Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 2
Shko tek faqja 1, 2  Tjetėr
Linux Portal 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Linux Portal 
 
Miresevini ne temen e Linux... per cfaredo pyetje qe keni mos ngurroni te postoni, mbase edhe mund tju ndihmojme  Cool
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Lajme:

Mbas lėshimit tė versionit stabėl 2.12 tė GNOME, ja ku arrin edhe versioni nė shqip i GNOME Live CD: shkarkoje --> masterizoje --> rinis PC.
Asnjė ndryshim nė sistemin aktual tė instaluar dhe do tė jeni nė gjendje tė shijoni versionin e ri tė ambientit tė punės dhe zhvillimit GNOME, krejtėsisht nė shqip.

Versioni i lėshuar nga ne ndryshon nga versioni zyrtar i lėshuar nga Projekti GNOME.org:


Ėshtė shtuar versioni i fundit i pėrshtatjes nė shqip pėr tė gjithė software e pėrmbajtur ;
Janė shtuar versionet e fundit pėr Windows tė programeve mė tė mirė open source tė pėrshtatur nė shqip.


Nė kėtė menyrė, edhe pėrdoruesit e Windows, duke shfletuar kartelėn "Programs" nė CD, mund tė instalojnė me njė "klik" versionet e fundit nė shqip tė Abiword, OpenOffice.org2, Mozilla Firefox dhe Mozilla Thunderbird. Nė versionet e ardhshme do tė mundohemi tė shtojmė edhe Gimp pėr Windows.

Shkarkimi i imazeve ISO mund tė kryhet nga GnomeLive.


Nėse ndeshen probleme nė masterizim/pėrdorimin mund tė kėrkoni ndihmė nė forumin pėrkatės tė sitit tonė.
Personat qė nuk kanė mundėsi tė shkarkojnė imazhin ISO, mund tė na kėrkojnė CD e gatshme tė masterizuar.
Pėrfaqsuesit e shkollave/universiteteve apo organeve tė tjerė publikė, mund tė bėjnė kėrkesė deri nė 20 CD pėr subjekt: shpenzimet e krijimit/dėrgimit do tė mbulohen nga ne.

Sė shpejti do tė afrohet edhe versioni i nstalueshėm nė HD i LiveCD.

Shėnim: Pėrditėsim 10-09-2005: Duke filluar nga dita e sotme do tė jetė mė i lehtė shkarkimi i imazhit ISO tė liveCD. Mund tė shkarkoni nga mirrors e sf.net, duke zgjedhur atė qė keni mė pranė. Adresa pėr shkarkim ėshtė sa vijon: https://sourceforge.net/project/showfiles.php?group_id=56496

Pėrditėsim 25-09-2005: Nė versionet "daily-live", duke filluar nga dita e sotme (25-09-2005), do tė pėrfshihet edhe versioni nė shqip pėr linux i OpenOffice.org2 Beta.
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Lajme

Megjithėse tashmė kanė kaluar shumė kohė nga lėshimi i versionit nė shqip tė OpenOffice.org2 Beta, paketimi pėr debian vazhdon tė mos arrijė.

Mesazhi email i dėrguar Grupit tė punės pėr pėrshtatjen nė shqip tė OpenOffice.org ka mbetur akoma pa pėrgjigje. Nė pritje tė pėrgjigjes dhe, nė pritje tė rifreskimit tė paketave RPM tė lėshuara nga ky grup, vendosa tė "debianizoj" versionin aktual tė lėshuar nė shqip (v. 1.9.104.1).

Paketi rezultues ėshtė njė file i vetėm .deb qė mund tė instalohet krahas versionit experimental tė afruar nga mirėmbajtėsi Debian i OpenOffice.org.

Proēedura e instalimit ėshtė e thjeshtė

1- Shkarkoni file openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb nga kjo adresė.

2- Shkarkoni nga e njėjta adresė file e kontrollit MD5SUM dhe verifikoni pakon .deb tė shkarkuar:
md5sum openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb

3- Instaloni duke dhėnė komandėn:
sudo dpkg -i openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb

4- Nėse keni probleme me versionin qė keni aktualisht tė instaluar, komanda transformohet si nė vazhdim:
sudo dpkg --force overwrite -i openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb

5- Pėr t'a hequr, mjafton komanda:
sudo apt-get remove openoffice-snapshot

6- Pėr ēdo problem tė ndeshur, shkruani.

7- Kėrkoni nga grupi i punės pėr pėrshtatjen nė shqip tė openoffice.org lėshimin e pakove .rpm sa mė tė pėrditėsuara Smile

8- Mos harroni qė kemi tė bėjmė gjithmonė me versionin Beta tė OpenOffice.org2!
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Versionet e Linux qe mund te shkarkoni falas

College Linux

FreeBSD [disk1]

FreeBSD [disk 2]
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Lajme:

 Shpėrndarje Linux: Fillon aktivitetin openSUSE.org
Dėrguar ditėn E mėrkurė , 10 gusht @ 10:29:56 CEST nga AlbLinux
 

Duke ndjekur shembullin e Red Hat dhe projektit Fedora edhe Novell sapo ka lėshuar Projektin e hapur openSUSE.org qė, sikurse Fedora, vė nė dispozicion tė komunitetit tė zhvilluesve dhe sponsorizon punimet pėr krijimin e njė shpėrndarje tė re krejtėsisht opensource, bazuar nė versionin komercial SUSE Linux.

Tifozėt e SUSE, mund tė shkarkojnė menjėherė versionin e hapur openSUSE, duke klikuar http://www.opensuse.org/index.php/Download
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Debian GNU/Linux

Nė lidhje me Debian

Debian Projekti ėshtė asociacion i individėve tė cilėt kan treguar vullnet tė krijojnė njė sistem operativ tė lirė, krye autori i sė cilit ėshtė Ian Murdock. Ky sistem operativ tė cilin e kan krijuar thirret Debian GNU/Linux apo me thjeshte Debian.
Sistemi operativ Debian pėrmban programe bazike dhe vegla tė cilat e nisin kompjuterin tuaj nė pune. Sipėr sistemit operativ ėshtė thelbi i sistemit operativ (Kernel). Thelbi (Kernel) ėshtė programi mė themelorė i cili me njė fjalė popullore Shqiptare thiret "I zoti i shtepisė" sepse mundėson nisjen e programeve tjera nė sistem operativ.
Debian pėrdor thelbin e Linux. Linux ėshtė projekt i nisur nga Linus Torvalds dhe i pėrkrahur nga mijera programerė tė tjerė nė tėrė rruzullin Tokėsor.
Debian ėshtė Free Software dhe Open Source projekt i lėshuar nėn licensen GPL (General Public Lisence) dhe mund t’a shkarkoni falas nga interneti. Por megjithatė, Debian dhe ēdo distribucion tjetėr i Linux kushton! Shpenzimet e vetme janė Bandwidth-i (dmth lidhja e internetit) dhe CD-jat e zbrazėta qė blehen pėr tė.
Emri i Debian vjen nga emri i vet autorit tė debian Ian dhe gruas sė tij Debra dhe kombinimi i tė dy emrave tregon edhe vet emrin e sistemit operativ dmth [Deb]ra + [Ian] = DEB+IAN = DEBIAN.
Debian ndahet nė arkitektura (Architectures). Dallimi i vetem nė mes tyre ėshtė pėrmbajtja e software. Emrat e arkitekturave tė Debian vijne nga filmi i animuar 'Toy Story' dhe janė:

Woody a.k.a Stable
Sarge a.k.a Testing
Sid a.k.a Unstable

Nė fillim nė GNU/Linux kan qenė sources .tar.gz. Pėrdoruesit i kan kompiluar programet nė menyrė manuale, dmth nė proceduren:

1.Ekstraktimi
2.Konfigurimi
3.Krijimi i burimit (source) ne file ekzekutues
4.Instalimi

Procedura ėshtė realizuar me komandat:

tar zxvf <emri-i-programit>.tar.gz
cd <emri-i-programit>/
./configure
make
 

pastaj si root,
make install

pėr instalimin e programit.

Krijuesit e Linux-it kėrkuan diēka qė ju mundėson instalimin edhe mė tė lehtė tė programeve duke marrur me vete edhe parakushte (depedenices) tė programeve, Debian e mori rrugen dhe nga ky lindi APT - Advanced Package Tool i cili nė fillim u perdor nga Conectiva Linux dhe ėshtė emėruar si APT-RPM pėr instalimin e RPM paketave. Mė vonė Debian e krijoi APT pėr instalimin e deb paketave (debian packages) dhe e emėrtoi 'apt-get'.


Ku e din APT-GET prej nga t'i marre paketat dhe ēfare arkitekture tė pėrdorė?


Pjesė e kėtij operacioni janė edhe sources.list , sources.list ėshtė burimi i APT dmth nė sources.list vendosen mirror sites ku nė linjat e mirroreve vendoset edhe arkitektura tė cilen dėshiron pėrdoruesi tė pėrdorė.
Sources.list-at gjinden nė /etc/apt/ dhe konfigurimi i kėtyre listave ėshtė fare i lehtė.

1. Editohet /etc/apt/sources.list me editorin tė cilin e pėrdorni (vi , gvim, emacs, xemacs, pico, nano etj)
vi /etc/apt/sources.list


dhe kėshtu do tė duken:

# See sources.list(5) for more information, especialy
     # Remember that you can only use http, ftp or file URIs
     # CDROMs are managed through the apt-cdrom tool.
     deb http://http.us.debian.org/debian stable main contrib non-free
     deb http://non-us.debian.org/debian-non-US stable/non-US main contrib non-free
     deb http://security.debian.org stable/updates main contrib non-free
    
     # Uncomment if you want the apt-get source function to work
     #deb-src http://http.us.debian.org/debian stable main contrib non-free
     #deb-src http://non-us.debian.org/debian-non-US stable/non-US main contrib non-free
 

ku e vereni edhe arkitekturen 'debian-non-US stable/' nė vend tė stable mund tė vendoset edhe woody, nė realitet ėshtė e njejta gje.

Pasi qe i ndėroni sources.list dhe doni tė kaloni prej woody nė sid apo sarge dhe pasi qė keni mbaruar konfigurimin e sources.list duhet tė ipet komanda:

apt-get update && apt-get dist-upgrade


Ku:

apt-get update - i tregon sistemit qė t'i update sources.list
apt-get dist-upgrade - i tregon sistemit qė t'a upgrade arkitekturen e vendosur mė parė nė sources.list-at.

Instalimi i programeve ėshtė fare i lehtė:

apt-get install <emri-i-programit>


Uninstalimi pėrdor po tė njejten procedurė:

apt-get uninstall <emri-i-programit>


Kėrkimi pėr programe:
apt-cache search <emri-i-programit>


Nėse dikush dėshiron qė mė gjeresisht t{i shikojė programet, atėherė i duhet APTITUDE, njė vegėl e cila tregon Debian tree. Kjo mund tė bėhėt kėshtu:

apt-get install aptitude


dhe pastaj si root bėhet ekzekutimi:

#aptitude


Ēfare hardueri pėrkrah Debian?

Debian pėrdoret nė gjitha platformat kompjuterike duke filluar nga me te popullarizuarat:

PC (Intel Pentium, Intel Celeron, AMD etj.)
PPC (Macintosh: PowerBook, iBook, iMac, eMac etj)
SPARC
etj.
Modulet dhe driveret qė pėrdoren nė Debian miren nga thelbi (kerneli) dhe pasi qė Linux Kernel ėshte Open Source mund t'a modifikoni dhe t'i shtoni modul apo driver pėr nevojat tuaja.

Si mund ta marr Debian?

Marrja apo shkarkimi i Debian ėshtė fare i lehtė.
CD-jat e debian mund tė blehen dhe kushtojne fare lirė, por ėshtė edhe mundesia tė cilen shumica e botės e pėrdorė - shkarkimi nėpermjet internetit.

Debian mund tė instalohet nga interneti, me shkarkimin e njė iso pamje diku rreth 190 MB dhe instalohet nga interneti, por mund edhe tė shkarohen 2 apo 3 iso pamje tė cilat mjaftojnė pėr njė instalim baze tė Debian, ja disa URL per shkarkimin e debian:

NetInstall-woody:
http://www.phy.olemiss.edu/debian-cd/woody-i386-1.iso


Debian 3.0r2 - woody - i386

ftp://ftp.iinet.net.au/debian/debian-cd/images/3.0_r2/i386/

Mjafton shkarkimi i 2 apo 3 cd-jave tė Debian, pastaj e ndėroni arkitekturen e sistemit sepse nė cd-ja ėshtė woody based, por pasi qe tė instaloni ju e ndėrroni arkitekturen dhe dilni nė testing apo unstable sepse mangesia e Debian ėshtė pasi qė tė instalohet vjen me paketa tė vjetra siq janė: gnome-1.4, kde-2.2 etj etj.

 
 
Pr-Tech.Net
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Udhezues per Linux:

Materialet qe do venden jane marre nga www.alblinux.net



Tė konfigurosh njė sistem Debian chroot


Shpesh, duke qenė njė zhvillues Debian, dėshiroj tė provoj pakot e krijuara pėrpara se tė kryej upload e tyre. Por, mund tė qėllojė qė pakot e mia tė kenė bug tė rėndė qė provokojnė ekuivalenten e rm -rf /, prandaj do tė ishte njė veprim i parekomanduar kryerja e provave tek instalimi im i prodhimit.

Falė kombinimit tė programeve chroot dhe debootstrap, na jepet mundėsia e instalimit tė njė sistemi Debian tė izoluar nė tė cilin mund tė futemi dhe tė instalojmė pakot e krijuara, pa patur rrezik tė shkatėrroj sistemin tim stabėl. Aktualisht, jam duke pėrdorur njė zgjidhje tė tillė pėr tė patur si GNOME 2 ashtu dhe GNOME 1 tė instaluar me anė tė pakove Debian nė 2 chroots tė veēantė, ku mund tė eksperimentoj script-et pėr tranzicionin GNOME 1 --> GNOME 2.

Ēfarė na nevoitet
chroot (bėn pjesė tek pako coreutils nė Debian sarge dhe sid)
debootstrap
login
(me dėshirė) gdm
Tė krijojmė chroot
Duke pėrdorur debootsrap, mund tė krijohen ambiente chroot pėr woody, sarge, apo sid. Nė vazhdim tė kėtij dokumenti do tė trajtojmė krijimin e njė chroot sid.

Krijojmė njė directory, pėr shembull /sid/. Po tė vendosėsh tė zgjedhėsh njė emėr tjetėr, mos harro tė zevėndėsosh /sid/ me emrin e zgjedhur nė vazhdim tė kėtij dokumenti.

mkdir /sid/
Aktualisht na duhet tė instalojmė fillimisht woody dhe mė pas tė kryejmė upgrade nė sid. sid ndryshon tepėr shpesh pėr tė qenė me efikasitet debootstrapues (ėshtė hera e parė qė shikon kėtė fjalė!). Pra, lėshojmė debootstrap:

debootstrap woody /sid/ http://ftp.debian.org/debian/
Konfigurojmė file /etc/fstab tė sistemit tonė stabėl pėr tė kryer mount e filesystem /proc tė sistemit chroot.

echo proc-sid /sid/proc proc none 0 0 >> /etc/fstabmount /sid/proc
Konfigurojmė networking tek sistemi chroot.

echo 127.0.0.1 localhost $(hostname) > /sid/etc/hosts
Tani jemi gati pėr tė pėrdorur chroot! Pėrdorim programin chroot pėr tu futur tek sistemi i ri.

chroot /sid/ /bin/sh
Tani mund tė kryejmė upgrade e instalimit tė sapokryer woody nė sid. Kush dėshironte thjesht vetėm njė woody tjetėr mund tė kapėrcejė kėtė hap.

(echo deb http://ftp.debian.org/debian/ sid main; echo deb-src http://ftp.debian.org/debian/ sid main) > /etc/apt/sources.listapt-get updateapt-get dist-upgrade
Tani, nė kėtė pikė, kemi nė dispozicion njė sistem tė plotė krejtėsisht funksionues, ku mund tė kryejmė tė gjitha provat dhe rrėmujat qė dėshirojmė pa patur rrezik tė dėmtojmė sistemin tonė bazė stabėl Debian.
Konfigurimi i login
Tė japėsh thjesht njė chroot /sid/ ėshtė e lehtė, por kėshtu konservohen tė gjitha tė ndryshueshmet e ambientit qė ndoshta nuk na duhen, etj... Njė zgjidhje mė e mirė ėshtė lėshimi i njė procesi tjetėr login nė njė terminal virtual, nga i cili tė lidhemi direkt nė directory chroot.

Kėrko rreshtat nė vazhdim tek /etc/inittab (sistemi yt bazė):

# Ki parasysh qė nė shumė sisteme Debian tty7 pėrdoret nga X Window System,# prandaj kėshillohet tė mos ti modifikoni pjesėn relative.#1:2345:respawn:/sbin/getty 38400 tty12:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty23:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty34:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty45:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty56:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty6
Shtojmė njė rresht si mė poshtė:

8:23:respawn:chroot /sid/ /sbin/getty 38400 tty8
"8" tregon terminalin virtual nga ku duhet tė kryejmė login e ri. Mund tė zgjedhėsh njė tjetėr po tė duash.

Ringarkojmė init:

init q
Konfigurimi i gdm
Dėshiron tė lėshosh X dhe GNOME nga chroot yt? Krejtėsisht e mundur! Shembulli nė vazhdim mundėson funksionimin e GDM nė njė terminal virtual 8; duhet tė zgjedhėsh njė tjetėr (9, pėr shembull) nėse, si nė shembullin e mėsipėrm, ke pėrcaktuar vt8 pėr login. Sidoqoftė, ja ēfarė duhet tė bėjmė:

(kalo tek chroot yt, o me chroot /sid/ ose duke pėrcaktuar login si mė sipėr)

apt-get install gdm gnome x-window-system
Kopjo /etc/X11/XF86Config-4 tėnd nga sistemi bazė nė chroot:

CP /etc/X11/XF86Config-4 /sid/etc/X11/XF86Config-4
Lidhu edhe njėherė nė chroot, dhe ndrysho /etc/gdm/gdm.conf. Tek seksioni [servers] do tė gjesh njė rresht si ky:

0=Standard vt7
Ndryshoje si nė vazhdim:

0=Standard vt8
Sikurse shikuam mė sipėr, mund tė zėvėndėsosh sipas dėshirės ēdo terminal nė vend tė "8".

Gjithmonė nga chroot, lėsho:

/etc/init.d/gdm start
Tani mund tė kalohet me lehtėsi nga X Window System i chroot tek ai i sistemit bazė, duke kaluar thjesht nga njė terminal virtual tek tjetri; pėr shembull duke shtypur Ctrl-Alt-F7 apo Ctrl-Alt-F8. Argėtohuni!
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Udhezues per linux:

Tė instalojmė GNOME nga CVS me ndihmėn e Jhbuild


Projekti GNOME afron dy gjėra: Ambientin desktop GNOME, njė desktop tėrheqės dhe tė lehtė pėr pėrdoruesit, dhe piataformėn e zhvillimit GNOME, njė koleksion tė pasur instrumentėsh, librerish dhe komponentėsh pėr tė zhvilluar programe tė fuqishėm dhe kompleksė, qė integrohet me pjesėn tjetėr tė desktop. Gjithashtu GNOME ėshtė ambienti i vetėm i punės qė, nė momentin e shkrimit tė kėtij udhėzuesi, ėshtė pėrshtatur krejtėsisht nė shqip.

JHbuild nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė instrumenti qė u jep mundėsinė zhvilluesve tė testojnė versionin nė CVS tė GNOME (pra versionin qė pasqyron ndryshimet nė kohė reale).

Nė vazhdim do tė shohim se si tė shfrytėzojmė fuqinė e Jhbuild pėr tė instaluar/rifreskuar versionin mė tė fundit tė GNOME.

Shpėrndarja GNU/Linux e pėrdorur ėshtė Debian, nė versionin Unstable. Megjithatė, Jhbuild mund tė pėrdoret pa problem nė shpėrndarje tė ndryshme Linux apo piataforma tė tjera (sigurisht, jo Windows).

Dedikim
Ky udhėzues i shkurtėr i kushtohet grupit tė punės pėr pėrshtatjen nė shqip tė ambientit tė punės GNOME, si dhe tė gjithė zhvilluesve apo pėrdoruesve tė thjeshtė qė dėshirojnė tė provojnė versionet beta (nė zhvillim) tė GNOME.

  Shėnim
Ky ėshtė njė udhėzues Jozyrtar dhe Praktik pėr zhvilluesit dhe testuesit e GNOME nėn Debian GNU/Linux (unstable).

Konfigurimet qė do tė afrohen nė vazhdim janė provuar shpeshherė dhe kanė dhėnė rezultate tė kėnaqshme pėr arritjen e qėllimit (instalimi rezultues ėshtė plotėsisht i pėrdorshėm).

Komandat e ndryshme duhen zbatuar gjithmonė nė njė terminal.

Pėr tė zvogėluar mundėsitė e gabimeve nė shkrim mund tė kopjoni dhe ngjisni nė terminal komandat apo konfigurimet e dhėna.

"apt-get" kėrkon qė ju tė keni njė lidhje tė vazhdueshme nė internet pėr tė instaluar / rifreskuar / shkarkuar programet.

"jhbuild" gjithashtu kėrkon njė lidhje tė qėndrueshme internet.
 

Kushdo mund tė kontribojė nė korrigjimin/pėrmirėsimin e kėtij udhėzuesi.

Le tė fillojmė
Me qėllim qė jhbuild tė funksionojė me korrektėsi shpėrndarja jonė nė pėrdorim duhet tė jetė sa mė e pėrditėsuar.

Pėrgatisim shpėrndarjen
Kryejmė rifreskimin:

apt-get update
apt-get upgrade
Instalojmė disa paketa shtesė, qė i nevoiten ambientit:

apt-get install build-essential docbook docbook-utils docbook-xsl \
docbook2x doxygen bison flex libpopt-dev cvs
Nėse lind nevoja e instalimit tė pakove tė tjera shtesė, mjafton tė bllokoni proēesin e jhbuild dhe tė instaloni gjithmonė me # apt-get pakon e kėrkuar (zakonisht versionet "-dev").

Shkarkojmė dhe instalojmė jhbuild
Pėr lehtėsi dhe, pėr tė mos krijuar probleme me ambientet e pėrdoruesve ekzistues, unė krijoj njė pėrdorues tė ri; pra japim komandėn:

adduser gnome212
Krijojmė kartelėn e instalimit
  Unė po pėrdor /opt , tė cilit i kam dedikuar njė particion tė veēantė tė bollshėm.

mkdir -p /opt/app/gnome2
Krijojmė kartelėn e punės
Marrim tė drejtat e pėrdoruesit tė sapokrijuar gnome212

su - gnome212
mkdir ~/cvs
Marrin jhbuild nga CVS
Futemi tek CVS e GNOME:

cvs -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome login

nuk ka nevojė pėr fjalėkalim -- thjesht shtyp [Enter]
Shkarkojmė modulin jhbuild:

cvs -z3 -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome checkout
jhbuild
Kryejmė instalimin
Instalojmė modulin e saposhkarkuar:

cd jhbuild
make && make install
Konfigurojmė Jhbuild
Pėr kėtė qėllim do tė marrim shembullin e gatshėm qė gjendet tek kartela e jhbuild sample.jhbuildrc

CP sample.jhbuildrc ~/.jhbuildrc
E ndryshojmė sipas nevojave tona:

vim ~/.jhbuildrc
Nėse keni ndjekur pozicionet qė kam dhėnė deri tani, mund tė pėrdorni konfigurimin qė po jap nė vazhdim si shembull:

Example: Konfigurimi i .jhbuildrc
# -*- mode: python -*-

# information about cvs server
#cvsroots['gnome.org'] = ':ext:jamesh@cvs.gnome.org:/cvs/gnome'
#cvsroots['cairo.freedesktop.org'] = ':ext:james@cvs.freedesktop.org:/cvs/cairo'

# modules to build (deps are also built)
moduleset = 'gnome-2.12'
modules = ['glitz', 'pango', 'gtk+', 'dbus', 'meta-gnome-desktop', 'meta-gnome-devel-tools' ]

skip = [ 'mozilla' ]

# the prefix to install things to (user must have write access)
prefix = '/opt/app/gnome2'

# where the sources are checked out to
checkoutroot = '/home/gnome212/cvs'
bindir = '/home/gnome212/bin'
# where to put downloaded tarballs.
tarballdir = os.path.join(checkoutroot, 'pkgs')

# the Netscape Security Service directory
nssdir = '/include/mozilla-1.7.10/nss'

# the Netscape Portable Runtime directory
nsprdir = '/include/mozilla-1.7.10/nspr'

# arguments to pass to autogen script
autogenargs='--enable-maintainer-mode --disable-static --disable-gtk-doc'

#os.environ['INSTALL'] = os.path.expanduser('~/bin/install-check')

#branches['libglade'] = 'libglade-gobject-support-branch'
module_autogenargs['gnome-vfs'] = autogenargs + ' --enable-hal'
module_autogenargs['gimp'] = autogenargs + ' --disable-print --enable-python'
module_autogenargs['planner'] = autogenargs + ' --enable-database'

module_autogenargs['evolution-data-server'] = autogenargs \
        + ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \
        + ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir

module_autogenargs['evolution'] = autogenargs \
        + ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \
        + ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir \
        + ' --enable-exchange=no --disable-exchange'

module_autogenargs['dbus'] = autogenargs + ' --enable-glib --enable-python --enable-checks --enable-docs'

#module_autogenargs['howl'] = autogenargs.replace('--disable-static', '')
module_autogenargs['totem'] = autogenargs + ' --disable-gstreamer'

# set CFLAGS:
os.environ['CFLAGS'] = '-g -O2'
os.environ['INSTALL'] = os.path.join(bindir, 'install-check')
os.environ['ACLOCAL_FLAGS'] = "-I /usr/share/aclocal -I " + prefix + "/share/aclocal"
os.environ['PKG_CONFIG'] = prefix + "/bin/pkg-config"
os.environ['PKG_CONFIG_PATH'] = prefix + "/lib/pkgconfig:/usr/lib/pkgconfig"
os.environ['LD_LIBRARY_PATH'] = prefix + "/lib:/lib:/usr/local/lib:/usr/lib:/usr/share/lib"
addpath('XDG_DATA_DIRS', '/usr/share')
  Kujdes konfigurimin e nss, nspr: mund tė ndryshojė nė varėsi tė versionit tė mozilla.

Krijojmė file e pėrgjithshėm tė konfigurimit:

cd ~
grep -i 'prefix' ~/.jhbuildrc > jhbuild.conf
Fillojmė "ndėrtimin" e GNOME
Kush ka durim tė rrijė afėr ekranit, tė pėrgatisė njė sasi tė mjaftueshme kafeje, tė tjerėt, tė japin komandat nė vazhdim e tė dalin tė marrin ajėr tė pastėr smile

cd ~/bin
./jhbuild bootstrap
./jhbuild sanitycheck
./jhbuild build
  Nėse komanda e dytė e mėsipėrme ju jep probleme, rikontrolloni me kujdes file e konfigurimit tė jhbuild

  Nėse Jhbuild ndesh nė ndonjė problem, ju jep mundėsinė tė hapni njė konsolė pėr tė korrigjuar/sistemuar ēfarė nuk shkon.

Mbasi gjithēka tė ketė pėrfunduar, jemi gati pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr: futja nė ambientin e ri tė sapo krijuar.

Krijimi i seancės sė re GNOME
Veprimet nė vazhdim kėrkojnė tė drejtat e root

Kthehemi nė root
su root
Krijojmė njė file tė ri seance:

vi /usr/bin/jhbuild-session
me pėrmbajtje si nė vazhdim

#!/bin/sh
exec /home/gnome212/bin/jhbuild --file=/home/gnome212/jhbuild.conf run
gnome-session
Bėjmė tė ekzekutueshėm file e sapokrijuar:

chmod a+x /usr/bin/jhbuild-session
Krijojmė file jhbuild.desktop:

vim /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
me pėrmbajtjen si nė vazhdim:

[Desktop Entry]
Encoding=UTF-8
Name=GNOME me Jhbuild
Comment=Kjo seancė do t'ju lidhė nė GNOME CVS
Exec=/usr/bin/jhbuild-session
Icon=
Type=Application
Sigurohemi qė edhe ky file tė jetė i ekzekutueshėm:

chmod a+x /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
Futja nė seancėn e re tė GNOME
Tashmė mund tė futemi tek seanca e re e GNOME thjesht duke zgjedhur GNOME me Jhbuild nga menuja e seancave tė GDM. Sigurisht, pėr t'u futur duhet tė pėrdorim pėrdoruesin e ri gnome212.

  Mund tė futemi nė seancėn e re pa u shkėputur nga seanca aktuale e punės: mjafton tė klikojmė tek menuja qendrore e GNOME Programe —> Vegla Sistemi —> Login i ri
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh re: Linux Portal 
 
Apache


Sot do tė merremi me konfigurimin dhe instalimin e web server Apache nė njė sistem Linux; pėrsa i takon instalimit nėn sistemin operativ Windows shikoni: Apache dhe Windows. Nė kėtė faqe do tė flasim mbi instalimin e server-it nė njė PC stand-alone: do tė thotė njė makinė e vetme, asnjė skedė rrjeti, hub apo tė ngjashėm, asnjė lloj dominio virtuale, etj,. Kush pėrdor njė PC qė funksionon si server nuk ka aspak nevojė tė lexojė kėtė faqe, prandaj do tė flasim vetėm pėr instalimin e Apache nė kompjuter tė vetėm, si ai qė secili prej jush ka nė shtėpi.

Lė tė fillojmė nga pakot e prekompiluara: .rpm dhe .deb.
Nė fillim shohim pakot rpm, qė instalohen nė RedHat, Suse e Mandrake: siē mund t'a dini, kėto pako janė gati pėr pėrdorim, prandaj mjafton thjesht t'i instalojmė me komandėn e thjeshtė rpm -i Apache-xx.rpm. Dy x-at janė versioni i Apache: mund tė zgjidhni versionin qė dėshironi, megjithėse sa mė i freskėt tė jetė aq mė mirė ėshtė.( Pakot mund t'i shkarkoni nga www.apache.org , nė versionin dhe sistemin qė dėshironi) Mbasi tė keni bėrė kėtė ( rpm -i Apache-xx.rpm ), Apache do tė jetė instaluar, por nuk kemi mbaruar akoma: hapni njė terminale, shkruani setup dhe do t'ju hapet njė skermė qė do t'ju ndihmojė nė rregullimin e disa parametrave tė sistemit; shkoni nė pjesėn qė ka tė bėjė me demonėt dhe verifikoni qė demoni httpd tė niset nė fazėn e boot tė sistemit: pa kėtė Apache nuk do tė ekzekutohet asnjėherė. Pasi tė jeni siguruar qė gjithshka ėshtė nė rregull, hapni browser-in tuaj tė preferuar dhe shkruani si adresė localhost(http://localhost): ajo qė po shihni ėshtė skerma e "mirėsevini" e Apache: n.q.s. e shikoni ( dhe do tė mund t'a shikoni nė se keni vepruar si mė sipėr), do tė thotė qė Apache ėshtė duke u ekzekutuar rregullisht nė sistem. Pėr konfigurimin e tij do tė flasim mė poshtė, kujtohuni vetėm qė RedHat pėrmban njė program tė vogėl pėr konfigurimin e Apache, tė quajtur Comanche.

 



Ja kėtu skerma e "mirėseardhjes" tė Apache instaluar nėRedHat. Vini re adresėn tek barra e titullit dhe tool comanche nė tė djathtė.

Kalojmė tani tek .deb, tė pėrdorur nė shpėrndarjen Debian.
Edhe kėtu veprimet janė pak a shumė tė tjeshta: instaloni paketin me dpkg -i Apache-xx.deb dhe, se ēdo gjė ka shkuar nė rregull, pasi tė keni hapur paketin, autamatikisht do tė niset scripti apacheconf: ky do t'ju udhėheqė hap pas hapi nė konfigurimin e server-it, dhe nė pėrgjithėsi ky do tė jetė funksionues nė mėnyrė gati tė pėrsosur. Edhe nė kėtė rast do ta shikojmė mė me hollėsi mė poshtė konfigurimin "manual". Testoni gjithēka duke shkruar 'localhost' nė dritaren e adresės sė browser-it dhe verifikoni. Faqja nuk do tė jetė e njėjtė me atė tė RedHat, por kjo nuk na intereson sepse sė shpejti file /var/www/index.html do tė ndryshohet. Ky file, nė fakt, ėshtė file i "hapjes" tė Apache, njė lloj home page: e kush, pėr faqen e tij kryesore (edhe pse nė lokale) do tė linte skermėn e Apache, sado e bukur tė jetė ajo ?

Sė fundi le tė shohim tgz, ose mė mirė buruesin: kėtu puna do tė jetė pak mė e vėshtirė, por jo e pamundur: nė fakt do tė na duhet tė kompilojmė gjithshka me dorė.
Tė supozojmė se arkivin me buruesin e sapo shkarkuar nga siti i Apache e kemi vendosur nė njė directory, p.sh /usr/local.
Japim komandėn:

$ gunzip Apache-xx.tar.gz

e mė pas

$ tar xvf Apache-xx.tar

Nė kėtė pikė do tė jetė krijuar directory Apache-xx, dhe ėshtė kjo directory nė tė cilėn do tė punojmė. Pra japim njė

$ cd Apache-xx

dhe lexojmė mirė e mirė file REDME dhe INSTALL: tė mos lexosh kėto file do tė thotė ti bėsh punėt pėr sė mbrapshti, sepse gjatė fazės sė kompilimit dhe pergatitjes mund tė lindė nevoja e dhėnies sė ndonjė komande pa tė cilėn puna mund tė rezultojė e kotė.
Lė fillojmė atėhere punėn.

Ka shumė mundėsi qė tė keni nėpėr duar njė version 1.3 tė Apache, pėr tė cilin ekzistojnė dy mundėsi instalimi: procesi i ri, i ashtuquajtur APACI, ėshtė mė i shpejtė dhe komod, sepse pėrdor tė gjitha mundėsitė 'standard' tė instalimit tė pakove nė Linux; procesi mė i vjetėr ėshtė manual, i gjatė dhe i mėrzitshėm..smile. Zgjedhim tė...parin:-) : tė shohim si bėhet gjithēka:

si fillim duhet tė sigurohemi mbi disa gjėra: duhet tė kemi rreth 12 Mb hapėsirė tė pėrkohshme nė disk dhe 3 Mb tė nevojitshėm pėr instalimin; na nuhet njė kompilues, qė normalisht duhet ta keni tė preinstaluar: ju kėshilloj GCC 2.7.2 apo superior. Duhet tė kini interpretuesin perl5 (pėrndryshe do tė jetė e pamundur tė ekzekutoni CGI) dhe suportin DSO (Dynamic Shared Object, qė nė dy fjalė shėrben pėr disa thirrje tė sistemit pėr ngarkimin e moduleve);
lėshojmė skriptin ./configure, pėr tė pergatitur kompilimin e buruesve; ky script pranon mundėsi tė ndryshme:
--prefix=PREFIX
 Ėshtė directory nė tė cilėn dėshironi tė instaloni Apache (sigurisht PREFIX duhet tė ndėrrohet me emrin e directory tė zgjedhur): kėshillohet /usr/local
 
--add-module=FILE
 Shėrben pėr tė kopjuar buruesin e njė moduli nė pemėn e buruesve tė Apache; sigurisht nė vend tė FILE duhet tė shkruani path-in pėr buruesin e modulit
 
--activate-module=FILE
 Shton nė fluturim njė entry pėr njė modul nė file tė konfigurimit tė Apache
 
--enable-module=NAME
 Shėrben pėr tė bėrė tė mundur abilitimin (apo disabilitimin, duke pėrdorur --disable-module) njė modul tė veēantė
 
--with-perl=FILE
 Shėrben pėr tė impostuar interpretorin perl tė pėrdorur nga Apache (edhe pse zakonisht Apache e kėrkon vetė interpretuesin)
 



Sigurisht mundėsitė qė i kalohen ./configure nuk janė tė gjitha kėtu: kėto janė mė tė nevojshmet (pėr qėllimin tonė). Pėr tė njohur tė gjitha mundėsitė, lėshoni './configure --help'
Fillojmė kompilimin duke shkruajtur 'make'. Nė kompjuterin modern nuk do tė duhet shumė kohė, por gjithmonė do t'ju duhet tė prisni disa minuta pėrpara se operacioni tė mbarojė;
Tani instalojmė gjithshka: lėshojmė 'make install' dhe presim qė gjithēka tė mbarojė.
Nė kėtė pikė Apache ėshtė instaluar por nuk ėshtė akoma aktiv: lėshojmė 'PREFIX/sbin/apachectl start' dhe do tė mund t'i kėrkojmė Apache-it URL e parė , qė do tė jetė http://localhost. N.q.s. doni tė ndaloni Apache, lėshoni komandėn 'PREFIX/sbin/apachectl stop'.
Dhe kjo ėshtė gjithshka pėrsa i takon instalimit tė Apache duke u nisur nga buruesit.

Arritėm kėshtu tek pjesa mė e rėsishme: konfigurimi: file kryesor ėshtė /etc/apache/httpd.conf , por ju mund t'a keni nė ndonjė vend tjetėr, sidomos po tė keni kryer instalimin duke u nisur nga buruesit. Sido qė tė jetė, bėni njė kėrkim dhe gjeni pozicionin e kėtij file.
Tė shohim konstruktin e kėtij file: duhet tė dini qė ēdo zė, ėshtė i komentuar hollėsisht, pėr t'ju dhėnė mundėsinė tė kuptoni se ēfarė jeni duke bėrė dhe nė ēfarė shėrben ajo ēfarė po bėni. Sigurisht, njė minimum njohurish tė gjuhės teknike ėshtė i nevojshėm pėr t'a konfiguruar sa mė mirė.

Zėrat mė tė rėndėsishėm janė:

ServerType
 Vendoseni tek 'standalone', duhet tė mjaftojė.
 
Port
 Default ėshtė 80, si fillim mos e ndėrroni
 
HostnameLookups
 Log emrat e klient (on) apo vetėm numurin e tyre IP (off); mund ta lini off
 
ServerAdmin
 Nuk hyn nė punė nė njė server lokal, por nėse doni shkruani adresėn tuaj e-mail e kėshtu, pėr ēdo error, mund tė mburreni qė jeni parė nga Apache si administartor.
 
ServerRoot
 Directory ku Apache konservon log, erroret dhe file tė konfigurimit; zakonisht ėshtė directory ku gjendet file httpd.conf
 
LoadModule
 I rėndėsishėm: i tregon Apache ēfarė modulesh duhet tė ngarkojė, n.q.s. doni tė jetė i sigurtė, ngarkohini tė gjithė (edhe pse nė nisje Apache do tė jetė mė i ngadalshėm, por flitet pėr disa sekonda). Tė domosdoshėm pėr qėllimet tona janė tė gjithė modulet pėr CGI, pėr Perl dhe mime
 
ErrorLog
 File ku Apache shkruan gabimet. /var/log/apache/error.log mund tė shkojė mirė.
 
ServerName
 Emri i server-it tuaj. N.q.s. nuk e keni ndryshuar, do tė jetė localhost.localdomain por, m.q.s. ėshtė jo komod, lėshoni (nga root) hostname dhe ndryshoni emrin e host-it tuaj
 



Njė file tjetėr i rėndėsishėm ėshtė srm.conf, qė duhet tė jetė nė tė njėjtėn directory me httpd.conf. Le ta shohim nga afėr:

DocumentRoot
 Directory nė tė cilėn vendosen file html pėr faqen lokale. Normalisht /var/www : d.m.th. sė nė atė directory vendosni njė index.html tuajin, se shkruani 'localhost' si adresė tė browser, do tė shihni tamam atė faqe. Dhe nga kjo do tė nisen tė gjitha faqet e tjera.
 
DirectoryIndex
 Emri i faqes qė do tė shihet si e parė; zakonisht index.html por mund tė jetė edhe default..etj.
 
ScriptAlias
 Dhe ja mbėrritėm tek CGI: ėshtė mirė ta quani kėtė zė si : ScriptAlias /cgi-bin/ /usr/lib/cgi-bin/ . Ēfarė do tė thotė? thjesht, qė ju mund tė fusni CGI tuaj nė /usr/lib/cgi-bin/, por kėto do tė thėrriten nėpėrmjet http://localhost/cgi-bin/nome_cgi.cgi
 

Arritėm nė fund, e ju duhet tė keni tani nė dispozicion njė server local plotėsisht funksionues. N.q.s. ndonjė gjė nuk do tė ketė shkuar siē duhet, lexoni dokumentet qė pėrfshihen nė arkivin qė keni shkarkuar nga internet dhe qė normalisht mund ta kėrkoni nė kartelėn /usr/doc/apache:, futuni dhe lexoni gjithēka qė mund t'ju nevojitet.
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
2006 Best linux Distribuition eshte Ubuntu sipas LinuxDistros.com

www.ubuntu.com

eshte live cd mund ta shkarkoni dhe ta provoni direkt nga cd Very Happy
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
Ja dhe screenshots nga disa Linux OS

Fedora Core 6

Image
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
Sun Wah 1.5r2

Image


Modifikuar pėr herė tė fundit nga agent0016 nė 24 Tetor 2006 11:11, Modifikuar 1 herė gjithsej





____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
Kubuntu 6.10 Knot 3

Image
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
Me ne fund erdhi

Image

Ubuntu 6.10 Edgy eft
Versioni me i ri i Ubuntu, nje sistem stabel, dhe nje nga distribucionet me te mira te GNU/Linux

Per me shume kliko ketu
ose per ta shkarkuar direkt iso -n kliko ketu
 




____________
Image
Image
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Linux Portal 
 
Fedora Core 6 mund ta Beni Download ketU

Download:

Fedora Core 6 Full Dvd:

Kodi: [Shkarko] [Trego]


Fedora Core 6 Full (5 cd):

Kodi: [Shkarko] [Trego]