Me ēamėt nė ditėn e dytė tė marshimit pėr tė pėrkujtuar gjenocidin grek. Pėrurohet memoriali i njė varri masiv
Mijėra njerėz pėr tė parė Ēamėrinė nga Qafė Bota. Pleq e fėmijė pėr 6 orė marshim dhe tubim nė kufirin shqiptaro grek
Njė flamurkė e vogėl greke, qė mezi sa duket kur fillon e zbret tėposhtė Qafės sė Botės ėshtė muri qė ka ndarė nė mes prej 63 vitesh ēamėt. Kėtej kanė mbetur njerėzit, andej ka mbetur toka. Kėtej janė tė gjallėt, andej tė vrarėt, prej Napoleon Zervėz e ushtrisė sė tij. Nė kėtė anė janė kujtimet e Behije Merkos, tani 72 vjeēe, qė ka parė ushtarėt grekė t'i varnin nėnėn, nė anėn tjetėr ėshtė Paramithia, shtėpia e saj, varri i nėnės sė saj dhe qindra ēamėve tė tjerė. Flamurka e vogėl vazhdon tė valėvitet nė pikėn ndarėse tė kufirit, ndėrsa grupe ushtarėsh grekė janė vendosur nė kodrat pėrtej pėr ta bėrė edhe mė tė fortė murin, dukshėm tė ardhur enkas pėr ditėn e djeshme edhe pse e dinė mirė qė askush nuk ka ndėrmend t'i sulmojė me armė. Pėr karshi tyre mijėra duar e sy ēame, qė kanė ardhur nė Qafė Botė tė Konispolit pėr t'u pėrshėndetur me gjysmėn tjetėr, pėr tė marrė njė dorė dhe, njė gur, e pėr tė thėrritur fort se "E duan Ēamėrinė", me shpresė se luginat do ta pėrcjellin zėrin pėrmbi varret e tė parėve tė tyre...
Dielli pėrvėlonte dje nė Qafė Botė, nė pikėn ku Shqipėria ndahet me Greqinė, atje ku 63 vjet mė parė ēamėt kaluan kufirin tė detyruar prej plumbave duke lėnė pas mijėra tė vrarė, tė vdekur urie e tė humbur. 63 vjet mė vonė, mijėra njerėzi janė ngjitur sėrish Qafė Botės, pėr tė parė prej aty vendin qė u detyruan tė linin. "Edhe atėherė ka qenė njė ditė e nxehtė",- kujton Ahmet Ademi, qė e ka kapėrcyer kėtė qafė, kur ishte 8 vjeē, duke mbajtur herė herė nė krah tė vėllain 6 muajsh. "E mbaj mend si nuk e mbaj edhe kėto gurė mė kujtohen, gjithēka ka mbetur njėlloj si atėherė",- thotė ai pa i hequr pėr asnjė moment sytė nga dritarja e njėrit prej mė shumė se 40 autobusėve, qė ka sjellė nė pikėn mė Jugore tė Shqipėrisė ēamėt e mbledhur thuajse nga tė gjitha qarqet e vendit. "Rrugės hanim ēfarė tė gjenim. Ka qenė shumė e vėshtirė, shumė vdiqėn urie",- ndėrsa sytė i pėrloten dhe duket se ai sheh sėrish atė 8-vjeēarin qė hiqte kėmbėt zvarrė nė pluhurin e rrugės, ndėrsa pas shpinės dėgjonte uturimat e avionėve qė bombardonin herė pas here karvanet me civilė, qė me vete nuk kishin asgjė veē ndonjė rrecke...
Nė Kllogjer tė komunės sė Xarės, njė gardh metalik ndan nga pjesa tjetėr e tokės varrezėn e pėrbashkėt tė 900 ēamėve.Ahmeti dhe Behija e dinė mirė se mund tė ishin mbuluar edhe ata nė kėtė varr tė madh, ndoshta pėr kėtė dy 72- vjeēarėt dhe mjaft tė moshuar tė tjerė,ndėr tė paktėt e mbetur gjallė qė i mbajnė mend ditė e tmerrit, iu ngjitėn mė kėmbė mes diellit dhe pluhurit kodrės, ku ranė bashkudhėtarėt e tyre tė vuajtjes. Dje, pas 63 vitesh, vendi ku qindra ēamė u varrosėn, pa pasur as tė drejtėn e njė cermonie tė thjeshtė u shėnua me njė pllakatė memoriale, ndėrsa pėr herė tė parė mbi kėtė varr tė madh u vendosėn buqeta me lule, nė nderim tė viktimave tė gjenocidit, ndėrsa me siguri nėnė Behija, siē i thonė, kujtonte se si kishte kapėrcyer kėtu, pasi mė parė rrugės i ishte dashur tė linte motrėn e saj foshnjė, pėr tė cilėn as sot nuk di asgjė.
Dhjetėra flamuj kuq e zi, dhjetėra tė tjerė me degėn e ullirit (simboli i zgjedhur nga ēamėt) e njė dyzinė flamujsh amerikanė e tė BE-sė, s'pushuan sė valėvitur gjatė gjithė rrugės pėr nė Qafė Botė, njė pjesė tė mirė tė sė cilės ēamėt e rinj e bėnė nė kėmbė si tė parėt e tyre qė i iknin tmerrit. Nė njė copė tokė tė improvizuar pėr tė pritur ēamėt qė kishin ardhur tė pėrshėndesnin tė parėt e tyre, u dyndėn mijėra njerėz, ndėrsa njė karvan i pafund makinash, humbte e dukej pas kthesave duke zėnė njė rrugė prej disa kilometrash. Pluhuri qė u ngjitej nėpėr rroba e hynte nė trup, nuk dukej se i pengonte pjesėmarrėsit nė "Marshimin Ēam", tė ngjisnin me hap tė shpejtė tė pėrpjetėn, pėr t'u gjendur nė njė moment me fytyrė nga ajo pak copė e tokės sė tyre, qė mund tė shihej prej pikės sė kufirit. E ndėrsa nga bokset dėgjohet "Ulu mal tė shoh Kosturnė", qindra duar tė vėna si streh mbi sy, qė shohin vetėm drejt Jugut, e qė duket sikur luten qė vėrtet malet tė ulen aq sa pėr tė parė Ēamėrinė, qoftė kjo edhe njė moment i vetėm. Burra qė deri atėherė ishin mbajtur tė fortė, bien nė gjunjė e duke thėrritur si fėmijė puthin gurėt. Gra tė veshura me zeza, mbledhin dhe, prej asaj pak toke ēame qė i ėshtė lėnė Shqipėrisė, e thonė se e kanė amanet tua hedhin nė varre, tė afėrmve tė tyre tė ndarė nga jeta, pa mundur ta shohin mė Ēamėrinė...
Qindra, mijėrat e mbledhur nė Qafė Botė e patėn tė vėshtirė t'i kthenin shpinėn tokės sė tyre, ndėrsa organizatorėt e marshimit u njoftuan se duhej tė ktheheshin pas, dhe se pas 6 orėsh aktiviteti kishte pėrfunduar. U desh mė shumė se 30 minuta nė njė diell tė nxehtė qė turma mė nė fund tė bindej dhe mes thirrjeve "E duam Ēamėrinė", tė kthehej pas duke hequr zvarrė kėmbėt qė duket se mezi shkuleshin nga ajo pak tokė ēame e kėtej kufirit. Nė fund, ndėrsa gjithandej dėgjoheshin kėngė ēame, njerėzit i kthyen shpinėn flamurkės sė vogėl greke tėposhtė Gjafė Botės, qė i ka ndarė ēamėt pėr gjysmė. Kėtej tė gjallėt mbi supet e tė cilėve rėndojnė amanetet, andej tė vdekurit qė s'mund tė prehen nė paqe pa u kryer amanetet. "Ne do tė bėjmė tė pamundurėn qė tė vėmė nė jetė amanetin e tė parėve tanė",- thotė deputeti ēam i Partisė Socialiste, Shpėtim Idrizi, ndėrsa pjesėmarrėsit nė marshim detyrohen edhe kėtė herė tė kthehen pas pa gjysmėn e tyre. Kėtej burra gra e fėmijė, qė ecin duke mbajtur pas kokėn, me shpresėn qė njė ditė do tė mund tė kthehen sėrish kėtu, por pa ushtarė qė vigjėlojnė nė kodrat matanė, me dėshirėn e madhe pėr t'u lėshuar me vrap tė tatėpjetės e pėr tu bashkuar me gjysmėn qė iu mungon. Dje ata u ndanė sėrish, por pa thėnė lamtumirė, kėtej mbetėn ēamėt, matanė mbeti Ēamėria...
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?











