Ka qenė njeri me kulturė humanistike dhe juridike si dhe me njė eksperiencė politiko-diplomatike shumė tė gjerė; ka pasur marrėdhėnie me personalitete tė larta tė botės politike, diplomatike dhe shoqėrore jashtė dhe brenda vendit duke mbajtur kontakte me patriotė shqiptarė dhe miq tė Shqipėrisė. Ka ndihmuar me shkrime, memorandume, raporte, kumtime diplomatike tė drejtuara, here mbas here, kancelerive evropiane me tė cilat paraqiste problemet shqiptare dhe mbronte me guxim interesat e larta tė vendit, seriozisht tė cėnuara nga fqinjtė tanė tė veriut dhe tė jugut.
Luftoi ashpėrsisht pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare dhe bashkė me Ismail Kemal Bej Vlorėn, tė cilin e kishte kushėri dhe e lidhte njė miqėsi e ngushtė, organizoi-tok me njė grup patriotėsh-shpalljen e pavarėsisė shqiptare nė Vlorė mė 1912.
Mufid Bej Libohova lindi nė sarajet e stėrgjyshėrve tė tij nė Libohovė nė korrik tė vitit 1876 prej derės sė Arslan-Pashallinjve qė kanė qenė, brez pas brezi pėr disa shekuj me rradhė,Vezirėt e principatės tė Janinės (gjer nė vitin 1788 kur fillon qeverimi i Ali Pash Tepelenės) i cili kishte bėrė krushqi tė ngushtė me bejlerėt e Libohovės) dhe kanė qenė gjithashtu sundimtarėt e Sanxhakut tė Gjirokastrės dhe tė Delvinės e shumė herė tė disa krahinave tė tjera. Pinjoll dhe mė vonė kryetar e njė familje historike mė tė lashta e tė fuqishme tė aristokracisė tė vjetėr shqiptare e cila njihet qysh prej shekullit 13-tė dhe qė sivjet ka kremtuar 700-vjetorin e lindjes.
Djali i madh i Neki Pashės, guvernator i Gjirokastrės, deputet i Shqipėrisė nė parlamentin e parė tė Perandorisė Osmane, mė 1879 dhe Kėshilltar nė Kėshillin Perandorak tė Shtetit. Mufid Beu studimet e para i kreu nė gjimnazin Zosimea tė Janinės dhe mė vonė, nė Stamboll ku mbaroi liceun perandorak Galata Saraj nė gjuhėn frėngjishte. Universitetin e kreu me plot sukses, nė degėn e drejtėsisė. U laureua pėrsėri nė Lausanne (Zvicėr) ku mori edhe doktoratėn nė Shkencat Politike. Fliste dhe shkruante shumė gjuhė tė huaja dhe kishte bėrė shumė udhėtime nė botė. Frėngjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persishten dhe italishten. Fare i ri hyri nė karierrėn diplomatike mė 1898 dhe shkoi nė ambasadėn Perandorake nė Bruksel tė Belgjikės, ku brenda pak vjetėve u emėrua Charge“ d`Affaires i asaj pėrfaqėsie. Ndihmoi nacionalistėt shqiptarė qė vepronin nė atė kryeqytet dhe veēanėrisht Ismail Kemal bej Vlorėn qė botonte nė atė kohė gazetėn Albanie e mė vonė Le salut de l`Albanie qė shtypej nė shqip, turqisht dhe greqisht. Ishte kjo njė veprimtari shumė e rrezikshme qė Stambolli e konsideronte njė tradhėti. Mė 1904, u transferua nė Bernė si kryetar i misionit diplomatik nė Zvicėr. Gjatė atyre viteve ai vizitoi shumė kryeqytete tė Evropės nė Berlin, nė Vjenė, Paris, Londėr, Romė dhe Shėn Petėrsburg pėr ti fituar miq kauzės shqiptare. Mė 1906, shkoi nė Kairo si mysafir i Hidivit (mbreti i Egjiptit) Abas Hilmi Pashajt tė cilin e kishte mik pėr ti kėrkuar ndėrhyrjen e tij pranė Oborrit tė Stambollit nė favor tė autonomisė shqiptare.
Mė 1907, shkoi si Kryekonsull nė Thesali pėr tė patur mundėsinė qė tė mbikqyrte personalisht pasurinė e madhe familjare mbas vdekjes sė babait. Por me shpalljen e Hyrrietit mė 1908, megjithėse ishte graduar Ministėr Fuqiplotė dhe kishte njė tė ardhme tė shkėlqyer nė Perandorinė Osmane dha pėrnjėherė dorėheqjen sė bashku me vėllezėrit e tij Ekrem bejnė dhe Ajet bejnė,- i pari oficer epror Akademist i Kavalerisė nė Shtatmadhorinė dhe i dyti Kėshilltar i Ambasadės Perandorake nė Athinė- pėr tė marrė pjesė mė aktive dhe direkte nė lėvizjen kombėtare pėr lirinė e Atdheut duke sakrifikuar sisoj pa ngurim, tre vėllezėrit nacionalistė interesat e tyre personale.
Ai ishte shumė i pasur dhe bujar dhe kishte trashėguar nga i ati, Neki Pasha, njė pasuri tė madhe brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Gjyshi i tij Malik Pasha- qė nuk kishte kurrė pranuar detyra zyrtare-ishte konsideruar person mė i pasur, jo vetėm nė Shqipėri, por me njė pasuri tė konsiderueshme edhe nė Greqi,Turqi dhe nė Egjipt.
____________
Lot Dielli












