| Autori |
Mesazh |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lajme Nga Formula 1 2007
Pas shumė vitesh si pilot i skuderisė Renault, nėn drejtimin e makinės verdheblu, Fernando Alonso do tė prezantohet nė kėtė sezon si piloti i skuderisė McLaren. Ndryshimet e reja nė kėtė makinė e kanė motivuar akoma mė shumė spanjollin, i cili duket se kėrkon tė fitojė akoma edhe shumė tituj. Megjithėse ėshtė i kėnaqur nga disa testime tė makinės MP4 22, ai refuzon tė bėjė ndonjė parashikim nė lidhje atė qė mund tė ndodhė nė garėn e fundjavės sė ardhshme nė Melburn tė Australisė.
Ju jeni kampioni i botės nė fuqi dhe gjatė testimeve dimėrore jeni munduar tė rrisni sa mė shumė edhe nivelin e makinės McLaren. Mendoni se ky do tė jetė sezoni i duhur pėr ju?
Gjatė testimeve dimėrore tė kėtij sezoni jam motivuar shumė. Nė fillim ndihesha disi nervoz, por kjo ėshtė diēka qė i pėrket natyrės njerėzore. Nuk e njihja makinėn dhe askėnd nė kėtė skuadėr. Tani ndihem shumė mirė me makinėn e re MP4 22. Gjatė gjithė provave jam munduar tė njoh ēdo detaj tė makinės, pasi nė Formulėn 1 nuk i dihet asnjėherė se ēfarė mund tė ndodhė. Nuk duhet tė harrojmė se rregullorja ka ndryshuar, ashtu si edhe makinat apo gomat. Megjithatė, deri pas garės sė parė nuk mund tė them asgjė mė shumė.
Pa dyshim qė ju nė objektivat tuaj keni nė mendje edhe titullin e tretė kampion. Eshtė e mundur qė kjo gjė tė realizohet qė nė 2007 n?
Unė dua tė fitoj edhe disa tituj tė tjerė kampion, kėtė objektiv kam pėr karrierėn time si pilot. Tė fitosh njė titull, do tė thotė se kishe makinėn mė tė mirė nė atė sezon, ndėrsa tė arrish titullin e dytė, do tė thotė se ėshtė njė arritje e madhe. Nėse arrin tė fitosh titullin e tretė, arrin tė futesh nė listėn e emrave tė mėdhenj tė kėtij sporti. Nėse do tė mė pyesnit se ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme, tė fitosh 3 tituj me tė njėjtėn skuderi apo 2 me dy skuderi tė ndryshme, pėrgjigjja do tė ishte shumė e thjeshtė. Ju mė pyesni nėse do tė arrij tė fitoj titullin kampion nė kėtė sezon? Pėr momentin nuk e di. Unė dhe skuadra do tė japim maksimumin, megjithatė na duhet tė presim dhe tė shohim ēfarė do tė ndodhė.
Nė shkurt ju thatė se makina e re nuk ishte gati pėr Melburnin. Pas testimeve tė Bahreinit ishit mė optimist dhe deklaruat se nė tri garat e para do tė jeni pretendent. Mendoni se MP4 22 shi ėshtė gati?
Makinat e Formulės 1 ndryshojnė shumė shpesh gjatė testimeve dimėrore nė prag tė sezonit tė ri. Nuk mund tė presėsh qė njė makinė tė jetė gati pėr garėn e parė qė nė shkurt, pasi kishim ende edhe tri javė kohė pėr tė ndryshuar. Kemi punuar vėrtet shumė dhe makina ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė mund tė them pėr momentin.
Duke parė rezultatet qė arritėt gjatė testimeve dimėrore, ku mendoni se ėshtė makina juaj?
Kanė qenė disa skuderi, tė cilat janė paraqitur shumė mirė gjatė testimeve, duke pėrfshirė kėtu Ferrarin, Renault nė apo BMW nė. Ky do tė jetė njė sezon shumė i ashpėr.
Enid TUFA
Kalendari i sezonit 2007
Data Shteti Pista
18 Mars Australi Albert Park
8 Prill Malajzi Sepang
15 Prill Bahrein Sakhir
13 Maj Spanjė Katalunja
27 Maj Monako MonteKarlo
10 Qershor Kanada Zhil Villnėv
17 Qershor SHBA Indianapolis
1 Korrik Francė Manji Kur
8 Korrik Angli Silverston
22 Korrik Gjermani Nyrbyrgring
5 Gusht Hungari Hungaroring
26 Gusht Turqi Kurtkoi
9 Shtator Itali Monza
16 Shtator Belgium Spa Frankoshamps
30 Shtator Japoni Fuxhi
7 Tetor Kinė Shangai
21 Tetor Brazil Karlos Pajs
|
|
#1 09 Mars 2007 18:40
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Barrikelo: Shumi ishte pilot i jashtėzakonshėm
Ish piloti i Ferrarit, Rubens Barrikelo, ka bėrė tė ditur se Kimi Raikonen duhet ta nxisė sa mė shumė Ferrarin pėr tė qenė i suksesshėm nė tė ardhmen, nėse kėrkon tė fillojė njė erė tė re te kjo skuadėr. Nė fillim tė kėtij sezoni tė ri, skuadra italiane nga Maranelo ka humbur dy nga pikat kyēe tė skuadrės, Majkėll Shumakerin dhe Ros Braunin. Tashmė drejtuesve tė rinj tė skuadrės u duhet tė mbajnė atė ritėm tė lartė qė kishte makina e kėsaj skuadre nė tė shkuarėn. Nė njė intervistė pėr njė revistė britanike, Barrikelo ka deklaruar se Ferrari do tė vazhdojė tė fitojė edhe pėr disa vite. Sipas brazilianit, do tė ndodhė kėshtu vetėm nėse Zhan Todt nuk do tė tėrhiqet. Barrikelo ka shtuar se suksesi i "kokėkuqes" do tė varet shumė edhe nga mbarėvajtja e rezultateve tė zėvendėsuesit tė Majkėll Shumakerit. "Ferrari do tė vazhdojė tė fitojė edhe pėr disa sezone tė tjera, pasi ata nuk kanė humbur shumė dhe pėr mė tepėr dinė se si fitohet, edhe pse nuk mund tė kenė mė Majkėll Shumakerin apo Ros Braunin. Nėse do tė kishin humbur Zhan Todtin, atėherė mund tė thoja se do tė ishin nė prag tė ndonjė kolapsi. Nga njė kėndvėshtrim teknik, skuadra Ferrari nuk ka humbur shumė, Majkėlli dhe Ros Braun mund tė vazhdojnė tė japin zgjidhje se si pėrmirėsohet makina. Gjithsesi, largimi i tyre ėshtė njė humbje e konsiderueshme pėr italianėt, ka deklaruar Rubens Barrikelo, i cili mė pas shton. Nėse Kimi do tė arrijė tė jetė i suksesshėm nė pjesėn e parė tė kėtij sezoni, ai do tė dashurohet nga italianėt dhe do tė ketė mė shumė bashkėpunim, i cili sjell pa dyshim njė minimizim tė boshllėkut qė ka lėnė Majkėlli. Por nėse njė gjė e tillė nuk ndodh, atėherė gjėrat ndryshojnė shumė, ndaj tij do tė shtohet presioni dhe skuadra do tė gjendet nė vėshtirėsi."
Barrikelo ka garuar pėr Ferrarin nė periudhėn mė tė suksesshme, nga viti 2000 deri nė vitin 2005. Megjithatė, nė atė kohė ai ka qenė mė shumė si njė pilot mbėshtetės, ose siē e quanin disa, ai ishte "hija" e Shumakerit. Tani kur kanė kaluar 18 muaj nga ndarja e tij me Ferrarin, piloti i Hondės vazhdon tė thotė se nė kushte tė barabarta ai e mundte Shumin. "Kurrė," pėrgjigjet ai kur e pyesin nėse ka qenė po aq i mirė sa edhe Majkėlli. "Duhet tė mė besoni se ishte njė pilot shumė i shpejtė, aq sa as unė nuk e kuptoja se si arrinte tė regjistronte kohė tė tilla. Por, a mund tė shpallesha edhe unė kampion bote po tė isha nė kushte tė barabarta me tė? Jam i sigurt se mundesha. Majkėlli nuk ka pasur asnjėherė ditė tė kėqija, ndėrsa unė po. Unė vazhdoj tė pėrpiqem pėr t'i kaluar edhe kėto probleme qė vazhdoj tė kem," ka shtuar Barrikelo. Mė pas ai i ka befasuar tė gjithė kur ka deklaruar se Majkėlli nuk ishte aq i zoti nė ndėrtimin e strategjive, ashtu siē mendonin shumė persona. "Pėr Majkėllin nuk kishte shumė rėndėsi strategjia, ai dilte nė pistė, ishte shumė i shpejtė dhe jepte gjithmonė maksimumin. Pse punonte ai aq shumė nė testime? Sepse ishte shumė i mirė nė gjetjen e problemeve tė makinės dhe tė pikave ku ajo mund tė pėrmirėsohej. Ai nuk mendonte shumė, thjesht kėrkonte tė ishte i shpejtė. Unė mendoj se pėr sa u pėrket strategjive tė garės, unė isha pak mė i mirė. Pra kishte raste kur makina nuk ishte aq e mirė, por unė bėja njė garė tė kėnaqshme," ka pėrfunduar Rubens Barrikelo.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 01 Prill 2007 11:49
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hakinen: McLaren I Do Tė Rikthehet Shumė Shpejt
Ish dy herė kampioni i botės nė Formulėn 1, Mika Hakinen, ėshtė shprehur i bindur se McLaren i do tė rikthehet shumė shpejt te fitorja nė kėtė sezon tė ri. Nė sezonin e kaluar, skuadra anglo gjermane nuk ka arritur tė fitojė asnjė garė me Kimi Raikonenin, i cili nė fund tė sezonit 2006 u largua pėr te Ferrari. Finlandezi arriti menjėherė tė fitojė me skuadrėn italiane qė nė garėn e parė tė kėtij sezoni nė Melburn tė Australisė. Makina e skuadrės italiane duket se do tė dominojė nė garat e para tė kėtij sezoni nga ajo paraqitje qė bėri nė Albert Park. Megjithatė, Mika Hakinen ka paralajmėruar bashkėkombasin e tij se nuk do ta ketė shumė tė lehtė nė kėtė sezon. Nė njė kohė kur McLaren i arrin tė jetė kompetitiv, ata bėhen shumė tė fortė," ka thėnė Hakinen pėr njė revistė sportive. Pėr sa i pėrket vendimit tė Raikonenit pėr t'u larguar nga McLaren i, ai ka shtuar: "Gjatė karrierės sime si pilot i McLaren it kam pasur edhe unė momentet e mia tė dyshimta. Kimi u largua pėr te Ferrari, pasi e mendoi kėtė si njė lėvizje mbrojtėse, por jam i sigurt se nė kėtė sezon McLaren i do ta rriste shumė shpejt nivelin e makinės. Nuk duhet tė harrojmė se pėr kėtė skuadėr tani piloton Kimi Raikonen dhe ka si drejtues ende Ron Denisin, njė ndėr mė tė zotėt. Roni ėshtė njė njeri shumė i komunikueshėm, nėse keni besim tek ai, atėherė ai e gjen mėnyrėn pėr t'ju ēuar drejt fitores. Ndoshta njė proces i tillė kėrkon kohė, por ėshtė i sigurt se njė ditė do tė ndodhė", ka pėrfunduar Hakinen.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 05 Prill 2007 18:58
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ferrari, Gati Pėr T'u Pėrballur Me FIA N
"Ishim konform rregullores nė Melburnd, por tė jemi edhe nė Malajzi." FIA ka marrė njė vendim qė tė rishikojė dhe tė verifikojė procedurat pėr pjesėn e poshtme tė makinės qė ndodhet menjėherė pas "hundės". Eshtė njė modifikim qė i ka bėrė Ferrari kėsaj pjese, e cila ka sjellė dyshime te skuadrat e tjera.
Megjithatė, ajo qė shqetėson mė shumė drejtuesit e Ferrarit, ėshtė pa dyshim motori i Kimi Raikonenit, i cili nė xhirot e fundit tė garės sė Melburnit pati probleme.
Gjithsesi, nė pėrfundim tė garės sė parė, drejtuesit e McLaren it u ankuan te FIA pėr modifikimin nė pjesėn e poshtme tė makinės. Bėhet fjalė pėr njė pjesė tė re qė kanė vendosur inxhinierėt e skuadrės nga Maranelo, e cila sipas tyre ėshtė thjesht pėrforcues. Dy testime: Amortizatori i vogėl qė ėshtė vendosur nė bazamentin e makinės, sipas inxhinierėve tė Ferrarit, ėshtė vendosur thjesht pėr tė zbutur tronditjet qė ka makina kur hipėn nė kordonėt e kthesave. Ky ėshtė njė sistem qė ėshtė pėrdorur qė nė vitin 2003. Por Ron Denis dhe disa inxhinierė tė tjerė mendojnė se ai amortizator i vogėl ka funksion aerodinamik. Nė kėtė mėnyrė, McLaren i ka pėrgatitur njė dosje me disa tė dhėna teknike qė i ka paraqitur te FIA, ku ndėr tė tjerash flitet pėr njė kavo tė dukshme elektrike (2) nė skemėn e paraqitur. Dyshimi mė i madh ėshtė fakti se ky ndryshim nė pjesėn e poshtme pėrdoret prej kohėsh nė skuadrėn Ferrari dhe asnjėherė nuk ėshtė fshehur.
Testimet: Sot e gjithė vėmendja ėshtė te makinat Ferrari, tė cilat do tė kalojnė kontrollin teknik tė FIA s pėrpara garės sė Malajzisė. "Zgjidhja pėr tė kaluar kontrollin, ėshtė e thjeshtė, shpjegon Alan Perman, pėrgjegjėsi i teknikėve te Renault ja. Duhet t'u tregosh specialistėve tė FIA qė pjesa e poshtme e makinės nuk deformohet dhe nuk ndikon nė strukturė. Pra duhet ndėrtuar njė bazament me material tė fortė dhe qė peshon. Ai krah mbėshtetės ose pėrforcues vendoset pėr tė mbajtur pjesėn e poshtme tė makinės sė fiksuar, pra qė ajo tė mos ulet dhe tė prekė me asfaltin, por duhet tė lėrė tė lirė atė pjesė qė tė qėndrojė lart. Pra nėse ushtrohet njė forcė pėr tė shtyrė kėtė pjesė tė makinės nė fund, kjo nuk sjell asnjė problem, gjithēka ėshtė brenda rregullores."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 05 Prill 2007 18:59
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Fizikela: Nuk Kemi Shanse Nė Kėtė Sezon
Xhankarlo Fizikela i ka dalė nė mbrojtje shokut tė ri tė skuadrės, Heiki Kovalainen, i cili debutoi shumė dobėt nė garėn e parė tė kėtij sezoni. Menaxheri i pėrgjithshėm i skuadrės franceze, Flavio Briatore, e kritikoi ashpėr finlandezin pėr paraqitjen nė garėn e Melburnit, megjithatė Xhankarlo Fizikela i ka dalė nė mbrojtje duke thėnė se makina qė ata pilotuan nė atė pistė, kishte probleme dhe se ishte e thjeshtė tė gaboje. "Nuk dua tė gjykoj ato qė ka thėnė Briatore, pasi ai ėshtė shefi dhe e di se ēfarė kėrkon nga gara e Heikit, ka deklaruar piloti italian, i cili mė pas shton. Jam i sigurt se ai ka pasur arsyet e tij qė ka folur ashtu. Gjithsesi, unė dua tė them se gara e parė ishte shumė e vėshtirė pėr ne, makina kishte probleme dhe ishte e lehtė tė gaboje. Pėr mė shumė nuk duhet tė harrojmė se ishte gara e parė qė zhvillonte Kovalaineni. Ai ėshtė njė pilot shumė i mirė, por i duhet pak eksperiencė, pėr kėtė arsye unė ndihem si numri 1 nė kėtė skuadėr." Italiani i skuadrės Renault ka paralajmėruar tifozėt e kampiones sė botės se nė kėtė sezon ėshtė shumė e vėshtirė qė ata tė pretendojnė pėr tė fituar titullin. "Duhet tė jemi realist dhe unė them se ky do tė jetė njė sezon i vėshtirė pėr ne. Nuk do tė jetė e thjeshtė tė rikuperojmė kėtė diferencė qė kemi me rivalėt tanė. Kemi probleme me aerodinamikėn nė tėrėsi," ka vazhduar piloti 34 vjeēar, Xhankarlo Fizikela. Sipas tij, problemi kryesor i skuadrės franceze nė kėtė sezon ka lidhje me kalimin nga gomat Michelin nė gomat Bridgeston. Si pėrfundim, Fizikela ka shtuar: "Tashmė jemi duke kuptuar se nga na vijnė njė pjesė e problemeve dhe po kėrkojmė tė gjejmė zgjidhje."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 05 Prill 2007 19:00
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lauda: BMW Ja I Ka Kaluar Problemet Tashmė
Duket se ka ardhur koha qė edhe skuadra BMW tė renditet mes mė tė mirave. Njė gjė tė tillė e pohon edhe ish tri herė kampioni i botės nė Formulėn 1, Niki Lauda. Skuadra gjermane kaloi njė periudhė tė vėshtirė nė testimet dimėrore tė kėtij sezoni, pasi kishte disa probleme me transmisionin dhe sistemin hidraulik. Por duket se kėto probleme tashmė janė lėnė pas. Nė garėn e parė tė kėtij sezoni, vetėm Robert Kubika u tėrhoq pėr njė problem mekanik. "Do tė ishte e pabesueshme qė njė kompani si BMW ja, e njohur nė tė gjithė botėn, tė mos arrijė tė zgjidhė probleme tė tilla, ka thėnė Lauda pėr gazetėn zvicerane "Blick". Shefi i skuadrės, Mario Tisen, ka sqaruar se njė pjesė e problemeve ka gjetur zgjidhje gjatė testimeve qė u zhvilluan javėn e kaluar nė Sepang.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 05 Prill 2007 19:01
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ferrari McLaren, njė duel strategjik
Kur ka pėrfunduar edhe loja e "pit stopeve" nė garėn e Bahreinit, duket se pėr Ferrarin gjithēka shkoi shumė mirė. Nga ana tjetėr, Ron Denis merr pėrsipėr tė analizojė kėtė garė. Edhe pse fitoi Ferrari, McLaren i ndodhet nė krye tė klasifikimit me tė dy pilotėt e saj. Denisi duket shumė i kėnaqur, pėrgėzon nė mėnyrė tė veēantė garėn e Hamiltonit dhe mė pas atė tė Alonsos. Mė pas, me njė lojė fjalėsh ai tregon se ėshtė i befasuar qė skuadra e tij ndodhet nė krye tė klasifikimit pėr konstruktorė pas 3 garash. Ai gjithashtu ėshtė shprehur i kėnaqur pėr zėvendėsimin e Raikonenit me Alonson. Ka shumė mundėsi qė tani Raikoneni pyet veten si ka mundėsi qė McLaren i tani qė nuk ėshtė ai, ėshtė shumė kompetitiv...
Trashėgimia: Ferrari e ka filluar shumė mirė kėtė sezon tė ri 2007, ka fituar tri "pole position" dhe dy gara, rezultate qė tė kujtojnė "erėn Shumaker", por qė tani janė dy pilotė ata qė ndajnė kėto emocione. Nė fillim nė skuadrėn Maranelo dyshohej se si do tė vazhdonte ky ritėm i skuadrės, sidomos nga pikėpamja menaxheriale. Nė fakt, grupi i Martinelit, qė ėshtė dhe zėvendėsuesi i Braunit, ka bėrė njė gabim nė strategjinė e garės sė Malajzisė, megjithatė nė Bahrein diti t'i dhurojė fitoren Masės. Nė kėtė garė tė Shakhirit, strategjia e tyre ishte mė e mirė se ajo e McLaren it. Pėr kėtė fitore padyshim kanė mbetur shumė tė kėnaqur strategėt e ri, Almondo, Domanikali, Baldisieri, Binoto, Kosta dhe Simon. Pa dyshim fitorja e Masės ėshtė edhe e tyre.
Surpriza: Por nė kėtė luftė mes Ferrarit dhe McLaren it, qė me sa duket do tė vazhdojė deri nė tetor, kush i ka armėt mė tė forta? Nga njė kėndvėshtrim teorik, ėshtė McLaren i skuadra qė ka befasuar mė shumė. Ndėrsa nga kėndvėshtrimi i pilotėve, askush nuk e kishte menduar qė Alonso mund tė fitonte garėn e dytė tė sezonit. Kush mund tė imagjinonte kėtė talent dhe kėto mrekulli qė ka bėrė Hamiltoni deri tani? Pėr sa u pėrket makinave, mund tė themi se ambientimi me gomat Bridgestone erdhi shumė shpejt nga skuadra McLaren. Skuadra e Ron Denisit ėshtė paraqitur nė kėtė sezon me njė makinė, e cila ėshtė evoulimi i makinės sė sezonit tė kaluar, por me njė ndryshim, ajo nuk prishet mė. Ferrari nga ana tjetėr ka ndėrtuar njė makinė shumė tė shpejtė. Eshtė e vėrtetė qė ka fituar 2 nga 3 garat e para, por nė Bahrein avantazhi i tyre nuk ishte shumė i dukshėm. Megjithatė, struktura e kėsaj makine dhe besueshmėria ėshtė shumė e mirė. Por nė gjithė kėtė betejė ka edhe zona tė errėta, siē mund tė jetė zona e Kimi Raikonenit. Nuk u kuptua se ēfarė i ndodhi ditėn e provave zyrtare qė nuk kishte mė atė ritėm qė tregoi nė provat e lira. Edhe gara e tij ishte disi e ēuditshme, duke lėnė mėnjanė gabimet e tij nė start dhe gabimet nė strategji. Gjatė gjithė garės ai dukej si i pėrgjumur. Krejtėsisht e kundėrta e Felipe Masės, i cili ishte nė limitet e tij dhe tė Ferrarit.
Ndihmat: Kjo ėshtė njė zonė e "minuar". Edhe pse Ferrari apo McLaren i kanė motorė si Mercedes i 800 kuaj futi, Ferrari 795 kuaj fuqi apo BMW 840 kuaj fuqi, gjithēka pėr garėn vendoset nė rregullimet e fundit qė bėhen pėrpara garės. Nė njė kohė kur te Ferrari pėr shumė vite ka qenė Majkėlli ai qė u sugjeronte inxhinierėve modifikimet e duhura, tashmė ėshtė njė moment qė janė inxhinierėt ata qė i sugjerojnė Masės modifikime. Ndėrkohė qė Kimi po ndjek njė rrugė tė tijėn dhe kėtė herė humbi. Diēka e ēuditshme duket se po ndodh me Hamiltonin te McLaren i, ndėrkohė qė pėr Alonson ėshtė njė histori mė vete. Ndoshta titulli kampion do tė vendoset shumė vonė se kujt mund t'i pėrkasė. Edhe llogaritė nė fund bėhen me pilotin, i cili nuk e piloton mirė makinėn, por ka njė rol vendimtar.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 18 Prill 2007 18:36
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4283
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Mercedes i i trembet BMW sė nė kėtė sezon
Drejtuesit e skuadrės BMW duken shumė tė rezervuar nė deklaratat e tyre pas paraqitjeve tė mira qė kanė bėrė nė kėto tri garat e para. Sipas rivalėve tė tyre tė Mercedes it, ata mund tė fitojnė titullin nė sezonin 2007. Sipas drejtorit teknik tė Mercedes it, Norbert Hag, Nik Haidfeld dhe Robert Kubikado tė fillojnė dalė nga dalė tė zėnė vende nėpėr podiumet e garave tė kėtij sezoni. "Duhet tė jemi tė sigurt se herėt a vonė skuadra BMW Sauber do tė fitojė gara nė kėtė sezon dhe nga ana tjetėr kushdo qė e nxjerr jashtė lufte Renault nė, bėn gabim," pėrfundon Hagu.
Frenk Uilliams: Mė vjen tė qaj qė nuk e kam unė Hamiltoni
Sėr Frenk Uilliams ėshtė shprehur hapur. Nėse Ljuis Hamiltoni nuk do tė sigurohet me kontratė nga McLaren i, do tė jetė i gatshėm qė ta marrė nė sezonin e ardhshėm. "Mė vjen tė qaj qė nuk ėshtė te Williams i, megjithatė mė vjen mirė qė ndodhet nė Formulėn 1," thotė Frenk Uilliams, i cili tė njėjtė gjė ka thėnė mė parė edhe pėr Majkėll Shumakerin kur ishte 22 vjeēar dhe e quajti "mbinjerėzor". Hamiltoni jo vetėm se arriti tė hyjė nė historinė e Formulės 1 si njė debutues, i cili ngjitet nė tri garat e para tė sezonit nė pod, por ka ngjallur shumė interes edhe tek emra tė mėdhenj tė kėtij sporti. Niki Lauda, ish tri herė kampioni i botės, ka folur me superlativa pėr talentin e ri britanik. "Hamiltoni ka bėrė deri tani vetėm njė gabim tė vogėl, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr t'u theksuar, ėshtė fakti se ai ndodhet nė tė njėjtin nivel me Fernando Alonson. Nuk kam parė asnjėherė njė gjė tė tillė nė tė gjithė karrierėn time si pilot," ka shtuar Niki Lauda. Edhe Najgėll Mansell shpreh pothuajse tė njėjtėn gjė pėr talentin e McLaren it. "Kėtė gjė qė po bėn me McLaren in, ai do ta bėnte kudo qė tė ishte," pėrfundon Manselli.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 18 Prill 2007 18:38
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shumi, Gati Pėr Tė Inaguruar Kthesėn Me Emrin
Gjermani shtatė herė kampioni i botės nė Formulėn 1, Majkėll Shumaker, do tė inagurojė zyrtarisht kthesėn nė pistėn e Nurbyrgringut, e cila do tė mbajė tashmė emrin e tij. Valter Kafitz ka deklaruar se kjo ėshtė hera e parė nė historinė e kėsaj piste, qė njė kthese i vendoset emri i njė piloti. "Ai do ta inagurojė kėtė kthesė shumė pak pėrpara zhvillimit tė Ēmimit tė Madh tė Europės," ka thėnė shefi i organizatorėve tė kėsaj gare, Kafitz, i cili mė pas shton: "Nė kėtė sezon nuk do tė kemi mė njė Ēmim tė Madh tė Gjermanisė, por vetėm Ēmimin e Madh tė Europės qė do tė zhvillohet nė Nurbyrgring, pasi pista e Hokenhaimit ėshtė larguar nga kampionati." Sforcimet financiare kanė bėrė tė mundur qė Gjermania tė mbajė tė paktėn njėrėn nga pistat. Gara nė kėtė pistė do tė zhvillohet mė 22 korrik. Ky ndryshim i emrave ka ndodhur vetėm nė kėtė sezon, pasi nė vitin e ardhshėm do tė jetė Ēmimi i Madh i Europės nė Nurbyrgring dhe Ēmimi i Madh i Gjermanisė nė Hokenhaim. Kaftizi mė pas ka thėnė se nuk ėshtė i shqetėsuar pėr pistat e reja qė po ndėrtohen nė Dubai apo Indi. "Pėr aq kohė sa ne do tė kemi mundėsinė financiare, do tė kemi njė Ēmim tė Madh nė Gjermani. Pėr kėtė ēėshtje besoj se nuk janė vetėm paratė ato qė kanė rėndėsi, por edhe historia. Sportet motoristike gjithmonė kanė pasur njė pjesė tė Gjermanisė brenda."
E.TUFA
Hamilton: Nuk ėndėrroj fitoren, po e mendoj
Ljuis Hamilton ka deklaruar dje se fitorja tij e parė nė Formulėn 1 nuk ėshtė shumė e largėt. Pėr tė tashmė njė gjė e tillė nuk konsiderohet thjesht njė ėndėrr, por njė objektiv pėr t'u arritur ndoshta edhe qė nė Ēmimin e Madh tė Spanjės. Britaniku 22 vjeēar ka befasuar tė gjithė me kėtė fillim sezoni qė ka bėrė me skuadrėn McLaren Mercedes. Ai ka mundur tė ngjitet nė podiumin e tri garave tė para. Tashmė Hamiltoni po pėrgatitet pėr fitoren e parė tė tij nė Formulėn 1. "Unė nuk jam duke ėndėrruar pėr ndonjė fitore nė Spanjė, por jam duke e menduar seriozisht kėtė gjė, ka thėnė Ljuis Hamilton pėr njė media britanike. Tė gjithė kanė njė ėndėrr, ndėrkohė qė unė jam duke jetuar nė ėndrrėn time. Kėto ėndrra dhe ato objektiva qė unė i kam vėnė vetes, mė ndihmojnė pėr t'u paraqitur sa mė mirė nė tė ardhmen." Edhe pse besimi i tij te vetvetja ėshtė rritur ndjeshėm, Ljuisi pranon qė ka mbetur edhe vetė i befasuar nga ky fillim sezoni. "Duhet tė dini se unė jam njė njeri normal dhe vij nga njė qytet i vogėl. Dua tė shtoj se po e shijoj me tė vėrtetė kėtė qė po bėj dhe e dashuroj kėtė gjė. Kėtė profesion kam kėrkuar ta bėj qė prej shumė kohėsh. Kam garuar pėr 13 vjet deri tani dhe mė nė fund ia arrita qėllimit pėr tė kaluar nė Formulėn 1. Tani qė kam hyrė nė kėtė botė, mė duket sikur gjėrat nuk janė reale," ka pėrfunduar Ljuis Hamilton.
|
|
#9 30 Prill 2007 18:18
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kampioni i Botės nė Formula 1 flet pėr jetėn e tij
"Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re dhe me konkurrencė tepėr tė ndezur. Por unė nuk trembem nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės"
Nė pistėn e Katalonjės nė Spanjė, kampioni i Botės nė fuqi, Fernando Alonso, pėrfundoi vetėm nė vendin e tretė. Gjithsesi, me katėr gara tė zhvilluara deri tani kampionati ėshtė mė i hapur se kurrė, aq sa dy pilotėt e McLaren dhe rivalėt e Ferrarit kanė shanse tė barabarta pėr titull. Nė njė intervistė me shtypin gjerman, Fernando Alonso flet pėr imazhin e tij, njė rival tė vjetėr, si Mikael Shumaker, konkurrentėt e tij mė tė fortė nė kėtė Botėror, si edhe shanset e titullit.
Si ėshtė e mundur qė ju jeni shumė miqėsor nė komunikim direkt, ndėrkohė qė nė publik shfaqeni me njė imazh krejt tjetėr?
Kjo ėshtė normale. Kur shfaqesh nė media dhe nė reklama, kur njerėzit tė shikojnė aq shpesh, atėherė zgjedhin pėr tė tė pėlqyer ose pėr tė tė urryer. Gjėrat janė tė thjeshta. Ka njerėz qė shprehin mendime pėr mua, edhe pse nuk kanė kontaktuar asnjėherė me mua.
A mendoni se disa veprime apo thėnie tė tė tjerėve ju kanė dėmtuar?
Them se gjėra tė tilla s'kanė shumė peshė. Kur dikush nuk tė pėlqen apo pikturon njė figurė tė keqe tėnden, atėherė thuhet gjithēka kundėr teje. Nėse 100 njerėz kėrkojnė njė autograf dhe ti formos vetėm pėr 98 prej tyre, atėherė dy tė tjerėt do tė fillojnė tė flasin e tė ankohen.
Edhe pse ju pėrkufizoheni si njė tip i vėshtirė, a vazhdoni tė ruani marrėdhėnie tė mira me ish shokėt e skuadrės, Xhankarlo Fizikela dhe Jarno Truli.
Unė s'kam marrėdhėnie tė kėqija me asnjė, si kur vjen puna me shokun e skuadrės ashtu edhe me ish shokėt e skuadrės, me mekanikėt, inxhinierėt, sponsorėt apo ish shokėt e shkollės. Unė kam miq tė mirė, jam kuptuar gjithmonė shumė mirė me tė gjithė, edhe pse nė disa raste ėshtė thėnė dhe ėshtė menduar e kundėrta, se unė jam njė tip i vėshtirė. Ata qė nuk mė njohin mund tė thonė ēfarė tė duan.
A e shikoni veten tė ndryshuar, nė krahasim me periudhėn qė filluat tė garonit nė Formula 1?
E shikoj veten mė tė sigurt. Kur debutova nė Formula 1 me skuadrėn e Minardit erdha nė njė botė tė vėshtirė, nė njė botė tė panjohur pėr njė spanjoll, e cila dukej shumė e largėt dhe e paarritshme. Unė e njihja shumė pak gjuhėn angleze, isha shumė nervoz dhe aspak i qetė. Me kalimin e kohės kam arritur tė fitoj besimin nė vetvete. Gjithēka qė bėj tani, e bėj me njė siguri shumė mė tė madhe se mė parė.
Po si karakter, a keni ndryshuar?
Eshtė pothuajse e njėjta gjė. Unė debutova nė Formula 1 nė moshėn 19 vjeē me shumė shpresa, por edhe disi i drojtur. Tani, unė provoj tė pilotoj edhe pėrtej mundėsive tė mia, pėr tė treguar gjithė vlerat qė kam. Tani jam tip shumė mė i shtruar.
A mendoni se njė pilot duhet tė ketė karakater shumė tė fortė, pėr t'i rezistuar presionit tė mediave, tė skuadrave dhe tė kolegėve?
Kėtu ne flasim pėr njė sport pėr pakicėn, jo pėr masėn e gjerė; aktualisht, janė 22 pilotė qė garojnė nė Formula 1 dhe zhvillohen vetėm 17 gara nė vit. Ditėt e tjera dėgjon tė flitet dhe tė shkruhen gjėra nga mė tė ndryshmet. Sigurisht qė mund tė dėgjosh gjėra qė tė vrasin, por kėshtu ėshtė bota e Formula 1.
Pra, ju mendoni se presioni ėshtė tepėr i madh?
Ne kemi mbi supe presionin e sponsorėve, atė tė mijėra njerėzve qė kanė punuar me makinėn, presionin e spektatorėve, tė shtypit, tė familjes... Tė gjithėve duhet t'u japėsh tė drejtė. Por ti nuk duhet tė ndikohesh nga e gjitha kjo. Nė kėtė pikė duhet tė ruash gjakftohtėsinė.
Si e vlerėsoni ju veten?
Si njė person shumė normal. Tepėr normal. Nganjėherė e ndiej veten tė rrethuar nga njerėz tė ēuditshėm. Unė jam njė djalė 25- vjeēar, tė cilit nuk i pėlqen shumė sorollatja dhe humbja e kohės. Mė pėlqen sporti. Jam tip luftarak. Dua tė fitoj gjithēka dhe e kaloj kohėn me gjėra shumė normale, si me biēikletėn time, duke luajtur futboll, me shokėt, duke shkuar nė kinema, e plot gjėra tė tjera si kėto.
A ju ka dhėnė mė shumė stabilitet lidhja juaj me kėngėtaren Rakuel del Rozario? A mendoni pėr fėmijė me tė? A mund tė luajė familja njė rol nė tė ardhmen tuaj nė Formula 1?
Jo, uroj qė tė mos luajė njė rol nė pėrcaktimin e sė ardhmes nė kėtė sport.
I keni prerė flokėt shkurt, dhe tashmė te McLareni keni njė imazh tė ri. Mos ndoshta e keni bėrė kėtė pėr t'u ndarė me tė kaluarėn tuaj te Renoja?
Pak, po! Flokėt nuk kanė lidhje me kėtė, por unė doja ta filloja nga zeroja.
Tė flasim pak pėr garat. Nganjėherė ėshtė krijuar pėrshtypja se Hemilton ėshtė rivali juaj i vėrtetė, dhe jo Ferrari.
Duhet tė presim akoma pėr tė parė si do tė rrjedhin gjėrat. Te Renoja unė kam zhvilluar shpesh dyluftime me Trulin dhe Fizikelėn; ata ishin shumė tė motivuar pėr tė fituar Botėrorin. Por, nė fund, ata pėrfunduan shumė mbrapa meje. Eshtė normale qė nė kėtė pikė tė sezonit tė katėr pilotėt e dy skuadrave mė tė mira tė presin shumė gjėra nga vetja, si dhe tė kėrkojnė fitoren. Por unė mendoj se Botėrori do t'i gjejė vetė kandidatėt e tij. Dy apo tre do tė qėndrojnė nė garė, dhe unė uroj qė tė jem mes tyre. Unė e di qė te McLareni ka ekzistuar gjithmonė lufta brenda skuadrės, pasi ajo ėshtė stimuluar edhe nga vetė drejtuesit. Pėr sa kohė mekanikėt dhe inxhinierėt ndikojnė pozivitisht nė kėtė garė, duke zhvilluar maksimalisht makinėn, nė mėnyrė qė njėri nga ne ta mundė tjetrin, duke mundur kėshtu edhe Ferrarin, unė jam shumė dakord me kėtė.A mendoni se pėr titullin do tė luftoni ju dhe Raikonen, apo do tė ketė tė tjerė?
Unė e uroj njė gjė tė tillė. Nė fakt, ky ėshtė mendimi im. Nė fund do tė mbeten dy pilotė dhe unė do tė jem mes tyre. Nėse do tė jetė Raikonen, Masa apo Hemilton, kjo mbetet pėr t'u parė. Por, padyshim qė Raikonen ėshtė mė i avantazhuar nė kėtė garė.
Keni thėnė dikur se titujt i fitojnė makinat, jo pilotėt. A mendoni se juve mund t'ju thyejė dikush qė ka njė makinė jo shumė tė mirė?
Bėhet fjalė pėr njė nga thėniet e mija qė janė keqinterpretuar. E kam thėnė kėtė kur isha me njė Minardi. Edhe pse jepja maksimumin, dilja gjithmonė i fundit; humbisja tri sekonda pėr xhiro dhe, sigurisht qė fajin pėr kėtė e kishte mė sė shumti makina. Unė nuk e dija, nėse atėherė mund tė mė mundte dikush me njė makinė mė tė dobėt.
A ju ka marrė malli pėr Mikael Shumakerin?
Jo. E kemi pasur pėr 14 vjet nė Formula 1 dhe mua personalisht nuk mė ka marrė malli. Nuk them qė nuk mė pėlqen tė garoj kundėr tij, por nuk mė ka marrė malli. Tani ka emra tė tjerė, si Masa, Raikonen, Hemilton, tė gjithė nė moshėn nga 22 deri nė 27 vjeē. Me Mikaelin arritėm nė njė pikė qė gjėrat u bėnė monotone. Ky ndryshim i ka bėrė mirė edhe Formula 1.
Synimi juaj ėshtė tė fitoni tre tituj, duke u rreshtuar pėrkrah Eirton Senės. Nėse do ta arrini kėtė, a do tė sulmoni rekordin e shtatė titujve tė Shumakerit?
Unė i shoh gjėrat vit pas viti. Nėse do tė fitoj titullin e tretė, atėherė do tė rivlerėsoj objektivat e mija. Kur isha fėmijė dhe luaja me makina, nuk kisha ėndėrruar asnjėherė tė vija nė Formula 1 dhe tė fitoja titullin, apo tre tituj. Por, sigurisht qė, nėse e fitoj titullin e tretė sezonin pasardhės nuk do tė futem nė garė, thjesht pėr ta pėrfunduar atė, por do tė provoj tė fitoj titullin e katėrt, tė pestė, tė gjashtė e kėshtu me radhė. Shtatė tituj mė duken pak si shumė.
A mendoni se kėtė vit do tė fitoni titullin e tretė?
Kėsaj pyetjeje nuk mund t'i jap dot njė pėrgjigje. Nuk e di. Kam besim se do t'ia arrij, si dhe kam njė ndjesi tė mirė, por vetėm kaq. Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re, si dhe me njė konkurrencės tepėr tė ndezur. Por unė nuk kam frikė nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės, Hemilton.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#10 22 Maj 2007 19:38
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 FIA fal McLaren in, Ferrari "shpresonte" fitoren
Dje pasdite, Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit ka dalė nė pėrfundimin se McLaren i s'kishte bėrė shkelje
FIA: Pasi studiuam komunikimet e radios mes drejtuesve tė McLaren it dhe pilotėve, kuptuam se nuk ka asgjė tė parregullt nė atė garė tė Montekarlos. Duke qenė gjithēka brenda rregullores, nuk do tė marrim asnjė sanksion kundėr McLaren Mercedes. Akuza thotė se, nėse Hamiltoni do tė kishte qėndruar edhe 3 4 xhiro mė shumė dhe, nėse sasia e karburantit do t'ia lejonte, pėrpara "pit stopit" tė parė, atėherė do tė dilte nga bokset me njė avantazh prej 4 sekondash ndaj Alonsos. Mbrojtja e McLaren it deklaron se Alonso ėshtė futur nė bokse pėrpara kohės sė pėrcaktuar dhe gjithēka ėshtė zhvilluar normalisht. "Nuk kemi dhėnė asnjė urdhėr; gjithēka ishte strategji pėr tė mos e humbur kėtė garė," ka thėnė Ron Denis.
Sa mė shumė kalonin orėt aq mė shumė drejtuesit e McLaren it shpresonin nė njė pafajėsi tė tyre, por, nga njėra anė dukej edhe njė gjendje e tensionuar nė skuadrėn nga Uokingu. Nėse do tė skualifikoheshin, Ferrari i Felipe Masės mund tė shpallej fitues i garės. Rregullorja sportive e FIA s, nė artikullin 151c shpjegon qartė se, nėse thyhet kjo pikė masat janė shumė tė rrepta, qė fillojnė me gjoba dhe deri nė kualifikimet. Fakti qė edhe vetė Maks Mozlei, presidenti i FIA s, ėshtė vėnė nė lėvizje pėr kėtė ēėshtje, tregon se do tė merret njė masė ndėshkimore nga mė tė lartat, por nuk ndodhi kėshtu dhe italianėt e Ferrarit ndoshta mendojnė se kėtė herė FIA nuk ka bėrė figurė tė mirė. Vendimi: Vendimi pėr kėtė ēėshtje u mor dje, pasi drejtori i garės sė Montekarlo, Uiting, bashkė me teknikėt e FIA s rishikuan garėn dhe ridėgjuan komunikimet e radios mes pilotėve dhe bokseve. Pas verifikimit tė tė gjitha provave tė grumbulluara nga kjo garė, pėr makinėn e Alonsos dhe Hamiltonit, ishte Kėshilli Botėror, i cili vendosi se gjithēka ishte brenda rregullores dhe nuk kishte asnjė shkelje.
Pėr kėtė arsye, nuk u mor asnjė masė ndėshkimore pėr skuadrėn McLaren. Akuza thotė se, nėse Hamiltoni do tė kishte qėndruar edhe 3 4 xhiro mė shumė dhe, nėse sasia e karburantit do t'ia lejonte, pėrpara "pit stopit" tė parė, atėherė do tė dilte nga bokset me njė avantazh prej 4 sekondash ndaj Alonsos, dhe rezultati i garės do tė jetė ndryshe. Mbrojtja e McLaren it deklaron se Alonso ėshtė futur nė bokse pėrpara kohės sė pėrcaktuar dhe gjithēka ėshtė zhvilluar normalisht. "Nuk kemi dhėnė asnjė urdhėr, gjithēka ishte strategji pėr tė mos e humbur kėtė garė," ka thėnė Ron Denis. Ky rregull, qė ndalon urdhrat e skuadrės, ėshtė hartuar pas skandalit tė Ferrarit nė garėn e Austrisė nė vitin 2002, kur Barrikelo frenoi qė ta linte Shumin ta fitonte garėn. "Por, nėse rregulli ishte, pėrse u hartua pas atij episodi?thotė Flavio Briatore.Ai ėshtė hartuar pėr t'u respektuar. Nėse nuk ndodh, atėherė le t'i ndryshojmė rregullat..." Opinione: Briatore, menaxheri i pėrgjithshėm i skuadrės Renault, mendon ndryshe, por Patrik Hed, bashkėpronari i skuadrės Williams, thotė.
"Ndikimi i njė skuadre nė rezultatin e garės mund tė bėhet nė disa mėnyra, jo vetėm me urdhra ndaj pilotėve. Manovrohet me "pit stopet" me nivelin e karburantit apo me ndryshime tė tjera nė makina. Njė skuadėr qė dominon prej kohėsh nė Montekarlo, si McLaren i apo edhe Ferrari nė vitet e kaluara, nėse do t'i lejojnė tė dy pilotėt tė luftojnė me njėri tjetrin, atėherė rezultati i garės mund tė kompromentohet dhe rrezikohet fitorja. Nė kėtė rast, McLaren i i kishte tė dy pilotėt nė dy vendet e para dhe nuk mund tė kritikohet pėr vendimet qė merr." Gerhard Berger, shefi i skuadrės "Toro Rosso", mbėshtet: "Ajo qė ndodhi nė Montekarlo ishte shumė e ndryshme nga ajo qė ka ndodhur nė Austri nė vitin 2002. Ēdo skuadėr mund t'i urdhėrojė pilotėt e saj tė mbajnė pozicionet qė kanė." Edhe Niki Lauda ėshtė munduar t'i hedhė ujė zjarrit: "Nuki m'u duk se tė dielėn ndodhi ndonjė gjė e veēantė. Kur ke njė minutė avantazh ndaj ndjekėsve, ėshtė e drejtė qė t'i ruash pilotėt dhe rezultatin." Xheki Stjuart mendon nė tė njėjtėn mėnyrė. "Nuk pashė asgjė tė ēuditshme nė Montekarlo. Por, nėse Hamiltoni do tė vazhdonte me presionin e tij do tė bėnte ndonjė gabim dhe do tė pėrplasej duke humbur garėn?" Gjithēka ishte e drejtė.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#11 31 Maj 2007 20:45
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hakinen: Kimi S'duhet Tė Shkojė Te Ferrari
Ish dy herė kampioni i botės nė Formulėn 1 i ka rikujtuar bashkėkombėsit tė tij zgjedhjen e gabuar I dashur Kimi, e kuptove tani qė kisha tė drejtė? Mika Hakinen ka zbuluar, nė njė deklaratė pėr njė media finlandeze, parashikimet e tij pėr Kimi Raikonen qė, mesa duket, ia kishte thėnė edhe mė parė. "I sugjerova qė tė qėndronte te McLaren i, sepse e kisha parashikuar mė parė se ndryshimi i skuadrės nuk do t'i bėnte mirė. Pėr fat tė keq, parashikimet e mija dolėn." Sipas Hakinen, periudha e keqe qė po kalon Raikoneni te Ferrari nuk vjen pėr fatin e keq, pėrkundrazi.
"Rruga drejt titullit kampion ėshtė si njė rrjetė merimange, ku gabimet janė fatale. Edhe pse nė tė shkuarėn McLaren i ka pasur shumė probleme, ata kanė rigjetur forcėn e duhur pėr t'u rikthyer nė majėn e klasifikimeve. Ndoshta Kimi nuk i kishte kuptuar mirė gjėrat. Padyshim qė shpirti i skuadrės qė ndodhet te Ferrari ėshtė shumė i mirė, por jo aq perfekt sa te McLaren i, ku ēdo gjė ėshtė si njė rrjetė merimange, e saktė," ka vazhduar Hakinen. Pėr ish dy herė kampionin e botės diferenca qė ka Raikoneni me rivalėt e tij ėshtė shumė e madhe.
Ai mendon se do ta ketė shumė tė vėshtirė Kimi qė ta rikuperojė, pasi McLaren i nė garat e fundit ėshtė paraqitur shumė mirė. "Do tė jetė njė vit i vėshtirė pėr Kimin. Nė fund tė llogarive, fitimi i titullit kampion varet nga disa faktorė qė, nė pamje tė parė duken shumė tė vegjėl. Tani nė luftė ka shumė pilotė qė janė me tė vėrtetė tė talentuar. Edhe Raikoneni, i cili ėshtė njė pilot shumė i mirė, nuk mund tė fitojė gara, duke u mbajtur vetėm te aftėsitė e tij," ka shtuar finlandezi. Pasi e ka pėrshkruar gjithė kėtė situatė nė mėnyrė negative, Hakinen, nė pėrfundim tė deklaratave tė tij ka sjellė edhe pak shpresė pėr garat e ardhshme. "Dua ta pėrsėris edhe njė herė atė qė thashė tetorin e kaluar. I uroj shumė fat Kimi Raikonenit, si dhe shpresoj qė kjo gjendje tė ndryshojė sa mė shpejt."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#12 02 Qershor 2007 18:02
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alonso: S'kam frikė nga Hemilton!
Kampioni i Botės nė Formula 1 flet pėr jetėn e tij, por edhe pėr kampionatin, rivalitetin brenda skuadrės dhe konkurrentėt
"Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re dhe me konkurrencė tepėr tė ndezur. Por unė nuk trembem nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės"
Nė pistėn e Katalonjės nė Spanjė, kampioni i Botės nė fuqi, Fernando Alonso, pėrfundoi vetėm nė vendin e tretė. Gjithsesi, me katėr gara tė zhvilluara deri tani kampionati ėshtė mė i hapur se kurrė, aq sa dy pilotėt e McLaren dhe rivalėt e Ferrarit kanė shanse tė barabarta pėr titull. Nė njė intervistė me shtypin gjerman, Fernando Alonso flet pėr imazhin e tij, njė rival tė vjetėr, si Mikael Shumaker, konkurrentėt e tij mė tė fortė nė kėtė Botėror, si edhe shanset e titullit.
Si ėshtė e mundur qė ju jeni shumė miqėsor nė komunikim direkt, ndėrkohė qė nė publik shfaqeni me njė imazh krejt tjetėr?
Kjo ėshtė normale. Kur shfaqesh nė media dhe nė reklama, kur njerėzit tė shikojnė aq shpesh, atėherė zgjedhin pėr tė tė pėlqyer ose pėr tė tė urryer. Gjėrat janė tė thjeshta. Ka njerėz qė shprehin mendime pėr mua, edhe pse nuk kanė kontaktuar asnjėherė me mua.
A mendoni se disa veprime apo thėnie tė tė tjerėve ju kanė dėmtuar?
Them se gjėra tė tilla s'kanė shumė peshė. Kur dikush nuk tė pėlqen apo pikturon njė figurė tė keqe tėnden, atėherė thuhet gjithēka kundėr teje. Nėse 100 njerėz kėrkojnė njė autograf dhe ti formos vetėm pėr 98 prej tyre, atėherė dy tė tjerėt do tė fillojnė tė flasin e tė ankohen.
Edhe pse ju pėrkufizoheni si njė tip i vėshtirė, a vazhdoni tė ruani marrėdhėnie tė mira me ish shokėt e skuadrės, Xhankarlo Fizikela dhe Jarno Truli.
Unė s'kam marrėdhėnie tė kėqija me asnjė, si kur vjen puna me shokun e skuadrės ashtu edhe me ish shokėt e skuadrės, me mekanikėt, inxhinierėt, sponsorėt apo ish shokėt e shkollės. Unė kam miq tė mirė, jam kuptuar gjithmonė shumė mirė me tė gjithė, edhe pse nė disa raste ėshtė thėnė dhe ėshtė menduar e kundėrta, se unė jam njė tip i vėshtirė. Ata qė nuk mė njohin mund tė thonė ēfarė tė duan.
A e shikoni veten tė ndryshuar, nė krahasim me periudhėn qė filluat tė garonit nė Formula 1?
E shikoj veten mė tė sigurt. Kur debutova nė Formula 1 me skuadrėn e Minardit erdha nė njė botė tė vėshtirė, nė njė botė tė panjohur pėr njė spanjoll, e cila dukej shumė e largėt dhe e paarritshme. Unė e njihja shumė pak gjuhėn angleze, isha shumė nervoz dhe aspak i qetė. Me kalimin e kohės kam arritur tė fitoj besimin nė vetvete. Gjithēka qė bėj tani, e bėj me njė siguri shumė mė tė madhe se mė parė.
Po si karakter, a keni ndryshuar?
Eshtė pothuajse e njėjta gjė. Unė debutova nė Formula 1 nė moshėn 19 vjeē me shumė shpresa, por edhe disi i drojtur. Tani, unė provoj tė pilotoj edhe pėrtej mundėsive tė mia, pėr tė treguar gjithė vlerat qė kam. Tani jam tip shumė mė i shtruar.
A mendoni se njė pilot duhet tė ketė karakater shumė tė fortė, pėr t'i rezistuar presionit tė mediave, tė skuadrave dhe tė kolegėve?
Kėtu ne flasim pėr njė sport pėr pakicėn, jo pėr masėn e gjerė; aktualisht, janė 22 pilotė qė garojnė nė Formula 1 dhe zhvillohen vetėm 17 gara nė vit. Ditėt e tjera dėgjon tė flitet dhe tė shkruhen gjėra nga mė tė ndryshmet. Sigurisht qė mund tė dėgjosh gjėra qė tė vrasin, por kėshtu ėshtė bota e Formula 1.
Pra, ju mendoni se presioni ėshtė tepėr i madh?
Ne kemi mbi supe presionin e sponsorėve, atė tė mijėra njerėzve qė kanė punuar me makinėn, presionin e spektatorėve, tė shtypit, tė familjes... Tė gjithėve duhet t'u japėsh tė drejtė. Por ti nuk duhet tė ndikohesh nga e gjitha kjo. Nė kėtė pikė duhet tė ruash gjakftohtėsinė.
Si e vlerėsoni ju veten?
Si njė person shumė normal. Tepėr normal. Nganjėherė e ndiej veten tė rrethuar nga njerėz tė ēuditshėm. Unė jam njė djalė 25- vjeēar, tė cilit nuk i pėlqen shumė sorollatja dhe humbja e kohės. Mė pėlqen sporti. Jam tip luftarak. Dua tė fitoj gjithēka dhe e kaloj kohėn me gjėra shumė normale, si me biēikletėn time, duke luajtur futboll, me shokėt, duke shkuar nė kinema, e plot gjėra tė tjera si kėto.
A ju ka dhėnė mė shumė stabilitet lidhja juaj me kėngėtaren Rakuel del Rozario? A mendoni pėr fėmijė me tė? A mund tė luajė familja njė rol nė tė ardhmen tuaj nė Formula 1?
Jo, uroj qė tė mos luajė njė rol nė pėrcaktimin e sė ardhmes nė kėtė sport.
I keni prerė flokėt shkurt, dhe tashmė te McLareni keni njė imazh tė ri. Mos ndoshta e keni bėrė kėtė pėr t'u ndarė me tė kaluarėn tuaj te Renoja?
Pak, po! Flokėt nuk kanė lidhje me kėtė, por unė doja ta filloja nga zeroja.
Tė flasim pak pėr garat. Nganjėherė ėshtė krijuar pėrshtypja se Hemilton ėshtė rivali juaj i vėrtetė, dhe jo Ferrari.
Duhet tė presim akoma pėr tė parė si do tė rrjedhin gjėrat. Te Renoja unė kam zhvilluar shpesh dyluftime me Trulin dhe Fizikelėn; ata ishin shumė tė motivuar pėr tė fituar Botėrorin. Por, nė fund, ata pėrfunduan shumė mbrapa meje. Eshtė normale qė nė kėtė pikė tė sezonit tė katėr pilotėt e dy skuadrave mė tė mira tė presin shumė gjėra nga vetja, si dhe tė kėrkojnė fitoren. Por unė mendoj se Botėrori do t'i gjejė vetė kandidatėt e tij. Dy apo tre do tė qėndrojnė nė garė, dhe unė uroj qė tė jem mes tyre. Unė e di qė te McLareni ka ekzistuar gjithmonė lufta brenda skuadrės, pasi ajo ėshtė stimuluar edhe nga vetė drejtuesit. Pėr sa kohė mekanikėt dhe inxhinierėt ndikojnė pozivitisht nė kėtė garė, duke zhvilluar maksimalisht makinėn, nė mėnyrė qė njėri nga ne ta mundė tjetrin, duke mundur kėshtu edhe Ferrarin, unė jam shumė dakord me kėtė.A mendoni se pėr titullin do tė luftoni ju dhe Raikonen, apo do tė ketė tė tjerė?
Unė e uroj njė gjė tė tillė. Nė fakt, ky ėshtė mendimi im. Nė fund do tė mbeten dy pilotė dhe unė do tė jem mes tyre. Nėse do tė jetė Raikonen, Masa apo Hemilton, kjo mbetet pėr t'u parė. Por, padyshim qė Raikonen ėshtė mė i avantazhuar nė kėtė garė.
Keni thėnė dikur se titujt i fitojnė makinat, jo pilotėt. A mendoni se juve mund t'ju thyejė dikush qė ka njė makinė jo shumė tė mirė?
Bėhet fjalė pėr njė nga thėniet e mija qė janė keqinterpretuar. E kam thėnė kėtė kur isha me njė Minardi. Edhe pse jepja maksimumin, dilja gjithmonė i fundit; humbisja tri sekonda pėr xhiro dhe, sigurisht qė fajin pėr kėtė e kishte mė sė shumti makina. Unė nuk e dija, nėse atėherė mund tė mė mundte dikush me njė makinė mė tė dobėt.
A ju ka marrė malli pėr Mikael Shumakerin?
Jo. E kemi pasur pėr 14 vjet nė Formula 1 dhe mua personalisht nuk mė ka marrė malli. Nuk them qė nuk mė pėlqen tė garoj kundėr tij, por nuk mė ka marrė malli. Tani ka emra tė tjerė, si Masa, Raikonen, Hemilton, tė gjithė nė moshėn nga 22 deri nė 27 vjeē. Me Mikaelin arritėm nė njė pikė qė gjėrat u bėnė monotone. Ky ndryshim i ka bėrė mirė edhe Formula 1.
Synimi juaj ėshtė tė fitoni tre tituj, duke u rreshtuar pėrkrah Eirton Senės. Nėse do ta arrini kėtė, a do tė sulmoni rekordin e shtatė titujve tė Shumakerit?
Unė i shoh gjėrat vit pas viti. Nėse do tė fitoj titullin e tretė, atėherė do tė rivlerėsoj objektivat e mija. Kur isha fėmijė dhe luaja me makina, nuk kisha ėndėrruar asnjėherė tė vija nė Formula 1 dhe tė fitoja titullin, apo tre tituj. Por, sigurisht qė, nėse e fitoj titullin e tretė sezonin pasardhės nuk do tė futem nė garė, thjesht pėr ta pėrfunduar atė, por do tė provoj tė fitoj titullin e katėrt, tė pestė, tė gjashtė e kėshtu me radhė. Shtatė tituj mė duken pak si shumė.
A mendoni se kėtė vit do tė fitoni titullin e tretė?
Kėsaj pyetjeje nuk mund t'i jap dot njė pėrgjigje. Nuk e di. Kam besim se do t'ia arrij, si dhe kam njė ndjesi tė mirė, por vetėm kaq. Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re, si dhe me njė konkurrencės tepėr tė ndezur. Por unė nuk kam frikė nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės, Hemilton.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#13 05 Qershor 2007 17:25
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 531
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hamilton: "Fair-play", ėshtė i vėshtirė
Pas njė fundjave hungareze me tension tė lartė, Ljuiz Hamilton, rikthehet tė flasė tek marrėdhėnia e vėshtirė me Fernando Alonson. Analiza e debutuesit britanik, qė udhėheq kampionatin me 7 pikė avantazh ndaj shokut tė tij iberik, ėshtė mėse e kthjellėt. "Kur nė njė ekip ndodhen dy pilotė kaq kompetitiv, dhe tė dy duan tė fitojnė, ėshtė logjike qė e gjithė skuadra tė gjendet nėn presion", - shpjegon Hamilton, qė ėshtė befasuar me ftohtėsinė me tė cilėn McLaren po menaxhon rivalitetin midis dy pilotėve, duke shtuar kėtu dhe njė 'spystori' shqetėsuese.
"Nė kėtė situatė - vazhdon Hamilton - ėshtė praktikisht e pamundur pėr tė gjithė tė ruajnė nė ēdo moment fair-play dhe tė qėndrojnė tė qetė. Kjo ėshtė arsyeja pse duket sikur njė pilot favorizohet mė shumė se njė tjetėr". Domethėnė faji i gjithēkaje ėshtė i presionit qė ka pushtuar skuderinė e Ron Denis. "Mė e rėndėsishmja ėshtė se gjithė kėto gjėra qė po ndodhin nuk po na shpėrqėndrojnė nga detyra qė kemi ne. Kėtė e kam kuptuar nė fundjavėn e kaluar. Skuadra po tregon se ėshtė shumė e fortė", - thotė britaniku. Me 6 gara nga fundi, Botėrori, ėshtė akoma larg fundit. Ferrari mund tė rihapė gjithēka si me Raikonen ashtu edhe me Masėn respektivisht 20 dhe 21 pikė larg Ljuiz Hamilton.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#14 14 Gusht 2007 19:28
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1
Nėse Ljuis Hamilton fshihet dhe Ferrari duket se ka ardhur nga njė planet tjetėr, protagonisti tjetėr i kėtyre testeve nė Montmelo, duket se ėshtė Fernando Alonso. Spanjolli i rikthyer te skuadra Renault ende nuk ka arritur qė tė reduktojė diferencėn qė ka skuadra e tij me ato tė kreut. Gjithsesi vetė Alonso mendon se pėr 2008-n do tė ketė njė makinė kompetitive. Testimet e fundit pėr sezonin e ri qė do tė fillojė, do tė zhvillohen nė Spanjė, ditėn e hėnė. Nė kėto testime do tė shihet njė makinė Reanult R28-tė krejtėsisht e revolucionizuar. Njė gjė e tillė ėshtė deklaruar nga vetė piloti.
Nė tė vėrtetė skuadra franceze ka ecur me hapa gjigandė nė kėto muajt e fundit. Megjithatė, pėr sa i pėrket konfigurimit tė makinės pėr testime, ajo duket tė jetė disa vite dritė larg skuadrave tė kreut, Ferrarit dhe McLarenit. Ndėrkohė, nė konfigurimin pėr garė, duket disi mė pranė tyre nė krahasim me sezonin e kaluar. Kėto pėrmirėsime nuk e kanė kėnaqur plotėsisht pilotin spanjoll, Fernando Alonso, i cili pėrpara pak ditėsh kur ėshtė pyetur, ka deklaruar se objektivi i tij ishte qė tė pėrballej me skuadrėn Williams. Pra, me pak fjalė, ai ka si objektiv vendin e pestė. Janė deklarata, tė cilat, pa dyshim Flavio Briatore, por dhe vetė Alonso, duket se i ka bėrė me detyrim. Gjithsesi tė dy kėta kanė punuar pa rreshtuar gjatė gjithė kėtyre muajve tė fundit, pėr tė pėrmirėsuar sadopak gjendjen e makinės. Piloti nga Oviedo ka mundur tė sjellė njė frymė tė re nė skuadėr, duke qenė se pėrshtatet mjaft mirė me makinėn e skuadrės franceze. Ai ėshtė kthyer nė njė lloj inxhinieri, pasi fjalėt e tij kanė aq peshė, sa mund tė ndikojnė nė zgjedhjet teknike tė shefave tė sektorit.
Edhe Xhankarlo Fizikela, kur garonte pėr kėtė skuadėr, gjithmonė thoshte se kjo makinė ėshtė bėrė posaēėrisht pėr Alonson. Ky ishte njė sinjal i qartė, qė tregonte dhe njė here besimin qė kishin inxhinierėt pėr tė respektuar kėshillat e spanjollit. Edhe nė kėtė aventurė tė dytė tė tij me skuadrėn franceze, Alonso ėshtė duke punuar shumė pėr tė gjetur mundėsinė qė tė shfrytėzojė nė maksimum aftėsitė e tij tė pilotimit.
Duke filluar qė nga dita e hėnė, makina e re R28 do tė ketė amortizatorėt e rinj, tė cilėt do tė jenė me vaj, por mė tė ashpėr, fakt qė e ndihmon Alonson tė futet mė shpejt nė kthesė. Gjithsesi nuk pritet ndonjė mrekulli nga kjo makinė, e cila nė tė vėrtetė ka nevojė pėr ndėrhyrje dhe pėrmirėsime nė tė gjitha repartet. Gjithsesi, tė gjithė presin me padurim pėr tė parė nėse edhe kėtė herė inxhinier Alonso, ka bėrė zgjedhjen e duhur apo jo.
Kovalainen, zgjedhja e tretė e McLarenit
Finlandezi Heiki Kovalainen duket se ka qenė zgjedhja e tretė e skuadrės McLaren-Mercedes, pėr tė zėvendėsuar Fernando Alonson nė sezonin 2008-tė. Ky lajm ėshtė publikuar nga e pėrditshmja gjermane Bild, e cila ka bėrė tė ditur se dy zgjedhjet e para tė skuadrės sė Ron Denisit, pėr tė zėvendėsuar spanjollin kanė qenė Niko Rosberg dhe Sebastian Vetel. Ndėrkohė, duke pare se tė dy pilotėt e rinj gjermanė nuk kishin ndėrmend tė lėviznin nga skuadrat e tyre, ata kanė vendosur pėr tė parė dikė tjetėr.
Po sipas mediave gjermane, piloti i tyre i preferuar ishte ai i Williamsit, Niko Rosberg. Duke parė se nuk ia dolėn mbanė, ata vendosėn tė marrin pilotin finlandez, Heiki Kovalainen, i cili ishte larguar nga skuadra Renault dhe kishte mbetur pa skuadrės. Pėr kėtė arsye e pėrditshmja Bild shkruante: Finlandezi ishte zgjedhja e tyre e tretė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#15 28 Shkurt 2008 04:16
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
| |