Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Nobelistėt qė kushtojnė njė euro 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Nobelistėt qė kushtojnė njė euro 
 
Projekti i botuesit Shpėtim Nazarko, botimi i 100 klasikėve dhe nobelistėve tė botės

“Nobelistėt qė kushtojnė njė euro” -Nė treg Markez, Mopasan, Balzak, Kuprin, Bėl

Fillimisht e ka nisur me Markezin, Balzak, Mopasan, Kuptin, Hajnrih Bėl. I ka hedhur nė treg nė seri, me vetėm njė euro. Dhe natyrisht, projekti ka funksionuar. Pas tyre, iniciatori, botuesi, drejtuesi i gazetės "ABC" dhe njohėsi i mirė i librit, Shpėtim Nazarko, po pėrgatit tė tjera vepra klasikėsh dhe nobelistėsh tė njohur nė botė dhe sė shpejti do t'i hedhė nė treg. Sipas tij, projekti do tė shkoj deri nė 100 botime, tregimesh, novelash, romanesh tė Turgejevit, Mahfuz, Dostojevskit, Kavabatės, Heminguejit, Tomas Manit, Ivo Andriē, Prosper Merimesė, etj.

Ē'ėshtė ky projekt, njė libėr njė euro?

Pėrveē shtėpisė botuese, unė posedoj dhe njė gazetė dhe njė shtypshkronjė. Hyj nė radhėn e pronarėve qė nė pėrgjithėsi njoh mė mirė librat, se sa biznesin. Nė kohėn e persekucionit dhe tė varfėrisė, sepse unė vij prej tyre, i vetmi shpėtim imi kanė qenė librat. Nė tė vėrtetė Shqipėria ka traditėn mė tė shkėlqyer tė librit nė Evropė, bashkė me Evropėn lindore. Kjo, sepse tek ne ka qenė televizori i kufizuar, magnetofoni, makina ku mund tė gjeje radion e kufizuar, etj. Nė kėtė pikėpamje u zhvillua tradita e librit, qė duket sikur ėshtė harruar sot. Unė jam i mendimit se kjo traditė ėshtė prapė e klasit tė parė pėr Shqipėrinė. Por ndėrrimi i sistemit solli vėshtirėsi tė mėdha nė menaxhim. P.sh. nėse nė kohėn e Enver Hoxhės, nė njė shtypshkronjė tė vetme shtypej i gjithė libri shkollor dhe ai artistik i tirazheve 10-20 mijė kopje, sot nė Tiranė ka mbi 120 shtypshkronja e megjithatė, 70 pėr qind e librit shkollor shtypet jashtė shtetit dhe tirazhi i librave artistikė ėshtė reduktuar nė 500-1000 kopje. Pra, duke rikapituluar, dashuria ime pėr librin dhe studimi i mekanizmit tė tregut mė ēoi tek ideja e botimit tė librit me njė euro.

Ē'ėshtė ky libėr?

Duke vazhduar pėrsėri nė kombinimin e ideve, librat e botuar prej gazetės "ABC" janė nobelistė ose klasikė. Pra, shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ato shoqėrohen me pėrkthyesit mė tė mirė tė Shqipėrisė, tė gjeneratės sė vjetėr, tė sprovuar dhe nga brezi i pėrkthyesve tė rinj tė talentuar, Robert Shvarc, Donika Omari, Aurel Plasari, Jorgji Toksani, Lili Bare, etj.

A mjafton ēmimi njė euro pėr tė nxjerr koston e prodhimit?

Meqenėse unė hyj tek personat qė e njoh tė shkruarit dhe tė marrit me veprimtari gazete, nuk kam qejf tė hyj nė tendera qeveritarėsh apo tė llojeve tė ndryshme. Kėshtu qė mekanizmi i krijuar, nėpėrmjet biznesit tim, ėshtė jo e fituar nė tendera, por e prodhuar vetė. Pra, nė shtypshkronjat ku unė shtyp gazetėn gjendet kohė pėr tė shtypur edhe librin. Eshtė njė punė, kostoja e sė cilės ėshtė mė e vogėl se sa tė tjerėt. Sepse punėtorėt, gjatė tetorėshit tė punės shtypin produkte tė llojeve tė ndryshme. E dyta, mekanizmi i ndėrtuar nga ana ime, mė lejon qė tė shtyp librin, revistėn, gazetėn. Siē e thashė mė sipėr, megjithėse Tirana ka 120 shtypshkronja, ato nuk janė nė gjendje tė rakordojnė punėn. Ata qė shtypin gazeta nuk shtypin libra dhe anasjelltas. Unė i bazohem formulės, qė fitimi nuk bėhet nėpėrmjet ēmimit tė madh, qė i vendoset njė libri apo njė produkti, po nėpėrmjet sasive qė hedh nė treg. Me njė fjali, fitimi ėshtė sasia e produktit nė njėsinė e kohės, qė i jepet klientit. Nė njė kuptim figurativ, nėse dikur portat e kalasė hapeshin me top, sot me pistoletė me rreze lazer, ne bėjmė tė njėjtin efekt. Nė kėtė pikėpamje fitimi im ėshtė i mjaftueshėm. Veē kėsaj dua tė shpjegoj kostoja e librit tim lehtėsohet shumė, pasi firma tė ndryshme duke filluar nga bankat, shoqėritė e sigurimeve, ndėrmarrjet prodhuese, bėjnė reklamat nė libėr. Dhe ėshtė normale, pasi reklama nė libėr ėshtė pėrjetėsisht e qėndrueshme.

Sa do tė zgjasė ky projekt?

Do tė botojė 100 tituj, nobelistėt dhe klasikėt, tė cilėt do jenė dhurata mė tė mira, jo vetėm pėr tė rinjtė, por edhe pėr tė rritur qė mund tė ketė ēdokush nė bibliotekėn e vetė. Po lexoja Arbėn Xhaferin qė thoshte se sasia e librit ėshtė shtuar shumė, sa tė ēon nė konfuzion qė t'i nuk di kė tė zgjedhėsh.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!