| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lipi, gati rikthimi te "Zonja"
Njė rikthim nė tė shkuarėn me njėfarė tė reje. Marēelo Lipi ėshtė gati tė jetė sėrish bardhezi. Trajneri kampion bote me Italinė nė Botėrorin e Gjermanisė verėn e shkuar, nuk do tė ketė detyrėn e trajnerit, por tė pėrgjegjėsit tė sektorit teknik. Nė drejtim tė skuadrės do tė qėndrojė Deshampi, ndėrsa Juventusi kėrkon tė synojė te njė njeri, qė tė ndihmojė klubin dhe tė zgjidhė problemet e mundshme teknike. Lipi mund tė bindė edhe Bufonin tė qėndrojė.
E ka bėrė tė fitojė gjithēka qė ishte e mundshme, dy cikle te bardhezinjtė qė kanė mbetur nė histori dhe nė mendjen e klubit tė rrugės "Galileo Ferraris." Ai e ka konsideruar gjithnjė njė shtėpi, nė tė cilėn mund tė kthehet dhe atėherė rikthimi i madh mund tė shndėrrohet nė realitet. Jo njė "vend i nxehur", siē kujtohet disa vite mė parė gjatė versionit "bis" tė Marēelo Lipit, por do tė jetė njė rikthim me njėfarė inovacioni, sepse roli teknik i kampionit tė botės nuk do tė ishte mė ai i drejtimit nga stoli, qė ka qenė i tiji, por pas njė tryeze. Nuk ėshtė "etiketuar" ende vendi qė do tė marrė Lipi, flitet pėr rolin e pėrgjegjėsit tė sektorit teknik. Klubi parapėlqen ta cilėsojė si njė njeri nė fushė, nė gjendje tė ndihmojė grupin teknik, Deshampin dhe Sekon, nė zgjidhjen e problemeve tė mundshme me lojtarėt ose vetėm pėr anėn sportive.
Epėrsitė qė mund tė ketė Lipi pėr tė provuar njė zgjedhje prej drejtuesi, janė: mundėsia pėr tė qėndruar pranė shtėpisė dhe tė ketė njė detyrė mė pak stresuese sesa ajo e trajnerit. Por sirenat spanjolle dhe angleze pėr momentin rezistojnė, ndonėse tekniku mund tė vendosė tė ndalojė aty ku u bė i madh, nė Torino, ndėr tė tjera, me qėllimin pėr tė ndihmuar klubin tė mbyllė polemikat e atyre qė ishin gati tė largoheshin dhe qė tani mund tė qėndrojnė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#61 11 Prill 2007 17:31
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bufoni sinjalizon: Mė mungon Championsi
Nė verė, pas skandalit tė "calciopoli"-t qė shkaktoi edhe rėnien e Juves nė Serinė B, ai ishte shpallur edhe kampion bote dhe tė gjithė pandehėn se do tė largohej, por Xhixhi Bufon qėndroi te bardhezinjtė. Tani "Zonja" ėshtė fare pranė rikthimit nė Serinė A dhe ka shumė ambicie pėr tė ardhmen, por portieri mė i mirė nė botė duket se ka plane tė tjera.
- A keni marrė ndonjė vendim?
- Jo. Pasi tė sigurojmė kapėrcimin nga Seria B nė atė A, agjenti im, Silvano Martina, dhe unė do tė takohemi me klubin dhe do tė flasim pėr gjithēka. Vetėm mė pas do tė komunikoj se ēfarė do tė vendos.
- A ėshtė njė vendim i vėshtirė pėr t'u marrė?
- Shumė. Kam njė muaj qė mendohem. Do tė jetė njė vendim shumė i matur dhe ēdo ditė qė kalon, mė ndihmon gjithnjė e mė shumė.
- Cilėt do tė jenė elementėt qė do tė kihen parasysh pėr njė po dhe njė jo?
- Do tė ndikojnė shumė gjėra. Si pėr shembull ngrohtėsia qė mė shfaqin tifozėt. Shenja dashurie, tė cilat nuk mund tė tė rrjedhin mbi lėkurė sikurse tė mos ishin asgjė. Dhe mė pas stimujt, dėshira pėr tė qenė sėrish protagonist.
- Nėse do tė vendosnit tė largoheshit, ka mė tepėr mundėsi tė zgjidhnit njė skuadėr italiane apo tė huaj?
- Kam parė rreth e rrotull dhe mendoj se skuadrat e mėdha tė huaja nuk kanė nevojė pėr mua.
- Pėr kė e keni fjalėn?
- Nė Angli, pėrveē Ēelsit, i cili ka Ēehun, qė ėshtė tepėr i zoti, mendoj se tė tjerat janė shumė tė shtrėnguara nė nivel pagash. Mė pas Anglia ėshtė disi e trishtueshme dhe besoj se do tė ishte e vėshtirė tė ambientohesha me lehtėsi.
- Po Spanja?
- Barcelona dhe Reali janė tė kompletuara nė portė. Vėrtet do tė donin tė shpenzonin shumė para pėr mua? Sepse nė rast se do tė ndodhte njė gjė e tillė, Juvja do tė kėrkonte shumė, shumė para.
- Mbetet Italia, ku janė Milani dhe Interi...
- Milani sapo i ka rinovuar kontratėn Didės. Interi nuk e ka tė domosdoshme tė mė marrė, duke qenė se ka Hulio Sezarin, i cili po tregon se ėshtė shumė i aftė.
- Atėherė do tė mbeteni pa punė nė kėtė pikė...
- Ka mundėsi... Jo, nuk ma merr mendja aspak. Por duke e parė me qetėsi situatėn, besoj se vetėm nė Itali ka klube qė janė nė gjendje tė bėjnė sforcimin ekonomik qė ka mundėsi tė kėrkojė Juvja.
- Nėse ikni, edhe ju mund tė fitoni shumė...
- Nuk ėshtė ai aspekti mė i rėndėsishėm. Tė marrėsh 100 ose 102 nuk ndryshon shumė. Ka gjėra tė tjera qė vlerėsoj.
- Si pėr shembull?
- Kam qenė me fat. Kam fituar thuajse gjithēka, me botėrorin nė krye. Nuk kam qenė lakmues: kam marrė pak nga tė gjitha, me pėrjashtim tė Superkupės Italiane qė kam fituar 3 dhe titujt qė kanė qenė tė shumtė. Por nuk kam fituar kurrė Ligėn e Kampioneve. Dhe s'do tė rrinte keq nė sallonin tim tė trofeve, edhe pse pas njė botėrori mund tė mos ishte njė pėrparėsi absolute. Gjithsesi...
- Ēfarė aspekti mund tė ndikojė mė shumė?
- Do tė mbizotėrojė dėshira pėr t'i luajtur 5 vitet e fundit tė karrierės nė maksimum, nė pėrpjekje pėr t'i arritur tė gjitha objektivat qė nuk kam arritur ende.
- U kthyet sėrish te Championsi...
- Nuk kam ē'bėj, ėshtė ai qė mė mungon...
- Kush do ta fitojė sivjet?
- Ka tri skuadra angleze nga katėr tė mundshme. Ėshtė sinjali se poli futbollistik i rėndėsishėm ėshtė atje. Mė pas nė Spanjė, 3 nga 4 janė nė gjysmėfinalet e UEFA-s. Ne jemi poli numėr 3. Kush do tė fitojė? Liverpuli.
- Pėrveē botėrorit, cili ka qenė trofeu mė i bukur?
- Janė shumė. Kupa UEFA e fituar me Parmėn, Europiani me U-21-shin, kampionatet me Juven, ai fantastik i 5 majit, pėr shembull. Ose i dyti pėr mua qė e fituam nė mėnyrė madhėshtore.
- Ata qė u hoqėn?
- Unė i festova kur i fituam.
- Ēfarė mungon qė tė ktheheni nė Serinė A?
- Besoj se do tė mjaftojė tė fitojmė 3 ndeshjet nė fushėn tonė. Do tė ishte mė mirė t'i jepnim njė tė shkundur vetes nė 3 transfertat e ardhshme radhazi.
- Kush do tė ngjitet bashkė me ju?
- Napoli ėshtė mė luftarak, ndėrsa Xhenoa ėshtė mė e fortė. Do tė ndeshen nė javėn e fundit, por besoj se sfida do tė mbyllet mė parė.
- A mendoni se Juvja do tė pėrforcohet shumė?
- Dėshira ekziston, por duhet pasur parasysh se nė sezonin e kaluar u larguan 7-8 lojtarė tė njė niveli tepėr tė lartė. Dhe ėshtė shumė e vėshtirė ta fitosh menjėherė titullin. Duhen kampionė tepėr tė mėdhenj. Ata qė i kanė, nuk i shesin, ose kėrkojnė pėr ta 20 ose 25 milionė euro...
- A ka mundėsi Interi tė nisė njė cikėl?
- Po. Ka futbollistė tė vlerės botėrore dhe surpriza si Maikon apo Maksuell.
- A e ndieni se familja Anjeli po ju qėndron pranė?
- Po, dhe duhet tė them se Xhon Elkan mė duket se i ngjan gjithnjė e mė shumė Avokatit pėr nga karizma, i cili, tani mund ta them, mė telefononte edhe nė 6 tė mėngjesit, por unė nuk i jam pėrgjigjur kurrė, sepse i kishim oraret shumė ndryshe.
- A u zhgėnjyet nga Europiani qė i iku Italisė nga duart?
- Kėshtu ėshtė kur i merr gjėrat me shumė mendjemadhėsi.
- Penalltia qė nuk iu dha Xhenoas, nuk shkaktoi shumė polemika...
- Nuk e di nėse ishte penallti. Megjithatė ėshtė e vėrtetė. Nuk ekzistojnė mė hijet e dyshimit qė rrethonin vlerėsimet arbitrale nė favorin tonė.
- Sivjet ju janė dhėnė shumė pak penallti...
- Ėshtė e vėrtetė edhe kjo. Nuk them se jemi martirizuar, por tė penalizuar kemi qenė. Fakti ėshtė se Seria B ėshtė laboratori pėr tė pėrmirėsuar arbitrat dhe ata paguajnė pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės.
- Me Alenėn si shkoni?
- Shkėlqyeshėm. Me tė shoh tė ardhmen. Por ato qė thuhen lidhur me martesėn, janė broēkulla.
- Janė tė shumtė ata qė ju falėnderojnė ende qė qėndruat nė Serinė B...
- Le tė themi se ishte njė vendim ideologjik. Ndėrsa tjetri do tė jetė racional.
Sokol KONDI
Seria B, java e 36-tė
Tė premten, 27 prill
Verona - Juventus (19:00)
Xhenoa - Trevizo (21:00)
Tė shtunėn, 28 prill
Albinolefe Mantova (16:00)
Arexo Piaēenca
Breshia Frozinone
Krotone Specia
Leēe Bolonja
Modena Bari
Napoli Ēezena
Rimini Peskara
Triestina Viēenca
Renditja
1.Juventus 69 23 9 2 66 22
2.Napoli 62 16 14 4 43 26
3.Xhenoa 61 18 7 9 53 37
4.Bolonja 56 16 8 10 41 32
5.Rimini 55 14 13 7 44 27
6.Mantova 53 12 17 4 40 26
7.Piaēenca 53 16 5 13 45 42
8.Breshia 49 13 10 11 36 37
9.Albinolefe 45 9 18 6 34 29
10.Ēezena 45 12 9 12 43 48
11.Leēe 42 12 6 16 41 45
12.Frozinone 42 10 12 12 35 42
13.Viēenca 41 10 11 13 36 34
14.Triestina 41 10 12 12 29 39
15.Trevizo 40 9 13 12 34 37
16.Bari 39 9 12 12 28 32
17.Verona 38 9 11 14 22 32
18.Modena 34 8 10 16 29 39
19.Specia 34 7 13 14 36 48
20.Krotone 29 6 11 17 29 52
21.Arexo 26 6 14 14 27 38
22.Peskara 23 5 9 20 27 54
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#62 24 Prill 2007 19:31
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bufon Juve, mesazhe tė tjera lamtumire
Seria A ėshtė gjithnjė e mė pranė dhe mbėrrin edhe ēasti i vendimeve nė kampin e Juventusit. Mė i prituri ėshtė me siguri ai i Xhixhi Bufonit dhe deklaratat e tij tė fundit kanė lėnė tė nėnkuptohet se lamtumira mund tė jetė shumė pranė. "Pėrpara se tė sqarohem, - tha ai, - duhet tė takohem me drejtuesit, dhe pas njė ose dy javėsh do tė mėsohet diēka mė konkrete. Do tė duhen katėr ose pesė vite qė tė konkurrojmė me skuadrat e mėdha." Atmosfera e lamtumirės nuk po largohet, pėrkundrazi. Mesazhet qė u ka dėrguar portieri drejtuesve bardhezi janė ato tė dikujt qė ka njė dėshirė tė jashtėzakonshme pėr tė luftuar pėr objektiva dhe tituj prestigjozė. Kėshtu qė, Juvja duhet tė bėhet menjėherė konkurruese pėr titullin, sepse, pėrndryshe, ideja ėshtė qė Bufoni tė ikė nga Torino pėr tė shkuar nė ndonjė ekip tjetėr.
Lidhur me mundėsinė pėr tė luftuar duke nisur nga sezoni i ardhshėm pėr titullin, Bufoni nuk ėshtė dukur shumė optimist: "Nuk ėshtė se jetojmė nė botėn e ėndrrave, dhe dihet se nė harkun e njė sezoni nuk mund tė ndėrtosh njė skuadėr konkurruese. Kjo ėshtė mėse normale dhe e ditur. Duhet kuptuar se sa kohė duhet qė ekipi tė jetė sėrish mes mė tė mirėve. Duke parė ata qė janė nė qarkullim dhe se sa kushtojnė kampionėt e mėdhenj, mė duket e vėshtirė." Fjalė qė duken si njė lamtumirė, edhe pse mbetet njė pikėpyetje e madhe se ku do tė shkojė. Interi dhe Milani janė tė kompletuar (edhe pse nuk i dihet kurrė) dhe portieri kampion bote rrezikon tė mos ketė alternativa tė vlefshme. "Nuk mė ėshtė bėrė ndonjė ofertė e saktė, - tha ai, - edhe sepse Juvja nuk mė ka nxjerrė nė merkato. Nė rast se do tė vendosim tė ndahemi, nėse Juvja do tė mė nxjerrė nė merkato, nė atė pikė do t'i vlerėsojmė ofertat qė do tė mbėrrijnė. Ku i duhet, mund edhe tė mos mbėrrijė asnjė ofertė." Nė javėt e ardhshme misteri do tė zbardhet.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#63 15 Maj 2007 14:25
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Aleks Del Piero: Fituam, falė Xhixhit
Dygolėshi i Alesandro Del Pieros e ka shtyrė Juventusin drejt Serisė A. Kapiteni bardhezi ėshtė ngjitur i vetėm nė krye tė renditjes sė golashėnuesve tė Serisė B (duke lėnė Beluēin pas) dhe, falė tij, tani bardhezinjtė ndodhen vetėm njė hap larg kategorisė sė parė, e cila tani ndodhet vetėm tri pikė larg.
Numėrimi sė prapthi - Njė fitore e mundshme nė turnin e ardhshėm nė kampionat ndaj Arecos do t'i shkruante fjalėn fund sezonit mė tė ēuditshėm tė historisė juventine, dhe Del Piero synon ta mbyllė sa mė mirė: "Kjo fitore na ka mundėsuar tė bėjmė njė hap tė madh pėrpara drejt kualifikimit. Jemi pranė objektivit tonė sezonal dhe duhet ta falėnderojmė Bufonin, i cili edhe ndaj Bolonjės na shpėtoi me dy pritje tė jashtėzakonshme." "Pinturikio" e ka analizuar ndeshjen ndaj kuqebluve me vėmendje tė veēantė, pėrsa u takon episodeve qė vendosėn ndeshjen. "Morėm njė fitore tė djersitur dhe tė merituar. Penalltia qė na u dha nė fund? Nuk mund ta gjykoj, ndodhesha larg aksionit. Por arbitri Airoldi ndodhej shumė pranė, dhe me siguri e ka parė mė mirė se unė. Markioni kėrceu duke kėrkuar topin; mė pas nuk di ta them, nėse shtyrja e mbrojtėsit tė Bolonjės ka qenė me tė vėrtetė apo jo. Nuk duhet tė ndihemi nė faj pėr penalltinė e dyshimtė nė minutat e fundit; ajo e pėsuar nga Zebinaja nė pjesėn e parė ishte e pastėr, por arbitri nuk e dha. Gjatė kėtij sezoni askush nuk na ka bėrė kurrė asnjė dhuratė, - vijoi Del Piero. - Tė gjitha ato qė kemi i kemi merituar nė fushė, ndeshje pas ndeshjeje."
Autokritika e kapitenit - Fjalinė e fundit Del Piero e shprehu pėr rastet e gabuara: "Ėshtė e vėrtetė, ndoshta mund tė kishim shėnuar mė shumė gola. Nuk besoj se kam qenė egoist; unė godita vetėm atėherė kur gjykova se ishte ajo gjėja mė e drejtė qė mund tė bėja. Ka ndeshje nė tė cilat gjuaj pak, si dhe ka nga ato ku gjuaja mė shumė, por u pėrpoqa edhe ta shėrbeja Trezegenė nė dy raste: nė rastin e parė mbrojtja e Bolonjės shpėtoi nga njė rrėmujė, ndėrsa nė rastin e dytė pasimi im ishte pakėz i gjatė... Na mungoi fati."
Francezi - Ishte buzagaz David Trezegeja, autori i golit tė 3 1-shit nė minutat shtesė: "Mund ta kishim mbyllur mė parė kėtė ndeshje, u treguam superiorė ndaj Bolonjės, por gabuam shumė pėrballė Antoniolit. Nė rastin e penalltisė arbitri ndodhej i pozicionuar mirė dhe besoj se e mori vendimin e tij pas gjykimit qė bėri. Kundėrshtimi i tifozėve? Kėrkojnė qartėsi pėr merkaton verore, ne jemi tė qetė, sepse po e pėrfundojmė kėtė aventurė nė Serinė B; na mungojnė vetėm tri pikė pėr kalimin nė Serinė A, dhe besoj se fitorja ndaj Bolonjės ishte thelbėsore."
Debutim fantastik pėr Xhiovinkon - Nė minutat e fundit mbėrriti edhe debutimi i pritur zyrtar me fanellėn bardhezi i Sebastian Xhiovinkos (i datėlindjes 1987, vetėm 160 centimetra i lartė), talenti i ekipit tė tė rinjve, i cili i ėshtė bashkuar ekipit tė parė prej disa muajsh. Fantazisti bardhezi shkėlqeu menjėherė me dy asiste, i pari pėr Del Pieron (shkoi dėm nga pozicioni jashtė loje) dhe i dyti pėr golin e Trezegesė: "Ndihem i lumtur qė kam dhėnė kontributin tim, - kanė qenė fjalėt e tij plot emocione. - Pėrqafimi i tė gjithė shokėve, pas golit tė Trezegesė, ishte fantastik. Ishte njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėr mua dhe pėr skuadrėn."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#64 15 Maj 2007 14:26
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ibrahimoviē: Moxhi, mė i vendosur se Morati
Sulmuesi e cilėsoi Juven e tij mė tė fortė se Interin aktual. Ai ėshtė nė bisedime pėr pėrshtatjen e kontratės
Nė njė intevistė, dhėnė sė pėrditshmes italiane "Libero", Zllatan Ibrahimoviēi ka kujtuar edhe me pak nostalgji tė kaluarėn e tij te Juventusi. "Agjenti im ėshtė nė bisedime me Interin pėr pėrshtatjen ekonomike tė kontratės sime, - shpjegoi ai. - Shpresoj qė Morati tė jetė po aq i vendosur sa edhe kur bleu kartonin tim. Te Juventusi pėr disa gjėra tė caktuara ishin mė tė vendosur. Moxhi? Kur mbėrrita nė Milano i thashė presidentit ta merrte edhe Luēianon." Sigurisht, ka qenė vetėm njė intervistė dhe, pėr mė tepėr, njė bisedė e hapur dhe e natyrshme, nė trajtat e njė qėndrimi joformal. Kėshtu qė gazetari i "Libero"-s ka arritur mė sė miri t'ia hapė zemrėn Zllatan Ibrahimoviēit, sikurse tregojnė edhe fjalitė e kėtij tė fundit, tė thėna me cinizmin e zakonshėm qė e karakterizon suedezin. Interi i tij i pėlqen, ka njė tė ardhme tė ndritur, por ai nuk e mohon tė kaluarėn te bardhezinjtė, madje, e merr edhe si shembull, pėr ta nxitur familjen e re zikaltėr tė pėrmirėsohet gjithnjė e mė shumė. Nė shumė raste, "Zonja e Vjetėr" mund tė japė stimuj dhe shembuj, falė pėrvojės dhe traditės sė saj tė lashtė e tė suksesshme, si dhe pėrsa i takon trajtimit qė i rezervohet "argjendarisė sė shtėpisė". "Verėn e kaluar Morati u tregua tepėr i zoti, rrėfeu sulmuesi zikaltėr, mė i shkathti nga tė gjithė. Mė donte edhe Milani, por Interi e stėrfitoi konkurrencėn, pasi kishte njė projekt tė qartė nė atė moment.
Do tė mė pėlqente tė kishte tė njėjtėn vendosmėri edhe tani qė jemi duke biseduar pėr pėshtatjen e kontartės sime. Te Juvja, pėr disa gjėra tė caktuara ishin mė tė vendosur...". Ka nisur nė kėtė mėnyrė, nga njė "paralajmėrim" i bėrė me njė ton sa serioz aq edhe humoristik, njė paralelizėm mes sė tashmes e tė shkuarės, e cila ka qenė mė pozitive pėr tė, tė paktėn nė bazė tė asaj qė thotė vetė personi nė fjalė. "Cilat janė ndryshimet? Kur hynim nė fushė me Juventusin, - shpjegoi shtatlarti, - kundėrshtarėt dridheshin nga frika. Qė mė parė se arbitri tė vėrshėllente pėr tė sinjalizuar fillimin e ndeshjes ishim 1 0 pėr ne. Tek Interi kjo gjė nuk ndodh." Mė pas, ai e krahasoi skuadrėn e tij tė fundit bardhezi me atė zikaltėr qė e fitoi titullin sivjet, por edhe kėtu ka anuar nė favor tė sė parės. "Bėhet fjalė pėr dy skuadra tė mėdha, - pohoi suedezi me origjinė boshnjake, - por ajo Juve kishte diēka mė shumė; kishte njė frymė bashkimi, qė nė Milano nuk ekziston ende.
Sezonin e kaluar, kur dikush luante keq, tė tjerėt e nxirrnin nga situata, ndėrsa kėtu ndodh e kundėrta: ai qė luan nėn nivel ndikon shumė pėr keq edhe te pjesa tjetėr e skuadrės. Duhet tė dish tė qėndrosh nė majat mė tė larta...; tek Interi jemi ende duke i mėsuar kėto gjėra dhe nuk ėshtė e mundur tė pėsosh gjashtė gola nė njė ndeshje." Mė pas sulmuesi kaloi te kėshillat pėr blerjet dhe, nė kėtė rast ka kėrkuar gjithashtu njė ndėrhyrje tė vendosur nga ana e Moratit, nė mėnyrė qė zikaltrit tė arrijnė ta bėjnė ligjin edhe nė Europė. "Duhen disa pėrmirėsime, pohoi ai. Kemi nevojė pėr futbollistė cilėsorė, qė tė na e rrisin nivelin. Doni njė emėr? Kivu. Pėr mua ėshtė njė fenomen." Fjalia e fundit ka qenė sėrish pėr Juven "e tij", pėr Juven e sė shkuarės, atė tė Moxhit. "E nxorrėn jashtė loje, sepse fitonte shumė: ēėshtje xhelozie. Kur mbėrrita tek Interi, gjėja e parė qė i thashė Moratit ishte se "nėse do qė tė ndryshohet mendėsia duhet tė marrėsh Luēianon'. Por, pėr fat tė mirė, gjithsesi fituam...".
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#65 26 Maj 2007 15:25
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
Juventusi nuk duron dot mė dhe nis njė letėr tė hapur, tė publikuar pikėrisht nė adresėn e vet zyrtare nė internet, adresuar presidentėve tė Federatės Italiane tė Futbollit dhe presidentit tė Shoqatės sė Gjyqtarėve Italianė. "Edhe njė herė, - lexohet nė letėr, - Juventusi ėshtė dėmtuar dukshėm nga vendimet e gjyqtarit tė ndeshjes."Tani ankohet Juvja, kohėt vėrtet kanė ndryshuar. Era e "Triadės" duket tashmė larg futbollit, kur nė tė vėrtetė bėhet fjalė vetėm pėr dy vjet largėsi, por situata me klasėn e gjyqtarėve ka ndryshuar dukshėm, siē tregon ndeshja me Rexhinėn. Pas kėsaj, presidenti Xhiovani Koboli Xhilji "rebelohet". "Gjatė kėtij kampionati, por edhe tė shkuarit, Juventusi ka kėrkuar gjithnjė ta ulė trysninė ndaj klasės sė gjyqtarėve, duke shmangur shtimin e polemikave tė ashpra dhe duke pranuar me "fair-play" vendimet edhe nė favorin tonė," shpjegon numri njė bardhezi nė letrėn e hapur. Njė sjellje qė, pėr fat tė keq, nė bazė tė ngjarjeve nė Rexhio Kalabria duhet tė rikonsiderohet. Edhe njė herė, gjatė kėtij sezoni, Juvja ėshtė dėmtuar nė mėnyrė tė dukshme nga gjyqtari i ndeshjes." Fjalė tė drejtuara Federatės Italiane tė Futbollit dhe Shoqatės sė Gjyqtarėve Italianė, qė tani janė thirrur pėr tė ndėrhyrė. "Pėrsėritja e episodeve kaq tė rėnda tė detyron tė kėrkosh njė ndėrhyrje nga organizmat maksimale federale nė siguri tė rregullsisė sė kampionatit e nė ruajtje tė pėrkushtimit dhe profesionalitetit tė lojtarėve, teknikėve, drejtuesve tė Juventusit, - vazhdon Koboli Xhilji. - Federata ka detyrė tė vėzhgojė nė bazė tė rregullave dhe tė sigurojė ndershmėrinė e veprimtarisė sportive, e vėnė nė diskutim nga papėrshtatshmėria e njė pjese tė gjyqtarėve." "Zonja e vjetėr" rithekson problemin se gjyqtarėt nuk i drejtojnė qetė ndeshjet e skuadrės sė Ranierit, duke nėnvizuar qė bardhezinjtė kanė paguar pėr gabimet e kaluara: "Ajo qė duket e sigurt ėshtė se Juventusi nuk mund tė vazhdojė tė paguajė pėrgjegjėsitė pėr tė cilat ka marrė njė dėnim shumė tė ashpėr nė tė kaluarėn dhe nga e cila po ngrihet, edhe falė pasionit tė tifozėve tė vet, qė nė mėnyrė tė ligjshme kėrkojnė respekt".
Klubi juventin e fton Federatėn Italiane tė Futbollit dhe Shoqatėn e Gjyqtarėve tė ndėrhyjė para se tė fillojė faza delikate e sezonit: "Nė njė fazė vendimtare tė kampionatit, si dhe nė prag tė vendimeve strategjike pėr tė ardhmen financiare tė klubit, Juventusi rikėrkon qė Federata Italiane e Futbollit tė marrė masa tė menjėhershme dhe efikase pėr tė shėruar njė gjendje vėrtet tė rėndė. Duhet gjetur besimi te klasa e gjyqtarėve dhe t'i jepet njė drejtim futbollit italian. Njė botė qė bazohet te pasioni, pėrkushtimi, por edhe te kompetencat dhe profesionaliteti, qė nuk mund tė hidhen poshtė nga njė element qė pėrpiqet ta mbyllė tė renė dhe tė reagojė me irritim ndaj kritikave".
Sashka u hodh tashmė dhe u takon gjyqtarėve tė flasin nė fushė gjithnjė, qė edhe formacionet e tjera tė Serisė A tė mos vendosin tė protestojnė sipas radhės kundėr "bilbilave". Nė njė rast tė tillė, jeta e gjyqtarėve do tė bėhej edhe mė e vėshtirė, duke shtuar trysninė psikologjike.
Nga Napoli nė Rexhio Kalabria, bardhezinjtė kanė gati njė dosje me gabimet e arbitrave
Ranieri: Gjyqtari na zemėroi tė gjithėve
Ėshtė njė polemikė qė nis nga larg, aq sa qė nė tetor filluan ankesat e Koboli Xhiljit, autor i njė dosjeje mbi gabimet e gjyqtarėve tė pėsuara nga "Zonja", qė iu shpėrnda edhe klubeve tė tjera pas ndeshjes me Napolin. Pastaj pati disa debate tė vogla nė ditėt e mėpasme, deri te renditja virtuale e pėrpiluar me saktėsi nga "Gazzetta dello Sport" pas javės sė 21-tė tė kampionatit. Juvja duhej tė kishte qenė nė krye, me tri pikė larg Interit e Romės. Ajo "dosje", qė mbante njė seri vėrshėllimash tė padhėna nga "moviolat", mbi linjėn false tė mbajtur nga Milani sezonin e shkuar, kishte si pėrfundim njė renditje tė plotė, me gabime dhe favore. Kur Koboli Xhilji hyri nė federatė pėr t'ua treguar dosjen kolegėve, nuk e mendonte se gjėrat do tė pėrkeqėsoheshin. Kėsisoj, nė bazė tė numrave (edhe kėta "subjektivė", sepse aritmetika e futbollit ėshtė pa dyshim e interpretueshme), telashet vazhdojnė, duke prekur edhe fundin, madje tė shtunėn nė mbrėmje nė Rexhio Kalabria.
Jemi nė javėn e 24-t dhe e diela juventine ėshtė njė tjetėr ditė shqetėsuese, me njė tė shtunė plot mllef dhe polemika. Nėse Napoli dhe Rexhina janė raste emblematike, ato qė e kanė bėrė tė padiskutueshėm reagimin e fortė tė presidentit bardhezi. Janė njė seri gabimesh tė tjera tė gjyqtarėve, qė mund tė vihen nė dukje, duke ripėrshkruar sezonin juventin. Nė "Olimpiko" kundėr Sampdorias, pėr shembull gjyqtari Sakani mohoi njė 11-metėrsh tė dukshėm pėr Trezegenė, i penguar nga portieri Akardi. Pėrfundoi 0-0, me Ranierin qė mbyllte polemikat. Njė linjė e ndjekur gjatė nga klubi juventin, tė paktėn deri dje. Tani qė seria e gabimeve tė gjyqtarėve u bė "baltė", edhe trajneri i "Zonjės" bėn apel se me cilin duhet tė pėrballet pėr t'i sqaruar kėto gjėra. "Jemi tė gjithė tė zemėruar, tė befasuar. 11-metėrshat janė vetėm pika "e ajsbergut". Nuk kanė rėndėsi 11-metėrshat e padhėnė, unė flas pėr tė gjitha vendimet e tyre. Ishte njė mbrėmje e keqe e gjyqtarit. Ne tė gjithė jemi tė mėrzitur, me lojtarė dhe tifozė. U befasuam qė nuk na u dhanė dy 11-metėrsha, qė nuk u dhanė tre kartonė tė verdhė. Gjyqtari nuk mė pėlqeu, e them qartė."
Shpreson tė jetė nė derbi
Bufoni, shėtitje nė rrugėt e Milanos
Njė e shtunė nė familje, pėr tė psonisur nė qendėr tė Milanos. Ndėrsa Juvja ishte nė Rexhio Kalabria, Xhixhi Bufon ka pėrfituar nga turni pushim, i dhėnė nga grupi mjekėsor dhe trajneri, pėr tė nxjerrė shėtitje tė fejuarėn Alena Seredeova dhe tė voglin Luis Tomas. Portieri i Juventusit dhe i kombėtares italiane ėshtė parė nga disa tifozė teksa po hynte nė "Osteria del Corso", nė rrugėn "Garibaldi", ndėrsa shtynte karrocėn e djalit tė tij. Pavarėsisht se ishte i shoqėruar me familjen, Bufoni iu nėnshtrua menjėherė ritit tė autografėve dhe fotografive, duke treguar njė shėndet tė mirė para tifozėve tė pranishėm. "Tani jam mirė, - tha Xhixhi. - Vendosėm me klubin ta shmangim transfertėn me Rexhinėn, sepse derbin e nesėrm pikėrisht nuk mund ta humbas, por edhe ndaj Fiorentinės tė dielėn qė vjen dua tė jem nė fushė me 100%."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#66 28 Shkurt 2008 04:30
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Njė tjetėr gol, Ale dhe David nė histori
Futbollistė tė pėrsosur, pėr gola dhe pėr tifozėt. Nė "Marasi", pėrveēse fitoi, Juventusi rigjeti edhe David Trezegenė, qė e mbylli ndeshjen ndaj Xhenoas, por qė para sė gjithash shkruan njė tjetėr pjesė tė historisė sė klubit bardhezi, sepse gjithsej bėhen 197. Janė golat qė kanė shėnuar sė bashku francezi i Argjentinės dhe Alesandro Del Piero. Asnjė nuk ka shėnuar asnjėherė kaq shumė, as dyshja Sivori-Ēarls. Ata kishin ndaluar nė kuotėn 196. Por Ale dhe David kanė shėnuar 197 vetėm nė Serinė A.
REKORDI - Del Piero dhe Trezege formojnė njė dyshe tė pandarė nė sulm prej 8 sezonesh, por kriza e vitit tė shtatė i kapi edhe ata. Nė kuptimin se zbritėn nė Serinė B dhe shėnuan 35 gola edhe nė kategorinė inferiore. Nuk shėrbejnė pėr kėtė rekordet, por kanė shėrbyer pėr t'u kthyer menjėherė nė Serinė A. Dhe tani s'ka asnjė si ata. Rekordin e kishte thyer "Pinturikioja", i vetėm nė mbrėmjen e humbjes nė Rexhio Kalabria. Por nė gjithė atė rrėmujė pak veta e kuptuan. Trezegoli atė mbrėmje nuk ishte, sepse qėndroi nė shtėpi pėr shkak tė njė gjendjeje gripale.
NDONJĖHERĖ KTHEHEN - Duhet tė ketė qenė ajo "tapė" nė hundė, por Trezegeja e kishte humbur nuhatjen drejt golit. Pėr ta shėnuar shpejt: nuk shėnonte qė nga mbrėmja e 27 janarit nė Livorno, qytet tjetėr qė ndodhet buzė detit. Atė mbrėmje shėnoi njė dygolėsh. Mė pas "stop". "Kjo do tė thotė se ka mbėrritur momenti i duhur", pati thėnė Klaudio Ranieri tė shtunėn nė Vinovo. Profetik! Dhe vėrtet, nė rastin e parė, franko-argjentinasi u duk gati pėr tė shėnuar nė rrėmujėn e mbrojtjes kuqeblu, topi qėndron mes kėmbėve tė tij dhe e djathta e tij pėrfundon larg. Rasti i dytė ishte mė i mirė, minuta e 33-tė: pasim i Grigerės, ēekut qė shėnoi golin e parė. Davidi kontrollon, rrotullohet, goditje me tė djathtėn nė shtyllėn mė tė largėt dhe 2-0.
GOLASHĖNUES - Kėshtu golat e sulmuesit 30-vjeēar bėhen 16. Tani ėshtė kthyer edhe nė krye tė renditjes sė golashėnuesve, sepse ėshtė ai qė luan sfidėn brenda sfidės, atė me Marko Borielon. Kėtė herė "bomberi" gjenovez nuk shėnon, por ndalohet nga Bufoni dhe nga shtylla. Por sfida vazhdon...
BEFASIA - Pėr Trezegolin u fol shumė, pastaj s'ėshtė dhe ndonjė gjė e re. Ėshtė njė tjetėr: quhet Zdenek Zeman. Eshtė lojtar i shumėfishtė, njė punėtor i mbrojtjes. Vėrtet, luante tek Ajaksi, por te Juvja erdhi me ēmimin zero. Qė tė dielėn paratė e blerjes duket se janė shpenzuar mirė, sepse Ranieri e zhvendos ēekun nė krahun e majtė, nė vend tė tė sėmurit Molinaro. Po Grigera, ēfarė bėn? Shėnon njė eurogol dhe jep pastaj njė pasim pėr gol. Nė fund shpjegon: "Jam i kėnaqur, pasi kam kaluar njė periudhė tė vėshtirė. Ishte ndeshje e rėndėsishme, pasi fituam. Duhet tė vazhdojmė kėshtu. Pas humbjes me Fiorentinėn, skuadra ishte shumė e bashkuar. Njė fitore pėr Ranierin? Mirė, ėshtė folur shumė. Mendojmė gjithnjė tė fitojmė, ja ēfarė duhet tė bėjmė." Ēeku ėshtė me pak fjalė. Mbetet njė rekord, njė pėrpjekje pėr "arrati" dhe 197 gjėra, atė qė kanė tė pėrbashkėt Del Piero dhe Trezege.
Trajneri i Juves: Pas 8 muajsh e kuptova qė Grigera ėshtė njė mbrojtės i mirė i majtė
Ranieri: Tė bashkuar do t'ia dalim!
Qesh Klaudio Ranieri. Java e dyshimeve pėrfundon me njė fitore nė Gjenovė, njė sukses 2-0 qė mban firmėn e njė ish-"tė padukshmi": Zdenek Grigera, njė gol dhe njė pasim pėr gol. Ranieri para stolit qesh, sikur tė mos e besonte as ai. Dhe kėshtu ėshtė: Juventusi rifillon tė vrapojė, falė mbrėmjes sė parė tė paharrueshme tė njė mbrojtėsi tė djathtė, i aktivizuar kėtė herė nė krahun e majtė. "U deshėn 8 muaj qė tė kuptoja se Grigera ishte njė mbrojtės i mirė i majtė," buzėqesh Ranieri. Molinaro kishte temperaturė, Kielini duhej nė qendėr, ndaj nuk kishte zgjedhje tjetėr veē bohemit. Por trajneri bėn tė ditur se paraqitja e tij ishte befasuese, dhe jo e menduar dhe e studiuar nė tryezė. "I kėrkova unė ta shtyjė nė atė krah, - tregon Ranieri. - Ai ishte pak i ēorientuar, por gjatė javės kėmbėngula, dhe nė kėtė mėnyrė e detyroi edhe Skulin tė tėrhiqej prapa 40 metra gjatė ndeshjes."
KRITIKAT - Ky ishte ēelėsi pra, sepse Juvja kėmbėnguli nė krahun e majtė. Humbja nė shtėpi me Fiorentinėn ėshtė kujtim i largėt. "Ishte kurioz tė shihja reagimin e skuadrės, - thotė Ranieri. - Luajti mirė, kishte dėshirė. Doja tė ushtronim trysni ndaj Xhenoas, pėr t'i bėrė kundėrshtarėt tė gabojnė, dhe ia arrita qėllimit. Njė ndeshje e gabuar qėndron, por, nėse je Juvja, duhet tė japėsh gjithnjė 11-%. Po ndėrtojmė diēka, pasi e nisėm nga themelet. Nėse luajmė me kėtė vendosmėri e tė bashkuar, jemi nė gjendje t'u krijojmė probleme shumė skuadrave. Nėse kritikat janė tė drejta, nuk mė inatosin. Nėse nuk janė, as qė i marr parasysh."
Portieri
Bufon: Kam probleme nė nervin shiatik
Nuk e ka marrė akoma veten Xhixhi Bufon. Problemet nė shpinė, qė po e mundojnė, duken para sė gjithash nė fushė nė disa momente, siē e shpjegon vetė portieri bardhezi: "Gjatė javės nuk stėrvitem mirė, pasi pėrpiqem tė mbrohem. Tė dielėn, me ndonjė mjekim e ndiej veten pak mė mirė. Nė aspektin e shpinės, jam shumė i lirė, ndiej shqetėsim vetėm nė nervin shiatik dhe kur e shkelmoj topin jam shumė i kujdesshėm: godas nė mėnyrė elementare. Pastaj kur shtylla tė ndihmon, ndihesh edhe mė mirė. Besoj se ndaj Xhenoas e kishim mė tė vėshtirė se tė dielėn e shkuar. Kur tė ecėn kėshtu, pa pėsuar gol, je edhe mė i kėnaqur." Del Piero ėshtė nė Euro 2008, tė paktėn sipas revistės sė figurinave sportive "Panini". Po Bufoni? "Shpresoj tė mė kenė vendosur edhe mua." Mė shumė se njė mendim, ėshtė njė premtim, nė prag tė qershorit.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#67 13 Mars 2008 18:16
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#68 20 Prill 2008 19:58
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
"Nėse nesėr (sot) do tė arrijmė kualifikimin matematik nė Ligėn e vėshtirė tė Kampioneve (paraeliminatore), nuk do tė festojmė." Klaudio Ranieri i befasoi tė gjithė, por, mė pas, shpjegoi: "Nuk do tė festojmė, sepse ajo qė kemi bėrė ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e ADN-sė tonė, qė po rigjejmė." Nga ana tjetėr, vendi i dytė nuk ėshtė ende i pamundur, ndaj trajneri ka theksuar konceptin e tij: Vendosmėri, gjithnjė dhe pavarėsisht nga gjithēka. "Unė nuk shoh kalendarin, por e shumta matematikėn. Pėr sa kohė ajo nuk do tė mė thotė: 'Nuk mund ta bėsh', unė do tė vazhdoj tė pėrpiqem. Unė dua qė lojtarėt e mi tė vazhdojnė tė luftojnė pėr tri pikėt edhe kur matematika tė na thotė jo. Dhe pėr sa kohė nuk do tė jetė kėshtu, nuk do tė jem i kėnaqur. Skuadra ka filluar tė ndėrgjegjėsohet pėr atė qė po bėn." Ranieri garantoi se nuk mendon pėr Romėn: "Nėse do tė na bėjė ndonjė dhuratė, do tė na bėhet qejfi, por ne mendojmė vetėm tė japim maksimumin dhe, mė pas, do tė bėjmė llogaritė." Juvja paraqitet e plotė, me mungesėn e vetme tė Iakuintės ndaj njė Lacioje, "e cila sivjet, - nėnvizoi trajneri i bardhezinjve, - luajti nė Champions dhe i pagoi shtrenjtė dėmtimet. Tani ata kanė objektiv Kupėn e Italisė, ėshtė e vėrtetė, por kur luan ndaj Juves... Nė fazėn e parė gjuajtėn nė portėn tonė plot 17 herė."
Sezonin e ardhshėm do tė ketė dy veprimtari, ndaj do tė duhen pėrforcime: "Pak a shumė, do tė na duhen dy lojtarė nė ēdo rol." Kamoranezi mund ta pranojė, pėrfundimisht, rolin e "xholit" nė mesfushė. "Kur nuk ishte Kamoranezi, e ndienim shumė mungesėn e njė lojtari me karakteristikat e tij. Ai e di se ēfarė mund tė japė nė atė rol dhe ka ende vend pėr shumė pėrmirėsime. Por nuk mund tė jetė si Diego, sepse braziliani ka tipare mė sulmuese. Kamoranezi ngopet duke i dhėnė asiste shokėve." Ndėrkohė, Del Piero dhe Trezege, janė nė konkurrencė me Borrielon, pėr titullin e golashėnuesit. Kush do tė fitojė? "Shpresoj ta fitojė njėri prej dy lojtarėve tanė, duhet ta arrijnė kėtė edhe pėr Juventusin."
YLLI I TRETĖ - Askush nuk e ndalon: as Federata dhe as Lega. Ylli i tretė i josh tė gjithė tifozėt juventinė dhe ėshtė diēka qė mund tė realizohet sa mė shpejt. "Njė skuadėr mund tė vendosė sa yje tė dojė nė fanellėn e saj, nuk ka ndonjė rregullore qė e pėrcakton ēėshtjen dhe nuk ėshtė Lega, ajo qė ka kompetenca pėr kėtė, - kėshtu ėshtė shprehur zėvendėspresidenti i Lega Calcio, Fabio Santoro. - Ėshtė njė ēėshtje etike. Nėse Juventusi do tė donte tė vendoste yllin e tretė, nė rastin kur tė fitojė edhe njė tjetėr kampionat, kjo ėshtė njė ēėshtje e saj dhe nuk pėrbėn aspak njė shkelje tė rregullave. Por e vetmja gjė qė duhet kujtuar ėshtė se, pėr sa i takon librit tė artė zyrtar tė Lega Calcio, titujt e bardhezinjve janė 27, jo 29." Me pak fjalė, ėshtė gjithēka nė duart e klubit bardhezi, i cili, gjithsesi, vetėm sa e ka shqyrtuar kėtė hipotezė. Mbase nė shenjė kundėr tersit ose pėr ēėshtje etike, nuk ėshtė vendosur ende asgjė. Mbeten vetėm deklaratat e drejtuesve, si: Koboli Xhilji dhe Klod Blank, tė cilėt mbeten tė bindur se skuadra ka fituar nė fushė 29 tituj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#69 27 Prill 2008 16:31
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kush ėshtė lojtari i vitit te Juventusi?
Nga Karlo Garganeze
1) Xhanluixhi Bufon: Ekziston njė mendim mitik se portierėt mė tė mirė janė ata qė kanė bėrė pritjet mė tė mira. Mė tė mirėt janė ata qė nuk u jepet mundėsia tė bėjnė nga kėto pritje, sepse kanė sensin e duhur tė pozicionimit, komunikimit, organizimit tė mbrojtjes dhe tė kuptimit tė lojės. Kjo ėshtė ajo qė e ndan Bufonin nga portieri i Realit tė Madridit, Iker Kasijas. Portieri i Juventusit ka zhvilluar njė tjetėr sezon inspirues dhe ėshtė shfaqur shumė impresionues, sidomos nė fazėn e parė.
2) Xhorxho Kielini: Duket e pabesueshme qė drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka dashur ta shesė te Manēester Siti nė fillim tė sezonit. 23‑vjeēari ka qenė njė kolos i vėrtetė nė zemėr tė mbrojtjes bardhezi, sidomos nė partneritet me Legrotalien, edhe ky mjaft i rėndėsishėm pėr mbrojtjen. Kielini pėrfaqėson shpirtin luftarak tė "Zonjės sė vjetėr", e mishėruar nė shprehjen "kurrė mos u dorėzo". Ai gjithmonė jep zemrėn nė fushėn e lojės. Ai e fitoi zemrėn e tifozėve juventinė sidomos nė duelet me Zlatan Ibrahimoviēin, duke e "asgjėsuar" nė tė dy takimet.
3) Mauro Kamoranezi: lojtari i krahut, i lindur nė Argjentinė, ka luajtur nė vetėm 20 ndeshje tė Serisė A, por ai ėshtė shfaqur plot klas nė tė gjitha takimet qė ka luajtur. Shumė njerėz mendojnė se nė lojėn e mesfushės sė Juventusit impaktin mė tė madh e ka dhėnė ardhja e Momo Sisokos, por, pėr mendimin tim, ėshtė loja plot finesė e Kamoranezit ajo qė ka ndikuar mė shumė nė cilėsinė e kėtij reparti. Nė 5 ndeshjet e fundit 31‑vjeēari ka dhėnė 9 asiste pėr gol, duke pėrfshirė tre tė tillė nė ndeshjen me Milanin, qė u fitua 3‑2 nga bardhezinjtė. Loja e Kamoranezit i jep mė shumė krijimtari mesfushės. Po tė kishte pasur mundėsi t'i luante tė gjitha ndeshjet, ndoshta Juventusi mund tė shpallej kampion i Italisė. Ai ka arritur tė shėnojė 5 gola, njė nė ēdo katėr ndeshje, dhe shumica e golave tė shėnuar kanė qenė decizivė pėr rezultatin pėrfundimtar. Kujtojmė golat kundėr Interit si dhe atė tė barazimit nė fitoren me Udinezen.
4) Alesandro Del Piero: "Djali i artė" po kalon formėn mė tė mirė fizike dhe ndoshta ka luajtur sezonin mė tė mirė qė pas 1997‑98-s. 33‑vjeēari pati probleme nė fillim tė sezonit deri nė muajin nėntor, por qė pas kėtij momenti i hodhi pas krahėve vitet e shumta tė karrierės. Ai ėshtė golashėnuesi i dytė mė i mirė i Serisė A, me 18 gola, dhe gjatė muajve tė fundit ai ėshtė paraqitur mė mirė se ēdo sulmues tjetėr nė gadishull. Forma e tij e shkėlqyer ka ndikuar edhe te trajneri i kombėtares, Roberto Donadoni, i cili duhet tė mendohet sėrish pėr grumbullimin e Del Pieros nė kombėtare pėr Euro 2008.
5) David Trezege: Ndėrsa Del Piero do tė jetė nė Austri dhe Zvicėr, shoku i tij i sulmit te Juventusi, David Trezege, do tė jetė me pushime. E pabesueshme sesi Rajmond Domenek tregohet kaq fėminor nė vendimet e tij, duke lėnė jashtė listės sė kombėtares njė futbollist qė e ka nė ADN golin, teksa deri tani ka shėnuar 19 herė nė 33 takime, ndėr tė cilėt vetėm njė me 11‑metėrsh. Ėshtė e qartė se Henri dhe Trezege nuk mund tė luajnė sė bashku nė tė njėjtin formacion, por nėse do tė mė duhej tė zgjidhja, ky i fundit do tė kishte mė shumė shanse.
Vota ime: Kjo ėshtė njė zgjedhje e vėshtirė, sepse ky ēmim mund t'i jepet cilitdo prej kėtyre futbollistėve. Nėse Kamoranezi do tė kishte luajtur disa ndeshje mė shumė, kėtė ēmim do t'ia jepja atij, sikurse mė vė nė dyshim forca e mbrojtjes me Bufonin dhe Kielinin. Ndėrsa nė dyshen Trezege‑Del Piero, do tė zgjidhja "Djalin e artė". Ai provoi se shumė analistė e patėn gabim pėr tė nė fillim tė sezonit dhe kėtė mund ta bėjė edhe gjatė Euro 2008‑s.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#70 11 Maj 2008 09:23
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
Portieri i Juves flet pas paraeliminatores nė Champions kundėr sllovakėve tė Artmedias sė Bratislavės
Ndaj Artmedias publiku luajti rolin e tij dhe i dha njė tė shtyrė tė rėndėsishme skuadrės. Po, na karikuan shumė. Mė erdhi me tė vėrtetė shumė mirė, teksa shihja dashurinė me tė cilėn erdhėn tifozėt nė stadium. Njerėzit, tifozėt e mėdhenj bardhezinj, na dhanė energji tė pabesueshme dhe na pėrēuan ndjesi tepėr tė bukura
Nėse kjo vazhdon kėshtu gjatė gjithė sezonit, mund tė jetė njė armė mė shumė edhe pėr skuadrėn. Sigurisht, madje ėshtė e pashmangshme. Nėse tifozėt e kuptojnė se janė tė rėndėsishėm kur tregohen kaq pozitivė dhe na japin kėtė energji, Olimpiko mund tė bėhet thuajse i pathyeshėm, duke na ndihmuar tė ecim mirė nė Kupė dhe nė kampionat. Shpresojmė qė tė ndodhė vėrtet kėshtu. Por si mund tė ndodhė kjo? Ata duhet tė jenė tė sigurt se kur kėndojnė koret e tyre, si dhe kur u ikėn zėri pėr tė na nxitur, ne nė fushė japim gjithēka. Dhe kėtė e garantoj unė, sepse qėkur kam ardhur te Juvja ka qenė gjithnjė kėshtu. Mė pas nuk mund tė fitohet gjithnjė, por nėse i ndjejmė pranė, ne mund tė japim mė shumė se 100%. Meqė ra fjala pėr optimizėm, tifozėt tė mėrkurėn nė mbrėmje po kėndonin: Na ēoni nė Romė. Por, pavarėsisht nga fjalėt, sa e mundur ėshtė kjo? Gjithēka ėshtė e mundur. Tekefundit, Championsin e ka fituar edhe Porto nė finale ndaj Monakos
Besoj se shpresa ka. Dhe ne po i ushqejmė ato, sepse jemi tė bindur se mund ta themi fjalėn tonė. Mė pas, mund tė ketė edhe skuadra mė tė organizuara e mė tė forta, por nuk fiton gjithnjė mė e forta
.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#71 16 Gusht 2008 21:00
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
Trajneri i bardhezinjve flet pėr skuadrėn, pėr objektivat personale dhe pėr polemikat me Mourinjon
Ai e ka hipotekuar paraeliminatoren dhe po pret tė lexojė Vetmia e numrave tė parė, libri mė i shitur i verės, pak a shumė si Juventusi i tij. Mesi i gushtit e gjen Klaudio Ranierin nė pozitat e njė trajneri tė lumtur. Ai po lundronte larg polemikave, por edhe brigjeve tė Riviera di Ponente, nė detin Ligure. Ai hipi mbi varkė pasi kaloi shkėmbin e parė 4-0 ndaj Artmediės sė Bratisllavės. Vera mund tė vazhdojė, ndėrsa polemikat me Mourinjon jo. Trajneri roman, i cili nė Londėr ėshtė gjithnjė si nė shtėpinė e tij, e mbylli gjithēka me disa fjalė tė njė stili aq anglez, saqė edhe njė anglez i vėrtetė do tė habitej.
- Ranieri, u kthyet nė Europė me njė fitore. Cila ishte shija e asaj mbrėmjeje?
- Jemi shumė tė kėnaqur pėr pėrgjigjen qė ky grup kompakt ka ditur ta japė menjėherė. Treguam se jemi skuadra e vitit tė kaluar, dhe se kemi tė njėjtin shpirt.
- Tani do tė jetė mė e vėshtirė?
- Mbase, por ne jemi tė ndėrgjegjshėm se fitoret janė nė ADN-nė e Juventusit. Unė kėtė ADN e kam pėrvetėsuar menjėherė, ndėrsa kampionėt e mėdhenj tė kėsaj skuadre e kishin qė mė parė. Njė vit mė parė ishim nė kėrkim tė gjithēkaje dhe nuk mund tė krahasoheshim me asgjė. Sot kemi njė skuadėr, njė grup kompakt, njė lojė qė funksionon. Donim nga dy lojtarė nė ēdo rol, dhe sot i kemi.
- Nė rregull, por mungon cilėsia
- (Buzėqesh) Sėrish me kėtė histori? Fushata jonė e blerjeve kishte disa objektiva dhe kėto objektiva u arritėn. Dhe mė pas e pėrsėris: tė thuash se kjo skuadėr nuk ka cilėsi, ėshtė mungesė respekti ndaj kampionėve tė saj. A e patė se ēfarė bėri Del Piero? Po luan ndeshje tė jashtėzakonshme, ėshtė i lehtė, gjenial, ėshtė si nė kampionatin e fundit. Dhe jam i bindur se do tė luajė edhe mė mirė.
- Duket se Lipi ka ndėr mend ta grumbullojė nė miqėsoren e 20 gushtit
- Lipi ėshtė adhuruesi i tij numėr njė. Kemi folur, ai mė shpjegoi se dėshiron tė grumbullojė lojtarėt mė nė formė dhe unė jam dakord, sepse mė duket diēka e drejtė.
- Nė kombėtare mund tė ndėrtohet njė grup i ri juventinėsh: Bufon, Kamoranezi, Del Piero, Kielini, Iakuinta. A mund tė pėrmendni ndonjė emėr tjetėr?
- Nuk dua tė hyj nė kompetencat e Marēelos, por them se grumbullimi i Legrotaljes ose i Molinaros do tė mė gėzonte shumė.
- Kjo Juve ėshtė mė e fortė se njė vit mė parė?
- Po. E dimė se jemi pėrmirėsuar, por dimė edhe se duhet tė vazhdojmė tė bėjmė progres. Kampionati i ri dhe kthimi nė Europė do tė na mėsojnė gjėra tė reja. E dimė se jemi duke realizuar njė projekt dhe se mund tė fitojmė, edhe pse sdo tė jetė e lehtė. Por sdo tė jetė e lehtė as pėr tė tjerėt.
- Ndėrkohė, presidenti Koboli tha se i pėlqen mė shumė Championsi
- (Qesh) Presidenti ėshtė njeri dhe tifoz i jashtėzakonshėm. Ėndrrat ndihmojnė nė krijimin e atmosferės sė duhur. Ne duam tė ėndėrrojmė, por nuk duam tė krijojmė iluzione, sepse nuk do tė ishte e drejtė. Dhe mes tyre ka goxha ndryshim: iluzionet bėhen me fjalė, ndėrsa ėndrrat mund tė realizohen me vullnetin pėr tė dhėnė gjithnjė maksimumin.
- A do tė fitoni ndonjė gjė, pėrpara se tė mbushni 70 vjeē?
- (Qesh) Kam kohė, sepse mbush 57 vjeē nė tetor.
- Mourinjo tha se jeni 70 vjeē, dhe se
- As qė mos u lodhni! Pėr kėtė gjė ėshtė folur edhe mė shumė sesa duhet.
- A do tju kishte pėlqyer tė luanit te ky Juventus?
- Ku ta gjeja! Kam luajtur disa ndeshje nė Kombėtaren B me Tardelin. Ai po, qė ishte kampion i lindur, dhe nė fakt arriti tė luajė te Juventusi. Ndėrsa unė nuk isha aq i zoti.
- Mund tė merrni revansh tani qė jeni trajner
- Do ta doja me tė vėrtetė, dua tė fitoj ndonjė gjė tė rėndėsishme me Juventusin.
- Po mė pas, ēfarė do tė bėni?
- Do tė mė pėlqente tė drejtoja ndonjė ekip kombėtar. E kisha menduar kėtė edhe kur mbeta njė vit e gjysmė pa punė. Por asokohe isha tepėr i ri. Tani dua tė fitoj me Juventusin, dhe mė pas le tė shohim. Natyrisht, e gjithė kjo pėrpara se tė mbush 70 vjeē.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#72 16 Gusht 2008 21:01
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
Nje moment i veshtire," - deklaron administratori i deleguar i Juventusit, Zhan Klod Blank, pas humbjes se fundit, 2-1. "Pame nje Napoli agresiv ne fushe. E nisem mire lojen, patem raste per gol, por me vone beme gabime ne mbrojtje dhe pesuam dy gola," - shpjegon Blank. - "Kerkojme te analizojme defektet tona per t'u rikthyer te fitoret me qellim qe te japim nje sinjal te forta para tifozeve tane," - tha Blank. Ranieri nuk leviz. Por cfare duhet te bej Juventusi para ndeshjeve te Liges se Kampioneve me Real Madridin dhe ne perballjen derbi, ndaj Torinos, ne Seria A? "Besimi me shume se nje here eshte dhene per te gjithe ekipin, - eshte pergjigjur Blank - Duhet te kerkojme te gjithe se bashku, me te miren e mundshme ne fushen e lojes. Lojtare te caktuar duhet te bejne diferencen pwr tw fituar. Nuk kemi qene ne nivelin e duhur. Jemi ekip profesionistesh," - ka deklaruar, Blank. "Duhet te punojme se bashku per te gjetur piket qe ta kalojme sa me shpejt te jete e mundur momentin e veshtire," - perfundoi Blank.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#73 20 Tetor 2008 06:12
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ranieri: Ende nuk e kemi tejkaluar krizėn
Pavarėsisht edhe njė paraqitjeje tjetėr bindėse tė Juventusit kundėr Bolognas, menaxheri i bardhezinjve, Claudio Ranieri, beson se kriza e klubit ende nuk ėshtė tejkaluar.
Kemi pasur njė periudhė tė vėshtirė dhe dy ose tre ndeshje tė mira sė fundi ende nuk janė tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar krizėn. Duhet tė vazhdojmė me kėtė formė tė mirė, para se zyrtarisht tė themi e kemi kaluar krizėn, ka thėnė trajneri.
Me siguri pėrmirėsohemi nė ēdo ndeshje dhe sigurisht jemi nė rrugė tė mirė ta tejkalojmė periudhėn e vėshtirė, ka shtuar Ranieri pas ndeshjes.
Menaxheri ka bėrė edhe shaka me yllin e mbrėmjes, autorin e dy golave pėr Juventusin, Pavel Nedved, duke thėnė, Do tė doja qė ai tė nėnshkruajė kontratė tė re sė shpejti. Mbase edhe njė ose dy vite tė tjera.
Juventus do tė presė ekipin tjetėr nė krizė Romėn, kėtė vikend nė Olimpico tė Torinos, para se tė udhėtojė nė Bernabeu pėr ndeshjen e kthimit tė Ligės sė Kampionėve, kundėr Real Madridit.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#74 30 Tetor 2008 10:35
|
|
 |
sulo
Rregjistruar

Postime: 24
Rregjistruar: Tetor 2008
Pėrdorues #: 4599
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Juventus FC
Largohet nje nga objektivat e bardhezinjve ne merkato. Mesfushori i Barcelones, Ksavi Hernandez pritet ta rinovoje se shpejti kontraten e tij me Barcelonen. Sipas se perditshmes katalane Sport, agjenti i futbollistit, Ivan Corretja, dhe drejtori sportive i Barcelones, Txiki Begiristain jane duke diskutuar per zgjatjen e bashkepunimit. Per arritjen e marreveshjes duhen edhe disa kohe, por dy palet kane nder mend tia zgjasin doren njera-tjetres. Nderkohe largohet edhe Yaya Touré, per te cilin ehste gati te interesohet serish Arsenali. Por Topēinjte duhet ta permiresojne oferten prej 10 milione eurosh qe i eshte refuzuar me pare.
|
|
#75 31 Tetor 2008 09:24
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
| |