Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Kur Trupi Flet Nė Gjuhė Tė Huaj 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kur Trupi Flet Nė Gjuhė Tė Huaj 
 
Gjithēka mbi moshėn mė delikate, kur dėshira pėr tė njė tatuazh apo pirsing pėrbėn ėndrrėn e fshehur. Metamorfoza e trupit dhe braktisja njė herė e pėrgjithmonė e riteve tė fėmijėrisė. Me pak fjalė, ēfarė ėshtė adoleshenca?

Testet na thonė se adoleshenca ėshtė periudha e kalimit nga fėmijėria nė moshėn e rritur, fazė e cila konsiderohet si mė aktive, e trazuar dhe kritike. Njeriu nė moshėn e adoleshencės pėrjeton dy konflikte tė mėdha. E para, konfliktin midis pjesės fėminore dhe asaj sė rritur dhe e dyta, konfliktin midis tij, prindėrve dhe shoqėrisė. Nė pėrpjekjen pėr tė formuar identitetin e tij, adoleshenti ėshtė i prirur tė thyejė rregullat (qofshin kėto tė vendosura nga prindėrit apo institucionet) dhe tė kėrkojė nė grupin e tė barabartėve dimensionin e tij.

Integrohet nė njė grup, vishet thuajse njėsoj me moshatarėt e tij, dekorohet me tatuazhe ose pirsing dhe rryma muzikore e cila e tėrheq dhe nė shumicėn e rasteve ėshtė alternative.

Ndryshimet fizike dhe ndryshime tė brendshme

Trupi, duke ndryshuar, sjell tek ēdo adoleshent ndryshime tė brendshme pėrshtatėse. Ky proces mund tė rezultojė jo gjithmonė i thjeshtė, madje herė herė edhe mund tė refuzohet. Kjo karakteristikė (refuzimi) pasqyrohet mė sė miri nė disa sjellje tipike tė njohura si: zhvlerėsim i vetes, agresivitet, indiferencė. E thėnė ndryshe, hierarkia e vlerave pėson njė “tronditje” jo tė lehtė, ndėrkohė qė shkalla e rėndėsisė pėr elementė tė caktuar mund tė ndryshojė nė mėnyrė tė dukshme.

Si kalohet kjo fazė

Por kush ndihmon nė tė jetuarit nė mėnyrė tė shėndetshme tė kėsaj periudhe kaq tė rėndėsishme tė jetės? Ēėshtje fondamentale kjo pėr fėmijėt dhe prindėrit. Djali dhe vajza, qė dalėngadalė po shkėputen nga fėmijėria, shpesh shfaqin dėshirėn pėr tė qenė tė ndryshėm nga prindėrit e tyre (dėshirė mbi tė cilėn ndryshojnė mendim shpesh). Ndonjė herė me bindje mendojnė qė do tė kishte qenė mė mirė tė rrinin fėmijė, ndėrsa nė momente tė caktura refuzojnė tė tė dėgjojnė, pasi tashmė ata janė “rritur”. Qėndrime diametralisht tė kundėrta, tė cilat shoqėrohen edhe me njė disekulibėr tė dukshėm.

Kjo rrugė ėshtė e lodhshme, ndonjėherė shumė e dhimbshme, plot tension dhe konflikte. Nė mėnyrė konfliktuale djali dhe vajza pėrjetojnė impulse dhe ndjenja pavarėsie nga njė anė, dhe varėsie nga ana tjetėr, sė bashku me sjellje kontradiktore, qė gradualisht i ēojnė drejt shkėputjes nga prindėrit.

Nėn presionin hormonal dhe transformimit trupor tė pubertetit, djali dhe vajza revolucionohen dhe e vėnė nė pikėpyetje botėn e tyre. Ish-fėmija ndjehet i detyruar tė rivendosė nė mėnyrė tė shpejtė ekuilibra tė rinj. Duhet tė adoptohet tek njė trup i ri, i mbėrthyer nga instiktet dhe dėshirat. Po si mund tė ndjehesh mirė nė njė trup qė transformohet dhe ndryshon kaq shpejt? Kėto transformime fizike nėnkuptojnė njė revolucion tė vėrtetė nė perceptimin dhe njohjen e vetvetes.

Ardhja e adoleshencės prish harmoninė delikate qė fėmija kishte arritur gjatė fėmijėrisė dhe nga e cila i buronte edhe identiteti i “deritanishėm”; vajza dhe djali gjenden nė kėtė mėnyrė midis dy ndjenjave tė kundėrta: nostalgjia pėr trupin fėminor dhe shtysa biologjike drejt ndryshimit, e lidhur kjo me dėshirėn pėr liri dhe pėr tė qenė i pavarur. Humbja e trupit prej fėmije provokon tek adoleshenti krijimin e njė pengese, e cila duhet kapėrcyer nė mėnyrė qė tė arrihet njė ekuilibėr i ri. Ky ėshtė njė moment shumė i vėshtirė pėr fėmijėt dhe prindėrit, pasi transformimet psikologjike janė mė tė ngadalta se ato fizike. Tė rinjtė adoleshentė ndjehen tė shqetėsuar, duke mos u pėrshtatur dot me veten e tyre dhe me tė tjerėt, duke e pėrjetuar si rrjedhojė trupin e tyre si tė huaj.

Pėr ta kapėrcyer kėtė moment ėshtė e nevojshme qė adoleshenti tė hyjė nė konfidencialitet me trupin e tij, tė hyjė nė kontakt duke luftuar me ndjenjėn e frikės dhe turpit. Shqetėsimet mė tė zakonshme tė adoleshentėve kanė tė bėjnė me njė preokupim tė madh pėr imazhin e tyre, p.sh. pėr gjatėsinė, kilet mangut ose tė tepėrta; fiksimi pėr njė pjesė tė caktuar tė trupit, p.sh. pėr kėmbėt, fytyrėn, aknet; njė druajtje e ekzagjeruar pėr pjesėt seksuale tė trupit si gjoksi, organet gjenitale dhe pėr ndryshimin e tingullit tė zėrit (tek djemtė).

Si e njoh? Si e afroj? Si e shoh?

Nė pėrpjekjen pėr tė afirmuar personalitetin vetjak, adoleshenti manifeston njė sjellje tė pėrgjithshme refuzuese ndaj prindėrve dhe rregullave. Roli i familjes (prindėrve) nė kėtė “betejė” hormonesh, ėshtė i njė rėndėsie themelore. Instalimi i njė marrėdhėnieje tė vazhdueshme komunikimi do tė ishte thuajse perfekt. Do tė ndihmonte ēdo prind tė “zgjidhte” nė mėnyrė tė saktė “ekuacionet” me tė panjohura tė tipit: me kė shoqėrohet? Si vishet?Ka tatuazh? Ka pirsing? Pi duhan? Ēfarė dėshirash ka?...

“Etiketim” identifikues: tatuazhi dhe pirsing

Vizatimi nė pėrmasa tė ekzagjeruara me tatuazhe dhe vendosja e pirsing-ut nė skutat (ose jo) mė tė pa imagjinueshme tė trupit, mund tė konsiderohet mirėfilli dhunim i kėtij tė fundit.

Proēesi i tatuimit apo i vendosjes sė pirsing-ut mund tė asociohen fare mirė me ritualet e zanafillės. Megjithatė “autorėt” dhe “mbartėsit” e tyre mendojnė ndryshe. Disa prej tyre e shohin si njė formė pavarėsise shenjimin e trupit me gjilpėrė apo objekt tjetėr tė metaltė, ndėrsa ata qė “abuzojnė” mė pak e konsiderojnė njė mėnyrė “dekorimi” tė trupit.

Rritje apo rrezik?

Imazhi i ri i adoleshentit, nė kundėrshtim me shoqėrinė dhe prindėrit krijohet thuajse gjithmonė nė grup.

Grupi (shoqėria) konsiderohet nga adoleshenti si e vetmja “faltore” qė mund tė mirėpresė, kuptojė e japė pėrgjigje gjendjeve emocionale tė papėrshtatshme. Nė grup secili ka mundėsinė tė komunikojė nė mėnyrė spontane, asnjė nuk tradhton dhe ashtu tė bashkuar mund tė reagojnė mė “mirė” ndaj mjedisit tė jashtėm qė tani “shfaqet” ndryshe.

Ēdo “anėtar” mund tė shprehet lirshėm, pasi e di qė fjala e tij dėgjohet dhe respektohet, kjo sepse ēdo anėtar i grupit ndan tė njėjtat interesa. Ky “bashkim tė barabartish” zhvillon njė tip gjuhe tė pėrbashkėt, nė tė cilėn pėrzihen emocione, ndjenja, mendime dhe pasiguri.

Grupi nė adoleshencė ndėrton nė mėnyrė natyrale njė eksperiencė thelbėsore pėr krijimin e identitetit.

Aleanca qė vendoset midis anėtarėve tė grupit ka njė funksion emancipues, mbėshtet pavarėsinė nga prindėrit dhe nga fėmijėria, dhe lejon njėkohėsisht eksperimentimin e marrėdhėnieve tė varėsisė qė ndihmon fazėn e rritjes. Grupi kėrkon qė ta duan dhe ta mbėshtesin dhe nė kėmbim jep dashuri dhe mbėshtetje nė njė marrėdhėnie reciprociteti qė jep kurajo. Vėshtrimi i bashkėmoshatarėve, aprovimi i tyre, tė identifikuarit nė sy tė mė tė rriturve, merr njė funksion me rėndėsi madhore nė procesin e rritjes, tė ripėrkufizimit tė vetes dhe tė ndėrtimit tė rolit.

Nė pėrgjithėsi dimensioni grupor nė adoleshencė ėshtė njė faktor rritjeje dhe nė disa raste mund tė transformohet nė faktor rreziku pėr zhvillimin individual.

Jo nė pak raste grupėzimi i pakontrolluar nga institucioni (shkolla) dhe familja, pėrbėn precedent pėr krijimin e bandave, tė cilat veprojnė e sillen nė mėnyrė tė paligjshme.

Prandaj, sa mė pranė moshės mė delikate.

Ē’ėshtė adoleshenca?

Adoleshenca ėshtė lufta pėr tė fituar tė drejtėn e tė pasurit sekrete ndaj prindėrve. Adoleshenca ėshtė trupi qė flet njė gjuhė tė huaj.

Jeta
 




____________
I Love 2 B Loved By U
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!