Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Njė perlė nė thesarin e kulturės shqiptare 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Njė perlė nė thesarin e kulturės shqiptare 
 
Kur mė ra nė dorė vėllimi  me “Odet e Lindjes”, siē quhen shpesh “masnavite”, e poetit klasik persian Xhelaledin Rumiut, pėrzgjedhur dhe prurė shqip prej poetit dhe studiuesit Dhori Qiriazi, u mbylla nė shtėpi, stakova televizorin dhe radion, lashė mėnjanė gazetat dhe revistat dhe u zhyta nė botėn magjike qė pėrshkruhet nė vargjet e mjeshtrit tė madh. E lexova dhe e rilexova vėllimin e shkruar tetė shekuj mė parė nė zemėr tė Azisė dhe me shpirt falėnderova autorin dhe shqipėruesin qė tė paktėn ato ditė mė shpėtuan nga ai lumė i rrėmbyer dhe i turbullt emisionesh dhe artikujsh qė derdhet mbi kokat tona orė e ēast nga ajo gjuhė e vrazhdė dhe e ashpėr, nga moria e kronikave tė zeza, nga “heronjtė” e gjakmarrjeve, vrasjeve, pėrdhunimeve, grabitjeve e vjedhjeve, nga lajmet e pafundme pėr luftėra, puēe, grushte shtetesh, qė janė bėrė ushqim i parė dhe i pėrditshėm pėr mendjet dhe shpirtrat tona tė trazuara.
Duke lexuar “Odet e Lindjes” tė Rumiut nė gjuhėn e pastėr shqipe tė Dhori Qiriazit, u zhyta nė atė oqean tė pafund mendimesh, gjykimesh, ndjenjash dhe ėndrrash dhe kuptova pse ato janė bėrė pjesė e repertorit tė skenave dhe studiove televizive dhe kinematografike, pse aktorėt mė nė zė i recitojnė ato nė mjediset elitare, pse kompozitorėt thurin kėngė me motivet e tyre dhe kėngėtarėt e shquar i kėndojnė, i regjistrojnė dhe i pėrhapin nė tė gjithė botėn.

Universi letrar i Rumiut

2007-a, me rastin e 800-vjetorit tė lindjes sė poetit persian, u shpall nga UNESCO “Viti Ndėrkombėtar i Rumiut”. Pas 74 vjet pune dhe krijimtarie, duke lėnė njė trashėgimi qė pėrfshin qindra poezi, kėngė, mėsime filozofike dhe morale, anekdota, pėrralla, porosi e kėshilla, Rumiu mbylli sytė  mė 17 dhjetor tė vitit 1273. Nė prag tė ndarjes nga kjo botė ai shkroi poezinė – testament “Kur tė vdes njė ditė”, ku porosiste tė afėrmit tė mos e qanin e tė mos e vajtonin. “Bėni mbi varr pak festė, - shkruante ai, - tė trembni frikėn”. Dhe pasuesit ia plotėsuan amanetin. Nė varrimin e mendimtarit tė madh morėn pjesė njė mori njerėzish nga tė gjitha besimet dhe sektet fetare dhe atė mbrėmje tė largėt e kthyen nė njė festival kėngėsh dhe recitimesh. Qė nga 1273-shi, 17 dhjetori kremtohet si “nata e bashkimit”, ku mijėra adhurues kėndojnė e recitojnė vargjet e mjeshtrit tė madh si nė gjallje tė tij.

Shumė breza kanė ardhur dhe kanė ikur nga kjo tokė gjatė tetė shekujve qė nuk ėshtė ndėr tė gjallėt “Kurani i Persisė”, siē e kanė quajtur Rumiun. Por nė kėtė hark kohor vepra e tij ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e botės e lexohet nga miliona njerėz, duke u bėrė edhe ata “Bibla e njerėzimit”. Sekreti i madhėshtisė dhe pavdekėsisė sė tij qėndron nė vetė botėn e brendshme tė poetit, nė thellėsinė e mendimeve dhe tė ndjenjave, nė dashurinė dhe humanizmin qė ushqente ai pėr njeriun dhe jetėn, Te “Divani i Shemsi Tabrizit” ai shkruan:
Unė s’jam i krishterė, as jahudi, as gabr, por mysliman,
unė nuk jam Lindje, nuk jam as Perėndim, as tokė, as det…
unė s’jam Indi, as Kinė; bullgar nuk jam dhe jo sasqin,
s’jam nga mbretėri e Irakut, as nga viset e Khorasanit.
Vendi im ėshtė i paemėr dhe gjurma ime rri e fshehur…
Pra, ai ėshtė Njeriu i Botės sonė tė madhe dhe krijimtaria e tij, pėr nga pėrmbajtja dhe synimet, i pėrket dhe i shėrben gjithė njerėzimit. Nė ēdo varg tė tij ai na shfaqet si dukuri e re dhe e veēantė, si luftėtar i paqes dhe i qetėsisė midis njerėzve, si faktor i bashkimit tė tyre, si reformator i botėkuptimit tė njerėzve dhe mendėsisė njerėzore. Me veprėn e tij, duke u mbėshtetur mbi klasikėt greko – romakė, ai u ngrit mbi ndarjet dhe luftėrat fetare, mbi pėrēarjet ideologjike dhe doktrinare, u shpreh kundėr mureve dhe barrierave kulturore. Rumiu ishte pėr pėrafrimin e njerėzve, tė kulturave, kundėr ndarjes sė botės, nė Lindje e Perėndim, nė vende tė pasura e tė varfra.

Mendja dhe krijimtaria e tij origjinale dhe reformatore, me shumė gjenialitet, paralajmėroi zhvillimet e sotme integruese. Pikėrisht kėtu qėndron pavdekėsia e veprave tė Rumiut, aktualiteti qė ruajnė ndėr shekuj. Ato i shėrbejnė gjithė njerėzimit, prandaj mbeten aq tė thjeshta, tė kuptueshme dhe tė admirueshme nė kohė dhe nė hapėsirė pėr brezat e shkuar, tė tashėm dhe atyre qė do tė vijnė.

Dy fjalė pėr shqipėruesin

Duke sjellė nė shqip Rumiun, poeti dhe studiuesi Dhori Qiriazi ka bėrė njė punė tė dobishme dhe tė lavdėrueshme nė shėrbim tė lexuesve qė flasin dhe do tė flasin shqip, ka pasuruar thesarin e kulturės sonė me njė perlė lindore, ka hapur njė dritare pėr ata qė duan tė shikojnė dhe tė mėsojnė. Faleminderit!

Pėr shqipėruesit te ne nuk parashkruhet e flitet. Ndoshta sepse sot kush di dy-tri fjalė tė huaja, nuk ia pėrton t’i hyjė pėrkthimit tė autorėve, edhe tė mėdhenj, edhe nobelistė. Por Dhori Qiriazi i pėrket shkollės sė vjetėr tė shqipėrimit, qė u shqua pėr traditat dhe arritjet e saj. Besnik i traditės patriotike dhe kulturore tė trungut familjar tė Qirjazėve, ai i ka hyrė shqipėrimit qė nė bankat e shkollės. Pėrveē pėrkthimeve, tė botuara nė periodikun e kohės, ai ka prurė nė gjuhėn tonė edhe lirika tė Sergej Eseninit, Shandor Petėfit, Aleksandėr Pushkinit, Xhorxh Bajronit, Robert Bėrnsit, Mihail Emineskut, Nekrasovit dhe Tolstoit. Ai i ka bėrė tė flasin shqip edhe shumė nga kolosėt e antikitetit grek. Dhe ja tani, kėtij thesari me perla ai po i shton edhe njė vėllim tė klasikut pers, Xhelaledin Rumiut. Ky ėshtė kurorėzim i denjė i punės shumėvjeēare tė Dhorit, plotėsim i kuadrit tė veprimtarisė shqipėruese tė tij, por edhe plotėsimi i vonuar  i njė boshllėku nė listėn e veprave tė kolosėve botėrorė tė prurė nė gjuhėn shqipe.

Pėrkthimi i mirė ėshtė njė punė e vėshtirė, madje mė e vėshtirė se vetė krijimi i njė vepre letrare. Ai kėrkon njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja, aftėsi dhe talent letrar e poetik si dhe njė punė tė madhe studimore. Qė tė pėrkthesh njė autor tė huaj, duhet patjetėr tė njohėsh mirė veprėn e tij, ngjarjet dhe zhvillimet qė ai trajton, stilin dhe metodat qė pėrdor, tė njohėsh vendin dhe kohėn kur ajo ka lindur, rrymat politike dhe filozofike tė asaj periudhe etj. etj. Dhori Qiriazi nė punėn e tij shqipėruese dhe sidomos nė shqipėrimin e “Odeve tė Lindjes” tė Rumiut, i ka pasur parasysh tė gjitha kėto. Ai ėshtė njė shkrimtar dhe poet i talentuar, gjė qė duket nė vargėzimin shqip tė masnavive. Praktikisht, ai ka bėrė tė flasė shqip Rumiun, madje tė pėrdorė njė shqipe tė pastėr e jo tė bastarduar, sepse pėrkthyesi ėshtė njė gjuhėtar i mirėfilltė.

Vėllimi i shqipėruar ėshtė i pajisur me njė parathėnie tė Reza Karanit, drejtor i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, me njė studim tė shqipėruesit mbi jetėn, krijimtarinė dhe periudhat kur u shkruan veprat e Rumiut dhe mbyllet me njė studim tė kritikut letrar A.J.Arbary. Tė gjitha kėto, si dhe referencat dhe shpjegimet e shumta qė shoqėrojnė gati ēdo poezi tė Rumiut, e ndihmojnė lexuesin tė hyjė nė botėn pėrrallore qė na ofron pena e poetit tė lashtė iranian, nė filozofinė e tij thellėsisht njerėzore dhe paqėsore, tė ushqehet me idetė dhe mėsimet e tij pėr tolerancė, miqėsi dhe vėllazėrim, pėr njė botė dhe shoqėri ku njeriu ta ndiejė veten tė lumtur, tė qetė dhe tė barabartė me tė tjerėt, pėr njė botė pa armiqėsi dhe pa luftėra. Kėto janė edhe mesazhet qė i pėrcjell lexuesit me punėn e tij tė bukur shqipėruese Dhori Qiriazi, duke i shtuar bibliotekave tona njė perlė nga letėrsia e lashtė dhe origjinale persiane.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!