E filluam mbrapsht. Nė fakt, mė bukur do tė ishte tė parapėrgatiteshe pėr darkėn duke thithur ajrin dhe duke shijuar atmosferėn e qytetit. Tė endesh nėpėr Korēė ėshtė njė udhėtim i vogėl nė histori: rrugica tė ngushta prej guri, shtėpitė e vjetra karakteristike (nėse ke mundėsi tė hysh nė njėrėn prej tyre), tė vizitosh katėr muzetė: Muzeumin e Arsimit Kombėtar, Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun Bratko (i vetmi nė Ballkan pėr kulturėn e Lindjes).
Pėr ēdo drejtim duhet ti referohesh qendrės (ku ndodhet edhe Katedralja e Madhe); ne morėm rrugėn pėr nga lagjja e vjetėr e Mitropolisė.
Shtėpia 110-vjeēare
Nė fakt, Korēa duhet tė ketė mė shumė se njė muze. Mahnitesh kur hyn brenda nė shtėpitė e vjetra, si ajo e Valentinės dhe Dhaskė Xhumelikut. E gjetėm Valentinėn duke gatuar, por ajo u shqetėsua vetėm se i kishte ende flokėt me karfica dhe vajti menjėherė ti rregullonte. Dhaska na ngjiti sipėr nė katin e dytė tė shtėpisė: dhoma e ndenjjes ishte e madhe dhe e lartė, dyert ishin tė dekoruara me mozaik xhamash me ngjyra, ndėrsa muret tė punuara dhe pikturuara me dorė. Kur erdhi Valentina (Pupi e thėrriste i shoqi), ata na treguan diēka nga 45 vitet e bashkėjetesės, pėr familjarėt e tyre qė kishin ndėrtuar atė shtėpi, sendet antike tė ardhura nga Kajro apo Izmiri para 100 vjetėsh. Duke parė fotografitė e vjetra dhe dy pleqtė ulur afėr njėri-tjetrit, na u duk se kishin kaluar njė jetė tė bukur, tė pasur me histori, nga ato qė tė zbusin zemrėn dhe tė bėjnė tė ėmbėl si vera e kuqe.
Pazari i vjetėr
Ėshtė njėlloj sikur tė kėrkosh sende tė ēmuara nė njė pirg mbeturinash. Pazari, i zhytur nė baltė, nė fillim tė ndjell dėshirėn pėr tu larguar, por diēka fshinte ajo baltė, si dikur rėra piramidat.
Nė u gjendėm atje nga pasditja, nė tė perėnduar tė diellit: kur tregtarėt kishin ikur, duke lėnė tezgat dhe rrugicat bosh.
Hani i Elbasanit
Diku nė pazarin e vjetėr ndodhet njė nga hotelet mė tė vjetra nė historinė e hotelerisė shqiptare; nė fakt, ai kishte mė shumė hijen e njė hani tė vjetėr. Arkitektura tejet e veēantė: pasi kaloje derėn e madhe prej druri e gjeje veten nė njė oborr, i cili nė fakt ishte edhe qendra e Hanit. Dritaret e ndėrtesės nė formėn e katrorit binin mbi oborr, nė mes tė tė cilit ndodhet njė pus. Menjėherė nė tė majtė tė derės sė madhe ishin shkallėt nė formė turjele, qė tė ngjisnin nė katin e dytė tė hanit; shkallėt ishin prej guri dhe njė nga ustallarėt qė ndodhej nė klubin e Hanit, tregonte edhe vetė ēudi se si qėndronin ato shkallė guri tė vendosura pa mbajtėse poshtė.
Dy kthesa mė poshtė ndodhej ish-qendra tregtare. E ndėrtuar diku mes viteve 30, ėshtė njė ndėrtesat mė tė bukura nė Korēė: dykatėshe, fasada e punuar nė gur dhe merr formėn e njė harku. Ishte ndėrtuar nga njė prej tregtarėve mė tė pasur tė Korēės; Rako ia thoshin emrin...
Ku tė zini vend dhe tė hani
Nė qendėr tė Korēės ndodhen hotelet Grand dhe Behar Koēibelli (3 yje). Pozicioni i tyre i bėn njė vend tė preferueshėm pėr turistėt (sidomos ata pa makinė). Ēmimet e dhomave variojnė nga 2500-3000; mėngjesi zakonisht pėrfshihet nė ēmimin e dhomės, ndėrsa pėr kafen e parė nuk do tu kėshillonim barin e hoteleve nė fjalė pasi ēmimet e kripura nuk e justifikojnė cilėsinė.
Po afėr qendrės ndodhet hotel Regency, njihet nga vendėsit si Hoteli i amerikanėve. Zakonisht klientėt e tij janė tė huaj, lidhur kjo edhe me ēmimet relativisht tė shtrenjta.
Por nėse doni tė shihni gjithė qytetin, duhet tė zini vend nė hotelin Kristal (dikur kampi i punėtoreve), i cili ndodhet mbi kodra. Mė e sigurt do tė ishte tė lėviznit me automjet deri atje (20 minuta nga qendra); dhomat janė tė mira, por restoranti lė shumė pėr tė dėshiruar. Ndėrkohė qė njė sėrė hotelesh dhe motelesh tė vogla janė tė shpėrndara nėpėr gjithė Korēėn, si: hotel George, Konti, Stefania.
Restorantet
Ėshtė pak e vėshtirė tė gjesh kuzhinė tė mirė nėpėr restorantet e Korēės (edhe pse nėpėr qytet gjen restorante dhe fast-food-e pa fund. Mė cilėsoret mund ti njohėsh qė nga pamja e lokalit (vende qė ngjallin besim) shumica janė tė vendosura rreth qendrės ose afėr Parkut. Mė i pėrmenduri ndėr to ėshtė Dolce Vita, pozicionuar afėr kinemasė Milenium.
Retro
40 vjet nė celuloid
Na u desh tė endeshim nė rrugicat e kalldrėmta pėr tė gjetur shtėpinė e fotografit tė famshėm tė Korēės. Shoqėruesja ime e njohu shtėpinė nga pllakat e gurta tė vendosura nė pragun e portės
Ėshtė njė shtėpi tipike korēare nė lagjen e Mitropolisė: kur hymė brenda, minutat ngecėn dhe ne pamė Korēėn e vjetėr, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė, me historinė dhe elegancėn e saj.
I biri i Kristaq Sotirit (tashmė edhe ai i thyer nė moshė) u gjet i papėrgatitur nga vizita jonė, mezi arrit ta pushojė qenin e lidhur nga tė lehurat dhe na ftoi brenda te dhoma e sobės.
Nuk ka shtėpi nė Korēė qė tė mos ketė njė fotografi nga babai, - e filloi historinė Gjergj Sotiri.
Pothuaj pėr dyzet vjet ka funksionuar nė Korēė studio Sotiri dhe nė arkivėn e saj ėshtė fiksuar gjithė historia e qytetit, me personazhet e ēuditshme, vendet qė ende janė tė njėjta edhe sot dhe gjithēka e huaj qė ka kaluar rastėsisht nė rrugėt e tij.
Njė koleksion prej 15 mijė fotografish, shumica tė punuara nė studion e parė fotografike tė Korēės; jeta nė fakt dukej shumė e bukur po ta shihje pėrmes makinės fotografike tė Kristaq Sotirit: fytyrat ruajnė pėrgjithėsisht atė hijen melankolike tė kohės (vitet 30); fotografitė e ciganėve (pėr tė cilat Sotirit i duhet tu paguante para personazheve tė tij) dhe fotot e peizazheve rreth qytetit. Njė nga mė tė famshmet ėshtė fotografia sy, panoramike e gjithė qytetit. Shkrepjet janė bėrė nga kodrat, prej ku qyteti duket si nė pėllėmbė tė dorės...
1 napolon fotografia
Thonė se vajzave qė kėrkonin tė martoheshin me shkesi, fotografitė ua bėnte Kristaqi, por (tregohen histori) se shpeshherė ndodhte qė dhėndri zhgėnjehej nga pamja e vėrtetė e vajzės
Mjeshtri punonte vetėm me dritėn e diellit, ndaj nė studion e tij duhet tė shkoje nė orare tė caktuara 14.00-17.00; aty mund tė kaloje mė shumė se njė orė duke ndjekur udhėzimet e tij, bėnte shumė shkrepje derisa ti mbushej mendja se kishte arritur diēka tė bukur. Gjithė javėn priste klientėt e tij, ndėrsa tė premten i retushonte fotot dhe tė shtunėn i shpėrndante. Gjithė kjo kushtonte njė napolon floriri
Historia
17 vjeē Kristaq Sotiri, si shumė korēarė tė tjerė, iku nė Amerikė. Fillimisht nė Nju-Jork punoi si punėtor nė njė studio fotografike, derisa mėsoi zanatin. Kishte dėgjuar pėr njė fotograf tė famshėm qė jetonte nė Los Anxheles, George Steckel, ndaj niset. Pėr tetė vjet jetoi nė Los Anxheles, duke punuar pėr Steckel-in derisa fitoi pėrvojėn dhe paratė pėr tė hapur njė studio tė vetėn nė Nju-Jork. Por fatkeqėsitė familjare e kthejnė nė Shqipėri (1923) dhe po atė vit ai hap studion fotografike Sotiri nė qytetin e Korēės, duke u bėrė edhe ai rrėfyes i njė copėze tė historisė sė kėtij qyteti.
____________
Lot Dielli
















