Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Majkėll Shumakeri, Pensionisti Milioner 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Majkėll Shumakeri, Pensionisti Milioner 
 
Ai gjithmonė ka thėnė dhe vazhdon tė thotė se ende nuk ka vendosur se ēfarė do tė bėjė zyrtarisht nė periudhėn "post Formula 1". Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė fakti se jeta e Majkėll Shumakerit do tė jetė e ndryshme nga ajo qė kishte bėrė deri nė fund tė sezonit 2006. Thuhet se do tė jetė asistenti i Zhan Todtit, por edhe njeriu imazh i Ferrarit dhe i grupit Fiat. Gjithsesi, asnjė detaj rreth kėtij "profesioni" tė ri.
Pėrfitimet: Shumi ėshtė njė "shoqėri", e cila prej disa vitesh ka fitime marramendėse. Menaxheri kryesor i saj ėshtė Vili Veber. Tani qė ėshtė larguar nga garat, Majkėlli duket se ka dėshirė tė ketė njė lidhje mė tė drejtpėrdrejtė nė shoqėrinė "Shumaker". Sipas disa llogarive, thuhet se fitimet do tė vazhdojnė tė shkojnė deri nė 10 milionė euro nė vit. Ka ende disa sponsorė, tė cilėt kėrkojnė tė pėrfaqėsojnė produktet e tyre me ish pilotin gjerman. Tė paktėn janė dy sponsorė kryesorė qė kanė kėrkuar t'i shtyjnė kontratat e tyre, edhe pse Majkėlli ėshtė larguar nga profesioni i pilotit tė Formulės 1. Firma e parė qė shtyu kontratėn, ka qenė "Deutche Vermogensberatung", njė firmė qė merret me menaxhimin e pasurive tė gjermanėve. Numėrohen rreth 4 milionė klientė nė kėtė firmė qė e ēojnė buxhetin e saj deri nė 123 miliardė euro. Stema e kėsaj kompanie vazhdon tė jetė nė kapelėn qė mban Majkėll Shumaker. Sigurisht, nuk do tė ndryshojė as ngjyra e kuqe e kėsaj kapeleje. Njė tjetėr sponsor gjigant ėshtė "Omega", njė ndėr firmat mė prestigjioze tė orėve.
Karburanti: Edhe firma "Shell" e karburanteve duket se nuk bėn dot pa 7 herė kampionin e botės tė Formulės 1. Menjėherė pas pėrfundimit tė sezonit 2006, ajo realizoi njė spot publicitar me protagonist Majkėll Shumakerin si shėrbyes i njė pike karburanti. Si pėrfundim mund tė themi se Shumi ka arritur tė firmosė kontrata edhe me dy sponsorė tė tjerė. Bėhet fjalė pėr firmėn e prodhimit tė ujit mineral "Rosbacher" dhe pėr firmėn "Auto Teile Unger", e cila merret me pjesė kėmbimi pėr automobilė.
Bamirėsia: Nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrmendim shpeshherė emrin e Majkėll Shumakerit pėr veprimtaritė qė ka nė kėtė fushė. Ēdo vit ai dhuron miliona dollarė ose euro pėr bamirėsi. Ai ka disa vite qė ėshtė edhe ambasadori i UNICEF it. Ish piloti i Ferrarit bashkėpunon me firmėn gjermane "Kinder" pėr tė ndihmuar fėmijėt nė nevojė nė tė gjithė botėn.
Pasuria: Le tė rikthehemi te biznesi. Shumakeri prej kohėsh ka njė kartė, nė tė cilėn shkruhet titulli "President". Kjo ėshtė njė kartė e shoqėrisė "MSTracy". Nė pamje tė parė, qendra e kėsaj firme ėshtė njė shtėpi e thjeshtė, por e vėzhguar mirė nga kamerat dhe ka njė derė kryesore tė blinduar. Nė tė vėrtetė, nga firma "MSTracy" nuk dihen shumė gjėra. Gjithsesi duket se ėshtė pikėrisht kjo qendėr ku ndodhet dhe kasaforta kryesore e pasurisė sė familjes sė Majkėllit. Njė pasuri qė i ka dhėnė mundėsinė pėr tė ndėrtuar njė rezidencė tė re, e cila ka njė projekt prej 25 milionė eurosh. Tani qė ėshtė jashtė garave, Majkėlli do tė ketė mundėsi tė ndjekė punimet mė nga afėr dhe tė presė shiritin e inagurimit shumė shpejt, duke ditur se ėshtė parashikuar qė gjithēka tė pėrfundojė brenda pak muajve. Shtėpia e ėndrrave tė Majkėllit dhe Korinės gjendet nė mes tė La Rezerv dhe nė njė teritor prej 13 hektarėsh. Ka njė pamje panoramike nė liqenin e Lemanos. Sigurisht, tani qė Majkėlli ėshtė nė "pension" do tė ketė mė shumė kohė tė lirė pėr pasionet e tij. Pa dyshim qė njė nga pasionet e tij parėsore ėshtė futbolli. Skuadra zvicerane Ekikens qė ndodhet pranė shtėpisė sė tij, ka kėrkuar qė Majkėlli tė shkojė mė shpesh dhe ndoshta brenda disa vitesh mund tė futet nė formacionin e veteranėve. Gjatė muajit tė dimrit do tė ketė gjithashtu mundėsi pėr t'u marrė me ski. Ai preferon Trysilin nė Norvegji, ku ka njė tjetėr shtėpi prej druri. Ai ka premtuar se nuk do tė lėrė mėnjanė dhe disa sporte tė tjera ekstreme qė ka pėrzemėr, si parashutizmi.
Babai: Nuk duhet tė harrojmė se ai ka tashmė edhe rolin e njė bashkėshorti dhe babai tė mirė. Pa dyshim qė pėr Majkėllin kėto janė detyrat e tij kryesore tani qė ėshtė larguar nga garat. Ai do tė ketė mė shumė kohė pėr tė dy fėmijėt, Xhina Marian dhe Mikun. Nga ana tjetėr, bashkėshortja e tij, Korina, vazhdon tė ketė njė pasion tė madh pėr kuajt.


Berni Ekleston (pronari i Formulės 1)
"Me Majkėll Shumakerin kam pasur njė rol tepėr aktiv. I kam organizuar gjėrat qė ai tė kalonte nė 1992-shin te Benetoni: negociova me tė gjitha aspektet. Nuk jam unė ai qė e bėra tė fitonte, por kam qenė ndėrmjetėsi nė disa marrėdhėnie tė tij".

Aleks Zanardi (ish-pilot i F1-shit)
"Nė Kart, italianėt dominonin. Mė 1986-n, nė Goteborg ishte me 24 sekonda diferencė nga vendi i parė, por fitoi europianin pasi mė kaloi nė xhiron e fundit. Nė mbrėmmje u tregua i sjellshėm dhe mė tha: "Ma dhuruat fitoren". Dhe unė u pėrgjigja: "Epo, jam i kėnaqur qė tė dhuruam ty qė je kaq simpatik".

Flavio Briatore (menaxher i pėrgjithshėm i Renault-sė)
"Mė 1991-shin me Jordan, por e dija qė atė vit Shumi nuk kishte kontratė me atė skuadėr. Kėshtu qė e ftova nė shtėpinė nė Londėr dhe i ofrova njė kontratė trivjeēare. Ai tha menjėherė po dhe garoi nė garėn e radhės nė Monza".

Loris Kapirosi (pilot i Moto GP)
"Majkėlli jashtė piste ėshtė njė person i mrekullueshėm,
komplet ndryshe nga ai qė njihet nė televizione dhe gazeta. Njė natė, kur ishim nė mal, bėmė njė sfidė se kush pinte mė shumė:
Unė i hidhja grapa, por nė gotėn time hidhja ujė. Ai e kuptoi, pasi kishim kthyer disa gota".

Jarno Truli (pilot i F1-shit)
"E kam parė pėr herė tė parė nė vitin 1994 nė Lonato, nė Breshiano.
Ishin finalet e kampionatit kart, unė po e fitoja dhe ai vinte aty pėr t'u dėfryer. Fliste pak dhe ishte i pėrqendruar te sfida. Fitova unė. Iku i mėrzitur, por tha fjalė tė mira pėr mua kur mbėrriti nė F1".

Luciano Beneton (shefi i Benetonit)
"Ne sapo ishim futur nė F1. Para garės sė Monzės, Flavio Briatore nė rolin e menaxherit tė skuadrės, mė tha se kishte gjetur njė pilot tė ri me emrin Shumaker. Kur e njoha, mė habiti pėr mėnyrėn e drejtpėrdrejtė qė i thonte gjėrat dhe pėr mėnyrėn logjike qė ndėrtonte fjalėt".


Valentino Rosi (pilot i Moto GP)
"Kur kryeja testet me Ferrarin, unė i kėrkoja ndihmė, por ai mė fliste pėr motorėt. Moto GP ėshtė mė spektakolar, Formula 1 ėshtė mė e vėshtirė pėr ta kuptuar. U kėnaqa shumė kur e takova nė Muxhelo. Ai erdhi dhe mė takoi nė bokse. Pėr kė bėrė tifozllėk? Pėr mua, sigurisht".

Rendi Mamola (ish piloti i Ducatit)
"Pėr Majkėllin ka qenė gjithmonė e thjeshtė tė garojė me shpejtėsi tė madhe. Fizikisht ai ka qenė mė i pėrshtatshmi dhe e njeh pistėn e Muxhelos nė mėnyrė perfekte. Ėshtė njė pilot i madh dhe ėshtė adhurues i shpejtėsisė sė madhe".

Andrea Doviciozo (pilot i Moto GP)
"Kam luajtur me tė disa ndeshje dhe mė ka lėnė pėrshtypje profesionalizmi i tij. Edhe pėr Kalēiton pėrgatitej nė mėnyrė tė ekzagjeruar. Pastaj, edhe pse ishte nė fillim tė Ēmimit tė Madh, ai impenjohej nė maksimum. Nuk mendonte pėr garėn, por vetėm pėr t'u nisur dhe pėr ta fituar".

Edi Xhordan (ish-pronari i Jordan)
"Mbaj mend qė kur erdhi nė Spa, nuk kishte as edhe njė krevat pėr tė fjetur. I thashė: E njeh pistėn? Ai mė tha po. Ishte njė gėnjeshtėr. Ai s'kishte garuar asnjėherė mė parė. Bėri njė xhiro me biēikletė njė ditė pėrpara se tė hipte nė Jordan. Ditėn tjetėr ishte shumė i shpejtė. Kėshtu lindi Shumi".


Xhankarlo Fizikela (pilot i F1-shit)
"Kur luanim futboll me pėrfaqėsuesen e pilotėve, me Majkėllin komunikoja shumė dhe nė fushė merreshim vesh shumė mirė. Mbaj mend se kur ishim me Jordanin ose Sauberin, bėnim aksione shumė tė bukura dhe shumė gola. Njėherė u pėrqafuam dhe mė tha:
Ēfarė dyshe sulmuese jemi!"

Xheki Stjuart (ish-pilot i F1-shit)
"Ai ėshtė pėrmirėsuar vit pas viti. Nė 2006-n, mbi tė gjitha ka treguar gjithė eksperiencėn qė grumbulloi ndėr vite. Nė fillim ishte mė i ashpėr, ndėrsa nė 2006-n tregoi qetėsi tė madhe. Ndėrsa pėr faktin qė ka qenė mė i miri, mendoj se duhet tė jemi tė rezervuar, sepse ai ka fituar gjithmonė me makinėn mė tė mirė".

Xhoni Hetbert (ish shoku skuadrės te Beneton)
"Kemi qenė shokė skuadre te Benetoni nė dy vitet e fundit. Mes gjithė episodeve qė kemi pėrjetuar bashkė, mbaj mend atė pėrmbysje nė 1995-n nė Spa. Pėr kėtė dhe pėr raste tė tjera qė mė kujtohen, mund tė them qė Majkėll ka qenė njė pilot i madh. Edhe pse nuk mė linte tė lexoja tė dhėnat e telemetrisė. Ishte pak xheloz".

Endi Tufa
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!