Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
KUVENDI KISHTAR I MATIT I VITIT 1462 DHE FORMULA E PAGĖZIMIT 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh KUVENDI KISHTAR I MATIT I VITIT 1462 DHE FORMULA E PAGĖZIMIT 
 
Ishte viti 1462, njė kohė kur udhėheqėsi i fuqive t'armatosura tė Shqipėrisė, Skėnderbeu, me gjithė disa fitore qė kishte pasur bash nė ato vjete, gjindej nė luftė tė pabarabartė me ushtrinė e Osmanėve. Njė pjesė e mirė e vendit kishte rėnė nė duar tė kėtyre pushtuesve tė rinj. Besimi islamik qė sillnin kėta me vete po depėrtonte kudo, nė qytete e nė katunde. Nė shumė vise popullsia, nga luftrat e gjata e tė paprera, pėrveē besimit tė vjetėr, po lėshonte, nė Veri e nė Jug, dhe trojet e tė parėve, qoftė duke u shpėrngulur pėrbrenda vendit, qoftė duke u shkulur pėr nė dhe tė huaj. Njė egėrsim i jetės e i zakoneve kishte nisur tė hynte nėpėr vatrat shqiptare.


Nė kėtė kohė tė turbullt njė nga krerėt kishtarė tė vendit, Pal Engjėlli, arqipeshkvi i Durrėsit, hartoi planin pėr t'i vėnė njė ledh kėsaj gjendje tė mjeruar, pėrsa i pėrkiste sidomos besimit. Ky prelat ėshtė njė nga burrat me pėrfaqėsues tė Shqipėrisė sė asaj kohe. Lindur, nga sa dihet, nė Drisht tė Shkodrės, arriti aty nga viti 1459 nė shkallėn e arqipeshkvit tė Durrėsit, zyrė tė cilėn e drejtoi pėr disa vjet me dorė tė sigurtė e me shkathtėsi prej diplomati. Mik e kėshilltar i Skėnderbeut, e shoqėroi kėtė – sipas Farlatit (Illyricum Sacrum VII 372 v.) – nė udhėtimin e tij nė Raguzė, e kreu edhe tė tjera misione diplomatike brenda e jashtė Shqipėrisė, nė shėrbim tė shtetit jetėshkurtėr, po tė lavdishėm tė Kastriotit. Pal Engjėlli ėshtė i pari nė atė varg tė gjatė prelatėsh e priftėrinjsh tė historisė shqiptare, tė cilėt pėrveēse barinj shpirtėrorė, kanė qenė dhe agjitatorė, dhe pas frymės sė kohės, pa ndarė idenė e fesė nga e atdheut, nė kohėt e sundimeve tė huaja kanė udhėhequr popullin nė luftė pėr tė drejtat e tij, nė njėrėn fushė e nė tjetrėn.

Rreth kėsaj kohe arqipeshkvi kish vizituar kishat e ipeshkvive sufragane (vartėse) tė juridikcionit tė tij, qė ishin lėnė pas dore prej shumė kohėsh "si nga tirania e Turqve, si nga tė tjera vėshtirėsi qė i ranė pėrsipėr pėr shumė kohė asaj krahine, duke zėnė vend kėshtu zakone tė kėqia". Po tani, nėn sundimin e nė hien e "illustri domino Schenderbegh, Albanie domino", ai bėn kėtė vizitė baritore, dhe duke pasur vėnė re plot tė meta nėpėr famulli, ai vendos mbledhjen e njė kuvendi kishtar.



Mė 8 nėndor 1462, nė njė fazė relativisht tė qetė tė luftrave turko-shqiptare, me nismėn e kėtij prelati e nėn kryesi tė tij mblidhet ky sinod pranė manastirit tė Skėnderbeut nė Mat (apud monasterium S. Trinitatis de Emathia), nė njė vend tė kėsaj treve qė sot pėr sot nuk mund tė lokalizohet mė saktė. Nė kėtė mbledhje pėrveē ipeshkvit Andrea (me seli tė pacaktuar mirė nė dokument) e njė shumice klerikėsh tė Shqipėrisė sė mesme e veriake, marrin pjesė dhe parėsia e vendit e njė mori e panumėrt e popullit, "ac presentibus nobilitus et plebis innumeris".

Ky ėshtė i pari kuvend kishtar prej Shqipėrie qė dimė nga historia. Mblidhet nė periodėn e shkurtėr tė pavarėsisė nacionale, po periodė njėkohėsisht nga mė tragjiket tė historisė shqiptare. Jemi nė vjetėt e fundit tė jetės sė heroit kombėtar, e jemi nė prakun e pushtimit tė plotė tė vendit nga ana e Osmanėve. Njė tjetėr kuvend kėsodore do tė bėhet mė se dy shekuj e gjysmė mė vonė, nė njė kohė kur islamizimi i vendit ka marrė pėrmasa shumė mė tė mėdha. Ky ėshtė "Kuvendi i Arbėnit", i cili mbahet nė vitin 1703 nė kishėn e Shėn Gjonit nė Mėrqinjė tė Lezhės. Ky kuvend ėshtė shumė mė i gjerė se ai i pari, dhe prapa tij qėndron Papa Klementi XI, i familjes bujare Albani, e cila e dinte veten tė rrjedhur prej gjaku shqiptar.




Po t'i krahasojmė kėto dy kuvende me njeri-tjetrin, megjithėse ai i pari paraqitet sinod krahinor, qė tė mos themi lokal, ndaj kėtij tė dytit, i cili edhe vetė mban emrin "Concilium provinciale sive nationale Albanum", prapėseprapė vihen re tipare tė pėrbashkėta nė mes tė tyre. Tė dy kuvendet kanė lindur nga pėrpjekja pėr tė ndaluar shkuarjen tatėpjetė tė besimit kristian e, lidhur me kėtė, pėr t'i vėnė njė ngecė pėrhapjes mė tej tė islamizmit nė vend. Nga kjo rrjedh qė masat qė merren nė vendimet qė gjinden tek aktet e dy kuvendeve janė analoge nė shumė pika. Ato qė i dallojnė janė rrethanat e kohės: Kuvendi i Matit mbahet nė njė kohė kur sapo kish nisur tė depėrtonte ndikimi turk, dhe mishėron pėrpjekjen pėr t'i bėrė ballė, sado pak, vėrshimit tė kėsaj vale. Ai i Mėrqinjės mblidhet pas mė se dy shekujsh tė sundimit osman, nė njė kohė kur islamizimi i vendit ishte njė proces pothuajse i kryer, dhe pėrpiqet tė ruajė pozitat mjaft tė dobėsuara tė kishės ndaj besimit tė ri. Ndėrkaq pėrveē gjasimeve qė i afrojnė, e pėrveē ndryshimeve qė i dallojnė kėto dy kuvende nga njeri-tjetri, ka njė element tė tretė qė i bashkon tė dyja nė njė njėsi mė tė lartė e qė u jep atyre njė rėndėsi edhe pėr historinė.


Kėto nuk janė vetėm sinode kishtare. Janė mbledhje fetare-politike, ku krerėt e kishės bashkė me parėsinė e vendit bisedojnė e marrin vendime pėr tė shpėtuar ē'mund tė shpėtohet nga visari etik "fe e atdhe", koncepte qė pėr atė kohė pėrbėjnė njė njėsi tė pandarė. Nė njė gjė tė tillė synojnė nė thelb dhe shkrimtarėt kishtarė tė kėsaj periode, siē janė Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frano Bardhi, Pjetėr Bogdani e tė tjerė, e nė njė farė mase edhe ata tė kolonive siē ėshtė Lekė Matranga i Siqelisė. Nė kėto rrethana nuk ėshtė ēudi tė mendohet qė prapa Kuvendit tė Matit tė ketė qėndruar vetė Skėnderbeu, ashtu sikurse pėr kuvendin e Mėrqinjės dha shtysėn papa Klementi XI, i cili kish gjak Shqiptarėsh nė dej tė tij. Dhe pikėrisht zgjedhja e Matit si vend mbledhjeje, njė krahinė relativisht e lirė nė atė kohė, dhe si tė thuash vatra e derės sė Kastriotėve, mbase nuk ėshtė njė gjė e rastit nė kėtė mes. Prandaj cilėsohet si "locum ad celebrandum idoneum" ai "monasterium S. Trinitatis de Emathia", ku mbahet ky kuvend. Po tė shikohen nga kjo pikėpamje historike, kėto dy sinode kanė diēka tė pėrbashkėt me kuvendet politike qė u bėnė gjatė shekujve tė XVI e tė XVII nėpėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė veriore. Nuk duket tė jetė njė gjė gand e rastit nė kėtė mes, qė nė aktet e kėtij tė parit kuvend, bashkė me imperatores, comites, barones, reges duces e dominos tė viseve tė ndryshme t'Europės, permenden dhe feudalėt e Shqipėrisė sė asaj kohe, si Dukagjini, Topia (Tophisi) Kastrioti, Spani (Gispani), Golemi, Dushmani, Zarishi e Muzaki.



Aktet e kėtij kuvendi qenė njė nga zbulimet e lumtura tė historianit tė njohur rumun Nikola Jorga, njėkohėsisht dhe njė dashamirė i kombėsisė shqiptare. Ai i gjeti nė njė fond tė veēantė tė Bibliotekės Laurentiana nė Firencė t'Italisė, dhe i botoi mė 1915 nė bleun e katėrt tė veprės sė tij Notes et extraits pour servir ą l'histoire des croisades au XVe sičcle." Njė botim tė dytė, bashkė me njė riprodhim fotografik, na dha mė 1926 filologu i njohur freng Mario Roques, njohės i shquar i teksteve tė vjetra tė shqipes. Rregullat ose "Constitutiones" qė pėrmbahen te aktet e kėtij Kuvendi, nė pjesėn mė tė madhe sillen rreth sakramenteve. Aty flitet pikėsėpari pėr pastrimin e petkut tė priftit, pėr ruajtjen e sakramentit nė njė gjendje tė mirė, pėr vizionin e tė sėmurėve dhe pėr vojimin e fundit, duke mbajtur bagmin tė paprishur, duke caktuar edhe gjoba me shkallė tė ndryshme pėr mosrespektimin e kėtyre 7 udhėzimeve. Rregullohet ndėr tė tjera edhe rrėfimi, bashkė me formulėn e absolucionit, duke u ndaluar hyrjen nė kishė atyre qė nuk janė rrėfyer tė paktėn njė herė nė vit. Mbarėshtohet edhe celebrimi i kushtėzuar i shėrbimit hyjnor, mėnyra e dhėnies sė ujit tė bekuar e tė vajit tė shenjtė, si dhe kremtimi i sė shtunės sė madhe. Nė kungim nuk pranohen fėmijėt qė janė nė moshė tė njomė e qė s'janė rrėfyer ende. Rrėfimi nė shtėpi ndalohet. Pėrveē pagėzimit, njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar sakramentit tė martesės, e aty sidomos luftimit tė konkubinatit. Nuk u epet absolucioni burrave qė thyejnė kurorėn duke mbajtur nė shtėpi gratė e tė tjerėve; "martesat e dyta" (secunde nuptie) janė tė ndaluara, po ashtu si dhe martesat nė kohė kreshmėsh; konkubinat duan pėrzėnė. Me masa tė veēanta rregullohet edhe gjendja e klerit, i cili si n'atė kohė si mė vonė kishte rėnė nga ēdo pikėpamje. Banesa e priftit duhet tė jetė pranė kishės, jo pranė shtėpisė sė t'et, "et non in domo patrimonii"; ai orenditė e kishės duhet t'i mbajė veē nga ato tė prindve e t'afėrmve tė tij. Ndalohet pėrvetėsimi i sendeve qė i kanė lėnė kishės besimtarėt; ndalohet gjithashtu edhe shitja ose dhėnia me qira e pasurive tė kishės, etj.


Ndėrsa pėr Kuvendin e Arbėnit tė vitit 1703 jemi tė informuar mjaft mirė, pėr kėtė tė vitit 1462 nuk dimė se nė ē'rrethana u mblodh e nė ē'mėnyrė u zhvillua. Nuk dimė gjithashtu nėse ai i dyti pati parasysh vendimet e kėtij tė parit. Si u tha dhe mė sipėr, pika tė pėrbashkėta nė vendimet e tė dy kuvendeve ka mjaft, po gjasia e tyre mund tė ketė rrjedhur natyrisht dhe nga kushtet e barabarta tė kohės qė i determinuan. Kuvendit tė Arbėnit i ka kushtuar njė studim historiani gjerman Georg Stadtmüller, botuar mė 1956 nė "Orientalia Christiana Periodica" bleu XXII, f. 68-91. Nė vendimet e kėtij kuvendi, pėrmbajtjen e tė cilave e jep kapitull pėr kapitull dijetari nė fjalė, pjesėn e parė e pėrbėjnė dhjetė kapituj: De professione fidei; De Apostatis; De Christi fidelibus, qui, licet, Fidem non ejurarunt, publice tamen Mahometicam sectam et secreto Christianam religionem profitents; Per pid dignosci debent fideles ab infidelibus; De fidei rudimentis; De verbi dei praedicatione; De festorum observantia; De sacris jejunis eorumque oscervantia; De quadragesimali juejunio; De juramento falso. E dyta pjesė pėrmban nėndė kapituj: De sacramentis, De baptismo, De confirmatione, De poenitentia, De Eucharistia, De extrema unctione, De sacramento ordinis, De sacramento matrimonii, De eliminandis illicitae conjuctionis abusibus. E treta pėrfshin dymbėdhjetė kapituj: De episcopis, De visitatione, De modo certiorandi Sacram Congregationem de Propaganda Fide de states propriae Dioecesis, De confiniis Dioecesum Sappatensis, Alexiensis et Albanensis, De finibus episcopatus Pullatensis, De regione Posterippensi, De familiae fidelibus, ex una in alteram dioecesim proficiscentibus, De ecclesiis earumque cultu, De altaribus sub dio positis, De missa parochiali, De sacra supellectili, De coemetriis et sepulchris.


E katėrta rrok gjashtė kapituj: De parochis, De curatorum proventibus corunque rectat et oeconomica administratione, De alumnis Sacrae Congregationis de Propaganda Fide, De patribus missionariis, De schola Corbinensi et Alexiensi, De consulendo communibus provinciae necessitatibus. Sikundėr shihet, tematika e ēėshtjeve qė trajtohen te ky kuvend, sikurse ėshtė edhe e natyrshme, ėshtė mė e gjerė. Ndėr tė tjera merret nė shqyrtim dhe puna e apostatėve, e atyre qė kanė ndruar besim, e veēanėrisht e atyre qė nė jetėn botore tė pėrditshme paraqiten si muslimanė, po qė tinėz ruajnė besimin e parė. Bėhet fjalė pastaj pėr misionarėt, si dhe pėr seminaret e priftėrinjve brenda nė vend, qė kanė pėr detyrė tė ngrenė ndopak nivelin kulturor fort tė ulėt tė meshtarėve. Ndėr dispozitat e pėrbashkėta tė sė dy kuvendeve njė vend kryesor e zėnė ato qė parashikohen pėr t'i vėnė njė fre konkubinatit. Nga masat qė vendoset tė merren nė tė dy kuvendet, shihet se ky zakon i rėndėsishėm dhe pėr etnografinė e pėr historinė sociale tė krahinave tona malore – ka qenė i gjallė si mė parė si mė vonė. Pėr kėtė tėrheq vėmendjen e priftit rrėfyes dhe Pjetėr Budi (te Pasqyra e tė rrėfyemit 1621 f. 21), duke e udhėzuar tė shqyrtojė "a mos mbōj kund ndonjė konkubinė... ndė shtėpi tė vet, ō gruo mbi gruo kundra arrėseut, e ligjės shintėsė kishė". Kėtij zakoni ndėrkaq nuk kanė mundur t'i bėjnė gjė as masat mė drakonike tė kishės, tė cilat shkonin gjer nė anatemė e nė refuzim tė njė varrimi kishtar pėr ata qė rronin nė gjendje konkubinati.

Do shėnuar ndėrkaq se ky dokument ka njė rėndėsi jo vetėm pėr historinė e vendit, po dhe tė gjuhės. Aty me njė vend flitet si duhet prifti tė pagėzojė foshnjėn, duke thėnė vetėm njė herė latinisht "Ego te baptizo in nomine Patris et Filii et spiritus sancti", e jo tri herė si bėnin mė parė. Flitet edhe se nė rasa nevoje, me qėllim qė foshnjet tė mos vdisnin pa marrė pagėzimin, para se t'i binin nė kishė, tė udhėzoheshin besimtarėt qė kėta vetė tė thoshnin tė pakėn nė gjuhėn popullore shqip (in vulgari Albanico) unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. Kjo ėshtė Formula e njohur e pagėzimit. Aty te paghesontnt pas gjase ėshtė njė grafi e gabuar pėrni me vlerėn enj-sė. Kėshtu kjo formulė do lexuar Un tė pagėzonj premėnit Atit e t'Birit e t'Shpirtit shenjt. Te shpertit mė fort se njė shkrim gabim, njė lapsus calami tė shpirtit, do menduar se kemi tė bėjmė me njė trajtė reale, trajtė e shqiptimit krahinor, sikundėr flitet edhe sot nė anėt e Matit e tė Lurės, ku thonė pikėrisht shpert, mė duel shperti. Prandaj do tė mendohet qė shkruesi i parė i kėtij dokumenti ka qenė ndonjė prift i atyre anėve.



Mė tė parat dėshmi tė gjuhės shqipe janė disa emra vetiake: emra vendesh, dhe emra personash qė kanė dalė pjesėrisht prej ofiqesh, si Kėshetėsi, Kryezjasmi, Goljamadi (Gojėmadhi): e prej vitit 1402 njė emėr barkash gripareas, me tė cilat mbarnin kripė, emėr qė pra pėrmban njė fjalė kripare. Kėto janė thėrmiqe tė shkėputura tė periodės paraletrare, tė cilat nuk mund tė merren si dokumente gjuhėsore nė kuptim tė vėrtetė tė fjalės. Si tė tilla vlejnė Formula e pagėzimit, Ungjilli i mėngjesit tė pashkėve dhe fjalorthi i kalorėsit gjerman Arnold von Harff, tė cilat pėrbėjnė kalimin te vepra e madhe e Gjon Buzukut, e vitit 1555. Formulės sė pagėzimit i dihet data: 1462. Fjalorthi i Harffit nuk ėsht'i vitit 1496, si vazhdon tė thuhet shpeshherė dhe sot e gjithė ditėn, po i vitit 1497: kalorėsi vetė thotė nė libėr tė tij se ai mbėrriti nė Shqipėri njė vit pasi ishte nisur (mė 1496) nga vendlindja e tij, qyteti Köln (Kolonia) i Renanisė, pra mė 1497. Ungjillin e mėngjesit tė pashkėve, dorėshkrimi i tė cilit gjindet nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos nė Itali, e botoi sėpari (me 1905) historiani grek Spiridhon Lambrosc, e mė vonė (1930), me njė koment liturgjik, prifti i mirėnjohur arbėresh Nilo Borgia prej Siqelia, duke e quajtur "Perikope shqiptare". Kėtij dokumenti, i cili pėrmban njė copė tė ungjillit tė Mateut (kap. XXVII 62-66) bashkė me njė tropar pashkėsh sipas ritit bizantin, nuk i dihet data, as vendi ku u shkrua. Vetėm kaq mund tė thuhet, qė ėshtė mė i vjetri monument toskėrisht qė ne dimė, ashtu sikundėr ėshtė Formula e pagėzimit mė i vjetri qė dihet pėr gegėrishten. Nė kėto rrethana, me gjendjen e sotme tė njohurive tona, si mė i moēmi dokument i shkruar shqip qė ėshtė i datueshėm, mbetet Formula e pagėzimit.



Datimi i njė monumenti gjuhėsor ėshtė vėshtirė tė bėhet, kur pėrveē elementeve tė gjuhės nuk ka tė tjera tė dhėna. Kėshtu edhe Formula e pagėzimit do tė kish mbetur e padatueshme, ashtu si Ungjilli i mėngjesit tė pashkėve, sikur dokumenti qė e pėrmban tė mos ish i datuar historikisht. Formula qė pėrdoret nė pagėzim ka qenė lashtėrisht nė pėrdorim tė kishės e nė gojė tė popullit, dhe shkruesi i Kuvendit tė Matit nuk bėri gjė tjetėr veēse nguliti me shkrim njė traditė tė trashėguar brez pas brezi e me njė trajtė pothuaj tė pandryshuar. Kėshtu ajo vazhdoi tė pėrdorej edhe mė vonė, kėtė e vėrteton dhe njė krahasim me tekstet kishtare tė mėpastajmet. Te Gjon Buzuku (1555, f. XXV/2 b) e gjejmė me trajtėn Gjon, ty tė pagėzonj Pr emėnė tė Atit, e Birit, e Shpirtit shenjt. Amen. Mė 1621 Pjetėr Budi (te vepra e tij Rituale Romanum f. 17), si formulė tė rregullt tė pagėzimit jep atė qė thuhet latinisht: Ego te baptizo, in nomine Patris, et Filii, et spiritus sancti, duke porositur qė "e kėjo kshtu duhetė me u thanė gjithėherė, e jo ndryshej, o mbė tjetėr arrėsye..." Po kėshtu shprehet nė f. 37, duke porositur qė formula e pagėzimit tė thuhet (latinisht) "njė herė tė vetėmenė". Veēse me njė tjetėr vend (f. 18) tė kėsaj vepre autori merr parasysh pagėzimin nė rasa tė jashtėzakonshme, dhe thotė: "ma kur t'ish ashtu nevoja, sikur thuose foshnja perikullė me shkuom pa pagėzoum, aty gjithėkush ka tė lirė, e mundėn me e pagėzuom, sidota e mbė qishdo gjuhu tė jetė, o prift, o gjakon o shekullar..." Sikundėr shihet pagėzimi me formulė thėnė shqip, nė kohė tė kėtij shkrimtari, merret pėr njė gjė tė rrallė e tė jashtėzakonshme. Ashtu thotė edhe ai vetė nė f. 40 tė librit tė tij: "mirė tue ditunė se nė gjuhn tanė kėto kafshė pak e rrallė goditenė, e se ndo nė godite, s kuxonjėnė, ndė kėtė kohė, koram popullė, atė kafshė me e pėrmendunė..."

Njė gjė me rėndėsi tė veēantė ėshtė puna e mėnyrės sė shkrimit dhe e alfabetit. Njė vėshtrim i Formulės sė pagėzimit shqip e i tekstit latin nė mes tė sė cilės gjindet na tregon se duktusi i shkronjave e grafia ėshtė njėlloj pėr tė dyja. Kjo rrethanė nuk ėshtė pa rėndėsi pėr historinė e shkrimit tė shqipes. Lehtėsia me tė cilėn shkruesi kalon nga shkrimi i latinishtes nė tė shqipes, duke pėrdorur kudo poato shkronja, dėshmon se nė kohė tė Skėnderbeut ka pasur njerėz (klerikė, notarė e tė tjerė) qė shkruanin shqip, dhe se shqipja shkruhej me germa latine. Mė anė tjetėr ėshtė pėr tė shėnuar se ka njė afrim midis kėtij dokumenti dhe veprės sė Buzukut nė punė tė kuptimit tė disa germave t'alfabetit. Hyn aty sidomos s-ja me vlerė z-je nė pozicion midis dy zanoreve (paghesont), s-ja me vlerė sh-je (te fjala spertit) e ligatura ni pėr nj (te senit). Ėsht'e pamundur tė mos shihet kėtu se ka njė traditė shkrimi nė Shqipėri. Kėtė traditė me njė tė tillė pėrdorim tė shkronjave, pėrdorim qė e ka burimin nė Itali e mė saktė nė botėn veneciane, ne mund ta ndjekim nga shekulli i XV nė tė XVI-in (Formula e pagėzimit – Gjon Buzuku), po jo mė te shkrimtarėt e shekullit tė XVII. Te kėta zė fill njė pėrdorim mė modern e mė racional i germave t'alfabetit, duke dalluar sidomos s-nė nga z-ja, s-nė nga sh-ja etj. Pra alfabeti i Formulės e i Buzukut i ka rrėnjėt te njė periodė mė e pėrparme e shqipes. Ēėshtja se prej ē'kohe buron ka rėndėsi pėr historinė kulturale tė vendit. Lehtėsia e siguria nė shkrim tė Shqipes, qė vihet re tė Formula e pagėzimit, na dėften sikundėr u tha se ka pasur njė traditė letrare me njė farė vjetėrsie. Edhe gjuha e Gjon Buzukut me karakterin e pėrpunuar tė saj shihet se mbėshtetet mė njė literaturė kishtare tė mėparme, qoftė dhe me pėrmasa tė vogla. Historiani shkodran Marin Barleti nė vitin 1504 flet pėr disa "fragmenta quaedam verius quam annales" shkruar nė "vernacula lingua", d.m.th. nė gjuhėn popullore tė vendit (sh. Historia e letėrsisė shqipe I 156 v.). Mė se dy shekuj mė parė, nė vitin 1332, arqipeshkvi i Tivarit Guillelm Adae prej Provencės sė Francės shkruante se Shqiptarėt nė librat e tyre pėrdornin shkronjat latine. Po tė kemi parasysh se Shqipėria, sikurse thotė Sufflay, ėshtė njė vend me krishterim tė lashtė dhe qė m'anė tjetėr ky vend ka qenė vendosur qėmoti nė rrethin e kulturės romake e greke, mendimi i njė shkrimi tė gjuhės sė vendit qė nė kohė tė para ėshtė vetvetiu afėr menē. Kėtyre rrethanave u shtohet dhe puna e qėndrimit tė benediktinėve e tė dominikanėve nė Shqipėri nė periodėn paraturke, dy urdhra fetare qė kanė themeluar vatra kulture e shkrimi kudo qė kanė shkuar. Kėshtu Formula e pagėzimit e vitit 1462, megjithėse nuk pėrmban veēse njė fjali tė vetme, pėrbėn njė hallkė qė lidh Shqipėrinė paraturke me Shqipėrinė e kohės osmane.


 

Nuk duket tė jetė njė gjė gand e rastit nė kėtė mes, qė nė aktet e kėtij tė parit kuvend, bashkė me imperatores, comites, barones, reges duces e dominos tė viseve tė ndryshme t'Europės, permenden dhe feudalėt e Shqipėrisė sė asaj kohe, si Dukagjini, Topia


Njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar sakramentit tė martesės, e aty sidomos luftimit tė konkubinatit. Nuk u epet absolucioni burrave qė thyejnė kurorėn duke mbajtur nė shtėpi gratė e tė tjerėve; "martesat e dyta" (secunde nuptie) janė tė ndaluara

Shqipėria, sikurse thotė Sufflay, ėshtė njė vend me krishterim tė lashtė dhe qė m'anė tjetėr ky vend ka qenė vendosur qėmoti nė rrethin e kulturės romake e greke, mendimi i njė shkrimi tė gjuhės sė vendit qė nė kohė tė para ėshtė vetvetiu afėr menē.


Kėshtu Formula e pagėzimit e vitit 1462, megjithėse nuk pėrmban veēse njė fjali tė vetme, pėrbėn njė hallkė qė lidh Shqipėrinė paraturke me Shqipėrinė e kohės osmane.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!