Pedagogu i Infermierisė kėrkoi mė shumė se paratė. U kap nė hotel me studenten jetime
Thellohet skandali i arrestimit tė pedagogut tė lėndės sė fiziologjisė nė Fakultetin e Infermierisė tė Universitetit tė Korēės. Rėnia e tij nė pranga nuk ka tė bėjė thjesht me shfrytėzimin e detyrės pėr tė pėrfituar ryshfet nė sezon provimesh, por me abuzimin si pedagog pėr tė "mėkatuar" me njė studente tė vitit tė dytė.
Robert Rado, 40 vjeē, pedagog i lėndės sė fiziologjisė nė Fakultetin e Infermierisė nė Korēė, sipas tė dhėnave tė policisė do tė pėrballet mė akuza mė tė rėnda se ajo pėr shpėrdorim detyre nė kėrkim tė ryshfetit nga njė studente. Ndaj tij, sipas pohimeve tė dala zyrtarisht nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Korēė, rėndon edhe akuza e kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me shpėrdorim tė detyrės. Njė ditė pas arrestimit tė pedagogut, policia ka bėrė tė ditur edhe tė dhėna tė tjera mbi shkakun e arrestimit tė tij.
Nuk ka qenė thjesht tendenca e pedagogut pėr tė siguruar njė ryshfet prej afro 100 eurosh nga studentja e vitit tė dytė qė identifikohet pjesėrisht me inicialet J.S., por edhe presioni qė ai tė kryente marrėdhėnie seksuale me tė. Burime qė i referohen grupit hetimor tė ngritur pėr ngjarjen thanė se studentja e vitit tė dytė nė Fakultetin e Infermierisė tė Universitetit tė Korēės, ka pasur vazhdimisht presione pėr ti dhėnė pedagogut diēka mė shumė se paratė, pėr tė marrė njė notė kaluese. Studentja qė nuk ka pasur mbėshtetje nga tė afėrm tė saj, pasi ėshtė jetime, i ka ofruar pedagogut Robert Rado njė shpėrblim nė tė holla pėr tė kaluar nė provimin e fiziologjisė. Por tė tjera kanė qenė pretendimet e mėsimdhėnėsit. Duke i premtuar rezultate pozitive nė tė gjitha provimet deri nė mbarim tė fakultetit, pedagogu Rado, sipas policisė i ka kėrkuar studentes sė tij qė tė kryenin marrėdhėnie seksuale.
E ndodhur nė kėto rrethana, studentja i ėshtė drejtuar policisė sė Korēės duke e vėnė nė dijeni pėr gjithēka i kėrkonte pedagogu 40-vjeēar. Sipas policisė, me miratim tė gjykatės ėshtė vendosur qė me mjete pėrgjimi tė sigurohet prova se pedagogu synonte kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me studenten e tij dhe jo thjesht tė merrte ryshfet pėr provimin e fiziologjisė.
Me aprovimin e kėrkesės pėr pėrgjim nga gjykata, studentja ka pranuar tė shkojė nė takim me pedagogun e saj nė njė hotel tė qytetit tė Korēės. Rreth orės 15:00 tė ditės sė mėrkurė, policia ka ndėrhyrė nė ambientet e hotelit ku pedagogu ka tentuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale me studenten e tij, duke e arrestuar nė flagrancė.
Robert Rado ėshtė arrestuar jo vetėm pėr shpėrdorim detyre duke qenė nė njė funksion publik, por edhe pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me studenten J.S, e cila e kishte denoncuar mė parė nė polici duke i ngritur edhe grackėn e pėrgjimit gjatė takimit tė tyre nė hotel.
Ky ėshtė rasti i dytė kur njė pedagog pėrfundon nė pranga pėr abuzim seksual me studentet. Njė vit mė parė, kamerat e emisionit "Fiks Fare" nė "Top Channel" faktuan abuzimin e njė pedagogu tė Turqishtes nė Tiranė.
Rasti
Ryshfeti, pranga pedagogut tė "Ismail Qemalit"
Policia e Vlorės njoftoi tė mėrkurėn se kishte arrestuar njė pedagog tė universitetit "Ismail Qemali". Enertin Dheskali, pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė u arrestua nė qytetin e Fierit, ndėrsa ishte duke marrė njė sasi parash nga njė studente e tij, nė kėmbim tė njė note kaluese nė provim. Ndaj Dhaskalit kishte nisur hetimi pas njė denoncimi tė bėrė studentja. Prokuroria e Vlorės kishte nxjerrė njė urdhėr-arresti pas grumbullimit tė provave dhe policia me bashkėpunimin e studentes bėri arrestimin nė flagrancė, nė njė lokal nė qytetin e Fierit. Enertil Dhaskali, 32 vjeē, lindur nė Fier dhe banues nė Tiranė ndodhet tashmė nė dhomat e paraburgimit tė Komisariatit tė Vlorės, nė pritje tė gjykimit pėr veprat penale tė shpėrdorimit tė detyrės dhe korrupsionit pasiv.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












