Ndalimi i duhanit nė vende publike - si ndikon kjo fushatė nė ritmet e pirjes sė duhanit
Nė Calabasas, njė qytezė e vogėl pranė Los Angelosit, filloi tė zbatohet njė formė e rreptė e ndalimit tė duhanit, mė e rrepta deri tani nė Amerikė. Kryetari i bashkisė sė qytetit thotė se njerėzit nuk kanė fare tė drejtė tė pijnė duhan. Ndalimi i duhanit ėshtė pjesė e njė prirjeje nė rritje nė Shtetet e Bashkuara dhe Evropė. Kjo prirje duket se po jep efekte nė rėnien e numrit tė atyre qė pijnė duhan si dhe nė konsumin e cigareve.
Calabasasi ėshtė i fundit nė mė shumė se 2 mijė qytete amerikane qė e kanė ndaluar duhanin, por ligji kėtu ėshtė mė i fortė se kudo duhani ndalohet nė tė gjitha vendet publike, jashtė dhe brenda. Kryetari i bashkisė, Barry Groveman thotė se njerėzit kanė tė drejtė tė thithin ajėr tė pastėr. "Nuk ekziston e drejta pėr tė pirė duhan. Ekziston e drejta e mbrojtjes sė sigurisė publike," thotė ai.
Amanda Schwartz nuk ėshtė dakord. "Kjo ėshtė antikushtetuese sepse njerėzit duhet tė kenė tė drejtė tė bėjnė ēfarė tė duan pėrsa kohė qė nuk dėmtojnė dikė tjetėr."
Mbrojtėsit e ndalimit tė duhanit thonė se thithja e tymit tė duhanit tė tė tjerėve dėmton ata qė nuk e pijnė. Prandaj ndalimi i duhanit duket se po ndihmon nė parandalimin e kėtij dėmi. Nė 2005-ėn, shitjet e cigareve nė Shtetet e Bashkuara ishin mė tė ultat nė 55 vjet. Zyrtarėt e shėndetėsisė ia atribuojnė kėtė rėnie nė pjesėn mė tė madhe fushatave dhe politikave kundėr duhanit.
Stanton Glantz ėshtė mjek nė qendrėn kėrkimore pėr luftėn kundėr duhanit: "Kur e ndalon duhanin nė punė, nė vendet publike, nė restorante dhe bare, njerėzit pijnė mė pak dhe prandaj shiten mė pak cigare."
Por a i bėn ndalimi i duhanit njerėzit qė ta lenė atė? Pėrgjigja duket tė jetė, PO. Njė numėr studimesh tregojnė se ndalimi i duhanit i dekurajon fėmijėt tė fillojnė tė pijnė, ul numrin e cigareve qė pijnė njerėzit ēdo ditė dhe i bėn njerėzit ta lenė duhanin.
David Spalding kishte 20 vjet qė pinte duhan por e la atė kur punėdhėnėsi i tij, kompania e sigurimeve shėndetėsore Blue Cross/Blue Shield nė Minesota e ndaloi pirjen e duhanit pėrreth zyrave tė saj. Ai thotė se nuk do ta kishte lėnė duhanin po tė mos ishin rregullat e reja qė e ndalonin atė. "Nuk doja tė merrja makinėn pėr tė shkuar diku ku mund tė pija duhan. Kjo ishte e gjitha." Spalding nuk ėshtė i vetmi, sipas nėnpresidentit tė kompanisė Marc Manley. "Kur vendosėm kėtė rregull, rreth 18 pėrqind e punonjėsve pinin duhan. Pas njė viti, niveli ra nė 15 pėrqind," thotė z.Spalding.
Prirja pėr tė ndaluar duhanin ėshtė pėrhapur tani edhe nė Evropė. Dy vjet mė parė Irlanda vendosi ndalimin e duhanit nė pabet legjendare tė saj ndėrsa Britania do tė bėjė tė njėjtėn gjė sė shpejti. Megjithėse numri i njerėzve qė pijnė duhan nė vendet e zhvilluara po bie, ai ėshtė nė rritje nė vendet nė zhvillim. Duhani ėshtė shkaktari i dytė i vdekjeve nė botė - prej tij vdesin rreth 5 milion njerėz nė vit.


















