Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Kombėtarja, dramė dhe forcė pėr barazimin 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kombėtarja, dramė dhe forcė pėr barazimin 
 
Image

Dje kombėtarja jonė ka nisur rrugėn e saj drejt Europianit Austri-Zvicėr 2008. Dje kuqezinjtė bėnė pėrfaqėsimin e parė nė Minsk ndaj Bjellorusisė vendėse dhe dolėn kryelartė, teksa morėn njė barazim nė njė transfertė shumė delikate. Shifrat 2-2 flasin mė qartė pėr atė qė ndodhi nė fushėn e lojės, ku kishte gjithēka, sidomos gabime fatale nė mbrojtje, ku mė tė rėndat ishin ato nė mbrojtjen tonė, ku pėsuam dhe dy golat. Por gjithsesi, edhe pse tė gjendur dy herė nė disavantazh, djemtė e kombėtares gjetėn forcat e reaguan, duke barazuar dy herė shifrat dhe duke marrė me vete njė barazim me vlera, qė premton shumė pėr mė tej.
Bariēi e rreshton kombėtaren me klasiken 4-4-2, duk u dhėnė hapėsirė tė gjithė lojtarėve qė u aktivizuan nė takimin e fundit miqėsor. Nė portė i jepet hapėsirė Likės pėrpara Hidit e Beqajt, ndėrsa nė mbrojtje Bariēi i beson eksperiencės sė Hasit nė qendėr dhe pėrkrah tij vendos Elvin Beqirin. Nė krahun e majtė veproi Ardian Aliaj, ndėrsa nė tė djathtė Armend Dallku. I detyruar tė bėjė pa Duron e Muratin tė dėmtuar, Bariēi sposton Lalėn nė krahun e djathtė tė mesfushės, duke lėnė si shkatėrrues tė vetėm Canėn. Nė krahun e majtė aktivizohet Altin Haxhi dhe para dyshes sulmuese Tare-Bogdani, ishte Ervin Skela. Ky ishte formacioni qė nisi sfidėn e djeshme dhe qė bindi pjesėrisht, sepse si zakonisht mbrojtja ka qenė nė pikė tė hallit, ku Aliaj nuk arriti tė mbulojė asnjėherė siē duhet kundėrshtarėt dhe Dallku harronte pozicionin e tij, duke u lėnė fushė tė lirė veprimi bjellorusėve, tė cilėt shėnuan qė nė minutėn e parė tė takimit me anė tė Kalashevit, qė shfrytėzoi pikėrisht rreshtimin e gabuar tė mbrojtjes sonė si dhe bashkėpunimin e portierit Lika, qė u zu gjithashtu nė befasi. Por kuqezinjtė reagojnė menjėherė dhe bėhen zotėr tė fushės. Ushtrojnė presion tė vazhdueshėm nė zonėn kundėrshtare dhe falė kėtij presioni fitojnė njė 11-metėrsh. Aksion i bukur. Skela harkon nė zonė, Tare shikon shkėputjen e Lalės nė zonė dhe ul topin pėr tė. Mbrojtėsi kundėrshtar Koritko, duke dashur tė evitojė golin, pengon Lalėn. Ekzekuton Skela dhe gjithēka kthehet nė baraspeshė. E ndėrsa tė gjithė prisnin njė kėmbėngulje tė tanėve, bjellorusėt shfrytėzojnė mė sė miri minierėn e arit, krahun e Adrian Aliajt, qė ėshtė tėrėsisht jashtė loje. Edhe njė herė tjetėr dyshja Aliaj-Dallku, protagonistė tė gabimit dhe Hasi e Beqiri tė pafuqishėm pėr tė ndrequr diēka. Romashenko nė tė njėjtin pozicion, i pamarkuar dhe krejtėsisht i lirė si shoku i tij, shėnon. 2-1 pėr bjellorusėt dhe gjithė pjesa e parė mbyllet me vuajtjet e kombėtares sonė nė mbrojtje. Nė fraksionin e dytė Oto Bariē vepron. Del jashtė Aliaj pėr Debatik Currin dhe kosovari nuk zhgėnjen. Curri bėhet zot i krahut tė majtė si dhe shtyn shumė para, duke i dhėnė gjithnjė e mė shumė terren skuadrės sonė. Bjellorusėt kėrkojnė tė shfrytėzojnė ndonjė gabim tjetėr tė Dallkut, por Beqiri, Hasi apo Cana i kudondodhur, janė tė gatshėm tė dublojnė. Ndeshja kthen pamjen. Shqipėria bėhet e frikshme. Hidhet tėrėsisht nė sulm, duke lėnė ndonjė hapėsirė tė tepėrt pas, por Ilion Lika shlyen gabimin e pjesėn sė parė nė tė paktėn dy raste tė frikshme. Kapiteni Tare kėrkon me ngulm tė mbajė skuadrėn para, por nuk ka bashkėpunimin e duhur tė Bogdanit, qė ėshtė nė njė ditė tė errėt. Megjithatė, kombėtarja merr frymė, fiton terren dhe asfikson kundėrshtarin, qė detyrohet tė gabojė. Minutat kalojnė e gjithēka 2-1 pėr vendėsit. Bariēi vendos tė rrezikojė, del jashtė Skela e nė fushė hidhet Edmond Kapllani, qė menjėherė tregohet aktiv. Por ende nuk vjen goli i barazimit. I pafat Igli Tare nė goditjen e tij me kokė, ku i vodhi kohėn portierit kundėrshtar. Topi kalon pak larg shtyllės sė djathtė pingule nė portėn e boshatisur. E megjithatė, kuqezinjtė janė vitale. Curri vazhdon e ushtron presion nė tė gjithė krahun e djathtė, ndėrsa Haxhi shikon mė shumė pėrpara. Bariēi bėn lėvizjen e fundit. Del Altin Lala e futet Devi Mukaj. Pak ēaste mė vonė, nė njė zbritje tė rrezikshme, kuqezinjtė fitojnė njė goditje dėnimi. Ekzekuton fuqishėm nga mbi 20 metra Hasi e topi prehet nė rrjetė. 2-2 dhe ky rezultat nuk ndryshon deri nė fund, edhe pse vuajtėm disi sėmundjen e zakonshme tė ēasteve tė fundit.
Kuqezinjtė reaguan dy herė dhe arritėn njė barazim nė njė transfertė delikate. Por tė gjithė jemi tė bindur se duhej tė kishim marrė mė shumė. Kombėtarja gaboi nė episode tė veēanta dhe gabimet ishin shumė foshnjarake, por gjithsesi ajo qė ngroh ėshtė fakti se ditėm tė reagojmė dhe se nė ēdo rast, ofensiva kuqezi ishte shumė e rrezikshme dhe e vuri nė alarm kundėrshtarin.
Po kėshtu, nė alarm e vuri edhe mbrojtja Oto Bariēin e gjithė tifozėt kuqezinj. Kroati duhet ta ketė kuptuar se ky repart kėrkon i pari revolucion. Gabimet elementare pėr mosrreshtim korrekt, apo mosdisiplinim taktik nuk duhet tė gjejnė vend nė njė skuadėr pėrfaqėsuese. Gjithēka pėr t'u ndrequr kur duhen edhe katėr ditė nga sfida e "Qemal Stafės", ku Shqipėria do tė presė Rumaninė, qė dje barazoi nė fushėn e saj me Bullgarinė po me shifrat 2-2. E rėndėsishme ėshtė njė morėm njė barazim jashtė fushe, qė e nisėm mirė kėtė edicion eliminatoresh dhe se me Rumaninė do tė ndeshemi nė tė njėjtat pozita, tė paktėn pėr sa i pėrket renditjes sė pėrgjithshme. Megjithatė, askush tė mos ekzaltohet mė tepėr nga ē'duhet se barazimi me Bjellorusinė vėrtet qė na gėzoi, por la shije tė hidhur te tifozėt pėr mėnyrėn sesi u arrit, ku me pak kujdes do tė mund tė kishim fituar njė takim tė rėndėsishėm. Gjithsesi, njė barazim ėshtė mė mirė se njė humbje, sidomos kur ke qenė gjatė gjithė ndeshjes nė disavantazh. Tashmė nuk ka kohė pėr pishmanllėqe, Rumania po troket nė derė dhe gjithė vėmendja duhet fokusuar aty pėr tė riparuar sa mė shpejt gabimet e Minskut.
Jeton SELIMI

"Skaneri" i kuqezinjve
Ilion Lika
E pėrgjithshmja ishte pozitive pėr portierin e Dinamos, edhe pse ai mban pjesėn mė tė madhe tė fajit nė golin e parė tė pėsuar. Ishte njė goditje e fortė psikologjike, pasi ishin sekondat e para tė lojės, por Lika e mori veten mė pas, duke qenė nė disa raste edhe shpėtimtari i portės tonė.

Besnik Hasi
Autori i golit tė dytė, qė i dha pikėn Shqipėrisė, vazhdon t'i shėrbejė skuadrės sonė kombėtare me eksperiencėn e tij, edhe pse fizikisht nuk ėshtė nė lartėsinė e duhur. U mundua ta orientonte mbrojtjen kuqezi, qė gjatė pjesės sė parė ishte shumė e ēorientuar. Pjesa e dytė ishte mė e mirė pėr tė.

Adrian Aliaj
Thuajse gjatė gjithė pjesės sė parė bjellorusėt kanė sulmuar nga krahu i djathtė i tyre dhe Aliaj nuk ka mundur t'u bėjė ballė. Nuk ėshtė nė formėn e tij optimale, sepse jo mė kot trajneri Bariē e zėvendėsoi nė pjesėn e dytė. Mbase mosaktivizimi me ndonjė skuadėr deri para pak ditėsh, ka ndikuar nė formėn e tij sportive.

Elvin Beqiri
Mbrojtėsi shkodran mbetet njė nga lojtarėt mė konstantė nė lojėn e tij. Nuk ėshtė ndier shumė nė kėtė ndeshje, pasi kundėrshtari ka provuar ta gjejė golin me depėrtimet nga krahėt. Jo shumė i vėmendshėm nė pjesėn e parė, por nė pjesėn e dytė, si tė gjithė lojtarėt e tjerė, edhe Beqiri ėshtė pėrmirėsuar.

Armend Dallku
Trajneri Bariē e kishte vendosur nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, por shpesh Dallku e braktiste kėtė pozicion, duke u spostuar nė qendėr dhe duke e lėnė tė lirė kundėrshtarin. Nė tė dy golat e pėsuar, bjellorusėt e gjendėn tė pamarkuar nė tė majtė tė zonės dhe nuk e patėn tė vėshtirė tė shėnonin.

Lorik Cana
Ishte lojtari qė kreu njė volum mjaft tė madh loje, duke ndihmuar shumė nė fazėn mbrojtėse dhe atė sulmuese. Nė tė shumtėn e rasteve Cana arriti ta bllokonte Hlebin, lojtarin mė tė rrezikshėm tė Bjellorusisė. Mbetet njė nga shtyllat kryesore tė skuadrės sonė.

Altin Lala
Kapiteni i Hanoverit ka zhvilluar njė pjesė tė parė mjaft tė mirė, pasi ka qenė ngacmues edhe nė portėn kundėrshtare. Ka fituar njė 11-metėrsh, qė i solli barazimin kombėtares sonė. Me grintėn e tij mbetet njė titullar i padiskutueshėm, edhe pse nė skuadrėn e tij nė Gjermani nuk ėshtė aktivizuar si i tillė.

Altin Haxhi
Nė ndeshje si ajo e djeshmja me Bjellorusinė, eksperienca mund tė jetė vendimtare. Kjo u duk qartė nė lojėn e Altin Haxhit, i cili ishte i kudondodhur. Pėrveēse ėshtė munduar tė mbrojė, ai ka bėrė maksimumin edhe fazėn sulmuese, falė teknikės, qė e ndihmoi tė fitonte edhe disa faulla.

Ervin Skela
Roli i tij nė kombėtaren kuqezi ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit, pasi Skela ėshtė furnizuesi kryesor i sulmit. Ka meritė nė ekzekutimin e saktė tė 11-metėrshit, por ka gabuar shpesh nė krosimet e tij. Lodhja fizike bėri qė trajneri Bariē ta zėvendėsonte nė pjesėn e dytė.

Erion Bogdani
Natyrisht qė prej tij prisnim me shumė nga tė gjithė, por Bogdani nuk ka qenė nė ditėn e tij mė tė mirė. Gjatė gjithė kohės ka qenė nėn mbulimin e rreptė tė mbrojtėsve bjellorusė, kėshtu qė nuk e ka kėrcėnuar asnjėherė rrezikshėm portėn kundėrshtare. Shpesh pati probleme edhe nė koordinim.

Igli Tare
Mė i miri pėr skuadrėn tonė, ndoshta dhe lojtari mė i mirė i ndeshjes. Kapiteni kuqezi ka qenė tepėr i saktė nė lojėn e tij, duke e tėrhequr skuadrėn tonė nė sulm, ndėrkohė qė i ka munguar vetėm goli. Ka meritė nė pasimin e saktė pėr Lalėn nė rastin e
11-mershit.

Debatik Curri
I aktivizuar nė pjesėn e dytė nė tė majtė tė mbrojtjes, qė nuk ėshtė pozicioni i tij, u duk sikur i dha njė tjetėr pamje lojės sė skuadrės tonė. Ndoshta nė ndeshjet e ardhshme e meriton tė jetė titullar, pasi gėzon njė gjendje tė mirė fizike.

Edmond Kapllani
Sulmuesi i Karlsruhes u aktivizua pėr disa minuta nė pjesėn e dytė, megjithatė, nuk u shfaq dot kėrcėnues pėr portėn bjelloruse.

Devi Muka
Pėr aq minuta sa luajti nuk mund tė jepet njė vlerėsim i saktė, por ai mund tė jetė njė alternativė nė ndeshjet e ardhshme.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!