Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Lajme Nga Bota e Futbollit 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Lajme Nga Bota e Futbollit 
 
Botuar: 09/12/2006 - 13:16
• Sulmuesi shqiptar aktivizohet minutat e funsdit pėr tė mos humbur shfaqjen katastrofike


Bashkėpunėtori i Albaniasoccer.com, Fotis Nikas na shkruan nga Athina

Ka ndodhur e pabesueshmja nė 5 minutat e fundit tė takimit tė luajtur nė Neapoli midis Ionikos vendas dhe Iraklis tė Indrit Fortuzit. Shqiptari hyri nė fushė nė minutėn e 88-tė tė takimit dhe dy minuta mbas aktivizimit tė tij filluan trazirat nė fushė. Sulmuesi me ngjyrė i skuadrės selanikase Epale u ngatėrruara nė "pėrleshje", me mbrojtėsin e Ionikos Pavlopullos duke shkaktuar nxjerrjen e dy lojtarėve me karton tė kuq. Ky akt u pasua mė vonė me irritimin nė ekstrem tė tifozerisė vendase dhe situata kaloi jashtė kontrollit. Tifozat hynė nė fushė dhe njėri prej tyre godet rėndė arbitrin anėsor Kottoro duke e lėnė pa ndjenja nė tokė dhe mė pas do tė nxirrej nga fusha me barrela e shoqėrohej nė spital. Era e barrutit filloi tė ndihej nė fushė kur forcat e policisė u shfaqėn me skafandra pėr ta qetėsuar situatėn. Gjyqtari kryesor Pamporidhis e pezullui ndeshjen pėr ta quajtur tė pėrfunduar. rezultati final 2-2.

Ky ishte rasti i dytė qė Indrit Fortuzi ėshtė prezent i akteve vandaliste kur luan skuadra e tij. Nėsezonin e tij tė parė me Iraklis, nė derbin ndaj Aris, tifozat e skuadrės versh e zi sulmuan lojtarėt nė fushė, ku shėnjestėr ishte edhe "Zogu" e mė pas vandalizuan shtėpinė e tij, pasi humbja i shkaktoi Aris rėnien nė kategorinė e dytė dhe Fortuzi kishte pėrgjegjėsinė e tij si golashėnues i skuadrės bardh e blu.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Botuar: 09/12/2006 - 11:50
• Skuadra italiane ka nė shėnjestėr mesfushorin shqiptar

Kryesuesja e Serie B nė kampionatin italian tė futbollit, Juventus, ka shumė mundėsi tė bėjė tė sajin futbollistin shqiptar me pashaportė finlandeze Pėrparim Hetemaj. Sipas burimeve brenda klubit italian, ka kohė qė  "bardheezinjtė" e kanė vėnė nė shenjėstėr mesfushorin ee AEK, por menjėherė sapo tė hapet merkatoja e dhjetorit, "zonja e madhe" do tė jetė nė tratativa pėr ta bėrė tė tijin futbollistin Hetemaj, pasi janė tė interesuar pėr njė lojtar tė ri qė luan nė krahun e majt]ė tė mesfushės dhe shqiptari ėshtė adapt pėr ekipin torinez
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
• Sulmuesi kuqezi, shpreson ta vazhdojė paraqitjen pozitive dhe jo tė kalojė nė eufori pas suksesit


Pas dy shtyllave tė goditura nė ndeshje tė mėparshme dhe mbetjes jashtė planeve tė trajnerit Tomas Doll, sulmuesi shqiptar Besart Berisha, tė mėrkurėn nė mbrėmje ka shėnuar njė gol, duke kaluar testin mė tė rėndėsishėm te ekipi i Hamburgut.
Berisha nė ndeshjen kundėr CSKA sė Moskės pėr ndeshjet nė grupe tė Ligės sė Kampionėve ka qenė titullar. Pėr herė tė parė ai ka luajtur 90 minuta, duke shėnuar gol nė minutėn 28 tė, por njėkohėsisht ėshtė angazhuar gjatė 90 minuta lojė, pėr tė bėrė pėr vete tifozėt dhe stafin teknik.
“Kam qenė shumė i gėzuar pėr kėtė paraqitje. Endrra mė ėshtė plotėsuar qė tė aktivizohem prej fillimit nė njė ndeshje tė Ligės sė Kampionėve dhe tė shėnoj gol. Vetė himni i kėsaj gare, kur e kam dėgjuar, mė emocionoi para fillimit tė ndeshjes. Jam gėzuar pėr lojėn time, por mė shumė jam gėzuar me lojėn e tė gjithė ekipit. Mendoj se treguam qė ne nuk jemi vetėm njėfarė ekipi, por dimė tė fitojmė edhe ndeshje tė kėsaj gare. Besoj se kjo paraqitje do tė jetė njė motiv mė shumė pėr ndeshjet e Bundesligės, ku nuk kemi bėrė njė paraqitje tė mirė”,- na thotė Berisha nėpėrmjet linjės telefonike njė ditė pas ndeshjes. I pyetur se goli i tij ishte i pari i njė shqiptari nė Ligėn e Kampionėve, ai pėrgjigjet: “Po, e dėgjova edhe kėtė, ma tha daja im. Besoj se ka shumė lojtarė shqiptarė qė janė tė talentuar dhe qė do tė arrijnė edhe mė tepėr, por pėr mua ėshtė njė rėndėsi e veēantė, pasi ėshtė goli i parė shqiptar”.
Pas lojės, sulmuesi i kombėtares shqiptare, Besart Berisha kishte marrė urime edhe nga trajneri Doll.
“Ai nuk kishte besuar se unė mund tė luajė kaq mirė, ėshtė shumė i kėnaqur me mua. U kishte thėnė bashkėlojtarėve, sa qė unė pėr veti nuk po mund ta besojė, se “Besarti jo vetėm qė ka shėnuar gol, por ka vrapuar dhe ėshtė angazhuar gjatė lojės”,- tė thotė sulmuesi 21-vjeēar i kombėtares kuqezi tė Shqipėrisė.
Pas kėsaj, megjithatė Berisha mundohet t’i mbajė kėmbėt nė tokė. “Tė gjithė lojtarėt e rinj luajnė ndeshjen e parė mirė, por mė pas gabojnė. Unė dua tė gjej tani vazhdimėsinė e lojėrave dhe tė luaj mirė. Nuk dua tė mbetem lojtar vetėm pėr njė ndeshje. Besoj se do tė luaj kundėr Nurenbergut, ndoshta jo prej fillimit, si mė parė”,- tė thotė ai .
Pas golit tė shėnuar nga Sanogos, ėshtė parė qė Besart Berisha ėshtė afruar qė t’i urojė fitoren bashkėlojtarit. Por ai ka reaguar i nevrikosur. “Nuk ishte asgjė e veēantė, ai nuk e kishte me mua. Sanogo mundohej tė reagonte ndaj tifozėve dhe unė nuk dėshiroja ta lija, ndėrsa ai mė kėrkonte qė tė bėnte tė veten. Sanogo ėshtė njė futbollist i mirė, me tė cilin kuptohemi mirė”, - thotė Berisha.
Besarti ėshtė parė, po ashtu, tė festojė edhe golin me holandezin Rafael Van der Vaart. “Ai ėshtė njė lojtar sensacional, i cili di tė luajė mirė me topin. S’i kam parė kurrė nė jetėn time, ato qė ai bėn me topin. Loja ime dhe e tij pėrshtatet lehtė, ai mė kėrkon mua nė lojė, unė atė, dhe luajmė lojėn e pėrbashkėt. Jashtė fushės jemi po ashtu shokė tė mirė”,- thekson Berisha pėr holandezin, i cili gjithashtu shėnoi njė gol ndaj rusėve tė CSKA-sė.

Mediat gjermane pėr Berishėn

• “Hamburger Abendblatt.de”: “Berisha dha gjithēka nga vetja: vlonte, vraponte, luftoi dhe shėnoi”.
• “ZDFonline.de”: “Berisha pati njė paraqitje tė nivelit tė lartė, dhe ishte i rrezikshėm gjithnjė pėr kundėrshtarin”.
• “Sport1.de”: “Berisha ishte fatlumi i skuadrės, goli i tij ishte shumė vendimtar. Shqiptari nė ndeshjen e tij tė parė si titullar tregoi aftėsi tė larta. “Doll mė ka cilėsuar si lojtar profesionist dhe e falėnderoj pėr kėtė”, tha 21 vjeēari. “Jemi 1000 mijė pėr qind tė gatshėm pėr dy ndeshjet nė ligė kundėr Nurnbergut dhe Aachenit”.
• “Focus.de”: “Njė paraqitje luftarake ka treguar prej fillimit sulmuesi dhe golashėnuesi Besart Berisha, i cili ėshtė njė alternativė dhe shpresė e sulmit tė Hamburgut. Ai e ēmendi publikun vendas”.
“Hamburger Morgenpost”: “Berisha ėshtė makinė luftarake”.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
V.d.Vaart: Berisha, cfare zemre!

9 Dhjetor   Sulmuesi jeton per te shenuar, e megjithate goli nuk eshte gjithcka. Besart Berisha, sulmuesi i kombetares shqiptare dhe i Hamburgut, te merkuren beri pikerisht gjithcka. Shenoi ne fitoren 3 2 kunder CSKA se se Moskes, luajti me gjithe shpirt dhe ishte me i miri ne fushe. Per kete garanton Rafael van der Vaart, asi holandez i skuadres gjermane dhe i kombetares se Marko van Bastenit. “Besarti ishte lojtari me i mire ne fushe”, deklaron pa medyshje kapiteni i Hamburgut, i cili mbylli me fitore nje fushate zhgenjyese ne Ligen e Kampioneve. “Ai ka zemer shume te madhe dhe e tregoi me se miri se sa i perkushtuar eshte per Hamburgun. Kete e pane te gjithe”.

Triumfi

Te qenurit pjesetar i nje skuadre te famshme dhe jeta ne metropolin e madh gjerman nuk kane qene te mjaftueshme per ta bere te lumtur djaloshin e ri nga Kosova. Jeta ne atdheun e dyte te tij ka kaluar permes shume peripecish, nderkohe qe per dy vjet ka qene i huazuar nep Danimarke. Ka shenuar me shumice atje, megjithate hapesirat i kishte te mbyllura te Hamburg, per shkak te konkurrences se madhe ne sulm. Priti ne heshjte, duke punuar dhe me ne fund iu dha shansi, te cilin e shfrytezoi me se miri. Shenoi golin e barazimit 1 1 e vrapoi si i cmendur drejt trajnerit Tomas Dol. “Ishte nje shperthim i drejte. Trajneri ka punuar shume me mua dhe te gjithe ne duam te vazhdojme punen me te”, tha Berisha pas ndeshjes per trajnerin e rrezikuar. Nuk pushon se perseritur fjalen “krenari” dhe i falenderon te gjithe: klubin, skuadren, tifozet dhe trajnerin Dol.

E ardhmja

Pese humbje dhe vetem nje fitore ne Champions nuk ishte ajo cka enderronte Hamburgu ne prag te ketij sezoni, por askush nuk ka dyshime per te ardhmen e kesaj skuadre, plot te rinj te talentuar. Shqiptari eshte njeri prej tyre. “Do te vazhdojme te luftojme. Te gjithe e pane se kjo skuader ende luan futboll me zemer. Fitorja do te na e rrise me teper besimin”, tha Berisha. Hamburgu i eliminuar luajti kunder CSKA se i vendosur per te shpetuar sadopak nderin e neperkembur, por edhe ne shenje solidariteti per trajnerin e rrezikuar. “Ishte ajo qe shpresoja, nje gol per skuadren, por edhe per trajnerin”, rrefen sulmuesi shqiptar. Dol pohon: “Besarti ka punuar shume gjate kesaj periudhe, eshte stervitur mire dhe e shfrytezoi shansin qe iu dha. Por, nuk duhet te presim mrekulli”. Nje paralajmerim kunder euforise, por ne kete pike, Berisha “kundershton”: Ndjehem super i lumtur”.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Derbi Tirana-Partizani, intrigė statistikash 
 
Tirana-Partizani do tė pėrballen nė sfidėn e 126-tė historike midis tyre dhe tė dytėn sezonale, por as tekniku Mirel Josa (Tirana) dhe as Neptun Bajko (Partizani) nuk do tė jenė nė pankinė. Nė vend tė tyre do tė jenė: Shkėlqim Muēa dhe Hasan Lika. Kur dy ekipet u ndeshėn pėr herė tė parė midis tyre (java e 5-tė), Partizani kishte dy pikė mė shumė: 10-8, ndėrsa pėrpara takimit tė kėsaj sė diele, diferenca “+” tashmė flet pėr Tiranėn: 31 Tirana-26 Partizani. Nė 11 javė Tirana ka rikuperuar 7 pikė kundrejt Partizanit. Nė kėtė takim do tė jetė i pranishėm edhe trajneri i Rapidit tė Vienės, Peter Pakult, qė do tė ndjekė nė aksion sulmuesin Hamdi Salihi. Takimi do tė luhet nė dritėn e projektorėve tė stadiumit Kombėtar “Qemal Stafa” nė orėn 17:30.
Bardheblutė vijnė nė kėtė takim me komoditetin qė u ofron epėrsia prej 5 pikėsh nė krye tė renditjes, duke pranuar mbase edhe barazimin si alternativė. Ndėrkaq, tė kuqtė e drejtuar nga Hasan Lika, e kanė tė qartė se njė humbje pėrballė skuadrės sė drejtuar nga trajneri “interim”, Shkėlqim Muēa, do t’i linte ata plot 10 pikė pas rivales historike dhe do tė sinjalizonte shuarjen e shpresave pėr tė qėndruar nė luftėn pėr titull, veēanėrisht po tė mbahet parasysh se skuadrat e tjera, siē janė Elbasani dhe Vllaznia, qė ndeshen me njėra-tjetrėn tė dielėn, apo Teuta, qė ka mposhtur Apoloninė dhe viziton tė dielėn Luftėtarin nė Gjirokastėr, vazhdojnė tė sulmojnė kreun. Ekipi i Tiranės, i drejtuar nga sekretari i klubit dhe trajneri i komanduar, Shkėlqim Muēa, po pėrgatitet intensivisht pėr ndeshjen e fundjavės me Partizanin. “Do tė pėrballemi me rivalin tonė Partizanin, i cili barazoi me skuadrėn e Besės (0-0), - Gjithsesi, kemi pėrballė njė skuadėr tė fortė, por do t’u kėrkoj lojtarėve tė mi qė tė japin maksimumin edhe sigurisht marrjen e tre pikėve.” Pėrsa i pėrket fitores me Dinamon, ai tha se ajo “ishte ndeshje e denjė pėr njė derbi, plot ritėm e emocione. Dinamo u shfaq mė e ekuilibruar dhe na goditi nė minutat e para, madje mund ta kishte mbyllur lojėn nėse do tė kishte shėnuar me Gudjabin. Pastaj ne erdhėm gradualisht nė rritje dhe barazuam, ndėrsa nė pjesėn e dytė, u pa qė e kėrkuam mė shumė fitoren dhe e gjetėm. Ishte njė fitore e vėshtirė, por nė momentin e duhur pėr ne”. Pavarėsisht se qėndrojnė nė vend tė parė, bardheblutė kanė njė golaverazh problematik, pasi, pėrveēse kanė shėnuar mė shumė gola se ēdo skuadėr tjetėr, 31, kanė pėsuar nė tė njėjtėn kohė shumė gola pėr njė skuadėr qė pretendon trofeun, plot 18. Nga ky golaverazh konkludohet se bardheblutė kanė sulmin mė tė mirė tė kategorisė superiore dhe njė ndėr mbrojtjet mė tė dobėta tė saj dhe ky ėshtė njė nga problemet me tė cilat pėrballet Muēa.

Tirana-Partizani
Faza e parė: 2-0
Bilanci midis ekipeve
125 ndeshje: 51 fitore Partizani, 36 barazime dhe 37 fitore e Tirana. Golat: 183-143

Dhjetė ndeshjet e fundit
30.09.2006 Partizani-Tirana 0 – 2 (Kampionat)
13.05.2006 Partizani-Tirana 2 – 2 (Kampionat)
29.03.2006 Tirana-Partizani 1 – 1 (Kupė)
19.03.2006 Tirana-Partizani 1 – 0 (Kampionat)
15.03.2006 Partizani-Tirana 2 – 3 (Kupė)
22.12.2005 Partizani-Tirana 1 – 0 (Kampionat)
29.10.2005 Tirana-Partizani 1 – 0 (Kampionat)
30.10.2005 Tirana-Partizani 4 – 0 (Kampionat)
19.02.2005 Partizani-Tirana 0 – 1 (Kampionat)
11.12.2004 Tirana-Partizani 3 – 3 (Kampionat)

Kategoria Superiore
Java 16
E shtunė, 16 dhjetor:
Elbasani – Vllaznia
B.Pashaj, F.Elezi, E.Doda
Shkumbini – Dinamo
T.Latifi, G.Qirici, A.Lamēe
E dielė, 17 dhjetor:
Flamurtari – Kastrioti
A Janku, D.Rexha, A.Guēe
Tirana – Partizani
S.Ēekaj, D.Koreshi, A.Pregja
Besa – Apolonia
Sh.Guēe, A.Molla, E.Biēaku
Luftėtari - Teuta
M.Metohia, A.Lamēe, F.Lamaj
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Te reja nga Futbolli 
 
Kickers Offenbah, skuadra gjermane e Bundesliga 2, ripėrsėriti synimet e saj pėr tė bėrė tė sajin futbollistin shqiptar, Ervin Skela, i cili kaloi njė gjysmėsezoni tė dėshtuar me formacionin italian tė Serisė A, Askoli. Lajmi jepet nga allgemeine-zeitung.de. Gazeta e mirėnjohur gjermane, pohon nga burime brenda Kickers se Offenbah kėrkon rikthim tė shpejtė tė shqiptarit nė Gjermani gjatė merkatos sė janarit. Skela ka luajtur nė Gjermani me Eintracht Frankfurt dhe Kaiserslautern, ku ka qenė ndėr mė aktivėt. Sipas burimeve tė gazetave tė tjera gjermane dhe ato tė internetit, drejtuesit e Kickers kanė filluar kontaket me zyrtarėt e Askolit (Skela nėnshkroi mė 9 shtator 2006), pėr tė mbyllyr sa mė shpejt tratativėn nė mėnyrėn tė kėnaqshme pėr tė gjithė aktorėt. Edhe Mainc 05, skuadra qė renditet e fundit nė Bundesliga 1 ka shprehur interesimin pėr lojtarin e kombėtares shqiptare. Por dhe nga Greqia, ka lajme pėr 30 vjeēain Skela, i lindur nė Vlorė, por me pasaportė dhe italiane. Ėshtė klubi grek i Apollon Kalamarja, ku luan edhe Alban Bushi, qė ka bėrė tė ditur interesimin e tij pėr ish-lojtarin e Arminia Bielefeld.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zyrtare - Salihi, Dy Vjet E Gjysmė Kontratė Me SV Ried 
 
Zyrtarisht Hamdi Salihi, golashėnuesi mė i mirė i kampionatit shqiptar ėshtė pjesė e skuadrės austriake Ried. Lajmi jepet nga siti austriak kurier.at, por qė i referohet burirmeve nga klubi SV Josko Ried. Lajmi ėshtė shoqėruar edhe me njė foto tė sulmuesit shkodran, kur luante nė Greqi nė radhėt e skuadrės sė Alfa Ethniki (spt Superiliga), Panionos. Edhe Rapid, shkruan gazeta mė e madhe austriake “Kurier”, ishte e interesuar pėr sulmuesin 22-vjeēar. “Ekipi ai futbollit i Bundesligės austriake SV Josko Ried ditėn e enjte ka bėrė tė sajin futbollistin ndėrkobėtar Hamdi Salihi”, shkruhet nė kurier.at. “Sulmuesi 22-vjeēar (i lindur mė 19 janar 1984) shėnoi gjatė sezonit tė kaluar 28 gola (nė fakt 29, red:asport) duke fituar “Kėpucėn e artė” tė Ligės shqiptare”, vazhdon shkrimi. Lojtari shqiptar (1.82 m) nėnshkroi me ekipin qė renditet nė vendin e gjashtė tė Ligės austriake, njė kontratė prej 2 sezonesh e gjysmė deri nė qėshor 2009, por edhe me opsionin pėr njė sezon tjetėr. Trajneri i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē e ka aktivizuar tri herė me pėrfaqėsuesen shqiptare, teksa Salihi ka luajtur edhe 14 ndeshje pėr fanelėn kuqezi tė ekipit tė Shpresave, me tė cilin shėnoi edhe 7 gola. Sulmuesi ka qenė pjesė e listės sė lojtarėve nė tri ndeshjet kualifikuese pėr Euro 2008, finalet e tė cilės do tė zhvillohen pikėrisht nė Austri dhe Zvicėr. Kurier gjithsesi nėnvizon se nuk ka luajtur asnjėherė nė tri takimet e para.

Ried ėshtė stacioni i dytė i Salihit jashtė Shqipėrisė, nė sezoni 2004-2005 u angazhua me ekipin athiniot Panionios. Pėr lojtarin e porsablerė nga Ried tregoi njė interes tė veēantė edhe trajneri i Rapidit tė Vienės, Peter Pacult qė madje udhėtoi dy herė nė Tiranė pėr tė parė nė aksion sulmuesin shqiptar.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Goli I Vitit, Fortuzi Nuk Ju Besoi Syve Kur E Pa 
 
Ka shėnuar atė gol “alla-Maradona” nė ndeshjen Larisa-Iraklis mė shumė se njė muaj mė parė, duke i dhėnė njė fitore mjaft tė vyer skuadrės sė tij. Mirėpo, kur e ka parė nė TV pasi ėshtė kthyer nė shtėpi, Indrit Fortuzi ėshtė habitur me golin e shėnuar: “Nuk ma merrte mendja se kisha bėrė njė gol kaq tė bukur”, - thotė sulmuesi. Pasi ka kaluar disa ditė nė Shqipėri, “Zogu” ėshtė kthyer nė Selanik pėr tė vazhduar pėrgatitjet me skuadrėn greke. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, sulmuesi tiranas ka rrėfyer gjithēka rreth golit, gjendjen qė po kalon dhe merkaton.

Indrit, sapo keni kaluar disa ditė nė Shqipėri. Mund ta dimė se cilat ishin arsyet e vizitės?

Qėndrova rreth katėr ditė nė Tiranė pranė familjes sime. Isha i lirė nga impenjimet me skuadrėn dhe vendosa tė kthehem nė qytetin tim tė lindjes. U ēmalla me miqtė dhe shoqėrinė, vetėm kaq asgjė mė shumė. Tani qė po flasim sapo kam arritur nė Athinė, nėse fillojmė pėrgatitjet pasi mė datė 7 janar kemi ndeshje pėr kampionat. Nuk kam pasur asnjė qėllim tjetėr nė kėtė vizitė dhe tė them tė drejtėn nuk kam takuar asnjė drejtues klubesh qė tė mendohet se mund tė kem pasur bisedime.

Keni pasur kontakte me miq tuaj te Tirana?

Po, kur erdha nė Tiranė shkova pėr vizitė te klubi i Tiranės. Aty gjeta skuadrėn duke u stėrvitur dhe takova disa prej lojtarėve me tė cilėt jemi miq tė mirė. Nuk u takova me asnjė nga drejtuesit, pasi nuk kisha mundėsi.

Ėshtė pėrfolur shumė pėr ju nė merkato. A mund tė na tregoni pėr planet e sė ardhmes tuaj?

Nuk kam dėshirė tė lėviz dhe nuk kam plane tė them tė drejtėn. Mesa shoh kėtu te Iraklisi, disa gjėra po rregullohen, kėshtu qė mendoj se nuk do tė ishte mirė sikur tė lėvizja. Tė jem i sinqertė kam pasur oferta sidomos nga Greqia. Mė kanė kėrkuar ekipe nga kategoria e parė dhe e dytė, por pasi i kam shqyrtuar me kujdes tė gjitha kam vendosur tė qėndrojė nė Selanik.

Mund tė themi se keni pasur joshje nga kampionati shqiptar?

Tashmė, dihet pėr tratativat qė unė kam pasur me skuadrat shqiptare, por tė paktėn edhe pėr gjashtė muajt e ardhshėm nuk kam ndėrmend tė bėj asnjė lėvizje. Kėtė ua kam bėrė tė ditur edhe skuadrave qė janė interesuar pėr mua, duke mbyllur pėrfundimisht tratativat. Pasi tė ketė pėrfunduar kontrata qė kam me Iraklisin, atėherė do t’i shqyrtoj tė gjitha mundėsitė.

Tė kalojmė pak te goli yt i famshėm qė shėnoi rilindjen tėnde. Mund tė na pėrshkruani atė aksion dhe si e pėrjetuat?

Nė momentin qė kam shėnuar golin kam qenė nė delir dhe nuk mbaja mend asgjė. Goli mė kaloi nė ekstazė dhe nuk e mbaja mend mirė si shkova deri nė zonė. Kur jam kthyer nė shtėpi dhe e kam parė golin nė televizion nuk i kam besuar syve, mė pėlqeu jashtė mase. Tė them tė drejtėn nuk e dija qė kisha shėnuar njė gola aq tė bukur. Madje, e kanė shpallur goli mė i bukur i vitit pėr skuadrėn e Iraklisit. Erdhi nė njė moment kyē pėr mua.

Ēfarė menduat kur hytė nė fushėn e lojės?

Kisha shumė pa luajtur dhe po me jepej njė mundėsi e artė nga trajneri i ri i skuadrės. Iraklisi gjendej nė njė pozicion tė vėshtirė dhe kishte shumė nevojė pėr pikė. Nė ato moment i thashė vetes: Indrit ky ėshtė momenti yt. Hyra me shumė besim pėr tė bėrė diēka pėr skuadrėn. Pastaj ishte revanshi im, pasi tė gjithė mendonin se unė kisha mbaruar dhe se nuk mund tė bėhesha mė siē isha pas atij dėmtimi. Mu dha mundėsia t’i tregoja tė gjithė njerėzve se ēfarė mund tė bėja dhe ia arrita qėllimit. Ndoshta ishte shansi im i fundit.

Pasi morėt topin, kishit mundėsi tė pasonit, por nuk e bėtė njė gjė tė tillė. Kishit ndonjė parandjenjė se do tė shėnonit?

Ishin sekondat e fundit dhe kuptohet qė nuk kishte mė kohė. Ėshtė e vėrtetė qė kisha mundėsi tė pasoja, po nė ato momente pata shumė besim te vetja dhe gjithēka ndodhi nė pak sekonda. Desha tė pasoj, por pashė qė dy mbrojtės e humbėn ekuilibrin dhe vendosa tė mbaj topin, i shkova deri nė fund dhe nuk e humba qetėsinė. Mė pas mė doli pėr mirė. Pėr mė tepėr qė goli i dha mundėsi skuadrės tė merrte fitoren e parė nė kampionat. Pas suksesit me Larisėn, Iraklisi mori edhe pesė fitore tė tjera nė kampionat dhe goli im shėnoi pikėn e kthesė pėr skuadrėn. Mė vjen shumė mirė pėr kėtė, pasi tani jam i lidhur shumė me kėtė klub.

Po tifozėt e skuadrės, si iu trajtojnė pas atij goli historik?

Nė fakt, kjo ishte njė pjesė e rėndėsishme. E vė re tani se tifozėt kanė shumė mė shumė besim tek unė. Sa herė qė bėhem gati tė hyj nė stadium nisin brohoritjet dhe thėrrasin emrin tim, duke mė bėrė tė ndihem shumė mirė. Ata e kanė vlerėsuar shumė faktin se unė shėnova pikėn e kthesėn sė Iraklisit dhe pėr kėtė mė kanė pėrgėzuar pa masė. Tani kanė mė shumė respekt dhe kėrkojnė qė unė tė aktivizohem gjithmonė. Mė kanė bėrė tė ndihem mė shumė pjesė e skuadrės.

Nuk keni luajtur rregullisht nė takimet pasardhėse. Pėrse?

S’kam luajtur pėr shkak se kam pasur probleme tė vogla fizike. Ėshtė normale qė pas njė mungese kaq tė gjatė tė kesh shqetėsime, pasi nuk kam shumė minuta lojė nė kėmbė dhe kjo ka efektet e veta. Nuk jam nė 100% tė formės dhe shpresoj qė gjatė kėsaj periudhe tė mos kem mė probleme dhe tė jem plotėsisht i gatshėm.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Lorik Cana Vs. Igli Tare, Nė “Kupėn Dubai̶ 
 
Lorik Cana vs. Igli Tare, nė “Kupėn Dubai”


Mesfushori kosovar Lorik Cana dhe kapiteni i Kombėtares shqiptare, Igli Tare, do tė luajnė pėr herė tė parė si kundėrshtarė ndaj njėri-tjetrit, kur tė dy ekipet, Olimpik i Marsejės dhe Lacio e Romės, do tė pėrballen mė 8 janar 2007 nė gjysmėfinalet e “Kupės Dubai” nė vendin e pasur tė Emirateve tė Bashkuara. Lorik Cana ka gjithashtu shansin e madh, nėse Marseja kalon nė finale, tė ndeshet me Bajernin e Mynihut (nė rast se dhe ekipi gjerman eliminon Benfikėn, skuadrėn elitare gjermane qė para dy sezonesh kėrkoi shėrbimet e mesfushorit shqiptar, kur ai luante nė radhėt e Paris Sėn Zhermenit. Olimpiku i Marsejės ka marrė njė ftesė nga organizatori i “Turneut Ndėrkombėtar tė Futbollit, Mohamed bin Rashid, i njohur ndryshe edhe si “DubaiCup”, pas tėrheqjes sė klubit brazilian Santos nga turneu. “Brazili ėshtė vendi kryesor nė botėn e futbollit dhe nė fakt do tė ishim tė nderuar me pjesėmarrjen e tyre nė kėtė turne”, - kanė pohuar organizatorėt, qė nuk kanė pritur gjatė pėr tė gjetur zėvendėsuesin. Dhe ky ėshtė Olimpiku i Marsejės. Ekipi i vetėm francez, qė ka fituar Ligėn e Kampioneve, - thuhet nė deklaratėn e organizatorėve. “Marseja ėshtė njė ekip i madh dhe me njė histori mė shumė se 100-vjeēare. Katėr ekipet e angazhuara pėrfaqėsojnė vendet qė kanė qenė nė gjysmėfinalet e Kupės sė Botės. Kėshtu, mė 8-1 janar 2007, Bajerni i Munihut (Gjermani), Olimpiku i Marsejės (Francė), Benfika (Portugali) dhe Lacio (Itali) do tė jenė kundėrshtare nė “Kupėn e Dubait”, njė kupė ku pėr fituesin do tė hidhen 2 milionė dollarė.

Interesant ėshtė fakti se Olimpiku i Marsejės ėshtė pėrballur dy herė me Lacion nė Ligėn e Kampioneve 2000, ku ka humbur dy herė: 2-0 dhe 5-1 dhe dy herė nė Kupėn Interto: barazim 1-1 dhe fitore 3-0.

Lorik Cana ėshtė fitues i “Lojtari mė i mirė shqiptar i vitit 2006, i votuar nga faqet mė prestigjioze” nė internet.



Programi i turneut



E hėnė, 8 janar 2007

14:45, Lacio-Olimpik Marsejė

17:45, Bayern Munich - Benfica



E mėrkurė, 10 janar 2007

14:45, takimi pėr vendin e tretė

17:45, takimi final
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Bogdani, Pėr Vit Tė Ri, "dhuratė" 1500 Euro Gjobė 
 
Bogdani, pėr Vit tė Ri, "dhuratė" 1500 euro gjobė

Albania-Sport (AS) - Erjon Bogdani e mbylli vitin me Sienėn nė mėnyrėn mė tė “kendshme”: njė gjobė prej 1.500 eurosh, tė marrė si simulim penalltie nė ndeshjen e fundit tė vitit 2006 me Palermon. Nė frontin e merkatos, po bėhen gjithmonė e mė tė fortė zėrat pėr kalimin e bomberit shqiptar. Sulmuesi ėshtė mė kontakte me Xhenoa (flitet pėr njė kontratė 3 vjeēare dhe 800 mijė euro pagė), por nė “dritare” qėndrojnė dhe Kievo e Bolonja.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Curri: Ende Nuk E Kam Arritur Kulmin 
 
Curri: Ende nuk e kam arritur kulmin    
  
Prishtinė, 29 dhjetor - Tri paraqitje nė kombėtaren shqiptare i kanė mjaftuar pėr tė rrėmbyer zemrat e miliona tifozėve shqiptarė kudo nė botė, por jo vetėm atyre. Ish-futbollisti i Prishtinės, Debatik Curri, tashmė gėzon njė respekt dhe famė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri dhe Ukrainė.

Goli i shėnuar ndaj "tulipanėve" tė Marko Van Bastenit, nė ndeshjen e zhvilluar nė "Arena Amsterdam" nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Euro 2008, ka bėrė qė emri i kėtij futbollisti tė jetė nė shėnjestrėn e shumė klubeve evropiane, prandaj gjasat qė kėtė futbollist prishtinas ta shohim nė tė ardhmen nė ndonjėrėn prej ligave mė tė forta evropiane janė mė se reale. Ja intervista e plotė e Debatik Currit pėr "Futbolli.com".
  

Futbolli.com: Si e vlerėsoni vitin 2006?

Curri: Pa dyshim ka qenė njė vit shumė i suksesshėm pėr mua, pasi kam treguar njė formė tė mirė si te skuadra ime, Vorskla Poltava, ashtu edhe nė kombėtaren shqiptare. Por, unė nuk do tė kėnaqem me kaq, pasi nė vitin 2007 pres njė punė edhe mė tė madhe dhe rezultate edhe mė tė mira.

  

Futbolli.com: Sa jeni i kėnaqur me rezultatet e Vorsklės gjatė kėtij viti?

Curri: Rezultatet nuk kanė qenė aq tė mira, pėr shkak tė ndryshimeve nė skuadėr. Synimi i klubit ka qenė renditja nė pozitėn e 7-tė, kurse pėr momentin jemi nė pozitėn e 11-tė. Por, besoj se nė pjesėn e dytė tė kampionatit do tė tregojmė rezultate mė tė mira dhe do tė arrijmė qė tė ngjitemi mė lartė nė renditje.

  

  

Futbolli.com: Nė vitin 2007 Kosova shpreson tė pranohet nė FIFA. Nė rast se do tė ekzistojė ndonjė mundėsi qė ju tė paraqiteni pėr Kosovėn, a do tė pranonit?

Curri: Ēdokush ka dėshirė tė paraqitet pėr vendin e tij. Por, pėr momentin jam lojtar i kombėtare shqiptare dhe atė e vlerėsoj si skuadėr tė tė gjithė shqiptarėve. Mirėpo, kur Kosova tė pranohet nė FIFA, atėherė do tė vendoset edhe pėr kėto ēėshtje. Sigurisht, do tė ulen edhe drejtuesit e dy federatave pėr ta biseduar kėtė ēėshtje, por sigurisht se nė fund do tė jenė vetė lojtarėt, ata tė cilėt do ta marrin vendimin se pėr cilėn pėrfaqėsuese do tė luajnė. Unė deri atėherė do ta jap maksimumin tim pėr kombėtaren shqiptare dhe nuk do tė preokupohem shumė rreth kėsaj ēėshtjeje, por sigurisht se dėshira e ēdo futbollisti ėshtė tė paraqitet pėr vendin e tij.

  

Futbolli.com: Tash e dy vjet jetoni nė Ukrainė, si ėshtė jeta atje?

Curri: Pėr mua nė fillim ka qenė shumė vėshtirė, por pas njė kohe jam ambientuar me jetėn e atjeshme. Atje ndjehem si nė shtėpinė time, pasi sė bashku me Armend Dallkun kemi njė respekt si te bashkėlojtarėt, ashtu edhe tek banorėt e qytetit ku jetojmė.

  

Futbolli.com: Cila do tė jetė e ardhmja juaj pas Vorsklės?

Curri: Kohėt e fundit kam pasur disa oferta nga klube evropiane, por pėr aq kohė sa do tė jem te Vorskla do tė jap maksimumin. Natyrisht dėshira ime ėshtė qė nė tė ardhmen tė luaj nė ndonjė skuadėr tė madhe dhe t'i tregojė cilėsitė e mia nė njėrėn prej ligave mė tė forta evropiane. Me Vorsklėn kam kontratė edhe njė vit e gjysmė, por kam pasur disa bisedime pozitive me drejtuesit e klubit pėr ta shkėputur kontratėn, nė rast se me jepet rasti pėr t'u transferuar nė ndonjė skuadėr mė me emėr nė futbollin evropian. Pra, e ardhmja ime mund tė dihet pas pėrfundimit tė stinorit tė ardhshėm.  

  

Futbolli.com: Jemi nė prag tė ndėrrimit tė motmoteve, ku do tė festoni natėn mė tė hareshme?

Curri: Duke pasur parasysh faktin se pjesėn mė tė madhe tė kėtij viti kam qenė larg familjes, pa mėdyshje se natėn e Vitit tė Ri do tė festoj nė gjirin familjar, kurse nė natėn e dytė sė bashku me disa shokė kemi planifikuar tė shkojmė nė ndonjė ambient festiv me muzikė 'live'.

  

Futbolli.com: Krejt nė fund, cili ėshtė mesazhi juaj pėr futbollistėt dhe tifozėt kosovarė?

Curri: Fillimisht i pėrshėndes tifozėt kosovarė, sidomos ata tifozė tė cilėt kanė bėrė rrugė tė gjatė pėr tė na pėrkrahur nė ēdo ndeshje tė kombėtares shqiptare dhe pėr tė na motivuar neve si lojtarė pėr t'i treguar vlerat tona. Ndėrkaq, futbollistėt kosovarė i kėshilloj qė tė punojnė sa mė shumė, sepse me punė dhe vullnet mund tė arrijnė shumė nė futboll.

Intervistoi: Blerim HALIMI
 Futbolli.com
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Erjon Bogdani, Ngushtohet Lista E Kandidatėve 
 
Luca Campedelli, Presidenti i Kievo Veronės, ka bėrė njė hap shumė tė madh drejt afrimit tė sulmuesit shqiptar pranė skuadrės sė tij. Duke patur parasysh, mos dėshirėn e Bogdanit pėr tė kaluar nė Serie B, Campedelli e ka ritur ēmimin pėr Er-Bomber, dhe e ka ēuar nė shifrat qė kishte premtuar Genoa, duke e zhvleftėsuar praktikisht interesimin e klubit “kuqeblu” dhe I ka dhėnė njė shtytje premtuese tratativave pėr tė nėnshkruar me sulmuesin e kombėtares shqiptare. Shuma ėshtė 3 milion EURO, duke I renditur veronezėt nė krye tė listės qė me sa duket do tė dominohet prej tyre, pasi Palermo nuk pritet tė ofrojė njė shumė tė tillė. Kjo ėshtė njė shenjė positive pėr Bogdanin I cili e njeh krahinėn e Veronės shumė mire dhe aq mė tepėr do tė jetė prapė nė Seria A. Pėr momentin, sulmuesi shqiptar vazhdon tė stėrvitet me skuadrėn e Sienės, gjėdja sociale e sė cilės nuk ėshtė aq premtuese pasi De Luca e ka nxjerrė skuadrėn nė shitje. Derisa tė mbyllen bisedimet pėr transferimin e Er-Bomber, qė me sa duket ėshtė drejt konsolidimit, sulmuesi shqiptar konsiderohet lojtar i Sienės
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Roland Zajmi Nuk Shėnon Atėherė Kur Duhet 
 
Sulmuesi shqiptar Roland Zajmi, i bėri me dhimbje koke shumė nga tė pranishmit nė Rizupuli nė takimin qė skuadra e tij zhvilloi ndaj Ethnikos Pireas. Venndasit golin e vetėm e shėnuan me penallti me anė tė polakut Giaroslav Popiela, por mund tė kishin shėnuar edhe mė tepėr, pasi goditėn shtyllat 4 herė. Nga ana tjetėr, miqtė ishin tė rrezikshėm nė pjesėn e dytė, nė tre raste tė pastra pėr shėnim me protagonist sulmuesin shqiptar Roland Zajmi, i cili nuk arriti tė realizojė. Minutėn e 89-tė, kur gjithkush mendonte se Zajmi nė pozicionin qė ndodhej e kishte fare tė lehtė tė shėnonte, ai bėn atė qė nuk duhej, humbet rastin mė tė bukur duke mos arritur ta nxjerri skuadrėn e tij nga humbja.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Haxhi Shėnon Golin E Tretė Nė Fitoren E Ergotelis 
 
Altin Haxhi, mesfushori i kombetares shqiptare ka luajtur sot 90 minuta dhe ka shenuar golin e trete ne fitoren e Ergotelis me shifrat 1-3 ne fushen e Ionikos. Ergotelis kaloi i pari ne avantazh me gol te Oqnienovic ne minuten e 33-te te pjeses se pare. Ne minuten e 40-e Haxhi u ndeshkua me karton te verdhe. Ne te 67-en Ionikos barazon me Natsouras, por 10 minuta me vone vjen perseri avantazhi per Ergotelis me brazlianin Junior. Pese minuta nga perfundimi i ndeshjes eshte Altin Haxhi qe siguron tre-pikeshin per miqte duke fiksuar rezultatin 1-3. Nje fitore e rendesishme kjo per Ergotelis qe po lufton per te qendruar ne Superligen Greke dhe ka vetem 16 pike pas 16 ndeshjesh.
Haxhi nga ana e tij ka emrin ne nje renditje interesante ku numurohen kroset perfekte qe ka dhene cdo lojtar. Ai me 2 kroset e sotme renditet i katerti me 21 te tilla gjate sezonit, dhe ka perpara vetem tre emra te njohur te kampionatit grek, Julio Cesar i AEK me 32 te tilla, Rivaldo (Olympiacos) me 30 dhe Djordjevic (Olympiacos) me 23.

Kone luan 31 minuta ne humbjen e AEK
AEK u mund sot nga PAOK me shifrat 2-0 dhe Kone u fut ne pjesen e dyte dhe luajti per 31 minuta duke gjuajtur vetem nje here me koke.

Bushi, 78 minuta ne fitoren e Apollon Kalamaria
Alban Bushi e filloi ndeshjen qe nga minuta e pare por nuk arriti te shenonte duke mbetur ne kuoten e tre golave. Bushi u ndeshkua me karton te verdhe pas vetem 4 minutave loje dhe u zevendesua ne minuten e 78-e. Goli i fitores per Apollon u shenua nga Orfanos ne minuten e 6-e te pjeses se dyte.

Fortuzi vetem nje minute loje
Iraklis humbi 2-1 ne fushen e Panionios ndersa Fortuzi u fut me fushen e lojes ne minuten e 92-e per te zevendesuar Rivas. Albi Kondi nuk u aktivizua per Panionios.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!