Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Ēdo Gjashte Minuta Vdes Nje Duhanxhi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Ēdo Gjashte Minuta Vdes Nje Duhanxhi 
 
Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se ēdo 5,6 minuta ne bote vdes nje njeri nga pasojat e pirjes se duhanit. Kete vit, dita kunder pirjes se duhanit shenohet me moton: "Duhani dhe varferia - nje rreth i djallit". Drejtorja e Organizates Boterore te Shendetesise, Catherine le Gales – Camus, e pershkruan kete rreth me keto fjale: "Studimet tregojne se njerezit me te ardhura me te vogla dhe ata me nje nivel me te ulet shkollimi konsumojne me shume duhan. Ata jane personat qe ndoshta do te kene edhe pasojat me te renda. Kjo e rendon gjendjen e tyre ekonomike edhe me shume".
Semundjet dhe vdekja si pasoje e pirjes se duhanit, siē deshmojne raportet vjetore te Organizates Boterore te Shendetesise, godasin gjithnje e me shume pikerisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 per qind e te gjithe njerezve qe pijne duhan jetojne ne vendet ne zhvillim. “Rrethi i djallit” me pirjen e duhanit do te thote edhe se ky mekat shpenzon edhe me shume buxhetin edhe ashtu te ulet familjar. Per kete ekzistojne edhe deshmi te shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciatives per luftimin e pirjes se duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkrete. "Rreth 10,5 milione njerez ne Bangladesh do te siguronin nje ushqim me te mire me parate qe shpenzojne per duhan. Nga buxhetet familjare te duhanxhinjve jepen dhjete here me shume para per cigare sesa per shkollim. Ne Bombej te Indise, per shembull, njerezit pa kulm mbi koke shpenzojne me shume per duhan sesa per ushqime dhe nevoja te tjera. Ndersa rreth 40 per qind e te ardhurave te studenteve ose punetoreve ne Nigeri jepet per cigare”. Por kjo nuk eshte e vetmja: Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se nga pasojat e pirjes se duanit gjithnje e me shume rendohet edhe sistemi shendetesor. Sipas te dhenave te Bankes Boterore, gjashte deri 15 per qind e te gjitha shpenzimeve te sistemit shendetesor ne vendet e zhvilluara industriale jepen per sherimin e semundjeve nga duhani. Per vendet e varfera nuk ekzistojne te dhena te sakta, por eshte e ditur se ne Egjipt ose ne Kine per shembull te dhenat per keto qellime jane jashtezakonisht te larta. Prandaj, Organizata Boterore e Shendetesise energjikisht kundershton argumentet e industrise se prodhimit te duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mireqenia dhe vende pune. Kjo organizate ka shpresa te medha te konventat kunder duhanit. "Konventa imponohet si nje zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte nje arritje shume e madhe. Ajo paraqet nje sukses dhe procesi shkon edhe me tutje. Deri tani kemi 118 nenshkrime te saj, nder te cilat edhe BE, nderkohe qe priten edhe 16 ratifikime te tjera", - thote ai. Secili shtet, i cili i bashkengjitet kesaj konvente, pranon se pirja e duhanit eshte nje problem global me pasoja shume serioze per shendetesine. Ai obligohet qe te marre edhe masa te posaēme per luftimin e kesaj dukurie. Para futjes ne fuqi te kesaj konvente, ajo duhet te miratohet ne te pakten 40 vende te ndryshme te botes, nderkohe duhet te miratohen edhe ligjet konkrete kunder pirjes se duhanit.
 




____________
.•“ .•“¤ ø•*
(ø.•* (ø.•*“Ø`•.

Love is friendship caught on fire"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!