Zakonisht, kohėt e sotme kur shkohet pėr darkė nė njė restorant, pėrgatitesh pėr njė mjedis ku nuk i kushtohet rėndėsi faktit qė ty tė hahet, por mėnyrės se si ti vishesh dhe dukesh nė njė mjedis tė tillė. Nėpėr restorante gjen njė meny tė pasur me gatime joshqiptare, kryesisht makarona, pica, mish apo peshk, me emra qytetesh marrė hua kryesisht nga harta e gjeografisė e klasės sė shtatė fillore. Arkitektura dhe mobilimi i brendshėm janė tė ftohta, shpesh tė mėrzitshme e deri nė luks tė panevojshėm. Por kjo ka nisur tė thyhet. Ka mjaft tendenca qė pronarėt e lokaleve nė Shqipėri kanė kuptuar se ajo ēfarė mund tė ofrojmė janė traditat tona.
Pėr festa tė nėntorit shkova nė Shkodėr pėr tu shmallur me qytetin tim, ku pėrveē arsyesh tė tjera shkoj e peshkoj nė liqen, peshkun e sezonit. Disa miq tė mi mė rekomanduan qė darkėn ta haja nė njė restorant me emrin Tradita, Gegė dhe Toskė, qė ndodhet pėrballė kolegjit tė jezuitėve nė rrugėn Skėnderbej, ndėrtuar nė shtėpinė e poetit shkodran Filip Shiroka. Kisha dėgjuar pėr kėtė restorant, por nė fillim e paragjykova se mos ishte ndonjė prej atyre vendeve ku duhet tė shkosh i pispillosur ku hahen pica dhe nuk e mora me shumė entuziazėm. Por menjėherė sa hyra brenda, u gjeta nė njė mjedis mjaft tė ngrohtė ku koha ecte mbrapsht nja dy shekuj. Megjithėse ishte natė dhe binte shi si nė Shkodėr, ngrohtėsia e oxhakut dhe kėrcitjet e drurit qė digjej ngeshėm mė krijuan njė rehati shpirtėrore dhe pata pėrshtypjen se po hyja nė shekullin e shtatėmbėdhjetė.
Njė shtėpi karakteristike shkodrane, mė pullaz dhe ēardhak, krejtėsisht e rindėrtuar, duke kombinuar drurin e vjetėr me gurin. Shtėpia daton e vitit 1694 dhe ishte rindėrtuar mė 2004. Na priti me modesti pronari si dhe ideuesi Gjon Dukgilaj, me origjinė nga fshati Shalė i Dukagjinit, qė ishte kthyer nė Shkodėr, pasi kishte qėndruar 11 vjet nė Belgjikė. U ulėm afėr oxhakut dhe morėm menynė. Ndėrkohė isha krejtėsisht i hipnotizuar nga detajet e pafundme, nga antikuaret qė gjendeshin pafund nė tė gjithė mjedisin. E vetmja gjė e kohės ishim ne klientėt, pirunjtė dhe lugėt, pasi edhe enėt ishin mbrujtur prej balte tė zezė dhe lesh dhije, traditė kjo e zonave malore.
Muret karakteristikė punuar me pllaka guri dhe suvatim tė bardhė, harqet e dyerve prej guri tė vjetėr, dyert druri me ēark, dritaret po ashtu. Pasi mori porosinė Gjoni, na solli njė specialitet tė lokalit qė ishte kulaē malėsie i sapo gatuar nė oxhak dhe njė lloj djathi i shkrirė me gjalp. Oxhaku lėshonte njė ngrohtėsi aq familjare sa mė dukej sikur pas meje qėndronte gjyshja ime qė mė tregonte histori tė vjetra fshati. Porosita groshė Shale dhe njė tavė dheu. Ndėrkohė hymė nė bisedė me Gjonin, i cili na shėrbeu dhe gatoi vetė. Njė burrė rreth tė 35-ave, shumė i sjellshėm, mbi tė gjitha fliste me zė tė ulėt, qė pėrveē se guzhinier ishte edhe ciceron, njė maxhordom i vėrtetė, qė e ke parė vetėm nėpėr filma. Na tregoi pėr pasionin e jetės sė tij qė ishin sendet e vjetra, restoranti dhe mbledhja e traditės. Pyetjes time qė pse e kishte bėrė njė sipėrmarrje tė tillė kaq delikate iu pėrgjigj: Pėr tė nxjerrė nė pah ato gjėra qė ne tashmė i kemi harruar. Kujtesa ėshtė ajo qė e mban gjallė traditėn dhe vlerat e krijuara ndėr shekuj.
Kishte disa elemente qė tregonin se Gjon Dukgilaj, zotėronte disa dhunti tė veēanta qė mbėrrinin deri nė mani. Afėr shkallėve qė lidhnin restorantin e katit tė parė me barin lart nė ēardak ai i ra njė kambane tė vogėl bagėtish qė shėrbente pėr tė thirrur djalin e shėrbimit. Njė detaj tjetėr ishte se tė gjitha dyert kur hapeshin dhe mbylleshin lėshonin gėrvimėn e njė dere qė ėshtė e pavajisur, dhe kur ia vura nė dukje kėtė, Gjoni tha se fillimisht dyert nuk e kishin atė tingull, por ai ishte kujdesur posaēėrisht qė ky tingull tė ishte pjesė e harmonisė dhe atmosferės sė njė bujtine tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė.
Pastaj na solli tė provonim raki dėllinje bėrė nga vetė familja, nė mėnyrė tradicionale, vėrtet njė shije e plotė. Po ashtu familja prodhonte edhe verėn, tė gjitha sallatat e dimrit. E kjo dikur ka qenė njė gjė tipike pėr familjen e dikurshme shkodrane qė ka qenė njė familje mė ekonomi mė cikėl tė mbyllur. Prodhonte ēdo gjė vetė si pėr konsum ushqimor, ashtu edhe pėr veshje.
Gjithēka qė shijoje bėnte pjesė nė harkun kohor tė para 300 vjetėve. Si tė udhėtosh nė histori dhe tė paguash vetėm darkėn.
Pas buke vizituam detajet e tjera tė shtėpisė, dhomėn e pritjes shkodrane: Njė raft muri i vjetėr tipik shkodran, ngjitur tij njė oxhak i vogėl anash tė cilit spikat e vulosur nė murė, njė dorė. Mė pas sipėr nė ēardhak ishte tavolina e konsullit austrohungarez, njė mur me motive pagane qė ilustron tendencėn e shpirtit drejt qiellit, e mė tej i formuar nga tirqe, dielli simbol i ilirėve. Te ballina e banakut shquhej njė punim nė dru gjetur nė zonat e jugut, ku paraqiteshin dy kuēedra, qė njėra nga e djathta e tjetra nga e majta tėrhiqnin me dhėmbė ikonėn e njė shenjtori, por si pėrfundim nuk bėnin gjė tjetėr veēse hanin njėra-tjetrėn. Mbi oxhak e gdhendur me kujdes pėrkrenarja e Skėnderbeut, njė qerre qė mban sipėr njė fuēi druri pėr verė, ku shėnohet Tradita G&T, nė oborr njė pus i vjetėr dhe plot objekte qė nuk ti sheh syri aq shpesh.
Gjoni shprehet se dėshira e tij ėshtė tė ndėrtojė diēka tė ngjashme edhe nė Tiranė. Pėrveē se si restorant dhe bar ai ka idenė qė bujtina tė shėrbejė edhe si muze i traditės shqiptare ku tė tregohet mėnyra e jetesės, e ushqimit dhe sendet shtėpiake apo veglat e punės qė kanė pėrdorur shqiptarėt nė shekuj. Largohesh prej kėsaj bujtine tė ngrohtė me idenė se ke pėrjetuar 300 vjet historinė e njė shtėpie shkodrane aq mė tepėr asaj ku ka lindur edhe poeti Filip Shiroka, autor i poezisė sė famshme Shko Dallndyshė, poezi tė cilėn po e sjellim edhe njė herė pėr tė gjithė lexuesit duke i ftuar ata tė vizitojnė bujtinėn Tradita, Gegė dhe Toskė.
____________
Lot Dielli












