| Autori |
Mesazh |
alb-boy2
Vizitor
|
 Kampionati Shqiptar
22/10/2005 luhen ndeshjet e superliges
Skenderbeu Dinamo
Teuta Besa
Lushnja Shkumbini
Elbasani Tirana
Partizani Vllaznia
Elbasani - Tirana pritet te jete ndeshje me supriza dhe luhet per vendet e para ne klasifikim,13000 bileta jane hedh ne treAL
|
|
#1 21 Tetor 2005 18:57
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
us_boy
Vizitor
|
 Re: SuperLiga
parashikim i rezultateve per kete jave
Skenderbeu Dinamo X
Teuta Besa 2
Lushnja Shkumbini 1
Elbasani Tirana x
Partizani Vllaznia 1
|
|
#2 21 Tetor 2005 19:00
|
|
 |
arlindc
Anėtar

Postime: 179
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 34 Vendodhja: Greqi
Pėrdorues #: 2816
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Labinot Haliti: Udhetimet Tregojne Per Shqiperine
Labinot Haliti: Udhetimet per ne memedhe tregojne qarte per vendimin qe kam marre!Falenderoj te gjitha mediat shqipetare qe kete jave kane shkruar rreth intervistes time te dhene ne mediat australiane. Une dua te them edhe nje here se Labinot Haliti ka vendosur per kombetare kuqezi. Kete e kane treguar dy udhetimet qe kam bere, ku per te marre pjese ne grumbullimin e dyte kam kaluar 3 dite ne Shqiperi dhe 4 dite neper Avione. Te gjitha shpenzimet i kam mbuluar vete dhe nese perseri do te me thirrin une per vendin tim e bej prap.
Ne mediat e australise jam pergjigjur ashtu sic edhe mл bejne respektin. Ata edhe pse e dinin qe isha ne Shqiperi perseri me hapen rrugen per ne kombetaren australiane.
Une perderisa erdha ne Shqiperi per t`u provuar ne syte e te gjitheve, deshmon teper qarte se per cilen kombetare dua te luaj.
Une nuk jam i sigurte se з“fare po behet me mua, sepse une akoma nuk kam pashaporten e shtetit tim am. Tani te merremi me shume me dokumentacionin, sepse per vendimin qe une kam marre, apo edhe qe do te marr ne te ardhmen ne rrethana dhe ne kushte te detyrueshme, eshte mire te ja leme kohes.
Labinot Haliti ka kohe qe ka vendosur per te luajtur per Shqiperine dhe nuk ka pike lekundje ne kete vendosje.
Edhe nje here e theksoj se udhetimet e kane treguar me se miri nje gje te tille.
Falenderoj edhe nje here te gjithe gazetaret dhe mediat qe me mbeshtesin dhe shpresoj se edhe ne te ardhmen do te jene pasqyra e se vertetes.
Me Respekt nga Labinot Haliti
|
|
#3 29 Dhjetor 2006 01:41
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Blendi Shkėmbi Kthehet Nė Shqipėri Pranė Teutės
Blendi Shkėmbi ka nėnshkruar njė kontrate me ekipin e Teutės, pėr njė shumė tė pa publikuar nga drejtuesit e ekipit tė Teutės. Ai ėshtė paraqitur pėrpara mediave me numrin 29 nė uniformen e Teutės. Blendi Shkėmbi ka njė karriere tė pasur futbollistike, ka luajtur nė shumė ekipe tė rajonit. Sulejman Starova ka bėrė njė lėvizje pėr tė forcuar repartin e mesfushės dhe kush me mire se sa njė mesfushor si Shkėmbi, pjesėtar i ekipit kombėtar. Blendi Shkėmbi ka lindur ne Korēė me 13 Gusht, 1979. Ekipi i parė si profesionist ka qenė Skėnderbeu. Largimin e tij nga vendlindja e bėri po me ekipin e Teutės nė sezonin 2000-2001, ku luajti 21 ndeshje dhe shėnoi vetėm njė gol. Shkėmbi ka luajtur ne Kroaci, Ukraine dhe Greqi.
|
|
#4 07 Janar 2007 21:07
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Artim Pollozhani, Shumė I Shtrenjtė Pėr Dinamon
Dinamo Tirana tanimė klubi i ri i Ardian Nuhiu ėshtė skuadra mė aktive nė afatin kalimtar tė janarit. Ish-kampioni i Shqipėrisė i cili drejtohet nga Redi Jupi po planifikon rikthimin si konkurrent kryesor nė garėn pėr vendet e larta tė klasifikimit. Lėvizjet mė tė fundit nė skuadėr e tregojnė kėtė mė sė miri. Aktualisht, Dinamo ka arritur tė afrojė sulmuesin e Rabotniēkit, Ardian Nuhiu, i cili ka firmosur njė kontratė 6-mujore me tė, opsion rinovimi nė fund tė edicionit. Ndėrkohė sipas burimeve tona mėsuam se udhėheqėsia e klubit ka pasur bisedime edhe me ish-futbollistin e tyre dhe aktualisht tė Makedonija GJ.P., Artim Pollozhani, mirėpo nė kėtė rast pamundėsia pėr ta marrė atė ka qenė e pamundur, ngase kartoni i tij kushton rreth 700 mijė euro.
|
|
#5 07 Janar 2007 21:18
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shkodra Hap Dyert Pėr Kombėtaren
Miqėsorja e 7 shkurtit kundėr Maqedonisė do tė luhet nė "Loro Boriēi"
Kombėtarja do tė rikthehet edhe nė njė herė nė Shkodėr. Nuk ėshtė mė njė sekret, edhe pse mungon konfirmimi zyrtar nga Federata e Futbollit, qė ndeshja miqėsore me Maqedoninė tė zhvillohet nė stadiumin mitik, "Loro Boriēi". Kapaciteti i stadiumit, sistemi i ndriēimit, si edhe tifozeria e jashtėzakonshme kanė shtyrė drejtuesit e federatės tė zgjedhin mes tre alternativave qė ishin nė lojė. Durrėsi dhe Elbasani, duhet tė presin ende edhe pėr shumė kohė pėr ti ofruar mikpritje skuadrės kuqezi.
Fitorja historike me Rusinė ėshtė ende e freskėt nė mendjen e ēdo shqiptari dhe atmosferėn e entuziazmin qė iu dhurua skuadrės Kombėtare, Shkodra dėshiron ta riprodhojė edhe njė herė mė 7 shkurt, nė takimin e parė miqėsor qė skuadra mė e dashur e shqiptarėve do tė zhvillojė kundėr Maqedonisė.
Tratativat e Federatės sė Futbollit pėr tė gjetur "strehėn" rezervė pėr Kombėtaren kanė marrė drejtim verior dhe do tė jetė pikėrisht impianti i dytė mė i madh nė vend, "Loro Boriēi", vendi ku do tė zhvillohet miqėsorja mė kundėrshtarėt ballkanas. Nga burime tė sigurta brenda Federatės sė Futbollit mėsohet se ėshtė arritur marrėveshja paraprake me drejtuesit e klubit Vllaznia dhe Bashkinė e qytetit Shkodėr, qė takimi i shkurtit tė zhvillohet pikėrisht nė kėtė stadium. Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės, Roland Mici, edhe pse zbulon se stadiumi "Loro Boriēi" ėshtė i vetmi qė plotėson kushtet, nuk e deklaron ende tė zyrtarizuar arritjen e marrėveshjes: "Kemi parė tre prej stadiumeve kryesore nė vend dhe shumė shpejt do tė vendosim se ku do tė zhvillojmė takimin me Maqedoninė. Impiantet janė nė gjendje shumė tė mirė, por pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė tė zgjedhim mė tė mirin, pėr ti krijuar tė gjitha komoditetet skuadrės. Kundėrshtarėt tanė nuk kanė pasur asnjė preferencė pėr vendin ku do tė zhvillohet ndeshja, ndėrkohė qė pėr ta mė e rėndėsishme ėshtė akomodimi", ka deklaruar Mici, qė ka lėnė tė nėnkuptohet se fakti qė impianti i Shkodrės ėshtė i kompletuar edhe me sistemin e ndriēimit, njė komoditet mė shumė.
Nė kėto kushte, dy stadiumet e tjera, "Niko Dovana" i Durrėsit dhe "Ruzhdi Bizhuta" i Elbasanit, duhet tė presin ende edhe pėr njė kohė tė gjatė radhėn e tyre, pėr ti ofruar mikpritjen skuadrės Kombėtare. Nė fakt, tė dy qytetet e mėsipėrme kanė kohė qė tentojnė tė marrin aprovimin nga Federata e Futbollit pėr tė organizuar njė ndeshje tė ekipit kombėtar dhe duke qenė se pėr momentin stadiumi "Qemal Stafa" ėshtė me "kosto tė lartė", ato do tė mbeten dy alternativa tė vlefshme, pėr njė tė ardhme tė afėrt. Pėr mė tepėr, brenda viti 2007 tė dy stadiumet nė fjalė pretendojnė tė realizojnė edhe sistemin e ndriēimit, qė njė kusht thelbėsor pėr zhvillimin e ndeshjeve ndėrkombėtare. Kjo do tė jetė ndeshja e dytė qė skuadra kuqezi luan jashtė kryeqytetit dhe ashtu si edhe nė vitin 2003 mikpritja do tė bėhet nga tifozeria e jashtėzakonshme shkodrane.
|
|
#6 07 Janar 2007 21:25
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shkodran Metaj, Njė Talent Shqiptar Nė Holandė
Shkodran Metaj, njė talent shqiptar nė Holandė
Albania-Sport (AS) - Shkodran Metaj, ėshtė njė nga talentet qė po spikat nė kampionatet e moshave nė Holandė. Kosovari, qė nuk konsiderohet mė njė surprizė pėr specialistėt holandezė tė talenteve, tashmė aktivizohet me FC Groningen, te ekipi A-Juegd (i barazvlefshėm me U-19) dhe ka qėnė rregullisht pjesė e pėrfaqėsueseve U-15 dhe U-17 tė Holandės. Mesfushori Metaj aktivizohet me FC Groningen qysh prej vitit 2001 dhe ka njė marrėveshje me klubin deri nė vitin 2007. 18-vjeēari Metaj (datėlindja 5 shkurt 1988) Metaj, me 3 gola tė shėnuar ėshtė i dyti nė listėn e golashėnuesve brenda ekipit nė kampionatit holandez Stand Nike A-jeugd Eredivisie, me vetėm njė gol mė pak se turku Serdar Öztürk (4 gola).
FC Groningen, qė drejtohet nga trajneri Erėin van de Looi renditet nė vendin e shtatė me 17 pikė (me 3 ndeshje mė pak), nga 14 ekipe qė ka kampionati qė kryesohet nga Ajaksi(39 pikė), me tė cilin ka humbur 2-0. Ndeshja e ardhshme e FC Groningen ėshtė ajo kundėr Twente, mė 20 janar 2007.
|
|
#7 07 Janar 2007 21:30
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bomba: Patushi, Firme Te Elbasani!
7 Janar Mesfushori matjan largohet nga te kuqte dhe nenshkruan me kampionet
Pas largimit nga Partizani, ish mesfushori i Tiranes ka firmosur me ne fund nje kontrate me kampionet e Shqiperise, duke u thene lamtumire skuadrave kryeqytetase. Nderkohe, dje Patushi ka nisur stervitjen e pare me fanellen verdheblu, nen drejtimin e Gezdarit, teksa po dje edhe dy lojtare te tjere kane marre miratimin nga drejtuesit per
te qene pjese e skuadres deri ne fund te sezonit futbollistik
Ketu Partizani
Ndersa lojtari i cili supozohej te kishte firmosur nje kontrate me skuadren e Likes, e ka lene ate ne balte per te gjetur strehe te kampionet, drejtuesit e klubit te kuq jane gjendur te papergatitur per ate qe ka ndodhur ne harkun kohor te nje dite. Madje, vete ata kane mbetur shume te habitur nga nje lajm i tille, i cili i ka tronditur paksa, pare faktin se Patushi ka qene edhe perforcimi i vetem me te cilin demat jane mburrur deri tani per merkaton e dimrit
Patushi vishet verdheblu
Te dhendri (Elbasani) hane e pine...
Befasia e merkatos dimerore te kampioneve ne fuqi quhet Saimir Patushi. Ish futbollisti i Tiranes, i cili para pak kohesh, pas largimit nga bardheblute, kishte bere nje marreveshje verbale me drejtuesit e Partizanit, ka nenshkruar dje paradite kontraten me skuadren elbasanase. Ndersa pasdite, Patushi ka zhvilluar seancen e pare stervitore me skuadren verdheblu nen komanden e Gezdarit. Perfolja per veshjen e ketij futbollisti me fanellen verdheblu ka filluar qysh para nisjes se ketij sezoni. Madje, ne ndeshjen qe Elbasani luajti me Tiranen, ne Ruzhdi Bizhuta, ne javen e pare te kampionatit (2 2), Patushi luajti ne formacionin kryesor te bardhebluve dhe, ne momentin kur ai u zevendesua nga ish trajneri i Tiranes, M.Josa, cuditerisht u duartrokit nga tifozeria vendase. Mesfushori matjan, ashtu si edhe te fansat e Partizanit, nuk gezonte ndonje simpati ne radhet e tifozerise verdheblu, per aq kohe sa luajti me Tiranen, ndersa tani e tutje Patushi ka marre provat e sigurta se do te perkrahet Firmosin edhe I.Nallbani e F.Papuci
Njekohesisht me Patushin kane firmosur kontraten me Elbasanin edhe dy kosovaret, Ilir Nallbani dhe Fisnik Papuci. I pari ka rreth tre muaj qe stervitet me kampionet ne fuqi, pasi erdhi te luaje ne pritje te hapjes se merkatos se vogel te tetorit, qene kete vit nuk u hap. Mesfushori potent, gjate kesaj kohe vazhdoi te stervitet ne Elbasan, ku u pelqye shume nga stafi teknik i verdhebluve per aftesite e tij. Ndersa futbollisti tjeter, F.Papuci, vjen nga kampionati kosovar, ai luan ne qender te mbrojtjes dhe eshte ndjekur ne ndeshjet zyrtare disa here nga presidenti Arben Laze. Papuci shpresohet te jete nje mbeshtetje e sigurt ne kete repart te skuadres se Gezdarit si dhe te shtoje rivalitetin ne qender te mbrojtjes. Ne kete pozicion luajne edhe T.Osmani e M.Kacollja, ndersa trajnerit te ri te Elbasanit, Edmond Gezdarit, do ti duhet te mendohet mire para se te vendose se cili prej tyre do te jete titullar i formacionit, ose do te mendoje ndonje vendosje te re ne vijen e prapme. Ndoshta, me i lehtesuari ne kete mes do te ndjehet Gentjan Stojku, i cili do te shpetoje perfundimisht nga sikleti i levizjeve te shpeshta para e prapa, sa here qe mungonte njeri prej mbrojtesve te qendres.
Nisja, nga bishti
Presidenti Arben Laze e ka filluar merkaton nga bishti, me synimin te shkoje deri te koka. Ai kishte premtuar se nuk do te kursehet ne merkaton e dimerit, per te rregulluar imazhin e cenuar te skuadres se tij, dhe po e mban fjalen. Ndonese nevojat me te ngutshme te Elbasanit ishin per te reparti i sulmit, presidenti Laze duket se ka menduar ta nise nga prapavija. Pasi kane nenshkruar kontraten njeheresh, nje mbrojtes dhe dy mesfushore, tani pritet qe ta kene radhen pretendentet per repartin e sulmit. Flitet se neser do te vijne per tu provuar dy tre futbolliste kroate, njeri prej te cileve luan ne sulm, por goditja mund te jete edhe nga kampionati shqiptar. Me Lazen, befasite jane te pranishme ne cdo moment...
Piro Kita
...te nusja (Partizani) gje nuk dine
Nuk ka zgjatur shume aventura e mesfushorit matjan, Saimir Patushi, te Partizani. Lojtari, i ardhur ne dhjetorin qe sapo lame pas, si perforcim te skuadra e Hasan Likes, ai eshte larguar dje nga te kuqte ne menyre te papritur dhe teper te cuditshme, duke mos njoftuar askend per kete levizje. Duke perfituar nga moszhvillimi i stervitjes se demave dje pasdite, ai ka shkuar ne Elbasan, ku edhe ka firmosur nje kontrate me klubin kampion te Shqiperise. Nje levizje, e cila duket se ka ardhur si pasoje e problemeve financiare, qe po kalon klubi i kuq ne keto momente. Keshtu, shtyrja, ose me mire e thene (nisur dhe nga fakti se ska asnje lajm zyrtar per kohen e dhenies) mosdhenia e kesteve te dyta futbollisteve te Likes, ka trembur mesfushorin matjan, i cili ka menduar ndoshta se do te ishte me e udhes qe te largohej me kohe te mire nga kampi i demave, ku ndoshta nje fat i tille mund ta ndiqte edhe at` ne nje te ardhme jo shume te larget. Ndersa nuk ka mundur te luaje asnje ndeshje me skuadren e Likes dhe te tregoje se sa vlen per te, financat jo te sigurta te klubit te kuq duken edhe shkaku kryesor i largimit te atij, qe erdhi si blerja e pare dhe me e suksesshme ne merkaton e demave.
Drejtuesit e klubit ngrene supet
Deri ketu, sado i papritur dhe veprim prej amatori mund te duket largimi i Patushit, nuk eshte asgje e jashtezakonshme, ne krahasim me ate qe po ndodh ne klubin e kuq pikerisht per kete ceshtje. Keshtu, me te marre vesh lajmin per largimin e Patushit ne drejtim te Elbasanit, ku lojtari ka dale dje per tu stervitur, gjeja e pare dhe me normale qe mund te behej ishte komunikimi me drejtuesit e Partizanit, qe ne fakt, per cudi, jo vetem kane ngritur supet, por kane pyetur: Vertet ka ikur? Si ka mundesi, pasi ai dje ishte ne stervitje?. Nje pyetje, e cila tregon me se miri perkushtimin e drejtuesve ndaj skuadres. Largohet nje lojtar, i deklaruar si nen kontrate (edhe pse tani u vertetua se nje gje e tille nuk ka qene e vertete aspak) dhe drejtuesit e klubit nuk dine asgje rreth fatit te tij, qe nder te tjera ishte edhe blerja, me te cilen demat mburreshin.
Kush do te jete tjetri?
Gjithsesi, duke kaluar serish tek lajmi i papritur, pra largimi i Patushit, ky duket se eshte vetem fillimi i ndonje eksodi nga radhet e te kuqve, cka nuk do te ishte hera e pare qe do te ndodhte ne kete klub. Nuk eshte hera e pare qe klubi vonohet ne pagesa dhe, deri diku, kjo mund te duket normale, sepse nuk ka ndermarrje apo punedhenes ne Shqiperi, qe, per shkaqe te ndryshme, te mos kene levizur paksa ne datat e pagesave te punonjesve te tyre. Por, kur vete lojtaret, te cilet vazhdojne te sterviten, nuk kane asnje dijeni, madje as edhe nje genjeshter se ku te kapen, persa i perket afatit te shlyerjes, atehere nje pritje e tille, ne ajer behet jonormale, pse jo, deri edhe shqetesuese. Te mberritur ne kete pike, largimi duket se mbetet rruga e vetme e disa lojtareve, per te mos humbur trenin me para ne ndonje skuader tjeter, ndoshta pak me korrekte persa u perket shlyerjeve financiare.
|
|
#8 07 Janar 2007 21:32
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Blerim Xhemaili Futbollisti Mė I Mirė I Huaj, Nderim Nexhpi
Nė prani tė shumė mysafirėve tė shtunėn nė Shkup ėshtė bėrė shpallja e sportistėve mė tė mirė nga Maqedonia. Gazeta FAKTI pėr herė tė tretė ka organizuar shpalljen e mė tė mirėve, ndėrsa kėsaj radhe kjo u bė nė mėnyrė madhėshtore
Nga Bujar KURTAJ
Nė mungesė tė institucioneve shtetėrore, gazeta FAKTI vazhdon traditėn e shpalljes sė sportistėve mė tė mirė. Puna e palodhshme e ambasadorėve tė kombit (sportistėve) ėshtė kurorėzuar mė sė miri kėtė fundjavė, duke u shpėrblyer me mirėnjohje dhe dhurata modeste. Nuk ishte i vogėl numri i tė nominuarve, ishin gjithsejt 80 pjesėmarrės tė cilėt u veēuan pėr punėn dhe rezultatet e tyre pėr vitin 2006.
Pa dyshim se pėr tė shpallur mė tė mirėt ėshtė dashur kohė edhe pėr ekipin e gazetės qė tė bėjė pėrmbledhjen e rezultateve gjatė vitit qė e lam pas. Nė bashkėpunim me trajnerėt, punėtorėt sportiv dhe njohėsit e mirė tė sportit, ekipi i FAKTI-t nė pėrbėrje, menaxher Zulqefli Murati, redaktori i sportit Hajrush Mani dhe gazetarėt Bujar Kurtaj, Shaban Sinani dhe Nehat Osmani, janė munduar qė tė bėjnė ndarjen e ēmimeve pėr mė tė mirėt.
Jetė kėtij manifestimi i dha sponsori kryesor, Agjensioni i specializuar pėr sigurime, Lulzim Zhaku Aliu, i cili njėherit njihet edhe si shtėpia pėr tė ndihmuar manifestimet e ndryshme ndėr shqiptarėt dhe sportistėt shqiptarė. Duke dashur qė tė shprehim faleminderim tė veēantė Lulzim Zhaku-Aliu, gazeta FAKTI pronarit dhe kompanisė sė tij tė sigurimeve, i ndau mirėnjohje pėr vepėr jetėsore.
Nderim Nexhipi mė i miri nė Maqedoni
Nė kategorinė e futbollistėve tė vendit Nderim Nexhipi, futbollist i kampionit republikan, Rabotniēki Kometall, ishte ai i cili me vete mori titullin e mė tė mirit. Ėshtė kėnaqėsi sė pari qė jam prezent nė kėtė manifestim tė madh. Titulli i mė tė mirit nė Maqedoni mė bėn tė ndjehem edhe mė i fortė. FAKTI ėshtė gazeta qė asnjėherė nuk ka harruar rezultatet e sportistėve, ndėrsa me kėtė ēmim mė bėni qė tė vahdojė me sukseset, ka thėnė Nderim Nexhipi, futbollisti mė i mirė shqiptarė nė Maqedoni nė vitin 2006.
Ndėrsa nga futbollistėt qė luajnė nė diasporė, titulli i mė tė mirit i takoi Blerim Xhemailit.
Milano klubi mė i mirė, Sokoli trajneri i vitit
Trajneri mė i mirė u shpall Bilbil Sokoli i KF Milano, ndėrsa klub mė i mirė ekipi i Ligės sė dytė KF Milano nga Kumanova. Ndėrsa nga ekipet e tė rinjėve Slloga Jugomagnat (kadetė) dhe KF Skupi si shkollė futbolli ishin ekipet mė tė mira tė vitit.
Mirėnjohje edhe pėr grupet e tifozėve
Mirėnjohje speciale kishte dhe pėr grupet e tifozėve nga Maqedonia, tė cilėt nė disa raste treguan se si shqiptarėt mund tė veprojnė tė bashkuar. Ato kanė pėrkrahur ekipet shqiptare kur kanė luajtur nė garat e kupės sė Maqedonisė, si dhe kanė qenė pjesė e pandarė e kombėtares sė Shqipėrisė. Grupi i tifozėve Shvercerat Shkup, Shoqata e tifozėve Ballistėt Tetovė dhe grupi i tifozėve Ilirėt Kumanovė.
Gjithashtu edhe gjyqtarėt kanė rol tė rėndėsishėm nė jetėn sporitve, tė cilėt shesh herė dinė tė jenė nė situata tė palakmueshsme.
Kėtė manifestim e ndihmuan edhe Lidhja e Futbollit Tetovė, qė ndau mirėnjohje pėr botuesin e gazetės FAKTI, z. Emin Azemi dhe redaktorin e sportit Hajrush Mani.
|
|
#9 08 Janar 2007 20:29
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Nuri Mustafi, gjahu I Ri I Dinamos
Pasi drejtuesit e Dinamos sė Tiranės kanė nėnshkruar kontratė gjashtė mujore me sulmuesin Ardian Nuhiu, tani janė vėnė nė gjah edhe pas mbrojtėsit tė Shkėndija 79, Nuri Mustafi. Megjithatė Dinamo ėshtė duke pritur nė radhė pas FC Haka tė Finlandės. Ėshtė e vėrtetė se mė kanė kontaktuar drejtuesit Dinamos dhe kėrkojnė tė aktivizohem nė skuadrėn e tyre deri nė fund tė kėtij stinori. Megjithatė unė fillimisht po pres tė shkoj nė Finlandė. Nėse nuk sigurohet viza pėr atje ka gjasa tė shkoj nė Shqipėri. Sidoqoftė tani gjithēka ėshtė nė tavolinė dhe mundėsi ka tė ngelem edhe te Shkėndija, tha Nuri Mustafi
Ai aktualisht ėshtė duke bėrė stėrvitje individuale pėr tė ruajtur formėn e tij qė ka aktualisht. Te FC Haka nė Finlandė, Nuriu ishte nė prova dhe ishte pėlqyer mjaftė nga trajnerėt e skuadrės. Angazhimi i tij nė Tiranė nuk do tė ketė ndonjė provė paraprake, por pritet tė arrihet marrėveshja vetėm pėr pjesėn financiare.
Nuri Mustafi ėshtė njėri ndėr mbrojtėsit mė tė mirė tė Shkėndijės, ndėrsa me skuadrėn kuqezi ka luajtur edhe nė finalen e Kupės sė Maqedonisė kur kishte shėnuar edhe njė gol.
|
|
#10 08 Janar 2007 20:34
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: SuperLiga
Peric, karta e re e Arben Lazes
Futbollisti i porsaardhur te verdheblute do te jete pjese e Elbasanit per pjesen e mbetur te kampionatit.
Presidenti Arben Laze vazhdon revanin drejt perforcimit te skuadres se tij. Dje pasdite, perseri stadiumi Ruzhdi Bizhuta u popullua si ne nje ndeshje te zakonshme futbolli nga fansat qe ndoqen me kurreshtje ndeshjen tjeter te kontrollit qe trajneri Edmond Gezdari zhvilloi ne kuader te seleksionimit te futbollisteve. Ne skuadren e pare u aktivizua edhe nje futbollist kroat, i cili pritej prej disa ditesh te provohej me Elbasanin. Ish futbollisti i Partizanit dhe Kombetares, i mirenjohuri Besnik Prenga, i cili punon si trajner i ekipeve te moshave te reja ne Kroaci, ishte rekomanduesi per drejtuesit elbasanas per futbollistin kroat, Darko Peric. Peric, i cili luan si mesfushor sulmues, la pershtypje mjaft te mira per sportdashesit elbasanas qe ndoqen ndeshjen e kontrollit.
Madje, keta te fundit nuk kursyen edhe duartrokitjet e tyre per te porsaardhurin, kur ai u largua nga fusha e lojes nga trajneri Gezdari ne minutat e fundit te lojes. Vete trajneri tiranas u shpreh me entuziazem per aftesite e kroatit, por duke shprehur edhe rezervat e tij per gjendjen jo maksimale fizike te tij. Kjo e fundit nuk perben ndonje problem, pasi ka kohe qe kroati ta marre veten, pasi, sipas tij, ka rreth dy jave qe nuk eshte stervitur.
Pas perfundimit te seances stervitore, futbollisti kroat Peric u takua me presidentin Laze dhe Ilir Bejtjen, kryetarin e Keshillit Mbikqyres te shoqerise aksionere. Midis paleve u ra dakord qe futbollisti i porsaardhur te verdheblute te jete pjese e Elbasanit perpjesen e mbetur te kampionatit, ndersa kontrata do te nenshkruhet pas disa ditesh.
CV ja interesante
Pas takimit me presidentin Laze, futbollisti kroat dha nje interviste te shkurter per gazetaret. Sipas CV se paraqitur nga ai, Peric ka filluar te luaje futboll, se pari, me skuadren Henka te Zagrebit. Pastaj ka kaluar neper disa skuadra te njohura te Europes, nga te cilat vecohen Bajerni i Mynihut, Raba Eto i Hungarise etj. Ne muajt e fundit, 29 vjecari ka luajtur skuadren kroate Nafta Ashk.
Mjedisi me pelqen
Peric permendi faktin se Shqiperine e ka njohur vetem nepermjet disa futbollisteve shqiptare qe kane luajtur ne Kroaci, midis te cileve vlereson njohjen me Erjon Bogdanin. I pyetur per pershtypjet e para per Elbasanin, Peric tha se nuk mund te jepte ndonje konkluzion, pasi vetem nje dite ka qe ndodhet ne kete qytet. Por, shtoi ai, me pelqeu mjedisi i futbollisteve dhe kjo perben dicka pozitive per mua.
Tani qe presidenti Laze nuk po ndalet me, mbetet qe te gjendet nje sulmues i mirefillte per te mbyllur gjithcka ne kete merkato interesante te verdhebluve.
|
|
#11 10 Janar 2007 20:18
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: SuperLiga
Shqipėria ka kampionatin e 45-tė nė botė
Maqedonia, Serbia, Hungaria apo Kroacia na ndjekin me diferencė pikėsh.
Renditja vjetore e IFFHS mban Superioren mes turneve mė tė fortė
Kampionati shqiptar i futbollit bėn pjesė pėr tė dytin vit radhazi mes 50 kampionateve mė tė forta nė botė. Kjo ėshtė bėrė publike dje, nė renditjen vjetore tė Institutit Ndėrkombėtar tė Statistikave pėr Futbollin, IFFHS, i cili e ka klasifikuar Kategorinė Superiore nė vendin e 45-tė nė botė me 318 pikė. Njė pozicion mjaft i vlefshėm pėr kampionatin tonė, qė ka kaluar shumė nga vendet fqinje pėr sa i pėrket nivelit tė lojės dhe rivalitetit pėr trofe, nė bazė tė statistikave ndėrkombėtare.
Pėr Kategorinė Superiore, ky ėshtė i dyti vit radhazi qė hyn mes 50 kampionateve mė tė mira nė botė, pasi nė vitin e kaluar ishte nė vendin e 47-tė, ndėrsa tani ėshtė ngjitur dy shkallė mė lart.
Ndonėse kjo renditje dhe pikavarazhi ėshtė ende shumė larg kryesuesve tė Italisė, Spanjės dhe Anglisė, hapat pozitivė nė kėtė drejtim janė tė shumtė, pasi pjesėmarrja nė kėtė renditje, do tė thotė edhe rritje e nivelit tė shikueshmėrisė ndėrkombėtare ndaj kampionatit tonė, i cili ka kaluar disa nga fqinjėt ballkanikė apo kampionate mė me emėr nė Evropė. Moldavia, Letonia, Sllovakia dhe Gjeorgjia na kalojnė vetėm me pak pikė mė shumė nė kėtė renditje, ndėrsa pak vite mė parė, kampionati ynė cilėsohej shumė larg nivelit tė futbollit tė kėtyre vendeve. Shenja pozitive ėshtė padyshim kalimi nė renditje i disa fqinjėve ballkanikė, tė cilėt tashmė janė bėrė "furnizues" lojtarėsh pėr kampionatin tonė. Maqedonia renditet 3 vende pas kampionatit tonė, ndėrsa Kroacia dhe Serbia janė respektivisht nė vendet 52 dhe 53. Disa kampionate me emėr renditen gjithashtu pas Kategorisė Superiore si ai hungarez (vendi 50), polak (54), norvegjez (56) apo amerikan (72).
Renditja e IFFHS-sė merr pėr bazė pikėt e fituara nga 5 ekipet e para tė ēdo vendi nė turnetė ndėrkombėtarė, duke krijuar nga shuma e tyre edhe kėtė klasifikim, i cili zhvillohet qė nga viti 1991 dhe vlerėsohet si mė i sakti. Pėr renditjen e mirė tė Kategorisė Superiore nė dy vitet e fundit, ka shėrbyer shumė edhe ecuria e skuadrave shqiptare nė Evropė. Edhe pse shumė prej tyre nuk kanė arritur tė kalojnė turin e parė nė Kupat e Evropės, ka marrė rėndėsi fakti se kanė arritur qė tė fitojnė tė paktėn ndeshjen brenda fushės sė tyre, si nė rastin e Elbasanit dhe partizanit nė kėtė sezon. Ndėrsa ndihmėn mė tė madhe e ka dhėnė Tirana, e cila ka arritur qė pėr tė katėrtin vit radhazi tė kalojė nė turin e dytė tė kompeticioneve ndėrkombėtare.
Pjesėmarrja nė 50 kampionatet mė tė forta tė renditjes sė IFFHS ka edhe avantazhet e saj, pasi vetėm skuadrat e kėsaj "elite" marrin pjesė nė renditjen botėrore tė skuadrave. Aktualisht, kampionati shqiptar pėrfaqėsohet nė "Top 350" me dy ekipe, Tiranėn dhe Elbasanin, tė cilat gjatė kėtij viti kalendarik kanė arritur tė dominojnė turnetė futbollistikė nė vendin tonė. Kampionėt kanė qenė nė epėrsi deri pas pėrfundimit tė sezonit, por me kualifikimin nė turin e dytė tė Tiranės nė Kupėn UEFA, bardheblutė kanė arritur tė parakalojnė rivalėt e tyre nė Superiore. Ndėrsa skuadra tė tjera me emėr si: Partizani, Dinamo, Teuta apo Vllaznia, nuk figurojnė mes ekipeve mė tė mira, pėr shkak tė mungesės sė trofeve tė fituara.
Kampionati Pikėt
1. Itali 1182,0
2. Spanjė 1168,0
3. Angli 1125,0
4. Francė 1019,0
5. Brazil 920,0
6. Gjermani 850,0
7. Argjentinė 828,0
8. Holandė 793,5
9. Meksikė 683,5
10. Rumani 673,0
11. Turqi 664,0
12. Portugali 626,0
13. Skoci 603,5
14. Zvicėr 580,5
15. Greqi 580,0
16. Rusi 574,0
17. Kili 568,5
18. Ēeki 566,5
19. Kolumbi 561,0
20. Bullgari 555,0
21. Ukrainė 521,5
22. Paraguai 520,5
23. Belgjikė 519,5
24. Peru 501,0
25. Danimarkė 452,5
26. Tunizi 444,0
27. Uruguai 439,5
28. Estoni 423,5
29. Ekuador 416,0
30. Izrael 403,5
31. Egjipt 394,0
32. Slloveni 382,0
33. Marok 381,0
34. Austri 377,5
35. Lituani 366,0
36. Angola 357,5
37. Kosta Rika 356,0
38. Irlandė 355,0
39. Moldavi 350,0
40. Letoni 328,0
41. Sllovaki 325,0
42. Bolivi 324,0
43. Gjeorgji 323,0
Honduras 323,0
45. Shqipėri 318,0
46. Algjeri 317,0
47. Venezuelė 314,0
48. Maqedoni 313,0
49. Uzbekistan 311,0
50. Hungari 310,0
51. Guatemalė 303,0
Kroaci 303,0
53. Serbi 301,0
54. Poloni 299,0
55. B. Fildishtė 297,5
56. Norvegji 290,0
57. Japoni 287,0
Siri 287,0
59. Azerbajxhan 286,0
Irlandė V. 286,0
61. Afrika J. 284,0
62. Oman 282,5
63. Jordani 279,5
64. Kinė 272,0
65. A. Saudite 269,0
66. Senegal 267,0
67. Zambia 265,0
68. Kuvajt 260,5
69. Katar 259,0
70. Kamerun 258,0
71. Kore RD 257,0
72. SHBA 250,5
73. Bjellorusi 248,0
74. Panama 247,0
75. EB Arabe 244,5
|
|
#12 11 Janar 2007 19:48
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: SuperLiga
Dinamo, kerkohet nje mbrojtes
12 Janar Dinamo do te kerkoje te forcoje mbrojtjen, duke marre edhe nje lojtar per kete repart, i cili mund te jete perforcimi i fundit ne merkaton e janarit. Qe ne dhjetor, blute kishin bere te ditur se kishin nevoje vetem per tre apo kater perforcime dhe deri tani kane arritur te afrojne ne skuader dy lojtare te rinj, qe te dy ne sulm. Ardian Nuhiji dhe Eldorado Merkoci jane dy "firmetaret" e rinj te Dinamo dhe tashme fokusi eshte te prapavija, pasi edhe ne mesfushe duket se ka alternativa te mjaftueshme.
Asnje piketim
Aktualisht, duket se drejtuesit e Dinamo nuk kane piketuar ndonje mbrojtes, te cilin mund ta afrojne ne skuader gjate pak diteve te ardhshme. Eshte perfolur interesimi per Nuri Mustafin nga Maqedonia, i konfirmuar edhe nga vete lojtari. Megjithate, ky i fundit ka bere te ditur se preferenca e pare per te eshte Haka e Finlandes, nderkohe qe tani mesohet edhe se Shkendija '79, skuadra e tij aktuale, nuk ka ndermend ta leshoje mbrojtesin. Nisur nga ky fakt, mund te ndodhe qe Dinamo te mbeshtetet perseri te Kastel, edhe pse ka ende kohe deri ne fundin e janarit, kur mbyllet merkatoja. Ne rast se do te mbajne kroatin, ketij te fundit do t'i duhet te kthehet menjehere ne Tirane, per te rinisur stervitjen.
Ardhja e senegalezeve
Pape Diob dhe El Haxhi Gudjabi vazhdojne te mungojne te Dinamo dhe arsyet per mosardhjen e tyre jane kontradiktore. Ne fillim te kesaj jave u tha se dyshja senegaleze eshte bllokuar ne Itali, ndersa tani flitet per nje rikthim me date 15 janar. Per me teper, mesohet se 15 janari ka qene data e parashikuar qe me pare per ardhjen e mbrojtesit dhe sulmuesit, cka duket e habitshme po te kesh parasysh se gjithe te tjeret e kane nisur stervitjen me 4 janar. Dy senegalezet jane prapa me programin stervitor edhe per shkak se ata u larguan menjehere pas ndeshjes me Elbasanin, duke i filluar pushimet me heret se lojtaret shqiptare. Ne kete menyre, duket se Jupit dhe ndihmesve te tij do t'u duhet te punojne ne menyre me specifike me Gudjabin, i cili qe pa nisur pushimet kishte shtuar dukshem ne peshe.
Fati i Gudjabit
Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, ka bere te ditur se kontrata e sulmuesit senegalez me Dinamon eshte e vlefshme deri ne gusht te ketij viti. Gudjabi po perflitet se tepermi per transferimin te Vllaznia, si lojtar i lire, madje, lajmet nga Shkodra flasin edhe per nje pagese te marre paraprakisht prej tij. Por Saliaj thote se ai eshte ende nen kontrate. "Gudjabi nuk eshte lojtar i lire, ai ka kontrate me ne deri ne gusht. Kjo mund te verifikohet lehte ne federate", thote Saliaj. Lidhur me paraqitjen e dobet te Gudjabit deri tani ne kete kampionat, Saliaj thote se kjo eshte nje ceshtje teknike, qe nuk ka te beje me kontraten: "Ai ka shenuar vetem tre gola dhe eshte i pari qe nuk kenaqet nga kjo gje. Por nga trajneri dhe bashkepunetoret e tij eshte kerkuar qe te konfirmohen te gjithe dhe presidenti kete vendim ka marre". Ne kete menyre, per te marre Gudjabin, duket se Vllaznise do t'i duhet te binde jo vetem lojtarin, por edhe presidentin e Dinamos, Besnik Sulaj.
|
|
#13 12 Janar 2007 20:23
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: SuperLiga
Birēe: Kjo ėshtė
14 Janar Dy lojtare kane ikur, gjoja per tu provuar, kur ne fakt te gjithe e dime qe e bejne per ti shpetuar stervitjes; kater te tjere jane te grumbulluar me Shpresen dhe nuk e dime se kur do te vijne. Di te them se po e demtojme veten shume me keto qe po lejojme
Largimi i dy futbollisteve titullare, i kapitenit Dorian Bylykbashi dhe i mbrojtesit lezhjante demave, Henri Ndreka, te cilet kane pohuar se do te shkojne per prove ne Turqi (ne nje skuader ukrainase), ka sjelle edhe reagimin e menjehershem dhe shume te ashper te drejtorit teknik te Partizanit, Bejkush Birce. Ata nuk jane lojtare, por dembele, ka qene reagimi i pare i ish trajnerit te kombetares shqiptare, qe aktualisht eshte edhe njeriu i vetem, i cili i thote gjerat hapur ne klubin e kuq. Keshtu, per Sport Ekspres, nepermjet telefonit, drejtori teknik i demave ka pohuar se dy futbollistet, qe nuk kane ndjekur skuadren ne kete minifaze pergatitore, sipas mendimit te tij, nuk kane te drejte te largohen per asnje lloj arsye. Madje, sipas tij, fakti qe ne media eshte shkruar se ata kane bere nje marreveshje me trajnerin e tyre, Hasan Lika, e ben teknikun fajtor per kete thyerje te disiplines nga ana e kapitenit dhe mbrojtesit lezhjan.
Lika po gabon rende
Une nuk kam degjuar ndonjehere qe trajneri tu jape leje dy lojtareve titullare, me te cilet duhet te punoje me shume ne kete faze, per tu provuar ne nje skuader tjeter te huaj, ne kohen kur ne duhet te pergatitemi per rifillimin e kampionatit dhe futbollistet e kane jo te nevojshme, por te domosdoshme nje gje te tille, ka thene Birce. Pra, per mendimin tim, nese Lika u ka dhene atyre leje qe te bejne pushime, ndersa skuadra stervitet, atehere ka gabuar rende, ka nenvizuar drejtori teknik.
Katershja e Shpreses nuk duhej lejuar
Por, Bylykbashi dhe Ndreka nuk jane te vetmit, qe e dobesojne skuadren. Keshtu, edhe pse ka udhetuar me grupin ne drejtim te Malit te Zi, Karabeci eshte detyruar te rikthehet mbreme urgjent ne Tirane, pasi eshte grumbulluar me kombetaren U 21 te Artan Bushatit. Ai eshte lojtari i katert i demave, qe do te jete ne dispozicion te trajnerit te Shpreses, pas Bakajt, Malindit dhe Progrit, per miqesoret me Turqine dhe Greqine. Edhe per keta, Birce ka pakenaqesite e tij, teksa ka fajesuar, jo vetem trajnerin Lika, por edhe vete presidentin Xhani, nese ata kane qene dakord per largimin e ketyre lojtareve. Ata nuk duheshin lejuar qe te shkonin. Kemi gjashte lojtare mangut dhe nuk dime se cfare programi do te bejme. E gjitha kjo mund te quhet rrumpalle. Po demtojme veten dhe kete kohe nuk do ta gjejme me, ka perfunduar iindinjuar Birce.
Gjergj Cicani
Asnje miqesore ne horizont
Edhe pse jane ne te njejtin hotel, Olimpik te Ulqinit, me skuadrat e tjera te kategorise superiore, si Besa, Teuta, por edhe te kategorise se pare, perseri Partizani deri tani nuk ka siguruar asnje miqesore. Nderkohe, Lika dje ka zhvilluar dy seanca stervitore ne fushat prane hotelit, duke u alternuar me skuadrat e tjera shqiptare, qe sterviten ne te njejtat mjedise.
Kroati Bjelokanovic, i vetmi i huaj
Edhe pse skuadres duhet ti bashkoheshin kater senegalezet, kjo nuk ka ndodhur ende, teksa i vetmi lojtar, qe po vijon te pergatitet me te kuqte, eshte kroati Ante Bjelokanovic. Futbollisti, qe mesohet se ka luajtur me pare me Osijek, eshte ne prove tek demat, teksa vendimi, nese ai do te qendroje, apo jo, pritet te dale keto dite.
|
|
#14 15 Janar 2007 00:48
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: SuperLiga
Xhani, dajak Birēes
15 Janar Njeshi i klubit, zyrtarit: Bylykbashi dhe Ndreka kane shkuar per prove dhe asnjeri nuk ka te drejte ti ofendoje si dembele, duke u bazuar ne hamendesime
Nuk eshte pertypur nga presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani, deklarata e fundit, e dhene per Sport Ekspres nga drejtori teknik i demave, Bejkush Birce, qe e ka quajtur alarmante gjendjen e skuadres, e cila po stervitet pa gjashte lojtare titullare. Nje dite me pare, nga Ulqini, atje ku po ndjek pergatitjet e skuadres, zyrtari i klubit te kuq nuk ka pranuar dot faktin qe, pertej kater lojtareve te grumbulluar me kombetaren U 21, skuadres i mungojne dhe dy titullare, mbrojtesi lezhjan, Henri Ndreka, dhe kapiteni elbasanas, Dorian Bylykbashi. Ata kane nxjerre justifikimin e proves, vetem per te mos marre pjese ne stervitje, kane qene fjalet e drejtorit teknik, Birce. Kane qene pikerisht keto fjale, por edhe te tjera, ato qe i kane tingelluar shume keq ne vesh presidentit te demave, Xhani, i cili, edhe pse ndodhet ne Athine, nuk ka duruar dot dhe ka percjelle nje telefonate te menjehershme ne Malin e Zi. Nga sa mesohet, Xhani i ka bere namin, ne radhe te pare drejtorit teknik, me pas dhe stafit te Likes, per fjalet qe kane thene ne media.
Kreu i demave, ne mbrojtje te lojtareve
Keshtu, ofendimi i leshuar ndaj dy futbollisteve, shume te adhuruar nga Xhani (duke pare edhe faktin se kane perhere nga nje justifikim per veprimet e tyre), nuk eshte pelqyer nga njeshi, i cili i eshte hakerryer Birces per deklaratat e tij, duke e lene pa fjale drejtorin teknik, faji i vetem i te cilit eshte qe ka thene te verteten. Bylykbashi dhe Ndreka kane shkuar per prove, ashtu sic kane deklaruar, dhe ti nuk ke te drejte ti ofendosh si dembele, ne baze te hamendesimeve te tua, mesohet ti kete thene presidenti Birces. Nderkohe, nga sa mesohet, presidenti Xhani pritet te shkoje e te takoje skuadren ne Ulqin, te marten, ose te merkuren, gjithmone nese punet e tij do ta lejojne ta beje kete.
Gjendja, deri tani normale
Jane plot 18 lojtare, qe aktualisht po sterviten me Partizanin ne kete faze pergatitore dimerore, qe te kuqte po e zhvillojne ne Ulqin te Malit te Zi. Keshtu, edhe pse duhet te ishin 24 (gjashte lojtare nuk jane prezente), perseri gjendja e skuadres duket normale. Per te mbushur boshllekun e firove, trajneri Lika ka menduar te therrase nen arme edhe lojtare te skuadres se te rinjve, si Aliun, Doden, Capon dhe Misken. Ndersa, persa i perket pjeses tjeter, ata jane te perhershmit, Orges Shehi, Edvan Bakaj (portiere), per te kaluar te Robert Grizhaj, Luan Pinari dhe Fatjon Tafaj (mbrojtes). Persa u perket mesfushreve, ata jane Ardit Beqiri, Rrahman Hallaci, Viktor Gjyla, Paulin Dhembi, Sokol Bulku dhe Dritan Babamusta. Ndersa ne sulm, duket se mjafton dyshja, Gjergji Muzaka Arber Abilaliaj. Stervitja e djeshme ka qene me dy seanca, paradite ne palester, ndersa pasdite ne nje nga fushat prane hotelit.
|
|
#15 15 Janar 2007 19:49
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|