Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Chelsea vs. Liverpool 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Chelsea vs. Liverpool 
 
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, u ka kėrkuar lojtarėve tė tij tė shohin mė shumė nga e ardhmja dhe ta harrojnė atė fitore nė gjysmėfinalen e para dy sezoneve. Dy vite mė parė, Liverpuli barazoi 0-0 nė "Stemford Bridge" nė tė njėjtėn fazė tė kompeticionit dhe nė ndeshjen e kthimit fitoi vetėm pas njė goli tepėr tė diskutueshėm tė Luis Garsias, pas vetėm katėr minutash lojė. Benitezi mė pas triumfoi nė finalen kundėr Milanit nė Stamboll, duke e ngritur pėr herė tė pestė trofeun nė historinė e klubit. Nėse ata do ta mundin edhe njėherė tjetėr Ēelsin dhe nėse italianėt do tė arrinin finalen, atėherė skenari do tė ishte identik me atė tė sezonit 2004-05. Megjithatė, Benitezi u ka kėrkuar lojtarėve tė tij tė harrojnė fitoren e 2005-s. "Pėrderisa i pėrket historisė, ėshtė diēka qė duhet harruar. Historia qė do tė krijojmė, duke filluar nga sot, ėshtė mė e rėndėsishme se ajo qė ka kaluar tashmė". Gjithashtu ai shtoi se skaudra e tij do tė shkojė pėr tė shėnuar nė "Stemford Bridge", por ka shtuar se nė kėtė ndeshje nuk do tė ketė shumė gola. "Ata kanė njė mbrojtje shumė tė mirė dhe pėr momentin pėsojnė mė pak gola se ne. Por jo domosdoshmėrisht njė barazim 0-0 do tė ishte i mirė si rezultat. Shėnuam gola ndaj Barcelonės dhe kėtė do tė kėrkojmė edhe nė "Stemford Bridge". Liverpuli do tė udhėtojė drejt Londrės pas njė fitoreje rutinė 2-0 ndaj Uiganit ditėn e shtunė. Sipas lajmeve nga "tė kuqtė", Benitezi nuk ka probleme me dėmtimet.
Shqetėsimet e Mourinjos - Trajneri i Ēelsit, Hose Mourinjo, ka disa shqetėsime. Mesfushori ganez, Mikael Esien, ėshtė i pezulluar, ndėrkohė qė Rikardo Karvalho dhe Mikael Balak janė nė dyshim pėr sfidėn e sotme. Balaku ėshtė zėvendėsuar nė pjesėn e parė tė takimit ndaj Njukasėllit nė fundjavėn e kaluar. Duke qenė se Esieni do tė mungojė dhe me njė mungesė tė mundshme tė Karvalhos, detyra pėr ngushtimin e hapėsirave pėr tė besuarit e Benitezit do t'i bjerė mbi shpatulla kapitenit Xhon Terri. Gjithashtu do tė mungojė mesfushori holandez Arjen Roben, por ka mundėsi pėr tė zgjedhur mes dy lojtarėve, Shon Rajt-Filips, i cili po kalon formėn mė tė mirė qė nga koha kur u bashkua me klubin londinez, dhe Xho Kolit, i cili sapo ėshtė rikthyer nga dėmtimi, por qė ka shėnuar disa herė kundėr Liverpulit. Duke marrė parasysh qė Ēelsi nuk duhet tė pėsojė, ai mund tė zgjedhė njė lojtar si Xhon Obi Mikel, i cili mund tė neutralizojė disi lojėn e mesfushės sė Liverpulit. Ēelsi luan pėr tri kompeticione njėkohėsisht, pasi ka siguruar Kupėn e Ligės. Liverpuli nė prag tė sfidės sė sotme duhet tė ndihet mė i freskėt, pasi trofeu i vetėm pėr tė cilin po konkurron, ėshtė Liga e Kampioneve dhe duke qenė se ata kanė fituar tri nga katėr pėrballjet e fundit me Ēelsin. Ndeshja e sė mėrkurės do tė jetė hera e 14-tė qė dy klubet ndeshen nė tri sezonet e fundit, ku Ēelsi ka fituar gjashtė ndeshje, Liverpuli katėr dhe tri kanė pėrfunduar nė barazim.
Driten VISHA

Formacionet e mundshme
Ēelsi - Liverpul (20:45)
Ēelsi: Ēeh, Diarra, Bulharuz, Terri, E.Kol, Mikel, Lampard, Makelele, Xh.Kol, Shevēenko, Drogba. Tr: Hoze Mourinjo
Liverpuli: Reina, Finan, Karrager, Ager, Rise, Xherrard, K.Alonso, Maskerano, Penant, Krouē, Kuit. Tr: Rafael Benitez
Gjyqtar: Markus Merk (Gjermani)

Gjendja disiplinore
Tė skualifikuar: M.Esien (Ēelsi)
Skualifikohen nė rast kartoni tė verdhė: M.Balak, Xh.Kol, L.Diarra, D.Drogba, A.Roben / Xh.Penant

Shifra dhe fakte
Bilanci: 4 ndeshje
Fitore Ēelsi: 0
Barazime: 3
Fitore Liverpuli: 1

27.04.05 Ēelsi - Liverpul 0-0
03.05.05 Liverpul - Ēelsi 1-0
28.09.05 Liverpul - Ēelsi 0-0
06.12.05 Ēelsi - Liverpool 0-0

Pjesėmarrje nė finale:
Nė Ligėn e Kampioneve:
Ēelsi (0 herė) / Liverpuli (6 herė)
Nė Kupat e Europės:
Ēelsi (2 herė) / Liverpuli (10 herė) /

Shėnuesit mė tė mirė nė Champions:
Ēelsi: D.Drogba (6 gola)
Liverpul: P.Krouē (6 gola)

- Ēelsi do tė ndeshet me Liverpulin pėr tė tretin sezon me radhė nė Ligėn e Kampioneve. Nė katėr sfidat ndėrmjet kėtyre dy skuadrave ėshtė shėnuar vetėm nė gol, ai "fantazėm" nga Luis Garsia.
- Ēelsi ka barazuar nė tė trija ndeshjet e fundit qė ka luajtur nė Londėr ndaj skuadrave angleze. Pėrveē dy barazimeve pa gola me Liverpulin, ka barazuar 1-1 me Arsenalin.
- Ēelsi ka humbur vetėm njė nga 20 ndeshjet e fundit tė luajtura nė "Stemford Bridxh" pėr Ligėn e Kampioneve dhe nuk ka pėsuar gol nė 11 prej kėtyre takimeve.
- Liverpuli ka fituar tetė nga 13 ndeshjet e fundit qė ka luajtur jashtė fushe pėr Ligėn e Kampioneve, duke humbur vetėm dy prej tyre.
- Liverpuli nuk ka fituar asnjė nga pesė ndeshjet e mėparshme nė transfertė ndaj skuadrave angleze pėr Kupat e Europės. Pėrveē ndeshjeve me Ēelsin, ka barazuar me Lidsin dhe ėshtė mundur nga Notingemi dhe Totenhemi.
- Liverpuli kėrkon fitoren e 150-tė nė Kupat e Europės nė ndeshjen numėr 265 dhe ka shėnuar vetėm tre gola nė dhjetė pėrballjet e mėparshme me skuadrat angleze.

Hoze Mourinjo "qan" mungesat
Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, ka pranuar se mungesa e Esienit pėr ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampioneve ndaj Liverpulit, ėshtė njė dėm i madh pėr tė besuarit e tij. Esieni ėshtė i pezulluar pėr ndeshjen e parė nė "Stemford Bridge" dhe mungesa e tij do tė ndihet shumė sipas portugezit. Ganezi, i quajtur "bizoni", ka treguar vlerat e tij nė qendėr tė mbrojtjes, ashtu si nė mesfushė, dhe do tė ishte shumė i nevojshėm duke marrė parasysh qė edhe Rikardo Karvalho ėshtė i dėmtuar dhe mund tė mungojė. "Esieni ėshtė njė lojtar tepėr i veēantė. Ai ėshtė njė atlet dhe mund tė vrapojė gjithė kohės, - tha Mourinjo. - Mund tė luajė ēdo ditė. Kur e humbėm para njė muaji, ishte njė mungesė e madhe dhe e kishim tė vėshtirė tė mbushnim hapėsirat e lėna bosh prej tij. Por ai ishte gati tė rikthehej para ndeshjes sė Valencias". Mourinjo pranon se Karvalho dhe Mikael Balak janė nė dyshim pėr ndeshjen e sotme. "Karvalho ėshtė i dėmtuar dhe nuk mendoj se do tė luajė kundėr Liverpulit, - deklaroi Mourinjo. - Pėr Balakun mund tė them vetėm se ai nuk mund tė ecė mbi fushė". Njė nga ata qė janė nė dispozicion pėr tė zėvendėsuar Balakun, ėshtė Xhon Obi Mikel, tė cilit Mourinjo ka filluar t'i japė besimin e tij dita-ditės. "Kur kam lojtarė kaq tė mėdhenj nė skuadėr, ėshtė e lehtė tė edukosh djem tė rinj, - tha Mourinjo. - Nuk do tė hezitoja t'i thoja Lampardit pse vjen vonė ose Karvalhos pse stėrvitesh keq. Ėshtė e vėshtirė tė edukosh djem tė rinj kėtu, pasi lojtarėt e mėdhenj shėrbejnė si shembuj. Ėshtė e lehtė ta bėsh. Mendoj se nė kėtė aspekt kam njė detyrė tė lehtė. Xhoni luan shumė thjesht dhe e kryen shumė mirė detyrėn".
D.Visha

Benitez: Championsi, mbi gjithēka
Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, mendon se Ēelsi kėrkon tė fitojė Ligėn e Kampioneve mė shumė se dy trofetė e tjerė pėr tė cilėt ata janė nė garė. "Ata janė duke menduar shumė pėr trofetė nė kėto momente dhe kanė njė grup tė madh lojtarėsh, nė mėnyrė qė t'ia dalin me sukses nė kėtė fazė kaq tė vėshtirė tė sezonit, - tha Benitezi. - Por... ata e dinė qė Liga e Kampioneve ka mė shumė vlerė dhe do tė jenė tė fokusuar kėtu", - shtoi ai. Duke lėnė mėnjanė Ligėn e Kampioneve, ata janė duke luftuar edhe nė Premier Ligė me Manēester Junajtidin dhe gjithashtu janė pėrballė nė finalen e FA Cup me "Djajtė e kuq". Fjalėt e Benitezit mund tė shėrbejnė si presion mbi Ēelsin qė nuk ka arritur tė fitojė Ligėn e Kampioneve qė nga koha kur miliarderi rus, Roman Abramoviē, fitoi pronėsinė e klubit. Njė nga kėto mundėsi u mohua nga Liverpuli mė 2005-ėn, ku pasi "tė kuqtė" eliminuan Ēelsin, arritėn tė shpallen kampionė nė finalen e Stambollit. Ata arritėn tė mposhtin Ēelsin me anė tė njė goli tė Luis Garsias, shumė tė diskutuar, por sipas trajnerit spanjoll tashmė ajo ndeshje duhet harruar. "Jemi njė skuadėr mė e mirė se ajo e dy viteve mė parė, ndoshta ata janė skuadra mė e mirė se ajo e asaj kohe, - tha Benitezi. - Tani kemi mė shumė eksperiencė dhe e ndiej se mund t'ia dalim mbanė. Do tė luajmė nė tė njėjtėn mėnyrė si kundėr Barcelonės. Do tė pėrpiqemi tė fitojmė dhe tė shėnojmė njė ose dy gola. Do tė jetė e vėshtirė, pasi Ēelsi ka mbrojtje shumė tė fortė". Benitezi njihet si njė trajner qė e njeh mjaft mirė taktikėn, duke eliminuar nė tė kaluarėn skuadra si Juventusi, Ēelsi, Barcelona, duke u futur si jo favorit nė kėto pėrballje.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Raundi i parė, pėr Ēelsin e Mourinjos 
 
Ēelsi - Liverpul 1-0
Shėnues: Xh.Kol 29'
Ēelsi: 1-P.Ēeh, 20-P.Ferreira, 6-R.Karvalho, 26-Xh.Terri, 3-E.Kol, 12-Xh.O.Mikel, 4-K.Makelele, 8-Lampard, 10-Xh.Kol (24-Sh.Rajt-Filips 85'), 7-A.Shevēenko (21-S.Kalu 75'), 9-D.Drogba. Trajner: H.Mourinjo
Liverpul: 25-P.Reina, 2-A.Arbeola, 5-D.Ager, 23-Xh.Karrager, 6-Xh.A.Rise, 8-S.Xherrard, 20-H.Maskerano, 14-K.Alonso (16.Zh.Penant 83'), 32-B.Zenden, 17-K.Belami (15-P.Krouē 52'), 18-D.Kuit. Trajner: R.Benitez
Gjyqtar: Markus Merk (Gjermani)
Kartonė tė verdhė: Maskerano
Shikues: 43.000


Njė gol i shėnuar nga Xho Kol nė mesin e pjesės sė parė i ka dhėnė Ēelsit fitoren minimale ndaj Liverpulit, nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve, mbrėmė nė "Stemford Bridxh". Nė "derbin" anglez mungoi spektakli, por ritmi i lartė dhe duelet nė mesfushė i mbajtėn tifozėt me frymėn pezull deri nė vėrshėllimėn finale tė Markus Mekut. Mourinjo ka fituar "raundin" e parė ndaj Benitezit, por fjala e fundit mbetet pėr t'u thėnė mė 2 maj...
VETEM ĒELSI - Liverpuli e ka nisur ndeshjen pa Piter Krouēin, pasi Rafa Benitez ka zgjedhur dyshen Belami-Kuit nė sulmin e "tė kuqve". Nga ana tjetėr, Mourinjo, pa Esienin edhe Balakun, aktivizoi si titullarė Xho Kolin dhe Xhon Obi Mikelin. Nė minutėn e tetė, Ēelsi shfaqet pėr herė tė parė i rrezikshėm. Drogba ul me kokė pėr te Shevēenko njė top tė ardhur nga Eshli Kol. Ukrainasi luan rolin e "spondit" pėr Frenk Lampardin, i cili godet fluturimthi, por topi ndalet nga njė pritje spektakolare e Pepe Reinas. Ishte "shkėndija" e vetme nė 20 minutat e para. Drogba pėrpiqet tė prishė ekuilibrin nė mesin e pjesės sė parė, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtė nuk arrin tė devijojė nė rrjetė njė krosim tė Xho Kolit, i cili filloi tė kishte mė shumė hapėsira kur Mourinjo vendosi ta kalojė nga e majta nė tė djathtė.
DROGBA-KOL - Pak ēaste mė vonė, fati ishte me portierin Reina, pasi topi i goditur nga Frenk Lampard, nga rreth 25 metra, pėrfundoi pak metra larg shtyllės pingule. Liverpuli ėshtė nė vėshtirėsi ndaj njė Ēelsi qė sulmon me rregullsi. Pas gjysmė ore lojė, Karvalho shėrben pėr Drogbanė, i cili pasi fitoi duelin me Agerin brenda zonės, dha pasimin "e artė" pėr Xho Kolin. Ky i fundit shėnoi golin e avantazhit duke mposhtur Reinan, i vetėm nga pesė metra largėsi. Nuk ndodh mė asgjė deri nė fund tė 45 minutave tė para. Ēelsi kėnaqet me rezultatin dhe provon sėrish nė aksin Drogba-Kol, teksa Liverpuli i dha Petr Ēehut mundėsinė e tė qenit spektator pėr njė pjesė loje. Vetėm nė tė 44-n miqtė e Benitezit ekzekutuan goditjen e parė nga kėndi.
PJESA E DYTE - Liverpuli e ka nisur me njė tjetėr marsh pjesėn e dytė. Benitezi aktivizoi Krouēin dhe njė presing asfiksues i dha mundėsinė Liverpulit tė godasė pėr herė tė parė portėn e "bluve". E bėri diēka tė tillė nė mėnyrė shumė tė rrezikshme Stiven Xherrard. Kapiteni lėshoi njė "predhė" nė gjysmėlartėsi, sė cilės Ēeh iu pėrgjigj si duhet, duke e shmangur rrezikun me njė goditje nga kėndi. "Tė kuqtė" nuk mund tė pajtoheshin me disavantazhin dhe kjo e rriti ndjeshėm ritmin e lojės dhe duelet nė mesfushė. Presioni i tyre u konkretizua vetėm me pesė goditje kėndi nė harkun e 12 minutave. Gjithsesi, rastet mungojnė dhe ndjeshja fillon tė bėhet e mėrzitshme, duke qenė se Mourinjo tėrheq skuadrėn prapa i kėnaqur me fitoren minimale. 15 minuta para fundit mbyllet ndeshja e Andrei Shevēenkos, i zėvendėsuar nga Kalu.
PER NE "ANFILED" - Sfida nė pėrgjithėsi ishte korrekte dhe kartoni i vetėm i verdhė u dha pėr Maskeranon pas 77 minutash lojė. Argjentinasi shkaktoi njė faull, nga ku Drogba krijoi tė vetmin rrezik pėr Reinan me njė goditje me kokė, pas topit tė marrė nga Lampard. Por portierit spanjoll do t'i duhet tė bėnte njė pritje vendimtare 10 minuta nga fundi, pėr tė shmangur kapitullimin e Liverpulit. I mrekullueshėm ishte reagimi i tij gjatė tentativės sė Lampardit nė hyrje tė zonės. Ky ishte episodi i fundit qė vlen pėr t'u pėrmendur nė ballafaqimin e "Stemford Bridxhit". Gjithēka mbetet e hapur dhe tė martėn e ardhshme nė "Anfield Road" do tė jepet bileta e parė pėr finalen e Athinės.
Ergi LUBANI

Liga e Kampioneve
Gjysmėfinalet
Ēelsi - Liverpul 1-0
Manēester - Milan 3-2

(Ndeshjet e kthimit do tė luhen mė 2 dhe 3 maj)

Kaka, nė krye tė golashėnuesve
Pas gjysmėfinaleve tė para tė luajtura dje, braziliani i Milanit, Kaka, ka thelluar avantazhin nė krye tė renditjes sė golashėnuesve tė Ligės sė Kampioneve, e cila vijon si mė poshtė...
9 gola Kaka (Milan)
6 gola Drogba (Ēelsi), Krouē (Liverpul), Van Nistėlroi (Real M), Morientes (Valencia)
5 gola Raul (Real M)
4 gola Runi dhe Saha (Manēester U), Vila (Valencia), Toti (Roma), Dika (Steaua B), Pizarro (Bajern M)

Njė minutė heshtje pėr Alan Bollin
Alan Boll, njė nga pjesėtarėt e kombėtares sė Anglisė qė u shpall kampion bote nė vitin 1966, u nda nga jeta nė orėt e para tė ditės sė djeshme, nė moshėn 61-vjeēare, pėr shkak tė njė ataku kardiak. Ish-futbollisti i Evertonit, Arsenalit dhe Sauthemptonit luaji 71 ndeshje me pėrfaqėsuesen e "luanėve", duke shėnuar tetė gola. Mė pas vazhdoi karrierėn si trajner te Manēester Siti, Portsmuthi, Sauthemptoni, Blekpuli, Stoke dhe Eksteri. Nė nder tė kujtimit tė tij u mbajt njė minutė heshtje pėrpara gjysmėfinales sė Championsit, Ēelsi-Liverpul.

Esien mohon: Nuk kam qenė i dehur
Mesfushori i Ēelsit, Mikael Esien, ka pėrgėnjeshtruar lajmin se ėshtė ndalur nga policia angleze nė gjendje tė dehur. Tė hėnėn, e pėrditshmja "The Sun" pohonte se ganezi ishte arrestuar nė orėn 5 tė mėngjesit, sepse po e drejtonte makinėn nė gjendje tė dehur, por Esieni tha: "Lajmi ėshtė i rremė. Nuk kam qenė i dehur dhe nuk e kam gjetur veten nė polici pėr asnjė moment qė kur kam mbėritur nė Angli." Policia ka konfirmuar se "Range Roveri" i ndalur nė orėn 05:10, nuk i pėrkiste futbollistit tė Ēelsit.

UEFA gjobit Romėn dhe Manēesterin
Roma dhe Manēesteri janė gjobitur nga UEFA pėr shkak tė incidenteve tė ndodhura nė "Olimpiko" gjatė ēerekfinaleve tė Ligės sė Kampioneve, qė sollėn arrestimin e 19 tifozėve. Roma ėshtė gjobitur me 31 mijė paund, ndėrsa Manēesteri me 14 mijė paund. UEFA ka bėrė tė ditur se tė dyja klubet kanė tri ditė kohė pėr tė apeluar kėtė vendim.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Liverpul-Ēelsi, 90 Minuta Larg Historisė 
 
Njė vend nė finalen e Ligės sė Kampioneve ėshtė ende i mundshėm pėr Liverpulin, qė mė parė duhet tė kalojė pengesėn Ēelsi, nė gjysmėfinalen e sotme. "Tė kuqtė" janė mundur 1-0 nė ndeshjen e parė nė "Stemford Bridxh" dhe duhet tė ndryshojnė krejtėsisht taktikė pėr 90-minutėshin e kthimit. Ndryshe nga sfida e parė nė Londėr, ata janė tė detyruar tė sulmojnė. Pėr trajnerin Rafael Benitez ka ardhur koha tė heqė dorė nga skema me tre mesfushorė tė tėrhequr nė qendėr dhe t'i japė prioritet sulmit. "Nuk luajtėm nė nivelin tonė mė tė mirė, por kemi ende mundėsi pėr tė kualifikuar. Humbėn vetėm 1-0 dhe do tė luajmė ndeshjen tjetėr nė "Anfield," deklaroi spanjolli, pas humbjes nė ndeshjen e parė. Liverpulit do t'i duhet tė shėnojė, ndoshta edhe dy herė, pėr tė vazhduar mė tej nė finalen e Athinės. Titullarėt kanė pushuar nė humbjen 2-1, qė "tė kuqtė" pėsuan tė shtunėn ndaj Portsmuthit. Dyshja e sulmit pritet tė jetė Piter Krouē-Dirk Kuit, por problemi kryesor mbetet "ushqimi" i tyre. Budevin Zenden dhe Krejg Belami kanė qenė shumė larg nivelit tė pritur, teksa talenti Zhermein Penant nuk po tregon ende maturinė e duhur pėr tė luajtur nė ndeshje tė mėdha. Pėr tė mposhtur prapavijėn "blu", tė udhėhequr nga Xhon Terri dhe Petr Ēeh, Benitez do tė ketė nevojė pėr njė Stiven Xherrard nė formėn mė tė mirė tė mundshme. Kapiteni, ashtu si qendėrmbrojtėsi Xhemi Karrager, kanė treguar se kur janė nė ditė tė mirė mund ta bėjnė Liverpulin tė ėndėrrojė, si nė finalen e dy viteve mė parė ndaj Milanit. Nga ana tjetėr, Ēelsit i duhet ta marrė veten nga "kaosi" i kampionatit. "Blutė" barazuan 2-2 me Boltonin dhe tani gjenden pesė pikė larg Manēesterit kryesues, qė fitoi ndaj Evertonit. Pėr mė shumė, trajneri Mourinjo nuk do tė ketė nė dispozicion dy pedina tė rėndėsishme, si Mikael Balak dhe Rikardo Karvalho, qė tė dy tė dėmtuar. Gjithsesi, teorikisht Ēelsi i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė fituar katėr trofe nė kėtė sezon. "Eshtė gjithmonė mė mirė, nėse fiton... gjendja fizike ėshtė e varur nga lumturia apo mėrzia e futbollistėve," - tha trajneri Hoze Mourinjo, pas barazimit tė sė shtunės. Lajmi i mirė pėr "blutė" ėshtė rikthimi i mesfushorit Mikael Esien, i cili ka tė ngjarė tė luajė nė qendėr tė mbrojtjes, pėrkrah kapitenit Terri. Nga stoli do ta nisin ndeshjen Arjen Roben, Shon Rajt-Filips dhe Salomon Kalu. Kėta dy tė fundit ishin autorėt e golave ndaj Boltonit, si dhe janė alternativa mjaft tė vlefshme pėr lojėn me kundėsulm. Ēelsi nuk ka arritur asnjėherė nė finalet e Ligės sė Kampioneve gjatė gjithė historisė sė saj. Herėn e fundit, kur ėshtė gjendur nė gjysmėfinale, ėshtė eliminuar pikėrisht nga Livepuli, qė nė vazhdimėsi do tė shpallej kampion europe, pas finales ndaj Milani. Njė "deja vu" ende i arritshėm...
Ergi LUBANI

(20:45) Liverpul - Ēelsi
Formacionet e mundshme:
Liverpul: Reina, Finan, Karrager, Ager, Arbeloa, Xherard, K.Alonso, Maskerano, Rise, Krouē, Kuit. Tr: Benitez
Ēelsi: Ēeh, Ferreira, Esien, Teri, E.Kol, Makelele, Lampard, Mikel, Xh.Kol, Shevēenko, Drogba
Gjyqtar: M.E.Gonzales (Spanjė)

Gjendja disiplinore
Liverpul - Ēelsi

Tė skualifikuar: Asnjė
Skualifikohen nė rast kartoni: H.Maskerano, Xh.Penant / M.Balak, Xh.Kol, L.Diarra, D.Drogba, A.Robben

Benitez: Jemi me 12 futbollistė!
Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, mendon se trysnia gjendet mbi Ēelsin nė pėrballjen e dytė gjysmfinale tė Ligės sė Kampioneve. Edhe pse "blutė" kanė fituar 1 0 nė takimin e parė nė "Stemford Bridge", ata janė larguar pesė pikė nga Manēesteri kryesues. Benitez e di qė rivali i tij portugez kėrkon tė fitojė njė trofe tė rėndėsishėm kėtė sezon, si dhe ka shtuar se e gjithė trysnia ėshtė mbi ish-teknikun e Portos. Trajneri spanjoll i Liverpulit ėshtė disi pozitiv, duke e ditur se skuadra e tij duhet tė rikuperojė vetėm njė gol tė pėsuar nė "Stemford Bridge", dhe mezi po pret ta eliminojė Ēelsin nga Liga e Kampioneve. "Nuk dua tė analizoj ēfarė thonė ose bėjnė ata, - tha Benitez. - Di vetėm qė ata kanė shpenzuar miliona e miliona, dhe se kėtė sezon u duhet njė trofe i rėndėsishėm. Nėse shpenzohen kaq shumė para, kjo bėhet sepse duhen fituar trofe. Kjo do tė thotė qė ata janė nė pozitė tepėr tė vėshtirė, pasi shpresat e tyre pėr Premiershipin janė zbehur shumė. Gjėja mė pozitive, pėr mendimin tim, ėshtė se luajtėm keq nė ndeshjen e parė, por pėsuam vetėm njė gol". Rafa Benitez e ka paralajėmruar Hose Mourinjon se Ēelsi mund "ta thyejė hundėn" kundėr Liverpulit dhe tifozėve nė "Anfild". Mourinjo ka deklaruar qė para ndeshjes sė parė se Liverpuli ėshtė njė skuadėr e vogėl, e cila nuk mund tė konkurrojė pėr disa tituj; Rafa ėshtė pėrgjigjur, nė prag tė sfidės sė dytė gjysmėfinale. "Mendoj se Mourinjo ka bėrė gabim, duke marrė nė gojė historinė e klubit tonė, - tha Benitez. -Historia e kėij klubi ėshtė "gjigante". Ai nuk mund tė flasė asnjė fjalė rreth kėtij aspekti. Nė tre vitet e fundit kemi fituar katėr trofe. Do tė ndeshemi me Ēelsin dhe nuk dua tė merrem me lojėra fjalėsh. Kjo do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė, por kundėr Ēelsit do tė kemi 12 lojtarė nė fushė, duke pėrfshirė kėtu tifozėrinė tonė tė mrekullueshme".

y
D.Visha

Mourinjo: Ēelsi nuk njeh kufij
Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, ka kujtuar gjatė konferencės pėr shtyp se sipas tij, "blutė" nuk kanė humbur asnjėherė ndaj Liverpulit nė Champions. Trajneri portugez pėrsėrit se topi i goditur nga Luis Garisa, nė gjysmėfinalen e dy viteve mė parė nė "Anfild", nuk e kaloi vijėn fatale. Mourinjo pranon se do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė, por gjithsesi, shpreh besimin se tė besuarit e tij mund tė arrijnė nė finale. Ai tha: "Nė ndeshjen e parė kishte njė atmosferė fantastike. Netėt e Kupave tė Europės janė tė paharueshme dhe ashtu do tė jetė edhe sfida e nesėrme ndaj Liverpulit. Nė "Anfild nuk do tė jetė e lehtė, por s'do tė jetė e lehtė as pėr kundėrshtarėt. Kam besim se do tė arrijmė nė finale, dhe ky besim lind nga mėnyra sesi ėshtė pėrgatitur skuadra pėr kėtė ndeshje." Balak dhe Karvalho do tė jenė mungesat e londinezėve, teksa do tė rikthehet Mikael Esien. "Eshtė njė kėnaqėsi t'i luash kėto ndeshje kaq tė rėndėsishme, nė kėtė pikė tė sezonit, - vazhdoi Mourinjo. - Tė gjithė duan tė bėhen pjesė e historinė dhe nuk duam tė heqim dorė nga rruga e mirė qė kemi bėtė deri tani. Do tė jetė njė fund sezoni "i zjarrtė", ku shpresoj tė jemi protagonistė deri nė fund. Jam optimist pėr futbollistėt qė kam nė dispozicion. Ata nuk njohin kufij." Pėrveē Ligės sė Kampioneve, Ēelsi synon edhe titullin nė Angli, ashtu si Kupėn e Ligės, ku do tė ndeshet nė finale ndaj Manēesterit. Pasi e ka fituar Championsin me Porton, nėse e bėn diēka tė tillė edhe me Ēelsin, Mourinjo do tė bėhej njė nga katėr trajnerėt e sė kaluarės, qė kanė arritur ta fitojnė kėtė veprimtari me dy skuadra tė ndryshme."
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Chelsea Vs. Liverpool 
 
Liverpul, pėr herė tė shtatė nė finalene Kupės sė Kampioneve

I ėshtė bėrė rrodhe Liverpuli, Ēelsit. Edhe kėtė herė ashtu sikundėr ndodhi dy vjet mė parė skuadra e Rafael benitez ka qenė mė rezultateve se ajo qė drejtohet nga portugezi, Jose Mourinjo. Ky i fundit ka humbur brenda tri ditėve dy nga trofetė mė tė rėndėsishėm, Kampionatin anglez ndėrkohė qė barazonte me Boltonin 2-2 dhe mbrėmė skualifikimin nga Kupa e Kampioneve. Pjesa e parė ishte mė e mirė pėr Liverpulin i cili arriti tė shėnonte me anė tė Daniel Ager. Ishte njė asist i kapitenit Stiv Zherard nė qendėr tė mbrojtjes mike ajo qė i dha mundėsi danezit tė lėshonte njė predhė topazi e pakapshme nga ēeku i portės sė Ēelsit, Peter Ēeh. Nė pjesėn e dytė blutė e Londrės u mundur tė ndryshonin diēka nė lojėn e tyre por pa mundur tė ishin konkretė. Ndėrkohė qė liverpulasit rrezikuan edhe me anė tė holandezit Dirk Kujt dhe gjigantit Piter Krauē. 90 minuta lojė pėrfunduan 1-0 pėr vendasit dhe vetėm pas 30 minutash shtesė dhe gjuajtjeve tė penaltive u njoh finalisti i parė.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!