Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Kisha Ėshtė Njė 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kisha Ėshtė Njė 
 
KISHA ĖSHTĖ NJĖ

nga Alexei Khomiakov (1804-1860)


UNITETI I KISHĖS

UNITETI I KISHĖS rrjedh nga nevoja e bashkimit me Zotin; sepse Kisha nuk ėshtė njė grumbull njerėzish tė ndarė nga individualiteti i tyre, por njė bashkim i hirit tė Zotit, qė jeton nė njė grup krijesash racionale, tė cilat ia nėnshtrojnė veten me dėshirė hirit. Hiri nė fakt, u jepet edhe atyre qė i rezistojnė atij, edhe atyre qė nuk e pėrdorin atė (qė i fshehin talentet e tyre nė tokė), por kėta nuk janė nė Kishė. Nė fakt, uniteti i Kishės nuk ėshtė as imagjinar dhe as alegorik, por njė unitet i vėrtetė substancial, si ato pjesėt e trupit nė njė trup tė gjallė.

Kisha ėshtė njė, pavarėsisht sė njerėzve qė janė ende gjallė mbi toke ajo u duket e ndarė. Ėshtė vetėm nė lidhje me njeriun, qė ėshtė e mundur tė dallosh njė ndarje tė Kishės nė tė dukshme dhe tė padukshme; uniteti i saj nė realitet, ėshtė i vėrtetė dhe absolut. Ata qė janė tė gjallė mbi tokė, ata qė kanė pėrfunduar kursin e tyre tokėsor, ata qė, ashtu si engjėjt, nuk ishin krijuar pėr njė jetė mbi tokė, ata qė janė planifikuar pėr brezat e tė ardhmes qė akoma nuk e kanė filluar kursin e tyre tokėsor, janė tė gjithė sė bashku nė njė Kishė, nė njė hir tė vetėm tė Perėndisė; sepse krijesa e Zotit e cila akoma nuk ėshtė shfaqur, ėshtė shfaqur pėr Tė; dhe Zoti i dėgjon lutjet dhe e njeh besimin e atyre tė cilėt Ai ende nuk i ka thirruar nga gjendja e jo-ekzistencės nė ekzistencė. Kisha, Trupi i Krishtit, ėshtė duke shfaqur dhe permbushur vetveten me kohėn, pa ndryshuar unitetin e saj esencial tė njė jete tė brendshme tė hirit. Prandaj, kur flasim pėr "Kishėn e dukshme dhe tė padukshme", kjo ėshtė e vėrtetė vetėm nė lidhje me njeriun.


KISHA E DUKSHME DHE KISHA E PADUKSHME

KISHA E DUKSHME, ose mbi tokė, jeton nė kungim dhe unitet tė plotė me gjithė trupin e Kishės, ku Krishti ėshtė Koka. Ajo strehon brenda saj Krishtin dhe hirin e Shpirtit tė Shenjtė nė jetė tė plotė, por jo nė shfaqje tė plotė tė tyre, sepse ajo nuk vepron dhe nuk di gjithēka, por vetėm aq sa i pėlqen Zotit.

Pavarėsisht sė Kisha e dukshme tokėsore nuk pėrfaqėson tė gjithė Kishėn, qė Zoti emėroi qė tė shfaqet nė gjykimin e fundit tė gjithė krijimit, nė plotėsinė e saj, Kisha vepron dhe di vetėm brenda limiteve tė saj; dhe (sipas fjalėve tė Apostull Pavlit nė letrėn e Korinthansve, 1 Kor. 5.12) ajo nuk e gjykon pjesėn tjetėr tė njerėzimit, por vetėm i shikon ata si tė veēuar, qė do tė thotė, nuk i pėrkasin asaj pasi e kanė veēuar vetė veten. Pjesa tjetėr e njerėzimit, qoftė e ndarė apo e bashkuar me tė nga lidhje tė cilat Zoti nuk ka dashur t'ia shfaqi asaj, Kisha ia lė nė dorė gjykimit tė ditės sė madhe. Kisha mbi tokė gjykon vetėm pėr veten e saj, sipas hirit tė Shpirtit dhe lirive qė i janė falur asaj nėpėrmjet Krishtit, duke ftuar edhe pjesėn tjetėr tė njerėzimit nė bashkimin dhe adoptimin e Zotit Krisht; por ata qė nuk e dėgjojnė apelin e saj, Kisha nuk u jep asnjė dėnim, duke mbajtur kėshtu parasysh urdhėrin e Shpėtimtarit dhe Kokės sė saj: "mos gjykoni shėrbetorin e njė njeriu tjetėr" (Rom. 14.4).


KISHA MBI TOKĖ

QĖ PREJ KRIJIMIT tė botės, Kisha tokėsore ka vazhduar pa pushim dhe do tė vazhdoje punen e saj mbi toke deri nė pėrmbushjen e tė gjitha punėve tė Perėndisė, ashtu siē na ka premtuar edhe Vetė Zoti. Dhe shenjat e saj janė: shenjtėrim i brendshem, qė nuk lejon pėr ndonjė pėrzierje me gabimin, pasi shpirti i sė vėrtetės dhe pandryshueshmėria e saj e jashtme jeton me tė ashtu si edhe, Krishti, Mbrojtėsi dhe Koka e saj nuk ndryshojnė.

Tė gjitha shenjat e Kishės, tė brendshme apo tė jashtme qofshin, dallohen vetėm nga ajo, dhe nga ata qė hiri i Perėndisė i thėrret qė tė bėhen pjesė e saj. Ata qė janė tė huaj pėr Kishėn, dhe nuk janė thirrur pėr t'iu bashkuar asaj, janė tė paditur; sepse pėr tė tillė njerėz, njė ndryshim i jashtėm i ritit pėrbėn njė ndryshim nė Shpirt, i cili lavdėrohet nė rit (si pėr shembull, gjatė tranzicionit nga Kishė e Dhiatės sė Vjetėr nė Kishė tė Dhiatės sė Re, apo gjatė ndryshimeve tė riteve dhe urdhėrimeve kishtare qė prej kohėve Apostolike). Kisha dhe pjesėtarėt e saj e dinė, falė dijes sė brendshme tė besimit, unitetin dhe pandryshueshmėrinė e shpirtit tė saj, i cili ėshtė Shpirti i Zotit. Ata qė janė jashtė dhe nuk janė thirrur qė ti bashkohen asaj, i shohin dhe i vlerėsojnė ndryshimet e jashtme me njė dije tė jashtme, qė nuk e kupton dijen e brendshme tė saj, ashtu si pandryshueshmėria e saj u duket si e ndryshueshme nė ndryshimet e krijesės sė Tij.

Prandaj Kisha nuk ka qenė, as nuk mund tė jetė ndryshuar apo errėsuar, as nuk ėshtė rrėzuar pasi po tė ishte rrėzuar, ajo do tė kishte humbur shpirtin e sė vėrtetės. Ėshtė e pamundur qė tė ketė qenė njė kohė ku ajo ka pranuar gabim nė gjirin e saj, apo tė ketė qenė laike, apo priftėrinjtė dhe peshkopėt tė kenė ndjekur udhėzime dhe mėsime tė ndryshme nga ato tė Krishtit. Ai qė mendon sė Kisha do tė lejonte njė gjė tė tillė tė ndodhte brenda trupit tė saj, as nuk e njeh Kishėn fare, dhe ėshtė i huaj pėr tė. Pėr mė tepėr, njė revoltė e pjesshme kundėr doktrinave tė gabuara, sė bashku me ndjekjen apo pranimin e doktrinave tė gabuara, nuk ėshtė dhe as nuk mund tė jetė si njė vepėr e Kishės; sepse brenda saj, sipas vetė esencės sė saj, ka patur gjithmonė predikues, mėsues e martirė qė nuk kanė refyer tė vėrteta tė pjeshme tė mbarsura me gabim, por tė vėrtetėn e plotė tė pacėnuar. Kisha as qė i njeh tė vertetat dhe gabimet e pjesshme, por vetėm tė vėrtetėn e plotė tė pacėnuar nga gabimi. Dhe njeriu qė jeton brenda Kishės nuk i nėnshtrohet mėsimeve tė gabuara dhe as nuk merr misteret nga njė mėsues i rremė; ai nuk ka sė si tė ndjeki njė ritual tė gabuar kur e di qė rrjedh nga njė mėsim i gabuar. Kisha vetė nuk gabon, sepse ajo ėshtė e vėrteta, ajo nuk njeh dinakėri apo frikė sepse ajo ėshtė e shenjtė. Dhe sigurisht, Kisha me pandryshueshmėrinė e saj nuk pranon asnjėherė si gabim atė qė kohė mė parė ajo kishte pranuar si tė vėrtetė; ashtu si Kisha ka shpallur me anėn e njė Keshilli tė Pėrgjitshshėm me mirėkuptim, sė ėshtė e mundur pėr njė person privat, qoftė ky peshkop apo patriark qė tė gabojė nė mėsimet e tij, Kisha nuk mund tė pranojė qė njė individ privat, apo peshkop, apo patriark, apo pasues i tyre, qė ndjek mėsime tė gabuara, nuk gabojnė kurrė nė mėsimet e tyre, ashtu si nuk pranon sė ata mbrohen nga ndonjė hir i veēantė. Me ēfarė do tė mund tė shenjtėrohej toka nėse Kisha do tė humbte shenjtėrinė e saj? Dhe a mund tė kish njė tė vėrtetė nėse gjykimet e saja sot tė ishin nė kundėrshtim me gjykimet e saja tė bėra dje? Brenda Kishės, qė do tė thote midis antarėve tė saj, mund tė lindin doktrina tė gabuara, por kėta antare tė infektuar bien nga Kisha duke shkaktuar njė Skizėm apo njė herezi dhe nuk fėlliqin shenjtėrinė e Kishės.


NJĖ, E SHENJTĖ, KATOLIKE, APOSTOLIKE

KISHA quhet NJĖ, e SHENJTĖ, KATOLIKE, dhe APOSTOLIKE; duke qenė sė ajo ėshtė njė; dhe e shenjtė; duke qenė sė ajo i pėrket tė gjithė botės dhe jo vetėm ndonjė zone tė veēantė; duke qenė sė nėpėrmjet saj gjithė njerėzimi dhe gjithė toka shenjtėrohen, jo thjeshtė ndonjė shtet apo ndonjė vend i veēantė; duke qenė sė esenca e saj pėrbėhet nga marrveshja dhe uniteti i shpirtit dhe jetės sė gjithė antarėve nė gjithė botėn qė e njohin dhe pranojnė atė; dhe nė fund, sepse nė shkrimet dhe doktrinat e Apostujve pėrcillet e gjithė plotėsia e besimit tė saj, shpresės sė saj, dhe dashurisė sė saj.

Nga kjo qė thamė rrjedh qė kur njė shoqėri quhet Kishė e Krishtit, me shtesėn e njė emri, si Greke, Ruse, apo Siriane, ky titull nuk do tė thotė asgjė tjetėr perveē sė bashkėsia e anėtarėve tė Kishės jeton nė atė lokalitet, pra nė Greqi, Rusi apo Siri; dhe nuk duhet t'u japi idenė e gabuar sė ai komunitet i veēante i Krishterė ėshtė nė gjendje qė tė formulojė doktrinėn e Kishės, apo tė japi njė interpretim dogmatik tė mėsimeve tė Kishės pa u marrė vesh me komunitetet e tjera; ca mė keq nėse ju lind ideja sė njė komunitet apo prift i veēantė, mund t'u diktojė interpretimet e tij tė tjerėve. Hiri i besimit nuk duhet tė ndahet nga shenjtėria e jetės, ashtu si njė komunitet apo prift i veēantė nuk mund tė shikohet si pėrfaqėsues i gjithė besimit tė Kishės, ashtu si nuk mund tė shihet njė komunitet apo prift i veēantė si  njė pėrfaqėsues i gjithė shenjtėrisė sė Kishės. Prapėsėprapi, ēdo komunitet i krishterė, qė nuk merr pėrsipėr tė bėjė njė interpretim dogmatik tė mėsimeve, ka tė drejtė tė plota tė ndryshojė format dhe ceremonitė e Kishės, dhe tė prezantojė ceremoni tė reja, pėr aq kohė sa nuk shkakton fyerje tek komunitetet e tjera. Nė vend qė tė shkaktojė fyerje, komuniteti duhet tė braktisi mendimin e tij, dhe ti nėnshtrohet mendimit tė tė tjerėve, pasi ajo qė mund tė duket si akt i pafajshėm dhe i lavdėrueshėm pėr dikė, mund tė jetė plot me faj nė sytė e njė tjetri; apo ideja sė vėllai mund tė ēojė vėllanė nė mėkatin e dyshimit dhe mosmarėveshjes. Ēdo i krishterė duhet tė vlerėsojė lart unitetin nė ritet e Kishės: sepse shėrben si manifest pėr tė pandriēuarit, pėr unitetin e shpirtit dhe doktrinės, kurse pėr tė krishterėt e ndriēuar shėrben si njė burim gėzimi plot jetė. Dashuria ėshtė kurora dhe lavdia e Kishės.


SHKRIMI DHE TRADITA

SHPIRTI i ZOTIT qė jeton nė Kishe e sundon dhe e bėn atė tė zgjuar dhe e shfaq Veten nė mėnyra tė ndryshme; nė Shkrime, nė Tradite, nė Vepra, pasi Kisha, qė ben veprat e Zotit, ėshtė e njejta Kishė qė ruan traditėn qė ka shkruajtur Shkrimet e Shenjta. As individėt, as ndonjė grup individėsh brenda Kishės, nuk i ruajnė apo i shkruajnė Shkrimet, por vetė Shpirti i Zotit qė jeton nė gjithė trupin e Kishės. Pranda nuk ėshtė as e drejtė dhe as e mundur qė tė kėrkosh pėr rrėnjėt e traditės nė Shkrimin e Shenjtė, as nuk mund tė kerkosh prova pėr Shkrimin nė traditė, dhe as nuk mund tė kėrkosh garancinė e Shkrimit apo traditės nė vepra. Pėr njė njeri qė jeton jashtė Kishės, as shkrimet e saj, as tradita, dhe as veprat nuk janė tė kuptueshme. Por pėr njeriun qė jeton brenda Kishės dhe ėshtė bashkuar me Shpirtin e Kishės, uniteti i tyre ėshtė manifest pėr hirin qė jeton brenda Kishės.

A nuk u paraprijnė veprat Shkrimit dhe traditės? A nuk i paraprin tradita Shkrimit? A nuk ishin veprat e Noes, Abrahamit, etėrit dhe pėrfaqėsuesit e Kishės sė Dhiates sė Vjeter, tė kenaqshme nė sytė e Perėndisė? A nuk ekzistonte tradita edhe nė mes tė patriarkėve duke filluar me Adamin, babain e tė gjithėve? A nuk u dha Krishti liri njerėzve duke predikuar me fjalėt e gojės, pėrpara se Apostujt me shkrimet e tyre dėshmuan pėr veprat e shpengimit tė ligjit tė lirisė? Pra, ndėrmjet traditės, veprave dhe shkrimit, nuk ka asnjė kontraditė, por pėrkundrazi, mirėkuptim tė plote. Njė njeri i kupton Shkrimet e Shenjta pėr aq kohė sa ruan traditėn dhe bėn vepra qė janė nė mirėkuptim me urtėsinė qė jeton brenda tij. Por urtėsia qė jeton brenda tij nuk i ėshtė dhėnė vetėm atij individualisht, por si njė anėtari tė Kishės, dhe i ėshtė dhėnė pjesėrisht, pa eleminuar gabimet e tij individuale; por Kishės i ėshtė dhėnė e vėrteta e plotė pa ndonjė pėrzierje me gabimin. Prandaj njeriu nuk duhet ta gjykojė Kishėn, por t'i nėnshtrohet asaj, nė mėnyrė qė tė mos e humbi urtėsinė.

Kushdo qė kėrkon prova pėr vėrtetėsinė e Kishės, vetėm me kėtė akt ose shfaq dyshimet e tij dhe e veēon veten e tij nga Kisha, ose pranon si tė vėrtetė pikpamjen e dikujt qė dyshon dhe nga ana tjetėr ruan shpresėn se mund tė vėrtetojė tė vėrtetėn, duke arritur tek ajo me arsyetimin e tij llogjik; por arsyetimi llogjik nuk tė shpie tek e vėrteta e Zotit, dhe dobėsia e njeriut manifestohet pikėrisht nga dobėsia e vėrtetimeve tė tij. Njeriu qė vetėm lexon Shkrimin dhe e gjen Kishėn vetėm me te, ėshtė nė fakt duke mohuar Kishėn, dhe shpreson se mund t'a gjejė pėrsėri nga fillimi me aryetimin e tij: njeriu qė vetėm pranon traditėn dhe veprat, dhe ul rėndėsinė e Shkrimeve, ėshtė po ashtu duke hedhur poshte Kishėn, duke e kthyer veten nė njė gjykatės tė Shpirtit tė Zotit, qė foli me anė tė Shkrimit. Pėr tė krishterėt dija ėshtė njė lėndė, jo njė hetim intelektual, por njė besim i gjalle qė ėshtė dhurate e hirit. Shkrimi ėshtė i jashtėm, njė gjė me pamje tė jashtme, dhe tradita ėshtė e jashtme, dhe veprat jane tė jashtme: ajo qė ėshtė e brendshme tek tė krishterėt ėshtė Shpirti i Zotit. Po tė marresh vetėm traditėn, apo vetėm shkrimin, apo vetėm veprat, njeriu mund tė derivojė vetėm njė dije tė paplotė, qė nė tė vėrtetė nė vetvete mund tė pėrmbaje tė vėrtetė, sepse fillon nga e vėrteta, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė detyrimisht e gabuar nė po atė masė qė ėshtė jo e plotė. Njė besimtar e njeh tė vėrtetėn, por njė jobesimtar nuk e njeh atė, ose le tė themi se e njeh atė me njė dije tė jashtme jo tė plotė. Kisha nuk e vėrteton veten e saj as me Shkrimin, apo traditėn, apo veprat e saj, por bėhet dėshmitare e vetes sė saj, ashtu si Shpirti i Zotit qė jeton nė tė bėhet dėshmitar i Vetvetes nė Shkrimet e Shenjta. Kisha nuk pyet: Cili Shkrim ėshtė i vėrtetė, cila tradite ėshtė e vėrtetė, cili Kėshill ėshtė i vėrtetė, apo cilat vepra kenaqin Zotin: sepse Krishti e njeh trashėgiminė e Tij, dhe Kisha nė tė cilen Ai jeton e di falė dijes sė brendshme, dhe nuk ka sė si mos tė njohė, manifestimet e veta tė saj. Koleksioni i librave tė Dhiatės sė Re dhe tė Vjetėr, qė kisha i njeh si tė sajat, quhen Shkrime tė Shenjta. Por nuk ka limit nė Shkrime; pasi ēdo shkrim qė Kisha e njeh si tė sajėn ėshtė Shkrim i Shenjtė. Tė tilla Shkrime tė para-lartėsuara janė Kredot e Kėshilleve tė Pėrgjithshėm, nė menyre tė veēante Besorja Nikeano-Konstnanidojite. Nė kėtė mėnyrė, numri i Shkrimeve tė Shenjta ėshtė rritur deri mė sot, dhe nėse do Zoti, akoma mė shumė do tė shkruhen. Por nė Kishė, as ka patur dhe as nuk do do tė kėtė kontradikta, as nė Shkrime, as nė traditė, as nė vepra; sepse nė tė treja ėshtė Krishti, njė dhe i pandryshueshėm.


RRĖFIMI, LUTJA, PUNA

ĒDO VEPRIM I KISHĖS, i drejtuar nga Shpirti i Shenjtė, Shpirti i jetės dhe sė vėrtetės, nxjerr nė pah formėn e plotė tė dhuratave tė besimit tė Shpirtit, shpresėn dhe dashurinė: jo vetėm Shkrimi dhe jo vetėm besimi, por edhe shpresa e Kishės jane bėrė manifest i dashurisė sė Zotit; dhe veprat qė kenaqin Zotin  janė manifest jo vetėm i dashurisė, por edhe i besimit, shpresės dhe hirit; dhe nė traditen e gjallė tė Kishės, e cila pret kurorėn dhe pėrmbushjen e saj nė Krishtin, jo vetėm shpresa, por edhe besimi dhe dashuria janė manifestuar. Dhuratat e Shpirtit tė Shenjte janė bashkuar nė menyre tė pandashme nė njė unitet tė shenjtė e tė gjallė; ashtu si punėt qė i pėlqejnė Zotit i pėrkasin nė mėnyrė tė veēantė dashurisė, ashtu edhe lutja qė i pelqen Zotit i pėrket nė mėnyre tė veēantė shpresės, ashtu si njė kredo qė i pėlqen Zotit i pėrket nė menyre tė veēante besimit, dhe kredoja e Kishės ėshtė quajtur pikėrisht Rrėfimi ose Simboli i Besimit (Besorja).

Megjithatė, duhet tė kuptoni qė Kredot, lutjet dhe punėt nuk janė aspak nė vetvete tė ndara, por janė vetėm njė manifestim i jashtėm i shpirtit tė brendshėm. Nga kjo kuptojmė se, as ai qė lutet, as ai qė bėn pune tė mire, as ai qė rrėfen Kredon e Kishės, nuk i pėlqen Perėndisė, por vetėm ai qė vepron, rrėfehet, dhe lutet si Krishtit qė jeton brenda tij. Njerėzit nuk kanė tė njėjtin besim, tė njejtėn shpresė apo tė njejtėn dashuri; sepse njeriu mund tė dojė mishin, mund ta fiksojė shpresėn mbi botėn, dhe tė rrėfejė besimin e tij qė ėshtė njė genjėshtėr; ai gjithashtu mund tė dashurojė, shpresojė dhe besojė jo plotėsisht, por vetėm pjesėrisht; dhe Kisha e quan besimin e tij, besim, shpresėn e tij, shpresė, dhe dashurinė e tij, dashuri; sepse ai kėshtu i quan dhe Kisha nuk do tė kundėrshtoje atė nė lidhje me fjalet; por ajo qė Kisha quan besim, shpresė dhe dashuri, janė dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė dhe ajo(Kisha) e di qė ato janė tė vėrteta dhe perfekte.


BESORJA

KISHA E SHTRENJTĖ RRĖFEN besimin e saj gjatė gjithė jetės sė saj; me anė tė doktrinės sė saj, qė ėshtė frymezuar nga Shpirti i Shenjtė; me anė tė Mistereve tė saj nė tė cilat vepron Shpirti i Shenjtė, dhe me anė tė riteve tė saj, tė cilat Ai i drejton. Dhe Simboli Nikeano-Konstandinopojit ėshtė quajtur nė menyrė tė plotfuqishme, Rrėfimi i Besimit tė Saj.

Simboli Nikeano-Konstandinopojit pėrbėn rrėfimin e doktrinės sė Kishės; por nė menyre qė tė kuptohet se shpresa e Kishės ėshtė e pandashme nga doktrina e Saj, doktrina gjithashtu rrėfen shpresėn e Saj, sepse thuhet: "presim" dhe jo thjeshtė "besojme nė" atė qė do tė vije.

Simboli Nikeano-Konstandinopojit, i gjithė Rrėfimi i plotė i Kishės, prej tė cilit Kisha nuk lejon qė ti hiqet apo shtohet gjė, ėshtė si mė poshtė: "Ne besojmė nė njė Perėndi, At tė Tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit dhe tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave dhe tė padukurave. Dhe nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej Drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha. Qė pėr nė njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė, zbriti prej qiejve, edhe u mishėrua prej Shpirtit tė Shenjtė edhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat, dhe pėsoi e u varros. Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit nė qiejt dhe rri nė tė djathtė tė Atit. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė kėtė mbarim. Dhe (ne besojmė) nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve. Nė njė Kishė tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike. Pohoj njė pagėzim pėr ndjesėn e mėkateve. Pres ngjalljen e tė vdekurve. Dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar. Amin."

Ky rrėfim, si gjithė jeta e Shpirtit, ka kuptim vetėm pėr atė qė beson dhe ėshtė anėtar i Kishės. Pėrmban brenda vetes mistere tė pakuptueshme nga intelekti njerėzor, dhe kuptohen vetėm nga Vetė Zoti, dhe nga ata qė Ai i bėn tė kuptojnė kėto dije shpirtėrore tė brendshme tė gjalla, qė nuk janė aspak tė vdekura apo tė jashtme. Pėrmban brenda vetes misterin e ekzistencės sė Zotit jo vetėm nė lidhje me veprimet e Tij tė jashtme gjatė Krijimit, por edhe nė qenien e Tij tė brendshme tė pėrjetshme. Prandaj, krenaria e arsyes dhe dominimi ilegal qė i caktojne vetvetes tė drejten pėr ti shtuar Simbolit Nikeano-Konstandinopojit shpjegime private apo hipoteza njerėzore, nė kundershtim me dekretin e gjithė Kishės (tė shpallur nė Keshillin e Efesit viti 443), ėshtė nė vetvete njė shkelje e shenjtėrisė dhe paprekshmėrise sė Kishės. Ashtu si krenaria e Kishave tė ndara, qė guxojne tė ndryshojne Simbolin e gjithė Kishės pa mirėkuptimin e vėllezėrve tė tyre, ėshtė frymezuar nga njė shpirt qė nuk i pėrket dashurisė, dhe pėrben njė krim kundėr Zotit dhe Kishės, kėshtu qė edhe urtėsia e tyre e verbėr, qė nuk i kuptonte dot misteteret e Perėndisė, ishte njė shkelje e besimit, sepse besimi nuk ruhet atje ku dashuria ėshtė dobėsuar. Shtimi i fjalėve "filioque" pėrmban njė lloj dogme imagjinare qė ėshtė e panjohur pėr tė gjithė shkrimtarėt qė i pelqejnė Zotit, apo nga Peshkopėt dhe pasuesit e Apostujve tė fillimeve tė Kishės, dhe nuk janė zėnė as nė gojė nga Krishti, Shpėtimtari ynė. Ashtu si Krishti foli qartė, ashtu edhe Kisha rrėfeu qartė se Shpirti i Shenjtė rrjedh nga Ati; sepse Krishti nuk u shfaqi Apostujve dhe Kishės sė Shenjte vetėm misteret e jashtme por edhe misteret e brendshme tė Perėndisė. Kur Theodori i quajti bllasfemues tė gjithė ata qė nuk rrėfenin se Shpirti i Shenjtė rrjedh jo vetėm nga Ati por edhe nga Biri, Kisha edhe pse dalloi plot gabime tė tij, nė kėtė rast e aprovoi gjykimin e tij me njė heshtje elokuente. Kisha nuk e mohon se Shpirti i Shenjtė dėrgohet jo vetėm nga Ati por edhe nga Biri; Kisha nuk e mohon se Shpirti i Shenjtė u pėrcillet tė gjithė krijesave racionale jo vetėm nga Ati por edhe nga Biri; por ajo qė Kisha hedh poshtė ėshtė principi se Shpirti i Shenjtė ėshtė mbi Atin apo Birin, dhe nuk rrjedh prej tyre. Ai qė ka hequr dorė nga shpirti i dashurisė dhe e ka zhveshur veten nga dhuratat e hirit, nuk mund tė ketė mė dije tė brendshme siē ėshtė besimi, por e kufizon veten nė njė dije thjeshtė tė jashtme; prandaj ai mund tė njohi vetėm ate qė ėshtė e jashtme, dhe jo misteret e brendshme tė Zotit. Komunitetet e tė krishterėve qė janė ndarė nga Kisha e Shenjtė nuk mund tė rrėfenin mė gjatė (ashtu siē nuk mund tė kuptonin me Shpirt) rrjedhjen e Shpirtit tė Shenjte nga Ati vetėm; por qė nga koha qė u detyruan qė tė rrėfenin vetėm misionin e jashtėm tė Shpirtit nė tė gjithė krijimin, njė mision qė nuk pėrmbushet vetėm prej Atit por edhe nėpėrmjet Birit. Ata ruajtėn formėn e jashtme tė besimit, por humbėn kuptimin e brendshėm dhe hirin e Zotit, si nė rrėfimin e tyre edhe nė jetėn e tyre.


KISHA DHE MISTERET E SAJ

DUKE RRĖFYER besimin e saj nė Perendinė e Tri-Natyrshme, Kisha rrėfen besimin nė vetvete, sepse ajo e pranon vetveten si njė instrument dhe enė tė hirit hyjnor, dhe pranon veprat e saj si vepra tė Zotit, dhe jo si vepra tė individėve tė cilėt pėrbėjnė atė nė pamjen e dukshme pėrmbi tokė. Nė kėtė rrėfim Kisha na tregon se dija nė lidhje me esencėn dhe qenien e saj si njė dhurate e hirit, e dhuruar nga lart dhe e kuptueshme vetėm nga besimi dhe jo nga arsyeja.

Pėrse do tė duhej qė unė tė thoja, "Unė besoj", nėse e dija njė gje tė tille? A nuk ėshtė besimi prova e gjėrave qė nuk shihen me sy? Kisha e dukshme nuk ėshtė shoqėria e tė krishterė, por Shpirti i Zotit dhe hiri i Mistereve tė gjalla nė kėtė shoqėri. Prandaj, edhe vetė Kisha e dukshme ėshtė e dukshme vetėm pėr besimtarėt, sepse pėr pabesimtarėt njė mister ėshtė vetėm njė ritual dhe Kisha thjeshtė njė Shoqeri. Besimtari, ndėrsa me sytė e trupit dhe arsyes shikon vetėm praninė e jashtme tė Kishės, me ane tė Shpirtit ai merr dije nga Kisha me anė tė mistereve, lutjeve dhe punėve qė i pėlqejnė Perėndisė. Prandaj besimtari nuk e ngatėrron Kishėn me shoqėrine qė mban emrin e tė krishterėve, sepse jo tė gjithė ata qė thonė:"O Zot, O Zot", i pėrkasin me tė vėrtetė racės dhe farės sė zgjedhur tė Avrahamit. I Krishteri i vėrtetė e di me anė tė besimit qė njė Kishe e Shenjtė Katolike dhe Apostolike nuk do tė zhduket kurrė nga faqja e dheut deri nė gjykimin e fundit tė krijimit, e di qė Kisha do qė tė qėndroje mbi tokė dhe do tė jetė e padukshme pėr ata nė shoqėrinė e krishterė qė shohin me sy apo arsyetimin llogjik tė mishit, ashtu siē do tė jetė e dukshme nė tė njėjtėn kohė pėr sytė e besimit nė Kishėn e matanė varrit. Por tė krishterėt gjithashtu e dinė me anė tė besimit qė Kisha mbi tokė, megjithėse ėshtė e padukshme, ėshtė gjithmonė e veshur nė njė formė tė dukshme; nuk ka ndodhur, nuk po ndodh dhe nuk ka pėr tė ndodhur ndonjėherė nė tė ardhmen qė misteret tė ndryshohen, shenjtėria tė shterojė, apo doktrina tė korruptohet; nuk ėshtė i krishterė i vėrtetė ai qė nuk pranon se Misteret na janė dhėnė qė na koha e Apostujve, qė doktrina ka qenė dhe ėshtė ruajtur, dhe qė lutjet dėrgohen lart nė fronin e hirit. Kisha e Shenjtė rrėfen dhe beson qė deles nuk i ka munguar kurre Bariu Hyjnor, dhe qė Kisha nuk mund tė gaboje kurrė falė dėshirės pėr tė kuptuar, - sepse dija e Zotit jeton brenda saj - apo ti nėnshtrohet doktrinave tė kurajos, - sepse brenda saj jeton Shpirti i Zotit.

Duke besuar nė premtimin qė Zoti u dha pasuesve tė doktrinės sė Krishtit qė ishin shokėt dhe vėllezėrit e Tij, dhe falė Tij u bėnė bij tė Perėndisė, Kisha rrėfen shtegun qė ka zgjedhur Perėndia pėr tė udhėhequr njerėzimin e rėnė dhe tė vdekur nė ribashkim me shpirtin e hirit dhe jetės. Prandaj, duke zėnė nė gojė profetėt, pėrfaqėsuesit e epokės sė Dhiatės sė Vjetėr, Kisha rrėfen Misteret me anė tė te cilave, nė Kishėn e Dhiates sė Re, Zoti na dėrgon poshtė mbi njerėzit Hirin e Tij, dhe nė menyre tė veēante ajo rrėfen Misterin e Pagėzimit pėr faljen e mėkateve, sepse ky mister pėrmban nė vetvete principin e gjithė mistereve tė tjera; sepse vetėm falė Pagėzimit njeriu bashkohet me Kishėn e cila ruan tė gjitha Misteret e tjera.

Duke rrėfyer njė Pagėzim pėr faljen e mėkateve, si njė Mister tė krijuar nga Vetė Krishti pėr hyrjen nė Kishe tė Dhiates sė Re, Kisha nuk i gjykon ata qė nuk bashkėjetojė me tė nėpėrmjet Pagėzimit, sepse ajo njeh dhe gjykon vetėm veten e saj. Vetėm Zoti e njeh ngyrtėsinė e zemrės, dhe vetėm Ai gjykon dobėsine e arsyes sipas tė vėrtetės dhe mėshirės. Shumė kanė shpėtuar dhe kanė marrė trashėgiminė pa marrė Misterin e Pagėzimit me ujė; sepse ky mister erdhi vetėm me Dhiatėn e Re. Ai qė e hedh poshtė atė, hedh poshtė tė gjithė Kishėn dhe Shpirtin e Zotit qė jeton nė tė; ky mister nuk u krijua pėr njerezit qė nga fillimi dhe as pėr Kishėn e Dhiatės sė Vjetėr. Nėse dikush thotė se rrethprerja(bėria synet) ishte Pagėzimi i Dhiatės sė Vjetėr, ai hedh poshtė Pagezimin pėr gratė pėr tė cilat nuk kish rrethprerje. Po ēfarė do tė thoni pėr Patriarket qė nga koha e Adamit e deri tek Avrahami, qė nuk u vulosėn me rrethprerje? Por sidoqoftė, a nuk duhet tė pranojmė se jashtė Kishės sė Dhiates sė Re Misteri i Pagezimit nuk ishte i detyruar? Nėse do tė thoni se Krishti mori Pagėzimin nė emėr tė Dhiates sė Vjetėr, a nuk po kufizoni dashurinė-mirėsinė e Zotit qė mori mbi supe Vetė mekatet e botės? Pagėzimi ėshtė me tė vėrtetė i detyruar sepse pėrfaqėson derėn pėr nė Kishėn e Dhiates sė Re, dhe vetėm falė Pagėzimit njeriu dėshmon miratimin e tij pėr veprimin shpengues tė hirit. Prandaj, vetėm me anė tė Pagezimit njeriu mund tė shpetojė.

Gjithashtu, ne e dime se duke rrėfyer vetėm njė Pagėzim, si fillesėn e gjithė Mistereve, ne nuk i hedhim poshtė Misteret e tjera, sepse tė besosh nė Kishė, ne, sė bashku me tė, rrėfejmė Shtatė Mistere qė janė, Pagėzimi, Kungata e Shenjtė, Mirosja, Pendimi(rrėfimi), Martesa, Priftėria dhe Vajimi i Shenjtė (efqelia). Ka edhe plot Mistere tė tjera pėr ēdo punė qė bėhet me besim, dashuri dhe shpresė dhe qė i ėshtė sugjeruar njeriut nga Shpirti i Zotit qė permban Hirin e Zotit. Shtatė Misteret nė realitet nuk realizohen nga njė individ i vetėm qė ėshtė i denjė pėr mėshirėn e Zotit, por nga gjithė Kisha nėpėrmjet personit tė njė individi, edhe pse ai ėshtė i padenjė.

Nė lidhje me Misterin e Kungatės(Eukaristi), Kisha e Shenjtė na meson se kthimi i bukės dhe verės nė Trupin dhe Gjakun e Krishtit realizohet me tė vėrtetė. Kisha nuk e hedh poshtė fjalėn 'Transubstancion' por nuk i jep njė kuptim material siē ia japin mėsuesit e Kishave qė janė shkėputur. Kthimi i bukės dhe verės nė Trupin dhe Gjakun e Krishtit realizohet nė Kishė dhe pėr Kishėn. Nėse merrni Dhuratat e shenjtėruara ose i adhuroni ato, ose mendoni pėr to me besim, ju me tė vėrtetė i merrni, adhuroni dhe mendoni pėr Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Nėse i merrni keto dhurata nė mėnyre jo tė denjė, ju mohoni Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Sidoqoftė, me besim apo pabesim, ju shenjtėroheni ose mallkoheni nga Trupi dhe Gjaku i Krishtit. Ky Mister ėshtė pėr Kishėn dhe jo pėr boten jashte, as pėr zjarrin, as pėr krijesat iracionale, as pėr korrupsionin, dhe as pėr njeriun qė nuk e ka dėgjuar ligjin e Krishtit brenda Kishės (e kemi fjalen ketu pėr Kishėn e dukshme), se pėr njerėzit me pushtet dhe tė pamoralshmit, Eukaristi i Shenjtė ėshtė vetėm njė perkujtim i thjeshtė i misterit tė shpengimit, nuk ėshtė njė prani e dhurata shpirtėrore brenda bukės dhe verės, nuk ėshtė thjesht marrja e Trupit dhe Gjakut tė Krishtit, por ėshtė Trupi dhe Gjaku i Tij i vėrtetė. Krishti nuk e bashkoi veten e Tij vetėm nė shpirt me besimtarėt, por edhe nė Trup dhe nė Gjak, nė menyre qė bashkimi tė jete i plotė dhe jo vetėm shpirtėror por edhe trupor. Tė dyja, si shpjegimet e jokuptimta nė lidhje me marėdheniet e Sakramentit tė shenjte me elementet e krijesave iracionale (kur Sakramenti u vendos vetėm pėr Kishėn), edhe ajo krenaria shpirtėrore qė urren trupin dhe gjakun dhe hedh poshtė bashkimin trupor me Krishtin, janė tė dyja nė kundėrshtim me Kishėn. Ne nuk do tė ngjallemi pėrsėri pa trupin, dhe asnjė shpirt, pėrveē Shpirtit tė Zotit, nuk mund tė thuhet se ėshtė krejtėsisht i patrup. Ai qė urren trupin mėkaton me anė tė krenarise sė shpirtit.

Pėr Sakramentin e Dorėzimit(Priftėrisė), Kisha e Shenjtė na mėson se falė saj, hiri qė sjell nė jetė Sakramentet kalohet nė varg nga Apostujt dhe nga Vetė Krishti: kjo nuk do tė thotė se asnjė Sakrament nuk mund tė vijė nė jetė pa sakramentin e Dorėzimit (sepse ēdo i krishterė ėshtė nė gjendje qė me anė tė Pagėzimit tė hapi derėn e Kishės pėr njė foshnjė, apo njė hebreu, apo njė pagani), por do tė thotė se Dorėzimi pėrmban brenda vetvetes gjithė plotėsine e hirit qė iu dha nga Krishti Kishės sė Tij. Dhe vetė Kisha, duke u kunguar anėtareve tė saj Plotėsinė e dhuratave shpirtėrore, me anė tė forcės sė lirisė qė i ėshtė dhėnė nga Perėndia, ka caktuar shkallė tė ndryshme nė rangjet e Dorėzimit. Presbiteri qė ben tė gjitha Sakratementet pėrveē Dorėzimit ka njė dhuratė, Peshkopi qė bėn Dorėzimin ka njė dhurate tjetėr; dhe nuk ka dhuratė me tė lartė sė ajo e Episkopatės. Sakramenti i jep atij qė e merr kėtė domethėnie tė madhe qė, edhe nėse ai ėshtė i padenjė, duke mbajtur shėrbimin Sakramental veprimet e tija nuk rrjedhin nga vetė ai, por nga gjithė Kisha, pra nga vetė Krishti qė jeton brenda saj. Nėse nuk do tė kish mė sakrament Dorėzimi, tė gjitha sakramentet pėrveē Pagėzimit do tė pushonin sė ekzistuari; dhe raca njerėzore do tė shkėputej fare nga hiri: sepse vetė Kisha do tė ishte dėshmitare qė Krishti u largua prej saj.

Nė lidhje me Sakramentin e Konfirmimit me Krizėm, Kisha na mėson se nė te, dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė kalohen mbi tė Krishterin duke konfirmuar kėshtu besimin e tij dhe shenjtėrinė e tij tė brendshme: dhe ky Sakrament bėhet me vullnetin e Shpirtit tė Shenjtė jo vetėm nga Peshkopėt, por edhe nga Presbiterėt, megjithėse vetė Krizma mund tė bekohet vetėm nga njė Peshkop.

Nė lidhje me Sakramentin e Martesės, Kisha na meson se hiri i Perėndisė qė bekon si vazhdimėsinė e brezave nė ekzistencėn e pėrkohshme tė njerėzimit dhe bashkimin e burrit dhe gruas pėr organizimin e familjes, ėshtė njė dhuratė sakramentale qė u imponon atyre qė e marrin njė dashuri dhe shenjtėri shpirtėrore reciproke, me anė tė sė cilės ajo qė ėshtė e mėkatshme dhe materiale vishet me drejtėsi dhe pastėrti. Prandaj mėsuesit e mėdhenj tė Kishės, Apostujt, e njohin Sakramentin e martesės edhe nė rradhet e paganėve: edhe pse ata e ndalojnė bashkėjetesėn jashtėmartesore, ata i konfirmojnė martesat midis tė krishterėve dhe paganėve; duke thėnė se burri ėshtė i shenjtėruar nga gruaja e tij besimtare, dhe gruaja nga burri i saj besimtar (1 Kor. 7. 14). Kėto fjalė tė Apostullit nuk do tė thonė se njė jobesimtar mund tė shpetoje nga bashkimi me njė besimtar, por do tė thotė se martesa ėshtė e shenjtėruar: sepse nuk ėshtė personi, por burri ose gruaja, qė shenjterohet. Njė njeri nuk shpėtohet dot nga tjetri, por burri ose gruaja shenjtėrohet nga vetė martesa. Prandaj martea nuk ėshtė e papastėr edhe nė rradhet e idhujtareve, por ata vetė nuk njohin hirin e Perėndisė qė u ėshtė dhėnė. Kisha e Shenjtė me anė tė priftėrinjve tė saj e njeh dhe e bekon bashkimin, e bekuar nga Perėndia, tė burrit dhe gruas. Prandaj martesa nuk ėshtė thjeshtė njė rit por njė Sakrament i vėrtetė. Dhe e merr vlerėsimin e saj nė Kishėn e Shenjtė, sepse vetėm nė tė ēdo gje e shenjtė arrin plotėsine e saj.

Nė lidhje me Sakramentin e Pendimit, Kisha e Shenjtė na mėson se pa tė, shpirti i njeriut nuk mund tė pastrohet nga lidhjet e mėkatit dhe krenarisė plot mėkat: qė do tė thotė se vetė njeriu nuk mund tė heqi mėkatet e tij (sepse ne kemi vetėm fuqinė qė tė dėnojmė, por jo tė justifikojmė veten), dhe se vetėm Kisha ka fuqinė e justifikimit, sepse brenda saj jeton plotėsia e Shpirtit tė Krishtit. Ne e dimė se i pari qė hyri nė Mbretėrinė e Qiellit pas Shpėtimtarit ishte ai qė dėnoi veten dhe u pendua (hajduti) duke thėnė nė kryq: "Ne marrim atė qė meritojmė pėr veprat tona" (Lluka 23:41). Falė kėtij pendimi, ai mori faljen na mėkati nga vetėm Ai qė mund tė falė mekate, dhe qė ia dha kėtė autoritet Kishės sė Tij (Joani 20:23).

Nė lidhje me Sakramentin e Vajimit me vaj tė shenjtėruar [Vajimi i tė Sėmurėve], Kisha e Shenjtė na mėson se brenda saj ėshtė perfeksionuar bekimi i gjithė luftės (1 Tim. 4:7) qė durohet nga njeriu nė jetėn e tij mbi tokė, i gjithė udhėtimit qė ėshtė bėrė prej tij nė besim dhe pėrulėsi, dhe nė Vajimin e tė Semureve vetė verdikti hyjnor shpallet mbi kornizėn tokėsore tė njeriut, duke e shėrruar atė, kur tė gjitha mjetet mjekėsore nuk sjellin dobi, ose duke e lejuar vdekjen qė tė shkatėrrojė trupin e korruptueshėm qė nuk ėshtė mė i duhur pėr Kishėn mbi tokė apo pėr punėt e mistershme tė Perėndisė.


BESIM DHE JETĖ NĖ UNITET ME KISHĖN

KISHA, edhe mbi tokė, jeton, jo si njė jetė njerėzore tokėsore, por si njė jetė prej hiri qė ėshtė hyjnore. Prandaj, jo vetėm qė secili prej anėtarėve tė saj, por edhe vetė ajo si e tėrė, nė mėnyre solemne e quan veten "tė Shenjtė". Shfaqja e saj e dukshme pėrbėhet nga Sakramentet, por jeta e saj e brendshme pėrbėhet nga dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė, me besim, shpresė dhe dashuri. E shtypur dhe e persekutuar nga armiqte e saj tė jashtėm, nganjėherė e irrituar dhe shqyer nga brenda falė pasioneve djallėzore tė fėmijėve tė saj, ajo ka mbetur dhe do tė ruhet e patundur dhe e pandryshuar, kudo ku Sakramentet dhe shenjtėria shpirtėrore do tė ruhen. Asnjėherė ajo nuk ėshtė e shpėrfytyruar apo nė nevojė reformimi. Ajo nuk jeton nėn njė ligj qė tė ndrydh, por nėn njė ligj qė tė fal liri. Ajo as nuk njeh ndonjė autoritet mbi vete, pėrveē autoritetit tė vet, as ndonjė tribunal pėrveē tribunalit tė besimit (sepse arsyeja nuk e kupton dot atė), dhe ajo e shpreh dashurinė e saj, besimin e saj dhe shpresėn e saj me lutjet dhe ritet e saj, qė i sugjerohen nga Shpirti i sė vėrtetės dhe nga hiri i Krishtit. Prandaj vetė ritet e saj, edhe pse nuk janė tė pandryshueshėm (sepse pėrbėhen nga shpirti i lirisė dhe mund tė ndryshohen sipas gjykimit tė Kishės), asnjėherė dhe nė asnje rast nuk mund tė pėrmbajnė as mė tė voglin pėrzierje gabimi apo doktrine tė gabuar. Dhe ritet (e Kishės), teksa janė tė pandryshueshme, janė njė detyrim pėr anetarėt e Kishės; sepse nė ruajtjen e  tyre gjendet edhe gėzimi i unitetit tė shenjtė.

Uniteti i jashtėm ėshtė uniteti i shfaqur nė kungimin e Sakramenteve; kurse uniteti i brendshem ėshtė uniteti i shpirtit. Shumė (si pėr shembull disa martirė) janė shpėtuar pa marrė pjese as edhe nė njė Sakrament tė vetėm tė Kishės (as vetė Pagėzimin) por askush nuk ėshtė shpėtuar pa marrė pjese nė shenjtėrinė e brendshme tė Kishės, besimit tė saj, shpresės, dhe dashurisė: sepse nuk janė veprat ato qė shpėtojnė, por besimi. Dhe besimi, duke dashur tė them besimi i vėrtetė dhe i gjallė, nuk ėshtė i dyfishtė, por njė i vetėm. Prandaj si ata qė thonė se vetėm besimi nuk tė shpėton por edhe veprat janė tė nevojshme, dhe ata qė thonė se besimi shpėton pa vepra, janė bosh nė tė kuptuar; sepse po nuk pati vepra, atėherė besimi shfaqet si i vdekur; dhe po tė jete i vdekur, ėshtė edhe i pavėrtetė; sepse nė besimin e vėrtetė gjejmė Krishtin, tė vėrtetėn dhe jetėn; por, nėse nuk ėshtė i vėrtetė, atėherė ėshtė i gabuar, qė do tė thotė, thjeshtė dije e jashtme. Por a mund tė shpėtoje njeriun besimi i pavėrtetė? Por nėse ėshtė i vėrtetė, atėherė ėshtė edhe njė besim i gjallė, qė do tė thotė, njė besim qė ben vepra; por nėse bėn vepra, cilat vepra janė akoma tė detyrueshme?

Apostulli i frymėzuar nga qielli tha: "Mė trego besimin pėr tė cilin mė mburreni me veprat tuaja, ashtu si edhe unė ua tregoj besimin tim me vepra." Mos vallė ai flet pėr dy besime? Jo, por nxjerr nė drite njė mburrje tė pakuptimtė. "Ju besoni nė Zot, por edhe djajtė besojnė." Mos vallė ai e pranon qė edhe tek djajtė gjejmė besim? Jo, por ai dallon gabimin e tė mburrurit pėr njė cilėsi qė edhe djajtė e kanė. "Ashtu si trupi", thotė ai, "pa shpirtin ėshtė i vdekur, edhe besimi pa vepra ėshtė i vdekur." Mos vallė ai e krahason besimin me trupin dhe veprat me Shpirtin? Jo, se ky ngjasim do tė ishte i pavėrtetė; por kuptimi i fjalėve tė tij ėshtė i qartė. Ashtu si trupi pa njė shpirt nuk ėshtė mė njeri, dhe nuk mund tė quhet njeri por kufome, ashtu edhe besimi qė nuk bėn vepra nuk mund tė quhet besim i vėrtetė, qė do tė thotė se ėshtė njė dije e jashtme, e pafrytshme, dhe e arritshme edhe nga demonėt. Ajo qė ėshtė shkruajtur thjeshtė duhet edhe qė tė lexohet thjeshtė. Prandaj, ata qė mbėshtėten tek Apostulli Jakov pėr njė provė se ekziston njė besim i vdekur dhe njė besim i gjallė, dhe sikur tė kish dy besime, nuk i kuptojnė fjalėt e Apostullit; sepse Apostulli nuk ėshtė dėshmitar nė emėr tė tyre, por kundėr tyre. Po ashtu, kur Apostulli i Madh i Xhentilėve thotė: "Ēfarė na duhet besimi pa dashuri, edhe po tė kishim njė besim qė mund tė lėviznim male nga vendi?" (1 Kori. 13:2) dhe ai nuk e pranon si tė mundshme njė besim pa dashuri: por duke marrė si tė vėrtetė mundėsinė e ekzistencės sė kėtij lloj besimi, ai na tregon se ėshtė i kotė. Shkrimi i Shenjtė nuk duhet tė lexohet nė frymen e dijes sė botės, qė grindet rreth fjalėve, por nė frymen e urtėsisė sė Perėndisė dhe me thjeshtėsi shpirterore. Apostulli, duke e pėrkufizuar besimin thotė, "ėshtė prova e gjėrave tė papara, dhe konfidenca tek gjerat qė i shpresojmė" (jo thjeshtė pėr gjera qė i presim, apo gjera qė do tė vijnė), por nėse shpresojmė, ne gjithashtu dėshirojmė, dhe nėse dėshirojmė, ne gjithashtu dashurojmė; sepse ėshtė e pamundur tė dėshirosh atė qė njeriu nuk e dashuron. Apo kanė edhe demonėt shpresė? Prandaj, ka vetėm njė besim, dhe kur pyesim, "A mund tė shpėtoje besimi i vėrtetė pa vepra?" ne jemi duke berė njė pyetje tė pakuptimtė; ose mė mire, nuk jemi duke pyetur fare: sepse besimi i vėrtetė ėshtė njė besim i gjallė qė ben vepra; ėshtė besimi nė Krisht, dhe Krishti nė besim.

Ata qė e kanė ngatėrruar besimin si nje besim tė vdekur, qė do tė thotė, njė besim tė gabuar, thjeshtė njė dije e jashtme, sepse besimi i vėrtetė ka shkuar kaq larg nė deluzionin e tyre aqsa, pa e ditur as vetė, ata e kane kthyer nė njė Sakrament tė tete. Kisha ka besim, por ėshtė njė besim i gjallė; sepse ajo ka gjithashtu edhe shenjtėri. Por nėse njė njeri apo njė peshkop ėshtė i nevojshėm pėr tė patur besimin, ēfare duhet tė themi pėr tė? Ka ai shenjtėri? Jo, sepse ai mund tė qėllojė qė ėshtė me nam pėr krim dhe imoralitet. Por besimi tė ben qė tė jetosh me tė edhe pse ai ėshtė mėkatar. Keshtu qė besimi brenda tij ėshte njė Sakrament i tetė; aq shumė sa ēdo Sakrament ėshtė veprimi i Kishės nė njė individ, edhe pse ai mund tė mos jetė i denje. Por nėpėrmjet kėtij Sakramenti, ēfarė lloj besimi jeton nė tė? Njė besim i gjallė? Jo, sepse ai ėshtė mėkatar. Por njė besim i vdekur, qė do tė thotė, dije e jashtme, qė arrihet edhe nga demonėt. A mund tė jetė ky Sakrament i tetė? Prandaj largimi nga e vėrteta sjell dėnimin e vetė.

Duhet tė kuptojmė se as besimi, as shpresa dhe as dashuria nuk na shpėton dot e vetme (sepse a na shpėton ne shpresa tek bota, apo dashuria pėr mishin e trupit?). Jo, ėshtė objekti i besimit qė shpėton. Nėse njė njeri beson tek Krishti, ai shpėton me anė tė besimit tė tij nga Krishti; nėse ai beson nė Kishė, ai shpėton nga Kisha; nėse ai beson nė Sakramentet e Krishtit, ai shpėton prej tyre; sepse Krishti, Zoti ynė ėshtė brenda Kishės dhe brenda Sakramenteve. Kisha e Dhiatės sė Vjeter shpėtoi me anė tė besimin nė Shpėtimtarin qė do tė vinte. Avrahami u shpėtua nga i njėjti Krisht ashtu si dhe ne. Ai e mori Krishtin me anė tė shpresės, kurse ne e marrim me anė tė gėzimit. Prandaj, ai qė dėshiron Pagėzimin, pagėzohet me vullnet; kurse ai qė e merr pagėzimin, e merr atė me gėzim. Njė besim identik nė Pagėzim i shpėton tė dy sė bashku. Por dikush mund tė thotė, "nėse besimi nė Pagėzim shpėton, pėrse duhet tė pagėzohemi atėherė?" Nėse ai nuk e mori pagėzimin, atėherė ēfarė dėshire kishte? Ėshtė e dukshme se besimi qė deshiron Pagėzimin duhet tė perfeksionohet me anė tė marrjes sė vetė Pagėzimit, qė ėshtė gėzimi i tij. Prandaj edhe shtėpia e Korneliusit morri Shpirtin e Shenjtė para se ai tė merrte Pagėzimin, teksa eunuku u mbush me tė njėjtin Shpirt menjėherė pas Pagėzimit (Veprat 10, 44-47, 8. 38, cf. 2. 38). Sepse Zoti mund tė nderojė Sakramentin e Pagėzimit si para edhe pas administrimit tė tij. Pra ndryshimi midis "opus operans" dhe "opus operatum" zhduket. E dimė qė ka shumė persona qė nuk i kanė pagėzuar fėmijėt e tyre, dhe shumė tė tjerė nuk i pranojmė gjatė Kungimit nė Misteret e Shenjta, dhe shumė tė tjere qė nuk janė krizmuar: por Kisha e Shenjtė i shikon gjėrat ndryshe, duke i pagėzuar fėmijėt, duke i krizmuar dhe duke i pranuar nė Kungim. Ajo nuk i ka nxjerrė kėto gjėra pėr tė dėnuar fėmijėt e papagėzuar, engjėjt e tė cilėve shikojnė fytyrėn e Zotit (Matt. 18:10); por i ka nxjerrė nė bazė tė shpirtit tė dashurisė i cili jeton brenda saj, nė menyrė qė mendimi i parė i femijes qė arrin moshėn e lirisė sė veprimit tė jetė jo vetėm njė dėshirė por edhe njė gėzim pėr sakramentet qė i ka marrė tashme. Dhe a mund tė matet gėzimi i fėmijės qė nė pamje tė jashtme nuk ka arritur ende moshėn e lirisė sė veprimit? A nuk u ngazėllye nga gėzimi pėr Krishtin edhe profeti qė para lindjes sė Tij (Shen Lluka 1. 41)? Ata qė i mbajnė femijet larg nga Pagezimi dhe Krizmimi dhe Kungimi janė ata qė, pasi kanė trashėguar urtėsine e verbėr tė paganėve, nuk e kanė kuptuar mrekullinė e Sakramenteve tė Zotit, por kanė kėrkuar arsye dhe shpjegime pėr gjithēka dhe pasi e kanė nėnshtruar doktrinėn e Kishės nėn shtjellimet skolastike, as nuk luten po nuk paten njė qėllim apo avantazh direkt. Por ligji ynė nuk ėshtė njė ligj i nėshtrimit apo i shėrbimit mercenar, i tė punuarit pėr para, por njė ligj i adoptimit tė bijve, dhe njė ligj i dashurisė qė ėshtė falas.

E dimė se kur secili prej nesh bie, ai bie i vetėm; po askush nuk shpėton vetėm. Ai qė shpėton, ėshtė i shpėtuar nė Kishė, si njė anėtar i saj, dhe nė njė unitet me tė gjithė anėtarėt e tjerė tė saj. Nėse njė njeri beson, ai ėshtė nė kungimin e besimit; nese njė njeri dashuron, ai ėshtė nė kungimin e dashurisė; nėse njė njeri lutet, ai ėshtė nė kungimin e lutjes. Prandaj, askush nuk mund ti vari shpresat nė lutjet e veta, dhe secili prej nesh qė lutet i kėrkon gjithė Kishės pėr ndėrmjetėsim, dhe kjo nuk do tė thotė se ai dyshon ndėrmjetėsimin e Krishtit, Mbrojtėsin e vetėm, por ka besim se e gjithė Kisha lutet pėr gjithė anėtarėt e saj. Tė gjithė engjėjt luten pėr ne, apostujt, martirėt, dhe patrikėt, dhe mbi tė gjithė ata, Nena e Zotit tonė, dhe ky unitet i shenjtė ėshtė jeta e vėrtetė e Kishės. Por nėse Kisha, e dukshme dhe e padukshme, lutet papushim, pėrse i kėrkojmė qė tė lutet pėr ne? A nuk i pėrgjėrohemi mėshires sė Zotit dhe Krishtit, megjithėse meshira e Tij i pengon lutjet tona? Arsyeja e vetme pėrse ne i kėrkojmė Kishės qė tė lutet pėr ne ėshtė se ne e dimė qė ajo e jep ndihmėn e saj tė ndėrmjetėsimit edhe atij qė nuk kėrkon ndihmė, dhe atij qė kėrkon ndihmė ajo i jep shumė mė shumė se sa ai kėrkoi: sepse brenda saj gjendet plotėsia e Shpirtit tė Zotit. Prandaj ne lavdėrojmė tė gjithė ata qė Zoti ka lavdėruar dhe po lavdėron; sepse si mund tė themi se Krishti po jeton brenda nesh, nėse ne nuk e bėjmė veten tė ngjashėm me Krishtin? Prandaj ne i lavdėrojmė Shenjtorėt, Engjėjt, Profetėt, dhe mė shumė nga tė gjithė tė kulluarėn Nene tė Zotit Jisu,  pa pranuar se ajo ka lindur pa mekat, apo se ka qenė perfekte (sepse vetėm Krishti ėshtė pa mekat dhe perfet), por kujtojmė atė para-shenjtėri qė ėshtė pėrtej ēdo tė kuptuari, qė ajo ka mbi gjithė krijesat e Zotit dhe qė iu dėshmua nga Engjėlli dhe nga Elisabeta, dhe mbi tė gjitha, nga Vetė Shpetimtari kur Ai e caktoi Joanin, Apostullin e Tij tė madh dhe parashikues tė mistereve, qė tė pėrmbushte detyrat e birit dhe ti shėrbente asaj.

Ashtu si secili prej nesh kėrkon lutjet e tė gjithėve, po ashtu secili prej nesh i ka borxh lutjet e tij nė emėr tė tė gjithėve, tė gjallėve dhe tė vdekurve, edhe pėr ata qė janė ende tė palindur, sepse duke u lutur, ashtu siē bėjmė me gjithė Kishėn, nė menyre qė bota tė fillojė tė njohi dijen e Zotit, nė lutemi jo vetėm pėr brezin e tashėm, por edhe pėr ata tė cilėt Zoti do ti thėrrasi pas nesh nė jete. Ne lutemi pėr tė gjallėt qė hiri i Zotit mund tė jete mbi ta, dhe pėr tė vdekurit qė mund tė jenė tė denjė pėr tė parė fytyrėn e Zotit. Ne nuk njohim asnjė gjendje tė ndėrmjetme tė shpirtrave, qė as nuk jane marre nė mbreterinė e Zotit, dhe as nuk janė denuar nė tortura, sepse pėr kėtė gjendje nuk kemi mėsuar gjė as nga Apostujt dhe as nga Vetė Krishti; ne nuk e njohim Purgatorin, qė do tė thotė, pastrimin e shpirtrave me anė tė vuajtjeve prej tė cilave mund tė shpėtohen falė veprave tė tyre apo tė te tjerėve; sepse Kisha nuk njeh asnjė lloj shpėtimi me mjete tė jashtme, as ndonjė me ane tė ndonjė lloj vuajtjeve cilado qoftė ajo, pėrveē atyre tė Krishtit; as nuk njeh negocimin me Zotin, si nė rastin e njė njeriu qė e blen lirine e tij me ane tė veprave tė mira.

Te gjitha kėto paganizma si kėto ngelen brenda dijes sė paganėve, me ata qė krenohen me vende, me emra, apo me dominime territoriale, dhe qė kanė nxjerrė njė Sakrament tė tetė, atė tė besimit tė vdekur. Por ne lutemi me shpirtin e dashurisė, duke e ditur sė askush nuk do tė shpėtojė nė mėnyrė tjetėr perveē lutjeve tė gjithė Kishės, nė tė cilėn Krishti jeton, duke ditur dhe duke besuar se pėr aq kohė sa fundi i botės nuk ka ardhur, tė gjithė anėtarėt e Kishės, si tė gjallet edhe tė vdekurit, janė duke u perfeksionuar papushim me lutjen e pėrbashkėt. Shenjtorėt, tė cilet Zoti i ka lavdėruar, janė shumė me lart se ne, por mė lart se tė gjithė ėshtė Kisha e Shenjtė, e cila pėrmban brenda saj tė gjithė Shenjtorėt, dhe lutet pėr tė gjithė, siē mund ta shihni edhe nė Liturgjinė e frymėzuar nga qielli. Nė lutjen e saj dėgjohet edhe lutja jonė; pavarėsisht se ne mund tė jemi tė padenjė pėr tu quajtur bij tė Kishės. Nėse kur jemi duke e adhuruar dhe duke iu lutur Shenjtorėve, i lutemi Zotit qė ti lavdėrojė Shenjtorėt, nuk e ekspozojmė veten ndaj akuzės sė krenarisė; sepse ne qė kemi marrė lejen qė ta quajmė Perėndinė "Ati yne" na ėshtė dhėnė edhe leja qė tė lutemi "U Shenjtėroftė Emri Yt, Ardhtė Mbretėria Jote, U Bėftė Vullneti Yt". Dhe nėse kemi lejen qė ti lutemi Zotit qė Ai tė lavdėrojė Emrin e Tij, dhe tė pėrmbushi Vullnetin e Tij, kush do tė na pengojė ne qė ti lutemi Atij qė tė lavderojė Shenjtorėt e Tij, dhe tu fali prehje ashtu siē zgjedh Ai? Sepse pėr ata qė nuk jane zgjedhur prej Tij nė tė vėrtetė, ne nuk lutemi pėr ta, ashtu si Krishti nuk u lut pėr gjithė botėn, por pėr gjithė ata qė Perendia i kish dhėnė Atij (Shėn Joani 17). Asnjeri tė mos thotė: "Pse tė bėj lutje pėr tė gjallėt dhe tė vdekurit, kur lutjet e mia nuk janė tė mjaftueshme as pėr mua vetė?" Sepse nėse nuk je nė gjendje tė lutesh, ēfarė fiton duke u lutur pėr veten? Por nė tė vėrtetė ėshtė shpirti i dashurisė qė lutet brenda tij. Po ashtu mos lejoni njeri tė thotė: "Pėrse duhet qė unė tė lutem pėr dikė, kur ai lutet vetė pėr veten dhe Krishti ndėrmjetėson pėr tė?" Kur njė njeri lutet, ėshtė shpirti i dashurisė qė lutet brenda tij. Mos lejoni dikė qė tė thotė: "ėshtė e pamundur qė tė ndryshojmė tani gjykimin e Zotit," sepse vetė lutja e tij ėshtė e pėrfshirė nė punėt e Perėndisė, dhe Perendia e parashikoi kėtė gjė. Nėse ky dikushi ėshtė njė anetar i Kishės, lutja e tij ėshtė e nevojshme pėr tė gjithė anėtaret e Kishės. Nese dora do tė thosh se nuk mori gjak nga pjesėt e tjera tė trupit dhe nuk do t'u japi gjakun e saj pjesėve tė tjera tė trupit, ajo dore do tė fishket. Po ashtu edhe njeriu ėshtė i nevojshėm pėr Kishėn, pėr aq kohe sa ai ėshtė brenda saj; dhe nėse njeriu e shkėput veten nga kungimi i Kishės, ai e zhduk veten dhe nuk do tė jetė mė njė anėtar i Kishės. Kisha lutet pėr tė gjithė, dhe ne lutemi sė bashku pėr tė gjithė; por lutja jonė duhet tė jetė e vėrtetė, dhe njė shprehi e vėrtetė e dashurisė, dhe jo thjeshtė njė formė fjalėsh. Duke mos qenė nė gjendje qė tė duam gjithė njerizit, ne lutemi vetėm pėr ata qė i duam, dhe lutja jone nuk ėshtė hipokrite; por ne i lutemi Perėndisė qė tė mund tė jemi nė gjendje qė ti duam tė gjithė dhe tė lutemi pėr tė gjithė pa hipokrizi. Lutja e pėrbashkėt ėshtė gjaku i Kishės, dhe lavdėrimi i Perėndisė ėshtė fryma e saj. Ne lutemi me shpirtin e dashurisė, jo tė interesit, me shpirtin e lirise birnore, dhe jo sipas ligjit tė mercenarit qė kėrkon pagesėn e tij. Ēdo njeri qė pyet: "Ēfarė dobie kemi atėhere nga lutja?" dėshmon qė ai ėshtė nė skllavėri. Lutja e vėrtetė ėshtė dashuri e vėrtetė.

Dashuria dhe uniteti qėndrojnė mė lart se ēdo gjė tjetėr, por dashuria e shpreh veten e saj nė shumė mėnyra; me vepra, me lutje, dhe me kėngė shpirtėrore. Kisha e jep bekimin e saj mbi tė gjitha kėto shprehi tė dashurisė. Nėse njė njeri nuk e shpreh dot dashurinė e tij pėr Perėndinė me fjalė, por e shpreh atė nė njė prezantim tė dukshėm me sy, pra me ane tė njė imazhi (ikone), a e dėnon kėtė njeri Kisha? Jo, por ajo do tė dėnojė njeriun qė e dėnon atė, sepse ai ėshtė duke dėnuar dashurinė e dikujt tjetėr. Ne e dimė qė edhe pa nevojėn e njė imazhi njeriu mund tė shpėtoje, dhe kanė shpėtuar, dhe nėse dashuria e njė njeriu nuk ka nevojė pėr njė imazh, ai do tė shpetojė edhe pa tė; por nėse dashuria e tė vėllait tė tij ka nevojė pėr njė imazh, ai, duke dėnuar dashurinė e vėllait tė tij, dėnon vetveten; nėse njė njeri i krishterė qė dėgjon me njė ndjenjė nderimi lutjen apo kėngėn shpirtėrore tė krijuar nga i vėllai i tij, si tė mos mund tė shikojė me nderim mbi imazhin qė dashuria e tė vėllait, dhe jo arti i tij, ka krijuar? Vetė Perėndia qė i njeh sekretet e zemrės, ka lavdėruar mė shumė se njė herė njė lutje apo njė psalm; mos do ta pengojė njeriu Atė qė tė lavdėrojė njė imazh apo varret e Shenjtorėve? Dikush mund tė thotė: "Dhiata e Vjetėr na e ka ndaluar pėrfaqėsimin e Perėndisė;" por mos vallė ky dikush mendon se i njeh mė mirė se vetė Kisha e Shenjtė fjalėt qė ajo vetė shkroi (e kam fjalėn pėr Shkrimet e Shenjta), dhe nuk e shikon qė nuk ishte pėrfaqėsimi i Perėndisė qė Dhiata e Vjeter na ndaloi (sepse e lejoi Ēerubimin, dhe gjarprin e pacipė, dhe shkrimin e Emrit tė Perėndisė), por e ndaloi njeriun qė tė krijojė njė zot tė ngjashem me njė objekt nė tokė apo nė qiell qė shihet me sy apo madje imagjinar?

Kisha pranon ēdo rit qė shpreh aspirata shpirtėrore drejt Perėndisė, ashtu si ajo pranon lutje dhe imazhe[ikona], por ajo njeh si me tė lartėn nga tė gjitha ritet Liturgjinė e shenjtė, nė tė cilėn shprehet gjithė plotėsia e doktrinės dhe Shpirti i vetė Kishės; dhe kjo realizohet jo vetėm me shenja dhe simbole tė ndryshme konvencionale, por edhe me fjalėn e jetės dhe tė vėrtetės sė frymezuar nga lart. Vetėm Ai e njeh Kishėn qė e njeh Liturgjinė. Mbi tė gjitha ėshtė uniteti i shenjtėrisė dhe dashurisė.


SHPĖTIMI

KISHA E SHENJTĖ, duke rrėfyer se ajo pret Ringjalljen e tė vdekurve dhe gjykimin e fundit tė njerėzimit, e pranon se perfeksionimi i tė gjithė anėtarėve tė saj do tė pėrmbushet sė bashku me perfeksionimin e saj, dhe se jetes sė ardhme do ti pėrkasi jo vetėm shpirti, por edhe trupi shpirtėror; sepse vetėm Zoti ėshtė Shpirt trupor perfekt. Prandaj Kisha e hedh poshtė krenarinė e atyre qė predikojnė njė doktrinė tė njė gjendje tė patrup matanė varrit, dhe si rrjedhojė, kėta e urrejnė trupin me tė cilin Krishti u ngjall sė vdekuri. Ky trup nuk do tė jete njė trup prej mishi, por do tė jete si gjendja trupore e Engjėjve, ashtu siē na tha dhe Vetė Krishti qė ne do tu ngjajmė Engjėjve.

Nė Gjykimin e fundit, justifikimi ynė nė Krisht do tė shfaqet i plotė; jo vetėm shenjtėrimi ynė, pro edhe justifikimi ynė, sepse asnjė njeri nuk ka qenė apo ėshtė plotėsisht i shenjtėruar, por ka ende nevojė pėr justifikim. Krishti krijon gjithēka qė ėshtė e mirė brenda nesh, si me anė tė besimit, si me anė tė shpresės, si me anė tė dashurisė; kurse ne vetėm sa i dorėzojmė veten tonė punėve tė Tij, por asnjė njeri nuk e dorėzon veten plotėsisht. Prandaj ka ende nevojė pėr justifikimin e vuajtjeve dhe gjakut tė Krishtit. Atėhere, kush mund tė vazhdojė tė flasi pėr meritat e veprave tė tij, apo pėr njė thesar meritash dhe lutjesh? Vetėm ata qė janė ende duke jetuar nėn skllavėri. Krishti krijon gjithēka tė mirė brenda nesh, por ne asnjėherė nuk e dorėzojmė veten tonė plotėsisht, askush prej nesh, as vete Shenjtorėt, ashtu siē ka thėnė edhe Vetė Shpėtimtari. Hiri krijon gjithēka dhe hiri u jepet lirshėm tė gjithėve, nė mėnyrė qė askush tė mos murmuritė, por nuk u jepet e njėjta masė tė gjithėve, jo sipas paradestinimit, por sipas njohurisė paraprake, siē na thotė Apostulli. Njė talent mė i vogėl i jepet atij njeriu tek i cili Perėndia ka paraparė neglizhencė, nė menyre qė mospranimi i njė dhurate me tė madhe mos tė shėrbejė si njė dėnim mė i madh. Dhe ne nuk i risim talentet qė na janė besuar vetė, por ato u jepen shkėmbyesve, nė mėnyrė qė edhe nė kėtė rast tė mos kemi ndonjė merite tonėn, por vetėm jo-rezistencė ndaj hirit qė shkakton rritjen. Prandaj dallimi midis hirit "tė mjaftueshėm" dhe atij "efektiv" merr fund. Hiri krijon gjithēka, dhe nėse i dorėzohemi atij, Zoti perfeksionohet brenda nesh dhe na perfeskionon vetė ne; por mos lejoni njeri qė tė mburret pėr tė bindurit e tij, sepse vetė tė bindurit e tij ėshtė hir. Por ne asnjėherė nuk e dorėzojme veten tonė plotėsisht: prandaj pėrveē shenjtėrimit ne kėrkojmė edhe justifikimin.

Gjithēka arrihet nė pėrsosjen e gjykimit tė pėrgjitshėm, dhe Shpirti i Zotit, qė ėshtė Shpirti i besimit, i shpresės, dhe i dashurisė, do tė na e shfaqi Veten nė gjithė plotesinė e Tij, dhe ēdo dhuratė do tė arrijė perfeksionin maksimal; por mbi tė gjitha kėto, do tė jetė dashuria. Mos mendoni se besimi dhe shpresa, tė cilat janė dhurata tė Zotit, do tė marrin fund, (sepse ato nuk janė tė ndashme nga dashuria), por vetėm dashuria do tė ruajė emrin e saj, kurse besimi, kur tė arrijė perfeksionin e tij, do tė jetė kthyer nė njė dije dhe shikim tė brendshėm tė plotė; dhe shpresa do tė jetė kthyer nė gėzim; sepse edhe mbi tokė ne e dimė qė sa mė e madhe shpresa, aq me i madh gėzimi.


UNITETI I ORTHODHOKSISĖ

FALĖ VULLNETIT tė Perėndisė, Kisha e Shenjtė, pas rėnies sė shumė skizmave dhe tė vete Patriarkanės Romane, u ruajt nė Dioqezat dhe Patriarkanat greke, dhe vetėm kėto komunitete mund ta njohin njėra-tjetrėn si plotėsisht tė Krishtera qė ruajne unitetin e tyre me Patriarkanat Lindore, ose mund tė hyjne nė kėtė unitet. Sepse ka vetėm njė Zot dhe vetėm njė Kishė, dhe brenda saj nuk ka as polemika dhe as mosmarėveshje.

Dhe prandaj Kisha quhet Orthodhokse, ose Lindore, ose Greko-Ruse, por tė gjitha kėto janė vetėm emėrtime tė pėrkohshme. Kisha nuk duhet tė akuzohet si krenare meqė e quan veten Orthodhokse, duke qenė se e quan veten tė Shenjtė. Kur doktrinat e gabuara tė jenė zhdukur, nuk do tė jetė mė e nevojshme pėr emrin Orthodhokse, sepse atėherė nuk do tė ketė mė Krishtėrim tė gabuar. Kur Kisha ta kėtė shtrirė veten e saj, ose kur tė gjitha kombet tė kenė hyrė brenda saj, atėherė tė gjitha apelimet do tė marrin fund; sepse kisha nuk ėshtė lidhur me ndonjė lokalitet; ajo as nuk e mburr veten pėr ndonjė Seli tė Shenjte apo territor, as nuk ruan trashėgiminė e krenarisė pagane; por e quan veten njė Kishė e Shenjtė Katolike dhe Apostolike; duke e ditur se e gjithė bota i pėrket asaj, dhe se asnjė lokalitet brenda saj nuk ka ndonje rėndėsi tė veēantė, por vetėm pėrkohesisht mund, dhe duhet, tė shėrbėjė pėr lavdėrimin e Emrit tė Zotit, sipas Vullnetit tė Tij tė pakuptueshem.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!