Qeveria britanike shpalli dje rregullat e reja pėr lejen e qėndrimit nė Angli. Rregullat e reja pėr emigrantėt mėsohet se do tė zbatohen pėr tė huajt me qėndrim nė Angli, qė nga 2 prilli i vitit 2007.
Kushdo qė kėrkon njė leje qėndrimi duhet tė plotėsojė ato qė dje janė cilėsuar nga qeveria britanike kushte tė domosdoshme. Bėhet fjalė pėr gjuhėn angleze, e cila duket se ėshtė kushti themelor pėr tė fituar njė leje qėndrimi nė Angli. Tė gjithė aplikuesit pėr leje qėndrimi, duhet ti nėnshtrohen njė provimi tė rregullt, ku duhet tė dėshmojnė njohuritė e tyre nė komunikim dhe nė tė shkruar nė gjuhėn angleze. Njė tjetėr kusht veē njohjes sė mirė tė gjuhės, ėshtė edhe niveli i njohurive mbi Britaninė, kulturėn dhe historinė e saj. Tė gjithė ata qė duan tė marrin njė leje qėndrimi, duhet qė para se ta zotėrojnė atė, ti nėnshtrohen njė provimi tė gjuhės angleze dhe njohurive mbi jetėn nė Britani, kanė pohuar zyrtarėt. Nė kategorinė e atyre qė preken nga rregullat e lejes sė qėndrimit janė edhe qindra emigrantė nga Shqipėria dhe Kosova, qė kanė emigruar dhe janė vendosur nė Angli, ku vazhdojnė tė punojnė dhe tė presin lejen e qėndrimit. Njoftimi pėr ndryshimin e rregullave dhe kėrkesat e reja pėr pėrfitimin e lejes sė qėndrimit, ėshtė bėrė dje nga qeveria e Londrės, pėrmes ministrit tė Imigrimit, Liam Byrne. Ai konfirmoi se rregullorja e re do tė zbatohet qė nė muajin prill tė vitit tė ardhshėm 2007 pėr tė gjithė tė huajt me qėndrim nė Angli.
Ministri
Eshtė tepėr e rėndėsishme qė emigrantėt tė kuptojnė se nėse duan tė jetojnė nė Britani, duhet tė kenė edhe disa pėrgjegjėsi, deklaroi ministri gjatė takimit me mediat. Ai tha se rregullat e reja do ti bashkėngjiten paketės sė vjetėr e tė njohur tashmė me kushtet qė duheshin plotėsuar mė parė pėr ata qė kėrkonin leje qėndrimi nė Britani. Ministri i migracionit pohoi dje gjithashtu, se pėrjashtim nga rregullat do tė bėhet vetėm pėr rastet kur leja e qėndrimit kėrkohet nga aplikantė mbi 65 vjeē, si dhe pėr personat e paaftė mendėrisht ose pėr ata qė kanė paaftėsi fizike. Vitin e kaluar nė Britani kanė pėrfituar leje qėndrimi mė shumė se gjysma e tė huajve qė e kanė kėrkuar njė gjė tė tillė. Reforma e marrė sė fundi nė Britani cilėsohet si pozitive nė sistemin e dhėnies sė lejeve tė qėndrimit. Mėsohet se pėr shkak tė saj, shqiptarėt mund tė kėrkojnė leje qėndrimi me shtetėsinė e tyre pa qenė tė detyruar tė bėhen shtetas tė huaj dhe mė pas tė kėrkojnė lejen e qėndrimit si tė tillė. Nga tė dhėnat zyrtare mėsohet se rreth 70 pėr qind e shqiptarėve me qėndrim nė Angli, kanė bėrė kėrkesė. Sipas pėrllogaritjeve jozyrtare numri i emigrantėve shqiptarė qė qėndrojnė nė Angli ėshtė rreth 60 mijė. Tė dhėnat zyrtare tė autoriteteve britanike flasin pėr njė numėr prej rreth 2700 shqiptarėsh, tė cilėt kanė fituar dokumente tė rregullta qėndrimi nė Britani.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------















