Nė internet, me internetin, falė internetit: njė grusht djemsh fare tė rinj ia kanė dalė tė ngrenė mė kėmbė perandori tė vėrteta financiare, duke shfrytėzuar idetė e tyre nė mundėsitė e pafundme qė ofron rrjeti. As edhe tridhjetėvjeēarė, kryesisht me origjinė anglosaksone, mė sė shumti amerikanė. Kėta "kėrkues modernė ari" tė shekullit XXI kanė pasur brenda vetes forcėn pėr tė guxuar, pėr tė vėnė nė praktikė nė rrjetin e pafund tė internetit idetė e tyre gjeniale. Janė yjet e rinj tė rrjetit, me 14 emrat e tė cilėve e pėrjavshmja "Jack" ka pėrpiluar listėn e mė tė pasurve tė internetit. E megjithatė, ēudia ėshtė e madhe, mes tyre vetėm tre janė evropianė.
Emrat qė tėrheqin mė shumė vėmendjen janė ata tė mbretit tė filmave, Chad Hurley, truri dhe ideatori i YouTube.com, i Seth Stenberg, i cili ka krijuar Meebo.com, tė ndjekur nga shpikėsi i Napster, Shawn Fanning. Por nuk janė tė vetmit "mite" qė kanė bėrė para me thasė falė internetit. Nė listėn e artė tė pėrpiluar nga e pėrjavshmja "Jack", njė prej revistave mė tė ndjeshme kundrejt teknologjisė bashkėkohore, uebit e elektronikės tė sė ardhmes, gjenden nė fakt njerėz si Jason Reuben e Matt Lauzon, dy njėzetvjeēarėt qė patėn idenė gjeniale tė hapnin bizhuterinė e parė nė internet, gjė qė i shpuri menjėherė nė majat e suksesit.
Pranė tyre edhe Kevin Rose, i cili shpiku rrjetin e parė shoqėror (social network Digg.com), ku naviguesit mund tė japin vlerėsimin personal lidhur me ēdo gjė u intereson: filma, lajme, lojėra etj.
Pėr revistėn, mjaft rishtues ėshtė fakti qė nė listė gjenden vetėm tre evropianė. "Janė shumė tė paktė evropianėt qė kanė bėrė aq pėrpara sa tė futen nė kėtė listė, megjithėse janė kryer disa kėrkime nė kohė tė ndryshme", thonė nė redaksinė e sė pėrjavshmes. "Kemi shtruar edhe pyetjen pėr tė kuptuar kėtė mungesė, madje kemi arritur ti japim edhe njė pėrgjigje. Madje jo njė, por tre", sqaron mė tej zv/drejtori i po sė njėjtės revistė.
Sipas tij, arsyeja kryesore ka tė bėjė me kulturėn e paktė sipėrmarrėse nė kėtė fushė nė vendet evropiane dhe "kapaciteti i ulėt pėr tė financuar projekte qė kanė tė bėjnė me internetin, ndėrkohė qė nė Amerikė rrjeti shihet krejt ndryshe". Si tė thuash, nė Evropė njė nismė e tillė trajtohet duke iu nėnshtruar njė "borxhi", ndėrsa nė Amerikė si "financim".
Motivi i dytė, po sipas zv/drejtorit tė "Jack", ėshtė se "nė Evropė janė ende tė paktė njerėzit qė zotėrojnė aftėsi tė tilla teknike sa tė arrijnė tė programojnė kompjuterėt apo ti menaxhojnė potencialet teknologjike nė mėnyrė kaq tė pėrsosur sa tia dalin, si nė rastin e djemve tė YouTube, tė krijojnė perandori tė vėrteta financiare online. E megjithatė, kjo nuk do tė thotė se kapacitetet mungojnė plotėsisht. Ndoshta nuk arrijnė nė tė tilla nivele, ose mė mirė tė themi, mungon shtysa qė do ti ēonte kaq larg". Arsyeja e tretė ka tė bėjė me njohuritė mbi gjuhėn angleze dhe shton: "Kur shkruan nė internet nė anglisht, plateja sė cilės i drejtohesh del jashtė kufijve tė vendit pėrkatės, duke iu hapur gjithė botės. Bėhet ndėrkombėtare. Dhe ėshtė kjo ajo qė pėrbėn thelbin e ndryshimit. Ajo pėr tė cilėn jam i sigurt ėshtė se historitė e suksesit fshehin pas vetes mijėra pėrpjekje tė pasuksesshme, por nė Evropė tentohet shumė pak. Mungon besimi, ndoshta ngaqė vendet evropiane nuk e ēmojnė sa duhet kreativitetin". Ndėrkohė qė nė Amerikė kanė pasur besim dhe sukseset kanė qenė tė mrekullueshme.
Nė listėn e milionerėve tė rrjetit gjendet edhe Silicon Valley, ku gjenden engjėjt e kėsaj industrie, tė cilėt nė kėtė rast janė vetė "investues". Kėshtu pėrkufizohen tė gjithė ata qė arrijnė tė bindin kompanitė tė investojnė nė sipėrmarrjet "start-up" tė internetit (ato qė nisin nga asgjėja e premtojnė shumė). Njė nga kėta ėshtė 40-vjeēari Reid Hoffman, njėherėsh edhe themeluesi i Linkedin.com, njė rrjet social dedikuar botės sė punėsimit, me tė cilin ndihmon tė tjerėt tė pasurohen. Deri sot nuk ka gabuar qoftė edhe njė lėvizje. Pėrpara se tė bėhej i famshėm kishte vėnė bast nė mėnyrė tė suksesshme edhe te Facebook, Flickr, Digg e Technorati. Reid Hoffman gjykoi gabim vetėm nė rastin e YouTube, gjė qė nuk ia fal dot vetes.
Mė pas ėshtė radha qė lodhet shpejt, por kjo nuk do tė thotė aspak se i mungon vizioni. Bėhet fjalė pėr Sean Parker, i cili pas njė telefonate me Shawn Fanning, hyn nė Napster dhe mbetet aty njė vit. Pas kėsaj, nė vitin 2001 i jep jetė sajtit mjaft tė suksesshėm Plaxo.com, duke thithur nė tė tė paktėn 15 milionė pėrdorues. Pas tre vitesh heq dorė, rri pushim pėr njė periudhė disi tė gjatė dhe zbulon Facebook, ku sjell me vete shumė investitorė tė fuqishėm. Por, edhe kėtu nuk reziston mė shumė se 12 muaj. Sot? Mbulon pozicione tė rėndėsishme nė kėshillat administrativė tė disa prej nismave tė reja mė tė rėndėsishme tė kėtij sektori dhe kujdeset pėr milionat e "Founders Fund", njė fond investimi i ngritur nga njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė PayPal. Nuk reziston nė njė kompani mė shumė se tre vjet, por aty ku vė dorė shkėlqen.
Lista vazhdon me Blake Ross, njė ndėr themeluesit e Firefox, "browser"-i rival i Explorer, bashkė me Rob Pazornik, i cili ka ngritur mė kėmbė njė rrjet pėr tė kryer dėrgesa tė shpejta, gjė qė po revolucionarizon shitjet pėrmes internetit. Mė pas renditet Mark Zuckerberg, studenti qė pasi u pėrjashtua nga Harvardi u hakmor kundėr universitetit prestigjioz, duke shpikur Facebook.com, njė sit ku studentėt lidhin kontakte me njėri- tjetrin dhe qė tashmė ėshtė kthyer nė njė pikė referimi nė nivel ndėrkombėtar. Mė pas vjen 21-vjeēari Brad Galiette, themeluesi i Polaristar.com, njė shoqėri e specializuar nė marketingun online. Sipas revistės amerikane Business Week, 21-vjeēari ėshtė mes sipėrmarrėsve tė rinj mė tė aftė nė vend.
Tė gjithė kėta amerikanė. Dhe nė fakt, milionerėt evropianė tė rrjetit janė vetėm tre. I pari prej tyre ėshtė 21-vjeēari holandez Ben Woldring. Siti i tij Bencom.nl u jep naviguesve mundėsinė tė krahasojnė online tarifat telefonike pėr tė pėrzgjedhur atė qė u shkon mė shumė pėr shtat kresave tė tyre. Shėrbimi, madje, ėshtė falas. Por ēfarė fitimi ka Ben Woldring? E thjeshtė, kompanitė janė vėnė nė garė tė bėjnė sa mė shumė publicitet nė sitin e tij. Pėr mė tepėr, pasi zgjidhet njė platformė tarifash, mund tė regjistrohesh online: ndėrkohė qė ai merr njė pėrqindje nga kjo. Tashmė Bencom po pėrpiqet tė pėrhapet nė gjithė Evropėn.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















