Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Kuriozitete kupa e botes 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kuriozitete kupa e botes 
 
Me teper tituj: Brazili (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)

Me teper finale: 7 Brazili dhe Gjermania (shenim: perfshihet edhe ndeshja e fundit e grupit final te vitit 1950, midis Uruguajit dhe Brazilit, sepse ishte ajo qe percaktoi fituesin. Gjermania ka luajtur ne pese finale si Gjermania Perendimore)

Rezultati me i thelle: Hungar El Salvador 10 1, 1982
Goli me i shpejte: 11 sekonda Hakan Shukur, Turqi Koreja e Jugut, 2002
Ndeshja me me teper gola: Austria Zvicer 7 5, 1954
Golashenuesi me i mire: Gerd Myler (Gjermania Perendimore) 14
Golashenuesi me i mire ne nje Boteror: Zhyst Fonten (France) 13, 1958
Skuadra me me teper gola te shenuar: 191 Brazili
Skuadra me me teper ndeshje: 87 Brazili
Lojtari me me teper ndeshje: 25 Lotar Mateus (Gjermani)
Lojtari me i vjeter: Roxher Milla (Kamerun) 42 vjec e 39 dite (1994)
Golashenuesi me i vjeter: Roxher Milla (Kamerun) 42 vjec e 39 dite (1994)
Lojtari me i ri: Norman Uajtsajd (Irlanda e Veriut) 17 vjec e 41 dite (1982)
Golashenuesi me i ri: Pele (Brazil) 17 vjec e 239 dite, 1958
Me teper gola ne nje ndeshje: 5 Oleg Salenko (Rusi), 1994, kunder Kamerunit

Skuadra me me teper paraqitje: 18 Brazili, kombetarja e vetme qe nuk ka munguar ne asnje prej Boteroreve te zhvilluar

Lojtari me me teper Boteror te luajtur: 5 Antonio Karbahal (Meksike) 1950 1966, Lotar Mateus (Gjermani) 1982 1998
Trajneri me me teper ndeshje: 25 Helmut Shen (Gjermania Perendimore)
Trajneri me me teper Boterore te luajtur: 5 Bora Milutinovic, 1986 2002
Trajneri me me teper skuadra te drejtuara ne Boteror: 5 Bora Milutinovic (Meksike, Kosta Rika, SHBA, Nigeri, Kine)
Portieri me me teper ndeshje pa pesuar gol: 10 Piter Shilton (Angli)
Portieri me me teper minuta pa p-suar gol: 517 Valter Zenga (Itali)
Skuadra me me teper fitore radhazi: 7 Brazili, Italia (shenim: seria e Brazilit ende nuk ka perfunduar)
Skuadra me me teper humbje radhazi: 9 Meksika
Skuadra me serine me te gjate pa humbje: 13 Brazili
Skuadra me serine me te gjate pa fitore: 17 Bullgaria
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kuriozitete kupa e botes 
 
“Njollat e zeza” te Boteroreve  
5 Qershor   Kupa e Botes ka rene shpeshhere “viktime” e skandaleve te fushes, qe e kane shoqeruar gjithe keto vite dhe qe kane konfirmuar shprehjen se “Futbolli eshte i cuditshem”. Italia, Anglia, Argjentina, Franca, Gjermania dhe shume e shume emra te panjohur te Boterorit, ne raste te vecanta kane befasuar me paraqitjet e tyre dhe me ndonje eliminim i papritur. Por, vec skuadrave, edhe gjyqtaret jane fokusuar me gabimet e tyre trashanike.

Angli, 1950

Anglia ndihej aq shume superiore ndaj pjeses tjeter te botes, saqe as nuk deshen t’ia dinin per pjesemarrjen ne Boteror deri ne prezantimin e Brazilit ne vitin 1950. Edhe atehere, ata menduan se kompeticioni do te ishte nje “fllad kalimtar” dhe e trajtuan kundershtarin me shume pak respekt. Atyre “iu ul koka” nga humbja 1 0 ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne Belo Horizonte, dhe me pas humben ndaj Spanjes, duke mos mundur te kualifikoheshin per me tej dhe duke mos dale nga grupi.

Hungari, 1954

“Magjaret” magjik Magyars te Ferenc Pushkashit, Jozef Bozhikut, Sandor Koshisit dhe Nandor Hidegkutit ishin favorite kryesore ne “Zvicer 1954”, pasi hynin pa asnje humbje ne 28 ndeshje dhe me fitoren e medaljes se arte olimpike. Pa dyshim qe ata dukeshin mire, pasi “gozhduan” Korene e Jugut me rezultatin 9 0 dhe Gjermanine Perendimore 8 3, por u tronditen pas “Betejes se Bernit”, cerekfinales kunder Brazilit, kur tre lojtare u nxoren jashte loje dhe pjesa tjeter u vershellye. Ata arriten ne finale, por e hodhen poshte udheheqjen 2 0, per te humbur 3 2 nga Gjermania Perendimore, ne nje nga '_te me te medha te Boterorit.

Itali, 1966

Italia udhetoi drejt Anglise si nje nga favoritet, por deshtoi dhe u ndal ne mes te rruges se triumfit, nga humbja shokuese 1 0 ndaj Korese se Veriut. “Axurreve” iu nevojitej vetem nje pike per te avancuar ne teteshen e fundit, por e moren ndeshjen shume lehte dhe u zune ngushte nga nje gol i Pak Do Ikut. Gjate kthimit ne atdhe, Italia u prit si mos me keq nga populli, qe i goditi lojtaret me fruta.

El Salvador, 1982

Hungaria ishte e para skuader qe mbante dy figura ne ndeshjen per Kupen e Botes, kur iu desh te perballeshin me El Salvadorin, nje rekord i thelle rezultati, 10 1 ne Elshe, Spanje. “Festivali” i golave filloi vetem pas tri minutash loje, kur Tibor Nyilasi cau i pari rrjeten e portes, por nuk zgjati deri ne 26 minutat e fundit, kur u vu ne pozite, pasi Hungaria shenoi gjashte nga golat e saj. Zevendesuesi Lazlo Kis pretendoi qe ne ndeshje nje lojtar kishte shenuar tri here.

Mishel Votro, 1990

Gjyqtari harraq, Vautro, pati vezhgues te cilet kruanin koken nga habia, kur ai dha tete minuta ne periudhen e pare te kohes shtese, pas nje demtimi, gjate gjysmefinales midis Italise dhe Argjentines ne vitin 1990. Francezi me pas pohoi se kishte harruar te shihte oren e tij.

Kolumbi, 1994

Kur Pele deklaroi se Kolumbia mund te fitonte Kupen e Botes ne Shtetet e Bashkuara, njerezit e vune re dhe shpresat arriten ne kupe te qiellit jo vetem ne vend. Kolumbia triumfi ndaj Argjentines me rezultatin 5 0 ne eliminatore dhe, me Karlos Valderramen dhe Faustino Asprilian ne skuadren e tyre, ata dukeshin te fuqishem. Por kur vetekenaqesia u kushtoi atyre ne ndeshjen me Rumanine, iu bene kercenime vdekjeprurese dhe per fa te keq ai qe e pesoi ishte mbrojtesi Andreas Eskobar, pasi shenoi autogolin e tij fatkeq kunder SHBA se.

Brazil, 1998

Si mbajtes te titullit dhe si pretendente per te triumfuar serish, brazilianet prisnin te fitonin nje Kupe tjeter Bote, kur arriten ne finale ne vitin 1998, edhe pse luanin kunder skuadres se vendit organizator, Frances. Por gjithcka shkoi keq ate dite pasi “ylli” i sulmit Ronaldo u terhoq, pasi ishte i semure dhe vetem per 45 minuta para fillimit te takimit trajneri Zagallo lajmeroi se “Fenomeni” do te luante. “Selecao” deshtoi ne performancen e tij dhe Franca u shpall me bindje fituesja e turneut, duke mundur lojtaret e “sambes” me rezultatin 3 0.

Arabia Saudite, 2002

Ndonje shprese se sauditet do te mund te benin pershtypje ne Japoni kishte mare fund para se ata te fillonin mire, pas rezultatit te thelle 8 0 nga Gjermania ne ndeshjen hapese te grupit. Gjermanet u ngazellyen, pasi ata shenuan rezultatin me te larte te pare ndonjehere ne nje Boteror. Miroslav Klose filloi “germimin” e golave te shenuar.

France, 2002

Si kampion bote dhe Europe, francezet udhetuan drejt Korese se Jugut me shume shpresa, por ata u kthyen shume shpejt ne atdhe, pas kater vitesh te arta. Ata u munden 1 0 nga Senegali, qe merrte pjese per here te pare ne ndeshjen e hapjes, e cila u pasua nga ndeshja me rezultatin 0 0 me Uruguajin dhe, me pas, u larguan pa ceremoni nga humbja 2 0 ndaj Danimarkes.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kuriozitete kupa e botes 
 
Trajneret qe kane provuar Boterorin si lojtare  

 Jyrgen Klinsman (Gjermani) 17 ndeshje/11 gola (Gjermani, 1990 98)

Ziko (Japoni) 14 ndeshje/5 gola (Brazil, 1978 86)
Oleg Blohin (Ukraine) 7 ndeshje/2 gola (BRSS, 1982 86)
Pavel Janas (Poland) 6 ndeshje/0 gola (Poloni, 1982)
Ilija Petkovic (Serbi & Mali i Zi) 5 ndeshje/1 gol (Jugosllavi, 1974)
Marko van Basten (Holande) 4 ndeshje/0 gola (Holande, 1990)
Aleksandre Guimaaesh (Kosta Rika) 3 ndeshje/0 gola (Kosta Rika, 1990)
Jakob Kuhn (Zvicer) 2 ndeshje/0 gola (Zvicer, 1966)
Henri Mishel (Bregu i Fildishte) 2 ndeshje/0 gola (France, 1978)
Rikardo La Volpe (Meksike) Rezerve e paperdorur (Argjentine, 1978)
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kuriozitete kupa e botes 
 
Kuriozitetet e Boterorit  

Shtate lojtare do te luajne ne Boterorin e tyre te katert ne Gjermani. Klaudio Rejna (SHBA), Oliver Kahn (Gjermani), Mohamed Al Deajea dhe Sami Al Xhaber (Arabia Saudite), Kafu e Ronaldo (Brazil) bejne pjese e kesaj elite, se bashku me portierin amerikan Kejsi Keller, i vetmi lojtar qe ka marre pjese ne Boterorin e vitit 1990, por qe mungoi ne edicionin pasardhes, ne “SHBA 1994”.

* * *

Lojtari me me teper ndeshje me kombetaren e tij, qe do te luaje ne Boteror, eshte portieri i Arabise Saudite, Mohamed Al Dejaea, i cili numeron 181 paraqitje me kombetaren. Ndiqet nga meksikani Klaudio Suarez me 176 ndeshje.

* * *

Brazili, i vetmi shtet qe nuk ka munguar ne asnje prej 17 edicioneve te Boterorit, mban nje rekord krejt te vecante, ate te lojtareve me me teper ndeshje ne nje Boteror. Kafu (16), Ronaldo (14) dhe Roberto Karlos (13), kryesojne perpara Bartezit dhe Al Deajeas me nga dhjete ndeshje secili.

* * *

Lojtari me i shkurter ne Boteror do te jete ekuadoriani Kristian Lara, i gjate vetem 162 centimetra. Vendi i pare mbahet nga tre lojtare, te cilet jane te tre 202 centimetra te gjate. Behet fjale per cekun Jan Koller, australianin Zeljko Kalac dhe serbin Nikola Zigic.

* * *

Lojtari me i shendoshe qe do te marre pjese ne Boteror eshte ceku Jan Koller, me 100 kilograme, ndersa lojtari me i dobet, arabosauditi Mohamad Al Shlhoub me 59 kilogram.

* * *

Anglezi Teo Uollkot, i lindur ne 16 mars 1989, eshte lojtari me i ri i Boterorit dhe ka mundesine te shnderrohet edhe ne autorin me te ri te nje goli ne historine e Boteroreve, ne qofte se shenon.

* * *

Portieri tunizian, Ali Boumnijer, i lindur ne 13 prill 1966, eshte lojtari i peste me i vjeter ne historine e Boteroreve, pas Roxher Milles (Kamerun), Pat Xhenings (Irlanda e Veriut), Piter Shilton (Angli) dhe Dino Zof (Itali).

* * *

Mosha mesatare e 736 lojtareve qe do te marrin pjese ne Gjermani eshte prej 27 vjec e 4 muaj. Tri skuadra: Franca, Republika Ceke dhe Trinidad & Tobago ndajne moshen mesatare me te vjeter, me 29 vjec e nje muaj. Nga ana tjeter, Gana do te luaje me skuadren me te re, me nje moshe mesatare prej vetem 25 vjec e dy muaj.

* * *

Gjermani Gerd Myler, me 14 gola, eshte golashenuesi me i miri i te gjitha koherave neper Boterore dhe ndiqet me 13 gola nga francezi Fonten, por rekordi i tij mund te thyhet nga Ronaldo, autor i 12 golave deri tani.

* * *

Disa lojtare te rinj do te mbajne ne fanellen e tyre numrin e nje legjende te se shkuares te vendit te tyre. Argjentinasi Lionel Mesi do te paraqitet ne Boteror me fanellen numer 19, e mbajtur nga kapiteni Daniel Pasarela ne Boterorin e vitit 1978, ndersa argjentinasi tjeter, Huan Rikelme, do te mbaje numrin dhjete, qe ne te shkuaren i ka takuar lojtareve, si: Mario Kempes (1978) apo Diego Maradona (1982 1994). Si Garinca (1962) dhe Zhairzinjo (1970 e 1974), braziliani Adriano do te mbaje numrin shtate. Talenti anglez Uejn Runi do te luaje ne Boteror me numrin nente, ate qe ne Boterorin e vitit 1966 dhe 1970 e mbajti Bobi Carltoni.

* * *

Futbolli ka evoluar me evolimin e races njerezore ne keto 30 vitet e fundit. Keshtu, Gjermania, nje vend organizator, edhe ne vitin 1974 ka pare qe lojtaret e grumbulluar per Boterorin e kesaj vere jane mesatarasisht 6 centimetra me te gjate se 32 vjet me pare (184 cm kunder 178 cm), ndersa edhe pesha e tyre mesatare eshte gjashte kilograme me e larte (79 kg kunder 73 kg).

* * *

Ne kombetaren kroate duken me qarte se kudo lidhjet familjare, me dy cifte vellezerish dhe nje baba me djalin e tij. Robert (06.04.1974) e Niko Kovac (15.10.1971), si dhe Ivan (07.02.1978) e Jerko Leko (09.04.1980) jane cifti i vellezerve te grumbulluar. Ndersa trajneri Niko Kranjcar ka grumbulluar djalin e tij, Zlatko. Ne kombetaren zvicerane, binjaket Filip dhe David Degen, te lindur ne 15 shkurt te vitit 1983, luajne ne rolin e mbrojtesit dhe te sulmuesit, perkatesisht.

* * *

23 lojtaret e kombetares italiane dhe te asaj arabo saudite luajne te gjithe ne kampionatin e vendit te tyre, krejtesisht ndryshe nga Bregu i Fildishte, 23 lojtaret e te cilit luajne jashte vendit.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!