Kampionatin evropian tė futbollit 2008 e fiton Gjermania. Sipas kuotave tė basteve tė vendosura nga kompanitė e basteve pėr secilėn skuadėr pjesėmarrėse nė evropianin austro-zviceran, ekipi i drejtuar nga Joakim Lov shihet si pretendenti NR 1 dhe i vetėm pėr fitoren e trofeut mė prestigjioz pėr kontinentin evropian. Koeficientet jepen nga kompanitė mė tė mėdha tė basteve nė botė (Bwin, Bet 365, Euro lotto, Bett soccer, etj), tė cilat kanė filluar prej disa kohėsh tė pranojnė baste nga mė tė ndryshmet lidhur me Kampionatin Evropian tė futbollit, 7-29 qershor 2008.
Sipas kėtyre kompanive, tė vėsh bast pėr Gjermaninė Kampione Evrope, do tė thotė qė atė shumė parash ta shumėzosh me 4.75, kuotė kjo goxha e ulėt pėrkundrejt kundėrshtarėve tė tjerė nė EURO 2008. Nė fakt arsyetimi i bastexhinjėve, tė cilėt shohin mė tė mundshėm njė Gjermani Kampione pikė sė pari qėndron nė ecurinė gjithnjė e nė ngritje qė ka pasur ky ekip si gjatė botėrorit shtėpiak "Gjermani 2006" por edhe gjatė ndeshjeve kualifikuese nė grup pėr EURO 2008. Sė dyti, pikė e fortė e skuadrės gjermane shihet edhe tek mosha dhe eksperienca e shumicės sė futbollistėve qė pėrbėjnė kėtė pėrfaqėsuese. Ata militojnė jo vetėm nė skuadrat mė tė forta tė Evropės, por kanė treguar edhe njė formė tė shkėlqyer fizike gjatė muajve tė fundit (Balak, Gomez, Klose, Podolski, Lahm, Borovski, etj). Dhe sė treti, si pikė tė fortė, analistėt dhe bastexhinjtė shikojnė mėnyrėn e drejtimit tė kėsaj kombėtareje e cila vazhdon tė udhėhiqet sikundėr dy vjet mė parė nė botėror ku bėri njė figurė shumė tė mirė, kur nė pankinė ulej Jurgen Klinsman i ndihmuar pikėrisht nga tekniku aktual, Joakim Lov.
Ndėrkohė pas Gjermanisė nė bazė tė koefiēientėve vijnė Spanja dhe Italia tė cilat kuotohen njėlloj. Tė vėsh bast pėr kėto dy ekipe si Kampione Evrope do tė thotė qė atė shumė ta shumėzosh me 7. sipas specialistėve tė futbollit Spanja dhe Kampionia e Botės, Italia do tė vuajnė nga zgjedhje tė gabuara tė trajnerėve, ambient jo shumė tė favorshėm dhe mbytės nė organikėn e skuadrave si dhe nga rėnie e nivelit tė futbollistėve qė pėrbėjnė kėto ekipe pėrfaqėsuese gajtė kėtij viti. Spanjollėt do tė jenė pa Raul, tė cilin Luis Aragones ka preferuar tė mos e grumbullojė. Mos-thirrja e njė futbollisti lider si sulmuesi madrilen sipas analistėve do tė ndikojė jo vetėm nė lojėn e ekipit por edhe nė marrėdhėniet e trajnerit me kastėn e vjetėr nė kombėtare, mbėshtetės tė ish-kapitenit, Raul. Ndėrsa Italia do tė vuajė famėn e marrė nė botėrorin e fundit si dhe mungesėn e dy futbollistėve shumė tė rėndėsishėm, Alesandro Nesta dhe Franēesko Toti, tė cilėt hoqėn dorė nga kombėtarja italiane e futbollit qė pas "Gjermania 2006".
Pas kėsaj tresheje vijnė me radhė Portugalia (8.50), Franca (10.00) Holanda dhe Kroacia (14.00) si dhe Republika Ēeke (15.00). bie nė sy se Greqia, Kampione e Evropės nė fuqi kuotohet shumė lart (26.00), ēka do tė thotė se njė fitore e dytė e kėtij trofeu duket si njė gjė gati e pamundur. Pas grekėve vijnė me radhė, Suedia (29.00), Rusia (29.00), Rumania (34.00), Polonia (41.00), Turqia (41.00) si dhe Austria vendase (81.00) e cila jepet si skuadra qė ka pėrqindjen mė tė vogėl (pėr tė mos thėnė tė pamundur) pėr tė fituar kėtė evropian. Gjithsesi duhet theksuar se edhe nė evropianin "Portugali 2004" Greqia jepej si njė skuadėr qė nuk do tė mund tė kalonte as nė ndeshjet nė grup por ja qė skuadra e drejtuar nga Oto Rehagel theu ēdo parashikim duke ēuar nė Athinė trofeun evropian. Kėshtu qė nė teori tė paktėn tė 16 skuadrat pjesėmarrėse kanė shanse pėr tė bėrė tė tyren trofeun e EURO 2008.
Koefiēientėt pėr EURO 2008
Gjermania: 4.75
Spanja: 7.00
Italia: 7.00
Portugali: 8.50
Franca: 10.00
Holanda: 14.00
Kroacia: 14.00
Rep. Ēeke: 15.00
Zvicra: 23.00
Greqia: 26.00
Suedia: 29.00
Rusia: 29.00
Rumania: 34.00
Polonia: 41.00
Turqia: 41.00
Austria: 81.00
Gjermania, Portugalia, Italia dhe Spanja, 4 ēerekfinalistėt e parė
Edhe pėrsa i pėrket ndeshjeve nė grupe dhe renditjeve qė do tė ndikojnė nė kalimin nė ēerekfinale lider sipas bastexhinjėve do tė jenė katėr ekipet e para, Gjermani, Portugalia, Italia dhe Spanja. Kėto tė fundit parashikohet tė jenė ekipet qė do tė pėrfundojnė tė parat nė ndeshjet nė grupe dhe nė pėrballjet nė ēerekfinale do tė kenė njė kundėrshtare e cila do tė renditet e dyta nė njė nga katėr grupet e EURO 2008. Koeficienti i Portugalisė si lider e grupi A ėshtė vetėm 2.35 teksa si vend i dytė shihet Republika Ēeke e cila kuotohet me 3.25. Nė grupin B e para me kuotat mė tė ulėta jepet Gjermania dhe pas saj Kroacia. Nė grupin C, Italia sipas bastexhinjėve do tė vėrė veton e saj dhe nė vendin e dytė mund tė renditet Franca. Nė grupin D, Spanja do tė mposhtė konkurrencėn e Rusisė, Suedisė dhe Greqisė. Kėta tė fundit jepen vetėm si vendi i dytė nė grup. Nė pak fjalė sipas koeficienteve tė dhėnė nga sallat e basteve skuadrat qė do tė kalojnė nė ēerekfinalet e EURO 2008 do tė jenė Portugalia, Republika Ēeke, Gjermania, Kroacia, Italia, Franca, Spanja dhe Greqia. Ndėrsa skuadrat qė do tė eliminohen qė nė ndeshjet nė grupe do tė jenė, Zvicra, Turqia, Polonia, Austria, Holanda, Rumania, Suedia dhe Rusia.
Koeficientet pėr renditjen nė grupe
Grupi A
1) Portugalia: 2.35
2) Rep. Ēeke: 3.25
3) Zvicra: 4.25
4) Turqia: 7.00
Grupi B
1) Gjermania: 1.60
2) Kroacia: 3.25
3) Polonia: 8.25
4) Austria: 17.00
Grupi C
1) Italia: 2.50
2) Franca: 3.00
3) Holanda: 3.55
4) Rumania: 10.50
Grupi D
1) Spanja: 1.95
2) Greqia: 4.85
3) Suedia: 4.85
4) Rusia: 5.35
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












