Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Luigj Gurakuqi 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Luigj Gurakuqi 
 
Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės.

Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė

Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda).
Mė 1908 Luigj Gurakuqi kthehet nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Luigj Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Nė vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrės u ishte vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i Fan Nolit. Luigj Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924. Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu.

Fan Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Luigj Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė me poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941. Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė Filip Shirokės, Luigj Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elementė autobiografikė. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Luigj Gurakuqit. Ai ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik. Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr fėmijėt, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).

Edhe si publiēist Luigj Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese", etj. Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.

Luigj Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator dhe si hartues i parė i metrikės shqipe.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Luigj Gurakuqi 
 
ka ken njeri fort i ditun
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!