjova dhe njė kor tifozėsh qė mė mbėshtesnin. Jashtė fushe nuk mė kishte ndodhur asnjėherė nė jetėn time tė mė duartrokisnin gjatė 45 minutave nėn tribunėn kundėrshtare."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Juventus FC 
 
Juventus, drejt A-sė me hapa rekordi


 Qė Juventusi mund tė zhvillonte njė kampionat sipas llogarive tė tyre, dihej, por nėse bardhezinjtė mbajnė ritmin e tri ndeshjeve tė fundit (tė gjitha fitore), mund tė thyejnė ēdo rekord. Gjithsej 38 ndeshje nga fundi, pavarėsisht -7 pikėt, por edhe nė pritje tė vendimit tė arbitrazhit, Juventusi mund ta mbyllė kampionatin e Serisė B me 107 pikė, Del Pieroja do tė kalojė kuotėn e 200 golave personalė me "Zonjėn", Trezegeja, deri tani nė kuotėn e 128 golave, mund tė arrijė tė paktėn deri nė 150 dhe me mesataren 2.5 gola pėr ēdo ndeshje, golat nė total mund tė jenė 105 tė shėnuar nga i gjithė ekipi.
KĖNAQĖSI E DYFISHTĖ - Me marshin e fundit, sa mė shpejt tė jetė e mundur drejt ringjitjes nė futbollin "e madh", por jo vetėm pėr kėtė, mund tė kėrkohet arritja e disa kėnaqėsive mė shumė. Nė aspektin e grupit dhe individual, duke u pėrpjekur tė thyejė tė gjitha rekordet qė ekzistojnė sipas llogarive pėr njė sezon, qė dihet se si erdhi, "Zonja e vjetėr" mund tė mbesė nė analet e historisė sė klubit qė njė ditė mund tė thotė: "Ai rekord mė pėrket." Shumė ėshtė thėnė dhe shkruar pėr Juven nė Serinė B dhe pas tri ndeshjeve tė fundit, kundėr Viēencės, Krotones e Modenės, filluan pėrgėzimet pėr djemtė e Deshampit, qė tė gjithė nxitojnė tė parashikojnė njė kampionat tė lehtė. Por rrugės, Del Pieroja me shokė mund arrijė kėnaqėsi maksimale, sepse, me sa duket, nė fushė shihet pikėrisht qė "marrėveshja e famshme" e grupit po jep frutet e veta.
REKORDI, 100 PIKĖ DHE 100 GOLA - Pavarėsisht nga -7 pikė pėr tė rikuperuar, edhe pse vendimi i dhomės sė arbitrazhit do tė jepet mė 11 tetor, mund tė rezervojė surpriza tė bukura: bardhezinjtė mund tė grumbullojnė 107 pikė nė kėtė sezon. Skuadrat e tjera pa dyshim qė nuk flenė gjumė, por gjithsesi, nėse do tė ruanin kėtė formė, arritja nuk duket e pamundur. Siē nuk duket i pamundur shėnimi i 100 golave para fundit tė kampionatit: bardhezinjtė duhet ende tė luajnė edhe 38 ndeshje dhe pas katėr tė parave kanė njė mesatare shėnimi 2.5 gola pėr ndeshje, qė e shumėzuar pėr 38 jep rezultatin e 95 golave. Nėse kėtyre do t'u shtohen edhe kėto 10 qė janė shėnuar deri tani, atėherė rekordi ėshtė i padiskutueshėm.
REKORDET PERSONALĖ - Duke kaluar pastaj te rekordet personale, si s'mund tė citohet kapiteni Del Piero? "Flamuri" bardhezi ėshtė njė hap larg golit tė 200-tė me fanellėn e "Zonjės" dhe ėshtė e dukshme qė ky objektiv do tė arrihet kėtė vit, ndaj mendja tė shkon te ndeshja e ardhshme ndaj Piaēencės. Por ai qė ka njė objektiv fiks, ėshtė edhe Trezegeja, ai qė shumė pak ia shihnin tė ardhmen nė Torino, duke parė dėshirėn qė kishte. Pas 3 golave tė shėnuar nė dy ndeshje, "bomberi" francez duket mjaft i motivuar. Davidi, qė ėshtė sulmuesi i huaj mė profilik i Juves me 128 gola tė shėnuar, mund tė arrijė qetėsisht kuotėn 150, dhe pse tė mos ėndėrrojė? Me njė mesatare prej 1.5 golash pėr ndeshje, Trezegeja mund tė kalojė 50 gola nė sezon, gjithnjė nėse Bozhinovi nuk pretendon hapėsirė dhe me njė mesatare 2 gola pėr ndeshje, si s'mund tė mos i japėsh tė drejtė bullgarit? Deshampi tani fėrkon duart.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Juventus FC 
 
Del Piero mendon vetėm pėr Serinė A

Erion Abule


 Spektatorė tė veēantė pėr Superkupėn e tė rinjve tė Italisė gjatė ndeshjes mes Juventusit dhe Interit, ku bardhezinjtė fituan 3-1. Pėr tė ndjekur ndeshjen nga tribuna, kanė qenė tė shumta figurat e klubit torinez, qė nga administratori i deleguar dhe drejtori i pėrgjithshėm, Zhan Klod Blank, trajneri i skuadrės sė parė, Didiė Deshamp, drejtori sportiv Alesio Seko e deri te pėrgjegjėsi i sektorit tė tė rinjve juventinė, Ēiro Ferrara. Por protagonisti kryesor ishte Alesandro Del Piero, qė ka shtyrė stėrvitjen nė Vinovo pėr tė dhėnė shkelmimin e parė tė topit nga mesi i fushės.
"Ndeshja pėrfundoi mirė pėr Juven, e them kėtė pėr djemtė e skuadrės sė tė rinjve qė i njohim mirė, sepse luajnė nė skuadrėn e parė dhe shpejt do tė bashkangjiten me tė mėdhenjtė. Pėr sa na pėrket ne, Seria A mbetet objektivi ynė, - shpjegoi kapiteni bardhezi. - Nuk duhet tė mendojmė as pėr penalizimin dhe as pėr ndonjė ulje tė mundshme nga dhoma e arbitrazhit, duhet vetėm tė besojmė nė objektivin qė i kemi vėnė vetes. Njė bilanc? Pas katėr javėsh ėshtė shpejt pėr tė folur. Ka kaluar shumė pak kohė pėr tė dhėnė ndonjė hipotezė. Tė presim e tė shohim."
Ndėrkohė, pas ndeshjes finale tė Superkupės sė Italisė mes tė rinjve bardhezinj e zikaltėr, administratori i deleguar i "Zonjės", Zhan Klod Blank, u shpreh: "Ajo zikaltėr ėshtė njė skuadėr qė tė stimulon edhe nė formacionin e tė rinjve. Do tė mė pėlqente nė fund tė ndeshjes qė tė thosha edhe njė herė se Juvja e mundi Interin. Ėshtė gjithnjė e bukur t'i mundėsh zikaltrit. Unė i respektoj tė gjithė kundėrshtarėt tanė nė Serinė B, por kundėr Interit ekziston njė shije e veēantė."
ĒMIMI I BESNIKĖRISĖ - Ringjitja e Juves nė Serinė A duhet tė arrihet me ēdo kusht, ndaj skuadra nuk mund tė humbasė kohė. Pavarėsisht nga pikėt qė do t'i hiqen nga dhoma e arbitrazhit tė Komitetit Olimpik Italian, skuadra bardhezi e shikon Serinė A pa frikė. Rikuperimi ka filluar, me dhjetė pikė nė katėr ndeshje. Skuadra mė nė fund po luan mirė dhe tė jep pėrshtypjen se i ka kaluar ato probleme psikologjike tė hasura me realitetin e ri. Lojtarėt e pakėnaqur kanė rigjetur buzėqeshjen dhe dėshirėn pėr tė luajtur. David Trezege e Mauro Kamoranezi janė shembujt mė tė dukshėm. Puna psikologjike e trajnerit Deshamp dhe e drejtorit Seko ka dhėnė rezultatet qė deri pak javė mė parė dukeshin tė paarritshme. Funksionarėt e klubit bardhezi kanė vendosur tė vlerėsojnė lojtarėt me njė ēmim besnikėrie me rezultatin final. Presidenti Koboli Xhilji dhe administratori Blank kanė ndėr mend tė vlerėsojnė vendimin e lojtarėve qė pranuan tė jenė tė gatshėm pėr projektin e ri sportiv. Njė respekt ndaj "big"-ėve si Bufon, Kamoranezi, Del Piero e Trezege, qė ndonėse tė kėrkuar nga klubet e mėdha europiane, zgjodhėn ta shohin Championsin nė televizor. Duke parė gatishmėrinė e tyre dhe rezultatet e para, klubi bardhezi ka vendosur tė afrojė njė ēmim pėr ngjitjen nė A: 150 mijė euro pėr "kokė" pėr rikthimin direkt, gjysma pėr Serinė A pėrmes "play-off"-it: shifėr qė lojtarėt duhet ta fitojnė pa problem, para sė gjithash nėse vazhdojnė tė paraqiten si nė javėt e fundit. Njė mirėnjohje e rėndėsishme pėr ata qė vendosėn tė mos braktisin skuadrėn nė njė moment ku dukej afrimi i njė shkatėrrimi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
he pra perpara...  Shocked

Dai Juve Dai,  Laughing
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
....pecato che e in serie B la juve....mi sn interista OK
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Mos e vrite mendjen se do kalojme ne A me 150 pike  Very Happy  Po shikoni se mos e keni ju radhen per ne B  Razz
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Nedved, krenari dhe sedėr bardhezi 
 
Zgjedhja e Pavel Nedvedit pėr tė qėndruar te Juvja, nuk ka qenė shumė e vėshtirė pėr t'u marrė si vendim. Mesfushori ēek rrėfen: "Erdha pas seancės sė parė tė drejtėsisė sportive. Edhe unė kisha mundėsi tė ikja. Kisha oferta nga Anglia dhe ai kampionat mė pėlqen. Por me Juven nė Serinė B me -30 pikė mendova qė nuk do tė ishte e drejtė tė dorėzohesha pikėrisht nė momentin mė tė keq." Disa nga "big"-ėt e Juves 2005-06 qėndruan, tė tjerė u nisėn, por ēeku shpjegon: "Nuk dua tė gjykoj asnjė. Secili nė jetė mund tė bėjė zgjedhjet e tij, por u heq kapelen atyre qė qėndruan, Del Pieros, Bufonit, Trezegesė dhe Kamoranezit: mes tyre ka edhe kampionė bote. Ata bėnė njė zgjedhje zemre. Ėshtė bukur t'i kesh nė krah." Tė mėrkurėn Juvja iu drejtua dhomės sė arbitrazhit dhe Nedvedi pret "dhurata": "Pres qė tė hiqet gjithēka, tė paktėn pikėt e penalizimit. Mė duket e drejtė. Tė gjitha skuadrat e tjera tė pėrfshira qėndruan nė Serinė A, tė vetmit qė zbritėm nė B ishim ne dhe u penalizuam. Por nga ana tjetėr nuk pres shumė. Pėr mėnyrėn sesi shkuan gjėrat, u pa qė drejtėsia nuk ekziston. U fol pėr futboll tė pastėr, pėr tė rifilluar nga zeroja. Pra, e vetmja qė pagoi, ishte Juvja." Nedvedi dhe trajnerėt. Ēeku e nis nga Lipi: "Njė trajner mik, njė qė bisedonte shpesh, mė gjeti edhe njė rol tė ri nė fushė, kur erdha nė Torino, ndonėse lodhesha. Lipi bėri shumė mirė qė u largua pas botėrorit, pas gjithė asaj qė u tha e u shkrua para Gjermanisė. Ai, kapiteni dhe portieri i kombėtares u "copėtuan". Bėra tifo pėr ta pas skualifikimit tė Ēekisė. Treguan se janė njė grup i bashkuar. Kapelo? Njė diktator. Njė qė flet pak, qė respektohet, qė vendos rregulla qė nuk mund tė thyhen. Deshampi? Ka pak kohė kėtu. Ėshtė tri vite mė i madh se unė, por ka ide shumė tė mira dhe ka fituar gjithēka. Karakteristikė qė e bashkon me Lipin e Kapelon? Janė tė tre fitues." Pėr sa i pėrket sė ardhmes, Nedvedi shtoi: "Nuk mendoj, arsyetoj ende si futbollist. Kėshtu, nė pėrgjithėsi, e shoh veten si trajner pėr t'u dhėnė njė shembull fėmijėve. Vėrtet pata thėnė se do tė tėrhiqesha nė 2006-ėn dhe isha i sigurt. Por drejtuesit e rinj tė Juves mė bindėn tė qėndroja. Nė fillim thashė "jo", pastaj pranova rinovimin e konbtratės deri mė 2008-ėn. Doja ta respektoja, edhe pse duke parė situatėn. Ndihem shumė i motivuar pėr kėtė sezon, dua ta ndihmoj Juven ta ngjis nė A. Pastaj detyra imė mund tė ketė pėrfunduar."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Mr Blue sbesoja se do kishte me qora te ishin me juven Mr. Green
 




____________
Une-me-buk--e--Ti-me-gur-Ti--njeri-nuk-behesh-kurr Wink
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Yahoo Messenger MSN Messenger

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Te siguroj une qe Ka  mijra  Very Happy
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Kristiano Zaneti: Mezi pres tė kthehem nė A
Fitore e vuajtur e Juventusit nė fushėn e Trevizos. Tri pikė tė marra falė edhe njė Super-Bufoni. Didiė Deshamp shijon fitoren e pestė radhazi nė kampionat dhe parakalimin e parė nė renditje ndaj Arexos: "Trevizoja krijoi shumė, por na shpėtoi Bufoni. Gabuam gjėra shumė tė thjeshta, por pėr fat tė mirė goli u shėnua.
Janė tri pikė qė na lejojnė thuajse tė fshijmė 17 pikėt e penalizimit. Tashmė jemi thuajse tė barabartė me tė tjerėt. Pėrkushtimet e kombėtares sikur ia hoqėn harmoninė skuadrės."
Ndėrkohė, njeriu i ndeshjes, Kristiano Zaneti, qė shėnoi golin e fitores, komenton: "Sukses i merituar, mezi po presim orėn tė vijmė nė Serinė A. Tė hėnėn vesha kėpucė tė reja qė mė sollėn fat. Trevizoja ėshtė njė skuadėr e mirė, pati rastet e saj, por ne fituam me meritė. Vinim nga njė pushim i gjatė, shumė lojtarė ishin larguar dhe pėr dhjetė ditė nuk luajtėm. Duhet tė riktheheshim nė ritmin e kampionatit, sigurisht nė ndeshjen e ardhshme do tė luajmė mė mirė. Personalisht mezi po pres tė kthehem nė A. Mė mungojnė atmosfera, stadiumet, gjithēka. Shpresojmė tė kthehemi shpejt. Seria A ėshtė njė gjė tjetėr."

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Juventusi mund tė ngrejė sė shpejti njė akuzė ndaj ish-drejtuesve tė saj, Luēiano Moxhi dhe Antonio Xhiraudo. "Qė tė dy janė tė dėnuar pėr njė veprim tė ndėrgjegjshėm, - ėshtė shprehur presidenti Koboli Xhilji. - Ne presim qė avokatėt tanė tė na thonė nėse mund t'i akuzojmė. Nė rast se po, do tė vazhdojmė mė tej, nė tė kundėrt do tė heqim dorė. Jemi njė shoqėri qė kuotohemi nė bursė dhe vetėm nė kėtė mėnyrė mund t'u tregojmė tė gjithėve qė kujdesemi pėr interesin e shoqėrisė."
Kėshtu, midis Juventusit dhe dy ish-"shpirtrave" tė saj tashmė duket se ėshtė krijuar njė humnerė e madhe. Ose mė saktė, midis drejtuesve aktualė, e cila pėrfaqėsohet nga presidenti Koboli Xhilji, dhe atyre qė ishin protagonistėt absolutė tė ēėshtjes qė tronditi futbollin italian. Por tani, pas betejės mediatike kundėr ish-drejtuesve, Juventusi i ri ėshtė gati tė zbresė nė sallat e gjyqit pėr tė treguar dhe vlerėsuar tė drejtat e tij. "Si Moxhi, ashtu dhe Xhiraudo janė tė dėnuar pėr njė veprim tė pėrgjegjshėm, - ka dhėnė Xhilji. - Pėr tė kryer njė veprim tė tillė, duhet tė ekzistojnė prova reale, ndaj presim qė avokatėt tanė tė na thonė nėse ka tė tilla apo jo. Ne jemi tė gatshėm tė vazhdojmė mė tej betejėn tonė, nė tė kundėrt do tė heqim dorė." Bardhezinjtė duhet me ēdo mėnyrė tė mbrojnė interesat e tyre dhe rėnia nė Serinė B, tė cilėn tė gjithė ambienti sportiv e quan si pasojė e sjelljes jo korrekte tė ish-drejtuesve tė saj, i ka shkaktuar njė dėm tė madh imazhit tė klubit e natyrisht dhe atij ekonomik. "Ne jemi njė shoqėri qė kuotohemi nė bursė. Mė 26 tetor do tė zhvillojmė asamblenė e radhės dhe kemi me mijėra aksionerė" - tha Koboli Xhilji. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė lihet mėnjanė Moxhi, i cili u bė personazhi mediatik i momentit, protagonist nė televizione dhe gazeta. Por Koboli Xhilji ka opinionin e tij dhe me pak fjalė shprehet: "Nėse do tė gjendesha nė situatėn e Moxhit, do tė mbyllesha nė vetvete, ndėrsa ai mendon se ėshtė mė mirė tė reagojė. Ka njė rezistencė tė mirė. Le tė bėjė ē'tė dojė. Dua tė theksoj se derisa ne do tė jemi nė krye tė Juventusit, unė si president, Blanku si administrator i deleguar dhe kėshilli i ri administrativ, shoqėria do tė drejtohet nė mėnyrė krejt tė ndryshme nga ajo qė kemi parė nė tė shkuarėn." Gjithsesi, presidenti Xhilji nuk mendon se duhet tė dėnohet vetėm Moxhi dhe lė tė hapur njė shteg teksa thotė: "Moxhi ka njė mėnyrė tė tijėn pėr tė folur qė nė disa raste ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar saktėsisht atė qė do tė thotė. Nėse mė duhet tė them njė mendim nė lidhje me regjistrimet telefonike, mendoj se nė ato faqe tė publikuara ka shumė pėrmbajtje negative pėr futbollin. Por mund tė them, dhe shumė vetė mund tė mė mbėshtesin nė kėtė drejtim, se nėse do tė ishin publikuar edhe shumė telefonata tė personave tė tjerė, do tė shihnim gjėra edhe mė tė shėmtuara. Mendoj se pati njė publikim tė ekzagjeruar tė fakteve qė nė disa raste pėrfshijnė edhe jetėn private tė njerėzve."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
Specialistėt e akuzojnė se nuk luan pėr skuadrėn, numrat e ekzaltojnė: 130 gola me Juven, 24 nė A nė 2001-02, 23 nė sezonin e shkuar, 5 gola pas 6 ndeshjeve nė kėtė sezon, golashėnuesi mė i mirė i B-sė dhe... i A-sė, para Luka Tonit. Njė pasim pėr Trezegenė dhe ėshtė gol i sigurt, edhe jashtė fushe, asnjėherė banal pėrballė telekamerave e kronistėve. Tre emra: Bufon, Domenek, Ibrahimoviē dhe tri goditje, "silurė" tė pakapshėm, qė lėnė shenjė. Pas dy muajsh heshtjeje, Trezegeja kthehet tė flasė dhe luan nė tė gjithė fushėn: nga Seria B te Championsi. Pa shumė fjalė, siē e ka zakon, paralajmėron mikun Bufon ta shuajė ėndrrėn pėr fitimin e "Topit tė artė", polemizon me trajnerin e kombėtares franceze Domenek, mbron ish-shokėt e akuzuar pėr tradhėti dhe pėr rinovimin e kontratės... merr kohė.
SERIA B - "Njė realitet i vėshtirė pėr t'u pranuar pėr ne lojtarėt, pėr klubin dhe tifozėt. Niveli teknik ėshtė inferior, por ka mė shumė agonizėm, tė gjithė kundėr tė gjithėve pėr 90 minuta dhe kundėr Juves tė gjithė dyfishojnė energjitė. E kuptuam nė Rimini dhe u ndėrgjegjėsuam."
GOLAT - Pesė gola nė katėr ndeshje tė luajtura, njė mė shumė se Toni (4). "Nė Serinė A ose nė B, goli ka tė njėjtėn vlerė, madje nė B ėshtė mė e vėshtirė, sepse ka mė pak hapėsira, mbrojtje tė mbyllura dhe mbrojtės qė nuk tolerojnė. Jam stėrvitur edhe mė mirė nė tė shkuarėn. Nė A arrihet me bashkėpunimin e tė gjithėve, shokėt, mjedisin dhe ne do tė kthehemi, - premton sulmuesi bardhezi. - A mund tė shėnoj 40 gola nė kėtė sezon? Numrat s'mė interesojnė. Jam i lidhur dhe varet nga shokėt e mi tė skuadrės; dua Serinė A."
MERKATO DHE "TRADHĖTARĖT" - Nė verėn e 2002-shit, Juvja e bleu nga Monako pėr 21 milionė euro. Kėtė verė, Emersoni iu shit Realit pėr 16 milionė. "Kush pėrfitoi mė shumė? Gjithnjė Juvja, - pėrgjigjet francezi. - Futbolli po ndryshon dhe paratė nuk qarkullojnė mė. Vetėm Ēelsi mund t'i lejojė vetes njė luks tė tillė, ne jetojmė jashtė botės reale." Kujtimi dhe nostalgjia pėr shokėt si Kanavaro, Emerson, Turam, Zambrota, Ibra e Vieira nuk mungon: "Por nostalgji kanė edhe ata, - reagon Trezege. - Dėgjohemi shpesh nė telefon. U ndamė me njė titull tė fituar nė Bari dhe njė Champions pėr t'u fituar me ēdo kusht, por pas rikthimit nga botėrori, ajo Juve s'ishte mė. Kam dėgjuar tė flitet pėr "tradhėtarė", e vėrteta ėshtė se do tė doja tė isha edhe unė mes tyre, nėse klubi nuk do tė mė kishte bllokuar dhe Deshampi nuk do tė mė kishte telefonuar. Mė 10 gusht isha nė Torino me kokėn nė A dhe kėmbėt nė B. Asnjė nuk tradhėtoi. Nė fund paguan lojtarėt dhe tifozėt, kėtė e dinė edhe kundėrshtarėt tanė. Ishin tituj tė merituar, tė marrė me djersė. Ajo qė sillej rreth nesh as qė e imagjinonim, pastaj, pse nė Europė ishim tė fortė ose thuajse? Juvja ishte si njė familje. Jo rastėsisht fitohej edhe duke ndryshuar trajner. Nuk kishte asnjėherė "revolucione" nė merkato. Megjithatė, Ibra ėshtė e ardhmja e Interit, ėshtė vetėm 24 vjeē."
"TOPI I ARTĖ - Me kandidatė, Franca mund Italinė 11 me 7. Kush do tė fitojė? A do tė jetė njė pėrballje Henri-Bufon? "Nėse do ta vendosja unė, do ta fitonte Xhixhi, - komenton Trezege, - ėshtė numri njė, por Barcelona ka pas shpine njė sezon tė shkėlqyer. Ronaldinjo, Eto e Henri janė gjithnjė nė pod. Mė vjen keq pėr Bufonin, por kam frikė se nė fund, nė aspektin e imazhit, do tė paguajė se ka mbajtur veshur fanellėn bardhezi nė sezonin e dėnimin nė Serinė B. Pse nuk jam unė nė listė? Nuk e synoj, e kam thėnė gjithnjė, njė ēmim si ky shkon pėr ata qė zbavisin dhe unė do tė paguaja biletėn pėr tė parė Ronaldinjon duke luajtur."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Juventus FC 
 
a1 endrat tuaja do vi dita do behen realitet do vini ne A do vini Mr Blue
 




____________
Une-me-buk--e--Ti-me-gur-Ti--njeri-nuk-behesh-kurr Wink
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Yahoo Messenger MSN Messenger
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 5
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5  Tjetėr

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!