Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Kinema E Shqipėrisė 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kinema E Shqipėrisė 
 
“Kinematografia ėshtė arma mė e fuqishme.” Thėnia, edhe pse i vishet Mussolinit i cili e shkroi me gėrma sa dy bojė njeriu nė dekorin ceremonial tė inaugurimit tė Cinecittą-sė mė 1936, nuk ėshtė e tija. E pat thėnė Lenini, e pat pėrsėritur Stalini nė studiot e Moskfilmit e nė dhjetra vepra, dhe e shqiptoi edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, kur mė 1952 inauguronte nė Tiranė atelietė dhe laboratorėt e Kinostudios.

Nė mė pak se dyzet vjet, ajo Kinostudio, si armė ideologjike e Partisė sė vetme dhe kreut tė saj Enver Hoxha, do tė nxirrte rreth njė mijė kinoditarė e dokumentarė dhe mėse 200 filma artistikė: shumė, tepėr, pėr njė popullsi qė gjatė sė njėjtės periudhė trefishohej, por mbetej gjithmonė e vogėl nė numėr: nė fund tė viteve ’80 shqiptarėt janė vetėm tre milionė.

Nga ato 200 e disa filma, pak janė pėr tu shpėtuar: pjesa mė e madhe janė produkte tė arsyes pėr tė cilėn kanė lindur, propagandė politike dhe ideologjike e regjimit. Ashtu si filmat e Bashkimit Sovjetik nga ku u mor bashkė me teknikėn edhe retorika, sillen skematikisht qark personazhesh e ngjarjesh qė kanė nė qendėr heroin pozitiv, mishėrimin letrar e kinematografik tė njeriut tė ri, projekti doktrinar i regjimit i pėrbėrė nga njė pėrzierje prej dozash tė barabarta komunizmi tė pastėr dhe shqiptarizmi tė kulluar. Kinemaja, ashtu si letėrsia, teatri, muzika, baleti, ėshtė ndėrtuar si vegėl pėr realizimin e kėtij projekti doktrinar, ėshtė njė nga armėt e partisė, madje “arma mė e fuqishme nė edukimin e masave”.

Por gjenden, mes atyre mijėra kilometrash film tė shkuar dėm, edhe filma tė veēantė,orvatje tė pak autorėve tė talentuar “pėr tė bėrė kinema” edhe nė kushtet e pamundura tė censurės ideologjike tė kinemasė sė propagandės, kategori kjo e fundit ku u bėjnė shoqėri me mijėra filma tė tjerė tė prodhuar nga regjimet totalitare nė Itali, Gjermani, BRSS, apo vende tė tjera tė Lindjes. Si aty, edhe nė Shqipėri, ato pak filma qė dalin nga rreshti, janė pjesė e produktit kulturor tė vendit qė i ka prodhuar.

Ėshtė meritė e Festivalit tė Gjenovas qė i sjell publikut italian disa prej kėtyre filmave tė prodhuar gjatė regjimit, ku shfaqen krah titujve tė kinemasė sė re shqiptare tė pas viteve ‘90. Kėta tė fundit janė nė njė pjesė tė madhe tė njohur pėr publikun e huaj pasi kanė bėrė disa herė xhiron e festivaleve tė botės ku kanė marrė edhe ēmime tė rėndėsishėm.

Edhe pse pėrzgjedhja e filmave pėrfaqėsues tė periudhės sė regjimit pėrbėn njė ekran tė ējerrė pėr mungesėn e disa titujve tė rėndėsishėm, filmat e djeshėm e tė sotėm, parė nė tė njėjtin kontekst, janė nė gjendje tė tregojnė se i pėrkasin sė njėjtės kinematografi shqiptare, tė bashkuar jo vetėm nga gjuha dhe kombėsia e autorėve, por edhe nga dimensionet stilistike dhe temat qė marrin pėrsipėr tė zhvillojnė.

Janė tema ku kritikė tė ndryshėm tė kinemasė kanė kuturisur edhe tė gjejnė njė emėrues tė pėrbashkėt me kinematografitė e tjera tė rajonit, duke mbėrritur tė flasin pėr njė “kinema ballkanike”. Pėr shumė vetė pėrcaktimi mund tė duket po aq i pakuptimtė sa ē’ėshtė pėr tė tjerė e papranueshme tė flitet pėr njė “kulturė ballkanike”: vendet e rajonit, tė ndarė nga barriera gjuhėsore e hasmėri etnike, nuk janė dalluar nė kėmbime kulturore edhe pse jetojnė prej shekujsh pėrbri njėri-tjetrit. Por sipas ndonjė studiuesi, ėshtė pikėrisht mentaliteti i pėrbashkėt qė rrjedh nga bashkėndarja e sė njėjtės hapėsirė socio-kulturore, historia e turbullt, skajshmėria pėrballė Europės, njė farė orientalizmi specifik, e tė tjerė elementė tė pėrbashkėt qė gjenerojnė tipare tė pėrbashkėta nė tematikė dhe nė konsistencė stilistike.

Edhe pa ndihmėn e analizės teorike, ėshtė lehtėsisht e dallueshme qė tematikat e filmave shqiptarė kryqėzohen shpesh me ato tė kinematografive tė tjera tė rajonit, veēanėrisht kur zgjedhin tė paraqesin aspekte tė historisė sė pėrbashkėt: tė gjitha kinematografitė nė Ballkan kanė prodhuar filma qė kanė pasqyruar tema tė sė shkuarės sė vet osmane, (jugosllavi “Atentati i Selanikut, 1961, Z. Mitroviq, rumuni “Fajkoi”, 1965, M. Dragan, ndėrsa mes shqiptarėve “Skėnderbeu”, S.Yutkevic 1952, “Balada e Kurbinit”, K.Ēashku, 1989, “Liri a vdekje”, K. Ibro, I. Muēaj, 1979, etj.)

Ndonėse kėndvėshtrimi historik ėshtė i ndryshėm dhe shpesh me pėrplasje (njė ilustrim i pėrgjithshėm i kėsaj teme mė vete ėshtė filmi grek Vėshtrimi i Uliksit i Angelopuloist) ėshtė pėr tu vėnė re qė janė pikėrisht filmat qė trajtojnė temat e pėrballjes sė vendeve tė Ballkanit me perandoritė e mėdha, ēaste kur vihet nė diskutim ndėrgjegja kombėtare, ato qė janė pėrzgjedhur pėr tu bėrė filma epikė e gati “colossals” pėr nga dimensionet. Asnjė film shqiptar i deritanishėm nuk i afrohet dot pėr nga pėrmasat “Skėnderbeut”, “Nėntori i dytė” pėrbėn njė rast mė vete investimi tė jashtėzakonshėm nė kinematografinė e regjimit, ndėrsa edhe filmi i fundit i Fatmir Koēit, “Koha e Kometės”, qė i vendos ngjarjetpikėrisht nė momentin traumatik dhe ēoroditjen identitare pas shpėrbėrjes sė perandorisė osmane po reklamohet para se tė shfaqet si “filmi me buxhetin mė tė lartė nė historinė e kinematografisė shqiptare”.

Mes temave tė tjera tė pėrbashkėta, ndėr vendet komuniste tė rajonit, do tė ishte e gjatė lista e filmave qė i kushtohen idealizimit tė rezistencės antifashiste dhe glorifikimit tė marrjes sė pushtetit nga komunistėt. Nė kinematografinė shqiptare tė viteve tė fundit, vihet re edhe njė interes pėr tema deri dje thuajse ekskluzivisht “sllave” si pasqyrimi i jetės sė romėve (Kusturica docet), tė shndėrruar nė protagonistė nė Mao Ce Dunin e Besnik Bishės, i pranishėm nė Gjenovė.

Kinemaja shqiptare ėshtė edhe kjo, regjimi, dhe ballkanike. Por nėse ka njė temė tė pėrbashkėt qė identifikon kinemanė e rajonit me atė shqiptare, por qė njėkohėsisht edhe e veēon kėtė tė fundit pėr specifikėn e vet, ėshtė tema e jetės sė fshatit.

Fshati ėshtė njė komunitet i veēantė ku ushqehen traditat, ku patriarkati ėshtė i paprekur, ku “emri i mirė” ruhet nga thashethemet, dhe ku puna e rėndė, nė fushė a nė shtėpi, ėshtė pėrditshmėri. Tė tėrė kėto dimensione tė jetės sė fshatit janė nė thuajse gjithė kinemanė ballkanike (ndėr kryeveprat malazezi “Jovan Lukina” i Z. Nikolic, apo bullgari “Briri i Dhisė” i M. Andonovit).

Ndėr filmat e shfaqur nė Gjenovė janė dy filma tė dekanit tė kinematografisė shqiptare Dhimitėr Anagnosti, “Pėrrallė nga e Kaluara” 1989, dhe “Gjoleka djali i Abazit” 2006, qė pėrmbledhin temėn, por edhe elementė tė tjerė dallues tė kinematografisė shqiptare.

Anagnosti ėshtė pjesė e atij grupi tė regjisorėve tė rėndėsishėm shqiptarė si V. Gjika, P. Milkani, H. Hakani, K. Dhamo, V. Prifti, K. Ēashku e tė tjerė tė formuar nė shkollat dinjitoze kinematografike tė BRSS-sė, Hungarisė apo Ēekosllovakisė. Bashkėkursant i Tarkovskijt nė VIKG tė Moskės, Anagnosti njihet gjerėsisht si regjisori mė i rėndėsishėm shqiptar. “Pėr tė mos u transformuar, pėr tė ruajtur njė dinjitet artistik, jam pėrpjekur me sa mundesha tė mos merresha me filma qė trajtojnė temėn e aktualitetit” thotė Anagnosti nė njė intervistė. “Sepse temat e aktualitetit, tė fusnin brenda koniunkturės, ndaj u pėrpoqa tė zgjedh sa mė shumė tema tė luftės, tė jetės sė njerėzve nė fshat, nė vitet para ardhjes sė komunizmit.”

“Pėrrallė nga e kaluara” ėshtė njėri prej kėtyre filmave. Ėshtė pėrshtatje e njė komedie tė njė autori tė rėndėsishėm shqiptar tė fillimshekullit, Ēajupi, dhe rrėfen historinė e njė familjeje fshatare nė njė fshat mes malesh ku burrat e kalojnė kohėn me kafe e muhabete, ndėrsa gratė punojnė nė arė e nė shtėpi. E pėr tė pasur njė kafshė pune qė ta ndihmojė nė punėt e rėnda, e ėma e njė katėrmbėdhjetėvjeēari nuk duron tė bėhet vjehėrr kur t’i vijė koha, por kėrkon e merr pėr nuse tė djalit njė njėzetvjeēare.

Ėshtė pėr tu vėnė re qė filmi si pėrshtatje e njė vepre letrare, ėshtė konstante karakteristike e kinemasė shqiptare. Autori mė i pėrshtatur mbetet gjithnjė Kadareja (Ballė pėr Ballė, Tė Paftuarit, Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur, Koha e Kometės), dhe Agolli (Krevati i Perandorit, Komisari Memo, Njeriu me Top, Njeriu i Mirė,) por janė me dhjetėra filmat shqiptarė qė lindin pasi kanė jetuar mė parė si libėr: vetėmmes atyre pak qė paraqiten nė Gjenovė, pėrveē Pėrrallės, janė pėrshtatje edhe Lulėkuqet mbi Mure i Anagnostit, edhe Koncert nė Vitin ’36 i Kumbaros edhe Parullat i Xhuvanit.

Duke iu kthyer “Pėrrallės” vėzhgues tė ndryshėm kanė veēuar praninė e fėmijėve si element karakteristik tė kinemasė sė Anagnostit. Edhe pse lehtėsisht e dallueshme, ēka i bėn tė veēantė fėmijėt nė filmat e autorit nuk ėshtė thjesht elementi formal i pranisė, por konteksti ku ata vendosen.

Fėmijėt janė tė pranishėm nė njė numėr tė madh filmash tė prodhuar gjatė regjimit. I gjen si heronj tė vegjėl nė “Debatik”, “Shtigje lufte”, “Tomka dhe shokėt e tij”, i gjen spiunė tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e klasės nė “Pas gjurmėve”, pa vese si nė “Mimoza Llastica”, tė kalitur e luftarakė nė “Njė gjeneral kapet rob”, “Guximtarėt”, e nė shumė filma tė tjerė. “Specialiste” e paarritshme e kėtyre soj fėmijėve nė kinemanė shqiptare mbetet Xhanfize Keko me filmat e saj tė shumtė me protagonistė fėmijėt heronj tė stereotipizuar. Anagnosti, nga ana e vet, u heq dimensionin sterotipik heroik, e i pasqyron thuajse gjithmonė si viktima tė pafajshme nė mes tė njė shoqėrie tė egėr tė rriturish. Ky kontekst, i jep njė dimension universal punės sė Anagnostit. Ashtu si nė “Fėmijėrinė e Ivanit” tė Tarkovskijt apo nė neorealistėt “Vjedhės biēikletash” e “Gjermania, viti zero”, janė viktima tė ngjarjeve tė luftės dhe tė njė fėmijėrie tė rrėnuar protagonistėt e “Lulėkuqe mbi Mure”. Ėshtė viktimė e njė shoqėrie patriarkale e tė dhunshme edhe “Gjoleka, djali i Abazit”, edhe edhe Gjinoja i “Pėrrallės”.

Bashkė me fshatin, Gjoleka dhe Pėrralla, sjellin te shikuesi edhe temėn e folklorit dhe traditave tė jetės shqiptare, ku njė vend tė veēantė e zė dasma. Nusja protagoniste e Pėrrallės ėshtė e pranishme nė shumė filma shqiptarė (nė “Malet me blerim mbuluar” tė Anagnostit, trazimi qė sjell nė njė dasėm ardhja e njė grupi partizanėsh pėrmbledh nė njė skenė tė paharrueshme ndrydhjen e sė resė ndėrsa gratė qė i bėjnė shoqėri janė ulur pėrmbys tė pėrgjojnė nga tė ēarat e dyshemesė ē’ndodh nė dhomėn poshtė, kurse ajo, e mbuluar, duarmbledhur, qėndron e braktisur mė kėmbė). Tema e nuses, e paraqitur nė kontekste “revolucionare” nė tė tjerė filma shqiptarė (“Dollia e dasmės sime”, “Nusja”), por sidomos nė shumė filma tė rajonit (ku ėshtė bėrė trademark i Kusturicės) mund t’i shtojė peshė teorisė sė bashkėndarjes sė temave nė kinemanė e Ballkanit.

Fshati i paraluftės, me njė jetė tė ndėrtuar nga rite dhe vlera tė dhunshme por tė mirėpėrcaktuara, ėshtė i njėjti qė pėrēudnohet nė vitet e kolektivizimit dhe qė shumė regjisorė e bėjnė temė tė tyren dhe e glorifikojnė. Beni qė ecėn vetė nė filmin e XH. Kekos, 1975, ėshtė “njeriu i ri” i ardhshėm (Do kthehem prapė, thotė nė fund) qė kur tė rritet do ta lerė qytetin pėr tė revolucionarizuar fshatin ashtu siē bėjnė protagonistėt e “Zonjės nga qyteti”, P. Milkani, 1976. Filmat me temėn e fshatit socialist, i ngjajnė kaq shumė tė ashtuquajturve “Heimat films”, zhanri nė modė sidomos nė Austri nė fund tė viteve qė idealizon jetėn e fshatit, ndėrtohet mbi tone sentimentalė, mban njerėzit lidhur me parimet e miqėsisė, dashurisė, etj, etj. Me ndryshimin qė te filmat shqiptarė, vendin e romantizmit e zė revolucionarizimi i fshatit. Janė filma aq propagandistikė, saqė zhdukin edhe heroin negativ, antagonist i domosdoshėm i metodės sė realizmit socialist, dhe e ndėrtojnė konfliktin mbi luftėn kundėr paragjykimit dhe konvertimin e pashmangshėm tė “tė rrezikuarit”. Shpesh filma tė tillė janė ndėrtuar si komedi dhe Zonjės nga qyteti, nė luftėn kundėr paragjykimeve, ibėjnė shoqėri edhe filma si “Kapedani” apo “Ēifti i lumtur”.

Nė ndėrtimin skematik tė filmave tė realizmit socialist, protagonist, apo nė hije por gjithnjė i pranishėm mbetet gjithnjė heroi pozitiv, i pasqyruar thuajse rregullisht nga njė anėtar partie, shpesh sekretar partie, ndėrsa nė filmat me temėn e luftės ėshtė komisari. Tė dy kėta heronj pozitivė tė para e pas luftės janė mishėrime tė tė tėrė vlerave tė stereotipizuara tė njeriut tė ri, tė glorifikuar deri nė heroizėm aq sa mund tė vdesin vetėm nė krye tė detyrės si nė “Horizonte tė hapura” apo, gjatė luftės, vetėm nė betejė. (Filmi i Anagnostit “Vėllezėr dhe Shokė” ėshtė ndėr tė paktėt filma tė censuruar nė Shqipėri pėr arsyen se komisari vdes nga tuberkulozi, sėmundje e papranueshme pėr heronjtė). Nga filmat e panumėrt qė glorifikojnė epopenė e luftės partizane, edhe filma interesantė nė elementėt stilistikė si “Yjet e netėve tė gjata” tė V. Gjikės, apo “Shtigje lufte” i P. Milkanit, vuajnė retorikėn nė ndėrtimin e personazheve.

E inflacionuar deri nė maksimum nga numri i filmave dhe stereotipizimi, tema e luftės braktiset thuajse krejtėsisht nga brezi i ri i kineastėve tė pas viteve ’90. I vetmi qė e merr pėrsipėr ėshtė Gjergj Xhuvani, i cili me “I dashur armik” i bėn “njerėzorė” si partizanėt mitologjikė ashtu edhe tė kėqijtė e dikurshėm.

Xhuvani, bashkė me Fatmir Koēin, Artan Minarollin, Edmon Budinėn, e ndonjė tjetėr, janė “veteranėt e rinj” tė kinemasė shqiptare, qė ndonjė kritik e ka quajtur “nouvelle vague” e kinematografisė shqiptare. Pėrcaktimi, padyshim i tepruar, kėrkon ndoshta tė pėrmbledhė njė tendencė nė mos stilistike, tė paktėn gjeneracionale, mė tė freskėt nė vizion edhe nė trajtimin tematik, qoftė ky i jetės nė diktaturė (“Parrullat”, “Natė pa hėnė”) qoftė edhe nė temat e reja tė ēoroditjes e tė emigracionit me tė cilat merret “Tirana, Viti Zero” apo “Letra ere”. Autorėt e mėsipėrm kanė patur rastin tė recensohen nga kritikėt mė tė mirė nė festivalet e shumta ku kanė marrė pjesė e ku janė nderuar me ēmime dinjitozė.

Stilistikisht, kinemaja shqiptare e djeshme ėshtė e influencuar vizualisht nga shkollat e ndryshme tė lindjes, si nga imobiliteti rus i kameras nė filmat e Anagnostit, nga stili tabloistik i Paradjanovit, ashtu edhe nga kamera dinamike dhe skenat e pėrpunuara me shumė kujdes tė autorėve ēekė si Miklos Jancso. Pėrveē vizualitetit, influenca e Jancsos dallohet edhe nė simbolizmin qė karakterizon sidomos punėt e Ēashkut.

Njė pjesė e regjisorėve shqiptarė kanė deklaruar pas viteve ’90 se ka qenė sidoqoftė neorealizmi italian ai te i cili janė pėrpjekur tė frymėzohen nė pasqyrim. Ndėrsa nė filmat e djeshėm elementė tė neorealizmit gjehen mė shumė nė qasjen narrative sesa vizuale, influenca e rrymės italiane dallohet qartė nė filmin e Koēit “Tirana, Viti Zero” i cili merr hua mė shumė se titullin nga kryevepra e Rossellinit. Nė punėn e autorėve tė tjerė shqiptarė tė viteve tė fundit, vėrehen influenca tė kinemasė sė Kusturicės si nė “Letra ere” tė Budinės, tek i cili po aq dallohet nė disa skena onirike homazhi ndaj Fellinit.

Mungojnė nė pėrzgjedhjen e Gjenovės, disa nga emrat pėrfaqėsues tė kinemasė sė djeshme e tė sotme. Pėrveē ndonjė filmi tė veteranėve V.Gjika, P.Milkani, V. Prifti apo R.Ljarja, regjisor mjaft interesant pėrveēse aktor i njohur, mungon mbi tė gjithė Kujtim Ēashku. Nė vend tė njė “Koncert nė vitin ‘36” qė nuk i thotė thuajse asgjė publikut italian, do tė kishte qenė interesant pėr kritikėn e huaj “Balada e Kurbinit”, ndėr tė paktėt shembuj tė kinematografisė shqiptare qė pėrpiqet tė shprehė nėpėrmjet metaforave jo dhe aq tė fshehta njė akuzė nėn zė mbi pushtetin, ndėrsa “Kolonel Bunker”, 1997, do tė ishte po aq interesant pasi ende pėrbėn njė ndėr tė paktat vepra tė kinematografisė shqiptare tė sotme qė merret seriozisht me tė shkuarėn komuniste, ēmendurinė e njė diktature, dhe pasojat e saj nė jetėn e njerėzve.

Kolonel Bunker ėshtė njėkohėsisht edhe i vetmi film shqiptar qė ka arritur deri tani tė shpėrndahet nė kinematė e huaja me daljen nėFrancė mė 1998. Ndėrsa nė Itali, duhet ende tė thyhet, pas mėse 55vjetėsh, rekordi i filmit Skėnderbeu, i pari dhe i fundit filmshqiptar qė ėshtė shpėrndarė nė kinematė italiane.

Artikulli ėshtė shkruar pėr festivalin e Filmit nė Gjenovė. Njė version italisht ėshtė botuar nė katalogun e Genova Film Festival.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!