
Re: Marka E Veshjeve Qe Proferoni ?
Mund te behen ku te duan, por malli i mire mbetet i mire. Rroba e shtrenjte dhe e mire nihet qe ne menyren se si te rrin, ne prekje, tek ngjyrat e zgjedhura, tek prerja. Gjithashtu, rroba e mire nuk vdes kurre. Pse nuk te ka bere pershtypje kur : pershembull nje bluze qe ka stampon tek jaka "Made in China" sa te lahet njehere dhe i del ngjyra dhe mbas larjes se dyte fillon ti dalin fijet...behet per tu hedhur. Ndersa nje bluze "Made in Italy" (Versacce) laje sa here te duash, mo bej cfare te duash, as nuk zhubravitet, as nuk i del ngjyra dhe ne prekje gjithmone e njejte...malli i mire nuk do diskutim.
Nuk eshte e thene qe te jet vetem mall versacce, sepse dihet se ka firma te tjera jo dhe aq te shtrenjta, por ne krahasim me rrobat "Made in China" jane te shtenjta, dhe mbeten te reja per shume vite. Pastaj rroba e mire dhe te shtrenjte, nuk del asnjehere nga moda.
Mire u lexofshim!
____________
Lot Dielli