Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Kush Janė Burrat Mė Tė Fortė Nė Botė. 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kush Janė Burrat Mė Tė Fortė Nė Botė. 
 
Ndėrkohė qė presidenti amerikan George W. Bush ėshtė njė prej liderėve mė pak tė besueshėm, asnjė lider tjetėr botėror nuk ka fituar mbėshtetje nė shkallė ndėrkombėtare. Vetėm Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon ka marrė vlerėsim pozitiv nė njė sondazh tė zhvilluar nė gjithė botėn, i cili i pyeste tė anketuarit nėse kishin besim tek liderėt ndėrkombėtarė pėr vendimet e duhura "nė lidhje me ēėshtjet botėrore".


Ēuditėrisht, pas Ban Ki-moon, tė parėt qė kanė ardhur nė listė pėr sa i pėrket vlerėsimit, kanė qenė Gordon Broėn, Putin, Ju Hintao. Kjo do tė thotė, njė demokrat dhe dy diktatorė. Nė fjalė tė tjera, bosėt e atyre qė shpesh konsiderohen si shtetet mė autoritare, Kina dhe Rusia, janė ndėr autoritetet mė tė besuar tė planetit. Ky fakt duhet tė alarmojė seriozisht liderėt e perėndimit dhe veēanėrisht, presidentin Bush dhe Sekretaren e tij tė Shtetit, tė cilėt e kanė kthyer eksportin e demokracisė si prioritet tė politikave tė jashtme tė SHBA-sė.  
Ndėrkohė qė mund tė konsiderohet e ekzagjeruar qė ky tė quhet viti i autokratėve, fakti ėshtė se sondazhi ka nxjerrė nė pah se bota duket sikur tani ndihet mė e sigurt nėn liderėt jo demokratikė nė vend tė atyre demokratikė. Lufta e ideve mund tė mos ketė pėrfunduar akoma, por po t'i hidhet njė sy i kujdesshėm sondazhit, del nė dritė fakti se ka akoma vend pėr tė ndryshuar gjėrat. Nė kėtė pikė, Perėndimi duket qartė se s'po e fiton betejėn pėr influencė dhe liri.
Sondazhi i kryer nga"WorldPublicOpinion.
org", i cili menaxhohet nga Programi pėr Politikat Ndėrkombėtare nė universitetin e Merilendit (PIPA), ka pyetur rreth 19,751 njerėz nė 20 vende tė ndryshme tė botės se sa besim kanė ato nė shtatė prej liderėve kyē tė globit.
Mesatarisht, vetėm 23 pėrqind e atyre qė janė pėrgjigjur ka shprehur "shumė" ose "pak" besim tek Bush. Ban Ki-moon, Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB ka marrė mė shuam besim, por duke qenė se ai nuk ėshtė lider kombėtar, nuk i pėrket kėsaj liste. Mė pas vjen Brown, Putin, Hu Jintao dhe Sarkozy.
Si shpjegohet kjo votė universale mosbesimi?
Pėrgjigja e e shkurtėr e  kėsaj ėshtė periudha serioze e pesimizmit global: shumė njerėz tė anketuar janė shfaqur tė palumtur pėr gjendjen e botės. Ivo Daalder, i cili ka punuar nė Kėshillin Kombėtar tė Sigurisė argumenton se numrat, ashtu siē masin besimin nė zyrtarėt individualė, janė edhe njė "reflektim i mėnyrės se si ndihen njerėzit pėr kushtet e tyre aktuale". Richard Holbrooke, ambasador nė OKB nėn drejtimin e Bill Clinton ėshtė shprehur se sondazhi dėshmon "pakėnaqėsinė e njerėzve me mėnyrėn sesi lidershipi botėrore po trajton problemet kryesore aktuale".
Nga tė anketuarit, ato mė pak negativė ishin njerėzit e dy vendeve qė po kthehen nė fuqi tė mėdha: Kina dhe India. Edhe Bush ka marrė nė kėto vende nota besimi, ndėrkohė qė vlerėsimi pėr Putin dhe Hu Jintao ishte stratosferik. Steven Kull, drejtor i "WorldPublicOpinion.org" e shpjegon bujarinė e tė anketuarve kinezė me faktin se "kur je nė rritje ka njė ndjesi qė shkakton dispozitė mė tė ndritshme.
Sidoqoftė, pesimizmi i pėrhapur nuk e shpjegon vlerėsimin relativisht tė lartė qė kanė marrė autokratėt. Fakti se ato kanė dalė aq mirė nė vendet e tyre nuk ėshtė surprizė sepse siē shprehet Daaldar, "autoritarėt gjithnjė dalin me rezultate tė mira nė vendet e tyre pasi kjo ėshtė detyra e tyre". Kontrolli i qeveritar i medias ėshtė i fortė nė Rusi dhe nė Kinė, dhe Putin e Hu janė nė gjendje tė pėrdorin makinerinė e plotė tė shtetit pėr tė gdhendur me kujdes imazhin e tyre.
Pėr mė tepėr, tė anketuarit nė kėto kombe mund tė mos jenė ndier rehat pėr tė folur hapur dhe ashpėr pėr drejtuesit e tyre tė fortė. Sidoqoftė, ka arsye pėr tė besuar se edhe nėse do kishin mundėsi tė flisnin hapur, ato prapė do i rendisnin liderėt e tyre mė lart. Ekonomitė nė tė dy vendet janė duke lulėzuar, nacionalizmi ėshtė nė rritje dhe qytetarėt u ndihen mirėnjohės shefave tė tyre kombėtarė pėr restaurimin e krenarisė dhe vendit qė u takon nė botė.
Ajo ēka ėshtė mė e vėshtirė pėr t'u kuptuar, ėshtė se pse Hu dhe Putin ia kanė dal;ė mirė, thuajse mė mirė se ēdo demokrat pėrveē Brown, nė vendet e tjera. Kull, drejtori i "WorldPublicOpinion.org" argumenton se sondazhi nuk duhet tė merret si njė miratim global i autoritarėve; edhe pse ato kanė dalė me rezultate mė tė mira se Bush dhe Sarkozy.
Craig Charney, njė anketues tjetėr ndėrkombėtar, thekson se nėse tė dhėnat do tė reflektonin masėn e ēdo vendi, vendi i Bush do tė ishte mė i lartė, duke qenė si ai ka dalė relativisht mirė nė disa prej vendeve mė tė mėdha tė botės: Kinė, Indi, Indonezi dhe Nigeri. Putin do tė dilte akoma mė mirė nė njė renditje tė tillė sidoqoftė, duke qenė se rezultati i tij nė Indi ishte i fortė, po ashtu edhe nė Kinė. Lideri rus ka marrė gjithė ashtu pikė surprizė nė Ukrainė, Korenė e Jugut dhe Iran.
Dhe ai duket tė jetė i vetmi lider botėror, shkalla e aprovimit tė tė cilit, ėshtė rritur qė nga vitit i kaluar me katėr pikė. Kjo i detyrohet pjesėrisht fatit.
Larry Diamond nė ekspert i shquar demokracie nga instituti "Stanford's Hoover Institution" sugjeron njė arsye tjetėr mė shqetėsuese, pėr popullaritetin e Putin.
Ai argumenton se vala e liberalizmit qė ka pasuar fundin e luftės sė ftohtė ka mbetur nė vend, duke shkaktuar njė "zmbrapsje tė demokracisė". Tė drejtat janė palosur mbrapsht nė Rusi, Tajlandė, Venezuelė, Bangladesh dhe Filipine. Nė janar, njė analizė e "Freedom House" tregoi se pėr herė tė parė qė prej vitit 1994, liria nėpėr botė kishte pėsuar rėnie pėr dy vite rresht.
Shtoji dhe kėsaj dėmin qė shkaktoi lufta e Irakut nė drejtim tė promovimit tė demokracisė tė stilit amerikan dhe rezultati ėshtė njė rrėshqitje globale e besimit tė publikut nė demokracinė, si njė sistem dhe nė liderėt demokratikė si individė.
Gjithnjė e mė shumė votues po zgjedhin liderė tė fortė si Putin apo Chavez, nė vendin e tyre dhe jashtė vendit. E ndėrkohė qė shumica e njerėzve nė botė mendojnė se demokracia ėshtė forma mė e mirė e qeverisjes, kjo bindje po shuhet dalėngadalė.

Sondazhet

Njė sondazh i kryer nė 19 vende tė botės ka zbuluar se nė ēdo komb, publiku mbėshtet demokracinė. Nė tė njėjtėn kohė,thuajse nė ēdo komb, pjesa mė e madhe e njerėzve janė tė pakėnaqur me reagimin e qeverisė pėrkatėse ndaj vullnetit tė njerėzve. Nė tė 19 kombet e anketuar, pjesa mė e madhe e tė anketuarve kanė deklaruar se "vullneti i njerėzve duhet tė jetė bazė pėr autoritetin e qeverisė", njė princip i shpallur nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut. Vendet e intervistuara pėrfshijnė kombet mė tė mėdha tė botės, si Kina, India, SHBA, Indonezia, Nigeria  dhe Rusia, si dhe Argjentina, Britania, Egjipit, Franca, Irani, Jordania, Meksika, Polonia, Koreja e Jugut, Turqia, Ukraina dhe territoret palestineze. Po sa duhet t'i kushtojnė rėndėsi opinionit global, liderėt botėrorė. Nga njėra anė mund tė argumentohet se opinioni publike botėror ėshtė i parėndėsishėm pėr interesat e kombit. Nga ana tjetėr mund tė ketė shqetėsime mė pragmatiste pėr diplomacinė publike tė njė kombi.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!