Nė vitin 1931 pėr Antoniun thuhet: Antoniu ėshtė personazhi mė simpatik i filmit Ēokoi. Ēdo lavdėrim qė tė sillja pėr tė parin yll mashkull te ne, do tė ishte mė poshtė nga ato qė do tė duhej tė bėja. Po nė kėtė film pėr Antoniun jepet dhe vlerėsim maksimal pėr vokalin e tij: e pashė z. Antoniu duke luajtur. Nė njė tė ardhme sa mė tė afėrt padyshim do ta shohim artistin e ri e tė bukur ndėrmjet yjeve tė botės E dėgjova duke kėnduar. Njė zė qė tė turbullon, njė zė nė krahėt e tė cilit fluturon nė botėn e ėndrrave . Antoniu ėshtė njė talent i madh, me njė fizik tė prakrahasueshėm, njė simbiozė e pėrkryer e asaj qė i kėrkohet njė aktori tė kinemasė. Ėshtė njė nder edhe pėr vendin qė i takon. Por Antoniu ishte edhe mjaft i guximshėm. Ja njė fakt tepėr interesant i jetės sė tij, shkruar nė revistėn Cinema, nė vitin 1930: Nė Kazanė munda tė marr vesh se sa e madhe ėshtė dashuria pėr filmin dhe me ēfarė fanatizmi punojnė interpretėt. Z. Antoniu nuk nguroi tė vėrė jetėn nė rrezik pėr daljen mirė tė njė skene. Ai ishte ngjitur mbi disa shkėmbinj tė lartė mbi Danub, rreth 100 metra tė lartė. Poshtė rridhte me rrėmbim uji i thellė. Njė varkėz e vogėl tundej mbi valė. Ai u hodh poshtė pa ngurruar. Tė gjithė qė ishin atje, ngrinė. Ai doli mbi varkėzėn e vogėl e kėndoi romancėn e Tė huajit
Teksa fama e artitistit rritej, po kėshtu rritej edhe krenaria e shqiptarėve kudo qė ndodheshin pėr bashkėkombėsin, i cili po bėhej edhe njė yll i skenės jo vetėm nė Rumani, por edhe jashtė saj. Kryetari i shoqėrisė kulturore artistike, Gjergj Bubani, shprehej: bota na ka konsideruar ne shqiptarėt si burra tė besės, trima dhe luftėtarė tė famshėm. Provat qė ua jep shekulli i fundit dėshmojnė qartazi se kombi shqiptar nuk nxjerr vetėm gjeneratė vezirėsh e mbretėrish tė dėgjuar, por edhe burra arti me famė tė pėrbotshme. Le tė kujtojmė durrsakun Aleksandėr Moisiu dhe boboshticarin Viktor Eftimiu. Tash njė tjetėr shqiptar korēar, Kristaq Antoniu Ne tek Antoniu nuk shohim veēse njė shfaqje tė re tė gjeniut shqiptar. Pėrpara pra, i dashur mik! Me talentin e me zėrin qė ke tė pret njė e ardhme e shkėlqyer, njė famė e pėrbotshme. Djelmuria shqiptare dėshiron tė tė shohė lart e mė lart, e ta kujtojė me mburrje emrin tėnd. Mbas disa vitesh me aktivitet tė vazhdueshėm nė kinematografi, Antoniu kreu njė kurs specializimi nė qendrėn eksperimentale tė kinemasė nė Romė. Nė vitin 1939 ai luajti role nė dy filma, tė cilat fatkqėsisht nuk i pėrfundoi.
Talentin si kėngėtar Antoniu e tregoi qė nė vitin 1930, nė fillim nė mjedise familjare e shoqėrore. Mori pjesė nė festivalin e shoqėrisė studentore nė Bukuresht, ku pati shumė sukses. Nė vitin 1932, M. Pogaēe shkruan: .. Artisti ynė i vyer K. Antoniu kėndoi kėngė tė thurur prej Asdrenit. Ai i bėri popullit njė pėrshtypje shumė tė pėlqyer dhe u prit me ato mė tė nxehtat duatrokitje .
E nė kėtė vit, pra mė 1932, pėr herė tė parė Antoniu shkel tokėn mėmė, i ftuar nė njė koncert nė Tiranė. Suksesi qė i madh: admirim e duartrokitje tė nxehta nga publiku artdashės. Mė pas organizoi njė turne nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė me njė program tė pasur me kėngė, romanca e arie operash tė dėgjuara, bashkė me pianisten e mirėnjohur Lola Aleksi. Mė vonė ai interpretoi nė teatrin Alhambra, nė Bukuresht. Edhe kėtu shpėrtheu fuqishėm talenti i tij. ēmund tė themi pėrveēse -bravo Antoiniu!, vlerėsonte T. Popesku. Nė kėtė teatėr Antoniu realizoi disa koncerte nė vende tė ndryshėm tė Evropės.
Nė vitin 1942, pas pėrfundimit tė njė kursi pėr specializim nė qendrėn eksperimentale tė kėngės sė dancit nė Firence, regjistroi nė Itali me pianistin P. Dungu, 15 kėngė shqiptare, tė cilat patėn mjaft sukses. Sukses tė veēantė nė kėtė kohė Antoniu arriti nė rolin e Turidut te Kavaleria Rustikana, shfaqur nė teatrin Garibaldi tė Firences. Shtypi italian vlerėsoi kėshtu artistin shqiptar: Tenori K. Antoniu, i pari tenor shqiptar qė kėndon nė Itali, ka realizuar njė Turidu gjithė shpirt, i shoqėruar nga arti i tij skenik me njė zė me timbėr tė jashtėzakonshėm.
Nė vitin 1942 Kristaqi vendoset pėrfundimisht nė Shqipėri. Kėtė vit martohet me piktoren shqiptare nga Korēa Androniqi Zengo. Pas ēlirimit tė Shqipėrisė dha disa koncerte nė shumė qytete, por i suksesshėm qe ai nė vitin 1945, qė dha nė Shkup. Nė 1946 dha koncerte nė Jugosllavi e Bullgari. Por rėndėsi tė veēantė nė vitet e para pas ēlirimit Kristaqi i kushtoi dhėnies sė koncerteve atje ku punohej e ndėrtohej si nė hekurudha, kantiere ndėrtimi. Ai nuk e kurseu veten nė asnjė rast pėr tė kėnaqur e argėtuar me zėrin e tij magjepės njerėzit e thjeshtė, tė cilėt i vlerėsonte. Pėr Kristaq Antoniun nuk ekzistonte diferencimi nė sjelljen mes njerėzve tė cilėsdo kategori qė ishin.
Por ngrakesa e madhe bėri qė vokali i tij tė lodhet. Nė vitin 1953 plagoset aksidentalisht, kėshtu qė pėr disa vite u detyrua tė lėrė skenėn. Rifilloi punė nė vitin 1956, si bariton. Kėtė vit luajti rolin e Zhermanit nė operėn Traviata tė Verdit, ndėrsa nė 1957-ėn luajti rolin e kapuletit nė operėn Romeo e Zhuljeta .
Mė pas Antoniu aktivizohet edhe ri regjisor e pedagog zėri nė vėnien nė skenė tė operės sė parė shqiptare Mrika e P. Jakovės. Premiera u dha me shumė sukses. Vlerėsimi i artdashėsve dhe i shtypit qe i madh. Megjithė sėmundjen e moshėn, ai nuk u nda nga skena pėr shumė vite. Por nė dhjetor 70 pati njė goditje tė fortė cerebrale, e cila frenoi shpirtin dhe vitalitetin e artistit tonė tė madh. Jetoi disa vite i sėmurė. Vdiq nė Tiranė mė 1979. Puna e tij nė 14 role dhe shumė tė tjera nė opera ėshtė vlerėsuar me urdhra e medalje. Nė vitin 1975 iu dha titulli Artist i popullit
____________
Lot Dielli












