Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Pedagogjizmi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Pedagogjizmi 
 
Peagogjizmi mund te quhet edhe rryma e mesme, ose integruese ne raport me dy rrymat tjera, preskriptivizmin dhe deskriptivizmin sepse ajo huazon nga te dyja rrymat. Nji gjuhe pa rregulla asht e pakonceptueshme, prandaj edhe linde nevoja me aplikue eksperiencen e preskriptivistave. Por nji gjuhe, rregullat e te ciles diskriminojne 70% te popullit qe e flet kete gjuhe asht nji sistem mesjetar dhe absolutisht i papranueshem ne boten e sotme. Keshtuqe linde nevoja me ba kujdes ndaj asaje qe i shqeteson deskriptivistat.

Ne te gjithe i kena ndigjue geget, por ne vecanti shqiptaret e jugosllavise tue fole standardin e sotem te gjuhes shqipe. Per ata qe jetojne ne amerike, krahasimi ma i mire asht me ndigjue emigrantat Puerto-Rican tue fole anglisht. Kjo verehet edhe faktikisht, sepse ata djeresiten, levizin si me qene tue ndeje mbi ferra, dhe ngaterrojene fjalet. Ajo qe bjen ne sy ma shume nder shqiptaret e jugosllavise asht super-theksimi i e-pazanes dhe ekstra-perdorimi i diftongut "ur". Keshtuqe ne vend qe me thane "Ka dalė ne shitje Gazeta Arbėria" shqiptaret e jugosllaise thone, "Ka dalurė nė shitje Gazeta Arbeeria" (kur ata mundohen me perdore standardin)

Shrephja e pare do te ishte nji perdorim i drejte i standardit, ndersa shperhja e dyte do te ishte perdhosje e standardit.
Por nuk u vehet faj shqiptareve te jugosllavise sepse pjesa dermuese e tyne nuk e kane pase mundesine me e mesue gjuhen ne shkolle, ose e kane mesue nga mesues qe vete e kane mesue gjuhen ne faqe librash, jo ne jete te vertete.

Keshtuqe, per pedagogjizmin linde pyetja se si mund t'i mesohet Kosovarit standardi i sotem i gjuhes shqipe, te cilin ai e ndigjon ne radio, e lexon ne gazete, por nuk e flet ne shoqni dhe familje. Duke u rrite si nji person qe nuk e perdore gjuhen standarde pervecse ne situata "zyrtare", atehere si do te tingellonte ky Kosovar ne nji interviste per nji vend pune, ose ne nji fjalim publik. Pergjigja dihet -- si Puerto Rikanet kur flasin agnlisht. Prandaj edhe nuk asht cudi qe biznesmenet gege ne Amerike punesojne tosket e pashkolluem ne vend te gegeve te shkolluem. Tosket tingellojme ma afer standardit -- qe dmth ma ta civilizuem (edhepse disa nuk e kane mbarue as shkollen 8 vjecare)

Pedagogjizmi mundohet me balancue efektin e pashmangshem negativ te standardit te sotem, me nji efekt negativ te mundshem nga mungesa e nji standardi gjitheshqiptar ose nga nji dyzim i gjuhes dhe kombit shqiptar

Pedagogjizmi/Integrizmi nuk pranan ndamjen e gjuhes shqipe ne dy dialekte, duke refuzue ne te njajten kohe standardin e vititn 1972 si nji standard anti-shqiptar.
Termi Integrizmi do t'i pershtataj ma mire situates shqiptare kur flitet per Pedagogjizmin. Integristat besojne se egziston mundesia e shkrimjes se Standardit Tosk dhe Standardit Gege ne nji standard gjitheshqiptar.

Simbas Arshi Pipes, i cili vete mund te quhet Deskriptivisti Origjinal, integristi ma i madh shqiptar asht Martin Camaj, i cili fatkeqesisht njihet vetem si shkrimar, por qe ishte po aq virtuoz edhe si linguist. Simbas Pipes, Camaj ishte i vetmi qe pat arrite me integrue Toskerishten, Gegnishten, dhe Arbneshen ne nji gjuhe te strukturueme dhe te kuptueshme nga cdo shqipfoles. Librat gjuhesor te Camajt jane deshmi linguistike e kesaje perpjekje, ndersa librat e tije fiktive jane nji deshmi e fakticitetit te mundesise me integrue te gjitha te folmet shqipe ne nji standard qe do te perfshinte te gjitha te krahinat shqiptare.

Rezultatet e punes se Camajt mund te shihet qarte edhe ne librin e Azem Shkrelit, "Syte e Eves", ku autori me mjeshtri te rralle arrine me integrue jo vetem te dy versionet Letrare, Gegnishten dhe Toskerishten, por deri edhe te folmen dialektale te Rugoves.
Nji personalitet i rralle qe ka shprehe, indirekt, perkrahjen e Pedagogjizmit, asht Rexhep Qosja. Ai vete shkruan Toskerisht, por ne esene e tije "Identiteti dhe Gjuha", ai thote se gegnishtes i asht ba padrejtesi dhe se standardi i gjuhes shqipe duhet "pasunue" me te folmen gege.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!