Nėna: Edisoni u vra pėr stampėn me shqiponjė nė bluzė
Tepelenė- Djalin na e vranė kot, vetėm pėr racizėm, ndaj ne kėrkojmė drejtėsi. Nė tė kundėrt, drejtėsinė do ta vendosim vetė ne, sepse gjaku lahet vetėm me gjak. Kėshtu janė shprehur dje familjarėt dhe tė afėrmit e emigrantit 17-vjeēar, Edison Jahaj, nga fshati Levan i rrethit tė Tepelenės, i masakruar me thika nga disa tė rinj grekė natėn e ndėrrimit tė viteve.
Nė familjen e viktimės
Nė shtėpinė e familjes Jahaj dera qėndron e hapur pėr tė pritur tė gjithė njerėzit qė vijnė pėr ti ngushėlluar nė humbjen e madhe qė kanė pėsuar.
Pas kryerjes sė ceremoninė sė varrimit, njė ditė mė parė, gjendja kudo ėshtė e akullt. Duke filluar qysh nga moti i keq e deri nė atmosferėn brenda shtėpisė, ku duket se fjalėt kanė ngrirė, madje edhe vaji. Nė banesėn njėkatėshe, megjithėse tė zotėt e saj prej vitesh banojnė nė Greqi, zakonet kanė mbetur tė njėjta: burrat qėndrojnė nė njėrėn prej dhomave dhe gratė nė tjetrėn. Nė ndriēimin e paktė, pasi mungon edhe energjia elektrike, siluetat duken zbehtė dhe dallohet vetėm ndriēimi i cigareve qė ndizen e shuhen pareshtur nga burrat e fisit Jahaj. Nė tavolinėn e vendosur nė dhomė vihen re njė sėrė paketash tė hedhura pa kujdes nga ata qė kanė ardhur pėr ngushėllim, njė rit ky i kėsaj zone.
Na helmuan deri nė palcė. Na morėn mė tė mirin, mė tė urtin, mė punėtorin. Me kėtė fjali na presin familjarėt e Edisonit, i cili qysh fėmijė shkoi nė emigracion pėr tė ndihmuar tė atin e qė prej andej u kthye i vdekur. Kemi qenė shumė tė kėnaqur dhe u ishim mirėnjohės si banorėve grekė, mjekėve, ashtu edhe zyrtarėve tė qytetit Rrethima pėr ndihmėn e madhe qė i dhanė vėllait tim, Latifit, babait tė Edisonit, pasi prej gati 4 vjetėsh mjekohej pėr veshkat (dializė) falas nė spital. Po duket se ishte e shkruar qė atė ndihmė tė madhe ta paguante ai dhe tė gjithė ne, shumė shtrenjtė. Me jetėn e nipit tonė, qė ishte vetėm 17 vjeē,- thotė mes lotėsh dhe mjaft e tronditur halla e viktimės, Luljeta, e cila ka qenė e para qė ka hyrė nė shtėpinė e tė vėllait pas ngjarjes sė rėndė.
Janė 25 familje nga fisi Jahaj, rreth 60 persona, nga fshati Levan i komunės sė Krahėsit nė rrethin e Tepelenės qė prej shumė vitesh jetojnė nė emigracion nė ishullin e Kretės nė shtetin fqinj, Greqi. Ajo qė i ka lėnė mė shumė tė tronditur tė gjithė pjesėtarėt, tė cilėt bashkė me trupin e pajetė tė 17-vjeēarit janė kthyer pėr ta varrosur atė nė vendlindje, ka qenė fakti se gjatė gjithė kohės qė kanė punuar nė emigracion nuk kanė pasur kurrė probleme, as me banorėt grekė dhe as me policinė e kėtij shteti. Gjithmonė kemi kaluar shumė mirė me banorėt e qytetit, kurse nė polici jemi paraqitur vetėm pėr rinovimin e dokumenteve. Edhe Edisoni kurrė nuk ka pasur problem, pasi ai ka punuar qysh fėmijė dhe nuk dilte shpesh. Nuk dimė sesi tia vėmė emrin kėsaj qė na ndodhi,- vazhdon mė tej Luljeta.
Ata i ka prekur shumė edhe mungesa e interesimit nga shteti shqiptar pėr fatin e emigrantit tė vrarė. Po na shfrytėzojnė nė dhe tė huaj deri nė palcė dhe ky nuk ėshtė i vetmi rast kur fėmijėve tanė dhe ne vetė na marrin edhe gjakun, jetėn. Ku ėshtė shteti ynė nė kėto rastė? Ku janė qeveritarėt tė cilėve u kemi dhėnė votėn, se po tė kishte shtet, po tė na krijonin kushtet as ne nuk largoheshim, po do tė jetonim nė vendin tonė,-thonė familjarėt.
Ngjarja
Sipas tyre, gjithēa ka ndodhur fill pas festimit tė Vitit tė Ri. Nėna e Edisonit, Sabiheja, dhe vėllai i madh, Saimiri, 18 vjeē, kishin tre ditė qė ishin kthyer nė Shqipėri pėr tė festuar me tė afėrmit ndėrrimin tė viteve. Duke qenė se Latifi 57- vjeēar, tashmė i plagosur dhe i shtruar nė njė spital grek vuante nga veshkat dhe duhej qė ēdo tri ditė tė kryente procesin e hemodializės, ai dhe djali i vogėl, Edisoni, qėndruan nė qytetin Rrethima tė Kretės, ku jetonin prej katėr vjetėsh. Kanė festuar tė gjithė bashkė nė shtėpinė e njėrit prej xhaxhallarėve, Yllit, dhe vonė pas mesnate, tė rinjtė e fisit Jahaj, sė bashku me disa shokė kanė dalė jashtė, qė festėn ta vazhdonin nė ndonjė lokal. Nė njerėn prej diskove tė qytetit, ku janė ulur ata, kanė pasur njė debat me disa tė rinj grekė. Sipas familjarėve tė Edisonit, gjithēka ka nisur pėr shkak tė bluzės qė kishte veshur njėri prej shokėve tė tij, ku ishte stampuar flamuri kombėtar shqiptar. Kaq ka mjaftuar qė tė rinjtė grekė, ndoshta edhe pak tė dehur pėr shkak tė festės, ti kėrkonin djalit shqiptar tė hiqte bluzėn, kurse Edisoni vetė thuajse nuk ishte pėrfshirė fare nė debatin e krijuar.
Megjithatė, kanė kujtuar se gjithēka ėshtė mbyllur brenda mureve tė diskos, por nuk ka qenė kėshtu. Vetėm pak kohė mė vonė, rreth orės 05.00 tė ditės sė parė tė vitit 2006, kur tė rinjtė shqiptarė kishin shkuar nė shtėpitė e veta, ndodhi ajo qė akush nuk e priste. Njė grup prej 7 vetash, tė gjithė grekė, njėri prej tė cilėve babai i djalit qė kishte nisur sherrin nė disko, duke thirrur ta vrasim shqiptarin, e tė pajisur me thika e leva i janė drejtuar shtėpisė sė familjes Jahaj. Pasi kanė shpėrthyer derėn krysore tė shtėpisė, kanė qėlluar nė fillim me levė nė kohė Latifin 57- vjeēar, duke e lėnė atė pa ndjenja. Mė tej i janė drejtuar dhomės ku flinte Edisoni 17- vjeēar dhe e kanė qėlluar atė disa herė me thika, duke i sjellė vdekjen e tmerrshme. Pas kėsaj i gjithė grupi ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes, pėr tu arrestuar vetėm njė orė mė pas, falė deponimeve tė Latifit dhe disa dėshmitarėve okularė, fqinjė tė viktimės.
Emigrantėt shqiptarė
Mblodhėn 5 mijė euro pėr sjelljen e trupit
Ngjarja e rėndė e ndodhur orėt e para tė datės 1 janar nė qytezėn Rrethima tė ishullit tė Kretės nė Greqi, pėrveē familjarėve e tė afėrmėve ka tronditur mjaft thellė edhe tė gjithė emigrantėt shqiptarė qė banojnė nė kėtė ishull. Sipas Luljetės, hallės sė viktimės, nė kėtė ngjarje tė rėndė, tė gjithė emigrantėt shqiptarė na u gjendėn mjaft afėr, sikur tė ishim tė gjithė njė gjak. I falenderojmė tė gjithė shumė dhe veēarnėrisht organizatoren, Luljeta Saliaj, qė ėshtė kryetare e sindikatės sė emigrantėve shqiptarė, pasi fale saj rreth 80 emigrantė mblodhėn njė shumė prej 5 mijė eurosh si dhe organizuan edhe protesta, ndaj kėtij akti kriminal. Madje nė momentin qė arkivoli me trupin e Edisonit hipi nė traget na kėrkuan qė ta hipnim me gjithė furgon, por ne e morėm nė krahė, se ashtu ėshtė zakoni. Tė gjithė emigrantėt qė kishin dalė pėr tė na pėrcjellė e mbuluan me flamurin shqiptar, tė cilin nuk ia hoqėm mė.
Frika nga rikthimi
Pas mbylljes sė varrimit tė Edisonit 17- vjeēar, thuajse tė gjithė pjesėtarėt e fisit Jahaj do tė kthehen sėrish nė Greqi, nė qytetin ku ndodhi ngjarja tronditėse. Kur i pyet rreth kėtij fakti ndihet ankthi dhe frika e rikthimit, edhe pa u shprehur me gojė. Gjithsesi duket se rikthimi, megjithė dhimbjen e madhe, ėshtė i pashmangshėm, pasi prej vitesh kan ndėrtuar njė jetė tė re atje e mbi tė gjitha, fshati i tyre nuk u jep asnjė mundėsi jetese.
Levan, ku kanė mbetur vetėm tė moshuarit
Megjithėse fshati Levan i pėrket komunės sė Krahėsit nė rrethin e Tepelenės, pėr tė shkuar nė tė duhet tė kalosh fillimisht nė territorin qė i pėrket rrethit tė Mallakastrės. Megjithėse ndodhet vetėm 8 kilometėr larg nga rruga nacionale, terreni mjaft i thyer dhe gjendja e keqe nė tė cilėn ndodhet rruga bėjnė qė udhėtimi tė zgjasė pėr gati njė orė. Shtėpitė e vogla, tė vjetra e tė shpėrndara nė disa lagje, tė japin qartė pasqyrėn e mjerimit qė mbizotėron nė kėtė fshat. Sipas banorėve tė tij, dikur nė Levan numėroheshin rreth 120 familje, ndėrsa tani kanė mbetur vetėm 45, edhe kėto jo tė plota. E vetmja mundėsi pėr mbijetesėn e tyre ėshtė emigracioni. Tė gjithė familjet e Levanit kanė njerėz tė tyre qė punojnė si emigrantė jashtė shtetit, kryesisht nė Greqi, por edhe nė vende tė tjera tė Europės. Tė gjithė banorėt e fshatit, nga mosha 40 vjeē e poshtė janė nė emigracion. Kėtu kanė mbetur vetėm tė moshuarit. Po tė mos ishte emigrimi, do kishim vdekur tė gjithė pėr bukė,-thotė Myrtezai, njėri prej banorėve tė fshatit.
Entela Bani
















