Do-dove spo ua ndien bira e veshit pėr zhdukjen e fjalės shqipe dhe si pėr habi (bind)mė me ėndje e pėrdorin fjalėn e burimit tė huaj.Kjo tė shpie nė theqafje, nė theqafje tė pėrgjithmonshme. Ne nuk e dimė dhe nuk mund tė marrim me mend sesi disa gjuhėtarė e edhe do intelektualė tė tjerė shkojnė e marrin guxim pa kurrfarė turpi duke e bėrė parėsore dhe ballėsore fjalėn e huaj, ndėrsa dytėsore dhe tė nėpėrkėmbur fjalėn e vet, e shqipes sė vet. Njė dėm tepėr i dėmshėm.Njė poshtėrsi e farės sė vet.
Kur mendojmė pėr fjalėn shqipe gjithnjė na dalin para rilindėsit tanė, tė cilėt patėn punuar me aq pėrkushtim dhe me aq pėrkujdesje pėr ruajtjen e fjalės shqipe, pėr pastrimin e saj prej fjalėve tė huaja.. Ata jo vetėm qė e zdritėn fjalėn e gjuhės shqipe, por edhe e shtatuan atė, duke u mbėshtetur nė truallin e tė folmeve popullore. Ata ia ditėn peshėn fjalės sė shqipes, sepse e dinin, fort mirė e dinin, se pėrmes saj ruhet shqipja, kombėtarja, Atdheu.Ēatdhetarizėm, se!
Njėvjeēari i fundit solli shumėēka tė re nė kėtė copė Kosovė.Solli forca ndėrkombėtare e bashkė me to njė valė tė re fjalėsh tė huaja. Ky vėrshim fjalėsh ka filluar ti mbulojė fjalėt e shqipes sonė. Po si dolėm zot dhe nė pritė kėtij vėrshimi fjalėsh tė huaja, atėherė fjalėsi (kupto- leksiku) i shqipes do tė shėmtohet, do tė gjymtohet, do tė varfėrohet.Fjalės sė shqipes duhet ti dalė zot i madh e i vogėl.
Pėr tu bindur se me ēhov ka filluar vėrshimi i fjalėve tė huaja mbi fjalėn shqipe, do ti marrim disa shembuj praktikė, qė po pėrdoren si nė tė folurit e pėrditshėm ashtu edhe nė mjetet e tjera tė informacionit.Kėshtu, qerthulli i fjalėve me burim anglez - trajnim-i, si emėr, -trajnoj- + trajnohem, so folje dhe -i, e trajnuar-, si mbiemėr ka filluar tė vėrshojė keqas e me tė vėrsulur secilin mjet tė informacionit.Pėr kėtė qerthull tė huaj fjalėsh shqipja e ka qerthullin e vet. Kėshtu, pėr emrin -trajnim- shqipja e ka emrin e vet -aftėsim-i, pėr foljen -aftėsoj-aftėsohem dhe pėr mbiemrin -i, e aftėsuar. Druajmė se edhe pakėz ditė qerthulli me burim tė shqipes do tė zhduket fare.Ēfarė mjerėsie, se?!
TVSH-ja vonė-vonė ( dhe jo- tash sė voni) edhe disa mjete tė informacinit (sidomos gazetat) kėtu nė Kosovė pėrditė kanė filluar ti pėrdorin fjalėt e burimit italian - divorc-i, si emėr, divorcohem-, si folje dhe - i, e divorcuar, si mbiemėr. Shqipja i ka fjalėt e veta -ndarje-, si emėr, -ndahem-, si folje, dhe - i, e ndarė-, si mbiemėr. Atėherė do tė pyesnim se pėr ēarsye TVSH-ja e edhe disa gazetarė tė Kosovės i pėrdorin kėto fjalė tė huaja pa pikė mbėhie?
Ende sot e kėsaj dite do-dove sua vrasin veshin fjalėt e burimit sllav - vadit - si folje, - vaditje-si emėr, i, e vaditur - si mbiemėr dhe -prashit- si folje, - prashitje- si emėr dhe i, e prashitur - si mbiemėr. Pėr tė gjitha kėto fjalė shqipja i ka pasur tė vetat qė nė lashtėsi. Kėshtu, pėr -vadit- shqipja e ka -ujit-; pėr - vaditje e ka ujitje dhe pėr i, e vaditur e ka - i, e ujitur.Ndėrsa pėr -prashit- e ka foljen - mih-; pėr prashitje e ka emrin - mihje ( a tė mihur-it) dhe pėr mbiemrin - i,e prashitur e ka mbiemrin e saj - i, e mihur.
Ajo ēerdhja e fjalėve tė burimit sllav - bisedoj- si folje, bisedė e bisedim , si emra dhe ndėrtimet e tjera, formuar me siparashtesėn -bashkė ( bashkėbisedoj, bashkėbisedues, bashkėbisedė dhe bashkėbisedim) ka lėshuar rrėnjė nė shqipet jo vetėm nė tė folurit e pėrditshėm, por edhe nė tė gjitha mjetet e tjera tė informacinit.Pėr foljen - bisedoj- shqipja e ka tė vetėn - flas, ndėrsa pėr atė - bashkėbisedoj- e ka -bashkėflas. Pėr bashkėbisedues e ka bashkėfolės. Pėr kėto fjalė me burim tė sllavishtes mund ti pėrdorim edhe huazimet latine -kuvendoj, kuvendim, kuvendues, bashkėkuvendues, bashkėkuvendoj, bashkėkuvendim etj. Huazimet latine nė shqipet janė mė tė vjetra dhe, si tė tilla, nuk dėmtojnė shumė sa ato sllave.
Edhe ajo ēerdhja tjetėr e fjalėve me burim sllav qė fillon me fol. dobėsoj- dobėsohem, vijon me emrat - dobėsi- dobėsim dhe mbaron me mbiemrin -i, e dobėt ende po pėrdoret nė tė gjitha mjetet e informacionit e edhe nė tė folurit e pėrditshėm. Besa, shkollarėt e kanė sjellė kėtė ēerdhe fjalėsh dhe ata e pėrdorin, se nė pjesėn dėrmuese tė folmeve tė shqipes pėrdoren vetėm fjalėt me burim tė saj..Kėshtu, pėr foljet - dobėsoj- dobėsohem- shqipja i ka pasur dhe gjithnjė i ka foljet e veta - ligėshtoj- ligėshtohem; pėr emrat - dobėsi e dobėsim- i ka emrat e vet - ligėsi e ligėshti + ligėshtim dhe pėr mbiemrat - i, e dobėt+ i, e dobėsuar - shqipja i ka mbiemrat e vet - i, e ligėt; i, e ligėshtuar. Do pėrmendur kėtu se edhe pėr ndajfoljen e mėnyrės - dobėt- ( qė ka pėrdorim nė shkollat tona) shqipja e ka ndajfoljen e vet tė mrekullueshme - ligsht. Ai po flet ligsht. Ai paska mėsuar ligsht. Ai po rri ligsht. Me fjalė tė tjera, kjo ēerdhe fjalėsh sllave do hequr sa mė parė prej faqeve tė Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe dhe nuk duhet pėrdorur prej asnjė mjeti tė informacionit, sidomos prej gjuhėtarėve. Doni Zot e i ndėrgjegjėsoni kėta gjuhėtarėt shqiptarė, se kanė marrė udhė pa krye!!!
Emri - nevojė- f. ( nga sllavishtja - nevolja) dhe mbiemrat - i nevojshėm- e nevojshme kanė burim sllav.Prof. Xhuvani bashkė me tė madhin Ēabej moti kanė porositur qė tė mos pėrdoret fjala sllave - nevojė-, pėrderisa shqipja e ka tė vetėn - mbėhi- si dhe tė mos pėrdoren mbiemrat e sllavishtes - i nevojshėm- e nevojshme, pėrderisa shqipja i ka mbiemrat e vet - i mbėhishėm- e mbėhishme. Ja disa fjali, ndėrtuar me fjalėt e parapėrmendura. Nuk kemi mbėhi, tash pėr tash, pėr ty. Nuk e shohim tė mbėhishme ( dhe jo - tė nevojshme) tė flasim pėr gjėra dytėsore. A e shihni tė mbėhishme tė kuvendoni pėr to?Po, po e shohim tė mbėhishme.
Ne nuk e dimė sesi marrin guxim disa gjuhėtarė dhe e pėrdorin edhe sot e kėsaj dite ndajf. me burim grek - tani - e edhe shprehjen (lokucionin) ndajfoljore - tani pėr tani- , pėrderisa shqipja i ka pasur tė vetat qėmoti -tash- (tashti, tashi) dhe - tash pėr tash-.Pra, tė mos harrojmė jo - tani, por tash dshe jo- tani pėr tani- , por - tash pėr tash-. Edhe ndajfolja - akoma- ka burim grek, prandaj nuk duhet tė pėrdoret nė asnjė mjet tė informacionit. Pėr kėtė greqizėm shqipja i ka dy sinonime ndajf. - ende dhe - edhe. Prandaj do tė themi e do tė shkruajmė : Petriti ende skishte ardhur. Ose- Petriti edhe skishte ardhur dhe jo- Petriti akoma skishte ardhur.
TVSH-ja bashkė me TVK ( dhe jo - Kukės TV) pėrditė e pėrdorin gabimisht fol. - u zbardh- nė vend tė - u ndriēua a u zdrit. Shpesh na bie rasa tė dėgjojmė nga kėto mjete tė informacionit : U zbardh ēėshtja. Pėr shkak mode edhe disa gazetarė tė Kosovės kanė filluar tė pėrdorin pa vend foljen - u zbardh nė vend tė foljeve -u ndrēua, u zdrit.Pra, ēėshtja nuk mund tė zbardhet, por mund tė ndrēohet a tė zdritet.Na e merr mendja se fol. - u zbardh- (zbardhet) pėr del nė shesh , qitet nė dritė (zdritet- ndriēohet) ėshtė njė pėrkthim sllav ( nga sllavishtja - obelodaniti), sepse te Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe nuk kemi mundur tė ndeshim me kėtė kuptim. Paj, gazetarėt e Kosovės gjithnjė e kanė pėrdorur foljen - u ndriēu- ēėshtja, mirėpo vonė-vonė u ndikuan nga gazetarėt e Tiranės pa e ditur se ata janė ndikuar nga sllavishtja ( obelodaniti).Mbytuni shqiptarė me fjalė tė huaja, mbytuni! Ngihuni me to, ngihuni!
Bukur kavjet (moti) ka filluar tė vėrshojė nė shqipet ēerdhja e fjalėve neolatine - hezitoj-si folje jokalimatre, - hezitohet- si folje vetvetore dhe - hezitim-i, si emėr.Vetėm shkollarėt na e sollėn kėtė ēerdhe fjalėsh tė huaja, sepse shqipja i ka tė vetat: - ngurroj- ngurrohet dhe - ngurrim.Prandaj do tė flasim e edhe do tė shkruajmė : Mos ngurro, po fol! dhe jo- Mos hezito, po fol!. Apo Agimin e kapte njėfarė ngurrimi nė tė folur dhe jo- Agimin e kapte njėfarė hezitimi nė tė folur.Ne nuk e dimė se pėr ēarsye disa shkojnė e pėrdorin fjalė tė huaj, kur atyre, sė pari, sua dinė kuptimin e lėre mė pėrdorimin e tyre nėpėr konstrukte tė ndryshme fjalish.
Nė kohėt e fundit edhe fjala e burimit italian -konsensus- ka filluar tė marrė turr e tė pėrdoret nė secilin mjet tė informacionit. Pėr kėtė fjalė shqipja i ka dy sinonime tė saj, mirėpo shqiptarėt i ēon djalli te fjala e huaj se te fjala e huaj. Kėshtu, pėr fjalėn e huaj - konsensus- shqipja i ka sinonimet- bashkėpėlqim e mirėkuptim. Prandaj ėshtė mirė tė thuhet e tė shkruhet: Ēėshtja u zgjidh me mirėkuptim a me bashkėpėlqim dhe jo- Ēėshtja u zgjidh me konsensus.
Te FGJSSH ( shih f. 1927) pėr termin e gjuhėve neolatine -maternitet-i (term i mjekėsis) ėshtė dhėnė togfjalėshi- Shtėpi e lindjes.Na thotė mendja se nė disa spitale tė Kosovės ėshtė dhėnė mė drejt, ėshtė dhėnė me burim tė shqipes, pra- Lindtore- dhoma ku lindin gratė. Po e ēoj gruan nė lindtore. Isha nė lindtore.
Edhe emri - urgjencė-a, f. mbiemri - urgjent-e dhe ndajfoljet - uregjent- urgjentisht po pėrdoren shpesh nė mjetet tona tė informacionit. Kjo ēerdhe fjalėsh tė huaja ka burim nga italishtja. Te FGJSSH (shih f. 2O93) pėr -urgjencė-a ėshtė dhėnė fjala shqipe - ngutėsi- ose edhe - me ngut.Ne do tė shtonim edhe sinonimin tjetėr - shpejtėsi- me shpejtėsi. Le tė shkojė me shpejtėsi.Pėr mbiemrin - urgjent-e nė shqipet ekzistojnė sinonimet -i, e shpejtė, i ngutshėm, i menjėhershėm.Ndėrsa pėr ndajfoljet - urgjent e urgjentisht- nė shqipet ka plot sinonime, si: ngutėsisht, menjėherė, rreptas-rreptazi, ngutas- ngutazi, shpejt dhe shprehja (lokucioni) shpejt pėr shpejt. Kush thotė se shqipja nuk ka fjalė tė saj, iu vėrbofshin sytė!. Do ditur se pėr shumė fjalė tė huaja mė shumė ka sinonime nė shqipet ( po tė vileshin tė gjitha tė folmet popullore) se nė ato gjuhė, por, pėr fat tė keq, shqiptari zgjohet vonė pėr shumėēka e edhe pėr fjalėsin e vet, i cili ka mbetur i paprekur nė shumė tė folme popullore.
Te TVSH-ja pėrditė na bie rasa tė dėgjojmė fjalėn e burimit frėng -frakturė-, e cila pėrdoret nė fushėn e mjekėsisė e aty-kėtu edhe nė fushėn e matematikės.Ē prej se ka ditur tė flasė shqiptari gjithnjė e ka pėrdorur fjalėn e vet, e shqipes sė vet - thyerje. Te TVSH-ja shpesh dėgjojmė: I sėmuri kishte njė frakturė nė kėmbė.Nė popull rron fjala e shqipes - thyerje. Gjithkush thotė: - E kam thyer kėmbėn. Kam thyerje nė krah. E kam njė thyerje tė rėndė nė kėmbė. Mjekėt kosovarė, pėr fat tė mirė, e pėrdorin fjalėn e shqipes - thyerje.Edhe kėtė fjalė tė huaj e kanė sjellė nė shqipet shkollarėt, atėherė shkollar, pėrdore fjalėn tėnde - thyerje- dhe jo tė huajėn - frakturė!
Ne nuk e dimė se pėr ē arsye e mundojnė vetveten shqiptarėt (disa syresh) dhe shkojnė e pėrdorin pa kurrfarė mbėhie fajlėn me gurrė neolatine - gratis- , kur dihet se shqipja gjithmonė e ka pasur tė vetėn - falas.Kjo - gratis- mbase po i bėn mė tė dishėm disa shqiptarė.Kushedi, ka tė ngjarė???!!! Edhe fjala tjetėr e gjuhėve neolatine - gjeneratė- nė shqipet ka lėshuar rrėnjė si nė tė folurit e pėrditshėm ashtu edhe nė mjetet e informacionit.Pėr fjalėn gjeneratė shqipja e ka fjalėn e vet prej kohėsh - brez- a sinonimin - brezni. Besa nė shumė tė folme popullore na ka rėnė rasa ti dėgjojmė edhe dy sinonime me burim tė shqipes.Kėshtu, rrethet e Pejės e pėrdorin fjalėn - shokė-(brez- gjeneratė). Shoka jo:n e pat. Gjithandej pėrdoret edhe sinonimi tjetėr - korė-. Kora jo:n asht rrallu:.Me fjalė tė tjera, shqipja ka fjalė tė vetata, por, pėr fat tė keq, su kanė rėnė mbrapa shqiptarėt atyre. Ato po i rrah moti i lig, po i kap ligėshtia, sepse jemi tė ligj vetė ne shqiptarėt. E lėmė njė thesar tė nėpėrkėmbet, tė nėpėrbaltet, tė shkilet prej stinėsh, motesh. E lėmė, vetėm ne dimė tė lėmė. Kėto gabime nuk na i fal shqipja, shqiptarizma, Atdheu.Kėto gabime nuk na i fal askush; askush nuk do t i falė pėr jetė tė jetėve. Doni Zot e i mbushni mend shqiptarėt!!! Kėto vitet e fundit ka filluar tė pėrbirohet nė tė gjitha mjetet e informacionit e edhe nė tė folurit e pėrditshėm ajo ēerdhja e fjalėve me burim tė gjuhėve neolatine - implikoj e implikohem si folje, implikim- si emėr dhe i, e implikuar si mbiemėr.Pėr krejt kėtė ēerdhe fjalėsh shqipja i ka pasur qė nga ditėt e pra tė saj. Kėshtu, pėr foljet -implikoj e implikohem shqipja i ka foljet e veta - pėrziej- pėrzihem dhe sinonimet e tjera - ngatėrroj e ngatėrrohem.Pėr emrin - implikim- shqipja i ka dy sinonime tė saj- pėrzierje e ngatėrrim, ndėrsa pėr mbiemrin - i, e implikuar shqipja i ka gjithashtu dy sinonime - i, e pėrzier a i, e ngatėrruar.
Kėto vitet e fundit kanė marrė turr e po pėrdoren nė tė gjitha mjetet e informacionit fjalėt : - spėrkat, si folje kalimtare- spėrkatem, si folje vetvetore, -spėrkatės-e, si mbiemėr dhe - spėrkatkje si emėr.Ky qerthull fjalėsh ka zėnė vend edhe te Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe. Na thotė mendja se gjithė kjo ēerdhe fjalėsh e ka rrėnjėn te fjala sllave - prskati.Pse e mundon shqiptarin veteveten me fjalė tė huaja, kur dihet se shqipja i ka moti tė vetat? Kėshtu, pėr foljen kalimtare - spėrkat- shqipja e ka foljen e vet kalimtare - stėrpik-, pėr foljen vetvetore spėrkatem- shqipja e ka tė vetėn - stėrpikem; pėr mbiemrin - spėrkatės-e shqipja e ka mbiemrin e vet - stėrpikės-e dhe pėr emrin - spėrkatje- e ka emrin e vet - stėrpikje. Te folja -stėrpik- rrėnjori - pik- (dalė nga njė - prek, kėshtu sipas referimeve tė tė madhit Ēabej. Shih pėr kėtė te -Studime gjuhėsore, II, Prishtinė, l976) ėshtė me burim tė shqipes, ndėrsa parashtesa - stėr- ėshtė me burim tė huaj. Deri vonė kėtu nnė Kosovė askush nuk e ka pėrdorur foljen - spėrkat-, por vetėm stėrpik me tė gjitha rrjedhojat e saj - stėrpikje, stėrpikės-e, - stėrpikem,- i, e stėrpikur. Kushedi njė ndikim nga TVSH-ja.
Edhe fjala e burimit - frėng - surprizė- ka marrė kėmbė e po pėrdoret pa ndėrprerje nė mjetet tona tė informacionit prej do gjysmagjelash.Pėr kėtė fjalė shqipja e ka pasur tė vetėn qėmoti - e papritur. Pra do tė themi e do tė shkruajmė : Kjo ėshtė njė e papritur pėr mua dhe jo Kjo ėshtė njė surprizė pėr mua.
Merreni me mend se me ēshpejtėsi u pėrbirua dhe fillojė tė vėrshojė nė shqipet ai qerthulli i fjalėve frėnge - ekzaktėsi-i, si emėr, -ekzakt-e, si mbiemėr dhe -ekazaktėsisht -, si ndajfolje. Pėr secilėn fjalė tė kėtij qerthulli shqipja i ka nga dy sinonime tė saj, si: - saktėsi a pėrpikėri, pėr emrin - ekzaktėsi; - i, e pėrpiktė a i, e saktė, pėr mbiemrin - ekzakt-e dhe - pėrpikėrisht a saktėsisht, pėr ndajfoljen - ekzaktėsisht.Shiheni, kėqyreni mirė se sa e pasur dhe sa e bukur kjo gjuha jonė, kjo shqipja jonė! Kapėrthuru shqiptar, pėr fjalė tė huaja, kapėrthuru!Ngatėrrohu shqiptar nė to, ngatėrrohu! Thyeje qafėn nė to, thyeje!
Fjala e burimit turk - bosh -, si mbiemėr, aq ka lėshuar rrėnjė nė shqipet, saqė me vėshtirėsi do tė ērrėnjoset prej saj, edhe pse i ndjeri Xhuvani moti ka pasė porositur qė nė vend tė saj tė pėrdoren fjalėt e shqipes: - i, e lirė, - i, e kotė dhe - i, e thatė. ( Shih pėr kėtė te- Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe, Prishtinė, 1968, f. 17). Prandaj do tė themi : - enė e thatė ( dhe jo -bosh a e zbrazėt- nga sllavishtja - prazno): thes i thatė ; dhomė e thatė ; vend i thatė ( kur duam tė ulemi). Te Xhuvani, po aty, thuhet : - fjalė e kotė , mirėpo nė tė folmet e Kosovės , nė pjesėn dėrmuese, pėrdoret mbiemri - e thatė.Pra, kudo dėgjojmė : Ai tė ngin me fjalė tė thata. Ose Na ka rrasė me fjalė tė thata e tė tjerė shembuj. Ende edhe sot e gjithditėn nė tė gjitha mjetet e informacionit po pėrdoret folja e burimit turk - braktis ( nga turq - brak-ma), mbiemri - i, e braktisur dhe emri - braktisje. I ndjeri Xhuvani moti ka porositur qė shqipja pėr foljen - braktis- e ka tė vetėn - lė , ose shprehjen - lė pas dore. Edhe pėr mbiemrin - i, e braktisur nė shqipet mund tė pėrdoret mbiemri - i, e lėnė, ose - i, e lėnė pas dore. Vonė - vonė nė Burojė tė Drenicė pėr foljen -braktis- na ka rėnė rasa tė ndeshim nė dy sinonime tė bukura me burim tė shqipes- nė - masga:rdh (me) dhe masshpi:n dhe mbiemrat - i , e masgardhun; i, e masshpinun-nme. Emri do tė dilte vetiu - masshpinje, masgardhje ose asnajėsit - t masgardhun-it, tmasshpinun-it. Edhe ajo fjala e burimit turk - baksuz- e , si mbiemėr, ka gjetur pėrdorim tė dendur gati nė tė gjitha tė folmet e Kosovės e edhe mė gjerė. Nė viset shqiptare tė Malit tė Zi, pikėrisht nė lagjen e Pasmalit tė Kojės sė Kuēit dhe nė Triesh kemi ndeshur nė fjalėn me burim tė shqipes - hijezi- hijezezė.Shqipja, pra, na paska fjalė tė veta , por sa vlen kur shqiptarėt su bien mbrapa atyre.
Nė tė pėrfunduar tė kėtij vėshtrimthi rreth pastėrtisė sė gjuhės shqipe do tė shtonim se vetėm me fjalėn tėnde mund ti dalėsh botės para dhe ti thuash asaj- ja ku mė ke, nė truallin tim mė ke; me fjalėn time mė ke; me gjuhėn time mė ke dhe me kulturėn time mė ke!Me fjalė tė huaja nuk mund ti shesėsh mend botės, prandaj pėrpiqu qė ta ruash fjalėn tėnde, ta pastrosh prej mykut tė huaj; ta dėlirėsh mirė e mirė, siē e dėlirnin dikur rilindėsit tanė (he ndjesė paēin!},; ta shtatosh atė pėrditė, pėrvjet dhe nėpėr shekuj, duke u mbėshtetur gjithnjė nė brumin e tė folmeve popullore, nė gurrat e saj. Me fjalė tė tjera, fjala e ghuhės sate ėshtė me interes edhe pėr tė huajin, sepse ai ėshtė ngopur me fjalėt e tij, atėherė, shqiptar, mos u ngatėrro kot e kot nė litar tė fjalėve tė huaja, kur i ke fjalėt e tua, e gjuhės sate, e gjuhės sate tė bukur, shumė tė bukur! Na thotė mendja se dėm dhe rrezik mė tė madh pėr njė popull nuk ka kur bijtė e tij e pėrdorin fjalėn e huaj nė vend tė fjalės sė gjuhės sė vet. Pėr veten tonė kėta s do t i quanim bij tė saj. Fjala e kėsaj shqipes sonė duhet ruajtur , duhet dėlirur, duhet shtatuar nėpėr mote e nėpėr shekuj nė vijimėsi dhe pa shkėputje nga brezi nė brez, nė mėnyrė qė tu bėjė ballė fjalėve tė huaja, ndikimeve tė huaja.Ajo mund tė rrojė e lirė, nėse bijtė e saj punojnė rreth kėsaj ēėshtjeje me njė pėrkujdesje tė pėrgjithmonshme, pėr ruajtjen e saj, pėr pasurimin e saj. Doni Zot!!!
____________
Lot Dielli













