Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Pėr themelim tė njė gjuhe letrare Faik Konica 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Pėr themelim tė njė gjuhe letrare Faik Konica 
 
Ese

Pėr themelim tė njė gjuhe letrare

Faik KONICA

Njė nga ēėshtjet mė tė rėnda tė literaturės shqipe ėshtė pa fjalė edhe ēėshtja e themelimit tė njė gjuhe letrare. Kemi nėntė vjet qė shėnuam, kėtu, nevojėn e atij themelimi, kemi nėntė vjet qė, - duke trajtuar “Albanien” si njė urė tė vėrtetė pėr tė bashkuar gegėt dhe toskėt (tė cilėt gjer atėherė ishin si vendasit e dy ansujave tė lidhura bashkė me avullore) – gatitmė udhėn e atij themelimi aq tė nevojshėm, sa pa tė nuk do tė quhet kurrė komb i vėrtetė populli ynė.
Ca kaptie, ca alkoolikė, ca kafshė, armiq tė amėshuar tė ēdo pėrparimi tė cilėt e marrin kufirin e mendjes sė tyre pėr kufirin e botės, nuk e kanė pėlqyer kurrė kėtė qėllim tonė. Vėrtet, ėshtė mė e lehtė tė pijė rakie njeriu, tė pėshtyjė tė shara, se tė pėrpiqet tė kuptojė. Po kėtu kuptimi s’ėshtė i vėshtirė. A ka punė mė tė kulluar e mė tė kuptueshme se kjo?
Gjer mė sot shqiptarėt nuk kanė njohur si jetė tė pėrbashkshme, pėrveē jetėn e katudit a tė qytetit, prandaj, cilido ka qenė i kėnaqur me dialektin e rretheve ku jetonte. Sot shqiptarėt zunė tė rrojnė njė jetė mė tė gjerė, jetėn kombėtare. Ky zgjerim i madh nė jetė, na shtrėngon tė zgjerojmė edhe gjuhėn. Ky trup i ri, Kombi – ka nevojė pėr njė organ tė ri. Si do ta ndjejė shqiptari i Pejės se ėshtė nga njė komb me shqiptarin e Filatit, kur tė mos jetė njė gjuhė e pėrbashkėt mes tyre? Secilido qė ka ca derhem tru nė kokė, kupton se mė e madhja nevojė qė kemi sot ne shqiptarėt ėshtė pėr njė gjuhė tė pėrbashkshme, letrare. Sot librat qė shtypen s’hyjnė nė punė, pėrveē nė qytete tė auktorit. Vetė pa thėnė se, pėr shqiptarėt sadomos tė ditur ėshtė njė lodrė tė kuptojnė e tė shkruajnė ēdo dialekt… qoftė. Po flas pėr shumėsien. Duhet tė vihemi nė vend tė shqiptarėve tė mirė, po tė paditur, nė vesh tė tė cilėve ai mė i vogli ndryshon nga dialekti i veēantė i tyre, tingėllon si nė gjė e huaj dhe e pakuptueshme. Si tė marrim vesh atėherė njė shqipe qė ndryshon nė ēdo libėr?
Po le tė themelojmė njė gjuhė tė pėrbashkshme, me tė cilėn tė shkruhen tė gjithė librat, - dhe njeriu mė i pagdhendur, duke parė kudo e kurdoherė fjalė tė shkruara me njė fytyrė, gjėra tė thėna me njė mėnyrė, do t’kuptojė mirė e do t’kėndojė me gaz se veshi do t’i mėsohet nė pak kohė. Si duhet bėrė, pra, qė tė trajtojmė edhe ne njė gjuhė letrare tė pėrbashkshme?
Nė vise tė huaja, si orthografia u bė pak nga pak, pas fuqies sė kohės dhe jo pas vullnetit tė ca vetave tė lidhur pėr tė msue orthografi mė parė se tė shkruajnė, - ashtu edhe gjuha letrare nuk u zgjuadh prej kėtij a prej atij, por u pėlqye vetėm pėr njė shkak a pėr njė tjetėr. Nė disa vende dialekti i folur nė oborr, prej mbretit e prej gjindjes sė rritur mirė, arriti tė bėhej dialekti i pėrgjithshėm; secilido pėr tė shkruar si i rritur mirė, mundohej tė flasė e tė shkruajė si nė oborr. Nė shumė vise, goditi qė ca shkronjėtarė tė mėdhenj, duke i dhėnė dialektit tė tyre njė shkėlqim tė madh, e ngijtėn mė sipėr se dialektet e tjerė, dhe me kohė dialekti i tyre u njoh, a, pėr tė pėrdorur njė fjalė mė tė vėrtetė, mbretėroi vetėm si gjuha e pėrbashkshmė e vendit. Po ne s’kemi oborr; dhe koha na mungon pėr tė lėnė dialektet qė rriten gjersa mė nė fund, dialekti mė i zoti, i zgjedhur natyrisht, tė dalė mė sipėr se tė tjerėt e tė mbretėrojė si gjuha e pėrgjithshme e Shqipėrisė. Kėtu si pėr abece e pėr orthografi jemi tė shtrėnguar tė vemi shpejt, duke bėrė me tė marrė vesh atė punė qė koha do ta bėnte mė mirė se ne sikur tė prisjėm dot. Si duhet tė merremi vesh ahere? E, pėr tė nisur cilat janė, parimet themelore qė na ndritin udhėn? Jam gati dhe pres me padurim tė dėgjoj mendimet e shkronjėtorėve shqiptarė, si edhe tė gjith’ atyreve qė duan tė na ndihin nė kėtė vepėr. Sa pėr mua, mendimi im mund tė shkurtohet nė nja dy fjalė: Ėshtė njė gjė e thėnė popullore nė Shqipėri. “Turqisht’ e Stambollit, gerqisht e Anthinės (sic) shqip e Elbasanit.” Mjerisht Elbasani, sado q’ėshtė qendra e Shqipėrisė, flet gegėrisht, dhe lartėsimi i dialektit elbasanor nė shkallė tė gjuhės letrare do tė jetė dėnimi i toskėrishtes. Nuk mundim, pra, tė zgjedhim dialektin e Elbasanit si udhėheqės e si pajtor. Le ta shkoqit mendimin tim ca mė gjerė, sado qėllimi im nė kėtė artikull ėshtė mė tepėr tė tregojė nevojėn e njė gjuhe tė pėrbashkshme se mjetin pėr tė pėrmbushur kėtė nevojė.
Ėshtė sigur se nuk kemi nė dorė tė forcojmė botėn tė sillet si e do arsyeja, atdhesia, nevoja e kohės. Edhe ta kishim nė dorė s’jemi nga ata qė kllasin gjindarmėrit nė fushė tė mendjes. Po besoj se do tė kemi njė autoritet tė vėrtetė pėrmi shqiptarėt e arsyeshėm: autoritetin e njerėzve qė, duke shkuar njė kohė tė kushtueshme nė mundime pėr tė lartėsuar gjuhėn shqipe, nuk duan tė heqin botėn posi dele, po duan t’i japin secilido tė kuptojė.

1905

Lutja e shkrimtarit

… Dhe mbasi fola pėr shkrimtarėt, do t’ju them njė gjė: kam vėnė re se librat e lutjeve fetare ndėrsa kanė lutje pėr ēdo shkollė e zanat, s’kanė ndonjė lutje tė veēantė pėr shkrimtarėt. Unė nuk jam shumė fetar, por ngandonjėherė mė hipėn zjarri pėr ndonjė besim tė shkurtėr. Jam nė njė gjendje tė tillė dhe kam gatuar njė lutje tė shkurtėr, tė cilėn ju kėrkoj leje ta kėndoj. S’ka tė bėjė me ndonjė fe tė veēantė dhe njerėz tė ēdo feje mund ta pranojnė.
“Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė qė ta mbajmė gojėn mbyllur kur s’kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndjenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por edhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!

1933


Shėnim: Ky artikull, i cili ėshtė shkruar njėqind vjet mė parė, ēuditėrisht vazhdon tė ruajė aktualitetin e tij edhe sot. Njė ndėr paradokset qė ka shoqėruar jetėn shqiptare veēmas nga 1991 e kėtej, ka qenė dhe ėshtė edhe debati nė lidhje me gjuhėn letare. Nė kėtė debat paradoksal, i cili nė momente tė caktuara ėshtė karakterizuar me tone acaruese, tė pasqyruara si njė “ big show” edhe nė mas-median shqiptare, kanė marrė pjesė mjaft njerėz, intelektualė tė ndryshėm, shkrimtarė, poetė, politikanė, pėrkthyes dhe tė vetpretenduar njerėz tė artit dhe tė kulturės, njerėz tė thjeshtė, etj.
Ne urojmė dhe shpresojmė qė ky botim qė ne i bėjmė sot kėtij artikulli tė Faik Konicės, intelektualit mė brilant qė ka nxjerrė ndonjėherė kombi shqiptar, tė shėrbejė si epilog i kėtij debati paradoksal.

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!