Karl Feilder mund tė duket si njė biznesmen i sukseshėm mban kontakte tė punės pėrmes kompjuterit tė tij portativ. Por nė tė vėrtetė ai ėshtė njė ekspert i sigurisė pėr internetin qė demonstron se sa e lehtė ėshtė tė futesh dhe tė shohėsh pėrmbajtjen e kompjuterit portativ tė dikujt.
Mund tė shikoj emrin dhe fjalėn kaluese tė njė personi. Mund tė lexoj se kujt i dėrgon mesazhe dhe nga kush po merr. Meqenėse unė mund tė vjedh identitetin tuaj, mund tė dėrgoj mesazhe ne emrin tuaj. Ėshtė krejt e padukshme, nuk le gjurme dhe nuk mund tė kuptohesh derisa diēka e papritur ndodh nė kompjuterin tuaj.
Shumė njerėz i pėrdorin lidhjet me valė pėr tu futur nė internet nga ēdo vend, ose lidhin disa paisje kompjuterike nėpėr zyra apo shtėpi me anė tė teknologjisė pa tela. Teknologjia pėrdor stacione bazė qė transmetojnė sinjale radioje me njėra tjetrėn. Por pa njė program kompjuterik special tė sigurisė, sinjalet e dėrgura interceptohen nga kushdo qė ndodhet brenda njė rrezeje prej rreth 100 metrash. Keqbėrėsit mund tė vjedhin tė gjitha informacionet qė pėrmban kompjuteri.
Shumė probleme dalin pėr faktin se askush nuk po merret me zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Prodhuesit e paisjeve kompjuterike thonė se nuk u takon atyre qė tė pėrcaktojnė limitet e prodhimeve tė tyre. Nga ana tjetėr, kompanitė e internetit thonė se ata nuk janė pėrgjegjės pėr mjetet kompjuterike, por veē pėr shėrbimin, thotė Brian Glick, analist kompjuterash.
Njė anketė e ndėrmarrė nga Yankee Grop gjeti se 55 pėrqind e bizneseve amerikane pritet qė tė pėrdorin lidhje lokale tė sistemeve pėrmes valėve tė radios deri nga mesi i 2006-tės.
Por njė tjetėr anketė nga Jupiter Research tregon se afro gjysma e bizneseve pėrcaktuan se masat e sigurimit tė lidhjeve tė intenetit me anė tė valėve janė pengesa mė e madhe qė kėto biznese tė pėrdorin paisje tė tilla. Po e njėjta anketė tregon se 84 pėrqind e kompanive qė lidhen me internet pėrmes valėve, nuk kanė patur ndonjė ndėrhyrje keqbėrėsish nė sistemet e tyre.
____________
















